Tag: mustafa

  • “Kryeministri është palë në proces”, Mustafa: Kërkesa e Ramës për Ballukun krijon imazhin e presionit ndaj Kushtetueses

    “Kryeministri është palë në proces”, Mustafa: Kërkesa e Ramës për Ballukun krijon imazhin e presionit ndaj Kushtetueses

    Në një intervistë televizive, Shkëlqim Mustafa foli për zgjedhjen e kreut të ri të BKH duke u ndalur edhe tek ankimimin e kryeministrit Edi Rama për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
    Gjatë intervistës, ai tha se kryeministri është palë me Gjykatës Kushtetuese, sepse ka bërë kërkesën.
    “Kryeministri është palë me Gjykatën Kushtuese sepse ka bërë kërkesën. Në momentin që është palë, ka parashtruar pretendimet e tij në kërkesën e objekt gjykimi. Duke qenë kryeministër, krijon imazhin e ndonjë presioni që i mëshon kësaj çështje, pro gjithë debati është sa ligjore është kërkesa. Në rastin konkret kemi një masë ndaluese, kodi i procedurës penale, kur vlerëson që organi akuzës duhet të marrë masën…kryeministri ka zbatuar vendimin dhe ka vlerësuar nëse kemi apo të bëjmë me ndërhyrje…”, tha ai.
    Gjithashtu theksoi se kryeministri Rama kërkoi interpretim nga Gjykata Kushtetuese.
    Sa i përket zgjedhjes së Joni Ketës në krye të BKH, u shpreh se është një figurë me integritet dhe se është më i përshtatshmi.
    “Volumi i punës është shumë i lartë. BKH bën një punë shumë voluminoze. Zoti Keta është i rritur në atë institucion, mendoj se është më i përshtatshmi për dy arsye, e njeh punë n që duhet të bëjë policia gjyqësore, por edhe njeh deri diku edhe problematikën administrative. Integriteti i tij është një favor për të, dhe mendoj që është në konsiderata maksimaliste. Vlen për të përvoja e gjatë që ka tek krimet e rënda. Zgjedhja në këtë rast nuk lë vend për ndonjë paragjykim”, tha ai.

  • Mustafa Greblleshi: Kjo asht tjetër dashuní…

    Mustafa Greblleshi: Kjo asht tjetër dashuní…

    Nga Mustafa Greblleshi

    Më 23 të Vjeshtës së Tretë 193…Interesant qenka dhe kjo puna e …dashunis. Kurrë nuk kam pasë rasën me e provue ndonji herë, por tash që u kapa prej thonjëve të saj, po shof shumë ndryshime në vehten time. Megjithse nuk jam mâ ai Memli i parë , prap se prap guximi më mungon vazhdimisht. Kushdi sa net më kalojnë pa i mbyllë sytë.E largoj mendjen gjithkah dhe ma në fund, vendos me i thanë hapët: ,,Të due Margeritë. E dij se nji serí e gjatë pengesash na ndalojnë , por …zemra ime, rref vetëm për ty.” Qetsohem me pretekst se të parën herë që, do të has, nuk do të mungoj me ia thanë këto fjalë. E marrë me mend se ajo do të më parashtrojë sa e sa pamundësina për lidhjen e vargojve të dashunís sonë.Do të më thotë: ,,Edhe unë…dëshiroj, Memli, por zakonet , fanatizma, nuk lejojnë. E ndalojnë rreptësisht bashkimin e zemravet tona. Baba mandej…asht tepër fanatik. Më vjen keq, Memli, por femna Shqiptare nuk i ka fitue ende të drejtat e veta plotësisht. Fatin e saj e kanë në dorë akoma prindët. Të kishe qenë edhe ti orthodoks, atëhere mundet…” Por unë do të  qëndroj me vendimin tim: do t’i them ,, të due, Margeritë!Ndofta nuk e kam këtë të drejtë, por nuk asht as faji im”. Mund të lehtësohem të paktën shpirtnisht kur të kemë shfrye.

