Naim Murseli dhe Granit Plava nuk kanë asnjë problem të shëndetit mendor. Ekzaminimi psikiatrik i tyre ishte në qendër të seancës së radhës gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Pasi kishin kryer ekzaminimet psikike, në gjykatë u ftuan për t’u përgjigj në pyetje mjekët nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike që kryesuan komisionet e vlerësimit për dy të akuzuarit.
Për Naim Murselin, u tha se janë shfrytëzuar testet dhe analizat e nevojshme dhe rezultati është i qartë.
“Prej fëmijërisë e deri tani nuk janë shfaqur asnjë element i ndonjë çrregullimi të shqetësimit dhe në bazë të shkresave të lëndës nuk është ofruar asnjë dokument që do ta vërtetojë këtë çrregullim”, shprehet Shpend Haxhibeqiri nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike.
I akuzuari Naim Murseli, gjatë parashtrimit të pyetjeve, u shpreh i shqetësuar me rrjedhjen e raportit në media.
Ai tha se mediat kanë raportuar se “ka qenë i vetëdijshëm për vrasjen” duke i kërkuar sqarime mjekut nëse ka pranuar fajësinë në prani të tij.
“A e kam pranuar ndonjëherë fajësinë për veprën që e kam bërë, për të cilën akuzohem, më fal. Apo e kam mohuar dhe e kam treguar versionin tim?”, tha Murseli.
“Gjatë vlerësimit tonë ne asnjëherë nuk kemi parashtruar pyetjen apo kemi bërë shtytjen që i njëjti se a ka kryer veprën apo jo. Por është e vërtetë që i njëjti ka mohuar gjatë deklarimit që ky e ka bërë veprën”, shtoi Haxhibeqiri.
Sa i përket Granit Plavës, të akuzuarit që dyshohet se ka shkrepur armën që i mori jetën Liridona Ademajt, është konfirmuar se ka qenë përdorues i kokainës.
Plava gjithashtu ishte aksidentuar me motoçikletë para kryerjes së aktit të dyshuar, por që për të dy rastet u tha se nuk mund të kenë ndikuar ne shtytjen e tij drejt kryerjes së veprës.
“Ekipi vlerësues nuk ka mundur të gjejë, ka përjashtuar ndikimin e faktorit aksident në çrregullimin e mundshëm psikik”, deklaroi doktori Bujar Obertinca.
Avokati mbrojtës pyeti mjekun nëse mund të kishte ndikuar kafeja meqë në ditën kritike, Plava besohet të ketë pirë tri të tilla.
“A mund të ketë ndikuar simuluesi si kafeina që Graniti e përmend se i ka dhënë energji të madhe në momentin kur e pi” , tha avokati Dojani.
“Ka pi shumë kafe dhe kafja e ka ndikuar me çu me vra?”, tha e çuditur gjyqtarja.
“Kafeja bën pjesë në grupin e psikosimuluesve dhe ka mundur të jep një energji shtesë, por jo diçka që ka mundur të ndikojë në aspektin kongitiv në lidhje me veprën”, shtoi Obërtinca.
Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt, e privuar nga jeta në sytë e fëmijëve të saj në nëntor të vitit 2023, do të vijojë muajin e ardhshëm.
Me kërkesë të avokatit të familjes Ademaj dhe miratim të Prokurorisë, u hoqën nga lista e dëshmitarëve familjarët e Liridonës, babai, nëna dhe motra për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.
