Tag: muskurti

  • Vrau vëllanë dhe kunatën brenda biznesit të tyre, burg përjetë për Arsen Muskurti

    Vrau vëllanë dhe kunatën brenda biznesit të tyre, burg përjetë për Arsen Muskurti

    Me burg përjetë është dënuar nga Gjykata Arsen Muskurti, i cili vrau vëllanë dhe kunatën në vitin 2022.

    Prokuroria provoi se autori me datë 31.08.2022 ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve ’Nour Tours’ duke mbajtur në dorë një armë dhe ka goditur për vdekje me armë dy viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti.
    Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arsen Muskurti do të fillojë nga dita e arrestimit të tij, më 30 gusht 2022 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    Ai u deklarua fajtor dhe u dënua për kryerjen e 3 veprave penale të:
    “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal për vrasjen e vëllait të tij, Dritan Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.“Vrasjes për shkak të marrëdhenieve familjare “, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, për vrasjen e shtetases Nora Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.“Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 vjet
    I pyetur për ngjarjen, ai është shprehur se drejt vrasjes e çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllanë, të cilin e akuzoi se shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh.
    Debatet dhe konfliktet midis tyre kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk janë zgjidhur edhe pse i ishin drejtuar gjykatës.

    Top Channel

  • Vr*u vëllanë dhe kunatën, jepet dënimi për Arsen Muskurtin

    Vr*u vëllanë dhe kunatën, jepet dënimi për Arsen Muskurtin

    Kronikë E Mërkurë, 15 Tetor 2025 16:02
    Këtë të mërkurë Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin, i akuzuar për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin gusht të vitit 2022 në Tiranë pas një konflikti. Viktima mbetën Dritan (Alban) Muskurti dhe Nora Maskurti. Pas ngjarjes së rëndë, Arsen Maskurti nuk shprehu pendesë për krimin e kryer.
    Arsen (Hamza) Muskurti ka treguar se nuk e duronte dot më të vëllanë e kunatën. Konflikti me vëllanë nisi për pronat dhe më pas kaloi në rrethana familjare. ”Nuk e duroja dot më vëllanë dhe kunatën. E meritonin”,-ka thënë Arsen Maskurti para hetuesve.

    Krimi brenda familjes ndodhi pranë një biznesi të Dritan Muskurtit në rrugën “Myslym Shyri”. I akuzuar Arsen qëlloi me një armë zjarri drejt vëllait dhe kunatës, duke I vrarë në vend. Krimi u parapri nga një konflikt mes vëllezërve Muskurti mbi pronësinë e një agjencie turistike të themeluar prej tyre disa vite para ngjarjes.

    Katër ditë para se të qëllohej për vdekje nga vëllai, Dritan Muskurti, kishte kërkuar urdhër-mbrojtje në gjykatë nga Arsen Muskurti. Prej më shumë se 1 viti para krimit vëllezërit ishin në një përballje gjyqësore për një shumë të konsiderueshme financiare në lidhje me pronësinë e agjencisë turistike. Në procesin civil, Dritan Muskurti kërkonte kthimin e një shumë prej 17 milionë lekë të rinj.

  • Vrau vëllanë dhe kunatën e tij, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin

    Vrau vëllanë dhe kunatën e tij, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin

    Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin, i akuzuar për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij.
    Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin gusht të vitit 2022 në Tiranë pas një konflikti.
    Viktima mbetën Dritan (Alban) Muskurti dhe Nora Maskurti. Pas ngjarjes së rëndë, Arsen Maskurti nuk shprehu pendesë për krimin e kryer.
    Arsen (Hamza) Muskurti ka treguar se nuk e duronte dot më të vëllanë e kunatën. Po ashtu mësohet se konflikti me vëllanë nisi për pronat dhe më pas kaloi në rrethana familjare.
    “Nuk e duroja dot më vëllanë dhe kunatën. E meritonin,”- ka thënë Arsen Maskurti para hetuesve.
    Krimi brenda familjes ndodhi pranë një biznesi të Dritan Muskurtit në rrugën “Myslym Shyri”. I akuzuar Arsen qëlloi me një armë zjarri drejt vëllait dhe kunatës, duke I vrarë në vend. Krimi u parapri nga një konflikt mes vëllezërve Muskurti mbi pronësinë e një agjencie turistike të themeluar prej tyre disa vite para ngjarjes.
    Katër ditë para se të qëllohej për vdekje nga vëllai, Dritan Muskurti, kishte kërkuar urdhër-mbrojtje në gjykatë nga Arsen Muskurti.
    Ndërkohë, prej më shumë se 1 viti para krimit vëllezërit ishin në një përballje gjyqësore për një shumë të konsiderueshme financiare në lidhje me pronësinë e agjencisë turistike. Në procesin civil, Dritan Muskurti kërkonte kthimin e një shumë prej 17 milionë lekë të rinj.

  • Vrau vëllain e kunatën, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin

    Vrau vëllain e kunatën, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin

    Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm këtë të mërkurë, 15 tetor, Arsen Muskurtin, për vrasjen e të vëllait dhe kunatës. Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të vitit 2022, në Tiranë. 
    Hetimet treguan se Muskurti hyri brenda agjencisë së udhëtimeve, në pronësi të vëllait të tij, duke mbajtur në dorë një armë dhe goditi për vdekje dy viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti. 
    Pas krimit, u largua në këmbë dhe u arratis për disa orë. Përballë hetuesve, ai tregoi se shkak për ngjarjen e rëndë çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllain, të cilin e akuzon se e shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh. 
    Vrasja erdhi pas 6 vitesh konfliktesh dhe debatesh, kur herë pas here dy vëllezërit kishin kërkuar urdhër mbrojtjeje në polici nga njëri-tjetri. 
    Katër ditë para se të ndodhte ngjarja, viktima Dritan Muskurti po ashtu kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje.