Të luash një instrument muzikor mban trurin të ri dhe në formë. Kjo pasi frenon rënien e aftësive për perceptimin e të folurit, që me kalimin e kohës dhe moshës që avancon, dobësohet.
E vërteton një punë studimore e publikuar në revistën Plos Biology nga një bashkëpunim mes universiteteve kanadeze dhe kineze.
Kërkuesit kanë vëzhguar me rezonancë magnetike funksionale aktivitetin cerebral të personave të moshuar, duke i ndarë në grupe ata që nuk kishin aftësi dhe dije muzikore dhe ata që gjatë jetës kishin luajtur një instrument.
Rezultoi se të moshuarit muzikantë e kanë shumë më të lehtë të dallojnë tingujt e gjuhës e rrokje, edhe kur janë të mbuluar me zhurma dhe ndotje akustike.
Të moshuarit muzikantë kishin një aktivitet të trurit shumë më efikas dhe mjaft të ngjashëm me muzikantët e rinj në moshë, e kjo pasi, praktika muzikore forcon aftësinë mendore dhe e mban funksionale arkitekturën e rrjeteve nervore. Klan News
Tag: muzikore
-

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
-

Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
Shqipëria sot nuk është vetëm një atraksion i bukur turistik, por së fundmi në hartat e udhëtimeve ndërkombëtare, ajo po njihet gjithmonë e më shumë edhe për energjinë europiane të qyteteve të saj. Traditat artistike, kulturore, historike, sociale, etj., janë formësuar me një qasje të re, duke u përshtatur çdo vit e më shumë me trendet moderne digjitale.
Në këtë kontekst u realizua edhe projekti veror, më i madhi i vitit, #Paywithcard, mes dy brandeve Credins Bank dhe liderit global Mastercard, duke sjellë një eksperiencë unike. Me një strategji të veçantë që ndërlidh individin, inovacionin dhe përfitimin real, #Paywithcard ishte një projekt-fushatë, qëllimi i së cilës nuk ishte vetëm shpërblimi i klientëve besnikë përmes mekanizmave të ndryshëm si giveaway, etj., por një filozofi që shkon përtej ndërgjegjësimit të thjeshtë – atë të kryerjes së pagesave me kartë.
Ishte një koncept edukues i një stili të ri jetese, i domosdoshëm për kohët moderne, një vizion i qartë dhe ambicioz që synon krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe të besueshëm, me përfitime afatgjata midis klientit dhe sistemit financiar digjital. Në këtë aspekt, realizimi i këtij projekti solli një valë energjie, inovacioni dhe gjithëpërfshirjeje, duke e vendosur kështu sërish Credins Bank, në partneritet strategjik me Mastercard, në epiqendrën e ngjarjeve më të rëndësishme kulturore dhe shërbimeve bankare digjitale në Shqipëri.
Ky ishte një vit i veçantë, duke e tejkaluar nivelin e një fushate të thjeshtë shpërblyese. Ishte një asocim konceptesh dhe vlerash mbi forcimin e reputacionit të markës, afrimin me klientin ekzistues dhe të ri me Credins Bank, si një nga aktorët kryesorë dhe inovativë në tregun bankar shqiptar. Për herë të parë, Credins bashkëpunoi me agjenci eventesh prestigjioze, të cilat sollën artistë të mëdhenj ndërkombëtarë, duke sjellë kështu një standard të ri si në aspektin konceptual të komunikimit, ashtu edhe në atë të biznesit.Përmes një kalendari prestigjoz eventesh muzikore që tërhoqën vëmendjen vendase dhe ndërkombëtare, Credins Bank & Mastercard realizuan me sukses skemën shpërblyese cashback për klientët që përdorën kartën Credins Mastercard. Ky mekanizëm erdhi si një shembull konkret ku produktet financiare mund të bëhen pjesë e jetës së përditshme të çdo klienti në mënyrë sa të thjeshtë aq edhe joshëse.
Një përvojë muzikore spektakolare që nisi me DJ-n e famshëm ndërkombëtar Mahmut Orhan, i cili ndezi Sheshin Skënderbej me performancën e tij multidimensionale. Adam Port & ME e kthyen Tiranën në një skenë kozmopolite që zgjati deri në orët e para të mëngjesit. UNUM Festival, për disa ditë bashkoi DJ të famshëm botërorë si Black Coffee, Damian Lazarus, etj., në bregdetin e bukur shqiptar. Eagle Bit Festival do të rikthente sërish emocionet e zjarrta muzikore përmes emrave të famshëm ndërkombëtarë dhe vendas si Dimitri Vegas & Like Mike, Elvana Gjata, Ledri Vula, Ylli Limani, DJ Hugel, duke e shndërruar edhe një herë Tiranën në metropolin më të dashur tashmë edhe për turistët e huaj.
Përtej aventurave miks të eventeve muzikore, Credins Bank & Mastercard sollën konceptin e zonave artistike dhe interaktive të dedikuara për publikun e gjerë, ku çdokush mund të përfitonte dhurata të ndryshme, benefite të personalizuara në shërbime digjitale bankare në kohë reale, etj.
Një tjetër koncept strategjik ishte përdorimi i kanaleve të komunikimit, përmes të cilave u përzgjodh një komunikim modern dhe interaktiv i dedikuar për audiencën. Lojërat interaktive, giveaways dhe përfshirja e influencuesve më të njohur në vend në rrjetet sociale, sollën një frymë të re dinamike dhe autentike në strategjinë e marketingut të Credins Bank.
Në një kohë kur sfida më e madhe për çdo markë/korporatë është të mbetet relevante në jetën e çdo klienti, sot Credins Bank ka dëshmuar se është modeli i një biznesi të suksesshëm, duke ndërthurur dëshirat dhe nevojat e klientëve në përputhshmëri edhe me modelet më të mira të biznesit ndërkombëtar, për të ofruar gjithmonë shërbimet dhe produktet më të mira bankare. -