    Madje sa herë më ka dhanë me kuptue se edhe ajo…ndjen dishka për mue! Fjala vjen, përse të më lutesh aq fort me ndejtë për drekë në shtëpi të saj, të djelën që shkoi? Jo, nuk asht vetëm shoqnija. Kurrë nuk ekziston nji dashuní kaq e zjarrtë në mes dy shokësh. Kjo asht tjetër dashuní. Edhe unë, do t’ia them pra.

    Mirëpo, mëngjesi më gjen, të ndryshuem në mendim. Dhe porsa e shof ate, m’asht krejt e pamundun me ia shfaqë dashunín. Buzqeshjet e saj harbuese më janë kryekëput vrastare, magjepëse. Trandem përpara saj, sikur të jem kundruell ndonji përbindshi megjithse ajo më ka magjepsë tamam si prej ndonji fuqije magnetike. As vetë s’po dij se si të veproj. Mâ se nji mot ka kalue në heshtje. Unë e kam dashtë prej ditës së parë që e njofta e me gjithë këte m’u desht me e mbajtë  në zemër mallin që më përvëloi e që po më shkrumon parreshtun. Por tash nuk mundem me durue mâ.  Tash ka hasë-si i thonë fjalës-sharra në gozhdë. M’asht mâ se e nevojëshme me lehtësue barrën e randë  që më randon e mundon mu në parzëm.Unë që kam qenë gjithmonë kundërshtar’ i flaktë i aventurave rinore, sot po kërkoj t’i vej vetë në zbatim. Me që s’jam marrë kurrë me vajza, shokët më quejshin gjithnji-për të qeshë- ,,i humbun, antifeminist”. Kurse tashti kanë plot të drejtë të ahmerren.Edhe unë, tash që e pësova vetë , u kërkoj ndjesë të gjithë atyne të rijve sentimentalë që i kam akuzue randë. Zaten, prandaj nuk asht mirë me i përqeshë të tjerët, sepse heret a vonë, na bijnë edhe ne në krye pikërisht siç më ngjau mue.

    *Shkëputur nga libri i Mustafa Greblleshit: “Gremina e dashunis”Përgatiti: ObserverKult

    ———————–

    LEXO EDHE:

    NGA “GREMINA E DASHUNIS”: TË KAM THANË SE S’KA FUQI QË MUND TË NA NDAJË…

  • “Hetimet s’janë ndërprerë asnjëherë”/ Gjyqtari i çështjes ’21 Janari’: Ngjarja është e filmuar

    “Hetimet s’janë ndërprerë asnjëherë”/ Gjyqtari i çështjes ’21 Janari’: Ngjarja është e filmuar

    Shkëlqim Mustafa, gjyqtari që ka shqyrtuar masat e sigurisë në çështjen e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues, është shprehur në një intervistë televizive se hetimet për këtë ngjarje nuk janë ndërprerë apo pezulluar kurrë me një vendim përfundimtar për mosgjetje autori.
    Sipas tij, çështja është zgjeruar gjatë viteve, pasi ishte e pamundur të trajtohej në një procedim të vetëm.
    “Për këtë çështje nuk është ndërprerë hetimi, nuk është pezulluar për moszbulim autori asnjëherë me vendim definitiv. Cështja është e zgjeruar edhe në gamën e njerëzve edhe ngjarjeve, sepse ishte e pamundur që kjo çështje të mbyllej në një procedim, qoftë me protestuesit, me organizatorët, me garden, me shtetarët, ka patur procedime penale të ndryshme”, tha Mustafa.
    Gjyqtari tha se ngjarja ishte filmuar nga kamerat, duke përfshirë edhe mënyrën e komandimit të Gardës së Republikës. Sipas tij, hetimi u zhvillua në aspektin teknik, por jo në mënyrë të plotë.
    “Unë e njoh me detaje sepse kam qenë gjyqtar i masave të sigurimit. E rëndësishme është se një person i thirrur çfarë të dhëne do japë para organeve të hetimit?
    21 janari ishte një çështje e rëndë dhe donte përgjegjshmëri, por duke parë zhvillimet politike të kohës, kisha fatin të isha gjyqtar i ri në Tiranë dhe mu dha mundësia. Vetë të dhënat ishin teknike, hetimi ka të bëjë me një moment që është i filmuar nga kamerat. Që nga mënyra e komandimit të gardës, të tëra janë hetuar nga Prokuroria.
    Hetimi u bë teknik por jo plotësisht. Në ligjin e kohës, Garda e Republikës kishte një detyrë, të ruante personalitetet dhe objektet e rëndësisë së veçantë. Kryeministria kishte një organizim të tillë lidhur me Gardën.
    Dhe i gjithë hetimi duhej të përqëndrohej te mënyra e zbatimit të rregullores në përdorimin e armëve. Përdorimi i armëve në ajër në një periudhë të caktuar në zhvillimet e asaj dite, ka qenë mëse i ligjshëm, në ajër. Kishte të dhëna teknike për të cilat duhej bërë një hetim i hollësishëm”, tha Shkëlqim Mustafa.

  • Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit, hetimet shtrihen deri në Spanjë

    Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit, hetimet shtrihen deri në Spanjë

    Policia shqiptare do të kontaktojë autoritetet spanjolle për shkëmbim informacioni lidhur me lëvizjet e Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, të cilët udhëtuan drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kur u kthyen në Rinas më 11 nëntor ranë pre e një atentati.
    Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, ka mësuar se hetuesit kanë dyshime të forta se planifikimi dhe organizimi i atentatit ka nisur që nga Barcelona atje ku qëndruan tre ditë Dani dhe Sheqeri, shkruan A2 CNN.
    Grupi hetimor dyshon se Dani ndiqej prej shumë kohësh nga autorët madje është ndjekur edhe kur është nisur drejt Spanjës më datë 7 nëntor.
    Si u realizua atentati?
    Gilmando Dani u ekzekutua në rrethrrotullimin para hyrjes së Aeroportit të Rinasit, pasi sapo ishte kthyer nga Barcelona. Mbi makinën ku ai po udhëtonte me mikun e tij Mustafa Shaljani (Sheqeri) u lëshuan një breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend Danin, i cili njihet si njeriu më i afërt i Emiljano Shullazit.
    Në fillim, autorët kanë qëlluar nga makina e tyre, pasi janë futur paralel mjetit tjetër, raporton gazetari Igli Çelmeta. Makina tip Benz ku ndodhej viktima Dani humb kontrollin dhe te rrethrrotullimi i Rinasit ecën drejt. Më pas, mjeti Toyota i autorëve i del para dhe njëri prej tyre zbret nga makina dhe qëllon nga shumë afër. Autori që ka zbritur nga makina ka qenë i maskuar.
    Para makinës ku ndodhej Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri ishte një taksi që po kalonte në ato momente. Dyshohet se ka pasur kundërpërgjigje me armë edhe nga makina ku ndodheshin Dani dhe Sheqeri.
    Në automjetin e djegur të autorëve në fshatin Halil janë gjetur 3 kallashnikovë dhe një pistoletë. Armët janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme.

  • VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

    VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

    Opinion.al ka siguruar një tjetër video të atentatit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilamndo Dani dhe mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri. Në video shihet sesi ekzekutori i afrohet makinës ku po udhëtonin Dani dhe Sheqeri dhe qëllon nga afër ndaj Danit dhe më pas largohet.
    Pas atentatit autorët largohen me makinën tip Toyota në drejtim të Fushë-Krujës.
    Gjatë natës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës kanë kryer një operacion të madh kërkimi në atë zonë. Sipas burimeve, 5 grupe të FNSH kanë qëndruar nga ora 23:00 deri në orën 3:00 të mëngjesit në zonë, duke kryer kontrolle në lokale e banesa, si dhe duke ndaluar automjete të shumta për kontrolle.
    Ndërkohë, mësohet se Mustafa Sheqeri, i cili ishte punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, vijon të mbetet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Sheqeri, i cili ishte drejtues i automjetit tip “Mercedes Benz” me të cilin udhëtonte viktima Gilmando Dani, është i intubuar dhe ndodhet ne reanimacion.
    Ndërkaq një oficer i komisariatit nr. 3 dhe një polic kanë rënë në prangat e policisë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të vulave e stampave ose i formularëve. Dyshohet Bruno Cara dhe Arshim Zajmi se këta dy persona kanë ndihmuar Mustafa Sheqerin të bëhet pjesë e AMP-së.

