Tag: mykonos

  • Kaos në Mykonos: Turistë italianë përleshen me policinë, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

    Kaos në Mykonos: Turistë italianë përleshen me policinë, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

    Skena kaosi janë regjistruar në Mykonos, jashtë një restoranti ushqimi të shpejtë, ku një grup turistësh italianë u përleshën me njëri-tjetrin dhe më pas me policinë, duke shkaktuar një situatë të jashtëzakonshme në qendër të ishullit.

    Videoja, e filmuar nga YouTuber-i grek Christos Giannelis, tregon sekondë pas sekonde përleshjen e dhunshme mes të rinjve të dehur dhe forcave të rendit që përpiqeshin të rivendosnin qetësinë.

    Sipas dëshmitarëve, gjithçka nisi pas një konflikti verbal midis dy grupeve italiane, i cili shpejt u përshkallëzua në dhunë fizike.

    Britmat dhe sharjet u pasuan nga grushta e shtyrje, ndërsa dhjetëra kalimtarë ndaluan për të parë skenën kaotike.

    Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe u përpoq të ndante grupet, por përballë rezistencës së turistëve, situata doli jashtë kontrollit. Pamjet tregojnë oficerët duke luftuar për të përmbajtur të rinjtë e dehur, të cilët jo vetëm refuzuan urdhrat, por edhe sulmuan efektivët e rendit.

    Pas disa minutash përleshjesh të ashpra, policia arriti të neutralizojë protagonistët e incidentit, duke i prangosur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Mykonos. Ngjarja ka tronditur zonën dhe videot e publikuara janë bërë virale në rrjete sociale.

  • Zbulohet banda shqiptare e grabitësve në Mykonos, 4 të arrestuar, vodhën mbi 130 mijë euro në vila dhe hotele

    Zbulohet banda shqiptare e grabitësve në Mykonos, 4 të arrestuar, vodhën mbi 130 mijë euro në vila dhe hotele

    Policia greke në Mykonos ka vënë në pranga katër shtetas shqiptarë, të dyshuar si autorë të një serie vjedhjesh në zona turistike dhe shtëpi private gjatë sezonit veror.

    Sipas zyrës së Nëndrejtorit të Policisë së Mykonosit, identifikimi dhe arrestimi i tyre u bë falë pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat ndihmuan në zbardhjen e aktivitetit të grupit.

    Anëtarët e grupit vepronin kryesisht gjatë natës, në zona turistike si Elias, Halarës, Agrari, Linos, Paraga dhe Skalados. Gjatë periudhës 6–20 gusht, ata dyshohet se kanë kryer:

    10 vjedhje me thyerje

    3 tentativa të dështuara për vjedhje

    Sipas policisë, vlera totale e sendeve të grabitura arrinte në rreth 138,000 euro. Objektivat kryesore ishin dhoma hotelesh dhe vila të marra me qira nga turistët.

    Hajdutët përdornin furgonë të marrë me qira dhe hynin në ambientet që synonin duke thyer dritare ose dyer ballkoni. Aty grabisnin para, bizhuteri, veshje dhe këpucë firmato, orë, dhe sende të tjera me vlerë.

    Një pjesë e mallrave të vjedhura ishin fshehur në çarje shkëmbinjsh për t’u ruajtur përkohësisht. Policia ka sekuestruar:

    3,395 euro, si dhe shuma në dollarë amerikanë dhe franga zvicerane
    Ora dhe vathë të markave të njohura
    Rrobat dhe dorezat që kishin përdorur gjatë grabitjeve
    Katër telefona celularë
    Veshje e aksesorë firmato

    Disa nga sendet e vjedhura janë rikthyer tek pronarët legjitimë.

    Katër të arrestuarit do të paraqiten nesër, më 26 gusht, para oficerit hetues për të dhënë dëshminë e tyre.

    Policia greke ka theksuar se hetimet po vijojnë për të identifikuar edhe bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të grupit.

  • Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen grabitësit shqiptarë në Greqi, dolën blof nga kamerat e sigurisë

    Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen grabitësit shqiptarë në Greqi, dolën blof nga kamerat e sigurisë

    Një bandë grabitësish shqiptarë në Greqi janë arrestuar nga policia të cilët rezultojnë të jenë autorë të disa vjedhjeve në ishullin e Mykonos.
    Sipas shtypit grek, 4 shqiptarët grabisnin banesat e turistëve në lagje të ndryshme të Mykonosit.
    Nga përllogaritjet e autoriteteve greke, ata kishin marrë sende me vlerë rreth 138 mijë Euro.

    Banda e grabitësve shqiptarë u identifikua falë pamjeve nga kamerat e sigurisë të banesave. Rezulton se ata kanë kryer 10 vjedhje dhe 3 tentativa në periudhën 6-20 gusht.
    Banda godiste shtëpitë dhe akomodimet e turistëve gjatë natës. Ata përdornin furgona që i merrnin me qira për të shkuar te objektivi i tyre. Thyenin dritaret dhe dyert, hynin në brendësi të banesave dhe merrnin para, bizhuteri, rroba, këpucë dhe aksesorë të shtrenjtë.
    Një pjesë të mallrave të vjedhura i fshihnin nëpër shkëmbinj, vende që i përdornin përkohësisht për të lënë sendet.
    Ndërsa në vendin ku ata qëndronin vetë, policia gjeti disa sende të vjedhura, 3395 euro, franga zvicerane, 4 celularë, etj.
    Disa mallra të vjedhura ju kthyen pronarëve.

  • Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen grabitësit shqiptarë në Greqi

    Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen grabitësit shqiptarë në Greqi

    Një bandë grabitësish shqiptarë në Greqi janë arrestuar nga policia të cilët rezultojnë të jenë autorë të disa vjedhjeve në ishullin e Mykonos.
    Sipas shtypit grek, 4 shqiptarët grabisnin banesat e turistëve në lagje të ndryshme të Mykonosit.
    Nga përllogaritjet e autoriteteve greke, ata kishin marrë sende me vlerë rreth 138 mijë Euro.
    Banda e grabitësve shqiptarë u identifikua falë pamjeve nga kamerat e sigurisë të banesave. Rezulton se ata kanë kryer 10 vjedhje dhe 3 tentativa në periudhën 6-20 gusht.
    Banda godiste shtëpitë dhe akomodimet e turistëve gjatë natës. Ata përdornin furgona që i merrnin me qira për të shkuar te objektivi i tyre. Thyenin dritaret dhe dyert, hynin në brendësi të banesave dhe merrnin para, bizhuteri, rroba, këpucë dhe aksesorë të shtrenjtë.
    Një pjesë të mallrave të vjedhura i fshihnin nëpër shkëmbinj, vende që i përdornin përkohësisht për të lënë sendet.
    Ndërsa në vendin ku ata qëndronin vetë, policia gjeti disa sende të vjedhura, 3395 euro, franga zvicerane, 4 celularë, etj.
    Disa mallra të vjedhura ju kthyen pronarëve.

  • Jahti i tij u zhduk rrugës për në Mykonos, gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk

    Jahti i tij u zhduk rrugës për në Mykonos, gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk

    Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë gjetur në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit Halit Yukay, varka e të cilit ishte gjetur gjysmë e fundosur dhe e dëmtuar pranë brigjeve të Artaki, në Detin e Marmarasë.
    Thrilleri nisi më 4 gusht, kur biznesmeni Halit Yukay lundroi i vetëm drejt Mykonos, me varkën e tij “Graywolf” dhe pati një fund tragjik. Po atë ditë, në orën 15:10, të afërmit e tij njoftuan autoritetet, pasi nuk kishin lajme për të. Më 5 gusht, rreth orës 14:30, një anije tregtare që lundronte pranë Turanköy raportoi se pjesë të varkës ishin gjysmë të fundosura në sipërfaqen e detit.
    Që nga ai moment, filloi një operacion në shkallë të gjerë, ku morën pjesë forca nga Roja Bregdetare e Propontisë Jugore, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare dhe njësi speciale të policisë detare nga Samsuni, Dardanelet, Izmiri dhe Gjalova.
    Kërkimet vazhduan pa ndërprerje për më shumë se dy javë. Në ditën e 19-të të kërkimit Halit Yukay u gjet 68 metra thell në det nga zona e konsideruar si zona ku ndodhi aksidenti.
    Vendndodhja u përcaktua nëpërmjet një pajisjeje speciale Sonar të Rojës Bregdetare, ndërsa konfirmimi erdhi nga një robot nënujor (ROV), i cili regjistroi imazhe si të trupit ashtu edhe të pjesëve të motorit dhe të pllakave të varkës.
    Procesi i nxjerrjes së trupit është planifikuar të bëhet duke përdorur një sistem special “ashensori”, në mënyrë që procesi të mund të kryhet në mënyrë të sigurt nga shtrati i detit pa shkaktuar dëme të mëtejshme. Zhytësit ushtarakë do të koordinojnë operacionin, i cili pritet të përfundojë brenda orëve të ardhshme.
    I lindur në vitin 1982, Halit Yukay ishte pronar i kompanisë Mazu Yachts, e cila prodhon jahte luksoze. Ai e filloi karrierën e tij profesionale si punëtor ndërtimi anijesh dhe kishte një ëndërr për të krijuar kompaninë e tij. Diçka që e arriti në vitin 2011 me Mazu Yachts që njihet në Turqi për dizajnet dhe teknologjitë që përdor.
    Kompania e tij ka ndërtuar disa seri jahtesh vitet e fundit, nga Mazu 82, 24.9 metra deri te anija e saj kryesore, 132 DS 40.2 metra.

  • U nis me jaht luksoz për në Mykonos, por u zhduk! Asnjë gjurmë për biznesmenin e njohur! Mesazhi i aktores turke: Le të ndodhë një mrekulli

    U nis me jaht luksoz për në Mykonos, por u zhduk! Asnjë gjurmë për biznesmenin e njohur! Mesazhi i aktores turke: Le të ndodhë një mrekulli

    Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për Halit Yukay, një biznesmen 43-vjeçar, i cili rezulton i zhdukur pasi varka me të cilën ishte nisur drejt Bozcaadas u gjet e dëmtuar dhe gjysmë e fundosur.

    Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ndërsa Yukay kishte dalë në det nga qyteti bregdetar Yalova, por nuk arriti kurrë në destinacionin e tij. Autoritetet detare kanë intensifikuar kërkimet, por deri më tani nuk ka ende asnjë gjurmë të tij.

    LEXO EDHE: Mister zhdukja e biznesmenit të njohur turk, 43-vjeçari ishte nisur me jaht luksoz për në Mykonos, por…Çfarë ndodhi

    Ndërkohë, aktorja e njohur turke, Seda Bakan, ka shprehur dhimbjen dhe shqetësimin e saj për mikun e saj të afërt përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo publikoi një foto ku shfaqet me bashkëshortin e saj Ali Erel, Halit Yukay dhe miq të tjerë, duke shkruar:

    “Ju lutem, le të ndodhë një mrekulli.”

    Bakan i ka bërë gjithashtu thirrje ndjekësve të saj që të tregojnë mbështetje dhe të përhapin informacionin për të ndihmuar në kërkimet për Yukay.

  • Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

    Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

    8 persona janë arrestuar nga policia greke, si pjesëtarë të një grupi kriminal që shiste drogë në Mykonos. 4 efektivë të policisë greke dhe 4 shqiptarë, përfshirë dhe një person tjetër në kërkim, bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke rihedhur në treg drogë të sekuestruar nga policia.

