Tag: myrto

  • Myrto Uzuni është gati të kthehet në elitën e futbollit europian, e kërkon klubi i Serisë A

    Myrto Uzuni është gati të kthehet në elitën e futbollit europian, e kërkon klubi i Serisë A

    Myrto Uzuni mund t’i befasojë të gjithë në merkaton e ardhshme. Lojtari shqiptar po mendon largimin nga SHBA-të. Sipas “TuttoCagliari.net”, Uzuni i ka shprehur njerëzve të tij të afërt dëshirën për t’u larguar nga MLS-ja në fund të këtij viti.
    Sulmuesi kuqezi pritet të rikthehet në elitën e futbollit europian. Mësohet se emri i tij gjendet në listën e Kaljarit. Klubi i Serisë A po shqyrton mundësinë e një huazimi në janar, në mënyrë që deri në fund të sezonit të shihet ndikimi i tij në skuadër. Në rast se Uzuni do të përshtatet me sukses, atëherë në verë mund të kryhet një ofertë zyrtare për kartonin e tij./Sport Ekspres/

  • Dikur të varfër, sot i fal botën! Historia rrënqethëse e Myrto Uzunit, e bën motrën nuse pas 13 vite

    Dikur të varfër, sot i fal botën! Historia rrënqethëse e Myrto Uzunit, e bën motrën nuse pas 13 vite