  • Nga Barcelona në Tiranë, si u spiunua dhe u ekzekutua Gilmando Dani? “Filmi” i vrasjes në Rinas!

    Nga Barcelona në Tiranë, si u spiunua dhe u ekzekutua Gilmando Dani? “Filmi” i vrasjes në Rinas!

    Vetëm 55 sekonda u deshën për atentatin mafioz ndaj Gilmando Danit në Rinas, ku mbeti i plagosur agjenti i AMP-së Mustafa Sheqeri. Pamjet e siguruara nga A2 CNN tregojnë momentin kur tre autorë hapin zjarr ndaj makinës së Danit, duke e qëlluar disa herë për t’u siguruar që ishte eliminuar. Ndërsa hetimet avancojnë, policia ka identifikuar një nga personat që dyshohet se informonte autorët për lëvizjet e viktimës. 
    Vetëm 55 sekonda i mjaftuan autorëve për të kryer ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit në Rinas. Atentat ku mbeti i plagosur edhe agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Mustafa Sheqeri.  Në videon e siguruar nga A2CNN shfaqet momenti i sulmit ndaj automjetit tip “Mercedes Benz S-Class”, me të cilin udhëtonte Dani. Në pamje shihet një automjet tjetër i ndaluar në anë të rrugës, që më pas rezulton të jetë përdorur për pritën, raporton A2 CNN. Sapo automjeti i Danit afrohet pranë vendit të ngjarjes, tre persona dalin me shpejtësi nga makina e ndaluar dhe hapin zjarr në drejtim të mjetit të viktimës, duke zbrazur karikatorët e armëve automatike. Makina e Danit ndalon disa metra më tej, ndërsa autorët afrohen përsëri. 
    Njëri prej tyre, shihet duke iu afruar automjetit pa nxitim dhe qëllon sërish në drejtim të tij, për t’u siguruar që shënjestra e atentatit ishte eliminuar. 
    Më pas autorët janë larguar në drejtim të Krujës dhe në fshatin Halil kanë djegur makinën me 4 armë zjarri brenda. Autorët kanë ndjekur të njëjtin itinerar kur kanë shkuar në Rinas dhe kur janë larguar. 
    Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri sapo ishin kthyer nga Barcelona dhe kishin mbërritur në aeroportin e Rinasit aty ku kishin parkuar edhe automjetin që prej datës 7 nëntor kur ishin nisur drejt Spanjës. 
    Një nga personat, që dyshohet të ketë pasur rolin e vëzhguesit dhe informatorit, është identifikuar nga policia e Tiranës. Kjo pasi ai është parë të ruante viktimën dhe të plagosurin që nga momenti kur dalin nga aeroporti. Dhe përgjatë kohës njoftonte personat që ndodheshin në automjetin tip Toyota. Ka dyshime te forta se informacioni për autorët ka ardhur nga Barcelona që nga momenti që Dani dhe Sheqeri janë nisur për t’u kthyer në Shqipëri. 
    “Një ditë pas atentatit në Rinas, ende në këtë zonë vijojnë të qëndrojnë gjurmë të ngjarjes së rëndë. Në vendngjarje ka akoma predha plumbash, ndërkohë vijojnë të lëvizin qytetarë si shqiptarë, por edhe të huaj në aeroportin e Rinasit, të cilët ende ndjejnë panikun dhe frikën e ngjarjes së rëndë”, raporton nga vendngjarja gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta. 
    Predhat e plumbave gjenden ende në skenën e krimit, ndërsa ajo që një ditë më parë ishte vendngjarje, të mërkurën i është kthyer normalitetit.  Në vendin ku u vra Glimando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri, qytetarët, shqiptarë e të huaj që kanë punë me aeroportin qarkullojnë si çdo ditë tjetër, por jo aq të qetë si zakonisht. 
    “Pikërisht aty te vizat e bardha, ku duhet të kalojnë qytetarët që vijnë nga aeroporti i Rinasit, kanë nisur të shtënat e parë me armë zjarri, ku autorët janë afruar drejt automjetit tip Benz dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash”, raporton nga vendngjarja gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta. 
    I plagosuri Mustafa Sheqeri, punonjës i AMP-së ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Këtë të martë Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Eduart Merkaj pezulloi zinxhirin komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale. Po ashtu u ndaluan dy efektivë policie te komisariatit nr.3 pasi akuzohen se kanë falsifikuar vulat e stampave dhe formularët, në rastin e përpilimit të Vërtetimit të Besueshmërisë për Mustafa Sheqerin. 
     