Tag: murseli
-

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli e Granit Plava nuk kanë probleme të shëndetit mendor
-

Vrasja e Liridona Ademaj, familja e saj kërkon dënim kapital për Naim Murselin
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është dëgjuar sot për herë të parë dëshmia e Leonard Ademajt, vëllait të Liridona Ademit, e cila u vra në mënyrë tragjike më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Në këtë proces gjyqësor, i akuzuar për organizimin e vrasjes është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Para trupit gjykues, Leonard Ademaj rrëfeu momentet e rënda kur mori lajmin për vrasjen e motrës së tij, duke treguar se ndodhej në punë kur bashkëshortja e informoi për ngjarjen. Ai përshkroi gjithashtu sjelljen e Naim Murselit pas krimit, duke theksuar se ky i fundit nuk kishte shfaqur interes për të parë trupin e Liridonës në morg.“I kërkova që të shkonim bashkë në morg, por ai më tha se nuk na lejohej. Vetë mora spitalin në telefon dhe më konfirmuan se mund të shkonim. Kur shkuam, Naimi nuk hyri brenda, tha se kishte problem me zemrën dhe e pa vetëm nga dera”, tregoi Ademaj me emocion.
Gjatë dëshmisë së tij, Leonard Ademaj theksoi se qëndrimi i Naimit ishte i ftohtë dhe i distancuar, duke nënvizuar se pas vrasjes, ai kishte refuzuar të përballej me realitetin dhe të jepte ndihmën emocionale që familja priste.
Në fund të dëshmisë së tij, Leonard Ademaj kërkoi që Naim Murseli të dënohet me masën më të rëndë të mundshme: “Kërkoj dënimin kapital për Naimin”, deklaroi ai.
Seanca gjyqësore u tensionua edhe më shumë kur Naim Murseli kërkoi të bëjë një pyetje drejtpërdrejt për vëllain e viktimës, duke e pyetur nëse Liridona ishte ankuar ndonjëherë për raportet në martesë gjatë 13 viteve të bashkëjetesës.
Murseli iu referua gjithashtu dy motiveve të përmendura në aktakuzë – atë financiar, që lidhet me një sigurim jetësor, dhe një tjetër që sugjeron tradhti bashkëshortore nga ana e Liridonës – duke pyetur Leonardin se cilin motiv e konsideron më të besueshëm. -

Zbardhen debatet në sallë, pyetja tronditëse që Naim Murseli i bëri vëllait të Liridonës
U mbajt sot seanca e gjykimit për vrasjen makabre të Liridona Ademajt.
Në seancën, i dyshuari Naim Murseli është përballur me dëshmitarët, përfshirë kunatin e tij, Leonardin.Një moment i pazakontë ndodhi kur Naimi, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, iu drejtua vetë Leonardit me disa pyetje në lidhje me raportin që ai ka pasur me të ndjerën.
Më poshtë pyetjet dhe përgjigjet, e zbardhura nga korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrmai:
Gjyqtarja: Ftohet i akuzuari Naim Murseli që të parashtrojë pyetje për dëshmitarin. Naim, pyetjet i parashtroni në mënyrë të tërthortë, kështu e kërkon ligji, ju keni avokat, ju ka sqaru se si duhet të pyetet një dëshmitar i prokurorisë, i palës tjetër. Urdhëro, ne po ju dëgjojmë.
Naim Murseli: E kam një pyetje për Leonardin. Për 12 vjet martesë, a iu është ankuar ndonjëherë motra e tij, për mua apo për raportin tonë?
Leonard Ademaj: Jo nuk është anku. Përvec, se para disa muajve, para se të ndodhte ngjarja, e kishte prekur shumë një aferë tradhëtie e Naimit me një të afërm të vet. Por që, ajo vetë e kishte zgjidhur këtë punë me të dhe ne nuk e kemi kundërshtuar veprimet e saj.
Naim Murseli: Ju thatë më herët , Leonard se kinse unë pasna qenë në morg me Kushtrim Kokallën, të nesërmen, në sa ora paska qenë një vizitë, e panjohur për mua?
Leonard Ademajl: Orën nuk e di, veçse këtë e thotë edhe punonjësi aty që më tha se në mëngjes kanë ardhur Kushtrimi dhe Naimi.
Naim Murseli: E, dy javë para ngjarjes, rreth datës 16 nëntor, a kemi shkuar së bashku në Budva për të festuar ditëlindjen time, unë e ti, bashkëshortja jote, bashkëshortja ime dhe fëmijët e mir, me ftesë time?
