Tag: muzikore

  • Kompozitorë dhe muzikologë: Hartimi i një strategjie kombëtare me fokus te muzika, të krijohet fondi vjetor i…

    Kompozitorë dhe muzikologë: Hartimi i një strategjie kombëtare me fokus te muzika, të krijohet fondi vjetor i…

     
    Nga Julia Vrapi
    Politikat kulturore, mbështetja institucionale, transmetimi i muzikës kombëtare, statusi i artistit dhe një sërë çështjesh të tjera u trajtuan në konferencën shkencore mbarëkombëtare “Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim, muzikologji dhe edukim artistik”. Në këtë konferencë u rikthye në qendër të vëmendjes debati shkencor mbi artin dhe krijimtarinë muzikore, ku të pranishëm ishin studiues, muzikologë, kompozitorë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut dhe ndër të tjera u soll në vëmendje edhe hartimi i një strategjie kombëtare me fokus të veçantë te muzika. Në konferencën organizuar në Akademinë e Shkencave u trajtuan një sërë problemesh e çështjesh ligjore, mes tyre edhe se duhet më shumë mbështetje institucionale për krijimtarinë muzikore shqiptare. Kjo konferencë është një iniciativë e komisionit të përhershëm të arteve pranë Akademia e Shkencave, i cili disa kohë më parë nën drejtimin e kryetarit akademik Vasil S. Tole zhvilloi një mbledhje mbi programin e saj. Ndërsa komiteti organizativ i konferencës përbëhej nga akad. prof. dr. Vasil S. Tole, prof. Arben Llozi, prof. asoc. dr. Rovena Vata Mikeli, prof. asoc. dr. Armira Kapxhiu, dr. Denis Bizhga. Përfundimet e konferencës shkencore mbarëkombëtare “Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim, muzikologji dhe edukim artistik”, e mbajtur në Tiranë më 30 tetor organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Fakulteti i Muzikës në Universitetin e Arteve me pjesëmarrës studiues, përfaqësues institucionesh, muzikologë e kompozitorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u përmblodhën në disa rekomandime drejtuar institucioneve kryesore në vend.
    Rekomandime në fushën e krijimtarisë muzikore
     Në rekomandimet në fushën e krijimtarisë muzikore, të hartohet dhe të aprovohet një strategji kombëtare me fokus të veçantë te muzika dhe edukimi përmes saj (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Ministria e Arsimit); Të krijohet fondi vjetor i mbështetjes së krijimtarisë së re muzikore pranë Ministrisë së Kulturës, në Teatrin e Operës dhe të Baletit dhe në Radio Televizionin Shqiptar dhe të ketë konkurse për krijimtarinë e re muzikore (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, TKOB, RTSH); Të plotësohet detyrimi i ligjit nr. 10352 “Për artin dhe kulturën”, kreu VIII “Tarifat e shpërblimit të cilësisë artistike”, neni 34 “Masa dhe kriteret e shpërblimit”, ku përmes VKM-së përkatëse duhet të aprovohet masa e shpërblimit të gjinive artistike sipas fushave të artit apo për kontributin e angazhimit të përkohshëm në projektet artistike (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave).  Po ashtu në rekomandime drejtuar institucioneve është dhe të plotësohet detyrimi i ligjit nr. 10352 “Për artin dhe kulturën”, kreu VIII “Tarifat e shpërblimit të cilësisë artistike”, neni 34 “Masa dhe kriteret e shpërblimit”, ku përmes VKM-së përkatëse duhet të aprovohet masa e shpërblimit për rezultate të larta, të arritura në konkurrime ndërkombëtare për artin e kulturën (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave)apo dhe plotësohet detyrimi i ligjit nr. 10352 “Për artin dhe kulturën”, kreu VIII “Tarifat e shpërblimit të cilësisë artistike”, neni 34, ku përmes urdhrit përkatës të ministrit të përcaktohet organizimi i konkurseve kombëtare dhe skema të tjera vlerësimi në gjini të ndryshme të artit (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit). Ndër të tjera rekomandimet janë dhe që të zbatohen realisht të drejtat morale dhe financiare të krijuesve në fushën e muzikës (përmes monitorimit konkret të përdorimit të veprave nga subjektet publike dhe private (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Financave, RTSH, Albautor) apo dhe të rritet numri i studentëve që studiojnë për kompozicion pranë Fakultetit të Muzikës në UART, duke përdorur praktika të njohura e lehtësi të natyrës administrative për nxitjen e studentëve në kryerjen e studimeve për kompozicion (Ministria e Arsimit, UART). Po ashtu dhe të aprovohet një listë veprash muzikore të krijimtarisë muzikore shqiptare të detyrueshme për t’u njohur dhe interpretuar në shkollat muzikore artistike në vend dhe në Universitetin e Arteve. (Ministria e Arsimit, UART, Shkollat e Mesme Artistike në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Korçë, Durrës, Fier, Gjirokastër).

