Tag: muzeu

  • Një byzylyk ari 3,000-vjeçar zhduket nga një muze në Egjipt

    Një byzylyk ari 3,000-vjeçar zhduket nga një muze në Egjipt

    Autoritetet në të gjithë Egjiptin po kërkojnë një byzylyk 3,000-vjeçar që është zhdukur nga muzeu më i madh i Kajros.

    Byzylyku ​​i rrallë prej ari, i zbukuruar me rruaza guri gjysmë të çmuar, daton nga mbretërimi i mbretit Amenemop, faraonit të dinastisë së 21-të të Egjiptit të lashtë, i cili sundoi nga viti 993 deri në vitin 984 para Krishtit, raporton BBC.

    Ministria e Antikiteteve tha se ndërmori veprime të menjëhershme pasi byzylyku ​​u zhduk nga laboratori i restaurimit të Muzeut Egjiptian dhe çështja u raportua në polici.

    Një foto e byzylykut është shpërndarë në të gjitha aeroportet, portet dhe pikat kufitare tokësore egjiptiane si një “masë paraprake për të parandaluar përpjekjet e kontrabandës”, tha ministria.

    Përveç kësaj, u formua një komision i specializuar për të inventarizuar dhe shqyrtuar të gjitha objektet e ruajtura në laboratorin e restaurimit.

    Ministria tha se kishte vonuar qëllimisht publikimin e lajmit për zhdukjen e byzylykut “për të siguruar një mjedis të përshtatshëm për përparimin e hetimit”, por nuk tha se kur është parë për herë të fundit bizhuteria me vlerë.

    Muzeu i Kajros është muzeu arkeologjik më i vjetër në Lindjen e Mesme. Ai strehon më shumë se 170,000 objekte, përfshirë maskën e varrimit të praruar të Amenemopes.

  • Katër muslimanë molepsin Ramën: Muze islam te Toptanët

    Katër muslimanë molepsin Ramën: Muze islam te Toptanët

    Më në fund, Shqipëria do të ketë një muze islam, më saktë Tirana, inisiativë jo e qeverisë por ë mbështetur së fundi nga qeveria, e një grupi besimtarësh muslimanë, mes tyre, një ish-imam, Saimir Ismaili, i zellshëm në mbledhjen e antikuareve të jetës islame; një profesor universitar në Gjermani, Besnik Sinani; një mësues historie, Elton Hatibi; si dhe një doktor i shquar, Alfred Aga.

