Tag: municione

  • Sekuestrohen drogë, armë e municione/ “Paqja e Stambollit”, 1022 të arrestuar gjatë megaoperacionit në Turqi

    Sekuestrohen drogë, armë e municione/ “Paqja e Stambollit”, 1022 të arrestuar gjatë megaoperacionit në Turqi

    Policia turke arrestoi 1,022 persona gjatë një operacioni të madh sigurie “Paqja e Stambollit” në të gjithë Stambollin, thanë autoritetet.
    Operacioni filloi vonë mbrëmë, me mbështetjen e helikopterëve të policisë dhe anijeve të policisë detare, raportuan mediat turke.
    Gati 3,000 oficerë policie u vendosën në të gjithë qytetin, duke ngritur pika kontrolli, duke inspektuar vendet publike dhe duke kryer kontrolle identiteti.
    Më shumë se 363,000 persona u kontrolluan, ndërsa 528 persona u ndaluan nën dyshimin për vepra të ndryshme penale.
    Gjatë operacionit, u sekuestruan armë zjarri të paligjshme, pistoleta bosh, pushkë, municione, mbi një kilogram lëndë narkotike dhe para të gatshme që lidhen me shitjen e drogës. Gjithashtu u inspektuan pothuajse 200 kompani dhe u kryen kontrolle të gjera të trafikut.

  • “Tradhtia” ndaj Rusisë, justifikohet Vuçiç: Kemi eksportuar armë, por jo drejt Ukrainës

    “Tradhtia” ndaj Rusisë, justifikohet Vuçiç: Kemi eksportuar armë, por jo drejt Ukrainës

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur zëdhënëses ruse Maria Zakharova nga valët e radiotelevizionit shtetëror serb. “Unë e respektoj dhe e dua popullin rus, por nuk mund t’i lejoj vetes atë që Zakharova ia lejoi vetes të flasë në mënyrë emocionale. Prita të kalonte një ditë e gjysmë; dje do të kisha reaguar më dhunshëm. Zakharova foli për armatime dhe nuk tha asgjë të re”, tha Vuçiç. Vuçiç tregon publikisht për herë të parë se kishte negociuar kontrata afatgjata për shitje armesh me disa shtete evropiane. “Pesë vite më parë unë po negocioja me evropianët, që ata të blinin armatime e municione serbe bazuar në kontrata të sigurta për 10–20 vite. Atëherë nuk kishte as luftë në Ukrainë, nuk kishte asgjë.”
    Ai pranoi faktin se Serbia kishte eksportuar armë dhe municione kryesisht këmbësorie, por jo drejt Ukrainës. “Ata po na thonë se nuk mund të eksportojmë armë në asnjë vend të BE-së, madje as në rajon, sepse qenka problem kur i japim barut Bosnjës dhe Hercegovinës. Deri më tani kemi dhënë pesë ose gjashtë leje eksporti dhe bëhet fjalë kryesisht për municione këmbësorie. Ne kontrollojmë rreptësisht se ku shkojnë këto armatime e municione“. Vuçiç i përmendi zëdhënëses ruse edhe faktin se vetëm Serbia ka media ruse në territorin e saj. Ai u kritikua ashpër nga Komisionerja Kos, se kishte qenë si në Moskë ashtu edhe në Pekin. Duke iu referuar marrëveshjes që kryeministri hungarez Viktor Orban arriti me presidentin Trump, Vuçiç tha se do t’i kërkonte Uashingtonit që ta përjashtonte Serbinë për një periudhë prej një, dy apo tre muajsh nga sanksionet për eksportin e naftës dhe gazit rus, pasi situata energjitike ishte e rëndë.

  • Presidenti serb Vuçiç mohon akuzat e Rusisë: Kemi eksportuar armë, por jo drejt Ukrainës

    Presidenti serb Vuçiç mohon akuzat e Rusisë: Kemi eksportuar armë, por jo drejt Ukrainës