     Rekomandime në fushën e interpretimit muzikor
    Në rekomandime në fushën e interpretimit muzikor përmendet statusi i artistit dhe mbështetja financiare mujore e muzikantëve në profesion të lirë sipas modelit të ligjit francez (Kuvendi i Shqipërisë, MTKS, UART); Ndryshimi i ligjit mbi sponsorizimet nga 2-3 për qind në të paktën 10 për qind, zbritja nga tatimfitimi për bizneset (MTKS Ministria e Financave, Kuvendi i Shqipërisë);  Krijimi i Fondit Kombëtar për Muzikantët e Rinj, bursë dhe mbulim i blerjeve të instrumenteve muzikore (MA, UART, MTKS); Formimi i Orkestrës Rinore Kombëtare, orkestrave rajonale dhe koreve rinore në shkolla dhe universitete, dhe praktikë profesionale të detyrueshme në orkestrat kombëtare për studentët e Akademisë (MTKS, Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, TKOB dhe Orkestra simfonike e RTSH). Po ashtu rekomandimet janë dhe për ndërtimin e rrjetit kombëtar muzikor që lidh shkollat me drejtim artistik, Universitetin e Arteve dhe orkestrat muzikore (MA, MTKS, UART, Shoqata e Bashkive); Partneritete publike-private për financimin e muzikës dhe integrimi i muzikës në industrinë digjitale dhe kreative (Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, Shoqatat e Biznesit); Krijimi dhe mbështetja në vijimësi e festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare që ofrojnë hapësira pune për artistët. (MTKS, Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, shoqata e Bashkive; Financim i drejtpërdrejtë i instrumentistëve dhe këngëtarëve të rinj klasikë: subvencione për blerjen e instrumenteve dhe bursë për masterclass jashtë vendit, me detyrimin për të dhënë kontribut në Shqipëri brenda një periudhe 10-vjeçare nga koha e financimit (MTKS, MA,  AKKSHI). Në rekomandime është dhe program kombëtar “Muzika për të gjithë” – hapja e shkollave 9-vjeçare të muzikës në çdo qytet të Shqipërisë (në çdo 100 000 mijë banorë) sipas parametrave europianë në lidhje me raportin me popullsinë. Shkollat të kenë kabinetin e muzikës, instrument piano, bateri dhe aparate transmetimi videomuzikore me cilësi stereofonike, si lexues CD-je, videoje apo medie të tjera (Ministria e Arsimit) apo dhe digjitalizim dhe promovim ndërkombëtar – platformë online ku promovohen talentet shqiptare në nivel global (Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministra e Turizmit, Kulturës dhe Sporti).

      Rekomandime në fushën e edukimit artistik muzikor
    Në përfundimet e kësaj konference janë dhe rekomandime në fushën e edukimit muzikor, si të ndërmerren nisma konkrete për zbatimin e 5 të drejtave muzikore bazë dhe të standardeve të “Road map for arts education”, dokument i UNESCO-s i aprovuar në konferencën kushtuar edukimit përmes artit, mbajtur në Lisbonë në mars të vitit 2006 (Ministria e Arsimit, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit); Të zbatohen detyrimet që rrjedhin nga “Konventa kuadër e të drejtave të fëmijëve”, neni 29 dhe 31, ku theksohet fakti se shtetet duhet të promovojnë të drejtën e fëmijëve për të marrë pjesë në jetën kulturore dhe artistike, si dhe të drejtën për të pasur mundësi të barabarta rikrijuese në të gjitha llojet e formave kulturore dhe artistike, pasi përmes edukimit fëmijët dhe të rinjtë do të ndërgjegjësohen për larminë e formave kulturore dhe përmes tyre do të mund të njohin tjetrin dhe kulturën e tij, për t’i shërbyer një të ardhmeje në paqe dhe zhvillim (MA, MTKS) apo dhe të krijohet Komiteti i Edukimit Artistik, që do të diskutojë dhe sugjerojë politikat e arsimit, muzikës, artit, kulturës dhe përfshirjen e tyre edhe në arsimin parauniversitar e universitar, por edhe në politikat e kulturës, duke krijuar harmoni midis tyre (Ministria e Arsimit, Akademia e Shkencave, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit). Në rekomandime drejtuar institucioneve është dhe rishikim i Planit Mësimor të Arsimit Parauniversitar 2025,  duke rikthyer lëndën e Muzikës në arsimin 9-vjeçar me 2 orë në javë, sikurse ka qenë në Planin Mësimor të vitit 2000-2007 (MA, ASH). Të rikthehet tradita e konkurrimeve vjetore të ansambleve artistike dhe koreve të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve. Rekomandimet janë dhe që në shkollat artistike, një herë në dy-tre vjet të organizohen konkurrime kombëtare në qytete të ndryshme (MA)  apo dhe rikonceptimi i programeve muzikore në RTSH publik dhe përmes koncerteve  të Orkestrës Simfonike të RTSH-së. Transmetimi i muzikës kombëtare në radiot kombëtare dhe vendore, shtimi i programeve të edukimit muzikor nga TKOBAP përmes organizimit të “Koncerte për familje”, etj.
    Rekomandime në fushën e muzikologjisë dhe studimeve muzikore
     Përfundimet e konferencës “Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim, muzikologji dhe edukim artistik” u përmblodhën në disa rekomandime drejtuar institucioneve kryesore në vend edhe në fushën e studimeve muzikore e muzikologjisë, si themelimi pranë ASHSH-së i një reviste muzikore online (ASH, Komisioni i Përhershëm i Arteve), Hapja e programeve të reja të studimit në fushën e etnomuzikologjisë, muziko-terapisë dhe teknologjive digjitale të regjistrimeve audio. Në vijim është dhe mbështetja e studiuesve të rinj, duke u ofruar mjetet, burimet dhe rrjetet e nevojshme për kërkim shkencor dhe krijimtari muzikore, duke nxitur, mbështetur dhe orientuar studiuesit e rinj (MA, ASH, Fakulteti i Muzikës-UART, Akademia e të Rinjve pranë ASH) apo dhe krijimi i një baze të dhënash për kompozitorët dhe veprat shqiptare (Qendra e Studimit të Arteve pranë ASH, UART); Krijimi i një biblioteke dhe arkivi shkencor muzikor, që përmbledhin literaturë, partitura, disertacione dhe publikime kërkimore, bibliotekat publike të kenë fonde të veçanta për blerjen e produkteve muzikore si CD, DVD, partitura dhe parte muzikore (Biblioteka Kombëtare, UART Biblioteka, Shoqatat e Bashkive, Qendra e Studimit të Arteve pranë ASH), etj.

  • Val Hajzeri, i riu që po sjell ritmet e muzikës techno dhe house tek publiku shqiptar

    Val Hajzeri, i riu që po sjell ritmet e muzikës techno dhe house tek publiku shqiptar

    Showbiz E Enjte, 30 Tetor 2025 16:19
    Baladat dhe pop-i dominojnë arenën muzikore në Shqipëri, por Val Hajzeri po përpiqet të sjellë diçka ndryshe. Me origjinë nga Kosova, por që prej disa vitesh jeton dhe punon në Greqi, duket se Val Hajzeri ka vendosur të promovojë tek audienca shqiptare tingujt e techno-s dhe house-it, zhanre që ende mbeten në hije për publikun e gjerë.
    Në vetëm pak muaj, Hajzeri ka arritur të publikojë plot 20 këngë në “Spotify”, ndërsa është duke punuar mbi tre projekte të reja që ndërthurin tekstin shqip dhe anglisht. Krijimet e tij shquhen jo vetëm për ritmet energjike, por edhe për ndjeshmërinë që përcillet përmes fjalëve, një element që rrallë haset në këto stile muzikore.

    ”Që i vogël kam pasur prirje për fjalën, shkruaja poezi, vargje, copëza ndjenjash që gjenin strehë në letra. Në shkollë më njihnin për mënyrën si luaja me fjalët. Deri tre muaj më parë, as që më kishte shkuar ndër mend të merresha me muzikë. Një histori personale më shtyu të shkruaj dhe ajo histori nisi të më kumbonte në mendje si këngë”,-tregon Hajzeri.

