Tag: mushkëria

  • VIDEO/ Flor Binaj tek liqeni artificial: Mushkëria e Tiranës, duhet ruajtur jo betonizuar

    VIDEO/ Flor Binaj tek liqeni artificial: Mushkëria e Tiranës, duhet ruajtur jo betonizuar

    Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florian Binaj ka vazhduar takimet e tij me qytetarët e kryeqytetit.

    Gjatë mbrëmjes së sotme Binaj ka vizituar zonën e liqenit artificial, ndërsa ta takuar banorë e vizitorë.

    Në një postim në rrjetet sociale, kandidati për kryebashkiak shkruan se, liqeni është mushkëria e Tiranës dhe duhet mbrojtur, jo betonizuar.

    ‘Liqeni artificial është mushkëria e Tiranës. Detyra jonë është ta ruajmë, jo ta betonizojmë’, shkruan Florian Binaj krahas videos me takimet me qytetarët e Tiranës.

  • Sukses në Kinë, transplantohet për herë të parë mushkëria e derrit te njeriu

    Sukses në Kinë, transplantohet për herë të parë mushkëria e derrit te njeriu

    Shkencëtarët në Kinë kanë kryer për herë të parë një transplant mushkërie nga derri te një njeri i gjallë, duke hapur një kapitull të ri në mjekësinë e transplantimeve.
    Studiuesit nga Universiteti Mjekësor i Guangzhou-t transplatuan mushkërinë e majtë të një derri të modifikuar gjenetikisht te një pacient 39-vjeçar i shpallur i vdekur klinikisht, ndërsa mushkëria e djathtë origjinale u mbajt. Organet e derrit, për shkak të ngjashmërisë së tyre në madhësi dhe funksion me ato të njeriut, po konsiderohen prej kohësh si kandidatë të fortë për ksenotransplantim.
    Sipas rezultateve të publikuara në revistën Nature Medicine, mushkëria e transplantuar mbeti funksionale për nëntë ditë, duke u përballur me shenja të para të refuzimit në ditën e tretë dhe të gjashtë. Ky eksperiment, i cili u përfundua pas nëntë ditësh, shihet si një hap i rëndësishëm drejt përdorimit të ksenotransplantimit si zgjidhje për mungesën e dhurimeve të organeve njerëzore. Aktualisht, kërkesa për organe është shumë më e lartë se furnizimi, me mbi 173,000 transplante të kryera në botë vetëm vitin e kaluar, përfshirë 45,000 në Evropë.
    Ekspertët theksojnë se, megjithëse përparimet në redaktimin gjenetik kanë sjellë organet e derrave më afër përdorimit klinik, procedura mbetet ende eksperimentale dhe kërkon studime të tjera me ndjekje afatgjatë.
    “Ky studim përbën një provë koncepti se, me përmirësime të mëtejshme, transplanti i mushkërive nga derrat mund të bëhet një mundësi reale për shpëtimin e jetëve”, deklaroi Dr. Beatriz Domínguez-Gil, drejtoreshë e Organizatës Kombëtare të Transplantit në Spanjë.
    Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se rezultatet nuk mund të përkthehen menjëherë për pacientët e gjallë, pasi procedura u testua mbi një pacient me ‘tru të vdekur’. Ksenotransplantimi i mushkërive, për shkak të ekspozimit të tyre të lartë ndaj gjakut dhe ajrit të jashtëm, mbetet një nga sfidat më komplekse në këtë fushë.