Në kampionatin spanjoll luan një kontigjent i rëndësishëm i lojtarëve shqiptarë, ku për Kombëtaren tonë spikasin Ivan Balliu, Marsh Kumbulla dhe Keidi Bare. Por në Spanjë luan dhe sulmuesi kryesor i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili ka të dhëna shumë të mira me skuadrën e Majorkës. Ndërkohë, sipas mediave spanjolle, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, dhe Igor Thiago, janë shfaqur më vendimtarë me gola te skuadra e Majorkës dhe Brentfordit, sesa Erling Haland dhe Kilian Mbappe te Mançester Siti dhe Real Madridi.
Kështu ka shkruar të premten mediumi “Besoccer”, duke bërë një krahasim mes sulmuesve. Mbape dhe Haland kanë qenë të pandalshëm me ekipet e tyre, por formë të lartë ka shfaqur edhe sulmuesi shtatlartë i “Dardanëve”, Muriqi. “Vedat Muriqi, lideri i sulmit të Majorkës, i ka shënuar tetë nga 15 golat e ekipit në ligë. Kjo do të thotë se futbollisti kosovar ka qenë i përfshirë në 53.33% të golave të skuadrës, shifra këto që ilustrojnë mbështetjen që ka klubi në të, bashkë me lojën në ajër”, ka shkruar “Besoccer” për sulmuesin 31-vjeçari nga Prizreni. Shifra të përafërta ka edhe Igor Thudori me Brentfordin. Që të dyja këto shifra janë më të larta se superyjet e futbollit, Mbape dhe Haland. Francezi i ka shënuar 16 nga 32 golat e Real Madridit në La Liga, saktësisht 50 për qind të golave të “Los Blancos”.
Ndërkohë, Haland i ka shënuar 15 gola nga 32 sa i ka Siti në total, që i bie të jetë 46.88% të golave të “qytetarëve”. Shifrat e Muriqit mund të përmirësohen edhe më shumë në ndeshjen e xhiros së 15-të në La Liga. Theksojmë se “ylli” i Kosovës ka tregues të mirë dhe mund ta rrisë peshën e tij në skuadrën e Majorkës. Madje me Kosovën ai synon të kualifikohet në Kupën e Botës.
Tag: muriqi
-

Sulmuesi/ Vedat Muriqi ka ndikim te Majorka më shumë se Mbape te Reali
-

Berisha dhe Muriqi në formacionin e më të mirëve të javës në Itali dhe Spanjë
Adriatik BALLA
Lojtarët e përfaqësueses tonë po regjistrojnë performancë të mirë dhe kanë rritur kreditet e tyre në sytë e Silvinjos. Ka dhe lojtarë që janë tërhequr nga ekipi përfaqësues, por vijojnë të luajnë në nivele të larta me klubet e tyre në ligat e ndryshme të Europës, sikurse ndodh me “raketën” Odise Roshi, lojtar i shpejtë dhe teknik, që luan në kategorinë e dytë turke. Por vëmendjen dje e morën lojtarët titullarë që luajnë në top-ligat e mëdha europiane, sikurse janë Medon Berisha i përfaqësueses së Shqipërisë që luan me Leçen në Serie A italiane, dhe sulmuesi Vedat Muriqi i Kosovës që luan për Majorkën në Spanjë. Të dy kanë spikatur javët e fundit me skuadrat e tyre dhe kanë tregues mjaft premtues. Ndërkohë, sulmuesi Arbër Hoxha, që po kalonte një moment të mirë me Dinamon e Zagrebit, e ka lënë pas dëmtimin dhe mund të kthehet që këtë javë në duelin kundër Hajdukut të Splitit.
Muriqi e Berisha në formacionet e javës
Sulmuesi i Majorkës, Vedat Muriqi, ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 14-të të La Ligës. Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur të martën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”. Muriqi të shtunën shënoi dy gola në barazimin 2:2 të Majorkës ndaj Osasunës. 31-vjeçari Muriqi ka tetë gola të shënuar në 13 ndeshjet e luajtura në edicionin aktual të kampionatit spanjoll. Sulmuesi i qendrës, Muriqi, është duke kaluar formë shumë të mirë me Majorkën. Ndërkohë mesfushori Medon Berisha ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 13-të të Serie A. Berisha aktivizohet për skuadrën e Leçes që të dielën fitoi 2:1 ndaj Torinos në shtëpi. Berisha ishte i përfshirë në dy golat e Leçes duke dhuruar dy asistime.
Odise Roshi vijon shkëlqimin në kampionatin turk
Odise Roshi po kalon një moment mjaft të mirë me fanellën e Keçiorengyçy, duke u bërë protagonist me golat e tij në ndeshjet e kësaj skuadre. Pasi shënoi në fundjavë në kampionatin e kategorisë së dytë turke, Roshi gjeti edhe sot rrjetën, këtë herë në Kupën e Turqisë ku skuadra e tij përballej me Kaizerispor. Ndeshja shkoi me kohë shtesë pasi koha e rregullt përfundoi 0-0. Pikërisht në shtesën e dytë, kur regjistrohej minuta e 117-të, Roshi shënoi golin që vulosi kualifikimin. Ai mori topin në zonë dhe me një kthesë të shpejtë e dërgoi në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin që skuadra e tij kishte gjetur vetëm pak minuta më parë e duke i vënë vulën fitores 2-0.
Silvinjo merr bonos rrogën deri në fund të marsit
Edhe pse kontrata e trajnerit kuqezi, brazilianit Silvinjo, mbyllet në dhjetor, duket e FSHF do ta paguajë atë deri në fund të marsit, për të parë më pas nëse shkojmë apo jo në BOtërorin e vitit tjetër. Mësohet se Silvinjo ka përfituar një bonus për t’u paguar edhe 3 muaj të tjerë, si trajner i Shqipërisë, pra deri në muajin mars, kur më 26 dhe 30 janë dy ndeshjet e “play-off”-it, ato që vendosin përfundimisht fatin tonë të Botërorit, por i sigurojnë gjithashtu brazilianit edhe një edicion tjetër automatikisht, përndryshe, janë negociatat që do të zgjidhin të ardhmen e tij, me apo pa kuqezinjtë. -

Vedat Muriqi i jashtëzakonshëm me dy gola, por Mallorca-s i ikën fitorja nga duart në fund (video)
Mallorca-Osasuna, ndeshja e parë për sot për javën e 14-të në La Liga është mbyllur në barazim 2-2. Në sfidën e luajtur në “Palma de Mallorca”, të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.
Vendasit fillimisht gjetën avantazhin e dyfishtë me dy golat e Vedat Muriqit. Goli i parë erdhi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 61-të, pas një faulli në zonë ndaj Jan Virgili. Godet Muriqi, topi përfundon në rrjetë.
Në minutën e 66-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Jan Virgili, Muriqi tregon gjithë klasin e tij dhe shënon golin e dytë. Vendasit do të “ringjalleshin” në minutat e fundit. Fillimisht Raul Garcia ngushton shifrat me një ekzekutim eprfekt nga goditja e dënimit në minutën e 81-të.
Në minutat shtesë, Flavien Boyomo, barazoi shifrat me një gol shumë të bukur me gjysmë-rroveshatë, duke shtangur vendasit. Rezultati final 2-2, Vedat Muriqi padyshim “Lojtari më i Mirë i Ndeshjes”. Pas këtij barazimi, të dy ekipet renditen në pjesën e fundit të tabelës, Mallorca në vendin e 15-të me 13 pikë, Osasuna në vendin e 17-të me 12 pikë.
Me dy golat e shënuar sot, Vedat Muriqi shkon në kuotën e 8 golave në 14 javë, duek barazuar Robert Lewandowski-n në vendin e dytë. Vendi i parë mbahet nga Kylian Mbappe me 13 gola.
SHIKOGOLAT -

Muriqi i bindur: Nuk ndalemi këtu, mezi presim Play Off-in në mars
Kosova shkruajti historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Play Off të Botërorit. Sulmuesi i dardanëve, Vedat Muriqi foli për mediat, pas barazimit ndaj Zvicrës.
“Shpresoj të mos ndalemi këtu. Urojmë të mos kemi lëndime në katër muajt e ardhshëm. Mezi e presim marsin dhe shpresojmë të shkruajmë tutje histori. Jam shumë i lumtur për Fisnik Asllanin e Albion Rrahmanin.Unë u dëshiroj shumë suksese. Po e përsëris, ata dy do të bëjnë që të harrohet emri im, me paraqitje, me gola”, u shpreh Muriqi.
-

