Tag: murati

  • Kosovë, dështim serial i Kuvendit, tre kandidatë të “Vetëvendosjes” nuk sigurojnë dot shumicën e votave

    Kosovë, dështim serial i Kuvendit, tre kandidatë të “Vetëvendosjes” nuk sigurojnë dot shumicën e votave

    Në vazhdimin e seancës konstituive paraditen e kësaj të diele, kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetarë Kuvendi, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha, nuk arritën të sigurojnë votat për t’u zgjedhur në këtë post.

    Partia e parë propozoi sërish deputetin Hekuran Murati, por për herë të dytë brenda javës, ai nuk arriti të merrte 61 votat e nevojshme. E pas dështimit të kandidaturës së tij, Vetëvendosje tentoi duke futur në garë Arbërie Nagavcin, e pas saj edhe deputetin Dimal Basha.
    Pas seancës, kandidatët bënë përgjegjëse opozitën për dështimet e njëpasnjëshme.

    “Iu hoq peta lakrorit dhe u dëshmua që për më shumë se katër muaj tash kjo opozitë po e mban Kuvendin të bllokuar”, tha Hekuran Murati, Deputet i VV-së.
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka interes për të konstituar Kuvendin, por synon të vazhdojë krizën.
    “Në momentin kur e vendosën – normalisht, pa konsultim – kryetari i grupit tonë parlamentar kërkoi një pauzë 10-minutëshe, në mënyrë që të merremi vesh për votim, por edhe këtë herë, kërkesa jonë u injorua. Ne u munduam ta kemi mirëkuptimin e kryesuesit të seancës, por ai refuzoi një gjë të tillë, e cila do të mund të ishte mundësia më e mirë për të votuar për kryetarin e Kuvendit të Kosovës” ,shprehet Memli Krasniqi – Kreu i PDK-së
    Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kritikoi sjelljen e Vetëvendosjes në seancën konstituive, duke e quajtur përçmim ndaj qytetarëve. Ai shtoi se LDK-ja nuk ka votë për asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit pa marrëveshje paraprake mes subjekteve politike.

  • Dështon sërish seanca për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës

    Dështon sërish seanca për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës

    Kuvendi i Kosovës sërish nuk arriti të zgjedh kryeparlamentarin pavarësisht se pati tri kandidatura të ndryshme, dy ministra dhe një deputet. Hekuran Murati ishte sërish kandidat i propozuar për kryeparlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e së dielës.
    Në përpjekjen e dytë Murati mori 55 vota “për”, 46 ishin “kundër” ndërsa 5 deputetë “abstenuan”. Në propozimin e dytë në votim u hodh Arbërie Nagavci, ministre në detyrë e Arsimit. Edhe Nagavci mori 55 vota “për”, 47 ishin “kundër” ndërsa 4 deputetë “abstenuan”. Për herë të parë, Vetëvendosje hodhi propozim një kandidat që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë.
    Deputeti Dimal Basha mori 57 vota “për”, 25 ishin “kundër” ndërsa 24 deputetë “abstenuan”. Deri më tani Hekuran Murati ka konsumuar dy raunde votimi ndërsa nga një Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha.

