Franceska Murati, ish-banore e Big Brother VIP Albania i është bashkuar zyrtarisht formatit “Big Brother Fan Club” si opinioniste.
Lajmi është bërë i ditur gjate emisionit ‘Goca dhe Gra’ dhe ka ngjallur menjëherë interes në rrjetet sociale, ku fansat e Big Brother VIP Albania e kanë pritur me entuziazëm rikthimin e saj.
Si opinioniste në Fun Club, Franceska do të komentojë zhvillimet më të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP, do të analizojë lojën e konkurrentëve dhe do të sjellë perspektivën e saj si dikush që e ka jetuar përvojën nga brenda. Së fundmi ajo është angazhuar shumë me rrjetet sociale, me reklama dhe video nga jeta e saj në Tiranë dhe Londër.
”Me shumë shumë kenaqësi do rikthehem te vendi që me ka dhene te gjithe vemendjen dhe hapjen te nis nje jete kaq te bukur ne Shqiperi. Une do jem kete vit opinioniste ne Fan Club”– tha ajo.
Kujtojmë se Big Brother do të startojë për shumë pak ditë, më 20 dhjetor. Ende nuk janë zbuluar se kush do të jenë dy opinionistët, mirëpo ajo që dihet është se edhe këtë edicion, Ledion Liço do të jetë moderator.
Emra të shumtë kanë qarkulluar si banorë të këtij edicioni, mirëpo me datë 20 do zbulojmë të gjithë protagonistët e këtij edicioni.
Tag: murati
-

Franceska Murati rikthehet në ‘Big Brother VIP Albania’, ja roli që do ketë
-

‘PD 35 vjet me të njëjtin kryetar’, gazetari: Duam BE-në, por dorëheqjet nuk funksionojnë
Gazetari Erl Murati i ftuar në një studio televizive u shpreh se 35 vjet nga rënia e komunizmit, në Shqipëri politika nuk e njeh dhe nuk e zbaton metodën e dorëheqjes së liderit të partisë, por vijojnë të kenë të njëjtin kryetar, sic është kreu i PD, Sali Berisha.
Murati tha se nga 8 dhjetori 1990 deri më sot, ka ndryshuar forma por jo përmbajtja.
“Ne kemi hapur negociatat me BE për integrimin dhe duhet të aplikojmë metodat evropiane”, u shpreh gazetari Erl Murati.
Sipas tij, fakti që Berisha vijon të jetë në krye të PD, nuk është aspak pozitive në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“Unë personalisht e shoh si problem këtë”, tha Murati.
Erl Murati: Ka ndryshuar forma dhe shumë gjëra në përmbajtje nuk ka ndryshuar. Unë besoj se nuk është pozitive që PD të ketë të njëjtin kryetar si 35 vjet më parë. Ne kemi hapur negociatat me BE për integrimin dhe duhet të aplikojmë metodat evropiane. -
Prishtina pa trasport publik/ Ministri Murati i përgjigjet akuzave të Ramës: Komuna s’bëri pagesat
Hekuran Murati dhe Përparim Rama
PRISHTINË- Ministri i Financave të Kosovës Hekuran Murati, ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se transporti publik urban do të pezullohet për shkak të bllokimit të buxhetit nga qeveria Kurti.
Murati përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi se janë alokuar fondet e dhjetorit për Komunën e Prishtinës që të premten, madje para afatit ligjor, por stafi komunal nuk ka kryer pagesat dhe i ka lënë për të hënën. Ai akuzoi komunën se po e përdor situatën për propagandë politike në kurriz të qytetarëve.
Reagimi i plotë:
Të premten pasdite, Thesari e ka alokuar buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës, para kohe, me idenë që të paguheshin disa fatura për shërbime esenciale, siç ishte energjia elektrike.
Mirëpo në fund të ditës, nga Thesari më njoftuan që përkundër alokimit, stafi i Komunës së Prishtinës kishin përfunduar orarin dhe nuk e kishin kryer asnjë pagesë, me arsyetimin se “i kryejmë të hënën”.
Fillimisht u habita, sepse kjo sjellje e tyre nuk përkonte me urgjencën që kishin paraqitur, kur kishin kërkuar alokim të parakohshëm.
Në vend se të paguanin faturat gjatë orarit të punës, Përparim Rama me nënkryetarët e tij kishin vendosur që të bëjnë propagandë anti-qeveri gjatë fundjavës, duke u ankuar për gjoja bllokadën.
Sepse po të paguanin faturat të premten, s’do të mund të vazhdonin propagandën të shtunën e të dielen
Kjo e sqaron edhe arsyen pse Lumir Abdixhiku me deputetët tjerë të LDK-së nuk e votuan buxhetin për Prishtinën në Kuvend.
Sepse në mungesë të kauzave reale, paskan vendosur që të mos i kursejnë as qytetarët e Prishtinës, me shpresën që mos dikush rastësisht u beson se fajin e paska Qeveria./ZËRI
-