    Këta emra, njëherësh besimtarë muslimanë, prej kohësh janë angazhuar në shpalosjen e trashëgimisë islame me hapjen e dy ekspozitave prestigjoze, në Tirana e Shkodër, duke prezantuar vlera materiale unike që i përkasin stilit të jetës e shijes islame, me të cilat është përplot historia shqiptare, madje në një pjesë dominuese të saj, por ende e papotencuar ose e pa promovuar, në radhë të parë nga vetë muslimanët.
    Por tani po troket një epokë e re. Në një konferencë ndërkombëtare të organizuar në ambientet historike të Sarajeve të Toptanëve, u prezantua zyrtarisht projekti për ndërtimin e Muzeut të Artit dhe Trashëgimisë Islame në Tiranë.
    Pra, muzeu do të ngrihet pikërisht aty, një objekt historik në zemër të Tiranës, i cili do të pësojë një transformim arkitektonik të kujdesshëm, duke ruajtur elementët karakteristikë të ndërtesës, për ta kthyer në një qendër ekspozimi të trashëgimisë islame, si dhe një hapësirë për dialog kulturor dhe ndërfetar, siç raportohet nga A2 CNN.
    Kryeministri Rama, i pranishëm në këtë ceremoni, vlerësoi projektin si një domosdoshmëri për kryeqytetin, duke theksuar rëndësinë e artit dhe trashëgimisë islame si pjesë e pandarë e historisë dhe identitetit shqiptar, por edhe evropian.
    “Ky muze është i nevojshëm dhe mjaftueshëm për ta përcjellë një dëshmi që, përndryshe, për shumëkënd është një dëshmi e munguar, madje edhe e pamundur. Sepse, në mendjen dhe idenë e shumëkujt, kultura dhe arti islam nuk kanë lidhje me Europën, dhe për pasojë, kjo pasuri e çmuar e kulturës dhe traditës sonë, shihet shpesh si një trashëgimi e imponuar nga një periudhë e caktuar e historisë. E vërteta është krejt ndryshe. Arti islam është një pjesë e palëkundur e historisë sonë kulturore, dhe dëshmia e kësaj të vërtete është jo vetëm një nevojë, por një domosdoshmëri. Ky muze është një vlerë e shtuar për kryeqytetin, një pikë referimi për të gjithë ata që duan të kuptojnë thellë trashëgiminë tonë”, u shpreh Rama.
    Njeriu që ka marrë përsipër këtë projekt, arkitekti Jesús Hernández, i cili prezantoi vizionin e projektit, tha se ndërhyrjet në godinën e Sarajeve do të jenë të kufizuara, me qëllim ruajtjen e autenticitetit historik të objektit.
    Ai theksoi se muzeu do të ofrojë një ekspozitë të pasur me objekte dhe libra me vlera të rralla, të cilat do të përfaqësojnë artin islam nga Shqipëria dhe rajoni, në një hapësirë që respekton historinë, por komunikon me të ardhmen.
    Muzeu pritet të ofrojë një qasje interaktive dhe edukative për vizitorët, duke u shndërruar jo vetëm në një destinacion turistik, por edhe në një platformë të rëndësishme për dialog ndërfetar, bashkëjetesë dhe promovim të trashëgimisë së përbashkët kulturore, shkruan A2 CNN.
    Kujtojmë se vite më parë, Rama shpalosi idenë e një muzeu bashkëjetese fetare, ngjitazi me një xhami të re që do ndërtohej te lulishtja pas Pallatit të Kulturës, por së bashku me atë xhami të parelizuar dot, projekt i studios “Big” nga Danimarka, nuk u realizua as muzeu në fjalë. /tesheshi.com/    

  • “Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

    “Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

    Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame, një qendër e re kulture, që do të ndërtohet në një godinë historik në qendër të Tiranës, pritet të jetë gati brenda vitit 2030, tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektit këtë mbrëmje.

    Në këtë muze do të ekspozohen objekte e libra me vlerë të rrallë dhe për kreun e qeverisë, ky do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb dhe i historisë së kryeqytetit në veçanti.
    Rama vlerësoi arkitektit që do të punojë për këtë muze, Jesus Hernandez.
    “Ajo që është e rëndësishme është se ky është një stacion kyç i historisë sonë si komb, i historisë së kryeqytetit. Kështu që, besoj se talenti i padiskutueshëm i arkitektit që është autor i një tjetër muzeu shumë të bukur, Muzeu Marubi në Shkodër, projektues i muzeut të ri kombëtar, është një garanci dhe më vjen mirë që paralelisht po punon edhe për një tjetër muze në Shkodër, muzeun që i dedikohet martirizimit të klerit katolik. Kështu plotësojmë edhe një mozaik të munguar të historisë së fesë në Shqipëri, që do të ketë hapësirën e vetë edhe në Muzeun Kombëtar”, tha Rama.
    Kreu i qeverisë foli edhe për muzeun që pritet të hapet së shpejti e ku do të ekspozohet koleksioni i Artan Lames, që u nda nga jeta pak muaj më parë.
    “Muzeu tjetër që është në ndërtim e sipër me koleksionin unikal të të ndjerit Artan Lame, na japin mundësi ta shohim të nesërmen e Tiranës të pasur me stacione, arti, kulture, historie, që do të shkojnë duke u shtuar”.