    Hetimet e policisë zbuluan edhe lidhje të oficerëve me pjesëtarë të mafias greke, duke i informuar për kontrollet policore.
    Kreu i grupit kriminal ishte një oficer 42-vjeçar grek. Ai kishte qenë i pezulluar që nga 14 janari 2025 për mashtrimin e një ish-partneri në tetor 2024. Një oficer policie 31-vjeçar, që shërbente në Stacionin e Policisë së Akropolit, ishte “krahu i djathtë” i tij. Ai më parë kishte shërbyer në Departamentin e Narkotikëve të Athinës Juglindore, nga ku dyshohet se kishte sekuestruar lëndë narkotike të konfiskuara dhe i kishte shpërndarë ato për shitje përmes rrjetit.
    Bashkëpunëtorët e tij ishin një Shef Policie 35-vjeçar i Nëndrejtorisë së Policisë së Mykonos dhe një Shef Policie 43-vjeçar i caktuar në Departamentin e Policisë së Akarnasit. Bashkëpunëtorë civilq të grupit ishin 43-vjeçar i kërkuar, një shqiptar 24-vjeçar dhe motra e tij 29-vjeçare, partnerja e kreut të grupit si dhe dy persona të tjerë nga Shqipëria. Në të njëjtën dosje, akuzohen  edhe 13 persona të tjerë, përfshirë një Shef Policie i cili shërben në Departamentin e Policisë Pydna-Kolindros, por gjatë periudhës së hetimit ai shërbente në Nëndrejtorin e Policisë së Mykonosit.
    Midis emrave të hetuar, janë tre individë me precedentë të rëndë kriminalë, emrat e të cilëve u përfshinë edhe në dosjen e madhe që heton vrasjet e katër anëtarëve të mafias grekë të cigareve të udhëhequr nga i shumëkërkuari “Entik”, i cili fshihet në Dubai.
    Oficeri 42-vjeçar i policisë u arrestua më 23 tetor 2024, për mashtrim të përsëritur kundër ish-partneres së tij. Në atë kohë, telefoni i tij celular u konfiskua. Policia kishte informacione se si kishte një pozicion drejtues në një bandë trafikimi droge në ishullin e Mykonos dhe më gjerë. Deklasifikimi i komunikimeve zbuloi përfshirjen e tij në trafikimin e drogës dhe formimin e një organizate kriminale me të dyshuarit e tjerë. Në të njëjtën kohë, dolën në pah kontaktet e tij me individë të lidhur me aktivitetet e mafias greke, në kontekstin e informimit të tyre rreth kontrolleve të ardhshme policore dhe aktiviteteve të tjera. Shumë nga komunikimet e tij me oficerin 31-vjeçar të policisë u zbuluan, ndërsa regjistrimi i mbikëqyrjes së tyre zbuloi një marrëveshje midis tyre për një pazar droge që i përfshinte të dy.
    Oficeri i policisë e informoi 42-vjeçarin për largimin e tij nga Departamenti i Zbatimit të Ligjit për Narkotikët dhe aftësinë që kishte për të larguar lëndët narkotike.
    Zbulohen 5 milionë euro në llogari bankare
    Autoritetet identifikuan transaksione bankare midis dy oficerëve të policisë, të cilët luajtën një rol kyç në rrjet. Gati 5 milionë euro u gjetën në llogaritë e 42-vjecari dhe partneres së tij, ndërsa dyshohet se ishte i përfshirë edhe vëllai i 29-vjeçaras shqiptare, i cili transportonte dhe kanalizonte drogën e sekuestruar.
    Anëtarët e organizatës komunikonin ekskluzivisht përmes aplikacioneve online, ndërsa “truri” policor i rrjetit dyshohet se është i përfshirë edhe në raste të tjera të paligjshme, siç është informimi i biznesmenëve për kontrollet policore.

