Tag: municioneve

  • Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë

    Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi se prodhimi i municioneve “Made in Kosova” do të nisë në vitin 2026.
    Në Ballkan, ku balancat e sigurisë mbeten të brishta dhe veprimet shtetërore shpesh interpretohen përtej peshës së tyre reale, edhe hapat e vegjël marrin rëndësi të shtuar. Në këtë kontekst, prodhimi i planifikuar i municionit nga Kosova është një hap i kufizuar, por me potencial për të ndikuar në mënyrën se si vendi perceptohet në fushën e mbrojtjes.
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi se fabrika e parë e municioneve në Kosovë do të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës, ndërsa prodhimi i parë pritet të dalë në fund të vitit 2026. Dhe, aktiviteti nuk do të ndalet me kaq.

    “Kjo zonë industriale do të shërbejë edhe për investitorë të tjerë, me të cilët jemi në kontakt dhe do të prodhojmë lloje të ndryshme të produkteve ushtarake – dronë ushtarakë dhe civilë ‘Made in Kosova’”, tha Kurti më 27 nëntor.

    Marrëveshja për fabrikën u nënshkrua më 16 dhjetor, 2024, mes Qeverisë së Kosovës dhe prodhuesit shtetëror turk, MKE.

    Radio Evropa e Lirë nuk arriti të kontaktojë drejtpërdrejt me kompaninë, por, sipas një deklarate të saj nga tetori, Kosova do të pajiset me makineri për prodhimin e fishekëve dhe plumbave, një linjë prodhimi dhe montimi, laborator dhe pajisje testimi. Personeli i MKE-së do të ofrojë edhe shërbime prodhimi, mirëmbajtjeje, riparimi dhe asistencë teknike për stafin kosovar.
    I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, një zyrtar i NATO-s në Bruksel nuk dha një vlerësim të drejtpërdrejtë për njoftimin e Kosovës se do të nisë prodhimin e municionit në vitin 2026, as për standardet specifike që vendi duhet t’i ndjekë, por u shpreh vetëm se “misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, mbetet i përqendruar në zbatimin e mandatit të OKB-së, duke ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së, EULEX”.
    NATO-ja nuk e ka mbështetur shndërrimin e FSK-së në ushtri – proces që pritet të përfundojë në vitin 2028. Autoritetet e Kosovës, përfshirë Kurtin, thonë se ai po zhvillohet sipas standardeve të NATO-s dhe se armatimi i blerë gjatë katër vjetëve të fundit – në vlerë mbi 430 milionë euro sipas tij – vjen nga vende anëtare të aleancës: SHBA-ja, Turqia, Gjermania e të tjera.
    “Duke e rritur ushtrinë, e sigurojmë Republikën. Duke e ngritur Forcën e Sigurisë së Kosovës, e forcojmë partneritetin me aleatë”, tha Kurti.
    Koloneli amerikan në pension, Ray Wojcik, e sheh vendimin e Kosovës për të prodhuar municione si një “iniciativë fantastike” – në linjë me pritjet e NATO-s që vendet aspiruese të zhvillojnë kapacitete industriale mbrojtëse. Në vlerësimin e tij, Kosova po e nis këtë prodhim në kohën e duhur: për të forcuar aftësitë e saj ende të kufizuara, për t’iu përgjigjur kërkesave më të larta të sigurisë pas luftës në Ukrainë dhe për të rritur bashkëpunimin rajonal me aleatët.
    “Një nga gjërat pozitive për Kosovën, falë pranisë shumëvjeçare të misionit të NATO-s, KFOR, është marrëdhënia e ngushtë dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me aleatët. Kosova e ka diskutuar këtë nismë veçanërisht me SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar – dy nga aleatët e saj më të afërt, të cilët janë shumë mbështetës për të”, thotë Wojcik për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
    Wojcik, i cili ka shërbyer si udhëheqës i Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ambasadën amerikane në Prishtinë, përmend edhe marrëveshjen rajonale të mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e cila, sipas tij, mbështet iniciativën për prodhimin e municioneve në Kosovë.
    Argyro Kartsonaki, nga Instituti për Kërkime të Paqes dhe Politika të Sigurisë në Hamburg, pajtohet se është logjike që një shtet i vogël të përpiqet të forcojë sigurinë e vet, por paralajmëron, po ashtu, se këto veprime mund të perceptohen si kërcënim nga fqinjët, duke i rritur tensionet, në vend se t’i ulin ato.
    “Kjo nuk do t’i ndryshojë dinamikat e sigurisë në Ballkan. Ajo që mund të bëjë, megjithatë, është t’i ushqejë narrativët. T’i japë edhe një element propagandës dhe diskurseve populiste të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nëse kjo pastaj ekzagjerohet, mund të krijojë frikë dhe pasiguri të perceptuar. Dhe, frika e perceptuar është po aq reale sa edhe kërcënimi i vërtetë. Pikërisht këtu qëndron edhe delikatesa e këtij vendimi”, thotë Kartsonaki për Exposenë.
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka interpretuar marrëveshjen e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë si shenjë të një gare armatimi, duke theksuar se Serbia “do të mbrohet me sukses nga çdo agresor i mundshëm”.