Leonard Ademaj: Po, me ftesën e Liridonës.
Naim Murseli: Pikërisht, me ftesën e Liridonës, për të festuar ditëlindjen time.
Leonard Ademaj: Po.
Naim Murseli: A vërtejte dicka ndryshe gjatë atij udhëtimi apo qëndrimi në Budva të Malit të Zi? Ndonjë padrejtësi apo krisje në raport apo diçka tjetër?
Leonard Ademaj: Jo.
Naim Murseli: Në shtëpinë në Prishtinë, që e kam blerë së bashku me të ndjerën bashkëshorten time, a ke qenë ndonjëherë në vizitë Leonard?
Leonard Ademaj: Jo.
Naim Murseli: Dhe një pyetje të fundit, në aktakuzë prokurorja përmend dy motive, njëra që ka të bëjë me financat dhe kinse sigurim jetësor që nuk dihet asgjë për atë sigurim jetësor, kush është përfituesi, si janë kushtet atje jashtë shtetit, apo brenda shtetit të Suedisë, nuk dihet asgjë më tepër se që është një sigurim jetësor. Motivi tjetër që thuhet është kinse Liridona më ka tradhëtuar, cilit motiv i besoni Leonard Ademaj?
Leonard Ademaj: Motivin kinse Liridona të ka tradhtuar e ke thënë ti vetë, nuk e ka thënë prokuroria. Ndërsa sa i përket sigurimit, ti e din më mirë ku vlenë, se ja ke bërë vetëm asaj, nuk ia ke bërë vetës. Po ashtu, e dini mirë, kur i ke thënë babit në shtëpi: ‘Hajdar ia kam maru një sigurim Liridonës që nesër me e gjetë diçka, përfitojmë shumë, janë të siguruar fëmijë’, pra dihet qartë pse e ke bërë atë sigurim. Përvec tradhëtisë, të dyja versionet e tjera i besoj plotësisht.
Gjyqtarja: A keni pyetje tjera Naim?
Naim Murseli: Po edhe një të fundit nëse mundem. Unë e kam parë deklaratën e Leonard Ademajt në aktakuzë dhe aty thuhet që djali im i vogël, nuk po ia përmendi emrin sepse edhe është i mitur dhe nuk është e nevojshme, aty thuhet që sipas fjalëve të Leonardit që djali im i thotë dajës vet që jashtë kësaj me të cilën po përballëm është dajë dhe person shumë i mirë dhe asnjëherë nuk kemi pasë probleme as me atë as me asnjë anëtarë të familjes Ademaj, për të cilën edhe sot gëzoj respekt. Por, në deklaratë thuhet se përveç ato që i përmendi që ‘hajni ka kërku pare’ e të tjera, thuhet që djali i vogël thotë se ‘mamin e kemi harruar në makinë’, a ka qenë kështu Leonard?
Leonard Ademaj: Po. Atë natë, kështu ka thënë. Sepse është vec katër vjec, ishte vetëm katër vjec më falni dhe nuk e ka ditur se cfarë saktë po ndodhte.
Gjyqtarja: A keni pyetje tjera Naim?
Naim Murseli: Po nëse bën. A kam qenë unë në prokurori me fëmijët, pas intervistimit në polici a kam qenë edhe në prokurori ditën e premte, disa orë para varrimit?
Leonard Ademaj: Unë nuk e di.
Naim Murseli: Në rregull, nuk kam pyetje tjera.
-

Gjyqi për vrasjen e Liridonës/ ‘A të është ankuar motra?’, Naim Murseli i bën disa pyetje vëllait të viktimës
Gjyqi ndaj Naim Murselit
PRISHTINË- Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt. Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë gjykimit ndaj Naim Murselit, dëshmoi vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj. Por ndryshe nga herët e tjera, Naim Murseli është përballur me dëshmitarët, përfshirë kunatin e tij, Leonardin. Një moment i pazakontë ndodhi kur Naimi, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, iu drejtua vetë Leonardit me pyetjen: E kam një pyetje për Leonardin. Për 13 vjet martesë, a është ankuar ndonjëherë motra jote për mua apo për raportin tonë?
