Në vitin 2012, arkeologët në Venecia zbuluan mbetjet e një “vampiri” femër të shekullit të 16-të. Ajo kishte të vendosur një tullë në gojën e saj në mënyrë që ajo të mos mund të ushqehej me viktimat e murtajës. Ky zbulim mbështeti besimin mesjetar se vampirët ishin shkaku i murtajës. /InforCulture.info
Tag: murtajës
-

Murtaja e Zezë në trojet shqiptare
Murtaja e Zezë në trojet shqiptare – Nga Ardian Muhaj
Një nga mitet që sillen vërdallë në opinionin publik shqiptar këto ditë pandemie globale është edhe ai se Murtaja e Zezë ose pandemia më tragjike në historinë e Europës nuk e ka prekur popullsinë shqiptare, pra as qytetet e fshatrat në trojet shqiptare në atë periudhë, në vitet 1348-1350. Madje ka edhe nga ata që e çojnë më tej këtë mit duke pretenduar se Murtaja e Zezë që ka prekur të gjithë botën e njohur nga Azia, në Europë e Afrikë, nuk e paska prekur Ballkanin. Ky mit i rrejshëm është thelbësor për të kuptuar një buqetë mitesh të tjera mbi historinë e shqiptarëve dhe që na e kanë turbulluar shikimin e të kaluarës sonë me syrin e logjikës.
Mungesa relative e dokumenteve bashkëkohëse mbi pasojat e murtajës në Shqipëri ka krijuar këtë përshtypje, natyrisht të gabuar, sikur trojet shqiptare nuk u prekën nga kjo tragjedi e përmasave apokaliptike. Të dhënat për kërdinë që ajo bëri në popullsinë shqiptare edhe pse të pakta nuk mungojnë. Për shembull dokumentohet se në vitin 1363 pothuajse të gjithë nënshtetasit venedikas që jetonin apo ndodheshin në Vlorë, vdiqën si pasojë e murtajës. Dokumenti që e përshkruan këtë edhe pse nuk thotë asgjë për pjesën tjetër të popullsisë, por, vetëm na thotë se të gjithë venedikasit vdiqën, nuk është se i përjashton të tjerët nga fatkeqësia, por thjesht objekt i atij dokumenti ishte fati i venedikasve. Këtë e vërteton edhe fakti se viktimë e murtajës së vitit 1363 në Vlorë u bë edhe sundimtari i saj, Jovan Komnen Asen, vëllai i mbretit bullgar Jovan Aleksandër dhe kunati i mbretit Dushan.
Dihet që vala e parë e epidemisë goditi Italinë që në dhjetor 1347 dhe u përhap në pjesën tjetër të Europës ndërmjet viteve 1348 dhe 1352. Tragjedia e epidemisë së murtajës shkaktoi vdekjen e rreth një të tretës së popullsisë europiane, pra rreth 25-30 milionë të vdekur për vetëm tre vjet. Për këtë arsye popullsia e Europës, arrin sërish në nivelin e përpara epidemisë, pra në 80 milionë vetëm në fundin e shek. XV.
Kjo epidemi konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme në historinë mesjetare të Europës. Murtaja rishfaqej herë pas herë në zona të ndryshme. Kështu në vitin 1382, 19 mijë vetë vdiqën si pasojë e rishfaqjes së murtajës në Venecia. Në prill të vitit 1391 Raguza ua ndaloi banorëve të saj të shkonin në Budva apo Ulqin për shkak të murtajës që ishte përhapur në këto vende. Po ashtu edhe banorëve nga Budva dhe Ulqini u ndalohej të hynin në zonën e Raguzës, dhe shkelësit e këtij urdhri dënoheshin me gjobë deri 100 dukate.
Epidemitë e murtajës nuk i kursyen qytetet shqiptare, veçanërisht ato të pellgut të Shkodrës. Kështu Balëza që dikur kishte qenë qendër peshkopate, në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416 përmendet si një katund i thjeshtë me 25 shtëpi. Qyteti i Shasit, që në shek. XIV kishte prerë monedhat e veta, në vitin 1406 ishte në gjendje të dëshpëruar dhe peshkopi i Shasit u kërkoi venedikasve ndihmë për ta rindërtuar. Megjithatë në vitin 1443 Shasi ishte një katund i thjeshtë e në vitin 1476 përmendet si «villa de Suazzo»- fshati i Shasit.
Burimi: kulturatv.com
-

