Tag: mysliman

  • Besimtarët myslimanë në Bulqizë falin namazin e Kurban Bajramit

    Besimtarët myslimanë në Bulqizë falin namazin e Kurban Bajramit

    Mëngjesin e sotëm me qindra besimtarë e besimtare mysliman të rrethit te Bulqizës kanë kryer ritin e faljes së namazit të Kurban Bajramit.

    Që prej orës 5 e 30 minuta besimtarët mysliman u mblodhën në sheshin para xhamisë per faljen e Namazit.
    Riti i Faljes u drejtua nga Myftiu i Bulqizës Sejdin Strazimiri i cili në fjalën e tij përpara besimtareve tha se ‘sot është dita më e madhe e vitit, dita që madhërohet emri i Zotit, ndaj Kurban Bajrami është dita e sakrificës së robit për hatrit të Zotit ndaj bëhet kurban në këtë ditë. Sot është dita ku fëmija duhet të tregoje respekt ndaj prindërve dhe më të mëdhenjve, sot është dita ku duhet të shtrijmë dorën e pajtimit duke lënë meritë mënjanë. Sot është koha ku ne duhet ti shërbëjmë vendit, atdheut tonë’ u shpreh Myftiu i Bulqizës……

    Top Channel

  • DOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda Heidorn (Xhaferri) dhe të tjerë ndihmuan në uzurpimin e një trashëgimie shekullore myslimane

    DOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda Heidorn (Xhaferri) dhe të tjerë ndihmuan në uzurpimin e një trashëgimie shekullore myslimane

    Në qendër të Tiranës, ngrihet një nga kullat më luksoze të qytetit, “Syri i Tiranës”. Kullë e cila po ndërtohet nga Armand Lilo, i shumëpërfolur për lidhjet e tij me socialistin Fatmir Xhafaj.

    Por pak e dinë se mbi çfarë trualli është ndërtuar kjo ndërtesë: mbi pronën vakëf të Komunitetit Mysliman Shqiptar, një pronë e shenjtëruar dhe e paprekshme sipas Kushtetutës, ligjeve kombëtare dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

    Një skemë e qartë uzurpimi – e firmosur nga njerëz me pushtet

    Në qendër të këtij skandali del emri i Mirlinda Xhaferrit, e cila sipas dokumenteve zyrtare ka pasur një rol kyç në legalizimin dhe më pas në shitjen e kësaj prone vakëf.

    Mirlinda Xhaferri

    Me bashkëpunëtorë të paidentifikuar brenda institucioneve, prona me nr. 221, datë 20.03.1919, që i përkiste vakëfit të xhamisë së Karapicit është tjetërsuar në mënyrë të paligjshme.

    Ligji është i qartë, por gjykatat nuk duan ta shohin.

    Neni 42 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe Protokolli nr. 1 i KEDNJ-së e mbrojnë qartësisht pronën private dhe fetare nga uzurpimi. Por vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, në kundërshtim me çdo provë arkivore dhe statut të Komunitetit Mysliman të vitit 1929, i dha të drejtë legalizimit të pronës së tjetërsuar.

    Gjykata u bazua në një interpretim të rremë të nenit 40 të Statutit të Komunitetit Mysliman, duke anashkaluar plotësisht faktin se vakëfet e teqeve nuk administrohen nga shteti, por nga vetë komunitetet.

    Provat që nuk mund të injorohen

    Në një dokument të arkivit shtetëror (A.Q.Sh., Fondi 882, Dosja 20), prona në fjalë nuk rezulton asnjëherë si pjesë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, por si truall varrezash vakëf që nga viti 1919.

    Për më tepër:

    Në regjistrin e hipotekës figuron si “Varrezat e Jevgjve”.

    Në një tjetër regjistrim është shënuar si vakëf i “Xhamisë Sheh Zeles”.

    Në një tjetër, kjo pronë sipas tapisë 221, dt. 20.3.1919 rezultojnë varrezat e Adem Idrizit, e shtetëzuar më pas.

    Të gjitha këto prova janë shkruar me dorë në dokumente zyrtare arkivore, por janë injoruar nga gjyqtarët dhe noterët që kanë mundësuar legalizimin dhe ndërtimin.

    Një pasuri kolektive e shndërruar në beton

    Ajo që dikur ishte një truall fetar dhe historik, është shndërruar sot në një aset milionash, duke i hequr komunitetit mysliman jo vetëm një pronë, por edhe një pjesë të identitetit dhe trashëgimisë së tij kulturore.

    Kjo ndodh ndërkohë që prokuroria dhe SPAK-u heshtin.

    Thirrje për drejtësi

    Ky nuk është një rast i zakonshëm. Bëhet fjalë për një grabitje të organizuar, të mbështetur nga zyrtarë, noterë, dhe gjykatës të korruptuar. Emri i Mirlinda Heirdon (Xhaferrit) është vetëm maja e ajsbergut të një rrjeti që duhet hetuar pa kompromis. /Marrë nga “CNA.al”

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kreu i KMSH: Bota ka humbur një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe!

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kreu i KMSH: Bota ka humbur një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe!

    Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu thotë se bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar”
    “Sot u nda nga jeta një Papë që e deshi shumë dialogun ndër fetar, e deshi shumë vendin tonë dhe vlerësoi veçanërisht Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për rolin që luan në shoqërinë shqiptare.Kam patur nderin e veçantë të jem kryetari i parë në historinë e KMSH që kam patur një audiencë të posaçme, me ftesë të tij, me Papa Françeskun. Takim që u zhvilluam më 6 maj 2022.
    Në takimin kokë më kokë me Papa Françeskun, takim i cili zgjati për më shumë se 30 minuta, patëm një diskutim të gjerë nga i cili, përveç të tjerash, kuptova rëndësinë që ai i kushtonte dialogut dhe vlerësimit të lartë që kishte për Shqipërinë e për rolin e Komuniteti Mysliman.
    Sot bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar.
    Unë dhe Komuniteti Mysliman kemi humbur gjithashtu një mik.
    I shpreh ngushëllimet e mia bashkëpunëtorëve të tij të komunitetit katolik në Shqipëri dhe shtetit të Vatikanit!“, thuhet në reagim.

  • Kreu i KMSH, Bujar Spahiu, mesazh ngushëllimi për Papa Françeskun, kujton takimin e veçantë…

    Kreu i KMSH, Bujar Spahiu, mesazh ngushëllimi për Papa Françeskun, kujton takimin e veçantë…

    Kreu i KMSH, Bujar Spahiu në një postim në Facebook, shkruan se ndarja nga jeta e Papa Françeskut është një humbje e madhe për gjithë botën, veçanërisht për ata që besojnë në paqe, dialog dhe bashkëjetesë ndërfetare.

    Ai ndan me ndjekësit e tij një mesazh prekës, ku kujton me nderim takimin e veçantë me Atin e Shenjtë më 6 maj 2022, duke e cilësuar këtë moment si një nga më domethënësit në jetën e tij.

    Në shkrimin e publikuar, ai vlerëson përkushtimin e Papa Françeskut ndaj dialogut ndërfetar dhe rolin e rëndësishëm që ai i atribuonte Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në shoqërinë shqiptare.

    Më poshtë, gjendet postimi i plotë:

    Sot u nda nga jeta një Papë që e deshi shumë dialogun ndër fetar, e deshi shumë vendin tonë dhe vlerësoi veçanërisht Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për rolin që luan në shoqërinë shqiptare.

    Kam patur nderin e veçantë të jem kryetari i parë në historinë e KMSH që kam patur një audiecë të posaçme, me ftesë të tij, me Papa Françeskun. Takim që u zhvilluam më 6 maj 2022.

    Në takimin kokë më kokë me Papa Françeskun, takim i cili zgjati për më shumë se 30 minuta, patëm një diskutim të gjerë nga i cili, përveç të tjerash, kuptova rëndësinë që ai i kushtonte dialogut dhe vlerësimit të lartë që kishte për Shqipërinë e për rolin e Komuniteti Mysliman.

    Sot bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar.

    Unë dhe Komuniteti Mysliman kemi humbur gjithashtu një mik.

    I shpreh ngushëllimet e mia bashkëpunëtorëve të tij të komunitetit katolik në Shqipëri dhe shtetit të Vatikanit!

  • Kreu i KMSH për Papa Françeskun: Sot bota humbi një lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve

    Kreu i KMSH për Papa Françeskun: Sot bota humbi një lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve

    Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Ai thotë se Papa e vlerësoi shumë dialogun ndërfetar, Shqipërinë si dhe Komunitetin Myslim shqiptar.
    Reagimi i plotë:

    Sot u nda nga jeta një Papë që e deshi shumë dialogun ndër fetar, e deshi shumë vendin tonë dhe vlerësoi veçanërisht Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për rolin që luan në shoqërinë shqiptare.
    Kam patur nderin e veçantë të jem kryetari i parë në historinë e KMSH që kam patur një audiecë të posaçme, me ftesë të tij, me Papa Françeskun. Takim që u zhvilluam më 6 maj 2022.
    Në takimin kokë më kokë me Papa Françeskun, takim i cili zgjati për më shumë se 30 minuta, patëm një diskutim të gjerë nga i cili, përveç të tjerash, kuptova rëndësinë që ai i kushtonte dialogut dhe vlerësimit të lartë që kishte për Shqipërinë e për rolin e Komuniteti Mysliman.
    Sot bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar.
    Unë dhe Komuniteti Mysliman kemi humbur gjithashtu një mik.
    I shpreh ngushëllimet e mia bashkëpunëtorëve të tij të komunitetit katolik në Shqipëri dhe shtetit të Vatikanit!

  • Konkurrentja e “Ferma VIP”: Burrin e dua verior, mysliman dhe biznesmen!

    Konkurrentja e “Ferma VIP”: Burrin e dua verior, mysliman dhe biznesmen!

    Një nga konkurrentet e reality-show-t Ferma VIP, Alba Pollozhani, ka treguar prototipin e mashkullit të cilin pëlqen.
    Teksa ka qenë duke biseduar me fermerët e tjerë Alba ka renditur karakteristikat ku një më kryesorja për të është që partneri i saj të jetë biznesmen.
    “Verior, mysliman, se i përkasë vetë fesë myslimane, dhe pika tjetër biznesmen dhe e di pse? Sepse unë e kam në gjak biznesin, e kam studiuar dhe jam marrë gjithë kohës me biznes dhe unë e di se si është një mashkull i fushës së biznesit,” u shpreh fermerja teksa shtoi se: “Fjalën biznesmen të tjerët menjëherë e përkthejnë i pasur, multimiloner, multimiliarder. Jo more biznesmenin mund ta gjesh edhe me borxhe, minus.

  • Vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, Kryepeshkopi Joan uron Fitër Bajramin: Bashkëjetesa ndërfetare, pasuri që duhet ruajtur

    Vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, Kryepeshkopi Joan uron Fitër Bajramin: Bashkëjetesa ndërfetare, pasuri që duhet ruajtur

    Kryepeshkopi Joan Pelushi ka uruar besimtarët myslimanë të Shqipërisë me rastin e Fitër Bajramit

    Ai vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, me rastin e Fitër Bajramit, ku u mirëprit nga Kryetari i këtij komuniteti, Bujar Spahiu.
    Ndër të tjera, gjatë vizitës së tij, Kryepeshkopi Joan theksoi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë, si një nga pasuritë më të mëdha që kemi, shembullin e të cilës mund ta përçojmë edhe jashtë kufijve tanë.
    “Si çdo pasuri, duhet të kujdesemi për të siç janë kujdesur paraardhësit tanë, drejtuesit e mëparshëm të komuniteteve fetare. Kështu kemi edhe ne përgjegjësi që t’ia trashëgojmë atë brezave që do të vijnë. Për këtë nuk mjafton vetëm puna e klerikëve të secilit komunitet, por të gjithë duhet të japin kontributin e tyre”, shtoi ai.
    Gjatë vizitës së Kryepiskopit, i pranishëm ishte edhe Mons. Arjan Dodaj, kreu i Arqidioqezës së Tiranës dhe Durrësit të Komunitetit Katolik. Takimi u zhvillua në klimë mjaft miqësore.

    Top Channel

  • “Ora e faljes e së premtes do të jetë orar pushimi”, Berisha uron Fitër Bajramin: Do dyfishojmë fondet për komunitetet fetare

    “Ora e faljes e së premtes do të jetë orar pushimi”, Berisha uron Fitër Bajramin: Do dyfishojmë fondet për komunitetet fetare

    Kreu i Partisë Demokratike ka uruar sot festën e Fitër Bajramit. Berisha u shpreh se pas 11 majit, nëse fiton zgjedhjet, një nga vendimet e para që do të marrë do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare.

    Po ashtu ai tha se ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi.
    “Erdha për të uruar Fiter Bajramin, kryetarit të Komunitetit Mysliman, hirësisë së tij Bujar Spahiu, bashkëpunëtorëve të tij dhe me këtë rast të gjithë besimtarëve që kanë agjëruar dhe gjithë besimtarëve të Zotit, këtë ditë të nderimit të përkushtimi, sakrificës së njeriut ndaj të madhit Zot, vlerave hyjnore më të mira.
    E shfrytëzova rastin për të zotuar para kryetarit të Komunitetit Mysliman dhe të gjithë shqiptarëve se, pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare, fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht.
    Sikundër një përpjekje madhore do të bëhet për rikthimin e pronave të tyre, ose kompensimin, pasi pronat e komuniteteve fetare, janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri.
    Së treti unë garantoj, dhe e garantova dhe kryetarin e Komunitetit Mysliman dhe garantoj besimtarët myslimanë se, falja ditën e premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar.
    Dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryejë detyrën e tij me faljen në xhami do të ketë kohën e dhënë për këtë destinacion.
    Pra nuk do mund të bëhet më orari zyrtar pengesë që njerëzit të falin të Premten, që për myslimanët është dita e faljes. Kjo nuk është lehtësi, por detyrim dhe do të vendoset menjëherë pas 11 majit.
    Nuk mund të mos theksoj se, trashëgimia jonë më e shkëlqyer është toleranca fetare dhe unë shpreh admirimin tim më të thellë për udhëheqësit e Komunitetit Mysliman dhe udhëheqësit në tërësi të komuniteteve fetare dhe të gjithë klerikët shqiptarë për punën e tyre, urtësinë dhe mençurinë e tyre në konsolidimin, zhvillimin më tej të kësaj trashëgimie të shkëlqyer.
    Edhe njëherë, është një ditë nderimi për ata që sakrifikuan, që agjëruan, por edhe për të gjithë klerikët, hoxhallarët, priftërinjtë dhe për të gjithë ata që sakrifikojnë çdo ditë në shërbim të Zotit dhe vlerave hyjnore”, u shpreh Berisha.

    Top Channel

  • Berisha uron Fiter Bajramin: Do dyfishojmë fondet për komunitetet fetare. Ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi

    Berisha uron Fiter Bajramin: Do dyfishojmë fondet për komunitetet fetare. Ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi

    Berisha uron Fiter Bajramin: Do dyfishojmë fondet për komunitetet fetare. Ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi

    Kryetari i Partisë Demokratike shkoi sot në selinë e Komunitetit Musliman për të uruar festën e Fitër Bajramit. Pasi i shprehu urimet Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, Berisha në një prononcim për mediat, uroi besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët.

    Erdha për të uruar Fiter Bajramin, kryetarit të Komunitetit Mysliman, hirësisë së tij Bujar Spahiu, bashkëpunëtorëve të tij dhe me këtë rast të gjithë besimtarëve që kanë agjëruar dhe gjithë besimtarëve të Zotit, këtë ditë të nderimit të përkushtimi, sakrificës së njeriut ndaj të madhit Zot, vlerave hyjnore më të mira.

    E shfrytëzova rastin për të zotuar para kryetarit të Komunitetit Mysliman dhe të gjithë shqiptarëve se, pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare, fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht.

    Sikundër një përpjekje madhore do të bëhet për rikthimin e pronave të tyre, ose kompensimin, pasi pronat e komuniteteve fetare, janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri.

    Së treti unë garantoj, dhe e garantova dhe kryetarin e Komunitetit Mysliman dhe garantoj besimtarët myslimanë se, falja ditën e premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar.

    Dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryejë detyrën e tij me faljen në xhami do të ketë kohën e dhënë për këtë destinacion.

    Pra nuk do mund të bëhet më orari zyrtar pengesë që njerëzit të falin të Premten, që për myslimanët është dita e faljes. Kjo nuk është lehtësi, por detyrim dhe do të vendoset menjëherë pas 11 majit.

    Nuk mund të mos theksoj se, trashëgimia jonë më e shkëlqyer është toleranca fetare dhe unë shpreh admirimin tim më të thellë për udhëheqësit e Komunitetit Mysliman dhe udhëheqësit në tërësi të komuniteteve fetare dhe të gjithë klerikët shqiptarë për punën e tyre, urtësinë dhe mençurinë e tyre në konsolidimin, zhvillimin më tej të kësaj trashëgimie të shkëlqyer.Edhe njëherë, është një ditë nderimi për ata që sakrifikuan, që agjëruan, por edhe për të gjithë klerikët, hoxhallarët, priftërinjtë dhe për të gjithë ata që sakrifikojnë çdo ditë në shërbim të Zotit dhe vlerave hyjnore. Gëzuar!”, uroi Berisha.

  • “Ora e faljes e së Premtes do të jetë orar pushimi”, Berisha uron Fitër Bajramin: Do dyfishojmë fondet për komunitetet fetare.

    “Ora e faljes e së Premtes do të jetë orar pushimi”, Berisha uron Fitër Bajramin: Do dyfishojmë fondet për komunitetet fetare.