Tag: mungojnë

  • Milinkoviç përballë Duros në miqësore, kërkon fitoren e parë ndaj tij nga Durrësi

    Milinkoviç përballë Duros në miqësore, kërkon fitoren e parë ndaj tij nga Durrësi

    Partizani do të zbresë sot në fushë përballë Besës. Ndeshja miqësore do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” prej orës 16:00. Mladen Milinkoviçit do i shërbejë ky takim për të parë gjendjen e skuadrës, para ndeshjes me Vllazninë.
    Përballë do të jetë Shpëtim Duro, një trajner që e njeh mjaft mirë. Gjatë kohës që Milinkoviç drejtonte Kukësin apo Luftëtarin, Duro ishte te Flamurtari. Ndërkohë në një ndeshje të Ligës së Konferencës, Milinkoviç qëndronte në krye të Buduçnost Podgoricës dhe Duro të Strugës.

    Ky i fundit ka fituar dy përballje, ndërsa një tjetër është mbyllur me barazim. Duro po ashtu e ka takimin e parë në krye të Besës. Për Milinkoviç do të mungojnë disa lojtarë. Saliu Sembene është i dëmtuar që prej sfidës ndaj Teutës. Futbollistë të tjerë mungojnë për shkak të angazhimit me kombëtaret e moshave. Këtu mund të përmenden Besar Gudjufi, Rrok Toma, Tedi Malaj, Elson Himallari dhe Dion Vata.

  • LIVE/ Minutat e para të Gjibraltar-Shqipëri, mungojnë rastet

    LIVE/ Minutat e para të Gjibraltar-Shqipëri, mungojnë rastet

    Gjibraltari 0-0 Shqipëria
    Shqipëria po përballet me Gjibraltarin, në ndeshjen e parë miqësore mes dy vendeve. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë vendosur për titullarët. Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka bërë disa ndryshime.

    Shqipëria: Dajsinani, Aliji, Kumbulla, Kacurri, Hysaj, Pajaziti, Berisha, Bajrami, Broja, Asani, Daku.
    Gjibraltari:  Banda, Jolley, Torrilla, Lopes, McClafferty, Scanlon, Valarino, Pozo, Richards, Del Rio, De Barr.
    Minutë pas minute:
    5- Ritëm i ulët, mungojnë rastet. Vendasit mbrohen mirë në “Europa Point”.
    1- Nis ndeshja.
    (J.S/)

  • Urdhri i ri hyri në fuqi, mbi 30-vjeç nuk bëhesh dot polic

    Urdhri i ri hyri në fuqi, mbi 30-vjeç nuk bëhesh dot polic

    Nëse je mbi 30 vjeç, harrojeni ëndrrën se mund të bëheni oficer policie. Ky është urdhri i ministrit të brendshëm Ervin Hoxha që në përmbushje të ligjit të Policisë së Shtetit hyrë në fuqi në korrik 2024 ka caktuar moshën brenda të cilës mund të konkurroni për të hyrë në polici. Mosha për tu pranuar në polici urdhëron ministri i Brendshëm është deri në 30 vjeç.
    Që do të thotë ky është viti i fundit ku kriteri i moshës nuk është marrë parasysh në konkursin që po mbahet në Akademinë e Sigurisë për vitin akademik vijues. Me shtimin e strukturave në Aeroportin e Vlorës dhe në Gjadër numri i efektivëve është 12 mijë e 300, megjithatë sërish ka vakanca.

    Për nivelin bazë llogaritet se mungojnë gati 600 punonjës, kurse 200 të tjerë që mungojnë janë nënkomisarë. Këto vakanca janë krijuar nga dalja në pension, shkarkimet mbas arrestimeve e hetimeve dhe dorëheqjet.

  • Në Durrës mungojnë vrojtuesit, moti i paqëndrueshëm nuk i tremb pushuesit, por kërkojnë më shumë siguri

    Pas reshjeve të shiut, mëngjesin e sotëm, plazhet e Durrësit patën një frekuentim më të ulët nga pushuesit, të cilët fillimisht zgjodhën më shumë shëtitjet buzë detit.

    Shumë çadra mbetën të mbyllura, ndërsa brezi i lagur ranor qe mbushur me leshterikë dhe papastërti të nxjerra nga deti.
    Rreth mesditës, pushues të shumtë filluan të mbushin plazhet.
    “Durrësi shumë i bukur dhe njerëzit miqësor, sot pak fresk dhe po shëtisim. Me pas do kthehemi ne Mal te Zi”, tha një vizitor i huaj
    Sezoni veror nuk ka përfunduar ende, po në një ditë si kjo, me det të trazuar plot dallgë, u vu re mungesa e vrojtuesve të plazhit dhe sinjalistikës paralajmëruese, flamurit, por kjo nuk e uli aspak kënaqësinë e pushuesve që rikthyen gjallërinë në plazhet e Durrësit, duke shijuar një ditë te freskët vere, buzë Adriatikut.
     