    Për të, muzika është mënyra më e natyrshme për të përkthyer emocionet në tinguj. Çdo tekst është një pasqyrë e jetës së tij, një rrëfim që merr formë nëpërmjet beat-eve të forta dhe melodive sintetike. Sa për të ardhmen, Val Hajzeri mbetet me këmbë në tokë, por me sy nga horizonti. ”Fillimisht do të përqendrohem në krijimin e teksteve për artistët tanë, ndoshta aty do të ndalem për momentin. Nuk e kisha planifikuar të merresha me muzikë, ndaj mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë e ardhmja”.

    Me pasionin për fjalën dhe dëshirën për të çuar përpara një kulturë muzikore ende të pazhvilluar në hapësirën shqiptare, Val Hajzeri duket se po hedh hapat e parë drejt një rrugëtimi të gjatë mes tingujve elektronikë dhe emocioneve njerëzore.
    Redjon Shtylla /Koha Jonë/

  • “Luleborë 2025” fitues Glerdit Turmetaj me “Ta dish”, festivali këtë vit me drejtues artistik Inva Mulën dhe Zef Çobën

    “Luleborë 2025” fitues Glerdit Turmetaj me “Ta dish”, festivali këtë vit me drejtues artistik Inva Mulën dhe Zef Çobën

    Festivali i këngës “Luleborë”, një nga aktivitetet më të rëndësishme artistike, që edhe këtë vit solli për artdashësit krijime të reja muzikore. Festivali i këngës, që u zhvillua për dy mbrëmje me radhë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës mbart vlera si në nivel lokal ashtu edhe kombëtar dhe këtë vit zhvilloi edicionin e dhjetë. Edicioni i 10-të i festivalit “Luleborë” i solli publikut 15 këngë të reja. Kënga “Ta dish”, që interpretua nga Glerdit Turmetaj dhe ishte me muzikë dhe tekst të Leon Lekaj u vlerësua me çmimin e parë në edicionin e 10-të të festivalit “Luleborë”. Festivali sjell përpara publikut artdashës krijime të reja muzikore, që ruajnë dhe pasurojnë traditën e këngës së autorit, të kultivuar ndër vite në qytetin e Shkodrës.
    Këtë vit drejtues artistik të festivalit “Luleborë” ishin sopranoja Inva Mula dhe kompozitori dhe mjeshtri i korit, Zef Çoba. Këtë vit festivali u zhvillua në mbrëmjet e datave 27 dhe 28 tetor dhe një ndër synimet kryesore të “Luleborës” është emancipimi i këngës së trashëguar, duke e sjellë atë në kohë përmes aranxhimeve moderne dhe produksionit bashkëkohor. Juria këtë vit përbëhej nga kompozitori Osman Mula, këngëtari Bashkim Alibali, këngëtarja Eli Fara, baritoni Armando Likaj dhe këngëtarja Rosela Gjylbegu. Festivali i këngës “Luleborë” gjithashtu është edhe një hapësirë, që i jep jetë muzikës së re shqiptare dhe promovon talentet e reja në skenën artistike. Në ditët e fundit të muajit qershor Bashkia Shkodër shpalli thirrjen për festivalin “Luleborë 2025”, duke ftuar kompozitorë, tekstshkrues, këngëtarë dhe grupe muzikore të dërgonin këngët e tyre të reja. Afati i fundit për dorëzimin e këngëve ishte 15 korrik 2025.
     

  • Bandat muzikore “pushtojnë” Korçën, ekspozitë me instrumente, fotografi e dokumente të rralla

    Bandat muzikore “pushtojnë” Korçën, ekspozitë me instrumente, fotografi e dokumente të rralla

    Në pedonalen e qytetit te Korçës është çelur një ekspozitë unike që sjell për herë të parë për publikun instrumente, fotografi, kostume dhe dokumente të rralla që lidhen me historinë e bandave muzikore dhe instrumenteve të frymës në qytetin e serenatave.
    Kuratori i ekspozitës, Ermal Sela, u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti është të afrojë publikun me trashëgiminë muzikore të qytetit, duke e njohur më nga afër me instrumentet dhe historinë e formacioneve të bandave që kanë lënë gjurmë në traditën kulturore shqiptare.
    Kjo ekspozitë sjell për herë të parë për publikun edhe kostumin e skenës së krijuesit të operës shqiptare, si dhe elementë të tjerë nga formacione të ndryshme muzikore që kanë ndikuar në zhvillimin e muzikës qytetare Mihal Ciko.

    Një nga pjesët më të veçanta të ekspozitës është klarineta e mjeshtrit Nevruz Nuri “Lulushi”, simbol i brezave të muzikantëve korçarë që kanë mbetur në kujtesën e publikut me interpretimet e tyre të paharrueshme.
    Ekspozita mbetet e hapur për publikun duke i dhënë mundësinë qytetarëve të Korçës dhe vizitorëve të njihen me një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë muzikore shqiptare./vizionplus.tv

  • Në kujtim të Naim Frashërit/ Një mbrëmje letraro-muzikore për 125-vjetorin e vdekjes së rilindasit të madh

    Në kujtim të Naim Frashërit/ Një mbrëmje letraro-muzikore për 125-vjetorin e vdekjes së rilindasit të madh

    Një mbrëmje letraro-muzikore, në kujtim të 125-vjetorit të vdekjes së rilindasit të madh Naim Frashëri, u zhvillua, mbrëmjen e kaluar, në Toprrën Veneciane të Durrësit.

    Aktorët e teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe dy nga emrat më të njohur të skenës shqiptare, Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa, sollën për publikun disa nga vargjet më të bukura të poetit tonë kombëtar.
    Në këtë aktivitet u ekspozua edhe një skicë portret e Naim Frashërit, e realizuar posaçërisht për këtë përvjetor nga piktorja Alketa Tragaj.
    Në fjalën e saj, studiuesja Rovena Vata Mikeli theksoi rëndësinë e këtij përvjetori si një kujtesë e gjallë për kontributin e Naim Frashërit në Rilindjen Kombëtare.
    I lindur në Frashër të Përmetit, Naim Frashëri mbetet simbol i Rilindjes sonë kombëtare, ndërsa veprat e tij, si “Bagëti e bujqësi” dhe “Historia e Skënderbeut”, testamenti shpirtëror që poeti na la.

    Top Channel

  • Mbrëmjet muzikore “Feim Ibrahimi-Udhëtim në fëmijëri” i dedikohen veprës së kompozitorit, që reformoi muzikën shqiptare

    Mbrëmjet muzikore “Feim Ibrahimi-Udhëtim në fëmijëri” i dedikohen veprës së kompozitorit, që reformoi muzikën shqiptare

    Nga Julia Vrapi
    Mbrëmjet muzikore “Feim Ibrahimi-Udhëtim në fëmijëri” i dedikohen veprës së kompozitorit të shquar. Një jetë të tërë kushtuar muzikës, emrin e tij e mban një krijimtari e madhe muzikore, ndërsa mbrëmjet muzikore janë dhe ndër më të veçanta në aktivitetin artistik këtë tetor. Në kuadrin e 90-vjetorit të lindjes së kompozitorit Feim Ibrahimi, fondacioni “Feim Ibrahimi” zhvillon dy mbrëmje të veçanta, të cilat i dedikohen veprës së kompozitorit që reformoi muzikën shqiptare. Dy koncertet do të realizohen në bashkëpunim me Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe shkollën e mesme artistike “Feim Ibrahimi” të Gjirokastrës, respektivisht në datat 21 dhe 23 tetor, në sallën “Tonin Harapi” dhe në teatrin “Zihni Sako”, ku siç thuhet në njoftimin rreth këtyre dy mbrëmje muzikore, kryefjala është muzika e këtij kompozitori shumë të rëndësishëm dhe interpretimi i saj nga talentet e reja të këtyre dy shkollave. “Të ftuar special do të jenë artistët e rinj që kanë dalë nga shkolla shqiptare dhe që po lartësojnë emrin e Shqipërisë në të gjitha skenat ku interpretojnë: Artur Vera, Laura Llozi, Rejsi Prosi dhe Igli Rapaj. Krahas tyre do të sjellë interpretimin e saj, edhe pianistja Etrita Ibrahimi, e cila, sikurse babai i saj, është përkrahëse e talenteve të reja dhe për këtë arsye do të festojë 90-vjetorin e kompozitorit me të rinjtë që kanë zgjedhur rrugën e muzikës për jetën dhe karrierën e tyre, duke u ofruar atyre edhe njohuritë e saj mbi jetën dhe veprën e tij në dy takime të organizuara enkas për ta në ditët e këtyre dy aktiviteteve”, thuhet rreth mbrëmjeve muzikore. Dy mbrëmjet muzikore, që do të zhvillohen këtë tetor bëhen dhe pjesë e jetës artistike këtë sezon vjeshte, ndërsa do të sjellin në vëmendje krijimtarinë e pasur muzikore që mban emrin e kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi, ku publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë një përzgjedhje të veprave të tij.
    Albumi me vepra, si pjesë e projektit
    Feim Ibrahimi krijoi vepra monumentale për kulturën tonë. Por në takimet që e bija e kompozitorit pianistja Etrita Ibrahimi si edhe baritoni Artur Vera do të zhvillojnë me nxënësit e dy shkollave në Tiranë dhe në Gjirokastër, do të prezantohet edhe albumi me të njëjtin titull, i realizuar nga shtëpia botuese “Albas” i sapodalë nga shtypi me veprat pianistike të kompozitorit Feim Ibrahimi, për moshat e reja, por edhe për artistë të afirmuar. Ky projekt mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkia Tiranë, Bashkia Gjirokastër, Liceu Artistik “Jordan Misja”, Shkolla e Mesme Artistike “Feim Ibrahimi” dhe Log In Production. Projekti u drejtohet shkollave të muzikës, fëmijëve dhe të rinjve artistë nga 6- 18 vjeç, si edhe publikut të gjerë, i cili do të ndjekë këta artistë në koncertet e këtyre dy qyteteve dhe do të ketë mundësinë të pasurojë dijet e tij për muzikën shqiptare, me vepra të reja, ndoshta të padëgjuara më parë. Sipas njoftimit, një ndër aspektet e rëndësishme të realizimit të këtij projekti, konsiston në publikimin e pjesëve të njohura dhe të panjohura të repertorit pianistik të kompozitorit, duke shtuar më tepër fondin e krijimtarisë muzikore me vepra të botuara, i cili në Shqipëri është i varfër, për shkak të mungesës së botimeve të plota të veprave të kompozitorëve tanë. Feim Ibrahimi (Gjirokastër, 20 tetor 1935 -Torino, 2 gusht 1997) është ndër kompozitorët më të njohur të Shqipërisë, ku muzika e tij shtrihet thuajse në të gjitha zhanret: miniatura instrumentale, muzikë filmash, muzikë dhome, koncerte për instrumente solo dhe orkestër, simfoni, balete dhe vepra vokale. Muzikën e tij të mrekullueshme  publiku pa pasur më parë mundësi ta shijojë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit apo edhe në skena të tjera e aktivitete të ndryshme.