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur zëdhënëses ruse Maria Zakharova nga valët e radiotelevizionit shtetëror serb.
    “Unë e respektoj dhe e dua popullin rus, por nuk mund t’i lejoj vetes atë që Zakharova ia lejoi vetes të flasë në mënyrë emocionale. Prita të kalonte një ditë e gjysmë; dje do të kisha reaguar më dhunshëm. Zakharova foli për armatime dhe nuk tha asgjë të re”, tha Vuçiç.
    Vuçiç tregon publikisht për herë të parë se kishte negociuar kontrata afatgjata për shitje armesh me disa shtete evropiane.
    “Pesë vite më parë unë po negocioja me evropianët, që ata të blinin armatime e municione serbe bazuar në kontrata të sigurta për 10–20 vite. Atëherë nuk kishte as luftë në Ukrainë, nuk kishte asgjë.”
    Ai pranoi faktin se Serbia kishte eksportuar armë dhe municione kryesisht këmbësorie, por jo drejt Ukrainës.
    “Ata po na thonë se nuk mund të eksportojmë armë në asnjë vend të BE-së, madje as në rajon, sepse qenka problem kur i japim barut Bosnjës dhe Hercegovinës. Deri më tani kemi dhënë pesë ose gjashtë leje eksporti dhe bëhet fjalë kryesisht për municione këmbësorie. Ne kontrollojmë rreptësisht se ku shkojnë këto armatime e municione“.
    Vuçiç i përmendi zëdhënëses ruse edhe faktin se vetëm Serbia ka media ruse në territorin e saj. Ai u kritikua ashpër nga Komisionerja Kos, se kishte qenë si në Moskë ashtu edhe në Pekin.
    “Marta Kos dhe të gjithë të tjerët më kritikojnë që shkoj në Moskë dhe Pekin. Mos u zemëroni, miq të dashur në Lindje dhe Perëndim, por detyra ime është të kujdesem për interesat e Serbisë. Mundohem të jem i drejtë dhe miqësor me të gjithë. Rruga jonë është rruga e neutralitetit ushtarak, paqes, mosndërhyrjes, mospjesëmarrjes në konflikte. Nuk duam që të jemi kukulla të asnjë ane, duam që të jemi vetvetja, pavarësisht presionit që na kanoset nga të gjitha anët”.
    Duke iu referuar marrëveshjes që kryeministri hungarez Viktor Orban arriti me presidentin Trump, Vuçiç tha se do t’i kërkonte Uashingtonit që ta përjashtonte Serbinë për një periudhë prej një, dy apo tre muajsh nga sanksionet për eksportin e naftës dhe gazit rus, pasi situata energjitike ishte e rëndë.

  • Mark Rutte: NATO po prodhon më shumë municione se Rusia

    Mark Rutte: NATO po prodhon më shumë municione se Rusia

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca ka arritur të përmbysë epërsinë që kishte Rusia në prodhimin e municioneve, duke theksuar se industritë perëndimore të mbrojtjes po punojnë me kapacitete më të larta se kurrë më parë.
    Gjatë fjalës së tij në Forumin e Industrisë së NATO-s në Bukuresht, Rutte u shpreh se “deri vonë, Rusia prodhonte më shumë municione sesa të gjithë aleatët e NATO-s së bashku, por kjo nuk është më e vërtetë”.
    Ai theksoi se aktualisht janë hapur dhjetëra linja të reja prodhimi dhe po zgjerohet infrastruktura ekzistuese për të përmbushur nevojat në rritje të aleancës. “Po prodhojmë më shumë se sa kemi bërë në dekada”, tha Rutte.
    Shefi i NATO-s nënvizoi se një industri e fuqishme mbrojtëse është thelbësore për një aleancë të fortë dhe se vendimi për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035 po ndikon ndjeshëm në rritjen e kapaciteteve ushtarake — nga avionët luftarakë, tek tanket, dronët dhe municionet.
    Sipas tij, vetëm rritja e fondeve nuk mjafton pa aftësi dhe teknologji të avancuar. “Duhet të kemi pajisjet, fuqinë e zjarrit dhe inovacionin më të përparuar,” u shpreh Rutte.
    Ai paralajmëroi gjithashtu se kërcënimi nga Rusia do të vazhdojë edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë, duke përmendur bashkëpunimin e rritur mes Moskës, Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit.
    “Nuk mund të jemi naivë. Duhet të jemi të përgatitur,” shtoi ai, duke bërë thirrje për bashkëpunim më të thellë dhe ritme më të shpejta prodhimi brenda NATO-s.

  • Sekuestrohen 12 kg kanabis, armë dhe municione, arrestohen 2 persona në Kamëz

    Sekuestrohen 12 kg kanabis, armë dhe municione, arrestohen 2 persona në Kamëz

    Në Kamëz u finalizua operacioni policor i koduar “Kombinimi”, i cili goditi veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
    Si rezultat i këtij operacioni u sekuestruan 12 kilogramë kanabis, municione luftarake – përfshirë granata, ndezës minash, fitila detonatorë dhe tritol –, armë të ftohta dhe peshore elektronike.
    Policia njofton se gjatë kontrolleve në banesën e një prej të arrestuarve, në fshatin Gjormë të Laçit, u zbuluan 168 bimë narkotike të kultivuara me llamba në një ambient të përshtatur për kultivim, si dhe sasi droge dhe municionesh.
    “Në banesën e 53-vjeçarit u gjetën 48 bimë dhe 120 fidanë cannabis sativa, 7 kg kanabis, 4 kallep tritol, 2 granata, 2 ndezësa, 7 fitila detonator dhe 3 kuti me ndezesh minash luftarake”, njofton policia.
    Në Bathore, dy shtetas u kapën në flagrancë duke transportuar 4 kg kanabis për shitje në doza. Sipas Policisë, “shtetasit A.T., 53 vjeç, nga fshati Gjormë dhe T.T., 27 vjeç, nga Tirana, të dy me precedentë penalë për narkotikë, u arrestuan gjatë operacionit.”
    Kontrollet në banesën e 27-vjeçarit në Tiranë zbuluan edhe 1 kg kanabis, një peshore elektronike, një shufër metalike dhe një armë të ftohtë (thikë). “Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale”, thekson policia në komunikatën e saj.
    Materialet e mbledhura iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

  • Armë dhe municione në Mitrovicë të Veriut, Policia e Kosovës nis hetimet

    Armë dhe municione në Mitrovicë të Veriut, Policia e Kosovës nis hetimet

    Armët dhe municionet e gjetura në banesë

    KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur armë dhe municione në podrumin e një ndërtesë në Mitrovicë të Veriut, që është në afërsi të sheshit Car Lazar. Përmes njoftimit thuhet se ende nuk ka persona të arrestuar dhe se hetimet do të vazhdojnë në lidhje me rastin.Gjatë operacionit policior janë gjetur dy pushkë, 50 fishekë, pranga, maska, këllëfë arme dhe karikator të zbrazët.
    “Për momentin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi më 27 shtator.
    Shpesh autoritetet kosovare kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme në disa zona të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe./ZËRI

  • Policia gjen armë e municione në Mitrovicë të Veriut

    Policia gjen armë e municione në Mitrovicë të Veriut

    Policia e Kosovës tha se në podrumin e një ndërtese në Mitrovicë të Veriut ka gjetur armë dhe municione.
    “Për momentin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi më 27 shtator.
    Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni policor në bodrumin e ndërtesës afër sheshit Car Lazar u gjetën dy pushkë, 50 fishekë, pranga, maska, këllëfë arme dhe karikator të zbrazët.
    Ndryshe, autoritetet kosovare kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme kohë pas kohe në pjesë të ndryshme të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe.
    Më 18 shtator, policia njoftoi se kishte gjetur armë në Zveçan. Më pas, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveça, deklaroi se armët u gjetën në pronën e njërit prej të akuzuarve për sulmin e 2023 në Banjskë të Zveçanit.
    Një polic i Kosovës u vra pasi një grup serbësh të armatosur se sulmoi Policinë më 24 shtator 2023.
    Kosova fajëson Serbinë për këtë sulm. Autoritetet e drejtësisë kanë ngritur akuzë për 45 persona, por vetëm ndaj tre prej tyre po zhvillohet gjykimi, ndërkaq të akuzuarit e tjerë gjenden në arrati.

  • Kosovë/ Policia gjen armë e municione në Mitrovicën e Veriut

    Kosovë/ Policia gjen armë e municione në Mitrovicën e Veriut

    Policia e Kosovës tha se në podrumin e një ndërtese në Mitrovicë të Veriut ka gjetur armë dhe municione.
    “Për momentin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi më 27 shtator.
    Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni policor në podrumin e ndërtesës afër sheshit Car Lazar u gjetën dy pushkë, 50 fishekë, pranga, maska, këllëfë arme dhe karikator të zbrazët.

    Ndryshe, autoritetet kosovare kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme kohë pas kohe në pjesë të ndryshme të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe.
    Më 18 shtator, policia njoftoi se kishte gjetur armë në Zveçan. Më pas, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveça, deklaroi se armët u gjetën në pronën e njërit prej të akuzuarve për sulmin e 2023 në Banjskë të Zveçanit.
    Një polic i Kosovës u vra pasi një grup serbësh të armatosur se sulmoi Policinë më 24 shtator 2023.
    Kosova fajëson Serbinë për këtë sulm. Autoritetet e drejtësisë kanë ngritur akuzë për 45 persona, por vetëm ndaj tre prej tyre po zhvillohet gjykimi, ndërkaq të akuzuarit e tjerë gjenden në arrati./ REL

  • Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

    Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

    Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, babë e bir, banues në fshatin Mifol, pasi u gjeti në shtëpi armë zjarri dhe municione.
    “Në kuadër të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe për të parandaluar ngjarje të rënda kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Duo”.
    Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje; ⁠K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol”, tha policia.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre,  në fshatin Mifol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Mifol

    Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Mifol

    Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, babë e bir, banues në fshatin Mifol, pasi u gjeti në shtëpi armë zjarri dhe municione.
    “Në kuadër të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe për të parandaluar ngjarje të rënda kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Duo”.
    Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje; ⁠K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol”, tha policia.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Mifol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.