Interesimi për historinë dhe kulturën shqiptare po shënon rritje të ndjeshme, që reflektohet edhe në statistikat e institucioneve të artit dhe kulturës në vend. Sipas të dhënave të fundit, Qendra Muzeore Krujë ka mikpritur mbi 30 mijë vizitorë vendas dhe të huaj gjatë muajit maj.Nga këta, rreth 25 mijë vizitorë vizituan Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, një nga muzeumet më të vizituara në Shqipëri, ndërsa afërsisht 5 mijë të tjerë panë nga afër Muzeun Etnografik të Krujës.Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, i vendosur brenda kalanë historike të Krujës, simbol i rezistencës ndaj pushtimit osman në shekullin XV, u përurua më 1 nëntor 1982. Kompleksi muzeal është i organizuar në disa hapësira kronologjike që pasqyrojnë ngjarjet historike dhe përmban objekte, dokumente origjinale dhe riprodhime autentike që tregojnë historinë e popullit shqiptar në atë periudhë dhe më gjerë.Ky interes në rritje për trashëgiminë kulturore tregon dëshirën e qytetarëve dhe turistëve për të njohur dhe ruajtur historinë e pasur të Shqipërisë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Interesimi për historinë dhe kulturën shqiptare po shënon rritje të ndjeshme, që reflektohet edhe në statistikat e institucioneve të artit dhe kulturës në vend. Sipas të dhënave të fundit, Qendra Muzeore Krujë ka mikpritur mbi 30 mijë vizitorë vendas dhe të huaj gjatë muajit maj.Nga këta, rreth 25 mijë vizitorë vizituan Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, një nga muzeumet më të vizituara në Shqipëri, ndërsa afërsisht 5 mijë të tjerë panë nga afër Muzeun Etnografik të Krujës.Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, i vendosur brenda kalanë historike të Krujës, simbol i rezistencës ndaj pushtimit osman në shekullin XV, u përurua më 1 nëntor 1982. Kompleksi muzeal është i organizuar në disa hapësira kronologjike që pasqyrojnë ngjarjet historike dhe përmban objekte, dokumente origjinale dhe riprodhime autentike që tregojnë historinë e popullit shqiptar në atë periudhë dhe më gjerë.Ky interes në rritje për trashëgiminë kulturore tregon dëshirën e qytetarëve dhe turistëve për të njohur dhe ruajtur historinë e pasur të Shqipërisë.
Tag: muzeun
-

Maj 2025, mbi 25.000 vizitorë në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe rreth 5.000 vizitorë në muzeun Etnografik
Muzeu kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është një nga muzetë më të vizituar në Shqipëri, i cili vetëm në muajin maj ka pritur mbi 25 mijë vizitorë. Kjo bëhet me dije nga Qendra Muzeore Krujë, që ka ndarë të dhënat për numrin e vizitorëve, ku rreth 5 mijë vizitorë kanë qenë në muzeun Etnografik të Krujës. “Qendra Muzeore Krujë ka mirëpritur mbi 30,000 vizitorë gjatë muajit maj! Nga këta: Mbi 25,000 vizitorë kanë vizituar Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Rreth 5,000 vizitorë kanë eksploruar Muzeun Etnografik të Krujës. Interesimi për historinë dhe kulturën po rritet çdo ditë!”, thuhet nga Qendra Muzeore Krujë.
Muzeu kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, i njohur edhe si Muzeu i Skënderbeut dhe Muzeu i Krujës, ndodhet në Krujë dhe është një nga më të vizituarit në Shqipëri. Muzeu u ndërtua në kalanë e famshme të Krujës, personifikim i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, në shek. XV. Përurimi i muzeut u realizua më 1 nëntor 1982. Kompleksi muzeal është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike, që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë.