  • Fundi i një epoke: MTV ndalon transmetimet në Europë

    Fundi i një epoke: MTV ndalon transmetimet në Europë

    Pas më shumë se katër dekadash transmetim, stacioni i famshëm televiziv MTV po mbyll një kapitull historik në televizionin europian.Kompania Paramount Global ka njoftuar se do të ndërpresë transmetimin e kanaleve muzikore të MTV-së në shumicën e vendeve të Europës deri më 31 dhjetor 2025, duke përfshirë MTV Music, MTV 80s, MTV 90s, Club MTV dhe MTV Live.Ky vendim shënon fundin e një epoke për brezat që u rritën me videoklipe, renditje muzikore javore dhe prezantues që përcaktonin ritmin e kulturës pop.Sot, MTV po përballet me një realitet të ri ku platforma si YouTube, Spotify dhe TikTok kanë zëvendësuar rolin e televizionit në shpërndarjen e muzikës.Burime nga Paramount konfirmojnë se mbyllja lidhet me ristrukturimin global të kompanisë dhe zhvendosjen e fokusit drejt përmbajtjes dixhitale dhe shërbimit streaming Paramount+, që pritet të bëhet kanali kryesor për programet muzikore dhe argëtimin e të rinjve.Ekspertët e medias e përshkruajnë vendimin si një hap të pashmangshëm.Audiencat tradicionale janë tkurrur ndjeshëm, ndërsa kostoja e mbajtjes së dhjetëra kanaleve televizive është bërë e pajustifikueshme.MTV, dikur simbol i inovacionit në kulturën pop, tani po përpiqet të rindërtojë identitetin e vet në botën dixhitale.Në disa vende europiane, kanali kryesor MTV HD mund të mbetet aktiv për një periudhë të kufizuar, por rrjeti muzikor që dikur bashkonte një brez të tëre, nuk do të ekzistojë më në formën që njihej dikur.Për shumë fansa, kjo mbyllje nuk është thjesht teknike, është fund i një ere që ndryshoi mënyrën se si bota shikonte dhe dëgjonte muzikë. / Yahoo, FT, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tish Daija, kompozitori që la pas vetes shumë kryevepra

    Tish Daija, kompozitori që la pas vetes shumë kryevepra

    Kompozitori dhe muzikanti shqiptar Tish Daija ka lindur më 30 janar të vitit 1926 në Shkodër.

