Tag: myslimanët

  • Lubonja: Rama mbështet Izraelin, por për të qetësuar myslimanët u hap muze

    Lubonja: Rama mbështet Izraelin, por për të qetësuar myslimanët u hap muze

    Analisti i njohur Fatos Lubonja kritikoi kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si sipas tij, po përdor myslimanët shqiptarë për interesa politike.

    Gjatë një aktiviteti kulturor të mbajtur me rastin e botimit të librit “Industria e Holokaustit” të Norman Finckelstein, Lubonja tha se edhe pse Shqipëria ka shumicë myslimane, qëndrimet e fundit të qeverisë në raport me konfliktin në Lindjen e Mesme, tregojnë një kurs të afërt me Izraelin, duke përmendur abstenimin e Tiranës në votimin e rezolutës për Palestinën në OKB.

    Për Lubonjën, lajmi për hapjen e një muzeu të artit islam, u përdor për të qetësuar reagimet e komunitetit mysliman për heshtjen ndaj asaj që po ndodh në Gazë.

  • Teologu: Ja kush fshihet pas shtetit Bektashi në Shqipëri

    Teologu: Ja kush fshihet pas shtetit Bektashi në Shqipëri

    Ish-kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve, Justinian Topulli deklaroi se ideja për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri, kryeministrit Edi Rama i ka ardhur nga Izraeli.
    Në një intervistë për emisionin “Off the Record”, në A2 CNN, ai hodhi dyshime për marrëdhënien tepër të afërt të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve me seli në Tiranë, me Tel Avivin zyrtar gjatë viteve, dhe theksoi se Izraelit i duhet një model për t’i treguar botës së nuk ka problem me myslimanët, pavarësisht konflikteve në Lindjen e Mesme.
    “Ajo që unë dyshoj dhe kam bindjen më të madhe, duke gjurmuar edhe pak edhe situatën gjeopolitike. Ky nuk është projekti  i Ramës. Ky është projekt që i ka ardhur Ramës nga jashtë. Për vetë faktin që ka kohë që punohet për të. Unë dyshoj dhe besoj se një nga ata të interesuarit është Izraeli në mes. Për arsyet pse: ‘Nëse ti shikon marrëdhëniet që ka pasur shteti i Izraelit me Kryegjyshatën e Bektashianëve gjatë gjithë këtyre viteve, është një marrëdhënie e paprecedentë e afrimit me ta. Që të vë në pikëpyetje se çfarë qëndron pas tyre.  
    Kjo e para. E dyta: Izraeli ka një problem në Lindjen e Mesme me myslimanët aty. Gjithmonë atakohet, akuzohet se nuk i do myslimanët dhe i persekuton, i diskriminon, çka edhe shikohet, Nuk ka nevojë të argumentohet. Tani ai kërkon një retorikë pak më ndryshe, për të thënë që unë nuk kam probleme me myslimanët dhe ata nuk kanë problem me mua. Dhe atij i duhet një model, me të cilin të sillet dhe ata të sillen me të. Pra ta pranojnë atë”, tha Topulli.

  • Myslimanët shqiptarë falin Kurban Bajramin te ‘Dëshmorët e Kombit’, luten për Gazën

    Myslimanët shqiptarë falin Kurban Bajramin te ‘Dëshmorët e Kombit’, luten për Gazën

    Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk u bë në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ceremoni e faljes nisi në orën 6:15-6:30 më pas besimarët u shpërndanë për të kryer ritet e tjera të kësaj feste.
    Forcimi në besim, familja, qetësi dhe paqe kudo në botë, ishin disa nga mesazhet e besimtarëve. Por ajo që bie më shumë në sy është mesazhi për luftën në Gaza.
    “Na vjen shumë keq për myslimanët në Gaza, inshallah Allahu i mishëroftë. E keqja është se nuk reagon bota për ata. Lutemi për ta”, ishin disa nga mesazhet e përcjella nga myslimanët.
    Në fjalën e tij, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, theksoi edhe rëndësinë e unitetit, dashurisë për njëri-tjetrin dhe ndihmës për ata që janë në nevojë.
    “Si rrallëherë, sot bashkohet dita më e bukur e javës, e xhumasë, me ditën më të bukur të vitit, atë të Kurban Bajramit, një gëzim i dyfishtë”, u shpreh Spahiu duke uruar paqe, begati e mirësi.
    Festa e Kurban Bajramit është një nga festat më të rëndësishme për myslimanët. Ajo simbolizon sakrificën dhe bindjen ndaj Zotit, duke u bazuar në historinë e profetit Ibrahim, i cili ishte gati të flijonte djalin e tij për hir të zotit. Gjatë kësaj dite besimtarët falin namazin e Bajramit në mëngjes dhe bëjnë kurban, zakonisht një dele, lopë apo dash. Mishi i kurbanit shpërndahet një pjesë për familjen, një për të afërmit dhe një për të varfrit. Festa është gjithashtu kohë për falje, vizita familjare dhe ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

