Tag: murataj

  • “Ma vranë djalin për së dyti…”/ Apeli i uli 6 vitet vrasësit, nëna e viktimës: Gjykatësja mbron Arbër Murataj, djalin e Admir Murataj

    “Ma vranë djalin për së dyti…”/ Apeli i uli 6 vitet vrasësit, nëna e viktimës: Gjykatësja mbron Arbër Murataj, djalin e Admir Murataj

    arber murataj, admir murataj-viktima

    TIRANË- Aksel Hoxha, i shpallur fajtor për vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkësi në Tiranë, do të qëndrojë 12 vite në qeli. Gjykata e Apelit në kryeqytet uli dënimin nga 18 vite të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë, në 6 vite. Vendimi ka ngjallur reagime të forta nga familjarët e Stiven Toshkësit, të cilët nuk kanë pranuar uljen e dënimit për autorin. E ëma e Toshkësit ka reaguar ashpër jashtë dyerve të Gjykatës, duke hedhur akuza drejt gjykatësve, për të cilët thotë se me uljen e dënimit ‘i vranë djalin për së dyti’. Sipas nënës së viktimës, gjykatësja Brikena Okperaj, po mbron Arbër Murataj, duke e lënë e të lirë edhe pse ishte bashkëpunëtor në krim.
    “Gjyqtarët kriminelë të Gjykatë së Apelit ma vranë djalin për herë të dytë. Duke ulur dënimin e Gjyaktës së Shkallës së Parë që dha 18 vite heqje lirie për autorin, në 12 vite burg. Gjykata e Apelit sot vërtetoi që është e korruptuar në rrënjë. Thjërrisja në oborrin e gjykatës ‘të lumtë dora o çun, kështu e duan të gjithë këta që tallen me gjakun e të pafajshmëve. Brikena Okperaj po shijon paratë e krimit e vjedhjes së famshme të Rinasit, duke lënë të lirë Arbër Murataj, djalin e Admir Murataj, i cili ishte bashkëpunëtor në krim. Por që gjyqtarja po e mbron me dhëmbë.”, është shprehur jashtë gjykatës e ëma e viktimës. 

    Si ndodhi ngjarja?
    20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill 2024 në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Toshkesi ndërroi jetë në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Shkaku i ngjarjes së rëndë fillimisht u raportua konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë. Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Megjithatë pak javë pas vrasjes doli dhe një tjetër konflikt i të riut. Konflikti për një vajzë ka nisur me një person tjetër. Bëhet fjalë për Arbëri Murataj, djali i famëkeqit Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt Policisë.
    Arbër Murataj i kishte ngacmuar të dashurën dhe më pas e ka marrë në telefon Toshkësin për t’u sqaruar. Për të shuar gjakrat, të dy janë takuar në rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së Baletit, por aty viktima është qëlluar për herë të parë me hanxhar. Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj. 2 muaj më vonë, më 18 prill ai u vra po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, ndërsa Maze ndodhej po ashtu në vendin e ngjarjes dhe mbajti brenda mjetit shokun e viktimës, në mënyrë që të mos e ndihmonte./ZËRI

  • 12 vite burg për vrasësin e Stiven Toshkëzit, familjarët reagojnë ashpër në gjykatë, shoqërohen në Polici

    12 vite burg për vrasësin e Stiven Toshkëzit, familjarët reagojnë ashpër në gjykatë, shoqërohen në Polici

    Axel Hoxhaj dhe Stiven Toshkëzi

    TIRANË-Gjykata e Apelit të Tiranës ka dënuar me 12 vite burg të riun Axel Hoxhaj duke zbritur 6 vite nga vendimi I Shkallës së Parë që e dënoi me 18 vite heqje lirie. Ulja e dënimit ka shkaktuar tension në gjyq, ku policia ka bërë shoqërimin në komisariat të familjarëve të të ndjerit Stiven Toshkesi. Aktualisht në komisariat ndodhen nëna e të riut Toshkesi, vëllai dhe kunata.
    Fajtor për “moskallëzim krimi” është shpallur edhe Ensi Maze, miku i Hoxhajt, i cili ishte gjithashtu prezent në momentin e vrasjes të të riut.

    20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill 2024 në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Toshkesi ndërroi jetë në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Shkaku i ngjarjes së rëndë fillimisht u raportua konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë. Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Megjithatë pak javë pas vrasjes doli dhe një tjetër konflikt i të riut. Konflikti për një vajzë ka nisur me një person tjetër. Bëhet fjalë për Arbëri Murataj, djali i famëkeqit Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt Policisë.
    Arbër Murataj i kishte ngacmuar të dashurën dhe më pas e ka marrë në telefon Toshkësin për t’u sqaruar. Për të shuar gjakrat, të dy janë takuar në rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së Baletit, por aty viktima është qëlluar për herë të parë me hanxhar. Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj. 2 muaj më vonë, më 18 prill ai u vra po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, ndërsa Maze ndodhej po ashtu në vendin e ngjarjes dhe mbajti brenda mjetit shokun e viktimës, në mënyrë që të mos e ndihmonte.