MURTAJA SHPERTHEU!
Jusuf Buxhovi
Lam Mula erdhi çastin që tellallët, me çirrjet për shpërthimin e murtajës dhe fermanin e mbylljes, kalonin nga Çarshia e Madhe te pjesa që shpjente te Ura e Tabakut për në Shkukëz, ku tashmë, flitej se ishte hapur një gropë e mëdha me gëlqere, një si varr i përbashkët, pët të vdekurit nga murtaja. Dukej tejet i shkallmuar.
“Filloi dënimi ynë me vdekje”.
Ia ktheva se nuk do t’i nënshtrohemi këtij dënimi, pa marrë parasysh se tellallët thonë se e kemi nga Perendia. I thashë se këtë e kemi nga robi, dhe çfarëdo që vjen nga robi, ka edhe ilaçe.
“Sidoqoftë, murtaja është murtajë… Ajo e bën të veten…”
Ia përkujtova grrithen në Malsi kundër murtajës së fundi.
“Mikrrobi mundet me mikrob…”
N’ato fjalë hyri Rremë Kusari. Fisnik si gjithmonë, dukej i qetë.
“Ta nisim grrithjen. Ata me të veten e ne me tonën… Të bashkuem, nuk dorëzohemi…”
E mora ngryk, sikur të kërkoja ngushëllim nga shqetësimi i brendshëm, që po më ngulfaste.
“Të paça, vëlla. Do të bashkohemi i madh e i vogël, xhami, teqe e kishë, për me e luftue këtë të keqe që po na kërcënon me shfarosje…
(Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon NIkollë Kazazit”, botoi “Rilindja”, Prishtinë, 1982)
-

“Murtaja erdhi nga importi i pakontrolluar”/ Sëmundja te bagëtitë e imta, reagojnë fermerët: Kemi marrë masat tona
Për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes së murtajës tek dhentë, Agjencia e Shërbimit Veterinar ka ndërmarrë disa aksione ndërgjegjësuese me fermerë në zonat rurale.
“Prej 4 ditësh kemi nisur takimet me fermerët në bashkëpunim me pushtetin vendor. Këto takime po zhvillohen me kryetarët e njësive administrative dhe kryepleqtë e fshatrave. Thelbi është sensibilizimi i të gjithë fermerëve për rëndësinë e kufizimit të përhapjes së kësaj sëmundje. Për momentin, e vetmja zgjidhje është bllokimi i lëvizjes së kafshëve dhe fermerët duhet ta kenë të qartë, pasi duhet të mbahen të izoluara në fermë dhe të shmangin kontaktet me fermat e tjera. Ndalohet rreptësisht edhe futja e kafshëve të reja në fermë, po ashtu edhe dalja e tyre. Deri tani kemi gjetur mirëkuptimin e fermerëve. Vështirësitë në ferma janë të mëdha sepse kufizimi sjell probleme edhe në gjetjen e ushqimit”,-tha Andi Bilali, Drejtor i Agjencisë Rajonale e Shërbimit Veterinar Shkodër.
Për fermerët ky është një moment i vështirë. Ata shprehen se kurrë nuk janë përballur me këtë sëmundje tek të imtat dhe dyshojne se përhapja e murtajës vjen si shkak i importit kontrabandë të kafshëve që futen nga shtete të tjera në Shqipëri.
“Kam 150 copë dele të imta. Masat i kemi marrë sepse delet janë në stallë të izoluara dhe nuk i nxjerrim për të kullotur për shkak të sëmundjes që është përhapur. Të frikësuar jemi sepse këtë sëmundje e ka sjellë vetë shteti se jo se e kemi patur. Vijnë bagëtitë nga Mali i Zi, nga Greqia dhe prej kudo në një kohë që ne i kemi patur bagëtitë të pastra gjithmonë. Mendoj se kjo ka ardhur vetëm si shkak i bagëtive të importit. Tani nuk i lëviz nga vendi, veterinerët kanë ardhur dhe i kanë parë dhe deri tani jam mirë”,-thonë fermerët.
“Unë kam 180 dele. Deri tani nuk kemi pasur ndonjë rrezik. Kemi marrë masat tona për t’i lënë të veçuara në mënyrë që mos t’i përziejmë. Tjetër gjë s’kemi çfarë të bëjmë. Unë as nuk blej, as nuk shes sepse atë tufë e kam rritur vetë. Aktualisht ushqehen në kullosë sepse livadhet e kemi të ndara dhe në livadhet e mia nuk futet askush. Jam 72 vjeç dhe këtë sëmundje nuk e kam njohur asnjëherë, nuk e kam dëgjuar kurrë më parë”,-thonë fermerët.
Deri më tani ende nuk ka asnjë vendimmarrje për dëmshpërblimin e dhenve të asgjësuara pas shfaqjes së sëmundjes të murtajës.
“Për momentin nuk ka një VKM të tillë për arsye se nuk ka qenë e parashikuar dhe kjo është një sëmundje që vjen për herë të parë në Shqipëri. Ministria e Bujqësisë e ka marrë me shumë angazhim dhe shumë seriozitet këtë pjesë dhe po bëhen studimet përkatëse dhe me shumë gjasa do të bëhet edhe kompensimi financiar i fermave ku u asgjesuan dhentë”,-tha Bilali.
Aktualisht janë 475 krerë të imta të asgjësuara në qarkun Shkodër, përafërsisht në një muaj, që kur u shfaq rasti i parë i murtajës te dhentë në një fermë në Postribë. Një masë parandaluese për përhapjen e mëtejshme është izolimi i fermave dhe kontrollet e institucioneve në terren. -

Dibra në alarm/ Pas murtajës së bagëtive, shfaqet sëmundja e Brucelozës, izolohen dy familje të zonës
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se situata nuk është alarmante pasi të dyja familjet janë izoluar dhe kanë asgjësuar kafshët shtëpiake të infektuara me virusin Brucella.
Pas sëmundjes së Murtajës në Dibër është shfaqur edhe sëmundja e Brucelozës. Janë dy familje të cilat janë izoluar në Njësitë Administrative Kastriot dhe Muhurr në Bashkinë Dibër.
Sipas prefektit Shehu për të gjithë anëtarët e këtyre familjeve, por edhe për persona të tjerë që sipas deklarimeve kanë patur kontakte me ta kohët e fundit janë bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe ka nisur kurimi i tyre. Shehu tha se rastet duken të izoluara, por ju bën apel banorëve të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes.
Bruceloza është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga konsumimi i qumështit të pasterilizuar ose mishit të papjekur nga kafshët e infektuara, ose nëpërmjet kontaktit të ngushtë me sekrecionet e tyre. Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme që nga djersitja, ethe, të dridhura, djersitje me erë të keqe, lodhje, gjendje e keqe shëndetësore në përgjithësi, humbje oreksi, dhimbje në muskuj dhe kyçe, dhimbje koke, diarre ose kapsllëk dhe të vjella. -

SYRI TV/ Zgjerohet harta e murtajës në Shqipëri, deri tani 11 vatra pozitive në vend
Në qarkun e Gjirokastrës është konfirmuar vatra e parë e murtajës, një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë.
Rasti është identifikuasr në një fermë në qytetin e Libohovës e cila është izoluar dhe karantinuar e gjithë tufa. Në të gjithë vendin rezultojnë 13 ferma pozitive të shpërndarë në 11 vatra.
Harta e murtajës së bagëtive është zgjeruar edhe ne Libohove. Në këtë zonë është konfirmuar rasti në një fermë.
Deri në këtë moment, janë identifikuar 𝟏𝟑 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐚 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐢𝐯𝐞, të shpërndara në 𝟏𝟏 𝐯𝐚𝐭𝐫𝐚 të ndryshme në Shkodër, Dibër, Bulqizë, Tiranë, Korcë, Devoll, Skrapar, Lushnje, dhe Gjirokastër.
-

Murtaja te dhentë në Shkodër, AKU konfiskon 124 kg mish dhe nis procedim penal ndaj 4 subjekteve
Shfaqja e murtajës te dhentë në Shkodër ka bërë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të ushtrojë kontrolle në të gjithë pikat e tregtimit të mishit. Drejtori rajonal i AKU Ramir Haderi shprehet se nga këto kontrolle të ushtruara është konfiskuar një sasi mishi prej 124 kg në katër subjekte të ndryshme, ndërsa në total janë kontrolluar 30 subjekte deri më tani.
Kreu i AKU në Shkodër Haderi thotë se qëllimi është ndalimin i përhapjes së mëtejshme të sëmundjes së murtajës te dhentë në bashkëpunim me institucionet e tjera, ndërsa tregon se për 4 subjektet konkrete të gjetura në abuzim ka nisur procedim penal, shkruan A2 CNN.
Për momentin, fokusi i AKU në Shkodër është te tregtimi i mishit për shkak të përhapjes së murtajës tek dhentë në disa qytete të vendit, por në të njëjtën kohë vijon puna edhe për sigurinë ushqimore përgjatë këtij sezoni turistik me kontrollin e subjekteve të ndryshme në qarkun e Shkodrës. -

