Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka deklaruar sot se 6 janë emrat mes të cilëve do të zgjidhet Avokati i Popullit. Sipas tij, kriteret i kanë plotësuar vetëm Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Endrit Shabani, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.
Manja tha se nga gara se fundmi janë skualifikuar Dardan Mustafaj i cili ka dorëzuar firmat mbështetëse jashtë afatit të caktuar si dhe Jola Hysaj. Kjo e fundit, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në PD.
Hysaj ka depozituar vetëm 27 firma për shkak të një gafe në numrat rendorë, ku nga mbështetësi numër 18 kishte kaluar tëk i njëzeti.
Mbledhja e Komisionit sot është shoqëruar me debate pasi Gent Strazimiri pretendon se PD është tërhequr nga mbështetja për të gjithë kandidatët. Por ky pretendim është hedhur poshtë duke u arsyetuar bazuar në ligj nga Ulsi Manja.
Tag: mustafaj
-

“Avokati i Popullit”, skualifikohen Sekretarja e PD dhe Mustafaj, 6 emra drejt votimit në seancë
-

Besnik Mustafaj, pjesë e “FICTION FEST”
Pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” është shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Besnik Mustafaj. Ai është një nga zërat më të vlershëm të krijimit dhe mendimit të tashëm kulturor shqiptar.
Besnik Mustafaj është autor i veprave të çmueshme artistike dhe eseistike, një pjesë e të cilave janë të përkthyera në disa gjuhë të huaja, si franceze, angleze, gjermane, italiane, greke etj. Ai është fitues i Shpërblimit Mesdhetar për Letërsi për librin “Daullja prej letre” në vitin 1997.
Veprat kryesore të tij janë “Një sagë e vogël”, “Daullja prej letre”, “Boshi”, “Autoportret në teleskop”, “Ditari i një ambasadori në Paris”, “Shqipëria, midis krimeve dhe mirazheve”, “Bishti i kometës”, “366 rrëfenja për të ndjellë gjumin” etj.
Besnik Mustafaj do të jetë pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”-it dhe do të nderojë me bisedën dhe leximin e një pjese të prozës së tij artistike në natën e dytë të këtij festivali (05.11.2025, ora 18:00).
Ndihmëtare e “FICTION FEST”- edicioni i pestë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
ObserverKult
Lexo edhe:
MË 4 DHE 5 NËNTOR NË PRISHTINË MBAHET EDICIONI I PESTË I “FICTION FEST”
-

“Opozita është e çoroditur, pa veprimtari”/ Mustafaj, sjell analizën e tij politike: Rama do na çojë ndonjë kafshë…
Ish-drejtuesi i “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Andi Mustafaj i ftuar në një studio televizive tha se opozita duhet të hartojë një veprimtari politike dhe një strategji për te rrëzuar shtylllat regjimit që ai e quajti autokratik, të Edi Ramës.
Mustafaj tha se opozita është e çoroditur dhe ka dallim midis fjalës dhe veprimtarisë politike dhe nuk po reagon ndaj manipulimit të butë që Rama po bën mbi njerëzit.
Andi Mustafaj tha se për Ramën është më e lehtë t’i largohen kryetarët e bashkive për skandale seksuale sesa për korrupsion pasi ai u thotë zgjedhësve qe humbet kur do ai.
Për ministren vrtuale Mustafaj tha se është vetëm një chat bot, por që në të ardhmen pret që kryeministri Edi Rama të çojë në Kuvend një kafshë, një gomar apo një kalë ndaj opozita duhet të zgjojë ndërgjegjet e njerëzve.
Andi Mustafaj:
“Duke kuptuar që nuk ka një veprim të izoluar që sjell rënien e regjimit, duhet një strategji, duhet të rrëzojmë të paktën një nga tetë shtyllat. Ministrja Diella është vetëm një “chatbot”, prandaj diçka e ngritur nga njeriu duhet rrëzuar nga njeriu.
Ka një ndarje mes fjalës dhe veprimtarisë. Nuk kemi një veprimtari politike kundër autokracisë së Edi Ramës, është përgjegjësi historike dhe madhore që kjo të mos përsëritet më. Jemi të çoroditur si opozitarë.