Muzikë, poezi dhe teatër në “Mall”, shfaqja nesër në skenë
Nga Julia Vrapi
“Mall” vjen në skenë si një performancë teatrore dhe muzikore. Me artistët e njohur Linda Rukaj dhe Arben Bajraktaraj nesër në mbrëmje shfaqja “Mall” në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te “ArTurbina” në Tiranë. “Mall” do të sjellë në skenë dy artistë të njohur, një shfaqje që vjen në vijim dhe të atyre më parë në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar Eksperimental këtë sezon artistik. Në materialin e shfaqjes thuhet se “Mall” është një teatër i zhveshur, ku poezia dhe muzika përballen, ngacmohen, harmonizohen dhe janë në duel me njëra tjetrën. ““Mall” përshkon hedonizmin mistik të rubairave të Omar Khajamit, revoltën lirike të poetit Teki Dervishi “Nuk ka libër të shenjtë që pluhuri s’e mbulon”.
Meditimet ekzistenciale të Frederik Rreshpjës shkrihen me kthjelltësinë e zanit të Marije Krajës. Ambëlsia e Hafsa Zyberit dhe zjarri i rapsodit bluesman Riza Bllaca. Drromcat e humorit brut te Charles Bukoëskit gjarpërojnë ndër pikëpyetjet e epit të lashtë indian të Mahabharatas. Nostalgjia e heshtur e Ernest Koliqit, poetit shqiptar të mërguar përgjithmonë, vërshon me emocion realizmin magjik të Jorge Luis Borges i cili dialogon me etjen për dashuri të Paul Éluardit. Ndërsa përndritja e fjalëve të Rûmit, metafizikantit të dashurisë, flakëron mbi gjithçka!”, shpjegohet në materialin rreth shfaqjes, që do të jetë mbrëmjen e datës 19 qershor në skenë për publikun.
Shfaqja dhe artistët në aktivitetin artistik
Shfaqja “Mall” që vjen me performancë teatrore dhe muzikore në skenën e Tiranës është një projekt që ka edhe mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI). Linda Rukaj është një këngëtare, kompozitore, kitariste dhe kontrabasiste shqiptare nga Kavaja, që jeton prej vitesh në Paris, Francë. Linda filloi të merrej me muzikë në moshën gjashtë vjeçare, duke u paraqitur fillimisht në shfaqjet televizive të fëmijëve, duke kënduar dhe vallëzuar, si dhe në koncerte të ndryshme për fëmijë. Si pjesë e grupit muzikor “Linda Në Botën E Çudirave” ajo ka fituar disa çmime, si dhe kanë prodhuar disa këngë dhe albume.
Në vitin 2016 ajo mori pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Vija e lumit”, ndërsa ka vijuar dhe me të tjera projekte muzikore në aktivitetin e saj ndër vite. Arben Bajraktari gjithashtu është një aktor i njohur në aktivitetin e tij. Bajraktaraj është një aktor i përmasave ndërkombëtare që ka realizuar disa role mjaft të rëndësishme. Arben Bajraktaraj, shqiptari me origjinë nga Kosova është i njohur për rolin e tij në filmin amerikan “Taken”, krahas aktorit të shquar Liam Neeson. Një tjetër rol që ka vulosur karrierën e tij është ai në filmin “Harry Potter”. Ndër projektet e tij në Shqipëri me kinematografinë, përmendim edhe rolin te filmi “Streha mes reve”, film në të cilin ai është protagonist.
-

