Tag: muslimanë

  • Katër muslimanë molepsin Ramën: Muze islam te Toptanët

    Katër muslimanë molepsin Ramën: Muze islam te Toptanët

    Më në fund, Shqipëria do të ketë një muze islam, më saktë Tirana, inisiativë jo e qeverisë por ë mbështetur së fundi nga qeveria, e një grupi besimtarësh muslimanë, mes tyre, një ish-imam, Saimir Ismaili, i zellshëm në mbledhjen e antikuareve të jetës islame; një profesor universitar në Gjermani, Besnik Sinani; një mësues historie, Elton Hatibi; si dhe një doktor i shquar, Alfred Aga.

    Këta emra, njëherësh besimtarë muslimanë, prej kohësh janë angazhuar në shpalosjen e trashëgimisë islame me hapjen e dy ekspozitave prestigjoze, në Tirana e Shkodër, duke prezantuar vlera materiale unike që i përkasin stilit të jetës e shijes islame, me të cilat është përplot historia shqiptare, madje në një pjesë dominuese të saj, por ende e papotencuar ose e pa promovuar, në radhë të parë nga vetë muslimanët.
    Por tani po troket një epokë e re. Në një konferencë ndërkombëtare të organizuar në ambientet historike të Sarajeve të Toptanëve, u prezantua zyrtarisht projekti për ndërtimin e Muzeut të Artit dhe Trashëgimisë Islame në Tiranë.
    Pra, muzeu do të ngrihet pikërisht aty, një objekt historik në zemër të Tiranës, i cili do të pësojë një transformim arkitektonik të kujdesshëm, duke ruajtur elementët karakteristikë të ndërtesës, për ta kthyer në një qendër ekspozimi të trashëgimisë islame, si dhe një hapësirë për dialog kulturor dhe ndërfetar, siç raportohet nga A2 CNN.
    Kryeministri Rama, i pranishëm në këtë ceremoni, vlerësoi projektin si një domosdoshmëri për kryeqytetin, duke theksuar rëndësinë e artit dhe trashëgimisë islame si pjesë e pandarë e historisë dhe identitetit shqiptar, por edhe evropian.
    “Ky muze është i nevojshëm dhe mjaftueshëm për ta përcjellë një dëshmi që, përndryshe, për shumëkënd është një dëshmi e munguar, madje edhe e pamundur. Sepse, në mendjen dhe idenë e shumëkujt, kultura dhe arti islam nuk kanë lidhje me Europën, dhe për pasojë, kjo pasuri e çmuar e kulturës dhe traditës sonë, shihet shpesh si një trashëgimi e imponuar nga një periudhë e caktuar e historisë. E vërteta është krejt ndryshe. Arti islam është një pjesë e palëkundur e historisë sonë kulturore, dhe dëshmia e kësaj të vërtete është jo vetëm një nevojë, por një domosdoshmëri. Ky muze është një vlerë e shtuar për kryeqytetin, një pikë referimi për të gjithë ata që duan të kuptojnë thellë trashëgiminë tonë”, u shpreh Rama.
    Njeriu që ka marrë përsipër këtë projekt, arkitekti Jesús Hernández, i cili prezantoi vizionin e projektit, tha se ndërhyrjet në godinën e Sarajeve do të jenë të kufizuara, me qëllim ruajtjen e autenticitetit historik të objektit.
    Ai theksoi se muzeu do të ofrojë një ekspozitë të pasur me objekte dhe libra me vlera të rralla, të cilat do të përfaqësojnë artin islam nga Shqipëria dhe rajoni, në një hapësirë që respekton historinë, por komunikon me të ardhmen.
    Muzeu pritet të ofrojë një qasje interaktive dhe edukative për vizitorët, duke u shndërruar jo vetëm në një destinacion turistik, por edhe në një platformë të rëndësishme për dialog ndërfetar, bashkëjetesë dhe promovim të trashëgimisë së përbashkët kulturore, shkruan A2 CNN.
    Kujtojmë se vite më parë, Rama shpalosi idenë e një muzeu bashkëjetese fetare, ngjitazi me një xhami të re që do ndërtohej te lulishtja pas Pallatit të Kulturës, por së bashku me atë xhami të parelizuar dot, projekt i studios “Big” nga Danimarka, nuk u realizua as muzeu në fjalë. /tesheshi.com/    

  • Ç’mendim kanë muslimanët për Skënderbeun, a luan rol dilema e përkatsisë fetare?

