Tag: municioni

  • Zbulohet arsenal në Fier, sekuestrohen 13 armë zjarri e municion luftarak! Pranga 38-vjeçarit (VIDEO)

    Zbulohet arsenal në Fier, sekuestrohen 13 armë zjarri e municion luftarak! Pranga 38-vjeçarit (VIDEO)

    Policia e Fierit ka njoftuar zbulimin e një baze kriminale, ku mbahej arsenal armësh, pjesë armësh dhe municioni, me qëllim shitjen te kontigjenti kriminal për kryerjen e krimeve kundër personit.
    Sekuestrohen 13 armë zjarri (3 prej tyre të modifikuara për shënjestër optike dhe për silenciator), 2 silenciatorë, dhjetëra karikatorë dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.
    Policia është informuar nga gazetarë të një emisioni investigativ se një shtetas me të cilin ata kishin komunikuar në kuadër të punës së tyre posedonte pa leje një armë zjarri.
    “U lokalizua shtetasi i dyshuar, konkretisht Milasin Ramaj, 38 vjeç, banues në Fier, i cili u ndalua teksa lëvizte me automjet, në lagjen “Kastriot”. Nga kontrolli në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë që posedohej pa leje dhe një shumë parash rreth 3 mijë e 500 euro. Në vijim, shërbimet e Policisë kanë kryer hetime të thelluara mbi veprimtarinë kriminale të 38-vjeçarit, dhe si rezultat kanë mundësuar zbulimin e një banese (aktualisht të pabanuar), në lagjen “Kastriot”, të cilën ky shtetas e përdorte si bazë armësh, pjesësh armësh dhe municioni, dyshohet për t’ua shitur grupeve kriminale”, lexohet në njoftimin e policisë.

    Nga kontrolli në këtë ambient, janë gjetur dhe sekuestruar:
    -10 armë zjarri automatikë, 3 nga të cilët, të modifikuar me shënjestër optike dhe me vend filetimi për silenciator;
    -1 armë zjarri pistoletë;
    -1 armë zjarri pistoletë automatike;
    -2 silenciatorë;
    -9 karikatorë automatiku;
    -3 karikator pushke;
    -2 krehra pistolete;
    -sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.
    Policia arrestoi 38-vjeçarin dhe ndërkohë vijon të kryejë hetime, në koordinim me Prokurorinë e Fierit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

  • Fier, zbulohet një bazë kriminale. Sekuestrohet arsenal armësh! (VIDEO)

    Fier, zbulohet një bazë kriminale. Sekuestrohet arsenal armësh! (VIDEO)

    Policia e Fierit ka njoftuar zbulimin e një baze kriminale, ku mbahej arsenal armësh, pjesë armësh dhe municioni, me qëllim shitjen te kontigjenti kriminal për kryerjen e krimeve kundër personit.
    Sekuestrohen 13 armë zjarri (3 prej tyre të modifikuara për shënjestër optike dhe për silenciator), 2 silenciatorë, dhjetëra karikatorë dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.
    Policia është informuar nga gazetarë të një emisioni investigativ se një shtetas me të cilin ata kishin komunikuar në kuadër të punës së tyre posedonte pa leje një armë zjarri.
    “U lokalizua shtetasi i dyshuar, konkretisht Milasin Ramaj, 38 vjeç, banues në Fier, i cili u ndalua teksa lëvizte me automjet, në lagjen “Kastriot”. Nga kontrolli në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë që posedohej pa leje dhe një shumë parash rreth 3 mijë e 500 euro. Në vijim, shërbimet e Policisë kanë kryer hetime të thelluara mbi veprimtarinë kriminale të 38-vjeçarit, dhe si rezultat kanë mundësuar zbulimin e një banese (aktualisht të pabanuar), në lagjen “Kastriot”, të cilën ky shtetas e përdorte si bazë armësh, pjesësh armësh dhe municioni, dyshohet për t’ua shitur grupeve kriminale”, lexohet në njoftimin e policisë.

    Nga kontrolli në këtë ambient, janë gjetur dhe sekuestruar:
    -10 armë zjarri automatikë, 3 nga të cilët, të modifikuar me shënjestër optike dhe me vend filetimi për silenciator;
    -1 armë zjarri pistoletë;
    -1 armë zjarri pistoletë automatike;
    -2 silenciatorë;
    -9 karikatorë automatiku;
    -3 karikator pushke;
    -2 krehra pistolete;
    -sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.
    Policia arrestoi 38-vjeçarin dhe ndërkohë vijon të kryejë hetime, në koordinim me Prokurorinë e Fierit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

  • Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

    Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

    Municioni i prodhuar në fabrikat e mbrojtjes në Serbi, kryesisht për sisteme të rënda me rreze të gjatë veprimi, po u dërgohet vendeve anëtare të NATO-s në të mirë të Ukrainës, në formën e seteve të plota të pjesëve për montim, ka njoftuar shërbimi për media i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë.