    Nga Klaudio Ndreca
    Dikur në rrugët e Beratit, një djalë vraponte çdo mëngjes me hundën e skuqur dhe buzët e ngrira, duke mbartur me vete një endërr të madhe që i çonte zemrën peshë dhe i jepte energji këmbëve që të mos ndalonin. Në shtëpi, vaktet nuk ishin gjithmonë të plota, por Myrto kishte parë mjaft vuajtje në kohën e fëmijërisë, nuk dëshironte të jetonte përgjithmonë kështu: “Kjo nuk është jeta ime, nuk do ta mbyll kështu”, tha me vete djaloshi shqiptar që ishte gati të rrezikonte: “Të gjitha ose asgjë”.
    Si një lojë pokeri ku pa i parë dhe i hapur ende letrat, shkohet menjëherë në “All In”. Vetëm se këtë herë nuk kishte asgjë për të humbur, më keq nuk mund të shkonte, kurioziteti dhe padurimi për të pritur hapjen e letrave të së ardhmes e shtynte Uzunin për të besuar fort tek to, do të ishin më të mira sesa e kaluara e tij. Ai kërkonte vetëm që ato të hapeshin sa më shpejt, nuk priste dot më gjatë me pengesat që e kishin lidhur kokë e këmbë.
    A ekziston Zoti, a të dëgjon ai? Nuk duhet me patjetër që dikush të ndërrojë jetë për të kuptuar se një fuqi hyjnore ndodhet aty për të rregulluar gjërat sipas planit të përcaktuar, Myrto Uzuni e ka parë, me sytë e tij. E ka parë në varfërinë ekstreme në Uznovë dhe e ka parë tani kur jeta i ka ndryshuar 360 gradë, me një kontratë që i siguron të harrojë përgjithmonë të shkuarën e keqe në Amerikë. Nuk duhej të hidhte llotarinë për të pritur siç mund të kishte imagjinuar kur ishte i vogël, ishte Amerika që e kërkoi, pa llotari, por që e përzgjodhi për të dhënë kontributin e tij. Sa larg kishte shkuar fantazia!
    Në një nga ditët e zymta të Beratit kur Myrto ishte ende i vogël, në Tiranë do të zhvillohej një turneu ku do të përzgjidheshin lojtarët më të mirë. E dinte se babai nuk e kishte mundësinë ekonomike për ta dërguar me autobuz në Tiranë, vetëm 5 mijë lekë të vjetra. Shkoi menjëherë për t’u kyçur në dhomën e tij teksa babai i pafuqishëm nga borxhet e shumta, nuk mund të merrte dot edhe një 5 mijë lekshe më shumë, askush nuk i jepte më. Shumë lot të derdhur për ato lekë të munguara, një mundësi e madhe karriere po i ikte nga duart sepse nuk kishte mundësinë për të paguar autobuzin.
    Edhe në këtë moment, Uzuni e pa Zotin me sytë e tij, teksa dikush atje lart ishte duke e përkëdhelur në kokë, por pa i pëshpëritur në vesh për t’i treguar surprizën e madhe përpara kohe, atë që e priste kur të rritej. Nuk do të kishte vlerë ndryshe. Dhe në kohën që Uzuni shkoi në Lokomotivën e Zagrebit, situata ishte pothuajse e njëjta, vetëm se emri i tij ishte bërë pak më i dëgjuar në Shqipëri.
    Në ato kohë kemi shkuar për të bërë një intervistë me familjen e Uzunit në Uznovë. Atje na priti babai i sulmuesi, Artan, së bashku me një shokun e tij. E pinin kafen gjithmonë bashkë dhe të dy diskutonin me të njëjtin pasion për Myrton. Edhe shoku i tij, sikur ta kishte djalin e vet Myrton. Na përgëzonte dhe falenderonte nga zemra, a thua se do të ishte një reportazh i bërë nga BBC për Myrto Uzunin, por për ta ishte e tillë, askush nuk kishte mbërritur në Uznovë.
    Madje kur shkuam atje me makinë, e kishte marrë vesh e gjithë Uznova. Sapo i pyesnim për rrugën na thonin: “A jeni ju gazetarët që do të vini te shtëpia e Myrto Uzunit?”, dhe më pas na drejtonin për te vendi. Ditët kaluan pas kësaj interviste dhe babai i Myrtos na telefonon përsëri: “E mban mend shokun që u takuam bashkë kur bëmë intervistën? Iu kishte shumë përzemër, por tani është në spital, në rrezik vdekje. Na duhen para, nuk e di nëse e keni mundësinë të na ndihmoni pasi Myrto ka disa muaj pa u paguar te Lokomotiva e Zagrebit”.
    Pra pasi Myrto kishte filluar pak nga pak të siguronte vetë gjërat e tij, ende mes vështirësive, babai i tij, Artani, vazhdonte të kërkonte para për të ndihmuar njerëzit e zemrës së tij. Myrto ia doli dhe për hir të gjithë kësaj historie dramatike, e kuptoi më shumë se të gjithë vlerën e parasë, i shpenzoi të gjitha vetëm për familjen e tij.Shumë emocionuese ishte fakti se Myrto tani po i realizon një ëndërr të madhe motrës së tij, do ta bëjë nusen më të lumtur në botë. 13 vite dashuri, 13 vite lidhje, por për shkak të pamundësisë ekonomike, nuk kishin bërë as fejesë, për të mos folur për martesë. Myrto i bëri një dhuratë të madhe motrës së tij duke i marrë ëndrrën nga sirtari dhe duke i fshirë pluhurat, për t’ia dhënë në dorë, ashtu siç Zoti kishte bërë me të më parë.?Pra motra e Myrtos do të martohet tani pas 13 vitesh lidhje, për të kurorëzuar një martesë që ishte e pamundur me ceremoni në kushtet e varfërisë. Por jo vetëm kaq, edhe shtëpia e parë e prindërve të tij është hedhur në tokë. Myrto Uzuni ka ndërtuar një të re, tre kate të hedhura me hapësirën e madhe të krijuar për ta, për t’i ofruar të gjithë komoditetin e nevojshëm, ndërsa sipër ndërtesës varet një flamur i Shqipërisë me ndjenjë krenarie. Ndoshta do të ishte më mirë që ajo shtëpi e vjetër ku Myrto ka qëndruar të mos prishej, por krahas saj të ndërtonte një të re për të kuptuar sesi kishte ndryshuar jeta e tij kaq rrenjësisht në këto vite. Por edhe këtë herë, Uzuni kërkonte të thërrmonte dhe hidhte në erë atë ndërtesë të vjetër, t’i hidhte poshtë ato mure ku kishte lotuar aq shumë dhe të fshinte njëherë e mirë nga kujtesa e tij gjithçka i kishte ndodhur në të kaluarën. Një ëndërr e keqe nga e cila u zgjua shpejt, çfarë makthi… /Sport Ekspres/

  • Shënoi gol në finale, Myrto Uzuni përfshihet mes më të mirëve në SHBA

    Shënoi gol në finale, Myrto Uzuni përfshihet mes më të mirëve në SHBA

    Myrto Uzuni është përfshirë në formacioni më të mirë të javës në US Open Cup. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në finalen e mbrëmshme kundër Nashville-t. Goli i tij ktheu për një moment barazimin 1-1, por kundërshtarët arritën që në fund të merrnin fitoren dhe bashkë me të edhe trofeun.
    Uzuni ka gjetur formën e tij të dikurshme, duke lënë prej kohësh pas vështirësitë e përshtatjes në MLS. Sulmuesi nga Berati, përpos golave, po spikat edhe me lojën e tij në fushë. Paraqitja e tij e fundit është vlerësuar me notën 7.10 nga “Sofascore”, që gjithashtu e ka përfshirë në 11-shen më të mirë në US Open Cup./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Myrto Uzuni futet në historinë e ekipit të MLS, shënon gol në finalen e Kupës

    VIDEO/ Myrto Uzuni futet në historinë e ekipit të MLS, shënon gol në finalen e Kupës