    Top Channel

  • Droga e sekuestruar rihidhej në treg në Mykonos! Polici grek punonte me shqiptarët, i zbulohen 5 mln euro

    Droga e sekuestruar rihidhej në treg në Mykonos! Polici grek punonte me shqiptarët, i zbulohen 5 mln euro

    Efektivi i arrestuar

    GREQI-Autoritetet policore greke kanë arrestuar 8 persona, të akuzuar si pjesëtarë të një grupi kriminal që shiste drogë në Mykonos. 4 efektivë të policisë greke dhe 4 shqiptarë, përfshirë dhe një person tjetër në kërkim, bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke rihedhur në treg drogë të sekuestruar nga policia.
    Mediat greke raportojnë se mes të arrestuarve është një 42-vjeçar, efektiv policie, i cili është identifikuar si një nga liderët e grupit. Në llogarinë bankare të tij dhe partneres së tij 29-vjeçare shqiptare, autoritetet greke gjetën 5 milionë Euro. Paratë në këtë llogari bankare janë depozituar gjatë 5 viteve të fundit. Në lidhje me shumën efektivi ka deklaruar se kanë ardhur nga lojërat e fatit.
    Bashkëpunëtorët e tij ishin një Shef Policie 35-vjeçar i Nëndrejtorisë së Policisë së Mykonos dhe një Shef Policie 43-vjeçar i caktuar në Departamentin e Policisë së Akarnasit. Bashkëpunëtorë civile të grupit ishin 43-vjeçar i kërkuar, një shqiptar 24-vjeçar dhe motra e tij 29-vjeçare, partnerja e kreut të grupit si dhe dy persona të tjerë nga Shqipëria. Në të njëjtën dosje, akuzohen edhe 13 persona të tjerë, përfshirë një Shef Policie i cili shërben në Departamentin e Policisë Pydna-Kolindros, por gjatë periudhës së hetimit ai shërbente në Nëndrejtorin e Policisë së Mykonosit.
    Midis emrave të hetuar, janë tre individë me precedentë të rëndë kriminalë, emrat e të cilëve u përfshinë edhe në dosjen e madhe që heton vrasjet e katër anëtarëve të mafias grekë të cigareve të udhëhequr nga i shumëkërkuari “Entik”, i cili fshihet në Dubai./ZËRI

  • 8 të arrestuar në Mykonos/ Policia greke e përfshirë në trafik droge me shqiptarë, 5 mln euro të sekuestruara

    8 të arrestuar në Mykonos/ Policia greke e përfshirë në trafik droge me shqiptarë, 5 mln euro të sekuestruara