    Në të njëjtën linjë, kryetari i Komisionit parlamentar për Mbrojtje në Serbi, Millovan Drecun, ka pretenduar se fabrika turke e municioneve në Kosovë cenon sigurinë dhe pozitën e serbëve në vend, por pa sjellë prova konkrete për këtë.
    Serbia, përndryshe, mbetet fuqia dominuese ushtarake në rajon, me një buxhet mbrojtjeje dukshëm më të lartë se ai i Kosovës dhe i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
    Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm – SIPRI, Kosova në vitin 2024 ka ndarë rreth 162 milionë dollarë për mbrojtjen, ndërsa Serbia rreth 2.2 miliardë.
    Serbia, po ashtu, mbetet eksportuesja kryesore e armëve dhe municioneve në rajon, duke përbërë mbi 65% të totalit të eksporteve, sipas Institutit për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Evropën Juglindore dhe Lindore (SEESAC). Pas saj renditen Bosnje dhe Hercegovina dhe vendet e tjera të rajonit, si Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat eksportojnë gjithçka – nga municionet e lehta deri te minat dhe raketat.
    Koloneli Wojcik thotë se Kosova duhet t’i adresojë perceptimet e Serbisë duke komunikuar qartë se iniciativat e saj të mbrojtjes, përfshirë prodhimin e municioneve, synojnë t’i përmbushin standardet e NATO-s dhe të shërbejnë si mjet mbrojtës, jo si kërcënim.
    “Është një përpjekje për stabilitet rajonal, pasi mund të veprojë si mjet parandalues ndaj Serbisë agresive, e cila ka kapacitete të mëdha prodhimi armësh dhe municionesh. Prandaj, për një sasi shumë të vogël armësh ose municionesh që do të prodhojë Kosova, nuk ka arsye shqetësimi për serbët”, thotë Wojcik.
    Se çfarë lloji dhe çfarë sasie municionesh synon të prodhojë Kosova, nuk dihet saktësisht, pasi një pjesë e madhe e informacionit në fushën e mbrojtjes është e klasifikuar. Në një deklaratë të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci – tani në detyrë – ka thënë se Kosova nuk mund të bëhet plotësisht e vetëqëndrueshme, por mund ta zvogëlojë varësinë nga vendet e tjera, duke prodhuar municione dhe armatime që përdoren më shumë dhe sigurohen më vështirë.
    Kartsonaki, nga Instituti për Kërkime të Paqes dhe Politika të Sigurisë, thotë se Kosova, si një vend i vogël, nuk mund të zhvillojë një industri të madhe të mbrojtjes, pa kufizuar ndjeshëm buxhetin e saj për fusha të tjera të rëndësishme.
    “Çështja është se ju keni një shtet të vogël, me nivele të larta të varfërisë dhe papunësisë. A është ky vërtet investimi më i mirë që mund të bëni? Këtu nuk bëhet fjalë për Gjermaninë, e cila mund të prodhojë armë në një shkallë më të madhe, por, njëkohësisht, ka mjaft fonde për të mbuluar edhe aspektet sociale të shtetit”, thotë Kartsonaki.
    Koloneli Wojcik thekson se buxheti i kufizuar i mbrojtjes e detyron Kosovën të veprojë me kujdes maksimal, duke investuar burimet në mënyrë të zgjuar. Ai nënvizon nevojën që përpjekjet në industrinë e mbrojtjes të koordinohen ngushtë me aleatët kryesorë dhe të shmangen partneritetet që mund të dëmtojnë stabilitetin rajonal ose përafrimin me Perëndimin.
    Për të qenë efektiv, ai thotë se sektori i mbrojtjes duhet të funksionojë sipas standardeve ndërkombëtare, duke përfshirë transparencën, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
    “Mendoj se Kosova ka treguar rezultate të qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin dhënë ndihmë për kaq shumë vite për sigurinë Kosovës, nëse do të kishte shqetësime për korrupsion në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo është një shenjë e mirë, dhe përpjekja për prodhimin e municioneve duhet të ndjekë të njëjtin model – duke u mbikëqyrur nga NATO-ja dhe partnerët kryesorë, si SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndaj, rreziku për keqmenaxhim është shumë i ulët”, thotë Wojcik.
    Shtetet e Bashkuara kanë në Kosovë kampin Bondsteel, që shërben si baza më e madhe ushtarake amerikane në Ballkan. NATO-ja ka ende mbi 4.000 paqeruajtës – kryesisht në veri të vendit, ku, në dy vjetët e fundit, janë shënuar tensionet më të rënda etnike që nga shpallja e pavarësisë, më 2008.
    Forca e Sigurisë së Kosovës është e armatosur lehtë, por që nga ardhja e Kurtit në pushtet në vitin 2021, buxheti i mbrojtjes ka shkuar duke u rritur.
    Edhe në nivel global, të ardhurat nga industria e armëve janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024 – nxitur nga shpenzimet e larta ushtarake për shkak të luftërave në Ukrainë dhe në Gazë, si dhe tensioneve gjeopolitike rajonale dhe globale. Sipas Institutit SIPRI, shitjet e armëve dhe shërbimeve ushtarake janë rritur për 5.9 për qind vitin e kaluar, duke arritur një rekord prej 679 miliardë dollarësh.
    Me fjalët e kolonelit Wojcik, prodhimi i municioneve në Kosovë mund të jetë në dobi edhe të aleatëve të NATO-s, përfshirë Ukrainën.
    REL/ Valona Tela