  • Trifon Murataj kërcënoi në telefon krerët e policisë, u kërkoi të mos i kontrollohen arkat me banane për kokainë pasi po i dëmtojnë biznesin

    Trifon Murataj kërcënoi në telefon krerët e policisë, u kërkoi të mos i kontrollohen arkat me banane për kokainë pasi po i dëmtojnë biznesin

    Në Shqipëri gjithçka mund të ndodhë. Kërkohet nga drejtësua si i dyshuar si trafikanti më i madh i kokainës, përmes Portit të Durrësit, por kërcënon drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit që të mos i kontrollojnë arkat me banane, të cilat në shumë raste kamuflojnë ngarkesat me kokainë.
    Bëhet fjalë për Trifon Muratajn, bosin e kompanisë Zico të Bana King, e damkosur tashmë si një kompani kokaine.
    I skeduar edhe nga DEA amerikane si një El Chapo shqiptar, Trifon Murataj, është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare në 4 nëntor 2022, për trafik sistematik kokaine nga vendet e Amerikës Latine, përmes importit të bananeve.
    Sipas disa raportimeve mediatike, Murataj i ka zgjidhur punët, duke hequr masën e sigurisë përmes Gjykatës së Durrësit, por statusi i tij në raport me drejtësinë mbetet i paqartë.
    Trifon Murataj pretendon se ndodhet në SHBA, por në fakt bosi i Bana King lëviz nëpër Tiranë me një kapele në kokë, ku dyshohet se vijon trafikun e kokainës.
    Muaj më parë, kur zyrtarisht ishte në kërkim, Trifon Murataj, përmes një numri amerikan që përdor nga Tirana, nisi t’u shkruante dhe t’u telefononte drejtuesve të lartë të policisë në Tiranë, duke i akuzuar ata se po i dëmtojnë biznesin e bananave me vonesat në port për shkak të kontrolleve për kokainë.
    Disa drejtues policie nuk u kanë besuar syve dhe veshëve. Është e pazakontë që një i kërkuar për trafik kokaine t’i kërkojë llogari policisë se po i pengojnë linjën e trafikut.
    Teksa një drejtues i lartë në Tiranë i kishte kërkuar Trifonit të paraqitej vetë në polici për pretendimet që kishte, trafikanti e kërcënoi duke i thënë se do të kishte pasoja. Nuk dihet nëse bosi i kokainës i ka shkruar edhe ministrit të Brendshëm për shqetësimin e tij lidhur me kontrollet në kontenierët e kokainës.
    Murataj rikthehet në krye të Bana King
    Në gusht të vitit 2023, bosi i Bana King, Trifon Murataj, i skeduar edhe nga DEA amerikane si një El Chapo shqiptar, ka larguar mëkëmbësin e tij Petrit Demishajn, duke marrë vetë në administrim kompaninë e trafikut të kokainës me banane nga vendet e Amerikës Latine.
    Murataj, i cili gjithnjë pretendon se kokainën ia fusin fshehurazi në arkat me banane, u shpall në kërkim vetëm pas herës së katërt që në maunet e tij kapej kokainë.
    Pasi nisi të ekspozohej në tre episode të trafikut të kokainës, Trifon Murataj, në korrik të 2022, pra 6 muaj para se të shpallej në kërkim, caktoi Petrit Dermishajn administrator të kompanisë Zico të Bana King.
    Pas episodit të fundit të trafikut të kokainës, organet ligjzbatuese shqiptare kanë tentuar të marrin në pyetje Demishajn, i cili ishte larguar jashtë vendit, me sa duket nga frika e arrestimit
    Ai është përgjigjur në telefon, duke pretenduar se ishte në SHBA. Petrit Demishajt ka pohuar se është punësuar që në vitin 2010 tek kompania Zico e Trifon Muratajt, si shef i logjistikës.
    Murataj në hije dhe Dermishaj në skenë vijuan drejtimin e kompanisë, në bashkëpunim me Desantila Murataj, Anastas Kriqi, Mikel Selami, Ylvi Hana etj. Por, në korrik të vitit 2023, Murataj është rikthyer si administrator.
    /Ora News/

  • “Burri i Shtëpisë” nga Andamion Murataj me premierë botërore në Festivalin e Sarajevës

    “Burri i Shtëpisë” nga Andamion Murataj me premierë botërore në Festivalin e Sarajevës

    Filmi “Burri i Shtëpisë”, me skenar dhe regji nga Andamion Murataj, ka premierën botërore sonte në edicionin e 31-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë, një prej ngjarjeve më prestigjioze të kinemasë në rajon dhe më gjerë.

    Ky film debutues i Muratajt është përzgjedhur për t’u shfaqur në kuadër të programit Competition Programme – Feature Film Out of Competition.

    Në rolet kryesore interpretojnë aktorët: Drita Kaba Karaga, Alesia Ruçi, Bislim Muçaj dhe Astrit Alihajdaraj.