  • Dodik provokon sërish: Le të kthehen myslimanët në fenë ortodokse, Bosnja do të jetë sërish serbe

    Dodik provokon sërish: Le të kthehen myslimanët në fenë ortodokse, Bosnja do të jetë sërish serbe

    Presidenti i entitetit Republika Srpska dhe i dënuar në shkallën e parë nga drejtësia e Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka vazhduar me provokime të rënda publike dhe retorikë të hapur shoviniste.

    Pas deklaratës skandaloze të një dite më parë, ku u shpreh se “myslimanët duhet të kthehen në fenë ortodokse”, Dodik ka publikuar sot në rrjetin social X një pjesë nga filmi “Thika”, i realizuar sipas romanit të Vuk Drashkoviqit – vepër e njohur për narrativën nacionaliste serbe, shkruanKlix.ba

    Postimi i Dodikut u shoqërua me fjalët:

    “Kush nuk e njeh historinë – është i dënuar ta shtrembërojë, dhe kjo është bërë specialitet i politikës së Sarajevës. Por nëse doni të luani me historinë, atëherë përgatituni të shikoni në sy faktet e saj. Pyetja është: a do t’ju pëlqejë ajo që do të shihni kur ta kuptoni se çfarë emri keni mbajtur përpara se ta ndërronit.”

    Filmi “Thika” dhe vetë postimi i Dodikut përçojnë një narrativë historikisht të rrejshme dhe ideologjikisht të rrezikshme, duke sugjeruar se të gjithë boshnjakët janë në të vërtetë “serbë të konvertuar me dhunë në islam gjatë Perandorisë Osmane”. Kjo ide mohon identitetin kombëtar dhe kulturor të boshnjakëve dhe përputhet me doktrinën e ideologjisë së “Serbisë së Madhe”, e cila synon asimilimin dhe dominimin.

    Filmi, i cili përshkruan historinë e një djali të lindur si ortodoks e më pas “konvertuar” në mysliman, shërben si vegël propagandistike që përforcon stereotipe anti-myslimane dhe krijon një realitet të shtrembëruar për raportet historike midis boshnjakëve dhe serbëve. Ai përshkon një vijë ideologjike që u përdor gjerësisht gjatë viteve ’90 për të justifikuar krimet dhe agresionin ndaj popullatës boshnjake.

    Deklaratat e Dodikut kanë shkaktuar reagime të forta dhe dënime nga opinioni publik, teksa shumë analistë paralajmërojnë se kjo retorikë përbën rrezik real për paqen dhe bashkëjetesën në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Më e rënda nga deklaratat e tij ishte thirrja drejtpërdrejt ndaj boshnjakëve që “të kthehen në fenë ortodokse”, duke e paraqitur këtë si zgjidhjen e vetme për stabilitetin e vendit:

    “Zgjidhja për Bosnjën është kjo: që myslimanët të kthehen në fenë e tyre të vjetër ortodokse. Ka dëshmi që paraardhësit tanë kanë kaluar në islam nën presionin osman. Prandaj, për mua kjo është një zgjidhje korrekte,” tha Dodik.

    Ai madje shkoi më tej duke deklaruar se Bosnja është duke u shpërbërë dhe se “gjurmët e saj kundërmojnë jo-njerëzillëk”.

