Portieri i Manchester United, Andre Onana, ka pësuar një dëmtim në kofshë gjatë turneut parasezonal. Lojtari kamerunas vazhdon të vlerësohet nga stafi mjekësor dhe besohet se i është përgjigjur mirë trajtimit fillestar.
Raporte të ndryshme kanë sugjeruar se Onana do të mungojë deri në gjashtë javë dhe do të humbasë turneun parasezonal të United në Amerikë. Megjithatë, “Sky Sports News” konfirmon se ai të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës.
Altay Bayindir, 27 vjeç, pritet të zëvendësojë United gjatë fushatës parasezonale, e cila fillon me një ndeshje kundër Leeds, më 19 korrik përpara se të nisen për në SHBA. Aty “djajtë e kuq” do të përballen me West Ham, Bournemouth dhe Everton, në një turne që zhvillohet nga 27 korriku deri më 3 gusht.
Ndeshja e fundit miqësore parasezonale e United do të jetë kundër Fiorentina, në “Old Trafford”, më 9 gusht, përpara se të fillojnë kampionati i Premier League (ndeshja e parë në shtëpi kundër Arsenal, më 17 gusht). Portieri veteran Tom Heaton, 39 vjeç, nënshkroi një kontratë të re njëvjeçare për të qëndruar me United më herët këtë javë.
Duke parë dëmtimin, klubi po sheh për një portier të ri edhe për faktin se kamerunasi nuk ka bindur shumë këto dy sezone. Ky dëmtim mund të përshpejtojë fazën e një blerje të re në portë.
Tag: mungojë
-

Onana “nxjerr veten” në shitje, dëmtohet dhe do të mungojë 6 javë, United kërkon zëvendësues
-

Botërori i mbyllur për talentin e City, dëmtohet rëndë pas golit dhe do të mungojë deri në fund të turneut
26 Qershor 2025
11:58
Telesport
Juventus dhe Manchester City do të luajnë sot në mbrëmje ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Botërorin për klube. Për “citizens” do të mungojë talenti argjentinas Claudio Echeverri, i ardhur nga River Plate.
Ai dëmtoi kyçin e këmbës në fitoren 6-0 ndaj Al Ain, ku shënoi edhe një gol të shkëlqyer nga goditja e dënimit kundër ekipit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Echeverri u largua me paterica dhe nuk ishte më në gjendje të stërvitej.
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka zbuluar se 19-vjeçari Claudio Echeverri do të mungojë për dy ose tre javë. Kjo do të thotë se argjentinasi mund të humbasë pjesën tjetër të Kupës së Botës për klube.
“Ai ka disa probleme me kyçin e këmbës. Për fat të keq, do të jetë pushim dy ose tre javë jashtë. Më vjen shumë keq për të, pasi donim të punonim shumë me të dhe të rinjtë e tjerë në funksion të sezonit të ri”, tha Guardiola. -

Mbappé ende larg formës së duhur, rrezikon të mungojë edhe ndaj Salzburgut
Në pritje të seancës së fundit stërvitore, që do të zhvillohet nesër, është thuajse e pamundur që Kylian Mbappé të rikuperohet në kohë për ndeshjen ndaj Salzburgut. Për sfidën e fundit në Grupin H të Kupës së Botës për Klube, që do të luhet mes natës së të enjtes dhe të premtes (ora 03:00 me orën tonë), nuk përjashtohet plotësisht që ylli francez të mungojë sërish. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “AS”, do të ishte i nevojshëm një përmirësim i ndjeshëm brenda 24 orëve të ardhshme që ai të jetë në fushë.
Gjatë seancës së djeshme në “Palm Beach”, e cila ishte e rezervuar vetëm për lojtarët e dëmtuar (pjesa tjetër e skuadrës kishte ditë pushimi), KM9 qëndroi sërish në palestër. Nuk pati punë në fushë, vetëm stërvitje fizike në ambient të mbyllur. Trupi i tij po rikthehet gradualisht në normalitet, duke ndjekur një proces rikuperimi. Gjithçka vjen si pasojë e gastroenteritit akut, nga i cili vuajti menjëherë pas mbërritjes në SHBA, dhe që i shkaktoi dobësi të madhe e humbje në peshë, edhe pse jo shqetësuese.
Kylian ka humbur pak më shumë se një kilogram, të cilin tashmë ka filluar ta rikuperojë. Kushtet klimatike, me temperaturë që ndjehet si 37-38 gradë, nuk e kanë ndihmuar aspak në rikuperim, shkruan “AS”. Dita e sotme do të jetë vendimtare për të kuptuar nëse do të grumbullohet apo jo, pas një takimi tresh mes Xabi Alonso, Mbappé dhe stafit mjekësor. Në rast mungese, Gonzalo, që po shfaqet si surpriza e këtij Botërori për Klube, është gati ta zëvendësojë pa probleme në rolin e titullarit në sulm.
Thuajse nuk do ta njihni…; pamjet e Mbappé pas problemeve shëndetësore janë befasuese (video) -

”Zyshe shyqyr që të kemi”, Rama: Shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi, atëherë s’do jem as unë
Në festën e 34-vjetorit të themelimit të PS, kryesocialisti Edi Rama shkëmbeu batuta edhe me senatorët e PS, Arta Daden e Gramoz Ruçin. “Zyshe ty shyqyr që të kemi. Edhe shokun Gramoz, që sa kohë do ta shoh këtu jam i sigurt që partia është në rrugë e duhur, shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi, po atëherë s’do jem as unë, kështu që shihni e bëni”, tha Rama.
34 vite PS, Rama me socialistët: Fitorja përgjegjësi e madhe dhe besim për të udhëhequr vendin drejt BE -
Do mungojë edhe ndaj Paçuka-s, Mbape në spital
Mungesa e Kilian Mbape me Realin në duelin e parë të Kupës së Botës për Klube FIFA u ndje goxha ndaj Al Hilal 1-1 (Gr: H) Sipas asaj që raporton klubi madrilen ai është shtruar në spital për gastroenterit akut.
Real Madrid, i cili po luan në Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara, e njoftoi këtë në një deklaratë në X.
“Lojtari ynë Kylian Mbappé vuan nga gastroenterit akut dhe është shtruar në spital për analiza dhe trajtime të ndryshme”, thuhet në të. Sulmuesi francez është shtruar në spital për t’iu nënshtruar analizave të ndryshme dhe për të marrë trajtimin e nevojshëm.”
Me gjasë francezi do të mungojë për Çabi Alonson edhe në takimin e dytë me meksikanët e Paçuka programuar për në 22 qershor./Sportiim.al/
-

Inzaghi: Do të më mungojë gjithçka nga Interi, edhe kritikat më të padrejta…
“Pranova sfidën dhe dola nga zona ime e rehatisë pas disa vitesh tek Interi. Nuk kishte asnjë ekip tjetër që doja të stërvitja”. Në prag të debutimit në Botërorin për Klube kundër Real Madridit, Simone Inzaghi kthehet te vendimi i tij për të pranuar ofertën e Al Hilal.
Kjo, në një moment kur vijojnë diskutimet mbi fjalët e CEO së klubit arab, Esteve Calzada, në lidhje me kohën kur u mor vendimi nga ish-trajneri i Interit. Në konferencë për shtyp, Inzaghi u përgjigj menjëherë për polemikat e lindura:
“Nëse ky është çmimi që duhet të paguaj për 4 vitet tek Interi, jam i lumtur ta bëj. Kam marrë më shumë nga ç’kam dhënë; nga tifozët, drejtuesit, lojtarët. E di që do të më mungojë gjithçka, edhe kritikat më të padrejta, por kam dhënë gjithçka. Besoj se, për të mirën e Interit, ndarja ishte zgjedhja e duhur, edhe pse e dhimbshme për të gjithë”.
Inzaghi gjithashtu dëshiroi të sqarojë se e ardhmja e tij nuk ndikoi negativisht në paraqitjen e skuadrës përpara finales së humbur kundër PSG-së dhe mbrojti zgjedhjen për t’u transferuar në “Saudi Pro League”, ku sipas disa mediave do të përfitojë 26 milionë euro në vit:
“Doja të ndryshoja mentalitet, stil loje dhe të përballesha me sfida të reja. Nuk kishte klub tjetër që doja të stërvitja, zgjodha Al-Hilal. Tani do të përballemi ndoshta me ekipin më të fortë në botë, – tha Inzaghi, duke iu referuar Real Madridit, kundërshtarit në debutim, në Botërorin për Klube. – Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por jemi gati për sfidën dhe do të luajmë sipas mënyrës sonë”. -

Kiara Tito humb njeriun e shtrenjtë nga familja: Do më mungojë zëri yt
Showbiz E Premte, 13 Qershor 2025 10:40
Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Kiara Tito, pak minuta më parë ka njoftuar se ka humbur njeriun e shtenjtë nga familja e saj.
Përmes një fotoje, Kiara ka zbuluar se ka humbur gjyshen e saj, Marien.“Lamtumirë nana Maria e dashur. Do më mungojë gjithmonë zëri yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe”,-shkruan Kiara.
-

“Futbolli është një botë e rreme. Nuk do më mungojë asgjë nga ky sport”
27 Maj 2025
16:38
Telesport
Mario Balotelli e ka quajtur futbollin një botë të rreme. Madje, ka theksuar se nuk do t’i mungojë asgjë nga ky sport kur t’i japë fund karrierës.
Këtë sezon, sulmuesi italian luajti 6 ndeshje për Genoan në Serie A. Ai mesatarisht ka luajtur 9 minuta për takim. 34-vjeçari italian është në fund të karrierës tashmë, por nuk duket se ka ndonjë pishman.
“Do të luaj edhe për 2-3 vite. Nuk kam asnjë emocion për më shumë. Sportivisht të vjen keq, patjetër, por nuk do të më mungojë asgjë që lidhet me futbollin, sepse ky sport është një botë e rreme”, ka deklaruar ish-lojtari i kombëtares italiane. -

Operohet Rudiger, do të mungojë dy muaj
Antonio Rudiger është operuar dhe do të qëndrojë për disa javë jashtë fushave të blerta, duke mbyllur kështu sezonin me Realin.
Pasi humbi ndaj Barçës në finalen e Kupës së Mbretit, për Rudiger pritet dhe një dënim i rëndë dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse stafi mjekësor madrilen ka vendosur që ta operojë mbrojtësin për të zgjidhur një problem të mëparshëm me gjurin.
“Pasi luajta për më shumë se shtatë muaj me dhimbje, fatkeqësisht ishte e pashmangshme që duhet t’i nënshtrohesha ndërhyrjes në menisk. Dua të luaj sërish sa më shpejt të jetë e mundur sepse janë dy turne përpara: Liga e Kombeve dhe Botërori i Klubeve, por për momentin duhet të rikuperohem javë pas jave dhe të shoh. Do të bëj gjithçka. Shihemi së shpejti”, shprehet Rudiger në rrjetet sociale.