Autokracia e butë është e butë në kuptimin që regjimi ka kuptuar se është më produktive që të japë liri, por kudo ku liria vlen, nuk ekziston. Edhë socialistët vetë nuk bëjnë ligje dhe amendamente, liria politike e individit nuk ekziston, nuk ka asnjë mendim të opozitës që është zbatuar.
Godinat e larta dhe argëtimi i masave: këtyre u jepet meritë politike, ky është manipulim i butë. Autokracia e butë është humbja e kryebashkiakëve për skandale, kjo duhej të ishte shkatërruese sepse në sistemin e vlerave njerëzore kjo duhej ndëshkuar. Rama ka humbur 6 bashki për këto arsye por jo për korrupsion. Rama i përul dhe jep mesazhin se humbet kur do vetë.
Tani dërgoi në Parlament Diellën, së shpejti do na çojë ndonjë kafshë, kalë apo gomar. Duhet të zgjojmë ndërgjegjet e njerëzve”. -

Kokalari zbulon prapaskenat e selisë blu: Po e përgatisin si Lulin dikur…
Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në lidhje me vendimin e Andi Mustafaj, i cili njoftoi dorëheqjen e tij nga posti drejtues i “Brain Grain”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari ka ironizuar duke zbuluar prapaskenat e PD-së. Sipas Kokalarit, djalin e ish-ministrit dhe bashkëpunëtorit të afërt të Sali Berishës, Besnik Mustafaj, po e përgatisin si Lulin një herë e një kohë për ta vendosur në krye të PD-së. Teksa thekson se nuk ka asgjë personale më Andin, Evi e “fton” këtë të fundin në garën për kryetar të PD vitin tjetër, pasi shprehet me bindje se do të jetë pjesë e kësaj gare.
Postimi i plotë:
Andi Mustafaj po jepka dorëheqjen në Nëntor nga Brain Gain, që Zoti e di çfarë funksioni ka patur si departament këto tre vjet. Por ka kohë për ta diskutuar këtë.E di që shumica se kanë idenë kush është Andi Mustafaj – dhe po ju a prezantoj: djali i një nga besnikët e fundit që i ka mbetur Berishës – Besnik Mustafaj!!Jo se kam gjë me Andin vetë, absolutisht jo, por di t’ju them që kam disa muaj që kam nuhatur që djalin e Mustafajt po e përgatisin si Lulin një herë e një kohë, për kryetar të PDsë, ku Berisha dhe Shkëlzeni do ta kontrollojnë si t’ja u do qejfi.Sigurisht që Argita s’ka më këllqe sepse Argitën dua përballë dhe e ftoj të futen në garë për kryetare te PDsë, sepse unë është e sigurt që do ti futem kësaj gare.Garën jo se Argita nuk do ta fitoj me urdhër të babit, por debatet publike do ti humbasë fatalisht, me gjithë artikulimin që ja kanë zili gjithë militantët e Rrugës së Shpresës dhe ‘Klasës IK’ (Injorancës Kolektive) që i mbajnë këta në krye.Por Andit i them mirë se të vish në garën për kryetar PD vitit tjetër, se në atë garë do jemi bashkë, dhe mezi pres të më debatosh publikisht…dhe të them që tashti, fillo fiskultur fizikë dhe mendore si Likja përpara burgut, sepse këto debate publike do jenë super NASTY – dhe duke patur parasysh postimet që bëre gjatë fushatës, realisht më vjen keq për ty që do të të duhet të përballesh me mua në këtë luftë për opozitën.Por kam një parandjenjë që do thyesh shpejt Gjithsesi – të uroj mirë se ardhjen!!
Andi Mustafaj ka njoftuar mbrëmjen e djeshme vendimin për të lënë postin si drejtues i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike. Ai njoftoi përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ku theksoi se kishte njoftuar anëtarët e departamentit që më 5 mars për të mos lënë vend për keqkuptime -

Evi Kokalari tregon prapaskenat në selinë blu: Berisha po përgatit djalin e besnikut të tij për ta vendosur në krye të PD
Aktivistja Evi Kokalari ka zbuluar prapaskenat brenda kampit demokrat për kryetar të Partisë Demokratike.
Në një postim në Facebook, Kokalari shkruan se Sali Berisha po përgatit djalin e një ish-ministri të PD-së për ta vendosur në krye të Partisë Demokratike.