  • Filmi në Rinas! Nga Barcelona në Tiranë, si u spiunua dhe u ek*ekutua Gilmando Dani

    Filmi në Rinas! Nga Barcelona në Tiranë, si u spiunua dhe u ek*ekutua Gilmando Dani

    Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 19:07
    Vetëm 55 sekonda i mjaftuan autorëve për të kryer ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit në Rinas. Atentat ku mbeti i plagosur edhe agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Mustafa Sheqeri. Sapo mjeti i Danit afrohet pranë vendit të ngjarjes, tre persona dalin me shpejtësi nga makina e ndaluar dhe hapin zjarr në drejtim të mjetit të viktimës, duke zbrazur karikatorët e armëve automatike. Makina e Danit ndalon disa metra më tej, ndërsa autorët afrohen përsëri.
    Autori i afrohet mjetit pa nxitim dhe qëllon sërish në drejtim të tij, për t’u siguruar që shënjestra e atentatit ishte eliminuar. Më pas autorët janë larguar në drejtim të Krujës dhe në fshatin Halil kanë djegur makinën me 4 armë zjarri brenda. Autorët kanë ndjekur të njëjtin itinerar kur kanë shkuar në Rinas dhe kur janë larguar.

    Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri sapo ishin kthyer nga Barcelona dhe kishin mbërritur në aeroportin e Rinasit aty ku kishin parkuar edhe automjetin që prej datës 7 nëntor kur ishin nisur drejt Spanjës. Një nga personat, që dyshohet të ketë pasur rolin e vëzhguesit dhe informatorit, është identifikuar nga policia e Tiranës. Kjo pasi ai është parë të ruante viktimën dhe të plagosurin që nga momenti kur dalin nga aeroporti. Dhe përgjatë kohës njoftonte personat që ndodheshin në automjetin tip Toyota. Ka dyshime te forta se informacioni për autorët ka ardhur nga Barcelona që nga momenti që Dani dhe Sheqeri janë nisur për t’u kthyer në Shqipëri.

    Predhat e plumbave gjenden ende në skenën e krimit, ndërsa ajo që një ditë më parë ishte vendngjarje, të mërkurën i është kthyer normalitetit. Në vendin ku u vra Glimando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri, qytetarët, shqiptarë e të huaj që kanë punë me aeroportin qarkullojnë si çdo ditë tjetër, por jo aq të qetë si zakonisht.

    I plagosuri Mustafa Sheqeri, punonjës i AMP-së ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Këtë të martë Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Eduart Merkaj pezulloi zinxhirin komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale. U ndaluan dy efektivë policie te komisariatit nr.3 pasi akuzohen se kanë falsifikuar vulat e stampave dhe formularët, në rastin e përpilimit të Vërtetimit të Besueshmërisë për Mustafa Sheqerin. /A2cnn/

  • Si u fut Mustafa Sheqeri në AMP? Ndalohet një polic dhe një oficer, zbulohet si u falsifikuan dokumentet

    Si u fut Mustafa Sheqeri në AMP? Ndalohet një polic dhe një oficer, zbulohet si u falsifikuan dokumentet

    Atentatorët e ekzekutimit mafioz në Rinas kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë dhe të pa nxituar. Por nga ana tjetër, ka edhe veprime nga Policia e Shtetit. Një oficer i komisariatit nr. 3 dhe një polic kanë rënë në pranga, për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të vulave e stampave ose i formularëve.
    Dyshohet se këta dy persona kanë ndihmuar Mustafa Sheqerin të bëhet pjesë e AMP-së. Punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri alias Muç Shaljani mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit.

