Tag: muzeu

  • Muzeu Etnografik i Elbasanit/ Rihapet pas restaurimit të “Shtëpisë së Sejdinëve”

    Muzeu Etnografik i Elbasanit/ Rihapet pas restaurimit të “Shtëpisë së Sejdinëve”

    Pas punimeve restauruese është rihapur për vizitorët Muzeu Etnografik i Elbasanit.

    E ndërtuar në vitin 1792 godina e njohur si “shtëpia e Sejdinëve” i ishte nënshtruar restaurimit vetëm një herë në vitin 1984.
    Ndërhyrjet restauruese konsistuan në:
    Restaurimin e çatisë, fasadës, forcimin e strukturës etj.
    I shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë Muzeu çdo vit tërheq mijëra vizitorë.
    Muzeu Etnografik i Elbasanit është  ndërtuar si një shtëpi karakteristike e tipit me çardak dhe pasqyron mënyrën tipike të të jetuarit në Elbasanin e shekullit XVIII.

    Top Channel

  • Muzeu “Gjon Mili” më i vizituari, të huajt vlerësojnë fotografitë e mjeshtrit shqiptar

    Muzeu “Gjon Mili” më i vizituari, të huajt vlerësojnë fotografitë e mjeshtrit shqiptar

    Muzeu “Gjon Mili” në Korçë është nga më të vizituarit, kryesisht nga turistë elitarë të huaj që njohin jo vetëm artin e fotografisë por mbi të gjitha fotografin me famë botërore.
    Vitin e kaluar por dhe në këtë fillim vit, turistët që vizitojnë muzeun e fotografit me një stil krejt të veçantë janë të shumtë nga vende të ndryshme të botës.
    Bashkëshortët kanadezë Jeff dhe Christian Denhartam vizitojnë për herë të parë qytetin më të madh në juglindje të vendit si dhe muzeun Gjon Mili.

    “Unë jam vetë fotograf, i kisha parë me parë punimet e Gjon Milit por nuk e dija që ishte shqiptar dhe nga Korça. Këtu muzeu është mbresëlënës, sidomos fotografitë me lëvizjen e dritës, kjo është fotografia në thelb. Qyteti i Korçës duket shumë mirë, ne kemi vetëm dy ditë këtu dhe mezi presim të vizitojmë e vende të tjera në qytet”, tha Jeff Denhartam.
    “Vijmë nga Kanadaja për herë të parë në Korçë. Muzeu po me pëlqen shumë, ka shumë fotografi që flasin për historinë botërore dhe ju jeni me fat që ky fotograf është nga vendi juaj. Gjon Mili njihet në botë por duhet të njihet edhe si shqiptar. Në Shqipëri është hera e parë që vijmë dhe gjithçka po me duket fantastike. Patjetër që do rikthehemi”, tha Christine Denhartam.
    Përgjegjësi i muzeut Kristi Ktona tha se turistët janë nga e gjithë bota, Ata janë njohur me fotografitë e Gjon Milit por kur vizitojnë muzeun habiten me faktin se fotografi është shqiptar nga qyteti i Korçës.
    Në muzeun Gjon Mili në Korçë janë të ekspozuara 240 fotografi, të cilat përshkruajnë artistë, sportistë dhe figura të njohura shoqërore nga Roma deri në Hollywood./vizionplsu.tv

  • Rihapet për vizitorët pas punimeve restauruese Muzeu Etnografik i Elbasanit

    Rihapet për vizitorët pas punimeve restauruese Muzeu Etnografik i Elbasanit

    Pas një mbylljeje prej gati pesë muajsh për shkak të punimeve restauruese, Muzeu Etnografik i Elbasanit ka hapur sërish dyert për vizitorët vendas dhe të huaj. Ky muze i njohur ndryshe si “Shtëpia e Sejdinasve” është një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Elbasanit i cili ofron një pasqyrë të thellë në traditat dhe zakonet e hershme elbasanase.Punimet restauruese në të u fokusuan kryesisht në rikonstruksionin e çatisë dhe elementeve të tjerë strukturalë me qëllim ruajtjen e identitetit origjinal të godinës.
    Sipas Drejtorit të Qendrës së Artit dhe Kulturës, Kliton Kapaj, ky projekt ka sjellë një transformim të plotë të muzeut, duke i dhënë qytetit një vlerë të shtuar historike dhe turistike. Ai theksoi gjithashtu se hapja e muzeve të tjera në qytet, veçanërisht në lagjen Kala, do të pasuronte ofertën turistike të Elbasanit.

    Shtëpia e Sejdinasve e shpallur Monument Kulture i Kategorisë I më 15 janar 1963 është një ndër godinat më të veçanta arkitektonike në trevën e Elbasanit. Me rikonstruksionin e fundit, muzeu ka rifituar shkëlqimin e tij duke ofruar një ambient më atraktiv për vizitorët. Drejtoria e Qendrës së Artit dhe Kulturës ka punuar gjithashtu në transformimin e stendave dhe dizajnit të brendshëm për të pasuruar përvojën e vizitorëve dhe për të promovuar më tej trashëgiminë kulturore të qytetit.Ky rikonstruksion është i pari i këtij lloji që nga hapja e muzeut në vitin 1986 duke u shndërruar në një pikë referimi për ata që dëshirojnë të njohin thellësisht historinë dhe kulturën e Elbasanit.
    Vizitorët mund të shijojnë ekspozita që pasqyrojnë jetesën tradicionale, zanatet, veshjet popullore dhe objekte të tjera të rëndësishme që flasin për identitetin e qytetit.Për më tepër ,Muzeu Etnografik i Elbasanit është pjesë e rrjetit të muzeve që promovojnë turizmin kulturor në Shqipëri duke ofruar guida dhe informacione për vizitorët që dëshirojnë të eksplorojnë thellë trashëgiminë kulturore të qytetit. Për ata që planifikojnë një vizitë, muzeu sipas autoriteteve është i hapur nga e hëna në të premte, nga ora 9:00 deri në 17:00.

  • Muzeu i arteve të bukura, kryeministri Rama në galerinë që mund të jetë gati këtë vit

    Muzeu i arteve të bukura, kryeministri Rama në galerinë që mund të jetë gati këtë vit

    Kryeministri Rama inspekton punimet ne galerine kombetare te arteve. njohur zyrtarisht nga kjo qeveri si muzeu i arteve te bukura mendohet te jete gati per publikun brenda ketij viti.
    Kur u mbyll në vitin 2021, u tha se për gati tre vjet do të ishte gati ajo godinë që njihet si Galeria Kombëtare e Arteve, por në letra tanimë Muzeu i Arteve të Bukura, shkruan A2 CNN.
    Punimet do të duhej të ishin mbyllur brenda 2024-ës, por nga vizita e kryeministrit Rama në kantierin e muzeut të Arteve të Bukura, premtimi i radhës e shtyn afatin deri në tetor të vitit 2025.
    Megjithëkëtë Kryeministri Rama në inspektimin e kësaj fundjave tregon se do ishte i lumtur nëse punimet mbyllen pranverën e 2026-ës.
    Ministri Gonxhja raportoi se deri tani janë kryer 784 restaurime veprash dhe se paralelisht po punohet me gjithë inventarin në mënyrë që të çdo gjë të jetë gati.
    Sa i përket grupit këshillimor, zv.ministrja Lira Pipa tregoi se francezët do t’i kemi sërish në krah. Lira Pipa tha se rikonstruksioni dhe rehabilitimi i hapësirave të Galerisë Kombëtare të Arteve do të kushtonte 1 miliardë e 365 milionë lekë, por nuk dihet nëse kostot do të llogariten sërish njëlloj si afatet.

  • Gonxhja: Vizitoni sitet kulturore dhe përjetoni nga afër trashëgiminë që na bën krenarë

    Gonxhja: Vizitoni sitet kulturore dhe përjetoni nga afër trashëgiminë që na bën krenarë

    Sitet e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe muzetë e vendit tonë janë kthyer ndër më të vizituarit në vend.
    Rritja e numrit të vizitorëve në këto site kulturore ka ardhur edhe si pasojë e vizitave falas në fundjavën e fundit të çdo muaji, .
    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale ftoi sot vizitorët të vizitojnë falas këto site kulturore fundjavën e fundit të muajit shkurt.
    “Këtë fundjavë lëreni rutinën mënjanë, vizitoni sitet tona kulturore dhe përjetoni nga afër trashëgiminë që na bën krenarë”, shkruan Gonxhja.
    Gjatë 2024 sitet kulturore u vizituan nga 1 314 999 persona, 31% më shumë krahasuar me 2023. Pesë sitet më të vizituara në 2024 ishin Kalaja e Gjirokastrës, Parku Kombëtar i Butrintit, Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë, Parku Arkeologjik në Shkodër dhe Parku Arkeologjik në Apoloni.
    Në Shqipëri ndodhen një sërë sitesh arkeologjike si Butrinti, Apolonia, Oriku, Amantia, etj, ndërsa nga kalatë përmendim kalaja e Gjirokastrës, kalaja e Lëkurësit, Sarandë, kalaja e Krujës, kalaja e Beratit, Kalaja e Petrelës, Tiranë, Kalaja e Ali Pashës, Tepelenë, kalaja e Rozafës, Shkodër etj.
    Ndërsa nga muzetë përmendim Muzeun e Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeu Etnografik në Berat, Muzetë Arkeologjikë në Durrës, Tiranë, Korçë, Muzeu i armëve dhe Etnografik në Gjirokastër, Muzeu Etnografik në Sarandë, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Muzeu Arkeologjik, Tiranë, Muzeu Historik, Shkodër etj.