    “Kjo i mundëson Kievit që formalisht të pranojë pajisje të industrisë ushtarake që, në atë fazë, nuk janë më serbe, pasi montohen në fabrika armësh në vendet perëndimore. Montimi dhe mbushja e municionit bëhet kryesisht në Çeki dhe Bullgari”, thuhet në njoftimin e datës 23 qershor, të publikuar në faqen zyrtare të këtij shërbimi rus.
    Në njoftim shtohet se, sipas të dhënave të siguruara nga inteligjenca e jashtme ruse, “ushtria ukrainase është shumë mirënjohëse ndaj prodhuesve serbë të armëve dhe municionit për kontributin e tyre në ruajtjen e gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura të Ukrainës”.

    Po ashtu thuhet se, sipas këtyre të dhënave, fabrika “Krushik” nga Valevo, në perëndim të Serbisë, ia ka shitur disa seri të mëdha setesh për montimin e raketave me kalibër 122 mm për sistemin raketor “Grad” kompanisë çeke “Policske Strojirny”. Ndërsa kompania “Eling”, sipas të njëjtit burim, i ka dërguar sete për prodhimin e të njëjtave raketa, si dhe minave me kalibër 120 mm, kompanisë bullgare “EMKO”.
    Në komunikatë theksohet se prodhuesit serbë të armatimit dhe pajisjeve ushtarake “janë të vetëdijshëm për konsumatorët e vërtetë të produkteve të tyre”.
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 23 qershor se Serbia ka ndaluar eksportin e armëve. Deklarata e tij vjen në kulmin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit. Gjatë një deklarate për gazetarët, Vuçiq u ndal edhe te akuzat për eksport të municionit drejt Ukrainës.
    “Pasi kemi parë që (municioni) është shfaqur në Ukrainë, në të dyja anët po ankohen të dyja palët. Dhe mënyra e vetme për të ndryshuar këtë është që të them: për një kohë, i gjithë municioni shkon vetëm në depot tona ushtarake”, tha Vuçiq.
    Të dhëna të sakta se çfarë lloj armatimi dhe pajisje ushtarake, dhe në çfarë sasie Serbia eksporton drejt Ukrainës, Izraelit apo vendeve të tjera, nuk janë të disponueshme publikisht. Ministria përkatëse nuk i ka publikuar raportet vjetore mbi licencat e dhëna për eksport, të paktën në vitet e fundit.
    Duke iu përgjigjur kritikave për eksportin e armatimit, Vuçiq tha se kujdeset për sigurinë e vendit, por edhe për punëtorët e industrisë së mbrojtjes, ku prodhohet municioni që Serbia e ka eksportuar jashtë.
    Kjo nuk është hera e parë që Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë e akuzon Serbinë se po i dërgon municion Ukrainës. Në një deklaratë të mëhershme, më 28 maj, ky shërbim kishte pohuar se Serbia, “pavarësisht neutralitetit të deklaruar zyrtarisht”, vazhdon me dërgesat ushtarake drejt Ukrainës.
    Reagimi nga Moska vjen pas raportimeve ndër vite të disa mediave se armë dhe municione serbe përfundojnë në duart e ushtarëve ukrainas përmes vendeve të treta.
    Zyrtarët në Beograd kanë mohuar vazhdimisht që Serbia eksporton armatim drejtpërdrejt në Ukrainë apo Rusi, duke deklaruar se “nuk kanë kontroll” mbi atë se ku përfundon armatimi i shitur nga Serbia pasi kalon në vende të tjera./REL

  • Automatikë dhe granata difensive të fshehura në murin e banesës, e pëson i moshuari në Vlorë

    Automatikë dhe granata difensive të fshehura në murin e banesës, e pëson i moshuari në Vlorë

    Policia e Vlorës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme armatimi dhe municioni luftarak, të fshehur në murin e një ndërtese të braktisur në lagjen “Hajro Çakërri”.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në katin e dytë të ndërtesës u zbuluan të murosura 2 armë zjarri automatike, 12 granata difensive pa ndezës, 14 ndezës granatash, dhe rreth 2200 fishekë luftarak.
    Armët e zjarrit dhe municioni do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim me qëllim përcaktimin nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.
    Nga hetimet paraprake, rezultoi se godina është në pronësi të shtetasit Gj. K., 67 vjeç, banues në të njëjtën lagje. Për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore, ai është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
    Njoftimi i policise
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontroll në një ndërtesë të vjetër të pabanuar, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në katin e dytë të së cilës gjetën të murosura disa armë dhe municion luftarak.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 armë zjarri automatike, 12 granata difensive pa ndezës, 14 ndezës granatash të mbështjellë me letër dhe rreth 2200 fishekë luftarak.
    Armët dhe municioni do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim të mëtejshëm, me qëllim përcaktimin nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.
    Nga verifikimet rezultoi se ndërtesa ku u gjetën armët dhe municioni është në pronësi të shtetasit Gj. K., 67 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, i cili, në përfundim të veprimeve procedurale, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës dhe të gjendjes shëndetësore.
    Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • Arrestohet 28-vjeçari me armë zjarri në makinë, në kërkim dy të rinj të tjerë

    Arrestohet 28-vjeçari me armë zjarri në makinë, në kërkim dy të rinj të tjerë

    Një rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në fshatin Domje të Tiranës. Gjatë një kontrolli të befasishëm në një automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.
    Në automjet ndodheshin drejtuesi, shtetasi F. M., 28 vjeç, dhe një pasagjer 16-vjeçar. Si rezultat i veprimeve hetimore:
    ·         U arrestua në flagrancë F. M., banues në Domje, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
    ·         U procedua penalisht në gjendje të lirë pasagjeri 16-vjeçar, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
    ·         U shpallën në kërkim shtetasit R. T., 24 vjeç, pronari i automjetit, dhe V. B., 24 vjeç, përdoruesi aktual i tij, të dy banues në Domje. Dyshohet se ata i kanë dhënë automjetin 28-vjeçarit të arrestuar.
    Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan A2 CNN.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

  • 64-vjeçari mbush shtëpinë me municion, çfarë i gjeti policia në Tiranë

    64-vjeçari mbush shtëpinë me municion, çfarë i gjeti policia në Tiranë

    Policia e Tiranës njoftoi këtë të mërkurë se vuri në pranga një 64-vjeçar për armëmbajtje pa leje.
    Uniformat blu thanë se siguruan informacione nga inteligjenca policore se në një banesë në rrugën “Pasho Hysa” në kryeqytet mbaheshin armë dhe sende të tjera.
    Për këtë arsye u finalizua operacioni i koduar “Municioni”. Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme municioni, 7 karikatorë, 1 pistoletë me mulli, 4 armë të ftohta, uniforma dhe shkopa gome si të policisë.
    Për këtë arsye 64-vjeçari u vu në pranga. Ndaj tij rëndon edhe akuza e mbajtjes pa të drejtë të uniformës.

  • Tiranë/Iu gjetën armë, municione dhe uniforma policie në banesë, pranga 64 vjeçarit

    Tiranë/Iu gjetën armë, municione dhe uniforma policie në banesë, pranga 64 vjeçarit

    Posedonte armë dhe një sasi të konsiderueshme municioni, arrestohet shtetasi A.D. 64 vjeç. Konkretisht, në banesën e tij iu gjetën 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe mjete si të policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni.
    Sipas policisë, armë dhe sende të tjera mbaheshin në kundërshtim me ligjin në një  banesë në rrugën “Pasho Hysa”.
    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, ky shtetas u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
    Njoftimi i policisë
    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Municioni”.
    Iu gjetën në banesë: •7 karikatorë armësh, •4 armë të ftohta, •1 pistoletë me mulli, •uniforma dhe mjete si të Policisë, si dhe •sasi të konsiderueshme municioni, arrestohet poseduesi.
    Sekuestrohen sendet, të cilat posedoheshin pa leje.
    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një banesë në rrugën “Pasho Hysa”, mbaheshin në kundërshtim me ligjin, armë dhe sende të tjera, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Municioni”.
    Gjatë ndërhyrjes, në këtë banesë u gjetën 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe shkop gome si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni, të cilat posedoheshin pa leje, nga pronari i banesës, shtetasi A. D., 64 vjeç.
    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, ky shtetas u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
     

  • Mbante fishekë, armë të ftoha e uniforma policie në banesë, në pranga 64-vjeçari

    Mbante fishekë, armë të ftoha e uniforma policie në banesë, në pranga 64-vjeçari

    TIRANË- Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi në banesë iu gjet një arsenal i plotë armësh. Në kuadër të operacionit “Municioni”, në banesën e të moshuarit Arian Durmishaj janë gjetur dhe sekuestruar: 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe mjete si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Municioni”.
    Iu gjetën në banesë: •7 karikatorë armësh, •4 armë të ftohta, •1 pistoletë me mulli, •uniforma dhe mjete si të Policisë, si dhe •sasi të konsiderueshme municioni, arrestohet poseduesi. Sekuestrohen sendet, të cilat posedoheshin pa leje. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një banesë në rrugën “Pasho Hysa”, mbaheshin në kundërshtim me ligjin, armë dhe sende të tjera, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Municioni”. Gjatë ndërhyrjes, në këtë banesë u gjetën 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe shkop gome si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni, të cilat posedoheshin pa leje, nga pronari i banesës, shtetasi A. D., 64 vjeç.
    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, ky shtetas u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI