Teatri muzikor “Fanoliada” i konceptuar sipas veprës antologjike “Albumi” të Fan Nolit. Vepra muziko-teatrale këtë nëntor në skenë me rastin e 60-vjetorit të vdekjes së Fan Nolit. Me muzikë të Blerina Shalarit dhe me rol kryesor nga aktori i mirënjohur i teatrit kombëtar shqiptar Dritan Boriçi, vepra do të ngjitet në skenë në datën 26 nëntor në Famullinë “Zemra e Krishtit” Tiranë në orën 19:00.Vepra “Fanoliada” vjen pikërisht në vigjilje të festave të nëntorit. Alda dhe Blerina Shalari patën një përvojë të shkëlqyer në bashkëpunimin me aktorin Dritan Boriçi me Homeriadën, një melodramë e Blerinës e luajtur në 11 shfaqje dhe me një konkurrim ndërkombëtar. Ndërkohë “Fanoliada” është një vepër që ndahet mes tre artistëve, ku interpretimin e 15 poezive të Albumit të Nolit, i shkrin në tinguj muzika e shkruar nga Blerina Shalari dhe e ndihmuar në interpretim nga Alda Shalari. Vepra i ka premierat në Ditët shqiptare në botë në Maqedoninë e Veriut në qytetet Strugë dhe Tetovë, dhe pritet të kulmojë në Tiranë në 26 nëntor 2025.Projekt-ideja “Fanoliada” është një shfaqje e ideuar sipas konceptit të teatrit muzikor, ku në qendër të veprës qëndron teksti poetik i veprës së Theofan Stilian Nolit të titulluar “Albumi”. Kjo ide premton të sjellë në skenë një vepër, e cila bazohet mbi poezitë e Albumit, aq të njohura në Shqipëri, për të cilat është kompozuar nga një ilustrim muzikor i cili, herë shoqërohet me të kënduar, dhe herë thjeshtë me piano. Poezitë interpretohen nga aktori, kurse autorja e muzikës interpreton vetë libretin muzikor me zë dhe piano. Këtu është përfshirë edhe një koncertmaestër, Alda Shalari, e cila ndihmon në realizimin e veprës për shkak se duke qenë se janë rreth 18 numra muzikorë të rradhitura si në album, ato nuk mund të përballohen vetëm nga kompozitorja dhe interpretja kryesore.Alda luan 8 numra të veprës. Blerina luan 10 numra si dhe dy numra në bashkërendim me Aldën dhe aktorin. Për veprën është kompozuar edhe një këngë kushtuar Fan Nolit, e kompozuar enkas për veprën. Ka ardhur koha të rivlerësohen antikuaret shpirtërore të Shqipërisë siç është Albumi i Fan Nolit, ku në skenë do të vihen 15 nga 24 poezitë e vëllimit, i cili ka hyrë tashmë në Antologjinë e letërsisë shqipe. Vepra ka një renditje pjesësh si tek “Tablo nga ekspozita të kompozitorit të famshëm rus Modest Musorgski.Kjo vepër bazohet mbi tre shtylla tematike: E para, kombi dhe shenjat e tij, flamuri, himni; E dyta, feja dhe morali, e kërkuar mes personazheve përfaqësues, Krishti, Moisiu Kirenari, Pjetri, etj; E treta, heroi, i përkthyer në liderin e kërkuar, liderin idealist që sot na mungon, që trajtohet përmes personazheve: Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, dhe legjendarit Maratonomak, i cili vdes për triumfin e përparimit. Kjo simbolikë tekstore dyfishohet me simbolet muzikore, të cilat finalizohen me një këngë “monument” kushtuar profetit të kulturës shqiptare Fan Nolit, krijuar enkas për veprën me tekst e muzikë. Vepra jep mesazhin e triumfit të përparimit, të vlerës njerëzore mbi gjithçka. Vepra është një tablo peizazhike e natyrës e përzier me lirizmin dhe epizmin shqiptar.
Tag: muzikor
-