    Filmi është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Ministero della Cultura, ÖFI – Österreichisches Filminstitut, Qendra Kinematografike e Kosovës, Hrvatski audiovizualni centar (HAVC), North Macedonia Film Agency, Eurimages, si dhe nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit./KultPlus.com

  • Filmi “Burri i shtëpisë” premierë botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë që sivjet shënon edicionin e 31-të

    Filmi “Burri i shtëpisë” premierë botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë që sivjet shënon edicionin e 31-të

    Nga Julia Vrapi
    Filmi artistik “Burri i shtëpisë” do të shfaqet premierë botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë. Filmi me regji nga Andamion Murataj do të jetë në konkurrim në këtë festival që këtë vit shënon edicionin e tij të 31, ndërsa marrin pjesë prodhime të ndryshme kinematografike të huaja. Pjesëmarrja e filmit me regji nga Andamion Murataj në këtë festival u bë me dije nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK). “Filmi artistik me metrazh të gjatë, “Burri i Shtëpisë” (Man of the House) me regji të Andamion Murataj dhe me produksion të shtëpisë kinematografike “Lissus Media”, do të ketë premierën botërore në programin e konkurrimit të Festivalit të Filmit në Sarajevë 2025. Ky film është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë”, thuhet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Andamion Murataj është njëkohësisht edhe skenaristi i filmit, që përqendrohet në historinë e Fran, një personazh kompleks, lindur si grua por që bën jetën e një burri apo e thënë ndryshe “burrneshë”.
    Për t’i dhënë dashurinë e nënës mbesës së saj, Fran duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë nëse do të vijojë të ruajë statusin si burrneshë apo të ulë autoritetin dhe të rilidhet me ndjenjat femërore të nënës. “Man of the House” (Burri i shtëpisë) është xhiruar në Tiranë. Më herët u bë me dije se ky është projekti i parë me metrazh të gjatë, që realizohej në bashkëpunim më Zyrën e Filmit Tirana dhe Agjencinë e Industrive Kreative të Bashkisë së Tiranës. Andamion Murataj është drejtor shqiptar filmi, producent, dhe skenarist. Në vijim të aktivitetit të tij, regjisori Murataj punoi si bashkë-skenarist dhe bashkëproducent në filmin artistik “The Forgiveness of Blood” (Falja e Gjakut) në vitin 2011, me regji të Joshua Marston, për të cilin fitoi çmimin për skenarin më të mirë në Berlinale.
    Festivali këtë vit
    Edicioni i këtij viti i Festivalit të Filmit në Sarajevë, i 31-ti, mbahet prej datës 15 deri më 22 gusht. Festivali i Filmit në Sarajevë cilësohet si evenimenti më i madh i filmit në Evropën Juglindore dhe një prej më të mëdhenjve në Evropë. Historia e tij nisi më 1995. Festivali i Filmit në Sarajevë (SFF) ka marrë statusin e “festivalit kualifikues të filmit” për çmimet “Oscar”. Ky status do të thotë që filmat fitues në kategoritë e përzgjedhura do të mund të kualifikohen për nominimet për çmimin më të madh në kinematografi. Festivali këtë vit pritet që të çelet me “The Pavilion” nga regjisori boshnjak Dino Mustafic. Këtë vit në festival 50 filma do të garojnë në kategori të ndryshme për çmimin “Zemra e Sarajevës”. Janë përzgjedhur 15 premiera botërore, 6 ndërkombëtare, 28 rajonale si dhe dy premiera kombëtare. Festivali i Filmit në Sarajevë do të mbahet në vijim këtë muaj, por pjesë e konkurrimit të tij janë dhe filmat nga Kosova. Këtë vit  Kosova ka përfaqësim të trefishtë në tri kategori të ndryshme në edicionin e 31-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë.
     
     

  • Trifon Murataj, “i paprekshmi” i kokainës: Kush e mbron trafikantin e “Bana King”?

    Trifon Murataj, “i paprekshmi” i kokainës: Kush e mbron trafikantin e “Bana King”?