  • Murati i përgjigjet Tahirit: Pensionet e veteranëve janë rritur për 20%

    Murati i përgjigjet Tahirit: Pensionet e veteranëve janë rritur për 20%

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj kritikave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili e akuzoi Vetëvendosjen për vendimin e kandidaturave për kryeparlamentar dhe për përjashtimin e veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës nga paga minimale.Murati, i cili nuk mori votat e mjaftueshme në seancën e 56-të konstituive për kryetar të Kuvendit, ka theksuar se gjatë mandatit të tij pensionet për kategoritë e luftës janë rritur për së paku 20%, ndërsa buxheti i Forcës së Sigurisë së Kosovës është katërfishuar, duke arritur standardin e NATO-s prej 2% të BPV-së.Ai shtoi se kritikat e Tahirit nuk mbështeten në fakte, duke përmendur se gjatë kohës kur PDK ka qeverisur, pensionet për veteranët dhe familjet e dëshmorëve nuk janë rritur dhe disa ndryshime ligjore janë bërë për të shmangur rrezikun financiar.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj kritikave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili e akuzoi Vetëvendosjen për vendimin e kandidaturave për kryeparlamentar dhe për përjashtimin e veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës nga paga minimale.Murati, i cili nuk mori votat e mjaftueshme në seancën e 56-të konstituive për kryetar të Kuvendit, ka theksuar se gjatë mandatit të tij pensionet për kategoritë e luftës janë rritur për së paku 20%, ndërsa buxheti i Forcës së Sigurisë së Kosovës është katërfishuar, duke arritur standardin e NATO-s prej 2% të BPV-së.Ai shtoi se kritikat e Tahirit nuk mbështeten në fakte, duke përmendur se gjatë kohës kur PDK ka qeverisur, pensionet për veteranët dhe familjet e dëshmorëve nuk janë rritur dhe disa ndryshime ligjore janë bërë për të shmangur rrezikun financiar.

  • ‘Heldin’ në garë për Oscars – Aktori shqiptar Ridvan Murati në një ndër rolet kryesore

    ‘Heldin’ në garë për Oscars – Aktori shqiptar Ridvan Murati në një ndër rolet kryesore

    Filmi “Heldin”, ku një nga rolet kryesore interpretohet nga aktori shqiptar Ridvan Murati, po vazhdon të korrë suksese në skenën ndërkombëtare të kinemasë. Pas premierës në Festivalin e Filmit në Berlinale dhe lançimit në platformën Netflix, projekti ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme: kompania prestigjioze Music Box Films ka marrë të drejtat për shpërndarjen e filmit në Amerikën e Veriut.

    Ndërkohë, “Heldin” është zgjedhur zyrtarisht si përfaqësuesi i Zvicrës për kategorinë Best International Feature Film në edicionin e 98-të të çmimeve Academy Awards (Oscars). Ky përfaqësim e vendos filmin në rrugën drejt një prej njohjeve më të mëdha në industrinë globale të filmit, transmeton KultPlus.

    Regjisorja Petra Volpe sjell një dramë të fuqishme që ndjek historinë e Florian, një infermier në repartin e kirurgjisë, i cili përjeton një sërë ngjarjesh tronditëse gjatë një ndërrimi të vonë në spital. Me një narrativë të ngjeshur dhe emocionale, “Heldin” ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe publikut njësoj.

    Pjesëmarrja e Ridvan Muratit në këtë produksion i shton filmit një tjetër dimension. Me një interpretim të ndjerë dhe të përmbajtur, Murati forcon pozicionin e aktorëve shqiptarë në produksionet evropiane me ndikim të gjerë ndërkombëtar.

    Për publikun, kjo do të thotë një mundësi për të parë një film me vlera artistike të larta në platformat më të njohura, ndërsa për ekipin realizues, kjo është një mundësi reale për të hyrë në garë për një nga çmimet më prestigjioze në botë, nominimet Oscars./KultPlus.com

  • ‘Mbyllja e News 24, luftë ndaj fjalës së lirë’/ Murati: S’ka qenë nën kontrollin e qeverisë, ka denoncuar afera korrupsioni

    ‘Mbyllja e News 24, luftë ndaj fjalës së lirë’/ Murati: S’ka qenë nën kontrollin e qeverisë, ka denoncuar afera korrupsioni

    Gazetari Erl Murati e sheh me shuam shqetësim, goditjen që po i bëhet një prej mediave më kritike ndaj pushtetit sot, News 24, që prej aksionit policor të së shtunës, që kulmoi më fikjen e sinjalit të transmetimit.

    Në një lidhje me edicionin e pasdites në Syri Tv, nën moderimin e Armela Ferkso, Murati edhe në postin drejtues në këtë grup mediatik, u shpreh se me ndërprerjen e transmetimit të News 24 ,është shuar përkohësisht dhe në mënyrë arbitrare, një prej televizioneve më kritike ndaj qeverisë.

    Sipas Muratit, grupi mediatik, i vendosur në ambientet e ish-uzinës së autotraktorëve u  mbyll në mënyrë arbitrare nga shteti, duke e konsideruar një aksion të tillë, si një betejë jo personale, më shumë se sa një betejë ndaj fjalës dhe lirisë së shprehjes.

    E gjithë kjo luftë sipas gazetarit Murati, vjen për shkak se Tv News 24 ka denoncuar kohët e fundit shumë afera korruptive dhe krimin në vend.

    ‘Bëhet fjalë për një aksion të shtetit që duke anashkaluar ço rregull, synonin të godasë e  mbyllë gojën një grupi mediatik. Nuk ndodh në asnjë vend të BE’, u shpreh ndër të tjera Murati.

    Kam punuar 18 vite në këtë grup mediatik. Shqetësimi është se një zë serioz, tashmë është shuar përkohësisht në mënyrë arbitrare e të paparalajmëruar nga ana e shtetit. Kjo s’është betejë personale mes Hysenbelliut e Ramës, është beteje ndaj grupit mediatik. Janë mbyllur në mënyrë arbitrare nga shteti,. Luftë ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes. News 24 nuk meriton çmimin Pultizer për gazetari investigative, por ka mjaft afera që janë denocnuar në këtë Tv. Kanë trajtuar tema serioze në kohët e fundit, të situatës së krimit e korrupsionit, pushteti synon jo thjeshtë të godasë një kompani por të shuajë mediat serioze të grupit mediatik.

    Ëshët një situatë që përfshin jo vetëm punonjësit e grupit mediatik. S’është konflikt personal. Është goditur media, fjala e lirë, institucione mediatike që dukshëm s’janë nën kontrollin e qeverisë gjatë viteve të fundit. Synohej të goditeshin edhe biznese që shërbenin si mbështetje për këtë kompani mediatike. Bëhet fjalë për një aksion të shtetit që duke anashkaluar çdo rregull, synonin të godasë e mbyllë gojën një grupi mediatik. Nuk ndodh në asnjë vend të BE, ne synojmë të shkojmë në BE. S’mund t’i ndodhi Rai ose BBC, të shkojë policia e të sharrojnë antenat e transmetimit. Ka mënyra për të bërë këtë gjë.

    Kemi të bëjmë me selektivitete. Ka me qindra magazina e ambiente ushtarake ku kjo kompani mund të vendosë aktivitetin e saj, aty është një zonë e banuar, janë dhjetëra metra larg, dyshoj që aty do vijë dita të prodhojmë municion ‘Made in Albania’. Është një artificë për të folur në emër të shtetit.

    S’është diçka, rrufe në qiell të hapur. Kam dyshuar se mund të ndodhte kur u vendos që ambientet e firmës ushtarake të jenë në zyrat e News 24. Është me paramendim. Kjo luftë me këtë grup mediatik nuk nisi dje. Mënyra se si u bë, tregon që ka një lloj paramendimi, jo thjeshtë për të marrë 2 godina por për të shuar zërin e një grupi mediatik. S’është precedent vetëm më neps 24, por dhe me media tjetra dhe në vendet e Evropës juglindore.

  • Murati nga Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses është arbitraritet klientelist

    Murati nga Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses është arbitraritet klientelist

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e fundit për procedurat e konstituimit të Kuvendit, duke urdhëruar që zgjedhja e kryeparlamentarit të bëhet përmes votimit të hapur dhe duke vendosur kufizimin që një kandidat mund të votohet vetëm tre herë.Pas këtij vendimi, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, i cili e ka cilësuar aktgjykimin si “arbitraritet klientelist”.“Kjo nuk është drejtësi. Ky është arbitraritet klientelist, që synim ka t’ua sigurojë gardës së vjetër në tavolinë atë çfarë nuk ua dha populli me votë,” tha Murati.Ai kujtoi edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për të cilat tha se ishin përdorur për të mbajtur Partinë Demokratike të Kosovës në pushtet. Sipas tij, atëherë Gjykata kishte vendosur që qeveria nuk mund të formohej pa fituesin e zgjedhjeve dhe se pozita e kryetarit të Kuvendit i takonte po atij subjekti, duke detyruar deputetët ta votonin pavarësisht formës së votimit.Vendimi i 8 gushtit i Kushtetueses përcakton gjithashtu që konstituimi i Kuvendit duhet të përfundojë brenda 30 ditëve.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e fundit për procedurat e konstituimit të Kuvendit, duke urdhëruar që zgjedhja e kryeparlamentarit të bëhet përmes votimit të hapur dhe duke vendosur kufizimin që një kandidat mund të votohet vetëm tre herë.Pas këtij vendimi, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, i cili e ka cilësuar aktgjykimin si “arbitraritet klientelist”.“Kjo nuk është drejtësi. Ky është arbitraritet klientelist, që synim ka t’ua sigurojë gardës së vjetër në tavolinë atë çfarë nuk ua dha populli me votë,” tha Murati.Ai kujtoi edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për të cilat tha se ishin përdorur për të mbajtur Partinë Demokratike të Kosovës në pushtet. Sipas tij, atëherë Gjykata kishte vendosur që qeveria nuk mund të formohej pa fituesin e zgjedhjeve dhe se pozita e kryetarit të Kuvendit i takonte po atij subjekti, duke detyruar deputetët ta votonin pavarësisht formës së votimit.Vendimi i 8 gushtit i Kushtetueses përcakton gjithashtu që konstituimi i Kuvendit duhet të përfundojë brenda 30 ditëve.

  • Letra e Sulltan Murati II që ofronte “paqe” Skënderbeut

    Letra e Sulltan Murati II që ofronte “paqe” Skënderbeut

    Në prill të vitit 1445 Sulltan Murati II, dërgon në Krujë një përfaqësi nga perandoria e tij me në krye Hajredin Beun ti kërkojë Gjergj Kastriotit “paqe” mes tyre. Majresin Beu i dorëzoi një letër të shkruar nga Sulltani duke i kërkuar “paqe dhe bashkëpunim”.

    Ndër të tjera në letër, interesante është se Sulltan Murati i shkruante Skënderbeut për një farë George Dhespoti, i Serbisë, duke e cilësuar atë si vjehrrin e tij. Pra, e bija e dhespotit të Serbisë së asaj kohe paska qenë gruaja e Sulltan Muratit II.

    “Sido që të jetë puna gjithçka që i është marrë vjehrrit tim Gjorgje, Despot i Serbisë, ti kthehen atij…” – shkruan Murati i Dytë, por Skënderbeu i ktheu përgjigje negative Sulltanit. ©LAPSI.al

  • Rrëfimi emocionues i Mulla Asllan Muratit që ruajti eshtrat e Isa Boletinit (Video)

    Rrëfimi emocionues i Mulla Asllan Muratit që ruajti eshtrat e Isa Boletinit (Video)

    Historia e kthimit të eshtrave të Isa Boletinit nga Podgorica në Kosovë, dhe rivarrosja e tij në Boletin ka një kronologji bukur të gjatë kohore, me personalitete të njohur të jetës publike, politike e kulturore dhe me plot dilema.

    Historia e mbajtjes të fshehur të eshtrave të Isa Boletinur nga ana hoxhës tashmë të ndjerë Mulla Asllan Murati, përmban shumë rrefime interesante disa vjeçare.

