Tag: nacional

  • Osmani pas votimit: “Kosova duhet të tregojë maturi në çdo proces zgjedhor”

    Osmani pas votimit: “Kosova duhet të tregojë maturi në çdo proces zgjedhor”

    Kosova E Diel, 9 Nëntor 2025 18:50
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ushtroi të drejtën kushtetuese për të votuar në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, në kuadër të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen sot në 18 komuna të vendit.
    Pas votimit, Osmani theksoi rëndësinë e këtij procesi për të ardhmen e qytetarëve dhe për konsolidimin e demokracisë në vend.

    “Qytetarët sot vendosin jo vetëm se kush do t’i udhëheqë komunat ku ata jetojnë, por edhe për një të ardhme më të mirë për ta,” deklaroi ajo.

    E pyetur për ndikimin e mundshëm të zgjedhjeve lokale në proceset politike kombëtare, Presidentja u shpreh se këto janë procese të ndara, pa ndërlidhje direkte me zhvillimet në nivel nacional.

    “Zgjedhjet komunale nuk kanë ndikim në proceset në nivel nacional. Ato zhvillohen në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit. Çka është me rëndësi është që Kosova çdo palë zgjedhje tregon maturi, tregon se respektohet qytetari dhe e drejta e votës,” tha Osmani.
    Ajo shtoi se çdo proces zgjedhor, qoftë lokal apo nacional, është një gur më shumë në ndërtimin e kalasë së demokracisë në Kosovë, duke shprehur krenari për qytetarët që kontribuojnë në këtë rrugëtim.
    Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale po mbahet në 18 komuna, ku 1,316,672 qytetarë kanë të drejtë vote. Procesi po zhvillohet në një atmosferë të qetë, me vëzhgim të shtuar nga institucionet përkatëse.

  • Idajet Beqiri: Në Arbanë u nderua Brigada e 3-të Sulmuese, simbol i rezistencës antifashiste

    Idajet Beqiri: Në Arbanë u nderua Brigada e 3-të Sulmuese, simbol i rezistencës antifashiste

    Avokati i njohur Idajet Beqiri ka bërë me dije se më 9 tetor 2025, në Arbanë të Tiranës, u zhvillua ceremonia përkujtimore e 82-vjetorit të krijimit të Brigadës së 3-të Sulmuese të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare. Aktiviteti u organizua nga Organizata e Veteranëve të LANÇ, Dega Tiranë, nën kujdesin e saj institucional e historik. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, të OVP të LANÇ dhe nxënës të shkollës së zonës, të cilët dhanë një koncert artistik kushtuar dëshmorëve. Beqiri theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të brezit që luftoi për çlirimin e vendit.
    Ja reagimi i plotë i z. Idajet Beqiri:
    Dje, në datën 9 tetor 2025, në Arbanë të Tiranës, nën organizimin dhe drejtimin e OVP të LANÇ, Dega Tiranë, u organizua ceremonia përkujtimore e krijimit të Brigadёs së Tretë Sulmuese të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare.Në këtë 82 vjetor të krijimit të kësaj Brigade, e cila kishte si komandant Hulusi Spahiu dhe komisar Shahin Ruka, fjalën e rastit e mbajti Kryetare e OVP të LANÇ për Tiranën dhe Nënkryetare e Komitetit Kombëtar të OVP të LANÇ, Vera Tarifa.Këtë ceremoni përkujtimore e përshëndeti Veli Myftari, Sekretar i Përgjithshëm i OVP të LANÇ, Znj. Jonida Mema Administratore e Njësisë Administrative Arbanë etj.Brigada e 3-të Sulmuese bëri mbi 250 beteja dhe veprimtari luftarake të sukseshme gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, deri në Vishegrad, dhe prej saj ranë 255 dëshmorë të Atdheut, 5 prej të cilëve heronjë të popullit shqiptar.Nën drejtimin e pasionuar dhe tepër të përgjegjshëm të drejtores së Shkollës Arban, Znj.Marjela Nuredinaj, nxënësit e kësaj shkolle dhanë një koncert shumë të bukur artistik.Lavdi Brigadёs së Tretë Sulmuese, partizanëve trima të saj, heronjve dhe dëshmorëve të saj.Lavdi për jetë lavdi Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar.

  • Enver Hoxha, arsyet pse hodhi poshtë marrëveshjen me Ballin në Mukje

    Enver Hoxha, arsyet pse hodhi poshtë marrëveshjen me Ballin në Mukje

    Diku mes Krujës dhe Tiranës, në lartësinë e vargmalit që kulmon me Dajtin, gjendet fshati Mukje.

    Pikërisht në hyrje të fshatit, tashmë të mbetur me rreth 10 familje, përmidis një parcele me ullinj qindra-vjeçarë, rreth 80 vite më parë, në fillim të gushtit 1943, është luajtur një nga kapitujt më përcaktues të gjithë zhvillimeve shqiptare të Luftës së Dytë Botërore.

    Dy organizimet më të rëndësishme të rezistencës antifashiste, Këshilli Nacional-Çlirimtar dhe Balli Kombëtar, tentuan të bashkoheshin në një front të përbashkët për të marrë në duar fatet e vendit.

    Siç është e njohur për të gjithë, marrëveshja edhe pse u nënshkrua nga të zgjedhurit e të dy palëve, u hodh poshtë nga Enver Hoxha. Në këtë periudhë ai instruktohej dhe dominohej nga dy emisarë komunistë jugosllavë, Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, të cilët mbanin lidhje të vazhdueshme dhe zbatonin politikat e Josip Titos me lëvizjen Nacional-Çlirimtare shqiptare.