    Nga hetimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të Mustafa Sheqerit, u konstatuan shkelje të procedurave ligjore.

    Njoftimi i plotë

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
    Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin Muçi Shaljani, pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
    Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të Shajlanit, u konstatuan shkelje të procedurave ligjore. Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.
    Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.

  • U plagos në Rinas/ Si paraqitet gjendja e Muçi Shaljanit që mori 10 plumba, 2 prej tyre në kokë

    U plagos në Rinas/ Si paraqitet gjendja e Muçi Shaljanit që mori 10 plumba, 2 prej tyre në kokë

    Vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore Mustafa Sheqeri, i njohur ndryshe si Muçi Shaljani pasi mori 10 plumba, 2 prej të cilëve në kokë.
    40-vjeçari, i cili ndodhet i intubuar në reanimacion, mbeti i plagosur rëndë në atentatin e ndodhur ditën e djeshme në zonën e Rinasit, ku humbi jetën 47-vjeçari Gilmando Dani.
    Sipas burimeve spitalore, Sheqeri ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, nën kujdesin e mjekëve. Mjekët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për t’i shpëtuar jetën, ndërsa gjendja e tij mbetet kritike dhe e paqëndrueshme.
    Ngjarja e rëndë ndodhi pasi automjeti ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.
     

  • Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

    Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

    Pas atentatit të ndodhur të martën pasdite në Aeroportin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur Mustafa Shaljani, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës kanë kryer një operacion të madh kërkimi në zonën e Fushë-Krujës, raporton A2 CNN.
    Sipas burimeve, 5 grupe të FNSH kanë qëndruar nga ora 23:00 deri në orën 3:00 të mëngjesit në zonë, duke kryer kontrolle në lokale e banesa, si dhe duke ndaluar automjete të shumta për kontrolle. A2 CNN mëson gjithashtu se janë shoqëruar disa persona.
    Ndërkohë, mësohet se Mustafa Sheqeri, i cili ishte punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, vijon të mbetet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. A2 CNN mëson se Sheqeri, i cili ishte drejtues i automjetit tip “Mercedes Benz” me të cilin udhëtonte viktima Gilmando Dani, është i intubuar dhe ndodhet ne reanimacion.
    Si u realizua atentati?
    Gilmando Dani u ekzekutua në rrethrrotullimin para hyrjes së Aeroportit të Rinasit, pasi sapo ishte kthyer nga Barcelona. Mbi makinën ku ai po udhëtonte me mikun e tij Mustafa Shaljani (Sheqeri) u lëshuan një breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend Danin, i cili njihet si njeriu më i afërt i Emiljano Shullazit.
    Në fillim, autorët kanë qëlluar nga makina e tyre, pasi janë futur paralel mjetit tjetër, raporton gazetari Igli Çelmeta. Makina tip Benz ku ndodhej viktima Dani humb kontrollin dhe te rrethrrotullimi i Rinasit ecën drejt. Më pas, mjeti Toyota i autorëve i del para dhe njëri prej tyre zbret nga makina dhe qëllon nga shumë afër. Autori që ka zbritur nga makina ka qenë i maskuar.
    Para makinës ku ndodhej Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri ishte një taksi që po kalonte në ato momente. Dyshohet se ka pasur kundërpërgjigje me armë edhe nga makina ku ndodheshin Dani dhe Sheqeri.
    Në automjetin e djegur të autorëve në fshatin Halil janë gjetur 3 kallashnikovë dhe një pistoletë. Armët janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme.