Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, pasi u kap duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Mali i Zi.
Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen edhe dy doganierë të pikës kufitare të Muriqanit për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Blutë njoftuan se sekuestruan mallin e kontrabanduar (352 kuti – 8448 kanace pije freskuese), me vlerë rreth 5000 euro dhe automjetin e 46 vjeçarit.
“Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për kontrabandë mallrash, shërbimet e DVKM Shkodër kanë ndaluar në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan” automjetin me drejtues shtetasin F. L., i cili me automjetin e tij po transportonte mallra kontrabandë, në sasi 352 kuti ( 8448 kanace) pije freskuese.
Në vijim të veprimeve për këtë rast:
U arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;
U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit I. K., 32 vjeç, dhe G. K., 53 vjeç, të dy me detyrë kontrollorë në doganën e Muriqanit. Mallrat dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tag: muriqanit
-

Trasportonte pije të kontrabanduara nga Mali i Zi, arrestohet 46-vjeçari! Nis hetimi për dy doganierët e Muriqanit
-

Radhë të gjata në kufi me Malin e Zi, në pikën e kalimit në Muriqan pritje me orë të tëra për të kaluar kufirin
Trafiku dhe pritjet me orë të tëra janë bërë “tema e nxehtë” e gushtit për këdo që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Shkodra.
Radhët kilometrike shtrihen në të dyja drejtimet – në mëngjes nga lagjja Xhabije deri në Bahçallëk, ndërsa pasditja sjell të njëjtin bllokim në hyrje të qytetit.
Situata më e rënduar është në aksin nga dogana e Muriqanit drejt Shkodrës, ku kolona e automjeteve shkon deri në 6–7 kilometra dhe pritjet zgjasin disa orë.
Pika më problematike mbetet rrethrrotullimi pranë Bazilikës së Zojës së Shkodrës, ku “përplasen” flukset e mjeteve që vijnë nga qyteti, nga dogana e Hanit të Hotit, nga pika turistike e Shirokës dhe nga dogana e Muriqanit.
Rezultati? Një nyje trafiku që çdo gusht i teston durimin e banorëve, pushuesve dhe turistëve që zgjedhin të kalojnë verën në Shkodër, deri në përfundimin e investimit për hyrjen e qytetit.Top Channel
-

Fluks i madh mjetesh në pikën kufitare të Muriqanit, udhëtarët presin në vapë
Një fluks i madh mjetesh ka shkaktuar trafik të rënduar në pikën kufitare të Muriqanit, ku pritjet kanë zgjatur me orë të tëra. Sipas udhëtareve që po hyjnë në Shqipëri, për një distancë prej vetëm një kilometri u janë dashur mbi dy orë pritje në radhë.
Shumë prej tyre vijnë nga Italia pas një rrugëtimi të gjatë prej 15 orësh, shpesh bashkë me fëmijë të vegjël, ndërsa temperaturat në zonë kapin 40 gradë Celsius.
Udhëtarët shprehen të lodhur dhe të irrituar nga vonesat dhe kushtet e vështira në kufi, duke apeluar për menaxhim më të mirë të fluksit dhe krijimin e kushteve minimale për fëmijët dhe të moshuarit gjatë pritjes.
Burime nga policia bëjnë me dije se pala malazeze nuk ka aplikuar lëvizjen e përshpejtuar, pasi mbrëmë në Budva ka ndodhur një ngjarje kriminale dhe po kontrollojnë me imtësi çdo person të moshës nga 18 deri 35 vjeç.
Autoritetet kufitare nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi situatën.gijotina.com/
-

Fluks i madh udhëtarësh në pikën kufitare të Muriqanit/ Trafik i rënduar, pritje me orë të zgjatura në 40 gradë C
Shumë prej tyre vijnë nga Italia pas një rrugëtimi të gjatë prej 15 orësh, shpesh bashkë me fëmijë të vegjël, ndërsa temperaturat në zonë kapin 40 gradë Celsius.
Një fluks i madh mjetesh ka shkaktuar trafik të rënduar në pikën kufitare të Muriqanit, ku pritjet kanë zgjatur me orë të tëra. Sipas udhëtareve që po hyjnë në Shqipëri, për një distancë prej vetëm një kilometri u janë dashur mbi dy orë pritje në radhë.
Udhëtarët shprehen të lodhur dhe të irrituar nga vonesat dhe kushtet e vështira në kufi, duke apeluar për menaxhim më të mirë të fluksit dhe krijimin e kushteve minimale për fëmijët dhe të moshuarit gjatë pritjes. Autoritetet kufitare nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi situatën.