Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për pezullimin nga detyra të kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.
Vendimi është marrë këtë të hënë nga gjyqtarja e Apelit dtë Posaçëm, Igerta Hysi, e cila gjithashtu ka lënë në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ për Myzyrin.
Ky i fundit kishte apeluar vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra dhe masën e ‘detyrim paraqitje’.
Myzyri është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK më 4 korrik, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” pas pesë vitesh hetime.
Lexo edhe: E ‘dogji’ tenderi 2.2 mln euro/ Jonaid Myzyri në Gjykatën e Posaçme të Apelit, apeloi pezullimin nga detyra
Ai dyshohet për favorizm me tendera dhe shpërdorim detyre me tenderin e mirëmbajties në aksin Shpal – Rrëshen.
Hetimi ndaj tij, sipas SPAK, ka filluar në vitin 2020, kohë kur ai ka marrë detyrën, pas dyshimeve se ai kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit.
Myzyri është gjetur përgjegjës për veprimet e tij në procedurën e prokurimit të vitit 2020 i shpallur atëherë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Rreshen (U.Fanit)- Shpal, Shpal- Q.Bene- K.Hadroj, Shpal-Ura e Repsit”, me fond limit 2.2 milionë euro. Po ashtu, Myzyri është duke u hetuar dhe për procedura të tjera prokurimi,