Tag: nadir

  • Autobusët e Nadir Çaushollit po rrezikojnë jetën e qytetarëve, ja rastet e aksidenteve në Tiranë

    Autobusët e Nadir Çaushollit po rrezikojnë jetën e qytetarëve, ja rastet e aksidenteve në Tiranë

    Përtej vonesave  që u shkaktojnë qytetarëve autobusët “Green line” të Tiranës janë kthyer në të rrezikshëm.
    Në aksidentin e mbrëmjes së djeshme (30 nëntor), të ndodhur në afërsi të “Pallatit me shigjeta” janë rrezikuar jetët e 4 personave.
    Detaje nga ngjarja
    Autobusi i linjës “Green line” i Nadir Çaushollit  doli nga rruga, u përplas me trafikndarësen dhe devijoi në korsinë tjetër. Si pasojë mbetën të lënduar disa persona, 4 prej të cilëve u dërguan në spital.
    Ndërkohë sipas njoftimit të policisë 18-vjeçarja që drejtonte biçikletën ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.
    Po masa kur do të meren?
    Por edhe pse rasti është i përsëritur policia e kaloi me një njoftim të shkurtër dhe rutinë, duke u mjaftuar me arrestimin e shoferëve.
    “Efektivët arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve”., njofton policia.

    Disa prej aksidenteve të autobusëve urbanë të ndodhur në  vitet e fundit në Tiranë:
    10 mars 2024: Autobusi i linjës Green Line u përplas me pemën dhe një motomjet në rrugën “Ferit Xhajko”. Shoferit i ra të fikët në timon.

    Një tjetër rast ku jeta e qytetarëve të Tiranës u rrezikua nga autobusi i linjës “Green line”, ishte ai i 27 shkurtit 2023. Një aksident masiv ndodhi te ura e Tajvanit, ku autobusi u përplas me 9 automjete. Si pasojë e përplasjes mbëtën të plagosur 9 persona.
    29 prill 2022: Autobusi Green Line ra në lumin e Lanës, pranë “Ish-ekspozitës”, plagosi 5 persona.
    14 nëntor 2022: Autobusi i kompanisë “Go Green” që bën linjën e Unazës përplasi një makinë tip Mercedes Benz (targa AB 072DI), duke shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe panik tek qytetarët.
    22 prill 2022: Autobusi i linjës së Unazës përplasi një makinë dhe ra në lumin e Lanës bashkë me automjetin.
    Kush është pronari i Green Line
    Pronnai i Green Line është Nadir Çausholli  i njohur për sakandalet e tij me tenderat. harit. “Green Line” ka kaluar në pronësi të Çaushollit përmes blerjes së shoqërisë “Gerard-A”, e cila zotëronte licensën e linjës urbane të Kasharit.
    Më pas, përmes transaksioneve dhe dhurimeve të aksioneve, linja u kontrollua plotësisht nga Nadir Çausholli, duke përfshirë edhe linjën e Unazës në Tiranë.
    Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ndaloi kompaninë Green Line të Nadir Çaushollit të merrte pjesë në tendera për 6 muaj, pasi “ka keqinformuar autoritetet për qëllime kualifikimi”.
     

  • Humbi ndjenjat në fushë, reagon futbollisti: Gjendja ime…

    Humbi ndjenjat në fushë, reagon futbollisti: Gjendja ime…

    Futbollisti i Kombëtares së Marokos, Bilal Nadir ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore përmes rrjeteve sociale. Pjesë e francezëve të Marsejës, Nadir i panikosi të gjithë në ndeshjen e fundit.Ai ra pa ndjenja në fushë, kurse ndërhyrja e shpejt e stafit mjekësor i ndihmoi lojtarit për të mos i ndodhur më e keqja.  Në rrjetet sociale, Nadir tregon se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
    “Përshëndetje të gjithëve. Gjendja ime është stabile. Dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet mbështetëse. Jam jashtë rrezikut dhe po përmirësohem falë Zotit”, u shpreh lojtari.

