Tag: myzyri

  • Kreu i Prokurimeve Publike në SPAK, Bardhi: Jonaid Myzyri është financues i fushatës së Belinda Ballukut dhe blerjes së votave!

    Kreu i Prokurimeve Publike në SPAK, Bardhi: Jonaid Myzyri është financues i fushatës së Belinda Ballukut dhe blerjes së votave!

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri u paraqit mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka thënë se SPAK po u troket në derë, Bardhi theksoi se Jonaid Myzyri është financues i fushatës së Ballukut dhe blerjes së votave.
    “Belinda Balluku po bën ç’mos që të imponojë rizgjedhjen e Jonaid Myzyrit në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike pas dy muajsh dhe pse Myzyrit i përfundon mandati në korrik.Jonaid Myzyri është i implikuar jo vetëm me favorizimet multimilionëshe të Alko-Impex të cilat po hetoen nga SPAK por ai është dhe tërthorazi financues i fushatës së Ballukut dhe blerjes së votave pasi firmos fitoren e kompanive të sugjeruara nga Balluku që më pas këto kompani të punojnë në Fier për blerje votash. Por harrojnë që nuk kanë kohë e mundësi, SPAK po u troket në derë!“, shkruan Bardhi.

  • Myzyri i Prokurimeve Publike dy orë në SPAK, hesht para gazetarëve

    Myzyri i Prokurimeve Publike dy orë në SPAK, hesht para gazetarëve

    Jonaid Myzyri, kreu i Prokurimeve Publike, ka dalë nga SPAK pas rreth dy orësh marrje në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm.
    Jonaid Myzyri ka heshtur para kamerave duke mos pranuar të bëjë asnjë koment për gazetarët.
    Kreu i Prokurimeve Publike, vartës i Belinda Ballukut, mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00 i vetëm dhe doli nga godina e organit hetues pas rreth 2 orësh.
    Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes në Pokurorinë e Posaçme të Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.

  • U paraqit në SPAK/ Del pas 2 orësh nga GJKKO, kreu i Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

    U paraqit në SPAK/ Del pas 2 orësh nga GJKKO, kreu i Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

    Ka dalë nga SPAK, pasi qëndroi aty për dy orë, kreu i Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri.
    Ai nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat, duke zgjedhur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve.
    Myzyri mësohet se është marrë në pyetje në lidhje me dhënien e disa tenderave publikë.
    Në KPP janë marrë në hetim disa procedura dhe po zhvillohet hetim më i gjerë në lidhje me rastin.

  • Paraqitet në SPAK kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri

    Paraqitet në SPAK kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri

    Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik Jonaid Myzyri është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK.
    Në këto pamje, Myzyri shihet duke hyrë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
    Ndërkohë, ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK.

  • Paraqitet në SPAK kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik

    Paraqitet në SPAK kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik

    Lajme Politikë E Hënë, 7 Prill 2025 09:09

    Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik Jonaid Myzyri është paraqitur mëngjesine sotëm në SPAK.
    Mësohet se Myzyri do të merret në pyetje lidhur me disa tendera publikë.

     

  • Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

    Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q