Adriatik BALLA
Me afrimin e merkatos së dimrit po dalin në media emrat e lojtarëve të njohur që mund të ndryshojnë ekip në këtë periudhë tranzitore. Nuk mungon në listën e emrave të mëdhenj edhe sulmuesi anglez i Bajernit të Mynihut, Herri Kejn, ndërkohë që për të ka pasur interesime për ta kthyer në Premier League angleze por edhe nga klubet e mëdha spanjolle. Në fakt, sikurse shkruajnë mediumet e mëdha sportive britanike, “ylli” i Bajernit të Mynihut, Herri Kejn, u lidh shumë me Barcelonën gjatë pushimit ndërkombëtar, por ai i ka zbehur çdo shpresë që mund të kenë katalanasit për ta transferuar. Kapiteni i Anglisë pranoi se ende nuk ka hapur bisedime me Bajernin për një kontratë të re, ndërsa marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2027. 32-vjeçari raportohet se ka një klauzolë largimi prej 65 milionë eurosh në janar, por Bajerni po pret deri pas afatit dimëror të transferimeve për të nisur bisedimet, duke besuar se atëherë do të jenë në një pozitë më të fortë negociuese.
Duke folur në një intervistë për “BILD”, të cituar nga “Diario AS”, Kejn shpjegoi se është i qetë edhe pse bisedimet ende nuk kanë nisur. “Nuk kam pasur asnjë kontakt me askënd, askush nuk më ka kontaktuar. Ndihem shumë rehat me situatën aktuale, edhe pse nuk kemi folur ende me Bayernin për të ardhmen time.” Megjithatë, Kane vazhdoi të qetësonte çdo frikë që mund të kishin tifozët e Bayernit për një kalim të tij te Barcelona. “Nuk ka nxitim. Jam vërtet i lumtur në Mynih. Kjo shihet në mënyrën se si luaj. Nëse ka ndonjë kontakt (me Bajern), do të shohim.
Por nuk po mendoj për sezonin e ardhshëm. Së pari është Kupa e Botës në verë. Dhe është shumë e pamundur që diçka të ndryshojë pas këtij sezoni.” “Jo, nuk mendoj,” tha Kane kur u pyet nëse tifozët bavarezë kanë arsye të shqetësohen. Kjo vjen pas raportimeve se Barcelona e kishte bërë Kane objektivin kryesor për verën e ardhshme. Sulmuesi veteran shihej si pika ideale mes çmimit dhe cilësisë për katalanasit, të cilët në situatën aktuale të kufirit të pagave nuk mund të investojnë në një sulmues të ri të nivelit më të lartë. Mbetet të shihet çfarë zgjedhjesh do të bëjë Barcelona për sulmin e saj, por duket se Bajerni me Kejnin do ta vazhdojnë bashkëpunimin e tyre. Natyrisht, anglezi do të shohë edhe pozitat e klubit me pretendimet që ka si në kampionartin gjerman, ashtu dhe në UEFA Champions League. Pasi Kejnit i mungon trofeu me veshë të mëdhenj
Tag: mynihut
-

Gjermani/ Dëmtohet Diaz, e konfirmon Bajerni i Mynihut
Bajerni i Mynihut mbetet favoriti kryesor për titull në Gjermani. Ndërkohë, para ndeshjes ndaj Freiburgut të shtunën në Bundesligë, trajneri i Bajernit të Mynihut, Vincent Kompany, e ka konfirmuar suspendimin e Luis Diazit. Diaz do të mungojë vetëm një ndeshje pas kartonit të kuq që e mori në fitoren 2:1 të bavarezëve ndaj Paris San Zhermen në Champions. Diaz kishte bërë ndërhyrje të ashpër në Achraf Hakimin, duke e lënë marokenin të lënduar rëndë.
Kolumbiani nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen ku mbeti i lënduar futbollisti më i mirë afrikan për këtë vit, Hakimi, kolumbiani Diaz i realizoi dy gola. Megjithatë, Diaz do të luajë në duelin ndaj Freiburgut në elitën gjermane të shtunën. 28-vjeçari është në formë të lartë në këtë edicion, me 11 gola e 5 asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat. -