  • “Jam jashtë rrezikut”, flet futbollisti i Marsejës pasi humbi ndjenjat në fushë

    “Jam jashtë rrezikut”, flet futbollisti i Marsejës pasi humbi ndjenjat në fushë

    Futbollisti i Kombëtares së Marokos, Bilal Nadir ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore përmes rrjeteve sociale. Pjesë e francezëve të Marsejës, Nadir i panikosi të gjithë në ndeshjen e fundit.
    Ai ra pa ndjenja në fushë, kurse ndërhyrja e shpejt e stafit mjekësor i ndihmoi lojtarit për të mos i ndodhur më e keqja.  Në rrjetet sociale, Nadir tregon se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

    “Përshëndetje të gjithëve. Gjendja ime është stabile. Dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet mbështetëse. Jam jashtë rrezikut dhe po përmirësohem falë Zotit”, u shpreh lojtari.

  • ‘Nadir Çausholli i shkaktoi dëm 2.2 mln euro shtetit me receta false’, denoncon PD: Po ndërton hotel luksoz te…

    ‘Nadir Çausholli i shkaktoi dëm 2.2 mln euro shtetit me receta false’, denoncon PD: Po ndërton hotel luksoz te…

    Partia Demokratike ka denoncuar, sipas saj, manipulimet e kryera nga kompania “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit, i cili po hetohet për abuzime të rënda financiare, të cilat kanë dëmtuar drejtpërdrejt qytetarët dhe buxhetin e shtetit.
    Sipas zëdhënëses për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, Prokuroria e Tiranës ka ushtruar disa ditë më parë një kontroll të gjerë në ambientet e kompanisë ‘CFO Pharma’, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin e rimbursimeve.
    “Sipas raportimeve, ai ka shitur medikamente deri në 180 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre real, duke dëmtuar rëndë qytetarët dhe buxhetin e shtetit.
    Historia e përfshirjes së tij në skema të paligjshme nuk është e re.
     
     
    Që në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës konstatoi një dëm ekonomik prej 2.2 milionë eurosh ndaj shtetit nga receta false dhe abuzime me barnat e rimbursueshme, për çka Çausholli u arrestua.
    Megjithatë, pas vitit 2017, bizneset e Çaushollit vijuan të lulëzojnë. Përveç linjës së autobusëve të ‘Unazës’ në Tiranë, ai hapi edhe pesë biznese të tjera, në disa prej të cilave rezulton bashkëpronar me persona publikë.
    Pasi përfitoi miliona euro nga tenderat publikë, dhe ndonëse Agjencia e Prokurimit Publik (APP) në korrik 2024 e përjashtoi kompaninë CFO Pharma nga pjesëmarrja në tendera për 6 muaj, Çausholli vendosi ta ‘festojë’ këtë masë duke hapur një biznes të ri në fushën e turizmit”, ka deklaruar zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli.
    (Vendimi i Gjykatës për Çaushollin)
    Denoncimi-per-Nadir-Caushollin

  • Denoncimi i PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek hoteli luksoz me Visin e Pojës

    Denoncimi i PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek hoteli luksoz me Visin e Pojës