Rama në udhëkryq/ A do ta shkarkojë Ballukun pas goditjes së GJKKO? Analisti tregon prapaskenat: Pritet që të..
Analisti Erl Murati, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës së Belinda Ballukut nga GJKKO, ndërsa ajo është e pandehur prej javësh nga SPAK.
Murati i është referuar akuzave të rënda që i ka bërë Ballukut ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj: “Arben Ahmetaj e ka cilësuar Belinda Ballukun si një nga plaçkitëset më të mëdha të shtetit shqiptar. Sipas tij, dëmet e shkaktuara nga ajo janë së paku dyfishi i dëmit që bëri tërmeti i 26 nëntorit 2019. Është një person që ka menaxhuar buxhete gjigante dhe që zotëron informacion të ndjeshëm politik,” tha Murati.
Analisti ka vlerësuar punën e SPAK-ut dhe reformën në drejtësi:
“Reforma në drejtësi është sponsorizuar drejtpërdrejt nga aleatët amerikanë dhe evropianë. Institucionet e reja, përfshirë SPAK-un, financohen me paratë e taksapaguesve amerikanë dhe evropianë. Prandaj, pavarësisht tentativave të politikanëve për të ndikuar, SPAK-u ka treguar se është institucioni më i besuar në vend, dhe jo pa arsye.”
Sa i përket statusit aktual të Belinda Ballukut, Murati ka sqaruar aspektin ligjor: “Balluku është e pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe është absolutisht logjike që të mos qëndrojë në detyrë. Masa e sigurisë është pezullimi nga detyra, por nëse nesër ajo shkon në zyrën e ministres dhe kryeministri Rama nuk e shkarkon, atëherë automatikisht hyn në fuqi prokuroria dhe gjykata, të cilat mund të marrin masa edhe më të rënda sigurie.”
Murati ka lënë të kuptohet se presioni mbi kryeministrin Rama për shkarkimin definitiv të Ballukut do të rritet ndjeshëm në ditët në vijim. -

Murati/ Rama asnjëherë nuk i dorëzon të tijët, e bën vetëm kur është i detyruar
Analisti, Erl Murati, i ftuar në një studio televizive theksoi se kryeministri Edi Rama asnjëherë nuk i dorëzon përpara drejtësisë njerëzit që ka në parti, por sipas tij, e bën vetëm kur është i detyruar.Murati tha se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku duhet të jepnin dorëheqjen.
“Kryeministri Rama i mbron të tijët, unë kam një mendim të kundërt me të tjerët. Nëse kujtojmë se Tahirit i erdhi kërkesa e tij për arrestimin në parlament. Unë besoj se ajo që qarkullon si përrallë, që Edi Rama i lëshon të tijët kjo është një përrallë.
Kjo ndodh vetëm kur Rama është i detyruar që nuk i mbron dot. Fakti që ai ka vendosur që Ballukun ta mbaj nën detyrë vijon logjikën që ta mbajë në mbrojtje për figurat e tij.
Unë besoj se është dëshmia e kulturës së dobët politike. Ne kemi kryebashkiaken, zëvendëskryeministrën që janë të akuzuar dhe vijojnë të qëndrojnë në detyrë. Ne presupozohet që jemi vend që duam të anëtarësohemi në BE. Pra këta njerëz duhet të kishin dhënë dorëheqjen.”, tha Murati. -

