Tag: mungojë

  • Milan, Jashari mund të mungojë më shumë se 2 muaj

    Milan, Jashari mund të mungojë më shumë se 2 muaj

    29 Gusht 2025

    17:45

    Telesport

    Ardon Jashari do të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj.
    Mesfushori shqiptar, i transferuar për 39 mln euro te Milani gjatë merkatos së verës, u dëmtua gjatë një seance stërvitore.
    Nëilan konfirmoi zyrtarisht dje se Jashari ka pësuar një frakturë të fibulës së djathtë. Fillimisht u tha se ai do të mungonte rreth dy muaj, por sot mediat raportojnë se rikuperimi i tij kërkon disa javë më shumë.
    23-vjeçari është një nga lojtarët më premtues të Milanit dhe urojmë të kthehet sa më shpejt në fushë.

  • Saka mungon në ndeshjen ndaj Liverpool dhe kombëtare, edhe Odegaard ngre “flamurin e bardhë”

    Saka mungon në ndeshjen ndaj Liverpool dhe kombëtare, edhe Odegaard ngre “flamurin e bardhë”

    27 Gusht 2025

    10:45

    Telesport

    Bukayo Saka pritet të mungojë në ndeshjen e Premier League që Arsenal do të luajë kundër Liverpool të dielën dhe jo vetëm. Sulmuesi pritet të mungojë edhe në dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës që Anglia do të zhvillojë kundër Andorrës dhe Serbisë.
    Sulmuesi pësoi një dëmtim në kofshë në fitoren 5-0 të “topçinjve” ndaj Leeds dhe, sipas raportimeve, do të mungojë deri në katër javë. Edhe kapiteni Martin Odegaard është gjithashtu në dyshim për udhëtimin e së dielës në “Anfield”.
    Ai pësoi një dëmtim në shpatullën e djathtë gjatë fitores së fortë të së shtunës në Emirates. Ndaj, trajneri Mikel Arteta, pret që të dy lojtarët të mungojnë për ndeshjen ne radhës, por nuk bëhet fjalë për dëmtime afatgjata.
    Saka humbi tre muaj e gjysmë të sezonit të kaluar pas një operacioni në kofshën e djathtë. Mungesa e lojtarit në “Merseyside” mund t’i hapë derën Eberechi Eze për të debutuar me Arsenal, pasi mbërriti nga Crystal Palace javën e kaluar.

  • Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Spiropali: Penë e talentuar që do i mungojë publikut shqiptar

    Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Spiropali: Penë e talentuar që do i mungojë publikut shqiptar

    Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas lajmit të ndarjes së parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji.
    “Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar. Pusho në paqe, Artur!”, shkroi Spiropali në postimin e saj.

    Artur Zheji ishte një nga figurat më të njohura të gazetarisë shqiptare, i vlerësuar për analizat e tij dhe kontributin në median e vendit.

  • “Një zë i veçantë e penë e talentuar që do t’i mungojë publikut”, Elisa Spiropali mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji

    “Një zë i veçantë e penë e talentuar që do t’i mungojë publikut”, Elisa Spiropali mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji

    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artur Zheji.

    Në një mesazh në rrjetet sociale ajo shprehet se lajmi i vdekjes së gazetarit është trishtues, ndërsa e cilëson Artur Zhejin si një zë i veçantë dhe penë e talentuar që do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar.
    “Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar.
    Pusho në paqe, Artur!”, shkruan Spiropali.

    Top Channel

  • Spiropali mesazh për Zhejin: Një zë i veçantë e penë e talentuar që do t’i mungojë publikut

    Spiropali mesazh për Zhejin: Një zë i veçantë e penë e talentuar që do t’i mungojë publikut

    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artur Zheji.
    Në një mesazh në rrjetet sociale ajo shprehet se lajmi i vdekjes së gazetarit është trishtues, ndërsa e cilëson Artur Zhejin si një zë i veçantë dhe penë e talentuar që do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar.
    “Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar.
    Pusho në paqe, Artur!”, shkruan Spiropali.

  • Bajern e nis kampionatin me mungesa, shtohet numri i të dëmtuarve

    Bajern e nis kampionatin me mungesa, shtohet numri i të dëmtuarve

    Bajerni do të duhet ta luajë ndeshjen hapëse të Bundesligës kundër Lajpcig me një skuadër jashtëzakonisht të cunguar. Tani, edhe Tom Bishof është jashtë. Herri Kejn kishte folur tashmë për skuadrën më të vogël të karrierës së tij dhe që prej fjalëve të pazakonta të qendërsulmuesit, skuadra gjermane është bërë edhe më e hollë.

    Paul Vaner, i cili pritet të kalojë te Eindhoven, tani i bashkohet edhe Tom Bishof: përforcimi i ri nga Hofenhajm do të mungojë gjithashtu në ndeshjen hapëse të premten në mbrëmje. Siç njoftoi Bajerni të premten pasdite, mesfushori duhej t’i nënshtrohej një operacioni në apendiks dhe për këtë arsye do të mungojë në ndeshjen ndaj skuadrës saksonase, e cila dikur kishte shfaqur interes për Bishof para se ai të vendoste të transferohej në Mynih.
    Nëse 20-vjeçari do të mungojë edhe më gjatë, nuk është e qartë nga deklarata; ekipi thjesht bën të ditur se Bishof do të mungojë “përkohësisht.” Bishof do të humbasë atë që mund të ishte ndeshja e tij e parë në Bundesliga për Bajern. Ai bëri debutimin e tij zyrtar në Kupën e Botës për Klube. Në Superkupë kundër Shtutgartit, ai u fut në lojë vetëm në minutat shtesë. Opsionet e trajnerit Vinsent Kompani ishin tashmë jashtëzakonisht të kufizuara para dëmtimit të Bishof.

    Xhoshua Kimish dhe Leon Goretzka janë titullarë të padiskutueshëm në mesfushën qendrore, dhe Bishof mund të merrej në konsideratë si zëvëndësues i secilit prej tyre. Ende nuk është e sigurt nëse Aleksandar Pavloviç, i cili është rikuperuar nga një frakturë në pjesën orbitale të syrit, do të jetë përsëri në dispozicion. Nëse edhe ndërkombëtari gjerman do të mungojë, Rafael Guerreiro do të ishte i vetmi opsion tjetër nga stoli për një pozicion në mesfushën qendrore, ndërsa Konrad Laimer mund të spostohet nga krahu i djathtë i mbrojtjes në qendër të fushës.

  • “Colwill do të mungojë për një kohë të gjatë, klubi e di çfarë na duhet nga merkatoja”

    “Colwill do të mungojë për një kohë të gjatë, klubi e di çfarë na duhet nga merkatoja”

    Të dielën, Chelsea do të përballet në “Stamford Bridge” me fituesit e fundit të “Community Shield”, Crystal Palace. Për këtë arsye, trajneri i bluve të Londrës, Enzo Maresca, mbajti një konferencë për shtyp:
    “Ka qenë një pushim i shkurtër veror për ne, por do të përpiqemi të jemi gati. Sigurisht që është diçka e re. Nuk e dimë se si do të reagojmë, sepse nuk ka ndodhur më parë të pushojmë kaq pak gjatë vetës, mes dy sezoneve. Është diçka e re dhe duhet të jemi të vëmendshëm ndaj çdo detaji”.
    Për Colwill: “Është i vetëdijshëm që do të mungojë për një kohë të gjatë. E konsideroj humbje të madhe për ne, sepse ishte lojtar i rëndësishëm sezonin e kaluar. Mund të krijojmë raste dhe të sulmojmë në mënyrën e duhur nëse dimë ta ndërtojmë ekipin siç duhet. Levi luajti një rol kyç në këtë. Tani do të kërkojmë një zgjidhje tjetër. Klubi e di që na nevojitet një mbrojtës i ri qendror”.
    Për skuadrën: “Kemi një grup fantastik lojtarësh. Jemi të kënaqur me skuadrën në dispozicion, pa dyshim, por kur merkatoja është e hapur, gjithçka mund të ndodhë”.
    Për objektivat: “Kur erdha në këtë klub, zhurma rreth nesh ishte krejtësisht e ndryshme nga tani. Personalish nuk më pëlqen të shoh shumë përpara, tre ose katër muaj, sepse kjo nuk ekziston në futboll. Më pëlqen të fokusohem tek e nesërmja. Qëllimi im personal dhe i skuadrës është të përmirësohemi çdo ditë”.
    Për ndeshjen kundër Crystal Palace: “Do të jetë shumë e vështirë. Ata kanë mundur në dy finale ndoshta dy nga skuadrat më të mira angleze të 10-15 viteve të fundit”.
     

  • Ardian Ismajli një muaj pushim pas dëmtimit, rrezikon edhe ndeshjen me kombëtaren

    Ardian Ismajli një muaj pushim pas dëmtimit, rrezikon edhe ndeshjen me kombëtaren

    15 Gusht 2025

    8:42

    Telesport

    Torino po përballet me një dëmtim serioz në mbrojtje, me Ardian Ismajli që do të mungojë në takimet e radhës. “Testet instrumentale kanë zbuluar një tendosje të pjesshme në muskulin semimembranosus të kofshës së djathtë”, njoftoi klubi “granata” në një deklaratë zyrtare.
    Mbrojtësi shqiptar, një nga fytyrat e reja të Torinos këtë verë, i ardhur si transferim i lirë nga Empoli, do të mungojë për rreth një muaj.
    Pra, zyrtarisht, aventura e tij me Torino pritet të fillojë pas pushimit ndërkombëtar të shtatorit, pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Madje Ismalji rrezikon të mos luajë as me kuqezinjtë në ndeshjen e 9 shtatorit, ndaj Letonisë.
    Për trajnerin Baroni një mungesë e rëndësishme, pasi shqiptari do të mungojë në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Modena (e hënë, 18 gusht) dhe ndeshjet e Serie A kundër Inter (25 gusht) dhe Fiorentina (31 gusht).

  • Dëmtimi i Lewandowskit, më serioz së dukej. Humb startin e La Liga-s, por rrezikon edhe më shumë

    Dëmtimi i Lewandowskit, më serioz së dukej. Humb startin e La Liga-s, por rrezikon edhe më shumë

    9 Gusht 2025

    14:12

    Alfred Lleshi

    Lajm i hidhur për Barcelonën. Sipas të përditshmes “AS”, Robert Lewandowski mund të mungojë deri në tri javët e para të La Liga-s për shkak të një shqetësimi në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Në komunikatën e djeshme, sulmuesi polak u njoftua si mungesë për “Trofeun Gamper” ndaj Comos, por dëmtimi pritet ta mbajë jashtë fushës për më shumë se disa ditë.
    Madje, sipas burimeve spanjolle, nuk përjashtohet mundësia që polaku të rikthehet vetëm pas pushimit të klubeve për ndeshjet e kombëtareve, në mesin e shtatorit. Edhe pse nuk duket një dëmtim i rëndë, nuk është hera e parë që 37-vjeçari ndien probleme të këtij lloji. Për këtë arsye, klubi katalanas do të veprojë me kujdes dhe maturi, duke marrë parasysh edhe moshën e ish-sulmuesit të Bayern Munich.
    E sigurt është se Lewandowski do të mungojë në ndeshjen hapëse të La Liga-s më 16 gusht kundër Mallorca. Më pas, rikthimi i tij do të varet nga ecuria e rikuperimit, por edhe sfidat kundër Levante dhe Rayo Vallecano mbeten në rrezik. Kjo situatë do ta detyrojë trajnerin Hansi Flick të ndryshojë planet, duke u mbështetur tek Ferran Torres. Një strategji e përdorur edhe sezonin e kaluar, por këtë herë me Marcus Rashford si alternativë shtesë.

  • Calafiori jep “kushtrimin” axurr: E papranueshme që Italia të mungojë sërish në Botëror

    Calafiori jep “kushtrimin” axurr: E papranueshme që Italia të mungojë sërish në Botëror

    “Do të jetë një sezon i madh për Riccardo. Dua vetëm që ai të jetë në dispozicion dhe të luajë në nivelin e tij, sepse transmeton atë energji që i duhet skuadrës”. Këto janë fjalët e Mikel Artetës për Riccardo Calafiori. Ish-mbrojtësi i Bologna buzëqesh dhe përgjigjet.
    “Sezonin e kaluar më ndalën dëmtimet, sepse në ndeshjet ku kam luajtur mendoj se kam dhënë gjithmonë përgjigjen e duhur. Pikërisht për këtë tani mendoj vetëm të punoj mirë dhe të arrij formën më të mirë. Jam gati”, – tha ai për “Gazzetta dello Sport”.
    Përshtatja me Premier League nuk ka qenë problem për ju. Cili është sekreti?Intensiteti në Angli është krejtësisht ndryshe nga ai në Itali, por për mua nuk ka qenë aspak problem të përshtatem. Madje ndjehem sikur jam këtu prej kohësh, sikur të kisha qenë gjithmonë.
    Në shtator do të keni dy ndeshje vendimtare kualifikuese për Botërorin, me Gattuso në pankinë në vend të Spallettit. Ju në qershor ishit i dëmtuar, kur Norvegjia na mundi rëndë…Kam folur me Gattuso në telefon dhe më la një përshtypje shumë të mirë. Në fushë do ta njoh në Coverciano.
    Haaland dhe shokët e tij tashmë kanë një epërsi të madhe në renditje dhe për të shkuar në Botëror, Italia duhet të fitojë çdo ndeshje, përfshirë atë direkte në Milano ndaj Norvegjisë, të rregullojë edhe golaverazhin. A është e vështirë?Le të themi që situata në të cilën ndodhemi nuk është e lehtë, por duhet të besojmë patjetër. Nuk është e mundur që Italia të mungojë në një tjetër Kupë Bote.