    Pas refuzimit të komunistëve për bashkëpunim, ngjarjet janë sërish të njohura. Mes Këshillit Nacional-Çlirimtar dhe Ballit Kombëtar do të krijohej një çarje e madhe dhe në realitetet e reja të krijuara, të dyja palët, sidomos për shkak të luftës për pushtet, do ti vinin pushkën njëra-tjetrës.

    Qysh nga kohë, sidomos njerëzit e Ballit Kombëtar, por jo vetëm, e kanë konsideruar ndarjen që prodhoi Mukja jo vetëm si një shans të humbur për bashkimin e gjithë shqiptarëve në luftë kundër fashizmit, por edhe si një vëllazërim të zbuar, që do të shmangte luftën e egër për pushtet, që shpesh quhet edhe luftë civile…

  • Policia e Kosovës vijon operacionin, merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

    Policia e Kosovës vijon operacionin, merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

    Policia e Kosovës, me urdhër të autoriteteve lokale në Mitrovicën e Veriut, më 16 maj ka marrë në kontroll një ndërtesë që përdorej nga Shërbimi Nacional për Punësim, i cili funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë. Ky aksion është pjesë e një serie veprimesh të ndërmarra ditët e fundit, gjatë të cilave autoritetet e Kosovës, me ndihmën e policisë, kanë marrë nën kontroll ambientet e Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellësi Ibër”, të palestrës sportive, muzeut të qytetit dhe të disa institucioneve të tjera që funksionojnë në sistemin e Serbisë.
    Autoritetet zyrtare të Prishtinës i cilësojnë ato si struktura paralele dhe të paligjshme. Që nga fillimi i vitit 2024 janë mbyllur dhjetëra institucione të tilla serbe, përfshirë organet e përkohshme komunale, postat, bankat, qendrat për punë sociale dhe të tjera. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit – ka reaguar duke deklaruar se “hyrja” në ambientet e Shërbimit Nacional për Punësim përbën “sulm të drejtpërdrejtë ndaj një prej të drejtave themelore të njeriut”.
    Në deklaratë thuhet gjithashtu se me mbylljen e institucioneve serbe, Kosova po përpiqet të “shkatërrojë prezencën e shtetit serb me qëllim frikësimin, margjinalizimin dhe dëbimin e popullit serb”. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke thënë se nga Shërbimi Nacional për Punësim varen dhjetëra mijëra qytetarë dhe se autoritetet e Kosovës “po synojnë përndjekjen e popullit serb dhe nxitjen e konflikteve”.
    Ndërkohë, anëtarët e klubeve sportive që kishin përdorur ambientet e palestrës së mbyllur sportive në Mitrovicën e Veriut, protestuan më 16 maj duke kërkuar kthimin e hapësirave në mënyrë që të mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre. Në tubim morën pjesë edhe disa përfaqësues të Listës Serbe. Të rinjtë, të cilët ishin kryesisht të shoqëruar nga prindërit e tyre, deklaruan se po u “mohohet e drejta për të ushtruar sport dhe për të marrë pjesë në aktivitete”.
    Nga ana tjetër, Komuna e Mitrovicës së Veriut njoftoi se palestra sportive është funksionale dhe se të gjithë të interesuarit për ta shfrytëzuar duhet t’i drejtohen personave përgjegjës për caktimin e termineve. Ndërkohë, Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e fundit të autoriteteve kosovare, të cilat, siç thuhet, ndikojnë negativisht në ofrimin e shërbimeve për komunitetet jo-shumicë.
    “Mbyllja e këtyre institucioneve, pa alternativa të qëndrueshme, pa përfshirjen e komunitetit lokal dhe pa një tranzicion institucional, e rrezikon seriozisht qasjen në shërbime themelore për komunitetet jo-shumicë”, thuhet në reagimin e misionit. Edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, më 15 maj përsëriti shqetësimin për “veprimet e shumta të autoriteteve të Kosovës kundër strukturave të udhëhequra nga Serbia, të cilat ofrojnë shërbime për komunitetin serb”. “Çështja e këtyre strukturave duhet të zgjidhet përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Këto veprime dërgojnë një sinjal negativ për partnerët e Kosovës. Franca po ndjek me vëmendje ndikimin e këtyre vendimeve në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës,” shkroi Guerot në rrjetin X.
    Edhe shtetet e tjera perëndimore më herët kanë shprehur shqetësime për mbylljen e institucioneve të Serbisë pa dhënë paraprakisht ndonjë zgjidhje alternative për ofrimin e shërbimeve./REL

  • Gonxhja me organizatën e veteranëve të luftës Nacional Çlirimtare dhe pasardhësve të tyre

    Gonxhja me organizatën e veteranëve të luftës Nacional Çlirimtare dhe pasardhësve të tyre

    Ministri dhe drejtuesi politik i PS-së në Njësinë 6, këtë të hënë është takuar me organizatën e Veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare dhe Pasardhësve të tyre. ”Kombinat, Njësia 6 me Organizatën e Veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare dhe Pasardhësve të tyre, duke i falenderuar për sakrificat dhe për kontributin e tyre ndaj atdheut, krahas rolit të tyre sot në shoqëri e rëndësisë që ka vepra e tyre dhe shembulli i tyre për të gjithë brezat”,-shkruan Gonxhja.