Konfirmohet vatra e parë e Murtajës së Bagëtive në Libohovë, 256 krerë në karantinë
Është konfirmuar vatra e parë e murtajës së ruminantëve të vegjël në zonën e Libohovës, Gjirokastër. Për të frenuar përhapjen e infeksionit, 256 krerë bagëti janë vendosur menjëherë në karantinë.
Specialistët e shërbimit veterinar ndodhen në terren dhe kanë nisur zbatimin e protokolleve të emergjencës, duke përfshirë dezinfektimin e zonës dhe mbikëqyrjen e rreptë të tufave të tjera në afërsi. Blegtorët janë udhëzuar të kufizojnë lëvizjen e bagëtive dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar.
Rasti i parë i kësaj sëmundjeje u konfirmua më 3 qershor në fshatin Domen, në njësinë administrative Postribë, Shkodër, dhe më pas u përhap në zona të tjera si Kastriot në Dibër, Martanesh në Bulqizë, Fushë-Krujë, Skrapar dhe Korçë.
Shërbimi Veterinar ka apeluar sërish ndaj të gjithë fermerëve që të kufizojnë lëvizjen e deleve dhe dhive, të zbatojnë rreptësisht masat e higjienës dhe të njoftojnë menjëherë për çdo shenjë të sëmundjes.
Çfarë është Murtaja e Ruminantëve të Vegjël?
Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR) është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë. Virusi përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë mes kafshëve dhe përmes sekrecioneve të hundës, syve, jashtëqitjeve dhe ajrit të kontaminuar në ambiente të mbyllura.
Autoritetet veterinare po vijojnë monitorimin e situatës dhe apelojnë për bashkëpunim të menjëhershëm nga fermerët. -

Masat kundër murtajës në Kolonjë, autoritetet takim me blegtorët e zonës ku mbahen rreth 47 mijë krerë bagëti të imta
Kolonja, është një nga zonat me numrin më të lartë të bagëtive të imta ku përveç tufave vendase në territorin e saj gjenden edhe 15 tufa migratore të ardhura nga Saranda, Konispoli dhe Vlora me nga 300 krerë secila.
Në total janë rreth 47 mijë bagëti të imta që mbahen nga blegtorët e zonës dhe ata sezonalë çka e bën Kolonjën një nga zonat më të ekspozuara ndaj infektimit dhe përhapjes së murtajës së ruminatëve. Rreziku shtohet më tej edhe për shkak të shtrirjes së konsiderueshme të vijës kufitare me Greqinë por edhe lëvizjeve të pakontrolluara apo kontrabandës.
Edhe pse situata në Kolonjë është e qëndrueshme dhe deri tani nuk janë konstatuar raste të infektuara, autoritetet kanë zhvilluar një takim me blegtorët e zonës për të shtuar kujdesin dhe garantuar zbatimin e protokolleve të sigurisë.Qarku i Korçës ka rreth 205 mijë krerë bagëti të imëta dhe deri tani është identifikuar një rast i murtajës në fshatin Shuec në Devoll ndërsa autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme për rastin. Nga vëzhgimet e Top Channel në terren në tregun e Çërravës dhe Korçës, siç përcaktojnë protokollet nuk lejohet shitja e të imtave dhe kontrollet janë shtuar.
Top Channel
-

Zbulohen një rast i murtajës së bagëtive në Fushë-Krujë, infektohet tufa prej 100 delesh
Konfirmohet një vatër e murtajës në fshatin Sukth Vendas, në njësinë administrative Thumanë, në Fushë-Krujë. Ka qenë vetë pronari i bagëtive të imta që ka njoftuar shërbimin veterinar pas dyshimeve se tufa e tij mund të ishte prekur nga kjo sëmundje e rrezikshme. Pas verifikimeve në terren dhe analizave laboratorike, është konstatuar se rreth 100 dele të tufës janë të prekura nga murtaja.
Pritet të bëhet eliminimi i tufës, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. Procesi i asgjësimit do të kryhet në Lezhë, nga firma kontraktore e specializuar në eliminimin e kafshëve të infektuara.
Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes specialistët iu këshillojnë fermerëve të respektojnë masat e biosigurisë. Të shmangin kontaktin e deleve dhe dhive me tufa të tjera në kullota e të kufizojnë hyrje daljet e vizitorëve në ferma.
Murtaja e ruminantëve të vegjël është sëmundje tipike për Afrikën ku përdoret dhe vaksina. Në vendin tonë specialistët shpjegojnë se futet në grupin e sëmundjeve për tu çrrënjosur dhe masat përqëndrohen në eleminimin e burimeve të mundëshme të infeksionit si asgjësimi I kafshëve të sëmura e izolimi dhe dezinfektimi i vatrave të infeksionit.