  • Albin Kurti: Municionet e para ‘Made in Kosova’ do të prodhohen në fund të vitit 2026

    Albin Kurti: Municionet e para ‘Made in Kosova’ do të prodhohen në fund të vitit 2026

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se municionet e para të fabrikës së municioneve që do të ndërtohet në Gjakovë do të prodhohen në fund të vitit 2026.Qeveria në detyrë e Kosovës më 27 nëntor miratoi kërkesën për shpronësimin e pronave të ish-kombinatit bujqësor Ereniku, për ndërtimin e zonës industriale në Jahoc të Gjakovës, ku do të ndërtohet fabrika e municioneve.
    “Me këtë hapim rrugë në terren ndërtimit të fabrikës së municioneve, të parës së llojit të saj në Kosovë që do t’i shërbejë ushtrisë sonë, do ta rrisë sigurinë tonë dhe do t’i ngrehë edhe më tej kapacitetet tona mbrojtëse”, tha Kurti në fillim të mbledhjes.
    Nëntorin e vitit të kaluar, Qeveria kishte njoftuar për nisjen e procesit për hapjen e një fabrike për prodhimin e municionit dhe për laboratorë për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë, të njohura si dronë.
    Dhjetorin e po atij viti, Qeveria e Kosovës nënshkroi marrëveshje me prodhuesin turk të industrisë Makine ve Kimya Endüstrisi, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë.
    “Ndërtimi i kësaj fabrike, për të cilin kemi kontratë të nënshkruar me prodhuesin turk MKE, do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Municionet e para nga kjo fabrikë do të dalin në fundin e vitit 2026. Përveç fabrikës së municioneve, kjo zonë industriale do të shërbejë edhe për investitorë të tjerë me të cilët jemi në kontakt dhe do të prodhojmë lloje të ndryshme të produkteve ushtarake, dronët ushtarakë dhe civilë ‘Made in Kosova’”, tha Kurti.
    Ai tha se gjatë mandatit katërvjeçar, Forca e Sigurisë së Kosovës që sot shënon ditën e saj, është pajisur me pajisje moderne. Gjatë kësaj periudhe, mbi 430 milionë euro kanë shkuar për blerje të armatimit për FSK-në.
    Viteve të fundit, Kosova ka rritur buxhetin për mbrojtje dhe së voni vendi ka pranuar dronë, autoblinda dhe pajisje të tjera që i ka blerë nga prodhues të ndryshëm amerikanë.FSK-ja është aktualisht në proces të transformimit në ushtri të rregullt. Deri në fund të këtij procesi, më 2028, FSK-ja pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë nga mbi 4.000 sa i ka aktualisht./REL/