Kosova/ Muriqi: Jemi gati, duam kualifikimin në Play Off
Sulmuesi i Kosovës, Muriqi doli në konferencë para ndeshjes ndaj Sllovenisë.
“Mendoj se ka me qenë ndeshje më e vështirë se ajo që e kemi lujtë në Kosovë sepse Sllovenisë nuk i duhet asgjë pos fitores”, ka deklaruar Muriqi të premten në konferencë për media.
“Normal se duhet me e garantu plejofin nesër, e pastaj varet rezultati me Zvicrën, pse jo mos me luftu për vendin e parë në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë”.
“Shpresoj që kemi me e ndëshku Slloveninë edhe me e pasë avantazhin e duhur për me luftu direkt për në Kupën e Botës”, u shpreh ai. -

Muriqi fantastik, i jep fitoren Mallorca-s dhe bëhet pjesë e historisë (video)
9 Nëntor 2025
20:27
Telesport
Mallorca ka fituar 1-0 ndaj Getafe, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga. Golin e vetëm të takimit e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 13-të.
Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Mojica, Muriqi nuk kishte si të gabonte para portës dhe dërgoi topin në rrjetë. Ky është goli i gjashtë për sulmuesin dardan në këtë sezon në La Liga.
Me golin e shënuar sot, Muriqi ka shkruar emrin e tij me gërma të mëdha në historinë e Mallorca-s, duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e këtij klubi me 40 gola. Vendi i parë mbahet nga Samuel Eto me 54 gola dhe vendi i dytë nga Juan Arango me 45 gola.
Me fitoren e arritur sot, Mallorca shkëputet disi nga fundi dhe renditet në vendin e 15-të me 12 pikë.
SHIKOGOLAT -

Muriqi i shpreh dashurinë Mallorcas: Dua të mbyll karrierën këtu, ky është plani im
Vedat Muriqi dëshiron të mbyllë karrierën te Mallorca. Kjo është ajo që ka thënë vetë sulmuesi dardan, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“E kam rinovuar kontratën time me Mallorcan dhe plani është ta përfundoj atë dhe të dal në pension këtu.Kur të dal në pension, shpresoj të hap biznese në Mallorca dhe të jem në gjendje të vij këtu dhe të flas për klubin dhe ekipin”.
Vështirësitë te Lazio dhe kalimi në Spanjë- Kur isha te Lazio, më telefonoi Ortells dhe e refuzova ofertën. Vuajta shumë në Itali dhe kur isha në formë të mirë fizike, Sarri nuk më kishte në planet e tij.
Ortells më telefonoi sërish, dhe fillova të kërkoj informacione për Mallorcan, pastaj pranova. Nuk e mora familjen me vete, sepse mendova se do të ishte vetëm për katër muaj. Erdha për katër muaj, dhe tani jam këtu gati pesë vjet. Dua të fitoj një trofe me Mallorcan dhe pothuajse ia dolëm para dy vjetësh në Kupën e Mbretit, sepse La Liga është shumë e vështirë. Do të doja të fitoja një trofe dhe që të mos e harroja. Për mua do të ishte një ëndërr e bërë realitet -

