Tag: muriqan

  • Aksident i rëndë në Muriqan, dy të lënduar nga përplasja e dy makinave

    Aksident i rëndë në Muriqan, dy të lënduar nga përplasja e dy makinave

    Një aksident rrugor është shënuar këtë mbrëmje në aksin Shkodër–Muriqan. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, pasi një nga shoferët ka humbur kontrollin e makinës.
    Nga përplasjet janë plagosur dy shoferët, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut.
    Njoftimi i policisë:
    Shkodër/Informacion paraprak

    Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shkodër – Muriqan”, ka ndodhur një aksident rrugor mes dy automjeteve.
    Shtetasi L. H., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin N. B., 70 vjeç.
    Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

     

    gijotina.com/

  • Aksident në aksin Shkodër–Muriqan/ Automjeti përfundon ne kanal, plagosen dy persona

    Aksident në aksin Shkodër–Muriqan/ Automjeti përfundon ne kanal, plagosen dy persona

    Një automjet është aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Muriqan, duke përfunduar jashtë rruge në një kanal anësor.
    Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
    Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve.
    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulanca dhe forcat e rendit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për shkaqet e aksidentit.

  • Arrestohet në Muriqan 20- vjeçari, ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, ja për çfarë akuzohet

    Arrestohet në Muriqan 20- vjeçari, ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, ja për çfarë akuzohet

    Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin A. M., 20 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. T., 47 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ditën e djeshme, duke kryer manovrën indietro, ka aksidentuar lehtë me automjet, shtetasin F. M., 53 vjeç, këmbësor.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. Z., 49 vjeçe, banuesë në fshatin Xath, pasi ka kallëzuar shtetasja A. P., 49 vjeçe, se gjatë një konflikti verbal, kjo shtetase e ka fyer dhe ka shpifur për të.
    -Më datë 22.05.2025, shtetasi K. L., 58 vjeç, ka kallëzuar se i kanë dëmtuar xhamat dhe dollapët në banesën që e ka me qira, në lagjen “Skënderbeg”, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • MINUTA E FUNDIT – 16- vjeçari humbi kontrollin e motorit, përplas 76- vjeçarin në biçikletë në Muriqan

    MINUTA E FUNDIT – 16- vjeçari humbi kontrollin e motorit, përplas 76- vjeçarin në biçikletë në Muriqan

    Rreth orës 10:20, në fshatin Muriqan, një 16 vjeçar, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka përplasur biçikletën që lëvizte shtetasi M. L., 76 vjeç.
    Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. L, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • Unaza bujqësore Muriqan-Fermë (Cërrik), Mazniku: Rrit turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërë Dumrenë

    Unaza bujqësore Muriqan-Fermë (Cërrik), Mazniku: Rrit turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërë Dumrenë

    Unaza bujqësore Muriqan-Fermë (Cërrik) është një investim i rëndësishëm që lidh tri bashki: Cërrikun, Belshin dhe Elbasanin. Ky projekt është në shërbim të zhvillimit bujqësor dhe turistik të zonës, është një ndihmë e madhe për fermerët e zonës dhe rritjen e eksporteve.
    Ministri dhe drejtuesi politik i PS për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku ka ndarë foto nga inspektimi që kreu së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla. Për Maznikun ky investim rrit turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërë Dumrenë.

    ”Në kantierin e segmentit Muriqan-Fermë të unazës bujqësore në Cërrik, një investim i rëndësishëm i cili do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e fermerëve dhe produkteve të tyre, duke rritur edhe më tej turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërë pllajën e mrekullueshme të Dumresë, sot transformuar në një destinacion turistik që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë çdo vit’‘,-shkruan Mazniku.

  • MINUTA E FUNDIT – Policia e Shkodrës ndalon në Muriqan 41- vjeçarin e shpallur në kërkim për vjedhje

    MINUTA E FUNDIT – Policia e Shkodrës ndalon në Muriqan 41- vjeçarin e shpallur në kërkim për vjedhje

    Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin F. Ll., 41 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 21.03.2025 ka vjedhur disa materiale të ndryshme në një magazine, në lagjen Kongresi Elbasanit. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Elbasan.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., banuese në Shkodër, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, ka përfituar një sipërfaqe toke, të cilën e ka shitur.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Tentoi të kalonte kufirin në Muriqan, policia vë në pranga 41 vjeçarin të shpallur në kërkim për vjedhje

    Tentoi të kalonte kufirin në Muriqan, policia vë në pranga 41 vjeçarin të shpallur në kërkim për vjedhje

    Policia kufitare në Muriqan ka ndaluar një shtetas 41 vjecar i cili po tentonte të kalonte kufirin. Ky shtetas ishte në kërkim nga policia, pasi në një magazinë në Elbasan ka vjedhur materiale të ndryshme.
    “Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin F. Ll., 41 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 21.03.2025 ka vjedhur disa materiale të ndryshme në një magazine, në lagjen Kongresi Elbasanit. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Elbasan.”, njofton policia.

  • Policia e Shkodrës arreston 33- vjeçarin në Muriqan, në pranga dhe një shofer në gjendje të dehur…

    Policia e Shkodrës arreston 33- vjeçarin në Muriqan, në pranga dhe një shofer në gjendje të dehur…

    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. Sh., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi në PKK Muriqan, në dalje, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e 33-vjeçarit.
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin D. P., 64 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.