  • Kurti: Municionet e para ‘Made in Kosova’ do të prodhohen në fund të vitit 2026

    Kurti: Municionet e para ‘Made in Kosova’ do të prodhohen në fund të vitit 2026

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se municionet e para të fabrikës së municioneve që do të ndërtohet në Gjakovë do të prodhohen në fund të vitit 2026.
    Qeveria në detyrë e Kosovës më 27 nëntor miratoi kërkesën për shpronësimin e pronave të ish-kombinatit bujqësor Ereniku, për ndërtimin e zonës industriale në Jahoc të Gjakovës, ku do të ndërtohet fabrika e municioneve.
    “Me këtë hapim rrugë në terren ndërtimit të fabrikës së municioneve, të parës së llojit të saj në Kosovë që do t’i shërbejë ushtrisë sonë, do ta rrisë sigurinë tonë dhe do t’i ngrehë edhe më tej kapacitetet tona mbrojtëse”, tha Kurti në fillim të mbledhjes.

    Nëntorin e vitit të kaluar, Qeveria kishte njoftuar për nisjen e procesit për hapjen e një fabrike për prodhimin e municionit dhe për laboratorë për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë, të njohura si dronë.
    Dhjetorin e po atij viti, Qeveria e Kosovës nënshkroi marrëveshje me prodhuesin turk të industrisë Makine ve Kimya Endüstrisi, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë.
    “Ndërtimi i kësaj fabrike, për të cilin kemi kontratë të nënshkruar me prodhuesin turk MKE, do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Municionet e para nga kjo fabrikë do të dalin në fundin e vitit 2026. Përveç fabrikës së municioneve, kjo zonë industriale do të shërbejë edhe për investitorë të tjerë me të cilët jemi në kontakt dhe do të prodhojmë lloje të ndryshme të produkteve ushtarake, dronët ushtarakë dhe civilë ‘Made in Kosova’”, tha Kurti.
    Ai tha se gjatë mandatit katërvjeçar, Forca e Sigurisë së Kosovës që sot shënon ditën e saj, është pajisur me pajisje moderne. Gjatë kësaj periudhe, mbi 430 milionë euro kanë shkuar për blerje të armatimit për FSK-në.
    Viteve të fundit, Kosova ka rritur buxhetin për mbrojtje dhe së voni vendi ka pranuar dronë, autoblinda dhe pajisje të tjera që i ka blerë nga prodhues të ndryshëm amerikanë.
    FSK-ja është aktualisht në proces të transformimit në ushtri të rregullt. Deri në fund të këtij procesi, më 2028, FSK-ja pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë nga mbi 4.000 sa i ka aktualisht./rel

  • Kurti: Municionet e para “Made in Kosova” do të prodhohen në fund të vitit 2026

    Kurti: Municionet e para “Made in Kosova” do të prodhohen në fund të vitit 2026

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se municionet e para të fabrikës së municioneve që do të ndërtohet në Gjakovë do të prodhohen në fund të vitit 2026.
    Qeveria në detyrë e Kosovës më 27 nëntor miratoi kërkesën për shpronësimin e pronave të ish-kombinatit bujqësor Ereniku, për ndërtimin e zonës industriale në Jahoc të Gjakovës, ku do të ndërtohet fabrika e municioneve.
    “Me këtë hapim rrugë në terren ndërtimit të fabrikës së municioneve, të parës së llojit të saj në Kosovë që do t’i shërbejë ushtrisë sonë, do ta rrisë sigurinë tonë dhe do t’i ngrehë edhe më tej kapacitetet tona mbrojtëse”, tha Kurti në fillim të mbledhjes.
    Nëntorin e vitit të kaluar, Qeveria kishte njoftuar për nisjen e procesit për hapjen e një fabrike për prodhimin e municionit dhe për laboratorë për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë, të njohura si dronë.
    Dhjetorin e po atij viti, Qeveria e Kosovës nënshkroi marrëveshje me prodhuesin turk të industrisë Makine ve Kimya Endüstrisi, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë.
    “Ndërtimi i kësaj fabrike, për të cilin kemi kontratë të nënshkruar me prodhuesin turk MKE, do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Municionet e para nga kjo fabrikë do të dalin në fundin e vitit 2026. Përveç fabrikës së municioneve, kjo zonë industriale do të shërbejë edhe për investitorë të tjerë me të cilët jemi në kontakt dhe do të prodhojmë lloje të ndryshme të produkteve ushtarake, dronët ushtarakë dhe civilë ‘Made in Kosova’”, tha Kurti.
    Ai tha se gjatë mandatit katërvjeçar, Forca e Sigurisë së Kosovës që sot shënon ditën e saj, është pajisur me pajisje moderne. Gjatë kësaj periudhe, mbi 430 milionë euro kanë shkuar për blerje të armatimit për FSK-në.
    Viteve të fundit, Kosova ka rritur buxhetin për mbrojtje dhe së voni vendi ka pranuar dronë, autoblinda dhe pajisje të tjera që i ka blerë nga prodhues të ndryshëm amerikanë.
    FSK-ja është aktualisht në proces të transformimit në ushtri të rregullt. Deri në fund të këtij procesi, më 2028, FSK-ja pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë nga mbi 4.000 sa i ka aktualisht. /REL

  • Furnizimi i Ukrainës me armë, Rusia nuk e “fal” Serbinë, ja pse Putini nuk e ka përtypur ende tradhtinë e aleatit

    Furnizimi i Ukrainës me armë, Rusia nuk e “fal” Serbinë, ja pse Putini nuk e ka përtypur ende tradhtinë e aleatit

    Marsela SHYTIA
    Çështja e dërgesave të armëve nga Serbia drejt Ukrainës po e përndjek sërish Beogradin, duke hedhur hijet e një tensioni të hapur mbi marrëdhëniet e saj me aleatin e vjetër, Rusinë. Edhe pse Serbia është përpjekur të ruajë neutralitetin politik dhe ushtarak në raport me luftën në Ukrainë, Moska nuk po e kalon lehtë atë që e konsideron si një “shkelje të besimit”. Deklaratat e fundit të ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko, tregojnë qartë se Rusia nuk e ka harruar akuzën për eksport indirekt të municioneve serbe në frontin ukrainas, një çështje që duket se ende nuk ka marrë fund.
    Deklaratat e ambasadorit
    Ambasadori Harchenko, tha se shpreson që presidenti serb Aleksandër Vuçiç ta ketë “zgjidhur” eksportin e municioneve nga Serbia në Ukrainë, duke vlerësuar se kjo ishte një situatë “shqetësuese” në marrëdhëniet me Moskën. Ministria serbe e Mbrojtjes njoftoi në fund të qershorit se, në përputhje me udhëzimet e Presidentit të vendit, i cili është gjithashtu Komandanti Suprem i Ushtrisë Serbe, eksporti i armëve dhe pajisjeve ushtarake të prodhuara në Serbi po pezullohet, pasi Moska më herët atë javë akuzoi Beogradin për shitje indirekte të municioneve të artilerisë në Ukrainë.
    Raporti
    Deklarata nga Ministria e Mbrojtjes erdhi pasi Agjencia e Inteligjencës së Jashtme e Rusisë (SVR) njoftoi se dy kompani serbe shisnin raketa shumë-tytëshe dhe predha mortajash, ose pjesë përbërëse për to, të cilat u eksportuan në Ukrainë përmes dy kompanive në Republikën Çeke dhe Bullgari. Kjo ishte akuza e dytë e SVR-së e bërë në këtë mënyrë pas të parës, të publikuar më 29 maj. Vuçiç më pas, pas një takimi me udhëheqjen ushtarake, tha se vendi kishte ndaluar të gjitha shitjet e armëve, pa e lidhur atë vendim me njoftimin e inteligjencës ruse, i dyti në muajin e fundit në të cilin Beogradi u akuzua drejtpërdrejt se industria e tij ushtarake ishte “e vetëdijshme për konsumatorët e vërtetë” të produkteve të saj.
    Problemi
    Duke vlerësuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Moskës si “përgjithësisht pozitive”, ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Boçan Kharchenko, tha në një intervistë me të përditshmen beogradase Politika se kishte gjëra “shqetësuese”, duke përmendur eksportin e municioneve nga Serbia që po arrinin në Ukrainë. “Pati gjithashtu një situatë në lidhje me municionet serbe që mbërritën në forcat e armatosura ukrainase, të cilën shpresojmë se Presidenti Vuçiç e zgjidhi menjëherë”, tha Harchenko. Në përgjigje të vërejtjes së një gazetari se Serbia ka një problem me të ashtuquajturit “përdorues fundorë” të municioneve të eksportuara, diplomati rus deklaroi se ky problem ekziston, por beson se “Presidenti Vuçiç më në fund ka gjetur një zgjidhje që parandalon mundësinë e mashtrimit nga të ashtuquajturit përdorues fundorë dhe dërgimin e armëve serbe në Ukrainë”. “Nuk po them që Serbia i dërgoi armë drejtpërdrejt Kievit”, tha Bocan Harčenko.
    Lidhjet Serbi-Rusi
    Duke vënë në dukje se Beogradi nuk është bashkuar me sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, ai shtoi se bashkëpunimi ruso-serb vazhdon. “Ne po vazhdojmë bashkëpunimin, i cili nuk po ecën me të njëjtën shpejtësi si më parë, sepse vendet përreth Serbisë janë kryesisht anti-ruse. Në këtë kuptim, sanksionet janë një pengesë logjistike”, tha Harchenko në një intervistë me gazetën Politika, duke pohuar se, pavarësisht kësaj, të dy vendet po punojnë në frontin ekonomik. Serbia e konsideron Rusinë një aleat tradicional dhe është kryesisht e varur nga gazi rus, dhe për momentin ka marrëveshje të favorshme me Moskën që Beogradi po kërkon t’i zgjasë. Kjo varësi energjetike, së bashku me lidhjet politike dhe kulturore të trashëguara, e vë Serbinë në një pozitë delikate midis Perëndimit dhe Lindjes, duke e detyruar të ecë në një vijë të hollë diplomacie në përballje me presionet e sanksioneve dhe ruajtjes së interesave strategjike me Rusinë.