Përgjigjia që mori ishte mohuese. Por zbuloi një episod të pazbuluar më parë në martesën e çiftit që deri më tani nuk ishte bërë i ditur për mediat.
“Jo, nuk është ankuar… përveçse disa muaj para se të ndodhte ngjarja. Ishte prekur shumë nga një aferë tradhtie e Naimit me një të afërm. Por ajo vetë e kishte zgjidhur dhe ne nuk e kemi kundërshtuar,”-tha vëllai i viktimës, i cili u pyet sërish nga personi që akuzohet për ekzekutimin e të motrës. Në pyetjen e radhës, Naim Murseli iu referua dy motiveve të përmendura në aktakuzë dhe e pyeti Ademajn se cilin e beson si më të mundshëm.
“Në aktakuzë prokurorja përmend dy motive: njëra që ka të bëjë me financa dhe kinse me sigurim jetësor – që nuk dihet asgjë për atë sigurim jetësor se si janë kushtet. Motivi tjetër që thuhet është kinse Liridona më ka tradhtuar. Cilin motiv e beson Leonard Ademaj?,”- pyeti Murseli.
Në këtë pikë, Ademaj u përgjigj duke i kujtuar dhe bisedat që Murseli ka bërë me familjarët e bashkëshortes së tij lidhur me siguracionin e jetës që i kishte bërë.
“Motivin kinse Liridona të ka tradhtuar e ke thënë ti vetë, nuk e ka thënë ajo. Për sigurimin, ti e di më mirë, se ia ke bërë asaj, jo vetes. Po ashtu e di mirë kur i ke thënë babit në shtëpi që ‘ja kam bë një sigurim Liridonës se nëse e gjen diçka, përfitojmë shumë dhe fëmijët sigurohen’. Përveç versionit të tradhtisë, të dy versioneve të tjera u besoj plotësisht,”-u përgjigj vëllai i viktimës.
Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij sajuan një skenar grabitjeje me qëllim për të vrarë Liridonën mbrëmjen e 29 nëntorit. Teksa Murseli, Liridona dhe dy fëmijët po udhëtonin me makinë, ‘grabitësit’ u prenë rrugën dhe i ndaluan. Vetë Naim Murseli zbriti nga mjeti bashkë me dy fëmijët, duke lënë pas të shoqen që u qëllua për vdekje nga Granit Plava. Dëshmia e tij ngjalli dyshime dhe bëri që autoritetet të hetonin më tej. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë identifikuan Plavën e Kokallën, të cilët zbuluan se ishin paguar nga Murseli për të vrarë Liridonën. Arsyeja mbetet ende mister. Varianti i parë është ai i parave të sigurimit të jetës që mund të përfitonte Murseli në rast se të shoqes i ndodhte një fatkeqësi, ndërsa i dyti, fakti që Liridona mund të kishte dijeni për një sekret të errët të të shoqit./ZËRI -

Raporti psikik për vrasësin e motrës së tij, flet vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli s’ka të meta mendore
Vëllai i Liridona Ademajt Leonard Ademaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur për raportin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ku ka rezultuar se Naim Murseli nuk ka të meta mendore.
Ai ka thënë se për familjen Ademaj kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, por sipas Leonardit, ata kanë besuar se Naim Murseli një gjë të tillë po e bën, vetëm për të zvarritur procesin gjyqësor dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.“Naimi këtë e kishte si kartë të fundit me të cilën mund ta zvarriste procesin gjyqësor. Po besoj se Prokuroria dhe Gjykata do ta marrin si të tillë këtë çështje dhe do të vazhdojnë me procesin, pa lejuar më që ai të zvarritet”, ka thënë ai.
