Tag: muzikës

  • MUSE-X/ Panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative vjen në Tiranë

    MUSE-X/ Panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative vjen në Tiranë

    MUSE-X, panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative vjen për herë të parë në Tiranë dhe në Ballkan në datat 11/12/13 prill.

    I konceptuar si expo-festival, MUSE-X do të mirëpresë në Tiranë për 3 ditë rresht mbi 100 kompani dhe profesionistë të ndryshëm të industrisë së muzikës dhe arteve nga e gjithë Evropa, Mbretëria e Bashkuar, si dhe nga Rajoni, të cilët do të vijnë me të gjithë “arsenalin” e tyre në sheshin Italia.
    Profesionistë të muzikës dhe arteve të tjera kreative do të kenë mundësinë të shpërfaqin talentin dhe profesionalizmin e tyre në panairin më cool që mund të keni parë ndonjëherë. Jo vetëm kaq, por përgjatë 3 ditëve emra të njohur të fushës do të mbajnë konferenca dhe TEDtalks duke shënuar kështu, një moment kyç në strukturimin dhe funksionimin e kësaj industrie.
    Kështu, MUSE-X ka si qëllim ndërtimin e një ure lidhëse mes bizneseve dhe kompanive të huaja të interesuara për partneritete me kompanitë Shqiptare. Duke bërë këtë, MUSE-X përmbush një tjetër qëllim, përçimin e kulturës shqiptare në entitete të huaja dhe jo vetëm. Dhe në fund, Shqipëria do të ketë për herë të parë një studim të mirëfilltë, profesional të industrisë muzikore dhe arteve kreative.
    Sakaq, MUSE-X nuk do të fokusohet vetëm në të qënurit panair, por edhe një festival 3 ditor, ku për 3 netë, artistë të mirënjohur ndërkombëtar dhe kombëtar do të dhurojnë një spektakël të vërtetë në kryeqytet.
    Nata e muzikës Elektronike do të sjellë në Tiranë fituesin e çmimeve Grammy, Dubfire, krahas Petar Dundov, Egorythmia, Fanatek, Rea Lemnusha dhe Ema Popivida. Nga ana tjetër, nata e muzikës Hip/Hop, me Flashmobs dhe breakdance   ku do të performojnë artistë të famshëm si Buta, Killua, Marin, Doza MC, LaFazani, DJ Goce, dhe për të gjithë dashamirësit e muzikës Rock, Eugent Bushpepa, Jericho, Bojken Lako, Tre Musketierët (Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi), si dhe Gjergj Kaçinari do të mbyllin edicionin e parë të MUSE-X, me performanca të zjarrta (flakë për flakë).
    Betejat e “vjetra” të rrepit në një ring gjigand, DJ Battles, Production Battles, Open Jam Sessions, performanca dhe show surprizë ju presin përgjatë 3 ditëve dhe 3 netëve në sheshin Italia, në datat 11-13 prill. MUSE-X nuk është vetëm expo-festival, por është ajo eksperiencë që nuk do të donit të humbnit në Tiranë.

    Top Channel

  • Koncert recital/ Në teatrin “Migjeni” me kryeveprat e muzikës botërore dhe shqiptare

    Koncert recital/ Në teatrin “Migjeni” me kryeveprat e muzikës botërore dhe shqiptare

    Në skenën e Teatrit “Migjeni”, dy emra të shquar të muzikës shqiptare, pianistja Fatma Spahiu dhe violinisti Lorenc Radovani, erdhën me një koncert recital.

    Publiku shijoi një mbrëmje të veçantë, ku repertori i përzgjedhur përfshiu kryevepra të muzikës botërore dhe shqiptare, ndër të cilat spikati vepra e Çesk Zadejës ndërsa kulmi i mbrëmjes ishte premiera e një krijimi unik nga kompozitori Artan Liçaj,
    Ky recital ishte një homazh për artin dhe një kujtesë e fuqishme.

    Top Channel

  • Platforma ikonike e muzikës shitet prë 207 milionë dollarë

    Platforma ikonike e muzikës shitet prë 207 milionë dollarë

    Platforma ikonike e muzikës Napster u shit për 207 milionë dollarë sipas një raporti të CNBC. Një kompania e quajtur Infinite Reality është pas blerjes. Por çfarë ofron Napster në 2025 që të kushtojë kaq shumë?

    CEO i Infinite Reality John Acunto tha se do të përdoret për reklamim në metaverse. Me fjalë të tjera, një platformë që daton prej 1999 do të përdoret si pjesë e një teknologjie që arriti kulmin në 2021.
    Më specifikisht kompania ka planifikuar të krijojë hapësira virtuale 3D për adhuruesit e  muzikës të cilët mund të marrin pjesë në koncerte dhe festa të ndryshme. Në platformë muzikantët dhe studiot mund të shesin mallra.

    Napster u themelua në 1999 dhe asokohe bëri bujë në mbarë botën duke krijuar një mënyrë të lehtë për të vjedhur muzikë. U deshën vetëm dy vite që kompania të gjendej mes betejave ligjore dhe shpalli falimentin në 2001.
    Por ai ishte vetëm fillimi pasi një kompani e softuerit quajtur Roxio e bleu në 2002 dhe rilançoi si një biznes të ligjshëm që shiste muzikë. /PCWorld Albanian

  • “Bet on the Beat”, që talenti i  të rinjve muzikantë në Shqipëri të njohë botën

    “Bet on the Beat”, që talenti i  të rinjve muzikantë në Shqipëri të njohë botën

    Traditë dhe vlera artistike të promovuara bukur, përmes shfaqeve muzikore, – ishte ky, imazhi që dhuruan të rinjtë shqiptarë, të talentuar dhe të apasionuar pas muzikës, të cilët u bënë pjesë e projektit Europian “Bet on the Beat” që ka për qëllim mbështetjen e grupmoshave nga 18-30 vjeç, për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale dhe sipërmarrëse, por njëkohësisht, duke promovuar përmes muzikës edhe vlerat e vendeve pjesëmarrëse.
    Me performancat e tyre mbresëlënëse dhe plot emocione, në Shqipëri dhe Itali, të rinjtë muzikantë të mbështetur përmes këtij programi nga bashkia e Krujës, përfituan një mundësi të artë të zhvillimit të karrierës së tyre.
    “Bet on the Beat”, është mundësi e Re për profesionistët e rinj të muzikës në Shqipëri. Me një trashëgimi të pasur muzikore dhe një industri krijuese në rritje, Shqipëria mund të përfitojë ndjeshëm nga ky projekt. Të rinjtë e talentuar në muzikë patën mundësinë të marrin pjesë në një program trajnimi të strukturuar, që synon të rrisë aftësitë dhe konkurrueshmërinë e tyre në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare.
    Pjesëmarrësit e nisën rrugëtimin e tyre me një kurs trajnimi online, i cili u  fokusua në aspekte kyçe të industrisë moderne të muzikës duke përdorur mjete interaktive si bisedat, video-konferencat dhe forumet për të lehtësuar bashkëpunimin. Gjithashtu u përfshinë në analiza dhe menaxhimin e produkteve, në marketingun digjital dhe njohjen e respektimin e të drejtave të autorit dhe privatësisë së muzikës, teknologjisë inovative dhe muzikës së qëndrueshme.
    Pas përfundimit të fazës online, pjesëmarrësit udhëtuan drejt Kështjellës Santa Severa në Romë, ku u dha atyre mundësinë të aplikojnë njohuritë e marra në një mjedis real, përmes aktiviteteve në grup dhe mentorimit. Të përfundim të gjithë kësaj eksperience, pjesëmarrësit organizuan një event muzikor tërësisht të pavarur, duke menaxhuar përzgjedhjen e audiencës, përcaktimin e artistëve dhe llogjikistën e eventit, administrimin e buxhetit dhe ekzekutuan në mënyrë të suksesshme të gjithë eventin.
    Kurozimi i kësaj eksperience për të rinjtë e përzgjedhur ishte shfaqja finale “Notes of Women” dedikuar grave në ditën Ndërkombëtare të Gruas si një mbështetje e pakufizuar nga sfidave të tyre dhe inkurajimit për të qenë shembulli i forcës.
    Por jo vetëm, ky projekt ofroi një mundësi të jashtëzakonshme për profesionistët e rinj shqiptarë të muzikës që të zhvillojnë karrierën e tyre dhe të krijojnë lidhje me ekspertë të industrisë evropiane. Duke i pajisur ata me aftësi të reja dhe duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar, “Bet on the Beat” synon të forcojë praninë e Shqipërisë në skenën muzikore globale.