Tag: municion

  • Mbanin armë të ftohta dhe municion luftarak, dy të arrestuar në Elbasan

    Mbanin armë të ftohta dhe municion luftarak, dy të arrestuar në Elbasan

    Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit në kuadër të procedimi penal, i nisur në vitin 2024.Të arrestuarit janë njëri 35 vjeç dhe tjetri 36 vjeç.Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjet një armë e ftohtë dhe një sasi municioni luftarak.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

  • Goditet një tjetër rast i tentativës për trafik armësh, arrestohet i riu në Morinë, kishte fshehur në makinë pistoletë dhe municion luftarak

    Goditet një tjetër rast i tentativës për trafik armësh, arrestohet i riu në Morinë, kishte fshehur në makinë pistoletë dhe municion luftarak

    Goditet një tjetër rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri në Shqipëri.

    Policia ka arrestuar në pikën kufitare të Morinës një 28-vjeçar, pasi u kap me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak në makinë.
    Njoftimi:
    Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, në Shqipëri.
    Arerstohet në flagrancë drejtuesi i automjetit ku u gjet e fshehur arma e zjarrit pistoletë.
    Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe automjeti.
    Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. S.
    Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 28 vjeç, banues në Prizren, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Iu gjetën në banesë municione dhe një kallashnikov, arrestohet

    Iu gjetën në banesë municione dhe një kallashnikov, arrestohet

    Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi u kap me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesën e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Arka”, në pranga ka rënë Kadri Peposhi, banues në fshatin Lusen.
    Sipas njoftimit të bluve, gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
    “Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në banesë, armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arka”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: K.P., 53 vjeç, banues në fshatin Lusen. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

  • Me kallashnikov e municion luftarak në banesë, arrestohet 53-vjeçari në Kukës

    Me kallashnikov e municion luftarak në banesë, arrestohet 53-vjeçari në Kukës

    arma e sekuestruar

    KUKËS-Një 53-vjeçar është arrestuar në Kukës, pasi në banesë iu gjetën armë zjarri dhe municione. Në banesën e Kadri Peposhit u gjet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
    Njoftimi i policisë: 
    Kukës/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kukës, operacioni policor i koduar “Arka”. Posendonte në banesë, armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari. Sekuestrohen arma dhe municioni.
    Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në banesë, armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arka”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
    K.P., 53 vjeç, banues në fshatin Lusen. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • Me kallashnikov dhe municion luftarak në banesën e tij, kapet 53-vjeçari në Kukës

    Me kallashnikov dhe municion luftarak në banesën e tij, kapet 53-vjeçari në Kukës

    Një 53-vjeçar nga fshati Lusen është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kukësit pasi u kap me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesën e tij.
    Prangosja e tij u be në kuadër të operacionit policor, të koduar “Arka”, për goditjen e paligjshmërisë dhe armëmbajtjes pa leje.
    Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatike kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat Policia i sekuestroi si prova materiale.
    Njoftimi:
    Kukës/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kukës, operacioni policor i koduar “Arka”.
    Posendonte në banesë, armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.
    Sekuestrohen arma dhe municioni.
    Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në banesë, armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arka”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
    K.P., 53 vjeç, banues në fshatin Lusen.
    Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • Me armë me vete, arrestohen dy persona në Tiranë, policia i sekuestron pistoleta, municion luftarak dhe mijëra euro

    Me armë me vete, arrestohen dy persona në Tiranë, policia i sekuestron pistoleta, municion luftarak dhe mijëra euro

    Policia e Tiranës ka goditur dy raste të mbajtjes së armës së zjarrit në mënyrë të paligjshme dhe ka arrestuar dy persona.

    Në kuadër të operacionit “Kontigjenti” u arrestua shtetasi P. K., 21 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë xhaxhai i tij, shtetasi A. K., 46 vjeç.
    “Gjatë kontrollit fizik, në rrugën “George W. Bush”, ku 2 shtetasit lëviznin së bashku, 21-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, që e posedonte pa leje. Ndërkaq, 46-vjeçari ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke dhënë deklarata kontradiktore për rastin”, njofton policia.

    Gjithashtu u vu në pranga shtetasi H. A., 30 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin që drejtonte, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjetën 1 pistoletë dhe rreth 40 000 euro. Ai ishte i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës së zjarrit, vetëm në banesë, ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues. Vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e parave./vizionplus.tv

  • Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga

    Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga

    Finalizohet në Kavajë pas 1 muaj hetimesh operacioni policor i koduar “Lekaj”.  Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë pasi kishin kultivuar bimë Cannabisi në 8 miniparcela (gjithsej 1200 bimë). Policia sekuestroi 20000 euro, 1000 fara Cannabisi, 1 armë sportive, municion dhe sende të tjera të kundërligjshme.
    “Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lekaj”, u kapën në flagrancë 2 shtetas, të cilët kishin kultivuar 1200 bimë narkotike në 8 miniparcela në kodrat e fshatit Lekaj (pranë depos së ujit të këtij fshati).
    Konkretisht, u vunë në pranga shtetasit D. M., 59 vjeç, banues në fshatin Lekaj dhe A. H., 36 vjeç, banues në fshatin Donofrosë, Berat. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K. dhe E. K., për të cilët, për shkak të hetimit, nuk jepen të dhëna të tjera.
    Në kuadër të këtij operacionit u kryen kontrolle në disa banesa dhe ambiente, prej të cilave u sekuestruan 20000 euro, 1000 fara Cannabisi, 1 armë sportive, municion dhe sende të tjera të kundërligjshme.
    Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pjesë e bimëve narkotike, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies”, thuhet në njoftim
    Policia po punon për të kapur shtetasit e shpallur në kërkim, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore këtë veprimtari kriminale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

  • Me pistoletë në valixhe drejt Gjermanisë, pranga trafikantit në Rinas (EMRI)

    Me pistoletë në valixhe drejt Gjermanisë, pranga trafikantit në Rinas (EMRI)

    ARMA E SEKUESTRUAR

    TIRANË-Një shqiptar me nënshtetësi kanadeze është arrestuar në aeroportin e Rinasit në Tiranë, pasi tentoi të trafikonte armë zjarri dhe municion luftarak nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë. Arben Qinami u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë. Arma e zjarrit u zbulua pas komtrolleve me skaner në bagazhet e të arrestuarit.
    Njoftimi i policisë:
    Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, tranzit, nga Shqipëria në Gjermani.
    Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
    Arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.
    Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Gjermani.
    Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar me nënshtetësi kanadeze A. Q., banues në Kanada.
    Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”./ZËRI

  • Me armë zjarri në valixhe do të udhëtonte drejt Gjermanisë, arrestohet një person në Rinas

    Me armë zjarri në valixhe do të udhëtonte drejt Gjermanisë, arrestohet një person në Rinas

    Një shqiptar me nënshtetësi kanadeze është arrestuar në aeroportin e Rinasit në Tiranë, pasi tentoi të trafikonte armë zjarri dhe municion luftarak nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.
    Uniformat blu bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Tranzit” u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar me nënshtetësi kanadeze A. Q., banues në Kanada.
    Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
    Njoftimi i policisë
    PKK Rinas
    Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, tranzit, nga Shqipëria në Gjermani.
    Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
    Arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.
    Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Gjermani.
    Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar me nënshtetësi kanadeze A. Q., banues në Kanada.
    Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.