    Tetë persona janë arrestuar nga policia greke, si pjestarë të një grupi kriminal që shiste drogë në Mykonos. 4 efektivë të policisë greke dhe 4 shqiptarë, përfshirë dhe një person tjetër në kërkim, bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke rihedhur në treg drogë të sekuestruar nga policia.
    Hetimet e policisë zbuluan edhe lidhje të oficerëve me pjestarë të mafias greke, duke i informuar për kontrollet policore.
    Kreu i grupit kriminal ishte një oficer 42-vjeçar grek. Ai kishte qenë i pezulluar që nga 14 janari 2025 për mashtrimin e një ish-partneri në tetor 2024. Një oficer policie 31-vjeçar, që shërbente në Stacionin e Policisë së Akropolit, ishte “krahu i djathtë” i tij. Ai më parë kishte shërbyer në Departamentin e Narkotikëve të Athinës Juglindore, nga ku dyshohet se kishte sekuestruar lëndë narkotike të konfiskuara dhe i kishte shpërndarë ato për shitje përmes rrjetit.
    Bashkëpunëtorët e tij ishin një Shef Policie 35-vjeçar i Nëndrejtorisë së Policisë së Mykonos dhe një Shef Policie 43-vjeçar i caktuar në Departamentin e Policisë së Akarnasit. Bashkëpunëtorë civile të grupit ishin 43-vjeçar i kërkuar, një shqiptar 24-vjeçar dhe motra e tij 29-vjeçare, partnerja e kreut të grupit si dhe dy persona të tjerë nga Shqipëria. Në të njëjtën dosje, akuzohen edhe 13 persona të tjerë, përfshirë një Shef Policie i cili shërben në Departamentin e Policisë Pydna-Kolindros, por gjatë periudhës së hetimit ai shërbente në Nëndrejtorin e Policisë së Mykonosit.
    Midis emrave të hetuar, janë tre individë me precedentë të rëndë kriminalë, emrat e të cilëve u përfshinë edhe në dosjen e madhe që heton vrasjet e katër anëtarëve të mafias grekë të cigareve të udhëhequr nga i shumëkërkuari “Entik”, i cili fshihet në Dubai.
    Oficeri 42-vjeçar i policisë u arrestua më 23 tetor 2024, për mashtrim të përsëritur kundër ish-partneres së tij. Në atë kohë, telefoni i tij celular u konfiskua. Policia kishte informacione se si kishte një pozicion drejtues në një bandë trafikimi droge në ishullin e Mykonos dhe më gjerë. Deklasifikimi i komunikimeve zbuloi përfshirjen e tij në trafikimin e drogës dhe formimin e një organizate kriminale me të dyshuarit e tjerë.
    Në të njëjtën kohë, dolën në pah kontaktet e tij me individë të lidhur me aktivitetet e mafias greke, në kontekstin e informimit të tyre rreth kontrolleve të ardhshme policore dhe aktiviteteve të tjera. Shumë nga komunikimet e tij me oficerin 31-vjeçar të policisë u zbuluan, ndërsa regjistrimi i mbikëqyrjes së tyre zbuloi një marrëveshje midis tyre për një pazar droge që i përfshinte të dy.
    Oficeri i policisë e informoi 42-vjeçarin për largimin e tij nga Departamenti i Zbatimit të Ligjit për Narkotikët dhe aftësinë që kishte për të larguar lëndët narkotike.
    Zbulohen 5 milionë euro në llogari bankare
    Autoritetet identifikuan transaksione bankare midis dy oficerëve të policisë, të cilët luajtën një rol kyç në rrjet. Gati 5 milionë euro u gjetën në llogaritë e 42-vjecari dhe partneres së tij, ndërsa dyshohet se ishte i përfshirë edhe vëllai i 29-vjeçaras shqiptare, i cili transportonte dhe kanalizonte drogën e sekuestruar.
    Anëtarët e organizatës komunikonin ekskluzivisht përmes aplikacioneve online, ndërsa “truri” policor i rrjetit dyshohet se është i përfshirë edhe në raste të tjera të paligjshme, siç është informimi i biznesmenëve për kontrollet policore.

  • Greqia vendos 20 euro taksë për turistët në Mykonos dhe Santorini

    Greqia vendos 20 euro taksë për turistët në Mykonos dhe Santorini

    Prej datës 1 korrik Greqia ka vendosur një tarifë prej 20 eurosh për turistët që mbërrijnë në Santorini dhe Mykonos me kroçera për të frenuar mbiturizmin dhe për të mbledhur të ardhura që do të shkojnë tek përmirësimi I infrastrukturës.
    Ishulli vullkanik i Santorinit në Detin Egje tërheq rreth 2 milionë turistë në vit, por me një popullsi prej rreth 15,000 banorësh, një port të vetëm kryesor dhe shqetësime në rritje për aktivitetin sizmik, qeveria është përpjekur të zvogëlojë ndikimin e turizmit. Në 10 ditëshin e parë të zbatimit të kësaj tarife reagimet e turistëve kanë qenë të ndryshme.
    Futja e tarifës vjen pas lëvizjeve të ndryshme të protestave në disa vende europiane, ku banorët janë indinjuar nga turizmi dhe turistët e shumtë që sjellin rritjen e kostos së qirasë dhe çmimet e produkteve.
    Tarifa në fjalë prej 20 eurosh do të jetë në fuqi në muajt qershor, korrik, gusht e shtator, do të shkojë 12 euro përgjatë muajit tetor, 4 euro nga nëntori deri në mars, duke u rritur përsëri në 12 euro nga prilli deri në maj. Operatorët e kroçerave nga ana e tyre thonë se taksa është e padrejtë pasi synon vetëm anijet turistike që mbërrijnë në ishull.