    Ç’mendim kanë muslimanët për Skënderbeun, a luan rol dilema e përkatsisë fetare?

    Xh.Stafa

    Cmendim kemi ne muslimanet per Skenderbeun ne retoriken me jopraktikantet muslimane?

    Se pari u themi te tjereve qe Skenderbeu nuk ishte prift i krishtere.

    Se dyti ai luftoi dhe turqit muslimane dhe venedikasit e krishtere.

    Se treti i shau kishen dhe papatin per menyren sesi e trajtuan ate.

    Se katerti ka nje teze historike ku thuhej se ai u helmua kur shkoi ne Itali.

    Se pesti lufta kunder turqve nuk e ben Skenderbeun krishter sepse kunder turqve luftoi dhe Ali pashe Tepelena por Ali Pashai vazhdoi te ishte musliman .Vete Turqit kane luftuar kunder njeri tjetrit edhe pse vazhdonin te ishin muslimane.

    Se gjashti ka fakte historike se Skenderbeu u merzit pse Sulltani nuk ia dha sanxhakbeun e Krujes mbasi i vdiq i ati Gjoni i cili thuhet se ishte konvertuar ne Musliman por ja dha dikujt tjetri per ket e gje ai u rebelua.

    Se shtati nipi i Skenderbeut gjithashtu thuhet se ishte musliman.

    Ne kalane e Krujes gjendet sot nje xhami.

    Se teti Skenderbeu ne disa letra qe ia dergonte princave krishtere i vendoste ne fund emrin Skenderbeu qe tregon se mbajtja e ketij emri nuk tregon per konvertimin e tij.

    Se nenti Skenderbeu lindi nga nje nene ortodokse dhe nga nje baba katolik prandaj katoliket dhe ortodokset zihen e grihen me njeri tjetrin per ti dhene Skenderbeut fene e tyre.Por kjo Nuk e ben Skenderbeun te krishtere.Sepse ai u konvertua ne musliman ne sarajet e Sulltanit.

    Se fundmi Ne muslimane themi Skenderbeu eshte figure shqiptare qe nuk duhet te abuzohet me ate nga kisha duke e krishterizuar me zor apo duke e quajtur atlet i krishtit apo shpallur luften e tij kryqezate.Ne muslimanet as e ofendojme Skenderbeun dhe as i bejme buste per ta mitizuar .

  • Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

    Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

    Mohamed Salah dhe Sadio Mane ishin një dyshe fantastike në fushë dikur dhe jo shumë kohë më parë, por jashtë saj nuk ishin aspak afër.
    Kur Mane u largua nga Liverpool-i dhe vendosi të shkonte te Bayern Munich, pati zëra se ai nuk ishte në marrëdhënie të mira me Salah-un, sepse ndihej sikur ishte në hijen e tij, edhe pse kishte një
    Ylli egjiptian dha një intervistë në të cilën u pyet për marrëdhënien e tij me yllin senegalez dhe dha këtë përgjigje:
    “Po, është e vërtetë, kishte tensione midis meje dhe Mane. Por më lejoni t’ju kujtoj se ishim profesionistë deri në fund dhe kjo nuk pati asnjë ndikim në ekip”, tha Salah dhe shtoi:
    “Është njerëzore të duash gjithmonë më shumë, e kuptoj këtë, ai është një konkurrent i shkëlqyer. Jashtë fushës nuk ishim aspak të afërt, por gjithmonë e respektonim njëri-tjetrin”.
    Megjithatë, Salah nuk detajoi llojin e raporteve të tij të çala me Mane. Por kujtojmë se ata ishin njëherësh dhe dy muslimanë, ndaj ngjan paradoksale raporti i ftohtë mes tyre teksa besimi iu dikton të ndihen vëllezër.