  • Artisti ukrainas që pikturon ikona në kutitë e municioneve për të rritur moralin e ushtarëve

    Artisti ukrainas që pikturon ikona në kutitë e municioneve për të rritur moralin e ushtarëve

    Në vend të një pushke, Lev Skop, një artist dhe historian arti 71-vjeçar nga Ukraina, ka zgjedhur furçën si armën e tij për të mbështetur ushtrinë. Ai shndërron kutitë e përdorura të municioneve në ikona fetare, të cilat ua dhuron rregullisht ushtarëve në vijën e parë të frontit.

    Skop, i cili është gjithashtu ikonograf, pikturon imazhe të shenjtorëve dhe të Virgjëreshës Mari në dërrasa druri të marra nga arkat e armatimeve. Edhe pse shumë i moshuar për të shërbyer vetë në ushtri, ai udhëton çdo muaj drejt zonave të luftimeve për t’u dorëzuar ushtarëve këto vepra arti të mbushura me simbolikë shpirtërore.

    Shumë prej ikonave janë të vogla dhe të lehta për t’u mbajtur — disa futen në stola apo vendosen nën jelekë antiplumb. Vetë Skop nuk ka mbajtur ndonjëherë një listë të saktë, por miqtë e tij besojnë se ai ka dhuruar mbi 6,000 ikona që nga fillimi i konfliktit në vitin 2014.

    Vepra e tij merr një domethënie të veçantë ndërsa Ukraina shënon Ditën e Shtetësisë më 15 korrik, duke nënvizuar mënyrat e shumta se si qytetarët po kontribuojnë në mbrojtjen dhe frymën e vendit./ Euronews – Syri.Net

  • Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

    Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

    Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet e negocimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri private për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare dhe sipas kushteve të përcaktuara në këtë vendim.
    Sipas vendimit, shoqëria “KAYO”, sh.a., do të negociojë dhe do të pranojë një pjesëmarrje jo më të ulët se 20% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët, që do të krijojë me shoqëri private, shkruan A2.
    Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar, me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 20 000 m2, që do t’i jepen në përdorim shoqërisë së përbashkët, në një nga format e parashikuar nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pa të drejtë tjetërsimi.
    Vendimi i plotë:
    PËR KUSHTET E NEGOCIIMIT TË SHOQËRISË SHTETËRORE “KAYO”, SH.A., ME SHOQËRI PRIVATE PËR PRODHIMIN DHE TREGTIMIN E MUNICIONEVE TË KALIBRAVE TË VEGJËL E TË MESËM. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 10, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Ky vendim ka për objekt miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë “KAYO”, sh.a., me shoqëri private, me qëllim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët, për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shoqëritë tregtare dhe sipas kushteve të përcaktuara në këtë vendim.
    2. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të negociojë dhe do të pranojë një pjesëmarrje jo më të ulët se 20% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët, që do të krijojë me shoqëri private.
    3. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar, me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 20 000 m2, që do t’i jepen në përdorim shoqërisë së përbashkët, në një nga format e parashikuar nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, pa të drejtë tjetërsimi.
    4. Shoqëria “KAYO”, sh.a., gjatë procesit të negociimit, në çdo rast, siguron nga subjekti, me të cilin negocion, minimalisht:
    a) një vlerë investimi jo më të ulët se 60 milionë euro në harkun kohor të 3 (tre) vjetëve;
    b) punësimin e jo më pak se 80 (tetëdhjetë) punonjësve në harkun kohor të 3 (tre) vjetëve;
    c) ofrimin e linjave teknologjike të prodhimit të municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, sipas nevojave operacionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të tjera të sigurisë;
    ç) sigurimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve, në rast eksporti.
    5. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se, përpos parashikimeve të tjera, objekti i aktivitetit të shoqërisë tregtare, që do të krijohet, do të përmbajë prodhimin dhe tregtimin e municioneve për Forcat e Armatosura, si dhe municionet për përdorim nga strukturat e tjera të sigurisë.
    6. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se administratori/ët i/e shoqërisë, që do të krijohet nga dy shoqëritë e sipërpërmendura, zgjidhet/n me dakordërsinë e shoqërisë “KAYO”, sh.a.
    7. Shoqëria “KAYO”, sh.a., siguron nga pala tjetër, gjatë negociatave, se minimalisht 30% të këshillit drejtues ose të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë, që do të krijohet, në rast se forma e shoqërisë parashikon këto organe drejtuese/mbikëqyrëse, do të emërohen nga shoqëria “KAYO” sh.a.
    8. Statuti i shoqërisë, që do të krijohet, përmban dispozitat për të drejtën e vetos që gëzon shoqëria “KAYO”, sh.a., në bazë të pikës 9, të nenit 10, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.
    9. Siguria fizike e personelit dhe infrastrukturës do të sigurohet nga Forcat e Armatosura, sipas akteve nënligjore të nxjerra nga autoritetet kompetente, sipas ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
    10. Autorizohen shoqëria “KAYO”, sh.a., dhe shoqëria private, me të cilën do të bashkëpunojë, të furnizojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë me municione nëpërmjet shoqërisë që do të krijohet, në përputhje me këtë vendim.
    11. Ngarkohet shoqëria shtetërore “KAYO”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

  • Incident i rëndë në bazën ushtarake ruse, shpërthen depoja e municioneve

    Incident i rëndë në bazën ushtarake ruse, shpërthen depoja e municioneve

    Një fotografi e paverifikuar shfaq një zjarr të madh, pas një shpërthimi në rajonin Vladimir të Rusisë, 22 prill.

    Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një depo municioni në një bazë ushtarake ruse në rajonin Kirzhach të rajonit Vladimir, në verilindje të Moskës, tha guvernatori rajonal Aleksandr Avdeyev.
    Katër njerëz janë plagosur si pasojë e shpërthimit të municioneve, i cili nxiti autoritetet të lëshojnë urdhër për evakuim, tha Avdeyev.
    Ai shtoi se municionet morën flakë dhe predhat shpërthyen në zonën e depos.
    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më herët se zjarri ishte shkaktuar nga shkelja e protokolleve të sigurisë dhe kishte rezultuar në shpërthimin e municioneve të ruajtura në një depo.
    “Si pasojë e një zjarri në territorin e një njësie ushtarake në rajonin Vladimir, municionet e ruajtura në një depo shpërthyen”, tha Ministria e Mbrojtjes.
    “Shkaku i zjarrit ishte shkelja e standardeve të sigurisë gjatë punës me materiale shpërthyese… sipas informacioneve paraprake”, tha ajo.
    Në rajonin Kirzhach – i cili ndodhet rreth 130 kilometra në verilindje të kryeqytetit rus – u shpall gjendje e jashtëzakonshme.
    Personeli në bazën ushtarake u evakuua së bashku me rreth 450 njerëz të tjerë nga të paktën shtatë vendbanime përreth, tha guvernatori.
    Depoja e municioneve është një nga më të mëdhatë e Forcave të Armatosura të Rusisë. Ajo ndodhet më shumë se 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Nuk është raportuar për sulme me dron në rajonin Vladimir para shpërthimit në këtë depo.
    Video të paverifikuara, të publikuara më herët në kanalet e Telegramit, shfaqën një zjarr të madh, një shpërthim të fuqishëm dhe re tymi të dendur që ngriheshin në qiell.
    Një kanal në Telegram tha se kishin ndodhur 10 deri në 11 shpërthime dhe se zjarrfikës nga rajonet fqinje ishin thirrur për ta luftuar zjarrin.
    Sipas kanalit, është ngritur një komision i posaçëm për ta hetuar shkaktarin e zjarrit.

    Top Channel

  • Tronditet Moska, shpërthime të fuqishme në një depo armësh në kryeqytetin rus

    Tronditet Moska, shpërthime të fuqishme në një depo armësh në kryeqytetin rus

    Shpërthime të fuqishme kanë tronditur një depo municionesh ruse në rajonin perëndimor të Vladimirit, rreth 130 kilometra në veri-lindje të Moskës, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes ruse.

    Sipas burimeve zyrtare, shpërthimet ndodhën të martën, kur një zjarr shpërtheu në një strukturë mbrojtëse, duke shkaktuar shpërthimin e municioneve të ruajtura, shkruan BBC.
    Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se shpërthimi u shkaktua nga një shkelje e kërkesave të sigurisë gjatë punës me lëndë shpërthyese, që çoi në zjarre dhe shpërthime në magazinën e municioneve. Ajo shtoi se fatmirësisht nuk pati viktima si pasojë e shpërthimit.
    Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rrethin Kirzhach, ku banorët e fshatrave përreth janë evakuuar për të shmangur rrezikun nga shpërthimet e mëtejshme. Pamjet dhe videot e publikuara në mediat ruse dhe ukrainase, si dhe në llogaritë e Telegramit, tregojnë flakët e larta dhe re kërpudhe që u krijuan pas shpërthimeve.
    Mediat lokale raportuan se një banor i një fshati të afërt ka parë një predhë të bien mbi një shtëpi, por kjo nuk ka shpërthyer dhe nuk ka pasur viktima. Përveç kësaj, një komision është ngritur për të hetuar ngjarjen dhe për të vlerësuar shkakun e saktë të shpërthimeve.
    Guvernatori i rajonit të Vladimir, Alexander Avdeyev, konfirmoi shpërthimin dhe njoftoi se do të ofrohen më shumë detaje në ditët në vijim. Ai gjithashtu kërcënoi gazetarët dhe banorët me gjoba nëse ata do të ndanin informacione jozyrtare lidhur me ngjarjen.
    Ky incident ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, duke rikujtuar rreziqet që lidhen me magazinimin e municioneve dhe rrezikun që ato mund të shkaktojnë në zona të populluara.

    Top Channel

  • Dosja “Gërdeci”/ “Shpenzimet për transportin e municioneve, s’ishin pjesë e kompetencave të Ministrit”, flet ish…

    Dosja “Gërdeci”/ “Shpenzimet për transportin e municioneve, s’ishin pjesë e kompetencave të Ministrit”, flet ish…

    Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu që është marrë i pandehur për shpërdorim detyre në lidhje me dosjen Gërdeci, po kundërshton përballë gjykatës ekspertizën tekniko ushtarake.
    Mediu në fjalën e tij tha se shpenzimet për transportn e municioneve nuk kanë qenë kompetencë e ministrisë së tij, por transporti në cdo rast është bërë nga Forcat e Armatosura.
    “Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshem, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes. Sipas ligjit për buxhetin, fondet e donatorave për demontim, konsiderohen si pjesë e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, qoftë grante, qoftë kredi”, kundërpërgjigjet pas akuzave ish-ministri Mediu.