“Ahmetaj dëshmitar, Balluku e pandehur, Veliaj në betejë”, Murati: Kriza e brendshme e qeverisë po thellohet
Gazetari Erl Murati duke folur për situatën me drejtësinë të dy bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, ish-kryebashkiaku Erion Veliaj dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, e sheh pozicionin e Veliajt në luftën e tij me drejtësinë më të vështirë.
Sipas Muratit, Rama u investua personalisht që të iniciojë mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e Tiranës.
“Ai po bën betejën juridike, por dhe kushtetuese për të mbajtur detyrën. Nëse nga një anë kemi kryeministrin që ka vendosur mbrojtje, të mos ketë pasoja politike për Ballukun, për zotin Veliaj ishte ai që inicioi, nga pikëpamja politike ishte vullnet personal i Ramës për të patur zgjedhje të reja në Tiranë.
Është më e vështirë beteja me drejtësinë për Veliajn sesa Ballukut, të paktën deri tani. Ahmetaj megjithëse është i dyshuar për vepra penale dhe në arrati, ai ka qenë dëshmitar okular, por mund të merret dëshmitar, ai ka qenë prezent në takimin me Ramën e Ballukun për tunelin e Llogarasë”, tha gazetari Erl Murati.
Erl Murati: Balluku u përpoq ta ruajë qetësinë dhe ia doli ta ruajë qetësinë para kamerave. Situata e saj nuk është e lehtë, pasi është numri 2 i qeverisë dhe është në akuzë penale, e pandehur nga SPAK që ka treguar se nuk i hap apo i mbyll dosjet por i con deri në fund, kur foli ndaj gazetarëve, mu kujtua një dalje publike e Veliajt kur tha që u takova me kolegët e mi prokurorë dhe ajo në një gjatësi vale ishte kur përdori një fjalor, disa fraza për ta zbehur dhe zbutur sadopak situatën.
Nëse do bëja paralelizëm me Veliajn, Balluku është më e avantazhuar se Veliaj, ajo lufton në frontin e drejtësisë, kurse Veliaj ai lufton në dy fronte, pasi ai është në njëfarë mënyre i lëshuar nga partia dhe Rama.
Ai bën betejën juridike, por dhe kushtetuese për të mbajtur detyrën. Nëse nga një anë kemi kryeministrin që ka vendosur mbrojtje, të mos ketë pasoja politike për Ballukun, për zotin Veliaj ishte ai që inicioi, nga pikëpamja politike ishte vullnet personal i Ramës për të patur zgjedhje të reja në Tiranë. Është më e vështirë beteja me drejtësinë për Veliajn sesa Ballukut, të paktën deri tani. Pasi Rama do të vijojë ti japë proteksion politik Ballukut. Ndoshta dhe për arsye personale. Ahmetaj megjithëse është i dyshuar për vepra penale dhe në arrati, ai ka qenë dëshmitar okular, por mund të merret dëshmitar, ai ka qenë prezent në takimin me Ramën e Ballukun për tunelin e Llogarasë. -

Murati: Në 24-orët e fundit, disa figura të larta të shtetit në SPAK
Gazetari Erl Murati thotë se dy ngjarje të bujshme morën vëmendjen e opinionit publik, e para është sipas tij paraqitja e zv/kryeministres Belinda Balluku në SPAK.
“Patjetër që vëmendja kryesore ishte ishte tek SPAK ku bëhej fjalë për çështje penale. Ndërsa në Kushtetuese diskutohej e drejta kushtetuese e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj për tu kthyer në detyrë. Fati i Veliajt dihet se ai ishte në burg, ndërsa Balluku është gruaja më e fuqishme sot në vend”, tha gazetari, duke shtuar se për shkak të kulturës së pandëshkueshmërisë që kemi në Shqipëri, këto zhvillime duket sikur janë të jashtëzakonshme.
“Vetëm në 24-orët e fundit në SPAK kanë qenë figura të larta të politikës, Balluku, Veliaj, Pacolli dhe Lulzim Basha. Ka ardhur koha që politika të japë llogari para drejtësisë”, tha Murati. -