Më herët, vëllai i Liridona Ademajt, kishte deklaruar në studion e emisionit FIVE se porositësi dhe organizatori i kësaj vrasjeje është Naim Murseli.
Leonard Ademaj: “Po pra, Naim Murseli është organizatori i vrasjes, së bashku me Kushtrim Kokallën, ndërsa ekzekutori është Granit Plava. Të tre së bashku kanë ndërmarrë një veprimtari kriminale duke e vrarë Liridonën”, ka thënë ai.
Gjithashtu, ai ka thënë se presin që Gjykata të punojë drejtë dhe pa lejuar që të zvarritet më tej ky proces gjyqësor dhe se seanca për rastin e Liridonës do të mbahet të hënën e ardhshme.
‘’Për ne si familje dihet qartë se Lirodona nuk kthehet më dhe nëse dënimi është maksimal. Por ajo se çfarë duam ne është që këta të dënohen dhe të jepim një mësim për të gjithë ata të cilët tentojnë të bëjnë një diçka të tillë që të mos ja mësyjnë asaj rruge se me besim në drejtësi ata ta kryjnë këtë punë dhe të vendosen përballë sistemit të drejtësisë’’, ka thënë ai. -

“S’ka çrregullime mendore”, zbardhet raporti psikiatrik i Naim Murselit: I aftë të mbrojë veten
Liridona-Naim Murseli
KOSOVE- Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminim psikiatrik Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli. Sipas raportit mjekësor, është konstatuar se Murseli “nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore”.
Gjithashtu bëhet me dije se nuk është konstatuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik që mund të ketë ndikur në aftësitë e tij mendore në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet.
Në bazë të raportit, rezultoi se Naim Murseli është plotësisht i përgjegjshëm dhe është i aftë të përballet me procesin gjyqësor. “Nuk ka sëmundje mendore, është i aftë të mbrojë veten”, theksohet në përfundim të raportit të ekzaminimit psikiatrik të Murselit.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar se seanca e radhës do të mbahet më 14 korrik 2025, në ora 09:00.
Më 29 nëntor 2023, Naim Murseli dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli ndërsa dy të pandehurit e tjerë, Plava dhe Kokalla akuzohen si bashkëpjesëmarrës në kryerjen e veprës penale./ZËRI
-

“S’ka çrregullime mendore”, zbardhet raporti psikiatrik i Naim Murselit: I aftë të mbrojë veten! Ja kur mbahet seanca e radhës gjyqësore
Liridona-Naim Murseli
Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminim psikiatrik Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli. Sipas raportit mjekësor, është konstatuar se Murseli “nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore”.
Gjithashtu bëhet me dije se nuk është konstatuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik që mund të ketë ndikur në aftësitë e tij mendore në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet.
Në bazë të raportit, rezultoi se Naim Murseli është plotësisht i përgjegjshëm dhe është i aftë të përballet me procesin gjyqësor. “Nuk ka sëmundje mendore, është i aftë të mbrojë veten”, theksohet në përfundim të raportit të ekzaminimit psikiatrik të Murselit.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar se seanca e radhës do të mbahet më 14 korrik 2025, në ora 09:00.
Kujtomë se për ngjarjen e ndodhur më 29 nëntor 2023, Naim Murseli dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, ndërsa dy të pandehurit e tjerë, Plava dhe Kokalla akuzohen si bashkëpjesëmarrës në kryerjen e veprës penale.
-

Dyshohet se porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, përfundon ekzaminimi për Naim Murselin
– Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Kosovë ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili po akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Në dokument përjashtohet mundësia që ai të ketë ndonjë sëmundje ose çrregullim mendor.
“Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”, thuhet në raport.Ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë të abuzimit me substanca narkotike apo alkool, dhe as ndonjë pengesë në zhvillimin mendor që do të ndikonte në perceptimin e realitetit. Sipas raportit, në momentin e kryerjes së krimit, Murseli ka qenë në gjendje të kuptojë veprimet e tij dhe pasojat që ato shkaktojnë.
