Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe Policia e Kosovës kanë kryer bastisje në fshatin Ratkoc të Rahovcit.
Gjatë kontrolleve u gjet një sasi e konsiderueshme armësh dhe municioni luftarak.
Kontrollet erdhën pas informacioneve të marra nga autoritetet.
Konkretisht u gjetën dhe sekuestruan 1 mitraloz, 1 pushkë automatike AK-47, 1 pushkë automatike (Sharc), 1 pistoletë me gas, fishekë, 1 pushkë gjahu, 1 pushkë automatike M-47, 1 pushkë gjahu automatike M-48, 33 copë municion 12 mm, 2 pistoleta me gas, pa municion.
Në lidhje me këtë operacion janë shoqëruar 3 personat të cilëve iu janë gjetur armët.
Tag: municion
-

Kontrolle blic në Rahovec/ Zbulohet arsenal armësh
-

Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në Shkodër, kapen 3 armë gjahu, municion dhe radio…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të gjuetisë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, kanë parandaluar një rast të kësaj veprimtarie.
Në fshatin Domen, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 shtetas duke udhëtuar me një automjet tip “Mitsubishi”, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën 3 armë gjahu me leje, municion luftarak, dy radio marrës–dhënës dhe një xhup me mbishkrimin “Policia”, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Kapen me armë gjahu dhe municion, procedohen penalisht dy persona
Dy shtetas janë proceduar penalisht pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, teksa qarkullonin me armë gjahu dhe municion luftarak, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë në fuqi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Domen, efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ndaluar një automjet tip “Mitsubishi”, në të cilin udhëtonin dy persona.
Gjatë kontrollit të mjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 armë gjahu me leje, municion luftarak, dy radio marrës–dhënës, si dhe një xhup me mbishkrimin “Policia”.Sipas njoftimit, veprimet e Policisë janë pjesë e kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin dhe goditjen e gjuetisë së paligjshme, si dhe për parandalimin e çdo aktiviteti që bie ndesh me moratoriumin në fuqi.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore ndaj dy shtetasve të përfshirë në këtë rast.
-

Armë, municion luftarak dhe drogë/ Goditen rastet e gjuetisë së paligjshme, pesë të arrestuar gjatë natës në Shkodër
Pese persona janë arrestuar për gjueti të paligjshme gjatë natës në Shkodër.
Në momentin e ndalimit nga Policia, këtyre shtetasve iu gjetën në automjet, 2 armë zjarri (1 pistoletë, 1 pushkë), 2 armë gjahu, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend i vrarë.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, u gjet një sasi kanabisi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme të qarkut Shkodër.
Gjatë kontrolleve, në fshatin Rragam, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 shtetas që kryenin gjueti të paligjshme. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, u gjetën: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu teke, 1 armë gjahu shotgan, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend i vrarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. M., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Satia, e cila u sekuestrua gjithashtu në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit:E. F., 30 vjeç, E. M., 36 vjeç, K. D., 36 vjeç, V. N., 29 vjeç dhe S. S., 23 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së eger” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Top Channel
-

Plagosja dje te mbikalimi i Rinasit/ Në pranga njëri prej autorëve, në kërkim i vëllai! Sekuestrohen armë e municion luftarak (EMRAT)
Pas të shtënave me arme zjarri të ndodhur ditën e djeshme në mbikalimin e Rinasit ku i plagosur në këmbë mbeti, 26-vjeçari Fabjo Arifaj, policia ka arrestuar një person ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Gjithashtu i lënduar nga goditja me sende të forta mbeti dhe 22-vjeçari Grisjan Latifaj.
Personi i arrestuar është Josif Mena 36 vjeç, i cili pronari i automjetit të sekuestruar ditën e djeshme në afërsi të vendit të ngjarjes, ndërsa në kërkim është shpallur i vëllai G. M., 32 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet është gjetur një gëzhojë ndërsa në banesën e njërit prej tyre, policia sekuestroi një armë zjarri, municion luftarak dhe radio policie si dhe sende të tjera të jashtëligjshme.
Konflikti mes 4 personave, të cilët nuk kishin njohje me njëri-tjetrin, mendohet të ketë nisur për motive banale.
Njoftimi i Policisë
Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në hyrje të Domjes, ku u plagos me armë zjarri një 26-vjeçar.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 32-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, 26-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Arrestohet vëllai i 32-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë dhe u sekuestruan, 1 armë zjarri pistoletë, municion, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.
26-vjeçari vijon të marrë mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në hyrje të Domjes, ku u plagos me armë zjarri një 26-vjeçar, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin: -G. M., 32 vjeç, banues në Domje.
Gjithashtu, u arrestua vëllai i 32-vjeçarit, shtetasi J. M, 36 vjeç, pasi në vijim të veprimeve hetimore, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri, municion luftarak, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme. Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
-

Arrestohet 29-vjeçari shkodran me rrezikshmëri të lartë shoqërore, policia i gjen maska silikoni, armë dhe municion! Në pranga dhe shokët
Fatjon Bruçi (alias Fatjon Bruci) është vënë në pranga nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit “Identikiti”.
29-vjeçari nga Shkodra konsiderohet shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i implikuar në një sërë veprimtarish kriminale.
Më datë 29 gusht 2025, i armatosur dhe i maskuar me skafandër motomjeti, ai tentoi të vidhte në një argjendari në Shkodër.Në momentin e ndalimit, 29-vjeçari kishte me vete sasi Cannabisi. Ndërsa në banesën që kishte marrë me qira në Tiranë me qëllim fshehjen, mbante pa leje, 1 armë zjarri pistoletë.
Gjithashtu, në këtë banesë u gjetën 2 maska silikoni, municion luftarak, 3 pajisje për grirjen e lëndës narkotike, si dhe 550 dollarë (kartëmonedha false).
Policia ka arrestuar dhe dy persona të tjerë për përpkrahje të 29-vjeçarit.
Xhonatan Deliu dhe Enri Elezi, ndodheshin në automjet me Bruçin në momentin e ndalimit.
“Drejtuesi i automjetit, shtetasi Fatjon Bruçi alias Fatjon Bruci u vu në pranga sepse Gjykata e Shkodrës më datë 30.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i tentativës për të vjedhur në një argjendari, në lagjen “Vasil Shanto”, ku hyri më datë 29.08.2025, i armatosur dhe i maskuar me skafandër motomjeti.
Gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa. Më tej, gjatë kontrollit në banesën që kishte marrë me qira, në Tiranë, u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 2 maska, municion luftarak, 3 pajisje për grirjen e lëndës narkotike, 550 dollarë (kartëmonedha false), shumë lekësh dhe aksesorë, të cilat u sekuestruan së bashku me 2 automjete dhe me 1 celular”, njofton policia. -

Me armë me vete në makinë dhe nuk iu bindën Policisë për të ndaluar, arrestohen 2 persona në Fier
Dy persona mes tyre edhe një vajzë ka rënë në prangat e policisë pasi në makinë iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Të arrestuarit janë Gentjan Ndreko alias Gentian Selaci dhe Ana Pelanaj.
Sekuestrohet një pistoletë me municion luftarak, automjeti dhe 2 celularë.
Pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet tip “Audi”, lëviznin shtetas të armatosur, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier me mbështetjen dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasditën e djeshme, në lagjen “Apollonia” kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi” me të cilin qarkullonin 2 shtetas. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja kanë tentuar të largohen por janë kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit, në çantën marsup të drejtuesit të automjetit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 aparate celularë.
Në vijim të veprimeve për rastin, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi G. N. alias G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Sulaj, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe shtetasja A. P., 31 vjeçe, banuese në fshatin Portëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. -

Në “Audi” me armë dhe municione tentuan t’i largohen policisë, arrestohet 40-vjeçari dhe e reja në Fier
Dy shtetas ranë në prangat e Policisë së Fierit pas një operacioni të zhvilluar pasditen e djeshme në lagjen “Apollonia”, ku u kapën duke qarkulluar të armatosur me një automjet tip “Audi”. Pavarësisht përpjekjes për t’u larguar nga vendngjarja, ata u ndaluan nga forcat e rendit, të cilat sekuestruan një armë zjarri me municion luftarak, automjetin dhe dy celularë.
Gjatë kontrollit, në çantën e supit të drejtuesit të automjetit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 aparate celularë.
Në vijim të veprimeve për rastin, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi G. N. alias G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Sulaj, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe shtetasja A. P., 31 vjeçe, banuese në fshatin Portëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Lëvizte i armatosur, vihet në pranga 27-vjeçari/ Policia sekuestron armën e zjarrit, municion luftarak dhe para
Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar i cili lëvizte i armatosur. Nga kontrolli, policia ka sekuestruar armën e zjarrit, municion luftarak dhe një shumë parash.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve intensive të zhvilluara pas mesnatës, me fokus identifikimin e shtetasve që qarkullojnë të armatosur dhe që përbëjnë rrezik për qytetarët dhe rendin publik, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”.
Si rezultat, në rrugën “Ibrahim Rugova” u kap dhe u arrestua shtetasi E. S., 27 vjeç, banues në Domje.
Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje, si dhe një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. -

Tiranë, lëvizte i armatosur, vihet në pranga 27-vjeçari. Policia sekuestron armë, municion luftarak dhe një shumë parash
Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar i cili lëvizte i armatosur.
Nga kontrolli, policia ka sekuestruar armën e zjarrit, municion luftarak dhe një shumë parash.
Njoftimi i policisë:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve intensive të zhvilluara pas mesnatës, me fokus identifikimin e shtetasve që qarkullojnë të armatosur dhe që përbëjnë rrezik për qytetarët dhe rendin publik, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”.
Si rezultat, në rrugën “Ibrahim Rugova” u kap dhe u arrestua shtetasi E. S., 27 vjeç, banues në Domje.
Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje, si dhe një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.