    Si përkujtim, Salah dhe Mane ndanë dhomën e zhveshjes në Anfield nga vera e vitit 2017 deri në fund të sezonit 2022/23, dhe në atë periudhë së bashku me Roberto Firminon, ata shënuan plot 338 gola. /tesheshi.com/

  • Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

    Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

    Orë para votimeve të së dielës, një platformë është hapur së fundi nga një grup besimtarësh muslimanë, e cila synon të orientojë votën diktuar nga një zhvillim i kohëve të fundit që ka si kryefjalë Gazën – https://themuslimvote.al/

    Krejt paimagjinueshëm, në raport me partneritetin e ngushtë të kryeministrit Rama me Turqinë dhe personalisht me presidentin e saj Erdogan, ai merr një kahje të fortë në mbështetje të shtetit sionist hebre, që pas 7 tetorit 2023, njëherësh duke sulmuar rezistencën palestineze – Hamasin – të etiketuar prej tij si nazist. E bën këtë teksa Izraeli po bën qartazi, në injorim të çdo ligji ndërkombëtar, atë që nazistët bën mbi hebrenjtë.

    Ky zhvillim delikat pothuajse nuk u trajtua fare gjatë fushatës, ku në asnjë studio televizive ku Rama ishte i ftuar, gazetarë infantilë dhe aprofesionalë, kinse analistë, nuk denjuan të pyesin për këtë kahmarrje të tij ndaj Izraelit teksa e gjithë qeverisja e tij dhe ai kishin për suport të fortë Turqinë, madje dhe në dy krizat e para pak viteve – tërmetin dhe pandeminë. Duhej ta pyesnin edhe në emër të një pozicionimi që injoronte paq ndjesitë e muslimanëve të Shqipërisë për atë që po ndodh me muslimanët në Gaza, gjenocodin ndaj tyre për arsye thellësisht dhe thelbësisht fetare.

    Ndaj, kjo platformë synon që ta orientojë votën muslimanë në dielën si ndëshkim për Ramën, duke mos e votuar atë e duke zgjedhur për të votuar të tjerë emra, përgjithësisht nga alternativat e reja.
    Linku: https://themuslimvote.al/

  • Testi i votës muslimane më 11 maj: është apo jo faktor?

    Testi i votës muslimane më 11 maj: është apo jo faktor?