    Partia Demokratike deklaroi ditën e sotme se Prokuroria e Tiranës ka kryer disa ditë më parë një kontroll të gjerë në ambientet e kompanisë ‘CFO Pharma’ të Nadir Çaushollit, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin e rimbursimeve, në kuadër të hetimeve mbi abuzimet në sistemin e rimbursimeve të barnave.
    Genta Vangjeli, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, risjell në vëmendje se, më 29 prill 2025, për Nadir Çaushollin ekziston një vendim i formës së prerë për veprën penale “manipulim i tregut”, pas shkeljeve ku medikamentet shiteshin deri në 180 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre real, duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin e shtetit.
    PD thekson se historia e përfshirjes së Çaushollit në skema të paligjshme daton që nga viti 2016, kur Prokuroria e Tiranës konstatoi një dëm ekonomik prej 2.2 milionë eurosh nga receta false dhe abuzime me barnat e rimbursueshme, për çka ai u arrestua. Megjithatë, pas vitit 2017, bizneset e tij vijuan të lulëzojnë, përfshirë linjën e autobusëve të ‘Unazës’ dhe pesë biznese të tjera, disa prej të cilave me persona publikë si bashkëpronarë.
    Edhe pas përjashtimit për 6 muaj nga tenderat publikë nga Agjencia e Prokurimit Publik në korrik 2024, Çausholli hapi një biznes të ri në turizëm. Kështu, u regjistrua kompania ‘ROCK OF KAVAJA’ sh.p.k., e cila vetëm dy muaj më pas mori lejen për ndërtimin e një hoteli 10–11 katësh me 3 kate nëntokë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, me kapital të deklaruar prej 2.2 milionë eurosh. Nadir Çausholli zotëron 60% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër i përket ortakut Elvis Doçi, për të cilin paga e kuotave ishte vetëm 600 euro.
    Mbetet për t’u parë nëse drejtësia do të veprojë duke sekuestruar pasuritë dhe bizneset e Nadir Çaushollit, apo këto do të mbeten vetëm masa ‘në letra’.
    Sipas PD, për aq kohë sa Edi Rama është në krye të qeverisë, duket se për njerëzit e lidhur me pushtetin, aktivitetet e tyre nuk ndalen pavarësisht skandaleve dhe dënimeve.
    DOKUMENTAT
    Deklarata e plotë e Vangjelit:
    Në vijim të hetimeve mbi abuzimet në sistemin e rimbursimeve të barnave, Prokuroria e Tiranës ka ushtruar disa ditë më parë një kontroll të gjerë në ambientet e kompanisë ‘CFO Pharma’, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin e rimbursimeve.
    Kujtojmë se më 29 prill 2025, për Nadir Çaushollin ekziston një vendim gjykate i formës së prerë për veprën penale ‘manipulim i tregut’.
    Sipas raportimeve, ai ka shitur medikamente deri në 180 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre real, duke dëmtuar rëndë qytetarët dhe buxhetin e shtetit.
    Historia e përfshirjes së tij në skema të paligjshme nuk është e re.
    Që në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës konstatoi një dëm ekonomik prej 2.2 milionë eurosh ndaj shtetit nga receta false dhe abuzime me barnat e rimbursueshme, për çka Çausholli u arrestua.
    Megjithatë, pas vitit 2017, bizneset e Çaushollit vijuan të lulëzojnë. Përveç linjës së autobusëve të ‘Unazës’ në Tiranë, ai hapi edhe pesë biznese të tjera, në disa prej të cilave rezulton bashkëpronar me persona publikë.
    Pasi përfitoi miliona euro nga tenderat publikë, dhe ndonëse Agjencia e Prokurimit Publik (APP) në korrik 2024 e përjashtoi kompaninë CFO Pharma nga pjesëmarrja në tendera për 6 muaj, Çausholli vendosi ta ‘festojë’ këtë masë duke hapur një biznes të ri në fushën e turizmit.
    Dhe nuk i doli keq….
    Kështu, në korrik 2024, u  regjistrua kompania ‘ROCK OF KAVAJA’ sh.p.k., e cila vetëm dy muaj më pas mori nga vetë Edi Rama lejen për ndërtimin e një hoteli 10–11 katësh me 3 kate nëntokë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, me kapital të deklaruar prej 2.2 milionë eurosh.
    Nadir Çausholli zotëron 60% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër i përket ortakut të tij Elvis Doçi (Visi i Pojës).
    Për blerjen e këtyre kuotave Çausholli i pagoi ortakut vetëm 600 euro.
    Në këtë situatë, mbetet për t’u parë nëse drejtësia do të veprojë realisht duke sekuestruar pasuritë dhe bizneset e Nadir Çaushollit, apo këto do të mbeten vetëm masa ‘në letra’.
    Për aq kohë sa Edi Rama vijon të jetë në krye të qeverisë, duket se për njerëzit e lidhur me pushtetin, ‘show must go on’, pavarësisht skandaleve, dënimeve apo abuzimeve me paratë e qytetarëve.

  • PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz me ‘Visin e Pojës’

    PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz me ‘Visin e Pojës’

    Nadir Çausholli dhe Elvis Doçi

    TIRANË-Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli deklaroi sot për mediat se Prokuroria e Tiranës ka kryer disa ditë më parë një kontroll të gjerë në ambientet e kompanisë ‘CFO Pharma’, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin e rimbursimeve, në kuadër të hetimeve mbi abuzimet në sistemin e rimbursimeve të barnave. 
    Vangjeli thekson se historia e përfshirjes së Çaushollit në skema të paligjshme daton që nga viti 2016, kur Prokuroria e Tiranës konstatoi një dëm ekonomik prej 2.2 milionë eurosh nga receta false dhe abuzime me barnat e rimbursueshme, për çka ai u arrestua. Edhe pas përjashtimit për 6 muaj nga tenderat publikë nga Agjencia e Prokurimit Publik në korrik 2024, Çausholli hapi një biznes të ri në turizëm. Kështu, u regjistrua kompania ‘ROCK OF KAVAJA’ sh.p.k., e cila vetëm dy muaj më pas mori lejen për ndërtimin e një hoteli 10–11 katësh me 3 kate nëntokë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, me kapital të deklaruar prej 2.2 milionë eurosh. Nadir Çausholli zotëron 60% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër i përket ortakut Elvis Doçi, për të cilin paga e kuotave ishte vetëm 600 euro.
    Në lidhje me këtë ortakëri,Çausholli shpreh për ZËRI se nuk e ka njohur asnjëherë Doçin dhe se nuk ka qenë në dijeni se kush ishte personi që qëndronte pas kësaj kompanie. Ai vetëm ka zhvilluar takimin me përfaqësuesit e shoqërisë franceze “Accor”, për të sjellë për herë të parë në Shqipëri grupin “Pullman Hotel and Resort”.

    Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
    Në vijim të hetimeve mbi abuzimet në sistemin e rimbursimeve të barnave, Prokuroria e Tiranës ka ushtruar disa ditë më parë një kontroll të gjerë në ambientet e kompanisë ‘CFO Pharma’, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin e rimbursimeve.
    Kujtojmë se më 29 prill 2025, për Nadir Çaushollin ekziston një vendim gjykate i formës së prerë për veprën penale ‘manipulim i tregut’. Sipas raportimeve, ai ka shitur medikamente deri në 180 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre real, duke dëmtuar rëndë qytetarët dhe buxhetin e shtetit. Historia e përfshirjes së tij në skema të paligjshme nuk është e re.
    Që në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës konstatoi një dëm ekonomik prej 2.2 milionë eurosh ndaj shtetit nga receta false dhe abuzime me barnat e rimbursueshme, për çka Çausholli u arrestua.
    Megjithatë, pas vitit 2017, bizneset e Çaushollit vijuan të lulëzojnë. Përveç linjës së autobusëve të ‘Unazës’ në Tiranë, ai hapi edhe pesë biznese të tjera, në disa prej të cilave rezulton bashkëpronar me persona publikë.
    Pasi përfitoi miliona euro nga tenderat publikë, dhe ndonëse Agjencia e Prokurimit Publik (APP) në korrik 2024 e përjashtoi kompaninë CFO Pharma nga pjesëmarrja në tendera për 6 muaj, Çausholli vendosi ta ‘festojë’ këtë masë duke hapur një biznes të ri në fushën e turizmit.  Dhe nuk i doli keq….
    Kështu, në korrik 2024, u  regjistrua kompania ‘ROCK OF KAVAJA’ sh.p.k., e cila vetëm dy muaj më pas mori nga vetë Edi Rama lejen për ndërtimin e një hoteli 10–11 katësh me 3 kate nëntokë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, me kapital të deklaruar prej 2.2 milionë eurosh.
    Nadir Çausholli zotëron 60% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër i përket ortakut të tij Elvis Doçi (Visi i Pojës). Për blerjen e këtyre kuotave Çausholli i pagoi ortakut vetëm 600 euro. Në këtë situatë, mbetet për t’u parë nëse drejtësia do të veprojë realisht duke sekuestruar pasuritë dhe bizneset e Nadir Çaushollit, apo këto do të mbeten vetëm masa ‘në letra’. Për aq kohë sa Edi Rama vijon të jetë në krye të qeverisë, duket se për njerëzit e lidhur me pushtetin, ‘show must go on’, pavarësisht skandaleve, dënimeve apo abuzimeve me paratë e qytetarëve.
    Dokumenta bashkëngjitur