    Myrto Uzuni po gëzon një formë të mirë përpara ndeshjes me Serbinë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Austinit. Lojtari nga Berati ishte protagonist në duelin e vlefshën për finalen e US Open Cup kundër Nashville-it.
    Në minutën e 21-të Uzuni humbi duelin nga pika e bardhë e penalltisë me portierin kundërshtar, por në të 46-n nuk ky i fundit nuk ia ndali dot festën. Uzuni tregoi instiktin e tij të golit në minutën e 46, kur nuk gaboi në përpara portës për ta dërguar topin në rrjetë. Goli i tij solli shpresë për Austinin, por nuk mundi të sillte dot fitoren. Në fund skuadra nga Teksasi u mposht me shifrat 1-2 nga Nashville-i, ndërsa Uzuni hyn sërish në historinë e Austin si lojtari i vetëm që ka shënuar gol në një finale pasi kjo ishte finalja e parë në historinë e Austin./Sport Ekspres/

  • Myrto Uzunit i bëjnë trajtim të veçantë në MLS, shqiptari bëhet gati për finalen e historisë

    Myrto Uzunit i bëjnë trajtim të veçantë në MLS, shqiptari bëhet gati për finalen e historisë

    Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të mirë në MLS. Sulmuesi shqiptar ka shënuar disa gola në ndeshjet e fundit, ndërsa për ndeshjen e djeshme të Austin në kampionat është lënë në stol.
    Trajneri ka vendosur që të hedh Uzunin në minutën e 62, por pa shmangur humbjen 3-1 në kampionat. Arsyeja e lënies në stol të shqiptarit ishte finalja që Austin do të luajë në Kupë në datën 2 tetor ndaj Nashville.
    Për herën e parë në historinë e Austin kanë arritur që të mbërrijnë në finale dhe kjo ishte arsyeja që Myrto Uzuni ndodhej në stol, për të qenë sa më i freskët në datën 2 tetor. Një trajtim i veçantë për sulmuesin e Kombëtares që mund të grumbullohet kundër Serbisë me një trofe të veçantë të grumbulluar në karrierë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

  • Myrto Uzuni në formacionin e javës në MLS amerikane, së bashku me Mesin

    Myrto Uzuni në formacionin e javës në MLS amerikane, së bashku me Mesin

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses po kalojnë momente të mira dhe sidomos java e shkuar ishte vërtet frytdhënëse për disa futbollistë, të cilët lanë gjurmën e tyre në fushën e blertë, me gola e asiste e portierët me pritjet e tyre të bukura. Por Silvinjo kërkon më shumë në duelin e 11 tetorit kundër serbisë, ai do lojtarë që të jenë në formë optimale. Ditët e fundit ka shkëlqyer në Amerikë sulmeusi Myrto Uzuni. Kurse Mario Mitaj në Arabi duket se ka probleme. Nga ana tjetër, dëmtimi i Marash Kumbullës detyron Silvinjon të fokusohet më mirë te mbrojtja.
    Uzuni në formacionin e më të mirëve me Mesin
    Shqiptari Myrto Uzuni u kthye në këtë fundjavë në heroin e skuadrës së Austin teksa në ndeshjen e javës së 35-të në MLS të ekipit të tij përballë Siatëllit, i dha fitoren 2-1 ekipit me një gol në minutën e 6-të shtesë. Paraqitja e tij ka bërë që sulmuesi të zgjidhet nga MLS në ekipin e javës. Për Uzunin është hera e tretë që kur ka zbarkuar në SHBA që bëhet pjesë e ekipit të javës, edhe këtë radhë në stolin e zëvendësuesve të një skuadre që është e mbushur me yje. Në 11-shen titullare për shembull në fazën e sulmit janë përzgjedhur Lionel Mesi dhe Heung-min Son, ndërsa Almiron e Benteke ishin mes zëvendësuesve në ekipin e javës përkrah sulmuesit shqiptar. Ky ishte goli i 5-të në 7 ndeshjet e fundit si titullar për Uzunin, i cili po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist me klubin i cili lufton për të qenë pjesë e play-off për titullin në MLS në Konferencën e Perëndimit.
    Mesazhi i Kumbullës për tifozët
    Mbrojtësi i Kombëtares Marash Kumbulla, i cili konfirmohet nga klubi i tij, Majorka, se është dëmtuar dhe do të mungojë për një muaj, nuk do të jetë në ndeshjen me Serbinë më 11 tetor në transfertë. Ai ka dalë me një mesazh edhe për tifozët e majorkës. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Do të shikohemi shpejt”, shkruan mbrojtësi i Kombëtares. Kumbulla kishte fituar menjëherë vendin e titullarit te Majorka. Sfida e fundit ishte me Atletiko Madrid, ndërsa u largua nga fusha në minutën e 36-të. Duhet thënë se sai luan qendërmbrojtës dhe përgjithësisht pëlqehet nga trajnerët e skuadrave që e kanë pasur në klubet e tyre.
    Mario Mitaj ka shqetësime në Arabinë Saudite
    Mario Mitaj është si opsion për t’u lënë jashtë listës së Al Itihad, që do të presë Al Nasr më 26 shtator. Sfida është e vlefshme për kampionatin arab dhe ka të gjithë vëmendjen e javës së katërt, pasi kampionët presin ekipin ku luan Kristiano Ronaldo. Trajneri Lorent Blank duhet të marrë një vendim në vazhdim. Në Arabi tregojnë se Mitaj mund të mbetet jashtë listës së lojtarëve, për shkak të rregullit me numrin e futbollistëve të huaj që lejohet. Në total janë 8 lojtarë të huaj, të cilët kanë të drejtën të grumbullohen. Dhe rikthimet e Benzema dhe Rajkoviçc, sipas mediave që mbulojnë aktivitetin në Arabi, rrezikojnë vendin e Mitajt. Futbollisti shqiptar humbi sfidën e javës së dytë, për shkak se ishte i grumbulluar me Kombëtaren. Në dy të tjerat ka luajtur, ndërsa Al Itihad i ka pikët e plota.