Ekspertiza thekson se i akuzuari është “plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm”, në gjendje të marrë pjesë në procesin gjyqësor, të kuptojë akuzat dhe të ndërveprojë me avokatët e tij. Sipas raportit, Murseli është i vetëdijshëm për situatën ku ndodhet dhe përdor mekanizma mbrojtës si shmangien dhe mohimin. Aktualisht ai mohon se ka mendime për vetëlëndim apo për të lënduar të tjerët.
Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. N Fillimisht ngjarja e ndodhur në fshatin Bërrnicë të Prishtinës u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë tjetër, me skenarin e dyshuar se bashkëshorti i saj porositi vrasjen. Atë natë, 29 nëntor 2023, 30-vjeçarja ndodhej në automjet me fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli. Ajo u qëllua me plumb në qafë, në prani të fëmijëve të saj. Dyshimet janë se vrasjen e kishte kryer Granit Plava, me urdhër të Murselit i cili i kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK-së.
Ata u arrestuan ditën ku u varros Liridona, ndërsa ajo që e rëndoi këtë ngjarje ishte se vetë bashkëshorti i saj mori pjesë në ceremoninë mortore duke pritur ngushëllimet për vrasjen që ai vetë kishte porositur. Tre të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim.
Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Kokalla për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”. Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë nuk duhet dihet ende, ndërsa në Prokurorinë e Kosovës janë disa pista, të cilat u aluduan gjerësisht në media. -

Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka asnjë çrregullim apo sëmundje mendore
Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli.
Në dokumentin thuhet se Murseli nuk ka ndonjë çrregullim mendor.
“Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”, thuhet në raport sipas mediave në Kosovë.Tutje thuhet se nuk është konstatuar ndonjë përmbajtje, ngecje mendore apo abuzim më substanca psikoaktive ose alkool.
“Në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet, nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik, e cila do të mund të ndikonte në aftësinë e tij mendore për ta kuptuar rëndësinë e veprës si dhe të kontrollojë veprimet e tij. Kjo është bazuar edhe në sjelljen e tij dhe dinamikën para, gjatë dhe pas veprës, për të cilën akuzohet”, thuhet në raport.
Në konstatimet e raportit thuhet se Murseli “është plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm”.
“Mund të marrë pjesë në seancën gjyqësore, është i aftë për të mbrojtur veten, të konsultohet me persona të tjerë duke përfshitë mbrojtësit, kupton akuzën dhe është në gjendje të përballet me gjykimin”, thuhet në raport.
Në dokument përshkruhet edhe statusi psikik i Murselit. Aty thuhet se ai është i vetëdijshëm, i orientuar në kohë dhe hapësirë dhe se pamja e jashtme i përgjigjet moshës së tij.
“I qetë në aspektin psikomotor. Bashkëpunues, i përgjigjet thirrjes për bisedë. Kontakti me sy vihet dhe mbahet. Kontakti verbal vihet dhe mbahet pa insistim. Rrjedha e të folurit normale pa ndryshime në të folur. Flet qartë dhe i përshkruan të gjitha ngjarjet në detaje. Nuk mungon spontaniteti”, thuhet në dokument.
“I preokupuar me situatën në të cilën ndodhet. Mekanizma mbrojtës përdor shmangien, projektimin dhe mohimin. Në të menduar aktualisht nuk konstatohen çrregullime për nga forma apo përmbajta. Nuk konstatohen ndryshime në sferën perceptive. Funksionet kognitive të ruajtura. Fondi i njohurive i përgjigjet nivelit të tij të edukimit. Aktualisht mohon idetë suicidale dhe homicidale. Të gjykuarit e ruajtur, koshient për gjendjen në të cilën ndodhet”, thuhet tutje në dokument. -

Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik, avokati i viktimës: Po kërkon të shmangë burgun e përjetshëm
Avokati i familjes së Liridona Ademajt, e ka cilësuar si përpjekje për të shmangur dënimin me burg përjetë të Naim Murselit vendimin e Gjykatës për ekzaminimin psikiatrik të këtij të fundit.
Avokati Leutrim Syla tha se veprim është një përdorim i padrejtë i procedurave ligjore me synim vonimin e procesit gjyqësor apo përpjekje për të lehtësuar përgjegjësinë penale të të akuzuarit.“Vendimi i gjykatës për të pranuar këtë kërkesë është në përputhje me procedurat ligjore, por nga ana jonë shihet si një manovër e mbrojtjes për të vonuar procesin ose për të shmangur përballjen e plotë me drejtësinë. Kjo është një taktikë që shpesh përdoret për të ndikuar në zbutjen e dënimit përmes mekanizmave shëndetësorë apo për ta paraqitur të pandehurin në një dritë tjetër përpara gjykatës,” deklaroi Syla për Tv Dukagjini.
Ai shtoi se në raste të ngjashme në të kaluarën, ekzaminimet psikiatrike janë përdorur si mjet për të penguar drejtësinë apo për të krijuar baza për arratisje.
“Ka pasur mjaft raste kur këto ekzaminime janë keqpërdorur, por në përfundim ka rezultuar se i akuzuari është mendërisht i shëndetshëm. Në këtë rast konkret, përballja e Naim Murselit me një dënim të mundshëm të përjetshëm e shtyn atë të përdorë çdo hap të mundshëm ligjor për të zbutur pasojat, dhe ndoshta kjo është përpjekja e tij e fundit për të ndikuar në vendimin përfundimtar të gjykatës,” përfundoi Syla.Po ashtu, ai deklaroi se familjarë të së ndjerës e kanë pritur me frikë këtë zhvillim, ndërsa ka bërë thirrje për ekzaminim të drejtë.
“Si përfaqësues i familjes shpreh në njërën anë shpresën që i gjithë ky proces të zhvillohet konform ligjit dhe të vendoset në mënyrë të drejtë dhe profesionale. Duke pasur parasysh që ka pasur çdoherë dyshime në këto institucione, kur është vendosur me ekzaminimet e ngjashme, familja shpreh shqetësimin dhe frikën mos do të ketë ndikime të mundshme në vendimmarrje që do të bëhet në përpilimin e raporteve dhe ekzaminimit psikiatrik. Jemi me shpresë që çdo gjë do të shkojë mirë”, ka theksuar ai më herët.
Sipas mediave në Kosovë, me urdhër të Gjykatës, ka nisur ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.
Naim Murseli raportohet se është shtruar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në QKUK dhe gjatë ditës është dërguar edhe në Klinikën e Neurologjisë.Shpend Haxhibeqiri, drejtor i QKUK-së, ka thënë se Murseli do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik dhe do të qëndrojë aty derisa stafi mjekësor ta vlerësojë të mjaftueshme praninë e tij.
Kërkesën për ekzaminim psikiatrik, avokatja e Murselit e ka justifikuar duke thënë se klienti i saj ka shpërfaqur gjendje psikiatrike të paqëndrueshme. Gjykata, e cila e ka miratuar kërkesën, ka vendosur që procesi të kryhet brenda 2 javësh.
Në seancën e shqyrtimit fillestar, por edhe në seancën e parë të shqyrtimit gjyqësor, Murseli ka deklaruar se është i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Sipas aktakuzës, Murseli dyshohet se e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes për motive hakmarrjeje dhe për të përfituar financiarisht nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë rreth 260 mijë euro. Sipas prokurorisë, vrasjen ai e ka planifikuar së bashku me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilëve ua ka premtuar një shumë prej 30 mijë eurosh për kryerjen e krimit.
Liridona Ademaj është vrarë në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-tës, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, gjatë inskenimit të një grabitjeje.