Dy dronë mbi qiellin e Gjermanisë, mbyllet sërish aeroporti i Mynihut/ 6,500 pasagjerë mbeten të bllokuar
Të paktën dy dronë u vunë re nga policia në zonën e aeroportit të Mynihut, i cili u mbyll si masë paraprake nga ora 21:28 (ora lokale), duke prekur rreth 6,500 udhëtarë. Sipas një zëdhënësi të policisë federale në Mynih, dy makina patrullimi vunë re dronë njëkohësisht mbi pistat veriore dhe jugore të aeroportit. Dronët ndryshuan menjëherë kursin dhe u zhdukën pa u identifikuar dhe nuk është as e qartë se sa të mëdhenj ishin.
Në aeroport, i cili u rihap në orën 05:00, qindra udhëtarë qwndruan gjatë natës, fluturimet e të cilëve u anuluan ose shtynë. Në total, 23 fluturime hyrëse u devijuan në aeroportet e Shtutgartit dhe Nurembergut, ndërsa 12 të tjera u anuluan. Nga nisjet, 46 fluturime u anuluan ose u shtynë për sot. Në shumë raste, udhëtarët kishin hipur tashmë në aeroplan dhe u detyruan të zbrisnin përsëri nga aeroplani.
“Ashtu si natën e kaluar, Aeroporti i Mynihut, në bashkëpunim me linjat ajrore, menjëherë ofroi ndihmë për pasagjerët në terminale. U vendosën shtretër kampingu dhe u ofruan batanije, pije dhe ushqime të lehta”, njoftoi aeroporti. -

2 dronë mbi Gjermani, 6,500 pasagjerë të bllokuar nga mbyllja e aeroportit të Mynihut
Të paktën dy dronë u vunë re nga policia në zonën e aeroportit të Mynihut, i cili u mbyll si masë paraprake nga ora 21:28 (ora lokale), duke prekur rreth 6,500 udhëtarë.
Sipas një zëdhënësi të policisë federale në Mynih, dy makina patrullimi vunë re dronë njëkohësisht mbi pistat veriore dhe jugore të aeroportit.
Dronët ndryshuan menjëherë kursin dhe u zhdukën pa u identifikuar dhe nuk është e qartë as se sa të mëdhenj ishin.
Në aeroport, i cili do të rihapet në orën 05:00, qindra udhëtarë po qëndrojnë gjatë natës, fluturimet e të cilëve ose janë anuluar ose shtyrë.
Në total, 23 fluturime hyrëse u devijuan në aeroportet e Shtutgartit dhe Nurembergut, ndërsa 12 të tjera u anuluan.
Nga nisjet, 46 fluturime u anuluan ose u shtynë për sot (e shtunë). Në shumë raste, udhëtarët kishin hipur tashmë në aeroplan dhe u detyruan të zbrisnin përsëri nga aeroplani.
“Ashtu si natën e kaluar, Aeroporti i Mynihut, në bashkëpunim me linjat ajrore, menjëherë ofroi ndihmë për pasagjerët në terminale. U vendosën shtretër kampingu dhe u ofruan batanije, pije dhe ushqime të lehta”, njoftoi aeroporti.
-