    Prej vitesh, në çdo konferencë për shtyp apo takim institucional për luftën kundër krimit të organizuar, drejtuesit më të lartë të drejtësisë shqiptare përsërisin klishe për “paprekshmëri zero”. Por në realitet, një ndër figurat që e rrëzon këtë propagandë është Trifon Murataj, trafikanti famëkeq i maskuar si biznesmen, i cili vijon të qarkullojë i lirë mes luksit dhe kontenierëve me kokainë, pavarësisht se është kapur disa herë me tonelata drogë dhe është shpallur pesë herë në kërkim.
    Nën maskën e firmës “Bana King”, Murataj ka ngritur dhe drejton një rrjet të sofistikuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës, duke e përdorur portin e Durrësit si derën hyrëse të karteleve të Amerikës Latine drejt Shqipërisë dhe Europës. Referuar të dhënave të siguruara nga “Pamfleti”, si dhe burimeve nga brenda sistemit të drejtësisë, dalin në dritë fakte të rënda që konfirmojnë mbrojtjen institucionale që i është garantuar këtij trafikanti “VIP”.
    Deklarimet e trafikantëve dhe raportet sekrete
    Nga janari 2022 deri në 2025, në 45 raste të ndryshme, persona të arrestuar për trafik dhe shpërndarje kokaine në qytete si Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora, Lushnja dhe Elbasani, kanë deklaruar para hetuesve se lënda narkotike vinte nga rrjeti i Trifon Muratajt. Këto dëshmi janë bërë si në polici, në SPAK, ashtu edhe në prokuroritë e rretheve. Por asnjë prej këtyre deklaratave nuk ka çuar në arrestimin e tij.
    Më tej, raportet e SHISH, Drejtorisë së Anti-Trafikut, si dhe agjencive ndërkombëtare si DEA dhe Europol, kanë identifikuar kompaninë “ZICO”, e lidhur ngushtë me “Bana King” si mbulesën logjistike të rrjetit të Muratajt. Në katër raste të veçanta janë kapur mbi 2 ton kokainë në kontenierët e importuar prej tij, por Murataj nuk është prekur asnjëherë.
    Pesë shpallje në kërkim, asnjëherë në pranga
    31 dhjetor 2021 – Në kontenierët e “Bana King” kapen 119 kg kokainë. Murataj shpallet në kërkim, por lëviz i lirë, i shoqëruar nga shefa policie e prokurorë në restorante luksoze në Tiranë.
    17 korrik 2022 – Zhduken 50 arka me rreth 1.5 ton kokainë nga kontenieri i “Bana King”. Sërish shpallet në kërkim, sërish nuk preket.
    4 nëntor 2022 – Kapen 35.5 kg kokainë në portin e Durrësit, në një tjetër kontenier të kompanisë së tij. Dosja mbyllet.
    8 dhjetor 2023 – Një kontenier me 1 ton kokainë kalon pa kontroll nga Porti i Durrësit dhe zhduket në Shkozet. Sërish nuk ndalohet.
    24 shkurt 2025 – Shpallet në kërkim për shkelje të rënda të sigurisë në punë, pasi një punëtor i kompanisë humbi shikimin. Policia e mbajti të fshehtë ngjarjen dhe vetëm pas denoncimeve mediatike shpalli procedim penal.
    Për secilin prej këtyre rasteve, reagimi i sistemit të drejtësisë ka qenë minimal, ndërkohë që burime nga brenda institucioneve konfirmojnë se Murataj ka mbështetje të fortë politike, është donator i Partisë Socialiste dhe ka krijuar një rrjet besnikësh në polici, prokurori dhe struktura të tjera të shtetit.

    Mburoja politike dhe korrupsioni në sistem
    Murataj ka arritur të korruptojë çdo hallkë të zinxhirit institucional. Prej vitesh ai është trajtuar nga sistemi si “bos me imunitet”. Jo vetëm që nuk preket, por edhe kur shpallet në kërkim, ndodhet në krah të zyrtarëve të lartë të policisë, në ambiente publike. Madje, ai ka marrë pjesë edhe në evente të Partisë Socialiste dhe është parë si sponsor i saj në zona të ndryshme.
    Madje, organizata ndërkombëtare C4ADS, e specializuar në ndjekjen e rrjeteve kriminale globale, e ka përmendur Trifon Muratajn si një nga eksponentët më të rrezikshëm të trafikut të kokainës në Ballkanin Perëndimor, me degëzime të fuqishme në Amerikën Latine dhe vendet e BE-së.
    Pse nuk ndalohet Trifon Murataj?
    Sepse është bërë rregull i pashkruar që arrestohen thjesht shpërndarësit dhe “çunat e rrugës”, ndërsa kokat reale të trafikut jo vetëm nuk preken, por mbrohen e fuqizohen më tej. Trifon Murataj është sot simboli i paprekshmërisë në shtetin e ndërtuar mbi pazaret e drogës, ku krimi jo vetëm që nuk luftohet, por menaxhohet nga lart. Dhe këtë e dëshmon fakti më brutal: ai nuk ka bërë asnjë ditë burg, ndonëse është kapur me tonelata kokainë.
    Në çdo shtet normal, Murataj do ishte prej kohësh pas hekurave. Në Shqipëri, është një nga biznesmenët “VIP” të trafikut, i respektuar nga ata që duhet ta kishin futur në burg.
    /Pamfleti/

  • Kompanitë shqiptare të bananeve trafikojnë kokainë nga Ekuadori! Trifon Murataj me “Bana King”, kryeson listën

    Kompanitë shqiptare të bananeve trafikojnë kokainë nga Ekuadori! Trifon Murataj me “Bana King”, kryeson listën