Shkodër/ Inva Mula dhe Genc Tukiçi magjepsin publikun me udhëtimin muzikor
Shkodra u mbush me muzikë dhe emocione këtë fundjavë, kur sopranoja e njohur ndërkombëtarisht, Inva Mula, dhe pianisti Genc Tukiçi interpretuan koncertin “Voyage” në Teatrin “Migjeni”. Publiku reagoi me duartrokitje të gjata, duke u ngritur në këmbë për të përshëndetur performancën e dy artistëve shqiptarë që kanë shkëlqyer në skenat më prestigjioze botërore.Në koncert ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, si dhe shumë personalitete të jetës kulturore dhe artistike.Repertori i mbrëmjes kombinonte elegancën e muzikës franceze me ritmet dhe himnet shkodrane, duke krijuar një udhëtim unik muzikor që lidhte Paris-in me Shkodrën. Orkestra Simfonike e Shkodrës dhe Kori Polifonik “Prenk Jakova”, nën drejtimin e mjeshtres Elda Laro, ofruan një performancë të harmonizuar dhe emocionuese, e cila përforcoi statusin e Shkodrës si qendër e gjallë e artit.Të ftuar të veçantë në mbrëmje ishin edhe Isabele Eve Poro dhe këngëtari Glerdit Turmetaj.Pas koncertit, Inva Mula u shpreh për mundësinë e krijimit të projekteve të reja artistike në qytet:“Do të doja të jepja një kontribut ashtu siç e jap në festivalin që kam krijuar në Korçë prej 9 vitesh. Pse jo të krijojmë një festival edhe në Shkodër.”Ndërsa Genc Tukiçi shtoi:“Të bësh koncert përditë në Shkodër është pak, kaq i mirë dhe kaq energji ka kjo sallë.”“Voyage” la pas një emocion të paharrueshëm për të gjithë artdashësit, duke konfirmuar edhe një herë Shkodrën si një pikë referimi për artin dhe kulturën në Shqipëri.
-

Refleksion për këngën fituese në Festivalin “Luleborë”
“Ta dish” nën interpretimin e këngëtarit Glerdit Trumetaj, me tekst dhe muzikë të autorit Leon Lekaj, pruri diçka të re në kohët e vështira, në të cilat arti i vërtetë kërkon me ngulm mbijetesën. Nuk dua të ndalem gjatë as në kurorëzimin me çmimin e parë, e as në performancën e këngëtarit, apo gjykimin e drejtë të jurisë, sepse sipas mendimit tim, kjo këngë, që në dëgjimin e parë, do të ishte fituese.
Nga Aleksander Paloli
Pse këmbëngul për këtë?
E para, sepse në poezinë e saj, lexohet qartë malli për vendlindjen, shkruar nga Leon Lekaj, që lindi dhe u edukua në një familje me tradita të njohura artistike i cili, siç thotë G. Krasniqi, është “…një poet që ka hyrë në letërsi nga dera e duhur”.
Zgjedhja e tonalitetit (la minor) nuk do të ishte rastësi. Duke qenë se muzikantët, qofshin dhe amatorë, i kanë fillimet e tyre pikërisht në tonalitet e para, kjo e bën këngën të jetë më afër dhe më në dispozicion të dëgjuesit për t’u kënduar e shoqëruar me çfarëdo instrumenti.
Introduksioni i fillimit të këngës, i shkurtër, i thjeshtë si një parathënie, që krijon atmosferën e duhur për dëgjimin e materialit muzikor.
Introduksioni i strofës dytë paraqitet me një material muzikor më të gjatë dhe me harmoni më të zhvilluar. Kjo jo rastësisht. Do t’i jepte mundësinë dëgjuesit për të impostuar në memorie e për të shijuar mirë këngën.
Strofa, tepër melodioze, shkon në sinkron me poezinë. Ajo fillon në një regjistër vokal mesatar, duke u rritur drejt refrenit. Titulli i saj “Ta dish” është një tregues i qartë se autori është njohës i mirë i traditës. Kompozitori është frymëzuar nga këto dy fjalë dhe tre nota të një kënge (jare) shkodrane, nga më të bukurat, (normale kjo në një krijimtari), por kënga në mënyrë lineare zhvillohet harmonishëm me shumë muzikalitet në të tria pjesët e saj.
Refreni është çasti më emocionues. Një fillim me citimin e një motivi të njohur….me tre nota në dominantë, Mi settima të bën të qëndrosh “pezull”, në pritje të një zgjidhjeje në tonikë. Më pas kemi një zhvillim të natyrshëm të melodisë dhe që kadencon në mënyrë klasike duke i vënë pikë mendimit muzikor.
Në një këngë, shkrirja e tekstit me muzikën është një prej fazave më të rëndësishme të krijimit por, Leon Lekaj, duke qenë njohës i mirë i të dyja zhanreve, e kapërcen lehtësisht këtë barrierë.
Pra, në përfundim do të thosha se kjo këngë e mbarsur me këtë gamë elementësh, i ka të gjitha mundësitë për të vazhduar rrugën e nisur drejt suksesit.
Aleksander Paloli- Maestro-Accademia Musicale “Gustav Mahler”, Italy
ObserverKult
Lexo edhe:
“TA DISH” FITON ÇMIMIN E PARË NË FESTIVALIN E KËNGËS “LULEBORË”
-

Gjesti dhe Ylli drejt një bashkëpunimi muzikor
Showbiz E Martë, 19 Gusht 2025 17:59
Bonart Ajvazi, CEO i “Three60”, i cili menaxhon artistët Yll Limani dhe Gjesti, bëri të ditur se një duet mes tyre mund të ndodhë në të ardhmen, edhe pse aktualisht nuk ka asgjë konkrete që t’i konfirmojë planet e tyre.
Të dy janë të zënë me zhvillime të rëndësishme në karrierën e tyre. Ylli Limani është gati të mbajë një koncert historik në Shkup nesër, ndërsa Gjesti po përballet me një problem të papritur me kompaninë e distribuimit të muzikës në YouTube.Kjo situatë tregon se bashkëpunimi i mundshëm ka nxitur kuriozitetin e fansave, momentalisht prioritetet e tyre janë të ndara dhe të fokusuar tek sfidat personale dhe arritjet profesionale.
-

‘Fustanella Festival’ sjell në skenë Kolë Lacën dhe Arbëreshë – një përjetim muzikor
Sot, më 16 gusht, Fustanella Festival, në Dhërmi, sjell një mbrëmje të veçantë që shpalos dy dimensione të fuqishme të muzikës shqiptare, nga eksperimentimi elektronik i Kolë Lacës te thellësitë shpirtërore të këngës popullore me Arbëreshë.
Publikut do t’i prezantohet një performancë e veçantë nga Kolë Laca (pjesë e grupit muzikor Shkodra Elektronike), me projektin e tij më të ri: Byzantronica (Hybrid Live Set), një eksperiment muzikor që sfidon kufijtë kulturorë dhe stilistikë të muzikës elektronike.
“Byzantronica” është një udhëtim i pasur muzikor, që ndërthur me mjeshtëri ritmet dhe tingujt e Ballkanit, Anadollit, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Ky set hibrid nuk është thjesht një ftesë për të kërcyer, por edhe për të dëgjuar, reflektuar dhe për t’u zhytur në një botë ku e lashta takohet me modernen, dhe ku kufijtë gjeografikë treten nëpër valë zanore, transmeton KultPlus.
Kjo vepër u prezantua për herë të parë gjatë inaugurimit të instalacionit “We Apologize” të artistit të njohur Adrian Paci, në lagjen multietnike të sheshit Victoria në Athinë, një hapësirë urbane ku ndërthuren gjuhë, kultura, kuzhina dhe ngjyra të ndryshme, njësoj si vetë muzika e këtij projekti.
Në të njëjtën natë, skena do të ndriçohet nga zëri magjepsës i Arbëreshë, një artiste që zhytet me pasion në këngën popullore shqiptare, duke i dhënë asaj një frymë të re dhe intime.Muzika e saj nuk është thjesht rikrijim i traditës, ajo vjen si një ëndërr e vjetër që zgjohet ngadalë, duke prekur kujtesën, historinë dhe shpirtin e një populli. Me qasje të thellë emocionale dhe interpretim të veçantë, Arbëreshë sjell një përjetim që e bën të kaluarën të ndihet aktuale.
Fustanella Festival vazhdon të afirmohet si një platformë artistike që fton publikun në udhëtime përtej kohës dhe kufijve kulturorë. Mbrëmja e 16 gushtit është një ftesë për të dëgjuar rrënjët tona në mënyra të reja dhe për t’i ndjerë ato me gjithë trupin, shpirtin dhe mendjen./KultPlus.com
-

E paharruara “Martesa jonë”, këngë që u interpretua mjeshtrisht nga Ismet Bogujevci (Teksti dhe Video)
Ismet Bogujevci, u lind më 9.4. 1952 në Podujevë. Aktiviteti i tij artistik, ka nisur rrugëtimin me shoqërinë kulturo-artistike “Josip Rela’’ në Podujevë. Është viti 1972 kur ai hyri furishëm si këngëtar por dhe si aktor meqë shoqëria “Josip Rela’’ kishte shtrirje në dy fusha permanente – muzikë dhe aktivitete teatrore – dramatike.
Bogujevci ka vazhduar aktivitetin e tij artistik – muzikor në shoqërinë “Ramiz Sadiku’’ në Prishtinë.
Në vitet ’80-ta, ai së bashku me një grup artistik muzikor dhe me orkestrën popullore të Radio Televizionit të Prishtinës, me një kastë të përzgjedhur këngëtarësh, më eminentët e kohës, do të shtrijnë aktivitetin e tyre muzikor – turne brenda gjithë qyteteve Shqipërisë.
Bogujevci si solist muzikor ka fituar një mori çmimesh përfshirë – Mikrofoni i Artë, në Akordet e Kosovës.
Që nga viti 2000, ka punuar si solist – këngëtar në “Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shota’’ ndërsa, nga viti 2012 – 2013 ishte UD – Drejtor i “Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Shota’’, periudhë kjo, për gjatë së cilës, ansambli ka fituar disa çmime ndërkombëtare në festivale prestigjioze nëpër botë, përfshirë këto vende: Turqia, Italia, Bullgaria.
Ai u nda nga jeta më 13 maj të vitit 2021.
Në mesin e këngëve të kënduara nga ai që i ka mbijetuar kohës është “Martesa jonë’’ të cilën e ka punuar kompozitori Gazmend Zajmi.
Në vazhdim e gjeni tekstin e kësaj kënge:
Qysh në vegjëli ne u deshëm njëri-tjetrin përqafumZemrat tona kurrë pa u nda njëra-tjetrën e kërkun
Martesa jon’ asht e bukurKurorëzim i dashurisëO zemër këndo pa pushueKënge të bukra t’lumturis’
Si ëndërr më të shtrenjtë ditën e sotme kam dëshiruZemra tonat kur pa ja nda përherë njëra-tjetrën e kërkun
Martesa jon’ asht e bukurKurorëzim i dashurisëO zemër këndo pa pushueKënge të bukra t’lumturis’
Ditë më e bardhë, më e ndritshme sot për mua po agonGjithë natyra po këndon për të bukurën këngë të zemrës sonë…
E përgatiti: A.S./ ObserverKult
Lexo edhe:
VDIQ KËNGËTARI I NJOHUR I MUZIKËS POPULLORE, ISMET BOGUJEVCI
-

Djali i Hailey dhe Justin Bieber debuton në klipin e tij muzikor
Justin Bieber ka zbuluar projektin e tij të ri muzikor, por këtë herë vëmendja nuk ishte përqendruar vetëm te zëri i tij apo stili vizual i videos. Shfaqja u vodh nga i vogli Jack Blues Bieber, djali i tij 11-muajsh, i cili bëri paraqitjen e tij të parë zyrtare në qendër të vëmendjes, duke luajtur me nënën e tij, Hailey Bieber, dhe babanë e tij në videoklipin e këngës “Yukon”.
Videoja e publikuar më 5 gusht 2025, është bardh e zi, e xhiruar në film 16 mm dhe nxjerr një aurë thellësisht nostalgjike dhe emocionale. Justin mban në krahë Jack- un e vogël në një varkë, në një peizazh idilik, ndërsa Hailey shijon momente të buta me foshnjën në det. Edhe pse i vogli shfaqet në disa skena, fytyra e tij mbetet qëllimisht e mbuluar, pasi çifti ende dëshiron të ruajë privatësinë e tyre. -