  • Vangjeli: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

    Vangjeli: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

    Genta Vangjeli, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, deklaroi sot për mediat se Prokuroria e Tiranës ka kryer disa ditë më parë një kontroll të gjerë në ambientet e kompanisë ‘CFO Pharma’, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin e rimbursimeve, në kuadër të hetimeve mbi abuzimet në sistemin e rimbursimeve të barnave.

    Vangjeli kujtoi se më 29 prill 2025, për Nadir Çaushollin ekziston një vendim i formës së prerë për veprën penale “manipulim i tregut”, pas shkeljeve ku medikamentet shiteshin deri në 180 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre real, duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin e shtetit.

    Historia e përfshirjes së Çaushollit në skema të paligjshme daton që nga viti 2016, kur Prokuroria e Tiranës konstatoi një dëm ekonomik prej 2.2 milionë eurosh nga receta false dhe abuzime me barnat e rimbursueshme, për çka ai u arrestua. Megjithatë, pas vitit 2017, bizneset e tij vijuan të lulëzojnë, përfshirë linjën e autobusëve të ‘Unazës’ dhe pesë biznese të tjera, disa prej të cilave me persona publikë si bashkëpronarë.

    Edhe pas përjashtimit për 6 muaj nga tenderat publikë nga Agjencia e Prokurimit Publik në korrik 2024, Çausholli hapi një biznes të ri në turizëm. Kështu, u regjistrua kompania ‘ROCK OF KAVAJA’ sh.p.k., e cila vetëm dy muaj më pas mori lejen për ndërtimin e një hoteli 10–11 katësh me 3 kate nëntokë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, me kapital të deklaruar prej 2.2 milionë eurosh. Nadir Çausholli zotëron 60% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër i përket ortakut Elvis Doçi, për të cilin paga e kuotave ishte vetëm 600 euro.

    Vangjeli theksoi se mbetet për t’u parë nëse drejtësia do të veprojë duke sekuestruar pasuritë dhe bizneset e Çaushollit, apo këto masa do të mbeten vetëm në letër. Sipas saj, për aq kohë sa Edi Rama është në krye të qeverisë, duket se për njerëzit e lidhur me pushtetin, aktivitetet e tyre nuk ndalen pavarësisht skandaleve dhe dënimeve.

    Shkarko dokumentin

    Deklarata e plotë:

    Në vijim të hetimeve mbi abuzimet në sistemin e rimbursimeve të barnave, Prokuroria e Tiranës ka ushtruar disa ditë më parë një kontroll të gjerë në ambientet e kompanisë ‘CFO Pharma’, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin e rimbursimeve.

    Kujtojmë se më 29 prill 2025, për Nadir Çaushollin ekziston një vendim gjykate i formës së prerë për veprën penale ‘manipulim i tregut’.

    Sipas raportimeve, ai ka shitur medikamente deri në 180 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre real, duke dëmtuar rëndë qytetarët dhe buxhetin e shtetit.

    Historia e përfshirjes së tij në skema të paligjshme nuk është e re.

    Që në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës konstatoi një dëm ekonomik prej 2.2 milionë eurosh ndaj shtetit nga receta false dhe abuzime me barnat e rimbursueshme, për çka Çausholli u arrestua.