Muzeu Etnografik i Krujës, i cili u përfshi në një projekt restaurimi u hap vjet në muajin korrik. Muzeu monument kulture i kategorisë së parë është një tjetër sit i trashëgimisë kulturore, i cili u restaurua nga programi “EU4Culture”. Muzeu Etnografik i ndodhur brenda Kalasë së Krujës, dikur ka shërbyer si rezidencë e familjes së shquar osmane, Toptani. Është ndërtuar në vitin 1764 dhe është një vend i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore për të kuptuar kulturën e pasur të Shqipërisë, zakonet dhe traditat. -

Homazhet për Artan Lamen, Gonxhe zbulon bisedat e fundit me të: Folëm për…
Ministri Blendi Gonnxhja, i pranishëm në ceremoninë ku po mbahen homazhet në nder të Artan Lames, u shpreh se Shqipëria ka humbur një kujdestar unik të trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit.
Ai u shpreh se ngjarja ishte një tragjedie vërtetë për familjen dhe miqtë, ndërsa siguroi se nuk do të mungojë mbështetja për muzeun e koleksionit të tij, një punë që Lame e la në gjysmë me ndarjen e tij nga jeta.
“Vendi ynë ka humbur një kujdestar të lartë dhe unik të trashëgimisë kulturore dhe historike.Kam komunikuar me të përpara kësaj fatkeqësie dhe tragjedie për familjen e tij dhe rrethin, për muzeun e koleksionit për të cilën punonte me miqtëë e tij të mirë. Jam tërësisht i dërrmuar.Minimumi që të gjithë ne do btë bëjë është që të mbështesim muzeun në mënyrë që të nderojmë punën e tij”, tha ai. -

Gonxhja: Kalorësi i Babunjës zhvendoset në Muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë
“Kalorësi i Babunjës”, statuja prej bronzi e zbuluar në Babunjë të Lushnjës, vjen nga lashtësia në skenat ndërkombëtare.
Pas restaurimit në Institutin Getty dhe ekspozimit në Los Angeles, ky dëshmitar i epokës arkaike ndodhet tani në Muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë, një ambasador 14 cm i trashëgimisë sonë mijëravjeçare.”
Kështu shkruan Gonxhe në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Kalorësi u zbulua vetëm pak kohë më parë dhe thuhet të jetë 2600 vjeçar. -

Kryeministri britanik Keir Starmer viziton nesër Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit në Tiranë
Ministria e Mbrojtjes njofton se ditën e nesërme, më 15 maj 2025, në orën 13:00, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes në Tiranë.
Vizita është pjesë e bashkëpunimit ushtarak mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe dhe një shenjë e mbështetjes së përbashkët ndaj Ukrainës. Gjithashtu, vizita thekson rëndësinë që Britania i kushton zhvillimeve teknologjike në vendin tonë.
Njoftim i Ministrisë së Mbrojtjes:
Ditën e nesërme, datë 15.05 2025, ora 13:00, Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjes që të dyja vendet ofrojnë për Ukrainën. Gjithashtu, kjo vizitë pasqyron vëmendjen që Mbretëria e Bashkuar i kushton zhvillimeve teknologjike në Shqipëri.
Për një organizimin sa më të mirë, lusim mediat e interesuara të akreditohen për të ndjekur nga afër këtë vizitë jo më vonë se data dita e sotme, ora 21:00.
Ju lutemi dërgoni në adresën e mëposhtme të e-mailit emrat e gazetarëve, operatorëve dhe shoferëve, bashkë me targën e automjetit.
E-mail: erion.azizolli@mod.gov.al
Vendndodhja e Muzeut: https://maps.app.goo.gl/8HjrMVQXtnYVJmbv6
Punë të mbarë të gjithëve! -

Muzeu “Gjon Mili” më i vizituari, të huajt vlerësojnë fotografitë e mjeshtrit shqiptar
Muzeu “Gjon Mili” në Korçë është nga më të vizituarit, kryesisht nga turistë elitarë të huaj që njohin jo vetëm artin e fotografisë por mbi të gjitha fotografin me famë botërore.
Vitin e kaluar por dhe në këtë fillim vit, turistët që vizitojnë muzeun e fotografit me një stil krejt të veçantë janë të shumtë nga vende të ndryshme të botës.
Bashkëshortët kanadezë Jeff dhe Christian Denhartam vizitojnë për herë të parë qytetin më të madh në juglindje të vendit si dhe muzeun Gjon Mili.“Unë jam vetë fotograf, i kisha parë me parë punimet e Gjon Milit por nuk e dija që ishte shqiptar dhe nga Korça. Këtu muzeu është mbresëlënës, sidomos fotografitë me lëvizjen e dritës, kjo është fotografia në thelb. Qyteti i Korçës duket shumë mirë, ne kemi vetëm dy ditë këtu dhe mezi presim të vizitojmë e vende të tjera në qytet”, tha Jeff Denhartam.
“Vijmë nga Kanadaja për herë të parë në Korçë. Muzeu po me pëlqen shumë, ka shumë fotografi që flasin për historinë botërore dhe ju jeni me fat që ky fotograf është nga vendi juaj. Gjon Mili njihet në botë por duhet të njihet edhe si shqiptar. Në Shqipëri është hera e parë që vijmë dhe gjithçka po me duket fantastike. Patjetër që do rikthehemi”, tha Christine Denhartam.
Përgjegjësi i muzeut Kristi Ktona tha se turistët janë nga e gjithë bota, Ata janë njohur me fotografitë e Gjon Milit por kur vizitojnë muzeun habiten me faktin se fotografi është shqiptar nga qyteti i Korçës.
Në muzeun Gjon Mili në Korçë janë të ekspozuara 240 fotografi, të cilat përshkruajnë artistë, sportistë dhe figura të njohura shoqërore nga Roma deri në Hollywood./vizionplsu.tv -

VIDEO / Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3,500 evente nga skena e pavarur artistike
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, morën pjesë mbrëmjen e së martës në eventin “HangArt”, në ish–Kinostudio, që është kthyer në një vatër e re për kulturën dhe artin.
Gonxhja në fjalën e mbajtur me këtë rast, tha se “HangArt”, është një hapësirë e re për të gjithë artistët dhe sot, sipas tij, “jemi në një momentum të veçantë, për mbështetjen e MEKI-it për të gjithë sektorin e artit dhe kulturës, në individë dhe organizata si asnjëherë më parë”.
“Gjatë vitit 2024, Javët e Kulturës dhe eventet e ndryshme gjeneruan falë buxhetit të thirrjeve 2300 aktivitete me 4500 spektatorë shtuar këtu dhe 8500 vizitorët e tjerë të siteve dhe kalave e muzeve e çojnë në 1.3 milionë totalin e frekuentuesve brenda një viti”, tha ai.
Gonxhja vuri në dukje se gjatë vitit 2025, MEKI në bashkëpunim dhe me donatorët rriti mbështetjen financiare për artin dhe kulturën.
“Buxheti për artin e kulturën u rrit me 45% krahasuar me janar 2024. Ndërsa skema e re e thirrjeve për vitin 2025, shënoi 668 aplikantë, 20% më shumë se në 2024, 275 fitues 37% më shumë se në 2024. 3 milionë euro fondi për mbështetjen e projekteve, 2.5 herë më i lartë se në 2024 dhe 6 herë më i lartë se në 2014” u shpreh ministri, teksa vuri në dukje se numri i të punësuarve u rrit në 1 566 persona.
Ai tha se grantet për artin nuk janë monopol por një proces transparent.
Gonxhja vuri në dukje se, sipas fushave të mbështetura për vitin 2025 shifrat flasin qartë se kemi një ekuilibër shumë më të drejtë, muzika dhe baleti 31%, artizanati dhe trashëgimia 23 %, artet pamore 22 %, teatri dhe kinematografia 14 %.
“Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike ose 52% aktivitete më shumë se viti 2024, me 600 mijë spektatorë të pritshëm”, tha ai.
Gonxhja theksoi se gjatë vitit 2025, do të përgatitet Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026-2030 me fokus vizatimin e një plani të qëndrueshëm e afatgjatë për zhvillimin e artit e kulturës në Shqipëri në bashkëpunim me artistët, MEKI, AICS, UNESCO e British Council.
“Strategjia do të parashikojë reformat e nevojshme ligjore në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore, mekanizmat dhe strukturimet e nevojshme për mbështetjen për artistët shqiptarë dhe profesionistët e kulturës përmes politikave kombëtare por edhe nxitjes së tregut privat, promovimin dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore (muze, parqe arkeologjike, kala dhe objekte të trashëgimisë kulturore), rrjetëzimin, zhvillimin dhe mbështetjen e qëndrueshme të artizanatit, si dhe fuqizimin e qendrave kulturore e artistike”, vuri në dukje ai.
“Brenda vitit 2030 do të ngrejmë hapësira të reja, të dedikuara librit e artit, dhe do të rikualifikojmë destinacionet kulturore e historike anembanë vendit”, tha mëtej ministri.
“Punojmë për Teatrin e ri Kombëtar, Qendrën e re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Muzeun Historik Kombëtar të rikonstruktuar, Muzeun e ri të Arteve të Bukura (ish Galeria Kombëtare e Arteve të restauruar) dhe objektin e ri që i bashkangjitet, Bibliotekën Kombëtare të rigjeneruar në Pallatin e Kulturës të rikonceptuar, Bibliotekën e re Publike tek ish Garda, Muzeun e Filmit në Tiranë dhe Muzeun RETRO në Elbasan, Qendrën e Artit Modern & Industrisë Kreative, Qendrën Interpretative për Trashëgiminë Kulturore, Parkun e Artit & HangArt, Muzeun Arkeologjik Durrës dhe Korçë, rikonstruksion, Muzeun e Mozaikëve, Muzeun “Besa”, Muzeun e Arbëreshëve, Muzeun Italian dhe Muzeun Hebraik”, pvrfundoi ai. -

Vizitë njohëse në Muzeun e Fierit nga nxënësit e shkollave “Petro Sota” dhe “Elektroekonomike” Mali i Zi
Nxënësit e Fierit dhe Malit të Zi në Vizitë Njohëse në Muzeun Historik Fier
Fier, 28 Mars – Në kuadër të projektit të BE dhe BMZ, “Superschools”, nxënësit e Shkollës Profesionale “Petro Sota” në Fier dhe “Elektroekonomike” në Bijelo Polje, Mali i Zi, zhvilluan një vizitë njohëse në Muzeun Historik Fier. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Ky aktivitet, organizuar nga RYCO dhe GIZ, u zhvillua nën moton “Së bashku qëndrojmë për ndryshime pozitive” dhe kishte si qëllim shkëmbimin e ideve, kulturave dhe forcimin e bashkëpunimit mes të rinjve të rajonit.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me historinë, traditat dhe kulturën vendore, duke nxitur dialogun dhe mirëkuptimin mes tyre.
Ky bashkëpunim mes të rinjve synon të forcojë lidhjet kulturore dhe të inkurajojë iniciativa të përbashkëta për një të ardhme më të mirë.
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Ideja e re për “Mona Lisa”-n në Luvër
“Mona Lisa” do të ketë dhomën e saj të re në muzeun e artit të Luvrit në Paris, duke e lejuar atë të shfaqet edhe më mirë për vizitorët.
Pikturës legjendare të Leonardo da Vinçit do t’i jepet një dhomë që pasqyron më mirë rëndësinë e saj si pjesë e një rinovimi të madh muze. Luvri, i cili është muzeu më i vizituar në botë, do të ketë gjithashtu një hyrje të re për të menaxhuar më mirë fluksin e vizitorëve. Hyrja ekzistuese nën piramidën qendrore të xhamit është planifikuar të ridizajnohet dhe të shndërrohet në salla të reja ekspozimi.Projekti duhet të përfundojë deri në vitin 2031 dhe vlera e investimit llogaritet në disa milionë euro. Numri i vizitorëve pritet të rritet nga nëntë milionë aktual në vit në 12 milionë. Shpenzimet do të financohen nga të ardhurat e vetë Luvrit, donacionet dhe rritja e çmimeve të biletave.
Nga janari i vitit 2026, kushdo që nuk është evropian do të duhet të paguajë më shumë për të vizituar muzeun, megjithëse tarifa e planifikuar e hyrjes nuk është bërë ende e ditur. Luvri ka tërhequr vëmendjen prej disa vitesh për shkak të gjendjes së tij të rrënuar. Kjo përfshin dëmtimin e shkaktuar nga depërtimi i ujit, pajisjet teknike të vjetruara dhe luhatjet shqetësuese të temperaturës që rrezikojnë veprat e artit.
Hyrja qendrore nën një piramidë të madhe xhami të projektuar nga arkitekti kinezo-amerikan I.M. Pei u përdor për herë të parë në 1988 dhe ishte projektuar për katër milionë vizitorë. /tesheshi.com/
-

Kruja, magnet për turistët në fillim të vitit
Qendra Muzeore e Krujës ka regjistruar një numër të lartë vizitorësh në dy muajt e parë të këtij viti, duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Sipas drejtorit të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik të Krujës, Mehdi Hafizi, 9307 vizitorë kanë eksploruar këto atraksione gjatë janarit dhe shkurtit, ku pjesën më të madhe të turistëve të huaj e përbëjnë vizitorët nga Kina, Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ka regjistruar një rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, me një total prej 8176 vizitorësh vetëm në këta dy muaj.Një interes i veçantë është vënë re edhe nga studentë nga Kanadaja dhe Danimarka, të cilët kanë vizituar muzeun për të mësuar më shumë rreth historisë shqiptare dhe figurës së heroit kombëtar, Skënderbeut. Krahas tyre, muzeun e kanë frekuentuar edhe nxënës e studentë nga Shqipëria dhe Kosova, duke treguar një rritje të ndjeshme të interesit për trashëgiminë kulturore kombëtare.Kruja, e njohur për turizmin historik njëditor, po përjeton gjithashtu një zgjerim të kapaciteteve akomoduese, çka ka bërë që vizitorët të qëndrojnë më gjatë në qytet. Pazari karakteristik i Krujës, me rrugicat e tij me kalldrëm dhe dyqanet e punimeve artizanale tradicionale, mbetet një nga pikat më tërheqëse për turistët.Në çdo vizitë në Krujë, turistët nuk largohen pa eksploruar Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik, dy institucione që ofrojnë një përvojë të pasur kulturore dhe historike mbi të kaluarën e lavdishme të këtij qyteti.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Qendra Muzeore e Krujës ka regjistruar një numër të lartë vizitorësh në dy muajt e parë të këtij viti, duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Sipas drejtorit të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik të Krujës, Mehdi Hafizi, 9307 vizitorë kanë eksploruar këto atraksione gjatë janarit dhe shkurtit, ku pjesën më të madhe të turistëve të huaj e përbëjnë vizitorët nga Kina, Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ka regjistruar një rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, me një total prej 8176 vizitorësh vetëm në këta dy muaj.Një interes i veçantë është vënë re edhe nga studentë nga Kanadaja dhe Danimarka, të cilët kanë vizituar muzeun për të mësuar më shumë rreth historisë shqiptare dhe figurës së heroit kombëtar, Skënderbeut. Krahas tyre, muzeun e kanë frekuentuar edhe nxënës e studentë nga Shqipëria dhe Kosova, duke treguar një rritje të ndjeshme të interesit për trashëgiminë kulturore kombëtare.Kruja, e njohur për turizmin historik njëditor, po përjeton gjithashtu një zgjerim të kapaciteteve akomoduese, çka ka bërë që vizitorët të qëndrojnë më gjatë në qytet. Pazari karakteristik i Krujës, me rrugicat e tij me kalldrëm dhe dyqanet e punimeve artizanale tradicionale, mbetet një nga pikat më tërheqëse për turistët.Në çdo vizitë në Krujë, turistët nuk largohen pa eksploruar Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik, dy institucione që ofrojnë një përvojë të pasur kulturore dhe historike mbi të kaluarën e lavdishme të këtij qyteti.