Sipas saj, bëhet fjalë për Andi Mustafajn, djalin e Besnik Mustafajt.
Andi Mustafaj një ditë më parë njoftoi largimin nga drejtimi i Departamentit Brain Gain në PD.
Por Evi Kokalari thotë se ai po përgatitet për t’u vendosur në krye të PD-së, njësoj siç Sali Berisha bëri me Lulzim Bashën.
Kokalari thotë se në garën për kryetar të Partisë Demokratike do të jetë edhe ajo vetë e mezi pret të përballet publikisht me të.
Postimi në Facebook i Evi Kokalarit:
Andi Mustafaj po jepka dorëheqjen në Nëntor nga Brain Gain, që Zoti e di çfarë funksioni ka patur si departament këto tre vjet. Por ka kohë për ta diskutuar këtë.
E di që shumica se kanë idenë kush është Andi Mustafaj – dhe po ju a prezantoj: djali i një nga besnikëve të fundit që i ka mbetur Berishës – Besnik Mustafaj!!
Jo se kam gjë me Andin vetë, absolutisht jo, por di t’ju them që kam disa muaj që kam nuhatur që djalin e Mustafajt po e përgatisin si Lulin një herë e një kohë, për kryetar të PD-së, ku Berisha dhe Shkëlzeni do ta kontrollojnë si t’ja u do qejfi.
Sigurisht që Argita s’ka më këllqe sepse Argitën dua përballë dhe e ftoj të futen në garë për kryetare te PDsë, sepse unë është e sigurt që do ti futem kësaj gare.
Garën jo se Argita nuk do ta fitoj me urdhër të babit, por debatet publike do ti humbasë fatalisht, me gjithë artikulimin që ja kanë zili gjithë militantët e Rrugës së Shpresës dhe ‘Klasës IK’ (Injorancës Kolektive) që i mbajnë këta në krye.
Por Andit i them mirë se të vish në garën për kryetar PD vitit tjetër, se në atë garë do jemi bashkë, dhe mezi pres të më debatosh publikisht…dhe të them që tashti, fillo fiskulturë fizike dhe mendore si Likja përpara burgut, sepse këto debate publike do jenë super NASTY – dhe duke patur parasysh postimet që bëre gjatë fushatës, realisht më vjen keq për ty që do të duhet të përballesh me mua në këtë luftë për opozitën.
Por kam një parandjenjë që do thyesh shpejt
Gjithsesi – të uroj mirë se ardhjen!! -

Kokalari zbulon prapaskenat e selisë blu: Po e përgatisin si Lulin dikur… Andi Mustafaj mund të vihet në krye të PD?!
Evi kokalari-andi mustafaj
TIRANË- Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në lidhje me vendimin e Andi Mustafaj, i cili njoftoi dorëheqjen e tij nga posti drejtues i “Brain Grain”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari ka ironizuar duke zbuluar prapaskenat e PD-së. Sipas Kokalarit, djalin e ish-ministrit dhe bashkëpunëtorit të afërt të Sali Berishës, Besnik Mustafaj, po e përgatisin si Lulin një herë e një kohë për ta vendosur në krye të PD-së. Teksa thekson se nuk ka asgjë personale më Andin, Evi e “fton” këtë të fundin në garën për kryetar të PD vitin tjetër, pasi shprehet me bindje se do të jetë pjesë e kësaj gare.
Postimi i plotë:
Andi Mustafaj po jepka dorëheqjen në Nëntor nga Brain Gain, që Zoti e di çfarë funksioni ka patur si departament këto tre vjet. Por ka kohë për ta diskutuar këtë.E di që shumica se kanë idenë kush është Andi Mustafaj – dhe po ju a prezantoj: djali i një nga besnikët e fundit që i ka mbetur Berishës – Besnik Mustafaj!!Jo se kam gjë me Andin vetë, absolutisht jo, por di t’ju them që kam disa muaj që kam nuhatur që djalin e Mustafajt po e përgatisin si Lulin një herë e një kohë, për kryetar të PDsë, ku Berisha dhe Shkëlzeni do ta kontrollojnë si t’ja u do qejfi. Sigurisht që Argita s’ka më këllqe sepse Argitën dua përballë dhe e ftoj të futen në garë për kryetare te PDsë, sepse unë është e sigurt që do ti futem kësaj gare. Garën jo se Argita nuk do ta fitoj me urdhër të babit, por debatet publike do ti humbasë fatalisht, me gjithë artikulimin që ja kanë zili gjithë militantët e Rrugës së Shpresës dhe ‘Klasës IK’ (Injorancës Kolektive) që i mbajnë këta në krye.Por Andit i them mirë se të vish në garën për kryetar PD vitit tjetër, se në atë garë do jemi bashkë, dhe mezi pres të më debatosh publikisht…dhe të them që tashti, fillo fiskultur fizikë dhe mendore si Likja përpara burgut, sepse këto debate publike do jenë super NASTY – dhe duke patur parasysh postimet që bëre gjatë fushatës, realisht më vjen keq për ty që do të të duhet të përballesh me mua në këtë luftë për opozitën. Por kam një parandjenjë që do thyesh shpejt Gjithsesi – të uroj mirë se ardhjen!!
Andi Mustafaj ka njoftuar mbrëmjen e djeshme vendimin për të lënë postin si drejtues i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike. Ai njoftoi përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ku theksoi se kishte njoftuar anëtarët e departamentit që më 5 mars për të mos lënë vend për keqkuptime./ZËRI -

“Nëse një drejtues bllokon mundësinë e garës, rrezikohet vetë struktura”, vjen dorëheqja e parë në selinë e PD-së
Kreu i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, Andi Mustafaj, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga detyra, duke e formalizuar largimin në muajin nëntor të këtij viti. Përmes një mesazhi, Mustafaj ka bërë të qartë se vendimi i tij është marrë më herët, më 5 mars, përpara nisjes së fushatës, për të shmangur çdo keqinterpretim.
Mustafaj thekson se tre vite në krye të këtij departamenti janë të mjaftueshme për të zbatuar vizionin dhe idetë e tij, duke argumentuar se drejtuesit administrativë nuk duhet të qëndrojnë gjatë në poste që mund të bllokojnë garën e brendshme, duke nënkuptuar kështu një ‘mesazh’ të qartë për kreun e PD-së, Sali Berisha.
“Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar mundësinë e garës, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën,” shkruan ai, duke dhënë një mesazh të qartë mbi nevojën e hapjes dhe rinovimit brenda PD. /TemA -

Iku dhe 1-shi…Andi Mustafaj largohet nga drejtimi i ‘Brain Gain’ në PD: Në nëntor do të zgjidhet drejtuesi i ri
Andi Mustafaj
TIRANË- Kreu i Departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Andi Mustafaj, ka njoftuar se do të largohet nga posti që mban prej 3 vitesh. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ai bën me dije se do të largohet në nëntor të këtij viti, ndërsa thekson se kishte njoftuar anëtarët e departamentit që më 5 mars për të mos lënë vend për keqkuptime. Në njoftim, Mustafaj e cilëson vendimin e tij si një kontribut për të dëshmuar se Partia Demokratike është shtëpia e atyre që duan të ndryshojnë Shqipërinë.
POSTIMI I PLOTË:
Të nderuar Miq, mendoj se koha është tashmë e përshtatshme që të ndaj me ju mesazhin që u kam dërguar anëtarëve të Departamentit Brain Gain më 5 Mars 2025 në lidhje me vendimin tim (si dhe arsyet) për të lënë Drejtimin e Departamentit në Nëntor të këtij viti.
E theksoj rëndësinë e datës (kohë përpara se të fillonte fushata) për të mos lënë vend për asnjë keqinterpretim, keqpërdorim apo keqkuptim të këtij vendimi në dëm të demokratëve. Ky vendim ka qenë dhe është kontributi im i radhës për të dëshmuar se Partia Demokratike është shtëpia e atyre që duan të ndryshojnë Shqipërinë.
Ju faleminderit.
“Të nderuar anëtarë të Departamentit Brain Gain,Gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët, jam munduar të krijoj kushtet që në çdo hap të jemi kundërshembulli që dëshirojmë të shohim në Shqipëri.
Besoj se mund të themi me modesti që një gjë të tillë e kemi arritur për sa i përket forcës së grupit, krijimit të hapësirave, meritokracisë, frymës pozitive, betejës së ideve, lartësimit të simboleve etj.
Edhe pse pak nga pak po afrohet një çështje thelbësore ku disa prej nesh kanë zgjedhur tashmë formën e tyre për të intensifikuar angazhimin politik, detyra ime si drejtues është të mbes i vëmendshëm ndaj ecurisë së departamentit dhe parimeve të tij.
Ndaj, me qëllim garantimin e meritokracisë dhe transparencës, më duhet t‘i paraprij në kohë për secilin prej jush një vendimi të rëndësishëm: Hapja e rrugës për drejtimin e Departamentit në Nëntor të këtij viti.
Përzgjedhja e këtij muaji përputhet me 3 vite të drejtimit tim, kohë të cilën, për një post të tipit administrativ (ndryshe nga nje post politik) e ndiej si të mjaftueshme për të zbatuar idetë dhe vizionin tim, si dhe për të krijuar dinamika pa rënë pre e monotonisë apo përvetësimit të strukturës.
Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar mundësinë e garës, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën.
Zgjodha pikërisht tani për t’ju njoftuar për këtë vendim timin, jo vetëm për ta shkëputur dhe përjashtuar çdo lidhje të këtij vendimi me cilëndo qoftë e ardhmja e hapave që kam ndërmarrë në rrugëtimin tim politik, por më e rëndësishmja, për të krijuar mundësinë që kushdo dëshiron të kandidojë për drejtimin e Departamentit të ketë kohën e mjaftueshme të përgatitjes dhe projektimit të vetes në garë.
Për rrjedhojë:• Në shtatorin që vjen do të konfirmojmë edhe një herë anëtarësinë siç e bëmë vitin e shkuar (standard ky që duhet trashëguar).• Në tetor do të krijojmë kushte të fushatës ku mund të bëjmë debate, prezantime etj.• Në nëntor do të zhvillojmë zgjedhjet për drejtimin e Departamentit.
Ju falënderoj edhe një herë të gjithëve për këtë rrugëtim të mrekullueshëm. Puna vazhdon.
Krenarë me të gjithë ju!Me respekt,Andi” -

Propozimi për ridimensionimin e PD, Mustafaj: Do e prezantoj në shtator
Andi Mustafaj, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, deklaroi se do të çojë para Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike propozimin për një ridimensionim të partisë.
Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit tha: “Po diskutohet dhe do e çoj para Këshillit Kombëtar. Në shtator besoj se do e prezantoj”.
“Aktualisht, PD-ja është e angazhuar në dokumentimin e farsës zgjedhore. Po nxjerrim çdo ditë fakte të rëndësishme”, tha Mustafaj.
“Në histori shpesh fitojnë autokratët. Detyra e opozitës është nxjerrja e të gjithë skandaleve dhe po bëjmë detyrën tonë politike. Sa i përket fushatës, historia do e tregojë se fushata pozitive ishte zgjedhja e duhur. Se çfarë mund të bënin më mirë strukturat, nuk mund të vlerësohet nën efektin e emocionit. Duhet qetësi dhe çdo gjë analizë duhet bërë në kohën e vet”, shtoi Mustafaj në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.
Kur u pyet nëse ka autokraci edhe në drejtimin e opozitës, Mustafaj u përgjigj: “Pjesa më e rëndë është autokracia në ushtrimin e pushtetit. Nuk i shpëtojmë dot autokracisë shtetërore, ndërsa autokracisë partiake, nëse ka, i shpëton. Nëse pranojmë që në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje, por pavarësisht kësaj kërkohet dorëheqja e kupolës drejtuese të PD-së, kjo do ishte padrejtësi e madhe”.
Në lidhje me impaktin e LaCivita në fushatën e demokratëve, Mustafaj deklaroi: “Zgjedhjet nuk u fituan, por ka pasur ndikim pozitiv në ligjërimin e PD-së. Unë jam shumë krenar që kam qenë zëdhënës i një fushate pozitive. Bëmë fushatë mbi konceptin e përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe kjo është pozitive për politikën shqiptare. -

PD ndërmerr tjetër fushatë për demaskimin e farsës së 11 majit/ Mustafaj: Shkresa kancelarive, të mos mbyllin sytë për hir të stabilokracisë!
Departamenti ‘Brain Gain’ në PD ka nisur tanimë një fushatë tejet intensive jashtë kufijve të vendit tonë, me qëllim, informimin e kancelarive botërore, lidhur me atë që po ndodh në Shqipëri dhe mbi të gjitha farsën zgjedhore të 11 majit.
N ënjë intervistë për Syri Tv në edicionin e pasdites, drejtuesi i këtij departamenti, Andi Mustafaj ka dhënë detaje të fushatës informuese, ‘Nga Shqipëria-për të vërtetën’, ku çdo anëtar i këtij departamenti që jeton jashtë vendit, do të krijojë urdha lidhëse me personalitetet politike që kanë interes për vendin tonë, kryesisht vende nga BE-SHBA.
Qëllimi siç shprehet ndër të tjera Mustafaj, është dërgimi i shkresave senateve dhe deputetëve të vendeve të ndryshme, mike të Shqipërisë, që të mos mbyllin sytë për hir të stabilokracisë.
Sipas Mustafajt, Rama me sistemin që po ndërton, po shkon drejt sistemit diktatorial, në atë që ai e cilëson, autokraci moderne, ndaj për këtë arsye qeveritë evropiane dhe SHBA, nuk duhet të mbyllin sytë për hir të stabilokracisë në Ballkanin Perëndimor.
Fushatë informimi ‘Nga Shqipëria-për të vërtetën’. Është projekti i radhës i departamentit ‘Brain Gain’ në PD. Situata është shumë e rëndë dhe më e ndryshme politikisht nga vitet e tjera. Po punojmë brenda vendeve ku jetojmë, mbi denoncimin e farsës elektorale dhe politike, si dhe informimin e një situate që po ndodh në Shqipëri.
Edhe pse PD e ka thyer murin e propagandës, për të krijuar ura lidhëse dhe të krijojmë narrativën e të vërtetës. Kemi nisur me senatin francez, Italinë, SHBA, Britaninë. Kemi nisur me dërgimin e shkresave, faza e dytë është ajo e videove në rrjetet sociale, përshkallëzim i këtij projekti, i cili kulmon më 15 shtator në ditën ndërkombëtare të demokracisë. Do jetë pika kulmore me një aktivitet më të madh.
Synohen personalitetet politike që kanë interes për Shqipërinë, në BE-SHBA, formati i grupeve të miqësisë, ne do e nisim me ta, fokusi kryesor janë ata për të krijuar lidhje miqësie informimi që të mos pranojnë gjëra për qeverinë e tyre, lidhur me ato që ndodhin në Shqipëri. S’është hera e parë që këto gabime bëhen nga ata, për të mbyllur syte për hir të stabilokracisë. Në mënyrë të pashmangshme kjo situatë do impakktojë ata, me imigracionin, narko-shtetin, krijimin e bandave mafioze, që mund të destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën.
Nuk ka asgjë të re në atë që ndodh në Shqipëri. Rama po e zmadhon atë sistem që ka ndërtuar. Rama me sistemin që po ndërton, po shkon drejt sistemit diktatorial. E kam quajtur një autokraci moderne. Vetëm sapo materializon këtë realitet që e kemi jetuar ndër vite. Skandal pas skandali. Ndodhi prishja e godinave në Theth, ndërsa pas kësaj vjen shkarkimi i drejtorëve vendor. Burg për ata që parkojnë makinën. Tema që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. E përdor këtë për të imponuar ritmin dhe autokracinë e tij në Shqipëri.
Ne jemi të detyruar të faktojmë farsën elektorale. Një prej pikave të propagandës është rishkrimi i historisë. Duhet të bëjmë këtë dokumentin dhe faktim, është detyrë historike. Thelbësore të qëndrojmë të angazhuar maksimalisht. Se regjimi këtë jep, t’u japë elementë patronazhistëve për të kritikuar PD.
Kryeministri na godet në mënyrë të pareshtur me mjetet e autokracisë. Siç janë falja e gjobave, përdorimi i administratës në zgjedhje. Këtë realitet duhet ta ideojmë në PD, me radikalizëm real, me vendosmëri të çdo kauze që do të çojë deri në fitore. Ne kemi marrë përsipër detyrat e sindikatava dhe shoqërive civile, pasi sot ato nuk ekzistojnë .