  • Nga Lionel Mesi te Son dhe Myrto Uzuni, përcaktohet formacioni i javës në MLS, shqiptari krah emrave gjigand të futbollit botëror

    Nga Lionel Mesi te Son dhe Myrto Uzuni, përcaktohet formacioni i javës në MLS, shqiptari krah emrave gjigand të futbollit botëror

    Myrto Uzuni është duke përjetuar një tjetër kulm të karrierës, këtë herë në MLS me Austin. Futbollisti shqiptar ka zhvilluar disa ndeshje fantastike radhazi dhe në takimin e fundit të Austin ishte heroi i ekipit.
    Një fitore 2-1 dhe një gol i shënuar në aksionin e fundit mjafton për të kuptuar rëndësinë e këtij lojtari për skuadrën. Ndërkohë shpërblimi ka ardhur edhe nga specialistët e futbollit në MLS që e kanë lënë Myrto Uzunin në ekipin ideal të javës krahë emrave si Son apo Lionel Mesi. Uzuni duket se e ka ndezur turbon para takimit të tetorit me Serbinë. /Sport Ekspres/

     

  • VIDEO/ Një gol fitore në aksionin e fundit, Myrto Uzuni dhuron spektakël në MLS

    VIDEO/ Një gol fitore në aksionin e fundit, Myrto Uzuni dhuron spektakël në MLS

    Një gol fitore në aksionin e fundit! Më mirë nuk mund të kishte për Myrto Uzunin në MLS, teksa lojtari shqiptar është kthyer në heroin e Austin. Kjo skuadër arriti të fitonte në shifrat 2-1 kundër Seattle Sounders.
    Në aksionin e fundit të ndeshjes, Uzuni sulmoi bukur zonën duke vjedhur kohën e kundërshtarëve dhe më pas tundi rrjetën. Tre pikë shumë të çmuara dhe një finale për t’u luajtur pas disa ditësh për shqiptarin, teksa është finalja e parë në historinë e klubit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • VIDEO/ I pagabueshëm nga penalltia! Dy herë gola nga 11-metrat, Myrto Uzuni nxjerr shqiponjën dhe Austin në gjysmëfinale

    VIDEO/ I pagabueshëm nga penalltia! Dy herë gola nga 11-metrat, Myrto Uzuni nxjerr shqiponjën dhe Austin në gjysmëfinale

    Myrto Uzuni ka buzëqeshur në mbrëmjen e djeshme në MLS! Futbollisti shqiptar nuk po kalonte një kohë të mirë në shënimin e golave që pas largimit nga Granada dhe kalimit te Austin.
    Dje është luajtur cerekfinalja e Kupës mes San Jose Earthquakes dhe Austin, e mbyllur në kohën e rregullt 1-1. Në kohën shtesë vendasit kaluan në avantazh, ndërsa në të 115, Uzuni shënoi nga penalltia, duke festuar menjëherë me shqiponjë.
    Pas këtij goli, takimi dhe fati i tij u vendos nga ruleta ruse. Atje Austin nuk gaboi në asnjë moment, ndryshe nga kundërshtari, ku Uzuni gjeti golin e dytë nga penalltia, ndërsa Austin kaloi në gjysmëfinale. /Elio Hadjari-Sport Ekspres/

    Myrto Uzuni buries the 115th-minute penalty to keep the U.S. Open Cup dream alive! ? pic.twitter.com/dSPfXrgPnN
    — Golazo America (@GolazoAmerica) July 9, 2025