     

    Top Channel

  • SYRI TV/ Vlorë, mungojnë korsitë e emergjencave, ambulancat ngelen gjithmonë në trafik

    SYRI TV/ Vlorë, mungojnë korsitë e emergjencave, ambulancat ngelen gjithmonë në trafik

    SYRI TV

    Në Vlorë, një nga qytete e frekuentuara në sezonin veror mungojnë korsitë e emergjencave. Por edhe në ato akse rrugore ku janë, bllokohen nga automjete të tjera, ose janë jashtë funksionit. Qytetarët shprehen se bashkia duhet te marrë masa për këtë situatë.

    Korsia e ndërtuar në rrugën “Ali Demi” në Vlorë prej vitesh gjendet jashtë funksionit. Në qytetin bregdetar mungojnë korsitë e emergjencave teksa autoambulancat e kanë të vështirë për të dhënë ndihmën mjekësore në kohë pasi ngecin në trafikun e rënduar.

    Në lidhje me bllokimin e korsisë së dedikuar për autoambulancat, as policia bashkiake dhe as ajo e shtetit nuk marrin masa, pasi ky segment shpesh herë është bërë edhe burim aksidentesh, ku ka pasur raste të shumta që janë aksidentuar kalimtarë.

  • Kompany: Mungojnë 4 lojtarë të dëmtuar, por kam besim te grupi aktual i lojtarëve

    Kompany: Mungojnë 4 lojtarë të dëmtuar, por kam besim te grupi aktual i lojtarëve

    13 Gusht 2025

    9:40

    Telesport

    Miqësoret e kësaj vere kanë qenë pozitive për skuadrën e Bayern Munich, që ka fituar të tri të tilla në prag të ndeshjes së Superkupës që zhvillohet më 16 gusht, ndaj Shtutgard. Trajneri Vincent Kompany shprehet se është fokusuar te grupi aktual, duke mos u “ngatërruar” te merkato.
    “Gjithmonë kam thënë se kemi shumë talent. Gjëja më e rëndësishme është që lojtarët të jenë në formë. Tani për tani, na mungojnë Jamal Musiala, Alphonso Davies, Hiroki Itō dhe tani, shpresojmë jo për shumë kohë, Aleksandar Pavlović. Mund të bëjmë shumë hapa përpara kur të kthehen lojtarët e lënduar”, tha Kompany.
    “Në një klub të shëndetshëm, njerëzit komunikojnë çdo ditë, dhe kjo është sigurisht rasti me ne. Ne gjithmonë komunikojmë, jo vetëm për skuadrën. Por të gjithë kanë rolin e tyre. Për mua e vetmja gjë e rëndësishme është që kjo skuadër të performojë sa më mirë të jetë e mundur,” shtoi më tej Kompany për mediat.

  • “Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave

    “Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave

    Blendi Himçi, deputet i PD në legjislaturën e ardhshme  foli për mediat pas përplasjeve lidhur me rinumërimin e votave për qarkun Elbasan.
    Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, demokrati rreshtoi problematikat në disa qendra votimi të Gramshit dhe në Bashkinë Peqin. Sipas tij, ka parregullsi qoftë tek vulat që hera-herës mungojnë në fletët e votimit, apo edhe faktin që numri i votuesve nuk korrespondon me numrin e fletëve që janë gjetur në kuti.
    “Ka problematika lidhur me kodet e sigurisë së vulave, për shembull tek njëra nga kutitë e Gramshit, është me tre vula dhe jo me katër vula, ashtu siç e tha dhe pjesa e rregullores. Problematikat janë më konkretisht në qendrën e votimit 2253 ka minus dy vota, 2251 mungon një votë, është pa vula…
    Mungojnë vulat, nuk ekzistojnë fare. Se ku kanë ikur vulat ne nuk e dimë. Janë 11 fletë që mungojnë, se ku kanë shkuar nuk e dimë. Ka votuar një person që nuk e ka pasur fare emrin në listë të votuesve. Për të vazhduar pastaj me diferenca goxha të mëdha për qendrën e votimit 2275, janë 10 të pavlefshme dhe 10 të papërdorura. Ka problematika te 2598 përsëri në Gramsh, mungojnë dy fletë në kutitë e votimit. Përsëri në Gramsh, te 2595 mungon një vulë sigurie. Gjithashtu nga 274 votues që kanë marrë pjesë, në kuti gjenden 272, kjo na bind akoma më shumë për atë që quhet treni bullgar. Pra mungojnë dy fletë votimi”, deklaroi ai.
    “Ne jemi duke përdorur të gjithë instrumentet ligjorë, proceduralë, të bazuar në Kod Zgjedhor, mbi të cilin po ndjekim hapat për shkeljet që kanë ndodhur në çdo qendër votimi”, shtoi Himçi.
    Demokrati Himçi edhe më herët tregoi për mediat fletët e votimit ku shihej kryqi te numri 5, por mungonte vula.

  • Noka përplaset me Spiropalin: Ruaj dinjitetin, do vijë Sara Mila në vendin tënd! Kryeparlamentarja: Ju mungojnë selfie-t nëpër Europë e përtej oqeanit, por…

    Noka përplaset me Spiropalin: Ruaj dinjitetin, do vijë Sara Mila në vendin tënd! Kryeparlamentarja: Ju mungojnë selfie-t nëpër Europë e përtej oqeanit, por…

    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe deputeti i PD-së, Flamur Noka kanë replikuar gjatë seancës së sotme Parlamentare.
    Flamur Noka: E keni kthyer Parlamentin në një noter të çdo akti që vjen nga Sulltani, po ky nuk është funksioni i këtij Parlamenti. Ky Parlament nuk është dyqani juaj që hapet dhe mbyllet kur të doni ju, e funksionon sipas tekave dhe interesave tuaja. E dimë që nga data 11 Maj ju keni problem funksionimin e Parlamentit sepse demaskimi i farsës, ju ka krijuar problem dhe stres, ndaj keni filluar e ulërisni “po nxini faqen e Shqipërisë”, jo po përralla, jo po dokrra.
    Edhe kaq kohë sa je në atë karrige, se sigurisht vjeshta ikën bashkë me vapën dhe do vijë Sara në vendin tënd, përpiqu të ruash dinjitetin e institucionit që përfaqëson.
    Elisa Spiropali: E kuptoj që ju mungojnë fotografitë e selfie nëpër Eruopë e përtej oqeanit, por nuk është problemi ynë sepse nuk shkojmë aty, as për foto. Kemi shanse të shumta për të bërë foto, shkojmë për të përfaqësuar Shqipërinë, atë që ju e nxini ku të mundni në ato hapësira të vogla që ju kanë mbetur ndërkombëtarisht.
    Por nuk është çështje e këtij Kuvendi.

  • Ilir Meta flet nga qelia: 130 mijë fletët e votimit të papërdorura, mungojnë si 130 mijë eurot

    Ilir Meta flet nga qelia: 130 mijë fletët e votimit të papërdorura, mungojnë si 130 mijë eurot

    Presidenti i PL, Ilir Meta ka komentuar pretendimin e Partisë Demokratike se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura në zgjedhjet e 11 majit 2025.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se 130 mijë fletë votimi ”të humbura” si 130 milion eurot e ”avulluara” të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.
    ‘130 mijë fletë votimi ”të humbura” si 130 milion eurot e ”avulluara” të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. Në Narkoshtetin e Edi Ramës mund të ndodhin krime intelektuale kaq të sofistikuara: Humbin votat, siç zhduken paratë e taksapaguesve. Asnjë përgjegjësi, asnjë transparencë.
    Vjedhin 130 milion euro për një incenerator që nuk e ndërtuan kurrë — tani zhdukin edhe 130 mijë fletë votimj, si të ishin mbetje për djegie. Në këtë vend ku vetëm plehrat nuk digjen por “digjet” vota, atëherë bashkë me të është djegur demokracia, shteti i së drejtës dhe e ardhmja e vendit.
    Kurrë nuk mund të pranohet ky terrorizëm elektoral!’, shkruan ai.
    Ndërkohë, sot KAS i rrëzoi kërkesën demokratëve për të hapur 43 kuti votimi në Vlorë, ku ishte deklaruar 0 fletë votimi e papërdorur. Partia Demokratike pretendon se në të gjithë vendin mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura. Sipas PD, diferenca mes fletëve të prodhuara dhe atyre të raportuara si të votuara, të papërdorura apo të dëmtuara nuk përputhet. KQZ sqaroi se gjithçka ishte burim i paskatësive në procesverbalet e Qendrave të Votimit.