Tag: muslika

  • Shqipëria duhet të nxitojë! Talenti i Kombëtares po bën namin në Angli, Armend Muslika shënon golin e 7 në 8 ndeshje

    Shqipëria duhet të nxitojë! Talenti i Kombëtares po bën namin në Angli, Armend Muslika shënon golin e 7 në 8 ndeshje

    Një prej talenteve më të mëdhenj të Shqipërisë në Angli, në ekipet e moshave, është Armend Muslika. Ky futbollist i ka dhuruar fitoren Totenhemit U-18 edhe në ditën e sotme, teksa ia kanë dalë 2-0 ndaj Leicester.
    Goli i Armend Muslikës erdhi në minutën e 6 të takimit, ndërsa ishte goli i 7 i tij në 8 ndeshjet e para të kampionatit. Për më tepër, kjo merr vlerë të madhe pasi roli i tij nuk është qendër sulmues, por mesfushor organizator që vjen pas sulmuesit. Futbollisti 16-vjeçar ka luajtur vetëm 1 ndeshje me Shqipërinë U-17, por tani është momenti për t’i besuar të paktën një vend te Shqipëria U-21 duke parë potencialin e tij. /Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Shqipëria duhet ta thërras sa më parë, shijojeni super golin e Armend Muslikas kundër Chelsea

    VIDEO/ Shqipëria duhet ta thërras sa më parë, shijojeni super golin e Armend Muslikas kundër Chelsea

    Armend Muslika ka shënuar një super gol në ndeshjen e sotme të Totenhemit U-18 kundër Chelsea U-18. Një gol fantastik i realizuar nga goditja e dënimit teksa shqiptari nuk i ka lënë asnjë shans portierit kundërshtar për të reaguar.
    Statistikat flasin qartë për performancën dhe potencialin e këtij lojtari që në 7 ndeshjet ka realizuar gjashtë gola dhe ka dhënë dy asiste te moshat e Totenhem. Një Armend Muslika me “viben” e Armando Brojës në fillimet e tij te Chelsea, Shqipëria duhet t’i rrisi gradat për ta marrë te U-21. /Sport Ekspres/

    Check out this goal from Armend Muslika against Chelsea u18. ?
    He got invited to our u17 this month but didn’t join them. ??? pic.twitter.com/nsKOc8LKBm
    — Illyrian Footy ?? (@IllyrianFooty) October 18, 2025

  • Armend Muslika nuk ndalet më të rinjtë e Totenhemit, talenti i Shqipërisë është ndezur në Angli

    Armend Muslika nuk ndalet më të rinjtë e Totenhemit, talenti i Shqipërisë është ndezur në Angli

    Armend Muslika, talenti i Shqipërisë ka shpërthyer me të rinjtë e Totenhemit. Mesfushori shqiptar kishte arritur të realizonte 6 gola në 6 ndeshjet e fundit me Totenhemin. Ndeshjet e Muslikës janë zakonisht mes moshës U-17 dhe U-18 të Totenhemit.
    Ndërkohë në ndeshjen e fundit, Muslika ka marrë sërish qëndrën e vëmendjes me Totenhemin U-18. Në këtë takim, lojtari 16-vjeçari dhuroi dy asiste për shokët e ekipit, njëra nga goditja e këndit dhe tjetra nga loja normale. Muslika është ndër lojtarët më të vlerësuar te akademia e Totenhemit dhe e ardhmja e këtij djali duket e ndritur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Armend Muslika, ylli i madh i Shqipërisë që po rritet te Totenhemi dhe pritet të ketë magjinë e Brojës

    Armend Muslika, ylli i madh i Shqipërisë që po rritet te Totenhemi dhe pritet të ketë magjinë e Brojës

    Kush do të jetë lojtari që do të ketë magjinë e Armando Brojës? Ndalemi pak te Armend Muslika! Mesfushori 16-vjeçar është pjesë e Totenhemit në grupmoshën U-18 dhe ka shkëlqyer me këtë skuadër.Njihet si një prej talenteve më të mëdhenj të Totenhemit dhe stili i tij i futbollit është tipi anglez, shumë më ndryshe nga çfarë jemi mësuar më parë që të shohim prej mesfushorëve tanë.
    Nëse do të ndaleshim te një lojtar që mund të ketë magjinë e Armando Brojës, pra të mënyrës sesi bëri për vete shqiptarët dhe njëkohësisht të thithjes së vëmendjes mediatike, është pikërisht Muslika.Shumë pritshmëri janë për të edhe për faktin që po del nga shkolla angleze e futbollit, që të jep një dorë më të madhe për të shkuar larg në të ardhmen nëse investon shumë punë dhe përkushtim. Një emër për t’u mbajtur mend në të ardhmen, Muslika mund të jetë ylli i radhës së Shqipërisë. /Sport Ekspres/?