    Këto deklarata vijnë në një kohë të tensionuar politike në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa përpjekjet për zbatimin e reformave dhe bashkëpunimin ndërentik po sfidohen nga nacionalizmi i hapur dhe retorika përçarëse nga zyrtarë të lartë si Dodik.

    Analistët paralajmërojnë se tolerimi i kësaj gjuhe të urrejtjes nga bashkësia ndërkombëtare mund të nxisë radikalizim dhe të rrezikojë stabilitetin rajonal.

  • Rama batuta me përfaqësuesit e huaj: Myslimanët i falen 5 herë Allahut, ne i lutemi BE-së më shumë

    Rama batuta me përfaqësuesit e huaj: Myslimanët i falen 5 herë Allahut, ne i lutemi BE-së më shumë

    Kreu i qeverisë Edi Rama, nuk ka kursyer batutat as me përfaqësuesit e huaj ditën e sotme në aktivitetin ‘Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Reformave’.
    Rama ka thënë se nuk e priste që të vinte një ditë të fliste mirë për Këshillin e Europës, edhe për këtë sipas tij BE mos të bëhet xheloze se, sipas kryeministrit, Shqipëria i falet BE-së më shumë se myslimanët Allahut
    “Nuk e prisja që do vinte një ditë që unë do shprehesha me tone kaq pozitive për Këshillin e Europës sepse prej vitesh KiE më është dukur paksa si një mauzoleum I të drejtave por jemi shumë mirënjohës realist për ekspertizën nga Këshilli i Europës për këtë proces të emisionit. Dhe e di shumë mirë që Valentina nuk bëhet xheloze se BE-në ngelëm duke e falenderuar mëngjes, drekë, darkë. Myslimanët pesë herë, i falen Allahut pesë herë, ne i falemi BE-së më shumë se pesë herë në ditë.”-tha Rama. 

  • Gaza, festë mes ankthit! Në zonën e luftës luten për paqe

    Gaza, festë mes ankthit! Në zonën e luftës luten për paqe

    Fiter Bajrami, festohet në fund të muajit të agjërimit të Ramazanit nga myslimanët në mbarë botën, që raportohet të jetë afërsisht 25% e popullsisë.

    Por kur këtij muaji të shenjtë i erdhi fundi, sakrifica bën bashkë njerëzit në një festë falenderuese. Ndonëse jo të gjithë myslimanët kanë mundësi të gëzojnë. Në Gaza, muaji filloi me shpresën për një paqe të vazhdueshme, por kur armëpushimi me Izraelin u shemb, gjërat ndryshuan.
    Ky është viti i dytë për ta që kalojnë bajramin në zhurmën e luftës Hamas-Izrael. Mediat e huaja raportojnë përjetimet mes vështirësive të banorëve në Gaza, të cilët kujtojnë momente të gëzueshme para nisjes së luftës në këtë ditë të bekuar.
    “Dy vite më parë kjo ishte dita më e bukur për ne, përgatisnim ëmbëlsira, gatuanim plot gjëra speciale, vishnim rrobat më të mira e festonim bashkë” tregon për DË palestinezja 7 vjeçare Marahh Hajo.
    Por ky ritual është i pamundur të realizohet në kushtet e sotme, me ndërtesat e shkatërruara, me pasigurinë për të ardhmen, pasi kanë humbur gjithçka nga lufta. Ndonëse ka mes tyre familje që përpiqen të gjejnë një shpresë e të jenë falenderues që janë gjallë në këtë ditë të bekuar.
    “Edhe pse nuk kemi shtëpinë dhe po jetojmë në një tendë, e situata jonë është e vështirë, ne duam të bëjmë fëmijët të lumtur me këto biskotat që mund të gatuajmë. Tiu japim sikur edhe për një moment, një buzëqeshje” – rrëfejnë gratë në Gaza.
    Në këtë periudhë pothuajse e gjithë popullsia e Gazës po përballet me atë që Programi Botëror i Ushqimit e quan “nivele të krizës së urisë”. Në rrjete sociale palestinezët në Gaza shfaqin hapësirat e reja të përshtatura për lutjet, pasi shumica e xhamive janë shkatërruar. ata gëzojnë triumfet e vogla, në një kohë kur e përditshmja përcaktohet nga mbijetesa.

    Top Channel