    Trifon Murataj

    EKUADOR- Në vitet e fundit, Ekuadori ka qenë skena e një zgjerimi të heshtur, por sistematik të rrjeteve kriminale me origjinë nga Ballkani, veçanërisht nga Shqipëria. Një raport i C4ADS, siguruar nga Infobae hedh dritë mbi një rrjet të gjerë kompanish shqiptare që, nën petkun e tregtisë së bananeve, kanë trafikuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës, përmes Shqipërisë.
    Në raport bëhet fjalë për gjashtë kompani shqiptare që importojnë banane nga Ekuadori dhe janë përfshirë në sekuestrime droge që nga viti 2014. Zbulohet se të njëjtat kompani, pavarësisht gjetjeve, mbeten aktive ose kanë rifilluar operacionet me ndryshime në menaxhimin e tyre. Raporti vëren se që nga fillimi i vitit 2023, vetëm ‘Masabi Fruit’ me aksioner biznesmenin Trifon Murataj, ka vazhduar dërgesat direkte të bananeve nga Ekuadori në Shqipëri , ndërsa kompani të tjera kanë ridrejtuar dërgesat e tyre në Greqi ose kanë ndaluar përkohësisht aktivitetet e tyre pa shpjegime të qarta.
    LISTA E KOMPANIVE:
    Kompania ‘Masabi Fruit’ 
    Kompania ‘Bana King LLC/ ‘Zico Sha’ dhe ‘Vision 22 LLC’
    Kompania MC FOOD
    Albafresh
    Jordil Sha
    Elkos, Fat&Bes

    kompanitë

    Si biznesmeni Trifon Murataj arriti të qëndronte në treg?
    ‘Masabi Fruit’, në prill 2021 u përfshi në një ngarkesë bananesh të kontaminuar me kokainë.  Edhe pse dy administratorë Erjon Peti dhe Klajdi Xibrau – u arrestuan dhe u larguan nga kompania, biznesi vazhdoi nën drejtimin e një menaxheri tjetër, Shyqyri Xibrau. Një model i ngjashëm ndodhi me Zico Sha, e njohur edhe si Bana King LLC , e cila u përfshi në një sekuestrim në nëntor 2022. Aksionari i saj, Trifon Murataj, u hoq nga të dhënat, por u rikthye muaj më vonë, ndërsa kompania rifilloi importet e bananeve nga Ekuadori dhe mbajti linja të tjera tregtare me mish të ngrirë nga Brazili.
    Figura e Trifon Murataj, ishte subjekt i një urdhër-arresti në vendin e tij pas sekuestrimit të kokainës në një kontejner nga Puerto Bolívar, Ekuador. Megjithatë, Murataj u rishfaq në të dhënat e korporatave në gusht 2023 dhe thuhet se operonte edhe nga New Jersey, ku zotëron prona dhe kompani të tjera, përfshirë Vision 22 LLC. Aktivitetet e tij tregojnë për një rrjet që kombinon ligjshmërinë e dukshme, rezidencën ndërkombëtare dhe tregtinë globale të logjistikës, të gjitha brenda një kuadri të vetëm.
    -Përtej bizneseve formale, raporti përmend edhe figura kriminale të mirëorganizuara.
    Disa mbërrijnë duke ikur nga çështjet ligjore në Evropë dhe arrijnë të vendosen në Amerikën e Jugut si operatorë logjistikë, duke krijuar marrëdhënie me bandat lokale. Të tjerë, siç janë emisarët, zgjidhen drejtpërdrejt nga udhëheqësit kriminalë për të vendosur vendbanim të përhershëm në vendet e Andeve, për të ndërtuar lidhje me furnizuesit e kokainës dhe për të siguruar rrjedhën drejt porteve evropiane si Antverpi, Gioia Tauro, Roterdami ose Selaniku.
    Një nga rastet më të dokumentuara është edhe ai i Dritan Rexhepit. Një shtetas shqiptar, ai u arratis nga burgjet në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë përpara se të vendosej në Ekuador në vitin 2012. Ai u arrestua për trafik kokaine në vitin 2014, por burgosja e tij i lejoi të konsolidonte marrëdhëniet me grupet ekuadoriane si Los Choneros. Nga qelia e tij në Latacunga, Rexhepi drejtoi operacione ndërkombëtare derisa iu dha arrest shtëpiak në vitin 2021, nga i cili u arratis.
    Zbulimet çuan në ish-anëtarin e asamblesë dhe kandidatin presidencial të vrarë, Fernando Villavicencio, i cili kërkoi informacion nga shërbimi i burgjeve në prill 2023 dhe zbuloi paligjshmëritë e shqiptarit për publikun. Kjo çoi në shpalljen zyrtarisht të Rexhepit të arratisur dhe në kërkimin e tij nga Interpoli. Ai u rikap në Turqi në vitin 2023.
    Një tjetër lojtar kyç në konsolidimin e rrjeteve kriminale shqiptare në Ekuador është Dritan Gjika. Sipas raportit të GI-TOC, ai drejtoi një strukturë që kontrabandonte deri në katër ton kokainë nga Kolumbia përmes Ekuadorit çdo muaj për shpërndarje në Evropë. Gjika vepronte nën mbulesën e të paktën dymbëdhjetë kompanive ligjore të lidhura me sektorët e pasurive të paluajtshme dhe frutave, të krijuara së bashku me ekuadorianin Rubén Cherres , i cili u vra në vitin 2023. Marrëdhënia e Cherres me kunatin e ish-Presidentit Guillermo Lasso e shndërroi këtë rast në një bombë politike që u përdor në përpjekjen e dështuar për të rrëzuar presidentin. Gjika u arrestua në vitin 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mund të ekstradohet.

