Tag: mungojë

  • Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun, Luli do më mungojë se është artist

    Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun, Luli do më mungojë se është artist

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, ka ironizuar programet elektorale të partive të reja gjatë takimit me qytetarët e Skraparit këtë të mërkurë.
    Në fjalën e tij Rama tha se premtimet e forcave të reja të kujtojnë firmat piramidale të 97-ës që ta bëjnë detin kos për të kapur një mandat në parlament.
    Ndërsa thumboi edhe Lulzim Bashën, për të cilin tha se do t’i mungojë parlamentit  në katër vitet e ardhshme pasi ai është artist, është i vetmi koalicion me një parti.

    “Janë dhe disa zogj të vegjël që kanë dalë. Ata mua më heqin mallin e Sugdes, Vehbiut dhe Rrapush Xhaferrit. Ata ta bëjnë detin kos. Jepu votën atyre dhe këtu s’do ketë më asnjë problem. Aman jepuni votën që të kapin ata ndoonjë vend në parlament. Thonë që ne jemi të rinj, të rinj ata kanë vetëm moshën. Shihni si fusin në listë edhe krushqit. Përveç atyre është edhe Luli. Luli të paktën është koalicioni tek pullë. Kur e pyesin sa i madh është ai koalicion, thotë hyni në internet dhe këroni. Ai do na mungojë se është artist”, tha Rama.

  • Probleme për Interin/ Dëmtohet Marcus Thuram, sa do të mungojë

    Probleme për Interin/ Dëmtohet Marcus Thuram, sa do të mungojë

    Lajme të këqija për Interin pas kualifikimit për në gjysmëfinalet e Champions League. Marcus Turam do të mungojë në ndeshjen ndaj Bologna dhe rrezikon seriozisht gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit.Sulmuesi francez i është nështruar testeve mjekësore dhe ka rezultuar se ai ka lodhje muskulore në pjesën e brendshme të kofshës së majtë.
    E sigurt mungesa e tij në sfidën e radhës në kampionat, ndërsa mbetet në dyshim ndeshja e kthimit në Kupën e Italisë, takim i programuar më 23 prill, në orën 21:00. Marcus Thuram këtë sezon ka shënuar 14 gola në kampionat dhe ka asistuar 7 të tjerë.

  • Dëmtim serioz për Ernest Muçin te Beshiktashi, ja se për sa kohë do të mungojë në fushën e blertë

    Dëmtim serioz për Ernest Muçin te Beshiktashi, ja se për sa kohë do të mungojë në fushën e blertë

    Ernest Muci ka pësuar një dëmtim jo të lehtë në ndeshjen e fundit të Beshiktashit. Sulmuesi shqiptar e nisi nga minuta e parë dhe doli nga fusha në minutën e 26 në humbjen ndaj Bashakshehir dhe vendin e tij e mori Joao Mario.
    Sipas lajmeve që vijnë nga Turqia, tani është mësuar edhe koha se për sa Muci do të qëndrojë jashtë fushës së blertë. Lojtari i Kombëtares tonë do të mungojë për tre javë, duke humbur një pjesë të rëndësishme të ndeshjeve në fundin e sezonit. /Sport Ekspres/
     
     

  • Eberl njofton: “Musiala do të mungojë në Bayern Munich-Inter”. Kane: “Lojtar shumë i rëndësishëm për ne”

    Eberl njofton: “Musiala do të mungojë në Bayern Munich-Inter”. Kane: “Lojtar shumë i rëndësishëm për ne”

    5 Prill 2025

    7:08

    Alfred Lleshi

    “Musiala nuk do të jetë të martën kundër Interit. Ndjeu dhimbje prapa kofshës, nuk duket diçka e vogël”. Me këto fjalë, drejtori i zonës teknike të Bayern Munich, Max Eberl, bëri një përmbledhje të situatës së dëmtimit që pësoi Jamal Musiala gjatë ndeshjes, e fituar më pas 3-1, në fushën e Augsburgut, ku shënoi edhe vetë numri 42 i bavarezëve. Për sulmuesin, mungesa në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Interit është e sigurt.
    Për Musiala foli edhe trajneri i bavarezëve, Vincent Kompany, në konferencë për shtyp: “Duhet të presim dhe të shohim, sepse ende nuk kemi asnjë ide për shkallën e dëmtimit. Nëse do të mungojë, do të përpiqemi ta zëvendësojmë me punë në grup. Mundemi vetëm të shpresojmë që në momentin që ai do të rikthehet në fushë, do të kemi arritur t’i fitojmë të gjitha ndeshjet në program”.
    “Na vjen keq, – komentoi edhe Harry Kane, qendërsulmuesi i skuadrës bavareze dhe autor i golit të dytë të mbrëmjes. – Nuk po kalojmë një periudhë të mirë për sa iu përket dëmtimeve. Jamal është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ndaj do të na mungojë gjatë gjithë kohës që nuk do të jetë. Shpresojmë vetëm që dëmtimi të mos jetë aq serioz sa duket”.

  • Erling Haland mungon për më shumë se një muaj, Guardiola njofton se cili do ta zëvendësojë sulmuesin

    Erling Haland mungon për më shumë se një muaj, Guardiola njofton se cili do ta zëvendësojë sulmuesin

    Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka zbuluar sot se sulmuesi norvegjez, Erling Haland, do të mungojë për më shumë se një muaj pas dëmtimit të pësuar në sfidën ndaj Bornmuth në Kupën FA. Sipas deklaratës së Guardiolës, Haland do të jetë jashtë për një periudhë prej 5 deri në 7 javë, dhe është e mundur që ai të kthehet vetëm për Botërorin e Klubeve, që do të zhvillohet në verë.
    “Mjekët më treguan se Erling Haland do të jetë jashtë mes 5 dhe 7 javëve,” tha Guardiola. “Ne do të gjejmë një zgjidhje mes lojtarëve që kemi, ata kanë aftësi dhe cilësi të ndryshme. Do të kemi në sulmues tjetër në qendër.”
    Sipas informacionit, Omar Marmush, i afruar gjatë janarit, pritet të marrë vendin e Haland deri në mbyllje të sezonit. Haland do të mungojë gjithashtu në gjysmëfinalen dhe mundësisht në një finale të mundshme të Kupës FA, ndërkohë që rikuperimi i tij është prioritet për klubin, me shpresën që ai të jetë gati për sfidat në Botërorin e Klubeve.