PERSONAZH – Kompozitori shkodran Tonin Harapi, mjeshtri i mjeshtrave të kompozicionit shqiptar…
Sot, më 9 Qershor, kujtojmë me nderim dhe respekt 99-vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar shqiptar, Tonin Harapi.
Fëmijërinë dhe rininë e hershme e kaloi në qytetin me tradita të pasura muzikore – Shkodrën. Pikërisht aty, mes tingujve të trashëguar brez pas brezi, ai u formua nën ndikimin dhe udhëzimin e figurave të ndritura si Palokë Kurti, Frano Ndoja, Martin Gjoka, Mikel Koliqi, Zef Shestani, Prenk Jakova – të cilët jo vetëm ishin udhëheqësit shpirtërorë të muzikës shkodrane, por edhe mësuesit dhe frymëzuesit e parë të Harapit.
Në kohën që studionte në Seminarin Papnor të Shkodrës, ai ushtrohej si instrumentist në formacione orkestrale që drejtoheshin nga këta mjeshtër. Por pas Luftës së Dytë Botërore, kur kleri u përjashtua nga veprimtaria shkollore dhe artistike, Tonin Harapit iu desh të vazhdonte studimet muzikore në mënyrë autodidakte – vetëm me pianon e tij dhe pasionin e pashuar për artin.
Në vitin 1947 nisi studimet në Liceun Artistik në Tiranë me pedagogë të njohur të kohës si Lola Gjoka, Tonin Guraziu, dhe Kostandin Trako. Ai nuk ndaloi së studiuari as gjatë shërbimit ushtarak në Shkodër dhe Gjirokastër, duke punuar pa pushim mbi veprat e tij.
Më në fund, në vitin 1959, iu dha mundësia të ndiqte studimet e larta në Konservatorin e famshëm “Çajkovski” në Moskë – por, për fat të keq, qëndrimi i tij atje zgjati vetëm dy vite.
Tonin Harapi la pas një trashëgimi të paçmuar muzikore që vazhdon të frymëzojë brezat. Emri i tij është pjesë e pandashme e historisë së muzikës shqiptare. I paharruar qoftë kujtimi yt, Mjeshtër!Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Pas fshirjes së projekteve muzikore nga “You Tube”, Egli dhe Fifi marrin vendimin e papritur
Pas një periudhe heshtjeje dhe fshirjes së këngës së tyre nga YouTube, Fifi ka bërë një lëvizje të papritur duke publikuar projektin muzikor me Egli Takon në Instagram Story.
Lidhja mes dy artistëve ishte ndërprerë pas mosmarrëveshjeve financiare dhe ndarjes së fitimeve, që çuan në fshirjen e këngës.Në të njëjtën kohë, të dy artistët kanë rikthyer sërish postimet e përbashkëta në rrjetet sociale, duke i vënë në dyshim zërat që paralajmëronin konflikte të thella mes tyre. Duket se situata po përmirësohet, pasi bashkëpunimi tashmë është risjellë për publikun.
-