    Një tipar i përsëritur është marrëdhënia midis këtyre rrjeteve dhe portit të Gioia Tauro, Itali, një enklavë historikisht e kontrolluar nga mafia Ndrangheta. Mafiat shqiptare kanë mësuar drejtpërdrejt nga mafia italiane dhe, në shumë raste, punojnë si partnerë në zinxhirin e trafikimit. Marrëdhënia e tyre bazohet në respekt të ndërsjellë dhe pragmatizëm tregtar, jo në nënshtrim.
    Përfundimi i të dy raporteve – C4ADS dhe GI-TOC – është se trafikimi i kokainës midis Ekuadorit dhe Evropës nuk shpjegohet vetëm nga dobësitë institucionale lokale, por nga një strategji e qëllimshme dhe afatgjatë nga rrjetet kriminale që kanë gjetur tregtinë ligjore, logjistikën ndërkombëtare dhe diskrecionin e biznesit si aleatët më të mirë për të mbështetur biznesin e tyre. Ajo që tregojnë këto raporte është se kokaina nuk udhëton vetëm. Ajo shoqërohet me dokumente ligjore, të dhëna të pastra të korporatave dhe deklarata doganore të patëmetë./ZËRI

    whatsapp image 2025 06 27 at 171501

    900 0 1750704386xfhfhjfkkfkfpng 940

  • Përmes kompanive të bananeve trafikojnë kokainë nga Ekuadori! Kush janë biznesmenët shqiptarë, kryeson “Bana King”

    Përmes kompanive të bananeve trafikojnë kokainë nga Ekuadori! Kush janë biznesmenët shqiptarë, kryeson “Bana King”

    Trifon Murataj

    EKUADOR- Në vitet e fundit, Ekuadori ka qenë skena e një zgjerimi të heshtur, por sistematik të rrjeteve kriminale me origjinë nga Ballkani, veçanërisht nga Shqipëria. Një raport i C4ADS, siguruar nga Infobae hedh dritë mbi një rrjet të gjerë kompanish shqiptare që, nën petkun e tregtisë së bananeve, kanë trafikuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës, përfshirë Shqipërinë.
    Në raport bëhet fjalë për gjashtë kompani shqiptare që importojnë banane nga Ekuadori dhe janë përfshirë në sekuestrime droge që nga viti 2014. Zbulohet se të njëjtat kompani, pavarësisht gjetjeve, mbeten aktive ose kanë rifilluar operacionet me ndryshime në menaxhimin e tyre. Raporti vëren se që nga fillimi i vitit 2023, vetëm ‘Masabi Fruit’ ka vazhduar dërgesat direkte të bananeve nga Ekuadori në Shqipëri , ndërsa kompani të tjera kanë ridrejtuar dërgesat e tyre në Greqi ose kanë ndaluar përkohësisht aktivitetet e tyre pa shpjegime të qarta.
    Kompania ‘Masabi Fruit’ emrat e përmendur:
    Aksioner: Trifon Murataj
    Menaxher: Shyqyri Xibrau
    Administrator: Erjon Peti
    Administrator: Klajdi Xibrau
    Kompania ‘Bana King LLC’, ‘Zico Sha’ dhe ‘Vision 22 LLC’
    Aksioner: Trifon Murataj
    ‘Masabi Fruit’, e cila vazhdoi të operonte pas një sekuestrimi në prill 2021. Edhe pse dy persona – Erjon Peti dhe Klajdi Xibrau – u arrestuan dhe u larguan nga kompania, biznesi vazhdoi nën drejtimin e një menaxheri tjetër, Shyqyri Xibrau. Një model i ngjashëm ndodhi me Zico Sha , e njohur edhe si Bana King LLC , e cila u përfshi në një sekuestrim në nëntor 2022. Aksionari i saj, Trifon Murataj, u hoq nga të dhënat, por u rikthye muaj më vonë, ndërsa kompania rifilloi importet e bananeve nga Ekuadori dhe mbajti linja të tjera tregtare me mish të ngrirë nga Brazili.
    Figura e Trifon Murataj, ky biznesmen, i lidhur me ‘Bana King LLC’ në Shtetet e Bashkuara dhe ‘Zico Sha’ në Shqipëri, ishte subjekt i një urdhër-arresti në vendin e tij pas sekuestrimit të kokainës në një kontejner nga Puerto Bolívar, Ekuador. Megjithatë, Murataj u rishfaq në të dhënat e korporatave në gusht 2023 dhe thuhet se operonte edhe nga New Jersey, ku zotëron prona dhe kompani të tjera, përfshirë Vision 22 LLC. Aktivitetet e tij tregojnë për një rrjet që kombinon ligjshmërinë e dukshme, rezidencën ndërkombëtare dhe tregtinë globale të logjistikës, të gjitha brenda një kuadri të vetëm.
    Përtej bizneseve formale, raporti përmend edhe figura kriminale të mirëorganizuara.
    Disa mbërrijnë duke ikur nga çështjet ligjore në Evropë dhe arrijnë të vendosen në Amerikën e Jugut si operatorë logjistikë, duke krijuar marrëdhënie me bandat lokale. Të tjerë, siç janë emisarët, zgjidhen drejtpërdrejt nga udhëheqësit kriminalë për të vendosur vendbanim të përhershëm në vendet e Andeve, për të ndërtuar lidhje me furnizuesit e kokainës dhe për të siguruar rrjedhën drejt porteve evropiane si Antverpi, Gioia Tauro, Roterdami ose Selaniku.
    Një nga rastet më të dokumentuara është edhe ai i Dritan Rexhepit. Një shtetas shqiptar, ai u arratis nga burgjet në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë përpara se të vendosej në Ekuador në vitin 2012. Ai u arrestua për trafik kokaine në vitin 2014, por burgosja e tij i lejoi të konsolidonte marrëdhëniet me grupet ekuadoriane si Los Choneros. Nga qelia e tij në Latacunga, Rexhepi drejtoi operacione ndërkombëtare derisa iu dha arrest shtëpiak në vitin 2021, nga i cili u arratis.
    Zbulimet çuan në ish-anëtarin e asamblesë dhe kandidatin presidencial të vrarë, Fernando Villavicencio, i cili kërkoi informacion nga shërbimi i burgjeve në prill 2023 dhe zbuloi paligjshmëritë e shqiptarit për publikun. Kjo çoi në shpalljen zyrtarisht të Rexhepit të arratisur dhe në kërkimin e tij nga Interpoli. Ai u rikap në Turqi në vitin 2023.
    Një tjetër lojtar kyç në konsolidimin e rrjeteve kriminale shqiptare në Ekuador është Dritan Gjika. Sipas raportit të GI-TOC, ai drejtoi një strukturë që kontrabandonte deri në katër ton kokainë nga Kolumbia përmes Ekuadorit çdo muaj për shpërndarje në Evropë. Gjika vepronte nën mbulesën e të paktën dymbëdhjetë kompanive ligjore të lidhura me sektorët e pasurive të paluajtshme dhe frutave, të krijuara së bashku me ekuadorianin Rubén Cherres , i cili u vra në vitin 2023. Marrëdhënia e Cherres me kunatin e ish-Presidentit Guillermo Lasso e shndërroi këtë rast në një bombë politike që u përdor në përpjekjen e dështuar për të rrëzuar presidentin. Gjika u arrestua në vitin 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mund të ekstradohet.