    Megjithatë, pas vitit 2017, bizneset e Çaushollit vijuan të lulëzojnë. Përveç linjës së autobusëve të ‘Unazës’ në Tiranë, ai hapi edhe pesë biznese të tjera, në disa prej të cilave rezulton bashkëpronar me persona publikë.

    Pasi përfitoi miliona euro nga tenderat publikë, dhe ndonëse Agjencia e Prokurimit Publik (APP) në korrik 2024 e përjashtoi kompaninë CFO Pharma nga pjesëmarrja në tendera për 6 muaj, Çausholli vendosi ta ‘festojë’ këtë masë duke hapur një biznes të ri në fushën e turizmit.

    Dhe nuk i doli keq….

    Kështu, në korrik 2024, u  regjistrua kompania ‘ROCK OF KAVAJA’ sh.p.k., e cila vetëm dy muaj më pas mori nga vetë Edi Rama lejen për ndërtimin e një hoteli 10–11 katësh me 3 kate nëntokë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, me kapital të deklaruar prej 2.2 milionë eurosh.

    Nadir Çausholli zotëron 60% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër i përket ortakut të tij Elvis Doçi (Visi i Pojës).

    Për blerjen e këtyre kuotave Çausholli i pagoi ortakut vetëm 600 euro.

    Në këtë situatë, mbetet për t’u parë nëse drejtësia do të veprojë realisht duke sekuestruar pasuritë dhe bizneset e Nadir Çaushollit, apo këto do të mbeten vetëm masa ‘në letra’.

    Për aq kohë sa Edi Rama vijon të jetë në krye të qeverisë, duket se për njerëzit e lidhur me pushtetin, ‘show must go on’, pavarësisht skandaleve, dënimeve apo abuzimeve me paratë e qytetarëve.

  • HETIMI tek ‘CFO Pharma- ‘Luftë’ mes biznesve farmaceutike, Ilir Pasholli kallëzoi Nadir Çaushollin

    HETIMI tek ‘CFO Pharma- ‘Luftë’ mes biznesve farmaceutike, Ilir Pasholli kallëzoi Nadir Çaushollin

    Nadir Çausholli dhe Ilir Pasholli

    TIRANË-Një skemë mashtrimi me shitje fiktive të ilaçeve me qëllim për të përfituar rimbursime, ka sjellë edhe një herë në qendër të vëmendjes kompaninë “CFO Pharma” në pronësi të Nadir Çaushollit. Një ditë më parë Gjykata e Tiranës dha urdhër për ushtrimin e kontrolleve në ambientet e dy kompanive farmaceutike, “Medyx Albania” dhe “Pharma Plus”, në lidhje me skemën e mashtrimit. 

    Në qendër të hetimit janë veçanërisht dy medikamente që përdoren për sëmundjen e astmës, të quajtur respektivisht Foster dhe Trimbow. Foster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës, të prodhuara nga kompania italiane Chiesi Farmaceutici. Në tregun shqiptar u raportua se ka sasi më të madhe ilaçesh Foster dhe Trimbow, sesa sjell vetë kompania. Por hetimi ka nisur pas një kallëzimi të një tjetër biznesmeni në fushën farmaceutike, Ilir Shehu (Pasholli), pronari i kompanive Medicamenta dhe Mega Store.
    Sulm konkurrence apo hetim, ja çfarë thonë burime për ZËRI!
    Teksa Prokuroria ka sekuestruar praktikisht të gjithë inventarin dhe dokumentacionin e rimbursimeve në kompaninë “CFO Pharma”, burmie për ZËRI-n bëjnë me dije se është verifikuar nëse këto medikamente kanë hyrë në Shqipëri, përmes çfarë rruge dhe a janë zhdoganuar. Në këto hapa, tashmë Prokuroria pritet të thërrasë personat e përfshirë në këtë skemë.
    Burimi: Fillimisht këtë periudhë janë kryer veprime të mbyllura, pra kontrolle, janë marrë dokumente te CFO Pharma, zyra, është verifikuar nëse këto medikamente kanë hyrë në Shqipëri, përmes çfarë rruge, a janë zhdoganuar etj. Tani nis prokuroria veprimet e hapura, do thërrasë personat e përfshirë për të parë çfarë ka ndodhur me të dyja ilaçet. Hetimi ka nisur me kallëzimin e Ilir Pashollit.
    Ilir Pasholli është përmendur edhe nga vetë Nadir Çausholli, në korrik kur u raportua për mashtrimin me rimbursimin e ilaçeve. Asakohe pronari i “CFO Pharma” dha versionin e tij lidhur me artikullin e publikuar për dy medikamente të prodhuara nga kompania italiane Chiesi Farmaceutici që gjenden me shumicë në tregun tonë. 