Mbyllet aeroporti i Mynihut, kaos për disa orë në fluturime, pas shfaqjes së dronëve të dyshimtë
Dronë të dyshimtë të ngjashëm me ata në vendet e tjera europiane gjatë javëve të fundit janë shfaqur edhe në Gjermani, pranë aeroportit të Mynihut duke detyruar mbylljen e tij për disa orë.
Dhjetëra fluturime u anuluan për shkak të dronëve, duke lënë të bllokuar në terminale mijëra pasagjerë. Fluturimet rinisën mëngjesin e së premtes dhe sipas të dhënave, fluturimi i parë nga u realizua në orën 05:50.
Një zëdhënës i policisë tha për mediat se disa persona panë dronët përreth aeroportit në momente të ndryshme të enjten në mbrëmje, duke detyruar autoritetet që të ndalnin fluturimet. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të identifikuar origjinën e dronëve. Ky është rasti i fundit në një seri mbylljesh të aeroporteve së fundmi në mbarë Evropën për shkak të fluturimeve të dronëve të paidentifikuar.Aeroportet në Danimarkë, Norvegji dhe Poloni kanë pezulluar fluturimet në disa raste për shkak të këtyre dronëve, ndërkaq Rumania dhe Estonia kanë fajësuar Rusinë për këto incidente. Në çdo rast Moska ka hedhur poshtë akuzat.
Detektimi i dronëve në Danimarkë dhe inkursioni i Moskës në Estoni dhe Poloni kanë rritur frikën se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjerohet edhe në shtete të tjera të Evropës. Gjermania është në gjendje të lartë gatishmërie, pasi javën e kaluar tha se zbuloi dronë mbi objekte ushtarake dhe industriale.
Gjatë kësaj jave, udhëheqësit e Bashkimit Evropian u takuan në Kopenhagen për të diskutuar forcimin e mbrojtjes së bllokut dhe për të krijuar një “mur për dronët”. -

“Policia t’i rrëzojë dronët”, reagimi i ashpër pas paralizimit të aeroportit të Mynihut
Kryeministri i landit gjerman të Bavarisë ka deklaruar se policia duhet të ketë autoritetin për të rrëzuar dronët e dyshuar, pasi objekte të tilla ajrore shkaktuan mbylljen e përkohshme të Aeroportit të Mynihut, duke lënë mijëra pasagjerë të bllokuar.
“Incidentet me dronë tregojnë presionin intensiv me të cilin po përballemi. Nga tani e tutje, politika jonë duhet të jetë: t’i rrëzojmë, jo të presim. Policia jonë duhet të jetë në gjendje t’i eliminojë menjëherë dronët”, tha Markus Söder për gazetën Bild të premten.
Lideri konservator rajonal, që drejton landin jugor të Bavarisë, kërkoi gjithashtu masa më të gjera sigurie, duke propozuar atë që e quajti “Kupola e Hekurt për Gjermaninë” për të mbrojtur infrastrukturën kritike dhe instalimet ushtarake.
“Na nevojitet urgjentisht mbrojtje efektive për të gjithë infrastrukturën dhe objektet tona ushtarake”, theksoi Söder. “Bavaria po propozon legjislacion të përshpejtuar. Do ta trajtojmë këtë në mbledhjen e kabinetit tonë të martën. Qeveria federale duhet të përshtasë shpejt ligjet për sigurinë ajrore”, shtoi ai.
Komentet erdhën pas shfaqjes së dronëve të enjten në mbrëmje, që detyruan autoritetet të ndalonin operacionet në Aeroportin e Mynihut, një nga nyjet më të ngarkuara të udhëtimit në Gjermani. Mbyllja, që nisi në orën 22:30 me orën lokale, la rreth 3 mijë pasagjerë të detyruar të kalonin natën në shtretër të përkohshëm ose në ulëse. Zyrtarët raportuan se 17 fluturime nuk mundën të uleshin dhe 15 të tjera u devijuan në aeroporte alternative.
Pavarësisht angazhimit të ekipeve të specializuara në terren dhe helikopterëve të policisë, autoritetet bavareze nuk kanë arritur të identifikojnë se kush i operonte dronët apo të përcaktojnë natyrën e tyre të saktë. Shfaqje të ngjashme dronësh në Gjermaninë veriore javën e kaluar gjithashtu shkaktuan alarme, por hetuesit nuk arritën të identifikonin përgjegjësit.
Më herët këtë javë, qeveria federale njoftoi plane për krijimin e një qendre kombëtare për mbrojtjen nga dronët, për të koordinuar mes autoriteteve shtetërore dhe federale në lidhje me kërcënimet nga dronët. Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, tha se qeveria do të ndryshojë së shpejti legjislacionin për të forcuar autoritetin ligjor të forcave të sigurisë për të kundërshtuar dronët e paautorizuar. -

Dronët alarmojnë edhe Gjermaninë! Mbyllet gjatë natës aeroporti i Mynihut
aeroporti i mynihut
GJERMANI- Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur për disa orë mbrëmjen e të enjtes, për shkak të pranisë së disa dronëve në hapësirën ajrore.
Të paktën 17 fluturime u anuluan në Mynih, duke prekur gati 3,000 pasagjerë, ndërsa aeroporti tha se devijoi 15 fluturime të tjera në qytetet përreth.
Të premten, një zëdhënës i kompanisë ajrore gjermane Lufthansa tha se “operacionet e fluturimit kanë rifilluar sipas orarit”.
Nuk kishte konfirmim të menjëhershëm se nga kishin ardhur dronët. Disa aeroporte në të gjithë Evropën janë mbyllur javët e fundit për shkak të dronëve të paidentifikuar.
Fluturimet në nisje u “pezulluan”, tha aeroporti , dhe u mbyll dy orë përpara orës policore të zakonshme nga mesnata deri në orën 05:00.
Kontrolli i trafikut ajror i ridrejtoi fluturimet që duhej të uleshin në Mynih drejt Shtutgartit, Nurembergut, Vjenës dhe Frankfurtit.
“Nëntëmbëdhjetë fluturime të Lufthansa u prekën, ose u anuluan ose u ndryshuan drejtimet, për shkak të pezullimit të aeroportit”, tha zëdhënësi.
Meqenëse ishte errësirë, nuk u konfirmua asnjë informacion mbi llojin, madhësinë apo origjinën e dronëve, tha zëdhënësi i Policisë Federale Stefan Bayer për gazetën Bild. Dronët u panë për herë të parë në orën 21:30 sipas orës lokale (19:30 GMT), dhe pastaj përsëri një orë më vonë, tha policia.
Pamjet e fundit të dronëve në të gjithë Bashkimin Evropian ishin pjesë e diskutimeve dhe në samitin e liderëve në Kopenhagen këtë javë .
20 dronë rusë kaluan në Poloni dhe avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë në incidente të ndara të kohëve të fundit.
Aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos u detyruan të mbyllen pasi dronë të paidentifikuar u panë pranë aeroporteve dhe hapësirave ajrore ushtarake.
Rusia ka mohuar çdo përfshirje, ndërsa autoritetet daneze thonë se nuk kishte prova se Moska ishte e përfshirë./ZËRI -

Dronët misteriozë shfaqen mbi aeroportin e Mynihut, anulohen dhjetëra fluturime
Bota E Premte, 3 Tetor 2025 09:16
Aeroporti i Mynihut në Gjermani u mbyll dhe anuloi më shumë fluturime të enjten në mbrëmje, pasi disa dronë u panë pranë hapësirës ajrore të tij.
Të paktën 17 fluturime u anuluan në Mynih, duke prekur gati 3,000 pasagjerë, teksa shumë fluturime të tjera u devijuan në qytetet më të afërta.Ende nuk ka një konfirmim se nga kanë ardhur këta dronë, të cilët gjatë javës kanë mbyllur disa aeroporte në Evropë për motive sigurie.
Meqenëse ishte errësirë, nuk u konfirmua asnjë informacion mbi llojin, madhësinë apo origjinën e dronëve, tha zëdhënësi i Policisë Federale Stefan Bayer për gazetën Bild. Dronët u panë për herë të parë në orën 21:30 sipas orës lokale, dhe pastaj përsëri një orë më vonë, tha policia.
Pamjet e fundit të dronëve në të gjithë Bashkimin Evropian shkaktuan një samit të liderëve në Kopenhagen këtë javë.
20 dronë rusë kaluan në Poloni dhe avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë në incidente të ndara të kohëve të fundit.
Aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos u detyruan të mbyllen pasi dronë të paidentifikuar u panë pranë tyre dhe hapësirave ajrore ushtarake.
Rusia ka mohuar çdo përfshirje, ndërsa autoritetet daneze thonë se nuk kishte prova se Moska ishte e përfshirë. -

