Tag: murrizit

  • SKANDALI i rradhës/ Deformohet traseja, Rruga e Arbrit rrezikon të shembet në afërsi të tunelit të Murrizit

    SKANDALI i rradhës/ Deformohet traseja, Rruga e Arbrit rrezikon të shembet në afërsi të tunelit të Murrizit

    Rruga e Arbrit rrezikon të shembet në segmentin e Xibrit. Edhe pse në këtë zonë nga tunelet në fshatin Shkallë deri tek tunelit i Murrizit është ndërhyrë disa herë për riparimin e deformimeve që pësonte rruga, situata mbetet e njëjtë, madje ka ardhur duke u rënduar.
    Në afërsi të tunelit të Murrizit traseja e rrugës ka pësuar deformim në anën e poshtme të saj. Të gjithë ata që vijnë nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër përballen me disnivelin e rrugës në vendet ku ka pësuar çarje dhe shtypje. Sipas specialistëve reshjet e shiut pritet të ndihmojnë në dëmtimin e mëtejshëm të karrexhatës pasi uji hyn në të çarat e asfaltit.
    Ndonëse 6 vite më parë kjo rrugë u hap në mënyrë provizore me hapjen për qarkullim të tunelit të Murrizit u konsiderua e përfunduar. Drejtuesit e mjeteve do tju duhet të bëjnë shumë kujdes në segmentin e Xibrit pasi problemet kanë nisur bashkë me shirat e vjeshtës.
    Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo rrugë ka qenë problematike që kur është ndërtuar dhe sipas tyre problemet do të vijojnë edhe në të ardhmen. Më problematike situata është në ditët me shi pasi automjetet që përballen me deformimin e asfaltit mund të përfundojnë të aksidentuar.

  • Miliona euro investim/ Rruga e Arbrit vazhdon të shembet, rrëshqitje dhe ulje në segmentin pranë tunelit të Murrizit

    Miliona euro investim/ Rruga e Arbrit vazhdon të shembet, rrëshqitje dhe ulje në segmentin pranë tunelit të Murrizit

    Rruga e Arbrit vijon të shfaqë probleme në segmentin e Xibrit. Edhe pse në këtë zonë nga tunelet në fshatin Shkallë deri tek tunelit i Murrizit është ndërhyrë disa herë për riparimin e deformimeve që pësonte rruga, situata mbetet e njëjtë.
    Në afërsi të tunelit të Murrizit traseja e rrugës ka pësuar sërish deformim në anën e poshtme të saj.Të gjithë ata që vijnë nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër e ndjejnë disnivelin e rrugës në vendet ku ka pësuar çarje dhe shtypje.
    Sipas specialistëve reshjet e shiut pritet të ndihmojnë në dëmtimin e mëtejshëm të karrexhatës pasi uji hyn në të çarat e asfaltit. Ndonëse 6 vite më parë kjo rrugë u hap në mënyrë provizore me hapjen për qarkullim të tunelit të Murrizit u konsiderua e përfunduar.
    Drejtuesit e mjeteve do t’ju duhet të bëjnë shumë kujdes në segmentin e Xibrit pasi problemet kanë nisur bashkë me shirat e vjeshtës.
    Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo rrugë ka qenë problematike që kur është ndërtuar dhe sipas tyre problemet do të vijojnë edhe në të ardhmen.Më problematike situata është në ditët me shi pasi automjetet që përballen me deformimin e asfaltit mund të përfundojnë të aksidentuar.

  • VIDEO/ Operacion si në filma në tunelin e Murrizit, kapet ‘tregtari’ i kallashnikovëve

    VIDEO/ Operacion si në filma në tunelin e Murrizit, kapet ‘tregtari’ i kallashnikovëve

    Në një operacion të zhvilluar brenda tunelit të Murrizit, efektivë të policisë së Tiranës kanë arrestuar një 22-vjeçar që transportonte armë zjarri nga Burreli në drejtim të kryeqytetit.
    Sipas policisë, në operacionin e koduar “Tuneli” u sekuestruan 2 kallashnikovë që do të shiteshin për llogari të grupeve kriminale.
    Gjithashtu janë gjetur 4 krehra për armët e zjarrit, të cilat janë sekuestruar së bashku me automjetin dhe celularin e 22-vjeçarit.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë siguruar informacion se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet. Si rezultat i administrimit të shpejtë të këtij informacioni është organizuar dhe finalizuar operacioni i koduar “Tuneli”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi: A. D., 22 vjeç, banues në Burrel.  Gjatë operacionit, në tunelin e Murrizit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtonte 22-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën të fshehura në bagazh, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra për to”, informon policia.
    Sakaq sipas Bluve, vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
    Mbi të riun ndërkohë rëndojnë vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

  • “Priten arrestime në listën e PD”/ Berisha për deklaratën e Murrizit: Partia Demokratike nuk ka asnjë të inkriminuar

    “Priten arrestime në listën e PD”/ Berisha për deklaratën e Murrizit: Partia Demokratike nuk ka asnjë të inkriminuar

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar së fundmi deklaratat e Myslym Murrizit, i cili u shpreh se priten arrestime brenda listës së PD-së në Tiranë. Berisha në një intervistë në emisioni “Debat” në A2 CNN u shpreh se nuk ka asnjë të inkriminuar nga kandidatët e PD-së.
    Sipas tij Murrizi duhet të flasë me fakte dhe jo me dëshira apo hamendje. Ai theksoi që çdo person që flet, duhet të flasë me fakte. Berisha më tej gjatë fjalës së tij griti akuza ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Rama se ka përdorur makinën e drejtuesve të klanit të Xibrakës.
    “Olsi me ta dhe ky mendon se mund ta fshehë”, theksoi kreu i PD-së.

  • Përplasen dy makina në tunelin e Murrizit, tre të plagosur

    Përplasen dy makina në tunelin e Murrizit, tre të plagosur

    Një aksident ka ndodhur në tunelin e Murrizit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
    Siipas njoftimit të policisë, automjeti me drejtues shtetasin italian F.T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A.K., duke shkakuar lëndimin e pasagjerëve të ndodhur në secilin mjet.
    Tre pasagjerët janë dëmtuar lehtë dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
    Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Aksident në tunelin e Murrizit, 3 të plagosur. Bllokohet qarkullimi

    Aksident në tunelin e Murrizit, 3 të plagosur. Bllokohet qarkullimi

    Dy automjete janë përplasur këtë të hënë në tunelin e Murrizit, si pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur. ”Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

  • Aksident në tunelin e Murrizit, përplasen dy mjete, 3 të plagosur

    Aksident në tunelin e Murrizit, përplasen dy mjete, 3 të plagosur

    Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në tunelin e Murrizit ku 2 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, ku njëri prej mjeteve i drejtuar nga një italian me inicialet F.T., është përplasur me mjetin e drejtuar nga një shqiptar me inicialet A.K.
    Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Të dy drejtuesit e mjeteve i janë nënshtruar testit të alkoolit dhe kanë rezultuar negativë, me 0.00 mg/l.
    ‘Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l’, njoftoi sot policia.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Aksident në tunelin e Murrizit/ Përplasen dy makina, tre të plagosur

    Aksident në tunelin e Murrizit/ Përplasen dy makina, tre të plagosur

    Një aksident ka ndodhur në tunelin e Murrizit, ku janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K.

    Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
    Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Top Channel

  • Aksident brenda tunelit të Murrizit në rrugën e Arbrit, plagosen disa persona

    Aksident brenda tunelit të Murrizit në rrugën e Arbrit, plagosen disa persona

    Qarkullimi i automjeteve në Tunelin e Murrizit është bllokuar ndërsa bëhet me dije se lëvizja është devijuar në By-pass-i e Murrizit. Sipas informacioneve paraprake, drejt tunelit janë nisur disa autoambulanca, ndërsa shkak raportohet se është bërë një aksident.
    Mësohet se nga aksidenti ka disa persona të plagosur dhe një prej ambulancave është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
    Sipas burimeve paraprake, një grua me shtetësi italiane ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Traumës .
    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
    Ende nuk dihet shkaku i përplasjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në këtë segment rrugor.
    Njoftimi i policise
    Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K.
    Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
    Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Aksident i rëndë në tunelin e Murrizit, përplasen dy makina, një grua e plagosur rëndë

    Aksident i rëndë në tunelin e Murrizit, përplasen dy makina, një grua e plagosur rëndë

    Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në tunelin e Murrizit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar lëndime të rënda.

    Sipas burimeve paraprake, një grua me shtetësi italiane ka mbetur rëndë e plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët raportojnë se gjendja e saj është kritike.

    Menjëherë pas ngjarjes, drejt vendngjarjes janë nisur disa autoambulanca dhe forca policie. Për shkak të përplasjes, tuneli i Murrizit është bllokuar plotësisht, ndërsa qarkullimi i mjeteve është devijuar përmes bypasit, që prej më shumë se 30 minutash.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ende nuk dihet shkaku i përplasjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në këtë segment rrugor.