    Një tipar i përsëritur është marrëdhënia midis këtyre rrjeteve dhe portit të Gioia Tauro, Itali, një enklavë historikisht e kontrolluar nga mafia Ndrangheta. Mafiat shqiptare kanë mësuar drejtpërdrejt nga mafia italiane dhe, në shumë raste, punojnë si partnerë në zinxhirin e trafikimit. Marrëdhënia e tyre bazohet në respekt të ndërsjellë dhe pragmatizëm tregtar, jo në nënshtrim.
    Përfundimi i të dy studimeve – C4ADS dhe GI-TOC – është se trafikimi i kokainës midis Ekuadorit dhe Evropës nuk shpjegohet vetëm nga dobësitë institucionale lokale, por nga një strategji e qëllimshme dhe afatgjatë nga rrjetet kriminale që kanë gjetur tregtinë ligjore, logjistikën ndërkombëtare dhe diskrecionin e biznesit si aleatët më të mirë për të mbështetur biznesin e tyre. Ajo që tregojnë këto raporte është se kokaina nuk udhëton vetëm. Ajo shoqërohet me dokumente ligjore, të dhëna të pastra të korporatave dhe deklarata doganore të patëmetë./ZËRI

  • Nga Dritan Rexhepi te Trifon Murataj, media ekuadoriane: Ja shqiptarët që trafikojnë drogë me banane

    Nga Dritan Rexhepi te Trifon Murataj, media ekuadoriane: Ja shqiptarët që trafikojnë drogë me banane