Mbyllet për 7 orë aeroporti i Mynihut, shkak prania e disa dronëve! Anulohen 17 fluturime, 3 mijë pasagjerë të prekur
Operacionet e fluturimit në Aeroportin e Mynihut u kufizuan dhe më pas u pezulluan plotësisht mbrëmjen e kaluar, pas raportimeve për praninë e dronëve në hapësirën ajrore përreth aeroportit.
Lajmi u konfirmua nga vetë autoritetet e aeroportit, duke sqaruar se vendimi për pezullimin e fluturimeve u mor nga Kontrolli i Trafikut Ajror Gjerman (DFS) rreth orës 22:18.
Si pasojë e kësaj situate, 17 fluturime nuk arritën të niseshin, duke ndikuar direkt në rreth 3,000 pasagjerë. Gjithashtu, 15 fluturime hyrëse u detyruan të devijonin drejt aeroporteve të tjerë, përfshirë Stuttgartin, Nurembergun, Vjenën dhe Frankfurtin.
E gjitha filloi rreth orës 21:30 kur dëshmitarët okularë raportuan dronë që fluturonin mbi zonën e aeroportit. Ndërsa autoritetet po hetonin, dronët misteriozë u panë përsëri rreth një orë më vonë, këtë herë mbi aeroport, konfirmoi zëdhënësi i policisë Stefan Bayer për gazetën Bild.
Si rezultat, administrata e aeroportit vendosi të pezullojë operacionet rreth orës 22:30 dhe asnjë avion nuk u lejua të ngrihej ose të ulej.
Ndërkohë fluturimet kanë rinisur mëngjesin e sotëm. -

Chivu “hakmerret” për 5-0 e Mynihut: Ta lëmë pas të shkuarën, përgjegjësi e madhe ta drejtosh Interin
Debutim më të mirë nuk mund të kishte ëndërruar Cristian Chivu, i cili e udhëhoqi Interin e tij drejt fitores së thellë 5-0 ndaj Torinos, në javën e parë të kampionatit. Një rezultat që nuk e fshin poshtërimin e Mynihut, por shërben për ta nisur me këmbë të mbarë garën për titull.
“Ne kemi punuar për t’u paraqitur në gjendjen më të mirë. Djemtë reaguan në mënyrë të shkëlqyer, duke lënë pas të shkuarën, pjesën negative të sezonit të kaluar. Ishte një provë pjekurie, intensiteti dhe agresiviteti. Jam shumë i lumtur për ta. Që nga dita e parë u përshtatën menjëherë me realitetin e ri, pranuan ngarkesat e punës pa u ankuar, edhe stërvitjet e dyfishta. Punuan me kokën ulur dhe sonte u paraqitëm në kushte mjaft të mira”, – tha trajneri zikaltër.Për merkaton: “Jam pak i zbrazët pas ndeshjes, do të doja të flisja për lojën. Mungojnë edhe disa ditë, do të kemi kohë për të diskutuar”.
Për debutimin në “San Siro” si trajner i Interit: “Emocionet janë të forta sepse më largojnë mendimet, ashtu funksiononte edhe kur isha lojtar. Të rikthehem në një stadium si ‘San Siro’, si trajner i një skuadre ku kam shkruar pjesë të rëndësishme historie… Megjithatë nuk shoh nga e shkuara, jam i përqendruar tek e tashmja, sepse kam një përgjegjësi të madhe”.
Për Lookman: “Nuk është pjesë e skuadrës sonë, është i Atalantës dhe nuk flas për lojtarë që nuk bëjnë pjesë në këtë grup”.Për rreziqet e presionit të lartë: “Kjo ka të bëjë me qëndrimin e gjithë skuadrës, nëse e bën mirë apo jo presionin. Po përpiqemi të punojmë mbi leximet e lojës dhe lëvizjet pa top, qartësisht që nuk është e lehtë, por nuk kam frikë nga asgjë. Këta janë mbrojtës që i kemi dashur, kemi mbrojtur mirë dhe jemi ende duke punuar”.
Mbi përgatitjen fizike: “Nuk është vetëm çështje këmbësh, por edhe mendjeje. Unë e shfrytëzoj shumë aspektin mendor, sepse është i rëndësishëm, ashtu si edhe ai atletik. Mentaliteti gjithmonë të jep diçka më tepër, po punojmë shumë edhe në këtë drejtim”.