    Bashkësia muslimane shqiptare është nën shok prej disa qëndrimeve të fundit të kryeministrit Ramë, siç një vizite të tij në Izraeli dhe mbështetjes së pakushtëzuar të shtetit sionist ndaj asaj që po ndodh në Gaza, pra në injorim të plotë të sentimenteve të muslimanëve shqiptarë ndaj gjëmës së atjeshme mbi një popull musliman, si dhe prej disa deklarimeve kontraverse në tubimin hapës të fushatës, me shpalljen e Skënderbeut si profet shqiptar me kinse referencë kuranore, si dhe shpalljen e ikjes së gjithmonshme nga Azia(lexuar si nga Turqia) për t’u pozicionuar përgjithnjë në Europë.
    Duhet kujtuar Rama është parë gjithnjë vëngër nga muslimanët, te i cili këta të fundit nuk kanë gjetur dot një aspekt përbashkues në pikëpamje besimi, kulture, prejardhjeje apo ideologjie. Por nga ana tjetër, hiq një gjest ende të pashpjegushëm nga vetë Rama mbi një ecje të tij më këpucë mbi një rrogoz faljeje te Et’hem Beu, në kohën e të qënit kryetar Bashkie, në qeverisjen e tij muslimanët e kanë gjetur veten në gati çdo nivel të administratës shtetërore, si dhe të mikluar nga qëndrime në dukje dashamirëse të tij karshi tyre, edhe duke zgjedhur t’u përçojë mesazhin se ka lexuar mbi besimin e tyre dhe se përfiton shumë prej tij. Dhe për hir të së vërtetës, nën qeverisjen tij muslimanët në Shqipëri nuk kanë përjetuar kokëçarjet e dikurshme, si fjala vjen pengesa në shkolla e shamimbajtëseve(mësuese ose nxënëse) apo punësimi i tyre në administratë.
    I është mbivendosur këtij realiteti dhe raporti i ngushtë i Ramës me Erdoganin, për momentin një lider i botës islame, duke bërë që të ketë një vajisje të votës tradicionalisht të refuzuar muslimane për Ramën, duke bërë që të shkojë konsiderueshëm për të pikërisht nga arsyet e mësipërme. Por në pak muaj duket se gjithçka është kthyer përmbys. Edhe pse në këto zgjedhje Rama po mban në krah një kandidate me shami e ka një kandidat ish-Myfti, mbi të po prevalon një zhgënjim që pritet të përkthehet në votë të fortë kundër, e cila jo domdosdoshmërisht shkon te Berisha. Kjo për arsye se dhe një veneracion musliman i dikurshëm ndaj kreut të PD-së, krejt irracional, pasi kurrë ky i fundit nuk ka shfaqur ndonjë kujdes apo mirëtrajtim për ta, tashmë është zhbërë.
    Por duke qëndruar te PS-së, ky është rasti që tregohet se sa impaktive do ishte një “jo” muslimane për Ramën, paçka nëse vota shkon tjetërkund apo është thjesht abstenim. Nuk është fjala që të përmbysë rezultate, por që rezultateve në sondazhe t’u sjellë surpriza.
    Në bashkësinë islame ekziston një vetëperceptim i të qënit faktor i fortë vote, duke iu referuar xhamive plot e një Sheshi Skënderbej që të lë pa frymë nga masa njerëzore në dy Bajrame. Por kjo duhet provuar më 11 maj. Rama vetë e ka injoruar si faktor, edhe pse në krah mban një shamimbajtëse muslimane si kandidate për deputete, me mesazhin e një përfilljeje gjithsesi të votës muslimane, në tentativë për të ruajtur një ekuilibër. Dhe i takon votuesit muslimanë të vendosë se ç’anë do mbajë karshi një sjellje me dy fytyra të kryeministrit. Dhe ky është një test sa moral aq dhe aritmetik. Provë e ngjizjes së të dyjave do jetë 11 maji. /tesheshi.com/   

  • Berisha uron besimtarët muslimanë për Natën e Bajramit

    Berisha uron besimtarët muslimanë për Natën e Bajramit

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Kreu i PD, Sali Berisha uron besimtarët muslimanë për Natën e Bajramit

    Kreu i PD, Sali Berisha uron besimtarët muslimanë për Natën e Bajramit

    Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një postim në Facebook ku ka uruar besimtarët muslimanë për Natën e Bajramit, festën që shënon përfundimin e agjërimit të muajit të Ramazanit.

    Ai ka theksuar se ky është një moment për të nderuar sakrificën dhe përkushtimin e besimtarëve muslimanë, duke lutur që sakrificat e tyre të pranohen dhe të kthehen në mirësi për ata, familjet e tyre dhe kombin shqiptar. Berisha ka uruar të gjithë besimtarët e Zotit për këtë ditë të shënuar.

    Berisha:

    Sonte Nata e Bajramit!
    Të dashur miq, sonte besimtarët musliman nderojnë dhe kremtojnë përfundimin e agjerimit të muajit të Madhnueshëm të Ramazanit. 
    Me këtë rast le të urojmë nga zemra të gjithe ata që agjeruan, por dhe të gjithë besimtarët musliman dhe besimtarët e Zotit që i Gjithëfuqishmi të pranojë sakrificën e tyre dhe ta kthej në mirësi për ata, familjet e tyre dhe kombin shqiptar.