    Top Channel

  • Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame/ Rama: Stacion kyç i historisë sonë si komb tone

    Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame/ Rama: Stacion kyç i historisë sonë si komb tone

    Në Konferencën ndërkombëtare për projektin e Muzeut të Artit dhe Trashëgimisë Islame, kryeministri Rama tha se ky është një stacion kyç i historisë së kombit tonë.
    Më tej, Rama tha se në Shkodër do të ketë një tjetër muze që do i dedikohet martirizimit të Klerit Katolik duke plotësuar kështu mozaikun e munguar të fesë.
    Sakaq, Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame do të jetë një qendër e re kulture që i mungon kryeqytetit, ku do të ekspozohen objekte e libra me vlerë të rrallë.
    “Ky është një stacion kyç i historisë sonë si komb, qytet dhe kryeqytet.
    Besoj se talenti i padiskutueshëm i arkitektit që është autor i një tjetër muzeu, Muzeut Marubi në Shkodër, që është dhe projektuesi i Muzeut të ri Kombëtar me ndërhyrje të rëndësishme arkitektonike është një garanci.
    Po punon për një tjetër muze në Shkodër që i dedikohet martirizimit të Klerit Katolik. Kështu plotësojmë mozaikun e munguar të fesë.
    Dua të falenderojë djemtë e institutit për dashamirësinë dhe kurajon për të nxitur këtë nismë dhe për të vënë në dispozicion koleksionin e tyre.
    Eshtë e rëndësishme pjesëmarrja e tyre sepse një sfidë e madhe është dhe administrimi, organizimi i të përditshmes së tyre.
    Nuk është çështja thjesht të bëjmë një muze statik. Fjala është të kemi një muze të gjallë dhe aktivitete ekspozitash, performancash dhe diskutimesh. Pjesëmarrja e organizatës është garanci për një muze të gjallë.” 

  • Paulin Zefi: Muzeu Arkeologjik pritet të përfundojë në dhjetor, ekspozim i objekteve të zbuluara në rajonin e Lezhës

    Paulin Zefi: Muzeu Arkeologjik pritet të përfundojë në dhjetor, ekspozim i objekteve të zbuluara në rajonin e Lezhës