    Importi i bananeve nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë përdoret nga kompani të njohura për të bërë edhe trafikimin e drogës me destinacion Europën.
    Një investigim i medias ekuadoriane Infobae.com i referohet një raporti të C4ADS (Center for Advanced Defense Studies) institut hulumtues jofitimprurës me bazë në Washington tregon se si gjashtë kompani shqiptare që importojnë banane nga Ekuadori kanë qenë të përfshira në sekuestrime droge që prej vitit 2014.
    “Masabi Fruit”, për shembull, vazhdoi aktivitetin edhe pas një sekuestrimi droge në prill 2021. Edhe pse dy persona — Erjon Peti dhe Klajdi Xibrau — u arrestuan dhe u hoqën nga kompania, ajo vazhdoi me një administrator të ri, Shyqyri Xibrau.
    Një model i ngjashëm ndodhi me “Zico Sha”, e njohur gjithashtu si “Bana King LLC”, e përfshirë në një sekuestrim në nëntor 2022. Aksionari i saj, Trifon Murataj, u hoq nga regjistrat, por u rikthye disa muaj më vonë, ndërkohë që kompania rifilloi importin e bananeve nga Ekuadori dhe vazhdoi tregtinë me mish të ngrirë nga Brazili.
    Me përjashtim të vetëm një kompanie, të gjitha firmat shqiptare që kishin tregti të rregullt bananesh midis Ekuadorit dhe Shqipërisë që nga viti 2022, rezultojnë të lidhura me dërgesa të kontaminuara me kokainë. Është zbuluar madje një model “riciklimi biznesesh”, ku administratorët dhe aksionarët problematikë zëvendësoheshin përkohësisht, për t’u rikthyer sapo të zbehej vëmendja publike.
    “Figura e Trifon Murataj është veçanërisht përfaqësuese. Ky biznesmen, i lidhur me Bana King LLC në SHBA dhe Zico Sha në Shqipëri, ka qenë subjekt i një urdhri arresti në vendin e tij pas sekuestrimit të kokainës në një kontejner që vinte nga Puerto Bolívar, Ekuador”, thuhet në raportin e medias ekuadoriane.
    Megjithatë, siç thekson C4ADS, Murataj u shfaq sërish në regjistrat e kompanisë në gusht 2023 dhe dyshohet se ka vepruar edhe nga New Jersey, ku zotëron prona dhe biznese të tjera, përfshirë Vision 22 LLC. Aktiviteti i tij tregon për një rrjet që kombinon legalitetin e dukshëm, qëndrimin ndërkombëtar dhe tregtinë logjistike globale — të gjitha brenda të njëjtit sistem.
    Një nga rastet më të dokumentuara është ai i Dritan Rexhepit. Me kombësi shqiptare, ai u arratis nga burgje në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë para se të vendosej në Ekuador në vitin 2012. U arrestua për trafik kokaine në 2014, por nga burgu në Latacunga, arriti të ndërtonte marrëdhënie me grupe ekuadoriane si “Los Choneros”. Nga qelia drejtoi operacione ndërkombëtare derisa në vitin 2021 iu dha arrest shtëpie, nga i cili më pas u arratis.
    “Infobae” ndoqi rastin e Rexhepit dhe zbuloi si ai i shpëtoi autoriteteve ekuadoriane dhe falsifikoi nënshkrime për të mos u shpallur në arrati. Këto zbulime çuan që, në prill 2023, ish-deputeti dhe kandidati presidencial i vrarë, Fernando Villavicencio, të kërkonte informacion nga shërbimet e burgjeve dhe të denonconte publikisht paligjshmëritë e kryera nga shqiptari. Kjo çoi në shpalljen zyrtare të Rexhepit si i arratisur dhe në lëshimin e një kërkimi nga Interpoli. Ai u kap sërish në Turqi në vitin 2023.
    Një tjetër aktor kyç në konsolidimin e rrjeteve kriminale shqiptare në Ekuador është Dritan Gjika. Sipas raportit të GI-TOC, ai drejtonte një strukturë që sillte deri në katër tonë kokainë çdo muaj nga Kolumbia përmes Ekuadorit, me destinacion Europën. Gjika operonte nën mbulesën e të paktën dymbëdhjetë kompanive të ligjshme të lidhura me sektorin e pasurive të paluajtshme dhe atë të frutave, të krijuara së bashku me ekuadorianin Rubén Cherres, i cili u vra në vitin 2023.

  • Vrasja e Stiven Toshkësit/ Dënohet me  18 vite burg autori Axel Hoxhaj

    Vrasja e Stiven Toshkësit/ Dënohet me 18 vite burg autori Axel Hoxhaj

    Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze

    TIRANË- Axel Hoxhaj është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Tiranës, pasi është shpallur fajtor për vrasjen e Stiven Toshkësit. Ngjarja e rëndë ndodhi në prill të 2 viteve më parë në kryeqytet. Ndërkohë që fajtor për “moskallëzim” krimi është shpallur edhe Ensi Maze, miku i Hoxhajt, i cili ishte gjithashtu prezent në momentin e vrasjes të të riut.
    20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Toshkesi ndërroi jetë në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Shkaku i ngjarjes së rëndë fillimisht u raportua konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë. Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Megjithatë pak javë pas vrasjes doli dhe një tjetër konflikt i të riut. Konflikti për një vajzë ka nisur me një person tjetër. Bëhet fjalë për Arbëri Murataj, djali i famëkeqit Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt Policisë.
    Arbër Murataj i kishte ngacmuar të dashurën dhe më pas e ka marrë në telefon Toshkësin për t’u sqaruar. Për të shuar gjakrat, të dy janë takuar në rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së Baletit, por aty viktima është qëlluar për herë të parë me hanxhar. Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj. 2 muaj më vonë, më 18 prill ai u vra po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, ndërsa Maze ndodhej po ashtu në vendin e ngjarjes dhe mbajti brenda mjetit shokun e viktimës, në mënyrë që të mos e ndihmonte.
    Por edhe pse i përfshirë, Arbër Murataj është i shpallur në kërkim dhe ende nuk ka përfunduar në prangat e Policisë./ZËRI