    Çausholli u shpreh se e gjitha ishte një sulm ndaj kompanisë së tij, për shkak se do të marrë ekskluzivitetin e mallrave Foster dhe Trimbow. Pronari i “CFO Pharma” e lidhi skandalin me sulm konkurrence nga Ilir Shehu (Pasholli), pronari i kompanive Medicamenta dhe Mega Store. 
    Tashmë çështja është në duart e Prokurorisë dhe ajo që u pretendua se ishte një sulm nga konkurrenca, ka marrë përmasat e një hetimi të mirëfilltë./ZËRI

  • Rimbursimi i ilaçeve! Prokuroia ‘mësyn’ tek ‘CFO Pharma’, i bllokohet kompania Nadir Çaushollit

    Rimbursimi i ilaçeve! Prokuroia ‘mësyn’ tek ‘CFO Pharma’, i bllokohet kompania Nadir Çaushollit

    TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka mësyrë në ambientet e kompanisë CFO Pharma, të Nadir Çaushollit duke sekuestruar praktikisht të gjithë inventarin dhe dokumentacionin e rimbursimeve. Aksioni është urdhëruar nga prokurori Ndini Tavani, ndërkohë që ambientet e kompanisë mbahen të rrethuara me forca policie, që prej ditës së djeshme.
    Kapitalit shkruan se sekuestrimet janë shtrirë dhe në dy kompanitë satelite të CFO Pharmas, Pharma Plus dhe Medyx Albania. Prokuroria dyshon se të tre kompanitë janë përfshirë në një skemë faturash false dhe shitjes fiktive të barnave me qëllim për të përfituar rimbursime. Në qendër të hetimit janë veçanërisht dy medikamente që përdoren për sëmundjen e astmës, të quajtur respektivisht Foster dhe Trimbow.

    Në lidhje me këto dy medikamente të prodhuara nga kompania italiane Chiesi Farmaceutici, Nadir Çausholli, pronari i “CFO Pharma” dha versionin e tij, ku u shpreh se e gjitha një sulm ndaj kompanisë së tij, për shkak se do të marrë ekskluzivitetin e mallrave Foster dhe Trimbow. Çausholli e lidhi skandalin me sulm konkurrence nga Ilir Shehu (Pasholli), pronari i kompanive Medicamenta dhe Mega Store./ZËRI

  • Përplasja/ Nadir Çausholli akuzon Ilir Shehun se fshihet pas sulmeve ndaj tij. Pse SPAK duhet t’i ‘marrë në dorë’ të dy

    Përplasja/ Nadir Çausholli akuzon Ilir Shehun se fshihet pas sulmeve ndaj tij. Pse SPAK duhet t’i ‘marrë në dorë’ të dy