    Nga Julia Vrapi
    Muzeu Arkeologjik Mesjetar i Lezhës do të sjellë ekspozimin e një pjese të fondit të pasur të objekteve arkeologjike të zbuluara në rajonin e Lezhës. Puna për këtë muze po vijon në Lezhë, ndërsa ato realizohen në një kuadër të një projekti që ka edhe mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Puna në Muzeun Arkeologjik Mesjetar në Lezhë, që ka në fokus të tij objekte të trashëgimisë kulturore po vijon me ritme te shpejta. Muzeu Arkeologjik Mesjetar në Lezhë po ndërtohet në zonën e “Qafës së Kalasë” dhe pranë “Nekropolit Mesjetar”, një projekt që u bë me dije dhe më parë dhe punimet pritet që të përfundojnë në muajin e fundit të këtij viti. Paulin Zefi përgjegjës i trashëgimisë kulturore në Bashkinë Lezhë shprehet se është një projekt i rëndësishëm, ku sipas tij ky muze do të njihet edhe si “Muzeu i Arbrit”.
    “Në kuadër të projektit “Ndërlidhja e turizmit përmes Trashëgimisë Kulturore dhe zgjidhjeve inteligjente në Lezhë dhe Gjakovë”, të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian, po realizohen punimet për ngritjen e “Muzeut Arkeologjik Mesjetar të Lezhës”, i cili do të njihet si “Muzeu i Arbrit”. Ky institucion kulturor, i pari i këtij lloji në Shqipëri, po ndërtohet në zonën e “Qafës së Kalasë” dhe pranë “Nekropolit Mesjetar” dhe do të ketë në fokus kryesisht ekspozimin e një pjese të fondit të pasur të objekteve arkeologjike të zbuluara në rajonin e Lezhës, që i përkasin periudhës së Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës. Përfundimi i punimeve dhe hapja zyrtare për publikun parashikohet të realizohet në muajin dhjetor 2025”, shprehet Paulin Zefi përgjegjës i trashëgimisë kulturore në Bashkinë Lezhë. Herë pas here në reagimet tij Paulin Zefi ka sjellë në vëmendje trashëgiminë kulturore, kujdesin për ruajtjen e saj dhe promovimin, ku një tjetër projekt me rëndësi sipas tij edhe Muzeu Arkeologjik Mesjetar në Lezhë. Gjetje arkeologjike që pritet të ekspozohen në këtë muze konsiderohen me vlera të jashtëzakonshme historike dhe kulturore për trashëgiminë e qytetit dhe të gjithë rajonit.
    Puna për muzeun
    Ky projekt për këtë muze ka si objektiv edhe zhvillimin e turizmit të rajonit të Lezhës. Këto ditë procesi i punimeve u monitorua nga afër edhe nga kryetari i Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu. Paulin Zefi përgjegjës i trashëgimisë kulturore thotë se dikur një projekt-ide, sot Muzeu Arkeologjik Mesjetar në Lezhë po kthehet në realitet. Ndërsa projekti për ndërtimin e këtij muze ka një financim nga BE, por edhe bashkia Lezhë është financuese. Zefi thotë se falë këmbënguljes së kryetarit të bashkisë po bëhet i mundur ndërtimi i këtij muzeu. “Një projekt-ide të tillë e kam diskutuar bashkë me të menjëherë pas ceremonisë së inaugurimit të “Muzeut Etnografik”, më 23 tetor 2019. Sot po e shohim të kthehet në realitet. Po ashtu, duhet të theksoj se Bashkia Lezhë është bashkëfinancuese e këtij projekti kaq të rëndësishëm për Lezhën dhe për të gjithë hapësirën shqiptare”, shprehet Paulin Zefi në një reagim të tij ndër të tjera. Muzeu Arkeologjik Mesjetar në Lezhë pritet të përfundojë në dhjetor, por Paulin Zefi përgjegjës për trashëgiminë kulturore thotë se pas përfundimit të këtij projekti, hapi i radhës pritet të jetë ndërtimi i një “Muzeu Detar” në qytetin e Shëngjinit.

  • Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë me teknologji bashkëkohore të ekspozimit

    Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë me teknologji bashkëkohore të ekspozimit

     Muzeu Hebraik, projekt dedikuar historisë së Vlorës që risjell në kujtesë vlera si mikpritjen dhe humanizmin e vlonjatëve po ngrihet mbi lagjen e dikurshme të Hebrenjve dhe ndodhet në sheshin kryesor të qytetit, afër tre muzeve të tjerë, Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Muzeut Historik dhe Muzeut Etnografik.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja informoi mëngjesin e sotëm për vijimin e punimeve në këtë kantier.

    Gonxhja u shpreh se po punohet çdo ditë me ndërhyrje që shkojnë përtej restaurimit klasik, ku ndërthuren arkitektura vernakulare dhe ajo bashkëkohore.

    “Muret origjinale të ndërtesës, struktura mbajtëse dhe elementët tipikë arkitektonikë të qytetit historik ruhen me përpikëri, ndërsa i gjithë procesi do të pasurohet me qasje moderne në dizajn dhe teknologjitë bashkëkohore të ekspozimit”, shkroi Gonxhja në rrjetet sociale.

    Fondi për realizimin e këtij projekti pritet të shkojë në 280 milionë lekë.

    Ky projekt u hartua nga firma fituese nga studio e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects” nga Tel -Avivi i Izraelit./ atsh/ KultPlus.com

  • Rritje e numrit të vizitorëve në Muzeun Etnografik të Elbasanit

    Rritje e numrit të vizitorëve në Muzeun Etnografik të Elbasanit

    Muzeu Etnografik në Elbasan, i shpallur Monument Kulture kategoria e I, po tërheq vizitorë vendas e të huaj, duke u ofruar një përvojë autentike në rrënjët e historisë, kulturës dhe jetesës tradicionale të qytetit.

    Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja përcolli sot një video nga ambientet e brendshme të këtij muzeu, i mbushur plot me turistë të pasionuar pas historisë dhe kulturës shqiptare.

    Llatja shprehet se “vazhdon të rritet numri i vizitorëve vendas e të huaj në Muzeun Etnografik të Elbasanit , i cili mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme kulturore”.

    I njohur ndryshe dhe si “Shtëpia e Sejdinasve”, në këtë ndërtesë dykatëshe të shekullit të 18-të prezantohet kultura, folklori dhe stili i jetesës së qytetit.

    Në këtë muze ekspozohen rreth 80 zeje tradicionale, duke pasqyruar mjeshtërinë, stilin e jetës dhe zhvillimin ekonomik të qytetit ndër shekuj. Muzeu mbart në çdo kënd frymën e një qyteti të lashtë që di të ruajë dhe vlerësojë trashëgiminë.

    Muzeu Etnografik qëndron i hapur çdo ditë të javës dhe mirëpret vizitorë nga vendi dhe jashtë, që duan të njihen më nga afër me jetën e të parëve tanë, veshjet, traditat, artizanatin dhe gjithë pasurinë shpirtërore të këtij qyteti./atsh/KultPlus.com

  • Rama: Ka nisur të marrë formë Muzeu i Lundrimit në Shkodër

    Rama: Ka nisur të marrë formë Muzeu i Lundrimit në Shkodër

    Punimet në kantierin në afërsi të lumit Buna, po vijojnë me ritme të qëndrueshme.

    Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet nga kantieri i punimeve në muzeun e Lundrimit, në hyrje të qytetit të Shkodrës, projekt i cili po merr formë dita-ditës.

    “Muzeu i Lundrimit, në hyrje të Shkodrës, ka nisur të marrë formë. Një investim i ndërthurur me hyrjen e qytetit, duke krijuar një kompleks unik për Shkodrën”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

    Muzeu i Lundrimit është një projekt ambicioz dhe i shumëpritur nga qytetarët, ndërsa pritet të kthehet në një pikë referimi të rëndësishme kulturore dhe turistike për të gjithë rajonin.

    Ky investim pritet të përfundojë deri më 10 shkurt 2026, ndërsa vlera e investimit parashikohet të shkojë rreth dy milion euro. Muzeu i Lundrimit është pjesë e një pakete të plotë ndërhyrjesh që po realizohen në Shkodër, duke synuar rritjen e potencialit turistik në këtë qytet të Shqipërisë.

    Muzeu formohet nga dy volume të vendosura njëra mbi tjetrën, një volum në formë kodre në pjesën e poshtme dhe një “varkë pluskuese” në pjesën e sipërme. Muzeu i ri i Lundrimit do të jetë simbol i peizazhit urban dhe kulturor të qytetit të Shkodrës.

    Projekti financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bashkimi Evropian./asth/KultPlus.com

  • Rama: Muzeu i Lundrimit, pjesë e kompleksit unik të hyrjes së Shkodrës, ka nisë të marrë formë

    Rama: Muzeu i Lundrimit, pjesë e kompleksit unik të hyrjes së Shkodrës, ka nisë të marrë formë

    Muzeu i Lundrimit dhe transformimi i hyrjes së Shkodrës: Një investim që ndërthur historinë, natyrën dhe identitetin urban.Në një prej projekteve më ambicioze të zhvillimit urban dhe kulturor në veri të vendit, Muzeu i Lundrimit po merr formë në hyrje të qytetit të Shkodrës, duke u shndërruar në një pikë referimi të re për trashëgiminë historike dhe turizmin rajonal. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i punimeve, duke e cilësuar këtë investim si një kompleks unik që ndërthur estetikën urbane me kujtesën kolektive të qytetit.

    Muzeu i Lundrimit është konceptuar si një hapësirë ekspozuese dhe edukative, e dedikuar historisë së lundrimit në liqenin e Shkodrës dhe lumenjtë që e përshkojnë këtë trevë. Ai do të përmbajë objekte autentike, dokumente historike, modele të mjeteve lundruese tradicionale dhe instalacione interaktive që tregojnë rolin e ujit në jetën, tregtinë dhe kulturën e qytetit ndër shekuj.Arkitektura e muzeut është po aq simbolike sa përmbajtja e tij: struktura përbëhet nga dy volume të vendosura njëra mbi tjetrën, pjesa e poshtme në formë kodre, që përfaqëson tokën dhe rrënjët, dhe pjesa e sipërme në formën e një “varke pluskuese”, që evokon lëvizjen, udhëtimin dhe lidhjen me natyrën.Ky projekt nuk është thjesht një ndërtesë muzeale, por pjesë e një pakete të gjerë ndërhyrjesh që synojnë transformimin e hyrjes së Shkodrës në një zonë rekreative, funksionale dhe vizualisht tërheqëse. Në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimin Evropian, investimi përfshin ndërtimin e Parkut Ligatinor, një hapësirë natyrore me shtigje ecjeje, zona pushimi dhe aktivitete sportive, e konceptuar si një tampon ekologjik që ndihmon edhe në menaxhimin e përmbytjeve.Ky park do të shtrihet në një zonë të pak populluar, duke ruajtur karakterin e saj natyror dhe duke e kthyer në një atraksion për qytetarët dhe vizitorët. Ndërhyrjet infrastrukturore përfshijnë përmirësimin e rrugëve hyrëse, ndriçimin publik, sinjalistikën turistike dhe krijimin e një peizazhi të harmonizuar me elementët historikë dhe ekologjikë të zonës.Projekti është pjesë e programit “Infrastruktura dhe Turizmi në Shqipëri”, me një fond total prej 40 milionë euro, ku për Muzeun e Lundrimit janë alokuar rreth 2 milion euro. Punimet po kryhen nga kompania SMO UNION dhe pritet të përfundojnë deri më 10 shkurt 2026.Ky investim është më shumë se një ndërtesë apo një rrugë e re — është një përpjekje për të rikthyer Shkodrën në qendër të vëmendjes kulturore dhe turistike, duke respektuar historinë e saj dhe duke e përgatitur për një të ardhme më të ndritshme. Një portë e re po hapet për qytetin, ku tradita dhe moderniteti bashkëjetojnë në harmoni.
    Albert Vataj

  • Muzeu Historik Kombëtar ruan relike e sende personale të Shën Terezës

    Muzeu Historik Kombëtar ruan relike e sende personale të Shën Terezës

    Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të ndritura të humanizmit dhe dashurisë për njeriun.

    Muzeu Historik Kombëtar bëri të ditur sot, në Ditën e Shenjtërimit të Shën Terezës, se  ruan relike të çmuara që lidhen me shenjtoren shqiptare si: kryqi, libri i lutjeve, ruzarja me të cilën ajo lutej pa pushim, si dhe sende të tjera personale.

    Këto objekte Nënë Tereza ia dhuroi Patër Zef Pllumbit gjatë vizitave të saj në Shqipëri dhe, pas ndarjes së saj nga jeta, ai ia besoi Muzeut Historik Kombëtar në vitin 1997.

    Ato mbeten dëshmi të përulësisë dhe përkushtimit të saj ndaj të varfërve dhe të sëmurëve.

    Në vitin 2003, Papa Gjon Pali II mbolli në atriumin e muzeut një pemë në nderim të saj. Po atë vit u vendos edhe portreti reliev i saj, vepër e skulptorit Muntaz Dhrami, që nderon figurën dhe trashëgiminë e saj.

    Shën Tereza është kujtim, por edhe frymëzim i përhershëm për dashuri dhe solidaritet./atsh/KultPlus.com