    Lindi në Shkodër ndërsa pa mbushur moshën shkollore, u bë pjesëtar i “Korit Françeskan”, ku nën drejtimin e P. Martin Gjokës dhe Filip Mazrekut merr mësimet e para muzikore bashkë me Tonin Harapin, Çesk Zadejën, Lukë Kaçajn, Simon Gjonin.

    Ndërsa në moshën 10-vjeçare bëhet instrumentist i bandës muzikore “Antoniane” që drejtohej nga Prenk Jakova.

    Krijimtarinë muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonikës. Kompozimet e para janë këngët “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura”, “Bjeri Gajdes Gajdexhi” etj.

    Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes. Më 1956, Tish Daija kreu studimet në konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Gjithashtu, Tish Daija ka dhënë një kontribut themelor në krijimin dhe zhvillimin e muzikës instrumentalo-simfonike, muzikës së dhomës dhe për krijimin e një tradite të çmuar shqiptare të muzikës klasike.

    Së bashku me Çesk Zadejën e Tonin Harapin krijuan klasën e kompozicionit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës, ku ka dhënë kontributin e tij si pedagog në formimin e disa brezave kompozitorësh, muzikologësh e instrumentistësh.

    Pas përfundimit të studimeve emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Tish Daija ka qenë udhëheqës artistik i Asamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore për 18 vjet me radhë (1962-1980).

    Ai njihet si autor i shumë veprave të mëdha muzikore si, opereta “Lejlaja”, opera “Pranvera”, baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, “Bijtë e Peshkatarit” etj.

    E për gjithë veprimtarinë, kontributin dhe punën e palodhur që dha për muzikën shqiptare, u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit” si dhe me titullin “Profesor”.

    U nda nga jeta më 3 tetor 2003 në moshën 78-vjeçare.

    ObserverKult  

    Lexo edhe:

    VENDOS JURIA/ NJIHUNI ME 10 GJYSMËFINALISTËT E ÇMIMIT KADARE

    Juria e Çmimit Kadare ka zgjedhur 10 dorëshkrimet më të mira, nga 32 të tilla që morën pjesë në konkursin letrar. Më 15 shkurt do të publikohen 5 finalistët dhe fituesi shpallet në fund të muajit.

    Anëtarët e jurisë, Nasi Lera, Gazmend Krasniqi, Armand Bora, Ermir Nika dhe Suadela Balliu, kanë bërë të ditur 10 autorët që kalojnë fazën e parë të Çmimit Kadare. Pra një nga më prestigjiozët që jepet sot për prozën shqipe.

    Me marrjen e krijimtarisë së 32 autorëve, e paraqitur me sinopse dhe 15 faqe të dorëshkrimit, nisi puna e kujdesshme e leximit dhe vlerësimit të tyre. Kjo për të përzgjedhur hap pas hapi atë vepër që sjell diçka të re në letërsinë shqipe apo evidenton një talent të ri.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    BESIM ZYMBERI: SIKUR TË FSHIHESHA PËR NDONJË DITË…

    Poezi nga Besim Zymberi

    Sikur të fshihesha për ndonjë ditëSa të pyesnin njerëzit: ku mbet’ ai…E kishte me ne a me perënditëDhe a do të kthehet këtej përsëri…Ndoshta një ditë edhe do të fshihemNë një skutë të braktisur dikuDhe nga kurreshtja e njerëzve tê përpihem‘Ç’u bë me të, pse s’duket më këtu…”Do të më mjaftonin netët plot qetësiGurgullimë e krojeve, e barit farfurimëCa tyje të shkëlqimta në qiellin e ziDhe agime që zgdhijnë në varg a në rimë

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Fifi drejt një roli të ri televiziv, ja ku do ta shohim këtë herë

    Fifi drejt një roli të ri televiziv, ja ku do ta shohim këtë herë

    Përveç projekteve të saj muzikore që kanë marrë vëmendjen e publikut vitet e fundit, Fifi duket se po përgatitet të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj, këtë herë në botën e televizionit.
    Burime pranë produksionit bëjnë të ditur se këngëtarja është në bisedime për të qenë pjesë e jurisë së “X Factor Kids”, një version i ri i spektaklit të famshëm të talenteve, i cili pritet të rikthehet këtë sezon në Tv Klan nën drejtimin e Vera Grabockës. Pikërisht Grabocka, e njohur për projektet e saj të suksesshme televizive, i ka bërë Fifit ofertën për të zënë një nga karriget e jurisë dhe duket se artistja është shumë pranë dhënies së përgjigjes “po”.
    Sipas raportimeve, Fifi është shumë entuziaste për këtë mundësi, pasi e sheh si një hap të bukur dhe ndryshe në karrierën e saj artistike. Roli i jurisë i jep asaj mundësinë të jetë pranë fëmijëve me talent, të ndajë përvojën e saj muzikore dhe të frymëzojë brezin e ri të artistëve që po rriten me ëndrrën për të qenë në skenë.
    Nëse gjithçka finalizohet, Fifi do të bëhet një nga emrat kryesorë të panelit, përkrah personaliteteve të tjera të njohura të muzikës shqiptare. Ky do të jetë një tjetër sukses për këngëtaren, e cila prej vitesh ka arritur të fitojë zemrën e publikut me tekstet e sinqerta, emocionin dhe origjinalitetin që e karakterizon.

  • Kënga me Tepsi – Thjeshtësia që u bë Traditë

    Kënga me Tepsi – Thjeshtësia që u bë Traditë

    Në mozaikun e pasur të muzikës popullore shqiptare, ndër elementet më të veçantë që dallojnë për origjinalitet është kënga me tepsi. Ajo përfaqëson një shprehje të pastër të shpirtit krijues të shqiptarëve, që edhe në mungesë të instrumenteve muzikore, arrinin të kthenin një objekt të zakonshëm shtëpiak në mjet arti.

    Tradita e këngës me tepsi është e përhapur kryesisht në veriun dhe verilindjen e Shqipërisë – në zona si Kukësi, Dibra, Hasi, Puka e Mirdita. Tepsia metalike, e përdorur zakonisht për gatim, kthehej në një instrument muzikor të rastit, veçanërisht në dasma, ahengje dhe mbrëmje familjare, ku duhej të krijohej atmosferë por mungonin mjetet muzikore profesionale.

    Në thelb, kënga me tepsi është një këngë solistike, që shpesh shoqërohej nga ritmi i prodhuar duke rrahur tepsinë me duar, gishta ose ndonjëherë me lugë. Tingulli i saj metalik, i fortë dhe kumbues, sillte një ritëm të ngjashëm me daullen e vogël dhe krijonte sfondin mbi të cilin ndërtohej kënga.Meloditë shpesh ishin lirike, epike apo satirike, me vargje të thjeshta dhe të përshtatura në vend, ku rolin kryesor e kishte fjala dhe interpretimi. Në shumë raste, kënga me tepsi bëhej pjesë e garave muzikore apo të improvizimeve ku këngëtarët tregonin shkathtësinë e tyre.
    Një tipar i rëndësishëm është fakti që kënga me tepsi nuk ishte e kufizuar vetëm tek burrat. Shpeshherë gratë në mjedisin familjar merrnin pjesë duke rrahur tepsinë dhe duke kënduar, sidomos në raste festive. Kjo e bënte traditën më gjithëpërfshirëse dhe një shprehje kolektive të jetës së përditshme.

    Kënga me tepsi nuk është vetëm një formë argëtimi, por një dëshmi e shpikësisë popullore dhe e lidhjes së ngushtë mes kulturës materiale dhe asaj shpirtërore. Ajo tregon se si shqiptarët, edhe në rrethana të thjeshta, dinin të gjenin mënyra për të mbajtur gjallë festën, këngën dhe gëzimin.
    Studiues të muzikologjisë, si Ramadan Sokoli, e kanë përfshirë këtë dukuri në analizat e tyre për trashëgiminë muzikore shqiptare, duke e parë si pjesë të repertorit të këngës popullore urbane dhe fshatare. Sot, kënga me tepsi është më pak e pranishme në jetën e përditshme, por mbetet një trashëgimi e çmuar që meriton të dokumentohet dhe të ruhet.
    Kënga me tepsi është simbol i thjeshtësisë që bëhet art. Ajo dëshmon se kultura shqiptare është e aftë të nxjerrë bukuri edhe nga më e zakonshmja, duke e kthyer një objekt të kuzhinës në instrument muzikor dhe një mbrëmje të zakonshme në festë. Nëse sot dëgjohet më rrallë, mbetet ende një nga gurët e çmuar të mozaikut të trashëgimisë sonë kulturore. /Trungu & InforCulture