    Një përplasje e fortë ka shpërthyer në sektorin e farmaceutikës në Shqipëri, ku bosët e kompanive të ilaçeve kanë nisur të denoncojnë publikisht njëri-tjetrin, duke nxjerrë në pah akuza të rënda për skema mashtrimi, kontrabandë, vjedhje dhe lidhje me botën e krimit. Në qendër të kësaj lufte akuzash janë Nadir Çausholli, kreu i CFO Pharma, dhe Ilir Shehu (Pasholli), pronar i kompanive Medicamenta dhe Mega Store.
    Akuzat e Nadir Çaushollit ndaj Ilir Shehut
    Nadir Çausholli, një figurë e njohur dhe e skeduar më parë për skema mashtrimi, ilaçe kontrabandë dhe vjedhje, ka akuzuar publikisht Ilir Shehun (Pasholli) se fshihet pas sulmeve mediatike ndaj tij. Në një reagim të detajuar në Facebook, Çausholli pretendon se Shehu, konkurrenti i tij, ka ndryshuar mbiemrin nga “Pasholli” në “Shehu” (mbiemrin e nënës) për t’i shpëtuar drejtësisë italiane, pasi dyshohet se është dënuar atje për trafik ndërkombëtar droge.
    “Ky është një konkurrent i yni. Sipas informacioneve që më nisin shumë farmaci mua dhe shumë mediave, pasi panë këtë sulm fallco me thonë se: Ilir Shehu (Pasholli) për të cilin thonë që ka ndryshuar mbiemrin duke marrë atë të nënës sepse mbiemrin real të vetin e ka Pasholli pra quhej Ilir Pasholli. Po prapë sipas farmacive ky është dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe erdhi ne Shqipëri dhe për të humbur gjurmë ndryshoi mbiemrin në atë të nënës së vet,” shkruan Çausholli.
    Ai ngre pyetje të rënda: “A duhet t’i bëhet hetim pasuror? A duhet t’i bëhet sekuestro sipas ligjit antimafia? Ku i gjeti lekët për të ndërtuar dy godina kur ky ka qenë motoristi i Vini Pharmes??” Çausholli gjithashtu akuzon Shehun se është “personazhi kryesor i trafikut të barnave kontrabandë” dhe se ka rreth 100 denoncime ndaj tij, por institucionet nuk veprojnë. Ai përmend edhe një rast të pretenduar të prodhimit të Takipirinës së falsifikuar në Shqipëri nga Shehu, një rast për të cilin sipas Çaushollit, një televizion kombëtar ka gati një emision.
    Lidhur me sulmet mediatike, Çausholli pretendon se disa portale e sulmojnë sepse nuk u bën më pagesa, ndërsa të tjerat e kanë inat, apo se “kam dhe ndonjë mik që postimet për mua kanë interes dhe shikueshmëri dhe kjo gjë i pëlqen dhe prandaj i poston.” Ai paralajmëroi se do të ndjekë ligjërisht të gjitha postimet e sponsorizuara ndaj tij.
    Historia “e ndotur” e Nadir Çaushollit
    Ndërsa akuzat e Çaushollit ndaj Ilir Shehut mund të jenë të vërteta dhe kërkojnë verifikim nga institucionet ligjzbatuese, vetë Nadir Çausholli njihet si një figurë me një histori të “ndotur” në botën e biznesit farmaceutik. Ai cilësohet si një “ikonë me evidenca të mafies së ilaçeve”.
    Faktet e bëra publike më parë dhe implikimet e tij përfshijnë:

    Pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal me FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor).
    Pastrim parash me subjektin “Po-ja”.
    Trafikim dhe shpërndarje të ilaçeve të skaduara.
    Manipulim të tregut të ilaçeve.
    Mashtrim për rimbursimin e TVSH-së për medikamentet në vlerën 2 milionë euro, vepër për të cilën edhe është dënuar.

    Kjo përplasje publike mes dy aktorëve të rëndësishëm në tregun e ilaçeve në Shqipëri thekson nevojën urgjente për një hetim të thelluar nga organet e drejtësisë, jo vetëm për akuzat e fundit, por edhe për të shkuarën problematike të palëve të përfshira. Pyetja mbetet: A do të veprojnë institucionet ligjzbatuese për të zbardhur të vërtetën pas këtyre akuzave të rënda dhe për të pastruar tregun e ilaçeve nga praktikat e paligjshme?