Muzika popullore lirike shqiptare në një format bashkëkohor, në kuadër të International Albanian Brass Festival
Nga Julia Vrapi
Muzika popullore lirike shqiptare vjen në një format bashkëkohor. Këtë mbrëmje në Tiranë do të zhvillohet një koncert i veçantë, që do të bëjë bashkë artistë të njohur dhe vjen me një program të pasur muzikor për të pranishmit. Një bashkëpunim i veçantë mes International Albanian Brass Festival dhe Operës së Kosovës vjen në kuadër të edicionit të dhjetë të festivalit, duke sjellë në skenë muzikën popullore lirike shqiptare në një format bashkëkohor. Sipas organizatorëve në këtë aktivitet te biblioteka e COD pranë kryeministrisë do të promovohet edhe botimi “14 këngë popullore ” për kuintet tunxhi i aranzhuar nga maestro Edmond Doko, i cili ka shërbyer si frymëzim për koncertin. Edmond Doko autori i “14 këngëve popullore” shprehet se këto thesare i ka risjellë me një gjuhë muzikore bashkëkohore.
Në materialin rreth botimit “14 këngë popullore” ai shprehet ndër të tjera se orkestrat frymore (bandat), si trashëgimi e vyer e kulturës, shënuan jo vetëm fillimet e muzikës profesionale shqiptare, por përcaktuan edhe zhvillimet e mëtejshme të muzikës kombëtare gjatë shekullit të njëzetë. “Tranzicioni i tejzgjatur e ka reduktuar numrin e tyre dhe, sot, në pjesën më të madhe të qyteteve, për fat të keq, nuk ka banda muzikore, ndërkohë që bandat e shumëllojshme, subjekte të kodit penal, paradoksalisht janë shtuar!”, shprehet ai. Doko vijon më tej se si anëtar i vjetër i një bande muzikore (Orkestra frymore), gjatë gjithë karrierës ka qenë vazhdimisht i ndjeshëm, aktiv e kontribuues në gjallërimin e aktivitetit të tyre, duke punuar ndër vite si drejtues i disa festivaleve të orkestrave frymore, por dhe si arranxhues e përpunues, si në rastin e këngëve popullore për formacionin specifik të kuintetit të instrumenteve frymore të tunxhit.
“Zgjodha të përpunoj pikërisht këngë popullore lirike, sepse i vlerësoj si xhevahire të trashëgimisë muzikore, me dëshirën që ato të vazhdojnë të interpretohen e dëgjohen nga publiku vendës dhe i huaj. Shpesh, në ambiente të ndryshme serviret turbofolku e tallavaja si muzikë popullore, por që ato nuk kanë asgjë të përbashkët me thesaret e muzikës popullore. Natyrisht, këto thesare i kam risjellë me një gjuhë muzikore bashkëkohore”, thotë Edmond Doko ndër të tjera. Me një aktivitet të vlerësuar ndër vite edhe si dirigjent Edmond Doko herë pas here ka sjellë në vëmendje edhe problemet, që janë në fushën e muzikës, ku sipas tij duhet të dëgjohet zëri i profesionistëve.
Interpretimi i 14 këngëve popullore
Këtë mbrëmje Albanian Brass Quintet, Okteti Plus nga Kosova dhe solistët Elona Sadiku (mezzosoprano) dhe Liridon Sadriu (tenor) do të interpretojnë këto 14 këngë popullore në një ndërthurje emocionuese zëri dhe instrumentesh. Pas suksesit në Operën e Kosovës për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës , kjo mbrëmje artistike vjen në Tiranë për të sjellë një përvojë të veçantë, ku tradita takohet me risi. Koncerti që pritet që të zhvillohet këtë mbrëmje të 26 majit bëhet edhe pjesë e jetës artistike dhe kulturore në Tiranë, që po vijon me aktivitete të ndryshme për publikun, ku pjesë me rëndësi janë dhe aktivitetet muzikore. -

Papa i ri u zgjodh! Garda zvicerane dhe banda muzikore marshojnë përmes turmës në Sheshin e Shën Pjetrit
Mes brohoritjeve nga mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit që po festojnë zgjedhjen e një Pape të ri, Garda Zvicerane dhe banda muzikore po marshojnë, duke i shtuar atmosferës së gjallë dhe të gëzueshme.
Gardën Zvicerane është veshur me “uniformën e tyre dalluese me ngjyra dhe vija-vija dhe banda muzikore që del për momente të rëndësishme në Vatikan, ndërsa pritet që të luajnë himnin kombëtar të Vatikanit aty pranë kur të shpallet Papa, kur të shpallet Papa i ri”.
CNN shkruan se prania e bandës dhe e Gardës Zvicerane mund të nënkuptojë “se nuk do të kalojë shumë kohë derisa të marrim lajmin se kush është zgjedhur si Papë”.Top Channel
-

FOTO/ Veprimi misterioz i Gjestit
Showbiz E Hënë, 28 Prill 2025 19:29
Pas triumfit në “Big Brother Albania 4”, Gjesti ka habitur ndjekësit me veprimin e fundit në rrjete sociale. Këngëtari ka fshirë të gjitha postimet në profilin e tij zyrtar në Instagram. Ky veprim i tij ka nxitur shumë spekulime dhe diskutime mes fansave të tij të shumtë. Veprimi misterioz i tij duket si një strategji e njohur në botën e muzikës, që zakonisht vjen para projekteve të reja muzikore. Pas sukesit të fundit të tij, me siguri Gjesti po përgatit terrenin për një etapë të re në karrierën e tij muzikore.