    Mulla Asllan Murati në një studio televizive rrefeu se si u sollën eshtrat e Isa Boletinit nga Podgorica në vitin 1998 në Mitrovicë. Që nga tetori i vitit 1998 deri në vitin 2004, eshtrat e Isa Boletinit kishin qëndruar të varrosur në oborrin e ‘Xhamisë së Zallit’, ku Hoxhë Asllan Murati kishte qenë imam i xhamisë për 47 vite. Me tu sjellur nga Podgorica në Mitrovicë eshtrat ishin vorrosur natën dhe ishin mbajtur shumë sekret, për shkak të gjendjes së luftës që ishte Kosova atë kohë. Për këtë informacion kishte njohuri vetëm Latif Berisha, Muhamet Shukriu dhe Remzi Murati (nipi i Isa Boletinit, djali i vajzës së Isa Boletinit). Ndërsa pas 2004-ës eshtrat e Isa Boletinit ishin rivarrosur prap nga hoxha Asllan Murati, ku i kishte bartur në oborrin e shtëpisë së tij për shkak së në Xhamin e Zallit dhe në oborrin e xhamisë kishin filluar rindërtime për nevoja të xhamisë së madhe të qytetit. E koha që Isa Begu të kthehej në vendlindjen e tij nuk ishte ende e duhura!

    Në videon e sjellur më poshtë tregon edhe se si kishte ‘folur’ me Isa Begun dhe i’a kishte kumtuar lajmin për shpalljen e pavarsisë së Kosovës.

    Shikoni videon e mëposhtme për t’u njohur me detaje edhe më të hollësishme dhe për të ndjerë rrëfimin emocionues të Mulla Asllan Muratit. /Trungu & InforCulture.info

  • 1445/ Letra e Sulltan Murati II që ofronte “paqe” Skënderbeut

    1445/ Letra e Sulltan Murati II që ofronte “paqe” Skënderbeut

    Në prill të vitit 1445 Sulltan Murati II, dërgon në Krujë një përfaqësi nga perandoria e tij me në krye Hajredin Beun ti kërkojë Gjergj Kastriotit “paqe” mes tyre. Majresin Beu i dorëzoi një letër të shkruar nga Sulltani duke i kërkuar “paqe dhe bashkëpunim”.

    Ndër të tjera në letër, interesante është se Sulltan Murati i shkruante Skënderbeut për një farë George Dhespoti, i Serbisë, duke e cilësuar atë si vjehrrin e tij. Pra, e bija e dhespotit të Serbisë së asaj kohe paska qenë gruaja e Sulltan Muratit II.

    “Sido që të jetë puna gjithçka që i është marrë vjehrrit tim Gjorgje, Despot i Serbisë, ti kthehen atij…” – shkruan Murati i Dytë, por Skënderbeu i ktheu përgjigje negative Sulltanit. ©LAPSI.al

  • Histori për Skënderbeun nga Volteri, filozof francez

    Histori për Skënderbeun nga Volteri, filozof francez

    Referenca : Shqiperoi Rezart Dani

    Në veprën e tij me famë botërore, “Ese mbi Historinë e përgjithshme dhe mbi zakonet dhe shpirtin e popujve, që nga Karli i Madh deri në ditët tona” Volteri (1694-1778) i kushton një artikull Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke e rreshtuar në listën e personaliteteve më të famshme botërore.

    Ka disa gabime, në emërtimin e personazheve, por duke parë kontekstin e kohës dhe mungesën e informacionit mbi popujt e Perandorisë Osmane, kjo duhet anashkaluar, pasi nuk prekin aspak thelbin e shkrimit.

    Kërkova mbrëmë në arkivin e Bibliotekës Kombëtare Franceze, versionin e parë, e më në fund e gjeta, duke u munduar ta përkthej e përshtas për ju, pasi dhe shkrimi është në frëngjishten e kohës, ndryshe nga ajo që flitet sot.Gjithsesi po publikoj edhe tre faqet origjinale të veprës që shkrimi të lexohet e vërtetohet edhe nga miqtë e mi frankofonë.

    Nga Rozart Dani Luksemburg 2023.

    SKANDERBEGUT.

    Kapitulli tetëdhjetë e gjashtë. Vëllimi i tretë.

    Një tjetër luftëtar jo më pak i famshëm, të cilin nuk e di nëse duhet ta quaj osmanlli apo të krishterë, ndaloi përparimin e Muratit, (1) madje ishte për një kohë të gjatë një bastion i të krishterëve kundër fitoreve të Mehmetit të Dytë.(2) E kam fjalën për Skënderbeun, i lindur në Shqipëri, pjesë e Epirit, një vend i shquar që nga kohët e quajtura heroike, dhe nga kohët vërtet historike Romake.Emri i tij ishte Gjergj Kastrioti (3). Ai ishte djali i një despoti, i një Hospodari (4) të vogël të këtij vendi, domethënë një princi vasal, pro kjo nënkuptonte Despot, dhe është e çuditshme që fjala Despotik u është mveshur që atëherë Sovranëve të mëdhenj që e bënë veten absolut.Gjergj Kastrioti ishte akoma fëmijë kur Murati, disa vite përpara betejës së Varnës, për të cilën fola më lart, pushtoi Shqipërinë pas vdekjes së babait të Kastriotit. Ai e rriti këtë fëmijë, i cili kishte mbetur i vetmi nga katër vëllezërit e tij.Analet turke nuk thonë fare se këta katër princër janë vrarë për hakmarrje nga Murati. Nuk duket se këto barbarizma kanë qenë në karakterin e këtij Sulltani, i cili ka hequr dorë dy herë nga kurora, dhe ka shumë të ngjarë që Murati t’u ketë dhënë afeksionin dhe besimin e tij, atij nga i cili duhej të priste vetëm urrejtje të paepur. Ai e donte atë, e bënte të luftonte përkrah tij personalisht. Gjergj Kastrioti ra në sy aq shumë, sa sulltani dhe jeniçerët i dhanë atij emrin Skënderbeg, që do të thotë Zoti Aleksandër.Më në fund miqësia mbizotëroi mbi politikën. Murati i’a besoi komandën e një ushtrie të vogël, kundër Despotit të Serbisë, i cili kishte dalë në anën e të krishterëve, e po luftonte kundër Sulltanit, dhëndrit të tij: kjo ishte përpara abdikimit. Skënderbeu, i cili nuk i kishte mbushur akoma njëzet vitet, projektoi planin për të mos pasur më zot mbi kokë, por për të mbretëruar vetë.Ndodhi që pranë kampit të tij kaloi një sekretar që mbante vulat e Sulltanit. E ndaloi atë, e prangosi, e detyroi të shkruante dhe vuloste një urdhër, drejtuar guvernatorit të Krujës, kryeqytetit të Epirit, që t’ia kthejë qytetin dhe kështjellën, Skënderbeut. Pas dërgimit të këtij urdhri, ai vret sekretarin në suitën e tij. Marshon drejt Krujës; Guvernatori ia lëshoi vendin pa vështirësi.Po atë natë ai nxori para shqiptarët, me të cilët ishte marrë vesh më herët. Ai vrau Guvernatorin e garnizonit.Skënderbeu i udhëhoqi me aq zotësi, përfitoi aq shumë nga terreni i thyer e malor, sa që me pak trupa ia doli të ndalonte çdo herë ushtritë e shumta turke.Myslimanët e shihnin atë si tradhtar: të krishterët e admironin si një Hero, i cili duke mashtruar zotërit e tij armiq, kishte marrë përsëri kurorën e babait të tij, ai e meritoi atë me guximin e tij.

    Shënim i përkthyesit;

    Amurat nënkupton Sulltan Muratin.

    Mohamed II nënkupton Mehmeti i Dytë.

    Gjon Kastriot nënkupton Gjergj Kastriotin.

    Hospodar është titulli sllavisht për Zotëriun sundimtar, Gospodine.