Diddy drejt një rikthimi të bujshëm muzikor? Me kë po bashkëpunon në fshehtësi nga burgu
Rikthimi i P. Diddy në skenën muzikore duket më i afërt nga sa pritej – dhe surpriza më e madhe? Ai pritet të bashkëpunojë me Kanye West në një projekt të ri muzikor.
Sipas një burimi pranë Kanye-s, publikimi i një kënge apo edhe një albumi të përbashkët është “vetëm çështje kohe”. Sipas të njëjtit burim, ky bashkëpunim mund të ketë një domethënie më të thellë për të dy artistët: “Muzika ka qenë një formë shpëtimi për Diddy-n, ashtu siç ka qenë edhe për Kanye-n. Diddy po përpiqet të përballet me gabimet e së kaluarës. Një këngë do të ishte mënyra më e mirë për të shprehur ndryshimin që ai kërkon.”
Në fakt, shenjat e para të këtij bashkëpunimi janë shfaqur muaj më parë. Në mars, Kanye ndau në rrjete sociale një fragment të një kënge të re, ku dëgjohej zëri i Diddy-t – një regjistrim i bërë gjatë një telefonate nga burgu Metropolitan Detention Center në Brooklyn, ku artisti 55-vjeçar po mbahet në pritje të gjyqit për akuza të rënda për trafik seksual dhe bashkëpunim kriminal.Sipas një burimi të cituar nga The Post, Diddy nuk ishte në dijeni se telefonata po regjistrohej me video. Ai besohet se ka menduar se Kanye po e telefononte vetëm për të pyetur për fëmijët e tij.
Në fragmentin e këngës, dëgjohet Diddy duke thënë:
“Trego kujdes atje jashtë, sepse me siguri po përpiqen të na shkatërrojnë.”
Ai shton:
“Ata nuk do t’ia dalin. Do ta fitoj këtë luftë dhe do jem pranë teje.”
Këto fjalë interpretohen si një referencë e drejtpërdrejtë ndaj sfidave ligjore me të cilat po përballet Diddy, i cili rrezikon burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.
/vizionplus.tv -

Qytetet më të mira në botë për adhuruesit e muzikës
Udhëtimi për të ndjekur një koncert apo festival muzikor, një fenomen i njohur si gig-tripping, ka qenë prej kohësh një trend në udhëtime, me turizmin muzikor që pritet të arrijë një vlerë rreth 263 miliardë dollarë deri në vitin 2030.Por cilat qytete janë në të vërtetë më të mirat për t’u vizituar nga adhuruesit e muzikës? Platforma e biletave SeatPick ka mbledhur të dhëna për numrin e koncerteve, hapësirave për koncerte dhe muzikore, festivaleve, artistëve vendas dhe bizneseve të lidhura me muzikën në shumë qytete, dhe secilit i është dhënë total pikësh nga 1 deri në 10.Kush kryeson listën? Londra renditet e para me 9.67 pikë nga 10, falë 199 hapësirave për koncerte, 1,734 koncerteve, 44 festivaleve dhe, më mbresëlënëse, 3,042 artistëve vendas.Skena muzikore dhe e jetës së natës në kryeqytetin britanik ka pasur vështirësi për t’u rikthyer në normalitet pas pandemisë, por Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ka shpallur një “task forcë për jetën e natës”, për të ndihmuar në mbështetjen e hapësirave të muzikës në qytet.BerlinNë vendin e dytë renditet Berlini me 9.55 pikë. Çikago, Vjena dhe Nashvil plotësojnë pesëshen e parë të kësaj liste.ÇikagoQytetet më të mira në botë për adhuruesit e muzikës:LondërBerlinÇikagoVjenëNashvilMançesterNju JorkGlasgouSeattleBristol/ Time Out, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

VIDEO/ Rama: Shëngjini është gati për UNUM, 5 ditë dhe netë fantastike të festivalit muzikor
Nga data 5 deri më 10 qershor, në Shëngjin, Lezhë, do të zhvillohet festivali muzikor UNUM, një prej ngjarjeve më të pritura verore në bregdetin shqiptar. Kryeministri Edi Rama publikon pamje nga përgatitjet intensive për këtë aktivitet, duke e cilësuar festivalin si një “pikëtakim të përvitshëm për mijëra turistë dhe artdashës nga e gjithë Europa”.
“5 ditë e netë fantastike të festivalit muzikor që është pikëtakimi i përvitshëm për mijëra turistë e artdashës nga gjithë Europa me skenografi rërën, pishat dhe detin, por edhe një pasaportë prezantuese e aktiviteteve verore në bregdetin shqiptar”, u shpreh Rama.Festivali UNUM për të gjashtin vit radhazi pritet të sjellë një atmosferë unike dhe të nxisë turizmin në zonën e Shëngjinit gjatë sezonit veror. Mbi 90 artistë është parashikuar të performojnë gjatë këtyre 5 ditëve.