Beteja për Tiranën/ Erl Murati: PS nuk mori më 11 maj rezultatin që kërkonte, qytetarët kanë qenë më të hapur ndaj…
Analisti, Erl Murati në një intervistë, theksoi se PS në krahasim me rezultatin e 11 majit nuk ndodhet shumë larg opozitës së bashkuar me numrin votave.
Ai tha se opozita e bashkuar do e ketë të vështirë garën për Tiranën ndaj PS.
Murati shtoi se qytetarët e Tiranës kanë qenë më të hapur ndaj partive të reja zgjedhjet e fundit, dhe sipas tij, kjo i jep opozitës në tërësi shpresë.
Erl Murati: Unë dyshoj që opozita e bashkuar mund ta mundë PS në Tiranë. PS nuk ka marrë atë rezultat që ka shpresuar në Tiranë sa në rrethe të tjera. Sepse në Tiranë kanë marrë shumë vota edhe partitë e reja. Sigurisht nga pikëpamja numerike e votave bëjnë mbi 100 mijë vota.
Duke e parë nga pikëpamja e përqindjeve rezultati jo aq i mirë i PS në Tiranë sa në rrethe e tjera. Nuk i dedikohet fakti që PD është e fortë apo partitë e tjera. Por po themi që Tirana ka qenë më mendjehapur ndaj forca të reja politike që unë përmenda. -

Françeska Murati i shpëton një tentative grabitjeje në banesë: Kanë shkatërruar derën!
Françeska Murati, ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, është përballur me një moment të frikshëm pasi persona të paidentifikuar kanë tentuar të hyjnë me forcë në banesën e saj në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në apartamentin luksoz ku ajo jeton prej muajsh, pas rikthimit të saj nga Londra.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Françeska ka ndarë me ndjekësit një video ku tregon derën e dëmtuar të shtëpisë dhe gjurmët e tentativës për thyerje. “Dikush ka tentuar të na hyjë në shtëpi. Kanë shkatërruar derën. Keni kujdes porositë që pranoni në shtëpi”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se incidenti mund të jetë lidhur me një dorëzim i dyshimtë.
Ngjarja vjen vetëm pak muaj pasi apartamenti i saj i ri në Tiranë u përfshi në një tjetër incident, kur u raportua për një zjarr të papritur që shpërtheu brenda banesës.
Edhe pse ende nuk ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj tentative për vjedhje apo ndonjë hetim të nisur nga autoritetet, Françeska ka bërë thirrje për kujdes nga ndjekësit e saj, sidomos për ato që pranojnë porosi në banesë.
Pas eksperiencës në BBVIP dhe rikthimit në vëmendjen publike, Françeska duket se po përjeton edhe anët më të vështira të jetës në qendër të vëmendjes. -

“Opozita të ishte treguar më e zgjuar, të përfitonin”/ Dështimi i seancës, reagon analisti: PD ra pre e provokimit…
Analisti Erl Murati, ka folur mbi seancën maratonë në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishte parashikuar të prezantohej plani i qeverisë, por mbledhja dështoi dhe u mbyll për më pak se 30 minuta pasi opozita bllokoi foltores pas fjalimit të Diellës.
Sipas tij, opozita ra pre e provokimit të kryeministrit Edi Rama, i cili i dha fjalën ministres dixhitale në Kuvend, gjë që revoltoi opozitarët. Murati theksoi se opozita mund të ishte treguar më e mençur, ta kishin injoruar pjesën e Diellës dhe e përdornin më vonë si armë.
Murati: PD dhe opozita ra pre e provokimi të Ramës. Ajo seancë kishte vëmendjen e publikut si rrallë ndonjëherë, ishte seancë maratonë. Rama bëri një provokim, e nxiti këtë gjë, dhe kjo nuk është normale.
Opozita mund të ishte treguar më e mençur, ta kishin injoruar atë pjesën e Diellës dhe e përdornin më vonë si armë. Opozita të kishte injoruar, të shfrytëzonte faktin që seanca maratonë mund të zgjaste dy ditë dhe kishin kishte të flisnin të gjithë. Të shfrytëzonin situatën.