Tag: muskulor

  • Telashe për Arteta, mbrojtësi brazilian pëson dëmtim muskulor dhe rrezikon të mungojë ndaj Tottenham

    Telashe për Arteta, mbrojtësi brazilian pëson dëmtim muskulor dhe rrezikon të mungojë ndaj Tottenham

    17 Nëntor 2025

    11:03

    Telesport

    Brazili ka konfirmuar se mbrojtësi i Arsenal, Gabriel, ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Dëmtimi ndodhi gjatë kohës që lojtari është i grumbulluar me kombëtaren amerikano-latine.
    Gabriel u detyrua të largohej nga fusha pas 64 minutash lojë në fitore 2-0 të Brazilit ndaj Senegalit të shtunën, në një miqësore. Për pasojë, lojtari nuk do të udhëtojë për në Lille, për miqësoren me Tunizinë, por për në Londër.
    Arsenali shpreson që Gabriel të mund të rikuperohet në kohë për t’u përballur me Tottenham Hotspur në ndeshjen e tyre të radhës në Premier League. Gjithsesi, ka shumë gjasa që braziliani të mungojë.
    Stafi mjekësor i “topçinjve” ka nisur menjëherë nga puna për të vlerësuar gjendjen e lojtarit, që do të monitorohet pas çdo seancë stërvitore. Gabriel ka qenë një nga më të mirët e Arsenal këtë sezon, lider në mbrojtje.

  • Milani në ankth për dëmtimet e 3 kuqezinjve me kombëtaret e tyre, Leao braktis grumbullimin me Portugalinë

    Milani në ankth për dëmtimet e 3 kuqezinjve me kombëtaret e tyre, Leao braktis grumbullimin me Portugalinë

    13 Tetor 2025

    8:04

    Alfred Lleshi

    Lajme të këqija nga ndeshjet ndërkombëtare për Milanin dhe Massimiliano Allegrin. Pervis Estupiñan u dëmtua në miqësoren kundër SHBA dhe u zëvendësua në fund të pjesës së parë për shkak të një dhimbjeje të fortë në kyçin e këmbës së majtë.
    Ai do të mungojë ndaj Meksikës dhe do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore. Situata është më shqetësuese për Alexis Saelemaekers, i cili ndaj Maqedonisë së Veriut pësoi një dëmtim muskulor në fleksor. Sipas HLN, bëhet fjalë për një lezion të vërtetë muskulor, që mund ta mbajë jashtë fushave rreth një muaj.
    Ka shqetësime edhe për Adrien Rabiot, që mori një goditje në pulpë kundër Azerbajxhanit. “Adrien nuk u stërvit për kujdes, ka marrë një goditje dhe i duhet pak kohë”, – tha trajneri Didier Deschamps. Ai mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Islandës, por dëmtimi nuk duket serioz.
    Ndërkohë, Rafael Leao nuk u stërvit me Portugalinë për ndeshjen ndaj Hungarisë. Federata nuk dha shpjegime, por lojtari është kthyer në Itali dhe do të rifillojë stërvitjen në Milanello të martën.