Vedat Muriqi jep sinjale për Kosovën drejt “play-off”-it, “Pirati” siguri e sulmit të dardanëve
Adriatik BALLA
Shqipëria dhe Kosova kanë ëndërr kualifikimin në Botëror dhe këtë herë të dyja po shkojnë drejt “play-off”-it të kualifikueseve të Botërorit 2026 për zonën europiane, secila në grupin e saj si vend i dytë. Shanset janë të mira, asgjë nuk ka përfunduar deri tani, por të dyja ekipet kombëtare po ëndërrojnë të realizohet ky mision historik për futbollin shqiptar. Ndërkohë, ndaj Sllovenisë në shtëpi dhe ndaj Suedisë në udhëtim, sulmuesi Vedat Muriqi nuk shënoi gol për Kosovën. Përfaqësuesja e Kosovës megjithatë mori katër pikë të mëdha dhe është maksimalisht e motivuar për dy ndeshjet vendimtare të nëntorit. Muriqi është kthyer te Majorka dhe të shtunën dha sinjalin e duhur se në “finalet” e Kosovës, me Slloveninë në udhëtim dhe me Zvicrën në shtëpi, do të jetë i duhuri. 31-vjeçari realizoi gol të bukur të shtunën në fitoren 3:1 të Majorkës në udhëtim ndaj Seviljes. Muriqi shënoi për 1:1 në minutën e 67-të, duke goditur bukur nga zona. Goli i tij hapi rrugën për fitoren e madhe të Majorkëss. Mateo Josef i realizoi dy golat e fitores. Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të La Ligas, ndërsa për Majorkën ishte vetëm fitorja e dytë dhe e para në udhëtim. Por fitore shumë e vlefshme që skuadrën e “piratit” e largoi nga zona e rrezikshme. Tre golat e parë të Muriqit ishin shënuar në ndeshje të humbura. Një e shënoi në disfatën 2:1 nga Real Madridi dhe dy në distafën 3:2 nga Espanjoli. Më pas shënoi për barazimin 1:1 me Atletiko Madridin, më 21 shtator. Dhe tani shënoi në fitore.
Statistikat e Muriqit janë bindëse
Ai ka pesë gola në tetë ndeshje. Është bilanc shumë i mirë në krahasim me dy edicionet e kaluara. Në edicionin e kaluar i kishte shtatë gola e dy asistime në 29 paraqitje kampionale. Bilanc plotësisht të njëjtë kishte edhe në kampanjën 2023/2024. Në kampionatin 2022/2023 i realizoi 15 gola e tri asistime në 35 paraqitje, ndërsa për gjysmë kampionati në edicionin 2021/2022 i kishte pesë gola e tri asistime në 16 ndeshje. Tani këtë shifër golash e ka në përgjysmë më pak ndeshje. “Ne kemi besuar dhe goli i Muriqit ishte pikë kthese në presionin tonë. Për fat e kemi gjetur rrugën tonë. Pas golit të Muriqit kemi lëvizur përpara dhe për fat kjo shkoi në favorin tonë. Kjo nuk ka ndodhur më parë”, ka thënë trajneri i Majorkës, Jagoba Arrasate. Prizrenasi tani i ka 40 gola e 11 asistime në 126 paraqitje për Majorkën. Në La Liga i ka 39 gola e 10 asistime në 117 paraqitje. Majorka është shumë e varur nga Muriqi, por Kosova edhe më shumë. Ai është bindshëm golashënuesi më i mirë i përfaqësueses me 32 gola në 64 paraqitje. Me Fisnik Asllanin e Albion Rrahmanin, Kosova ka opsione tjera shumë të mira në sulm. Por Muriqi mbetet vendimtar. Dhe forma e tij mund të jetë përcaktuese për ndeshjen e 15 nëntorit në Lubjanë dhe 18 nëntorit në Prishtinë. Kosova është në garë për kualifikim në Botëror dhe të paktën për kalim në plejofin e kualifikimeve për ngjarjen globale. Dy xhiro para fundit është e dyta në Grupin B me shtatë pikë, tri më pak se Zvicra. Sllovenia i ka tri pikë, ndërsa Suedia vetëm një. Fituesja e grupit kualifikohet në Botëror, ndërsa e dyta luan në plejof. -

VIDEO/ Vedat Muriqi kthehet me gol te Majorka, “pirati” i hap udhë përmbysjes ndaj Sevijes
Vedat Muriqi vazhdon te dëshmojë formën pozitive që po kalon këtë sezon. Pas fitores së jashtëzakonshme kundër Suedisë me fanellën e Kosovës, “pirati” është kthyer te goli në La Liga. Lojtari nga Prizreni ka tundur rrjetën ditën e sotme kundër Sevijës.
Muriqi e ka dërguar topin pas shpinës së portierit kundërshtar dhe ktheu përkohësisht baraspeshën në minutën e 67 të takimit. Goli i tij i hapi udhë përmbysjes, teksa Majorka në fund triumfoi shifrat 1-3 në këtë transfertë./Sport Ekspres/
