Tag: mungojë

  • Operacioni i Bremer përfundon me sukses, braziliani do të mungojë 8-10 javë

    Operacioni i Bremer përfundon me sukses, braziliani do të mungojë 8-10 javë

    15 Tetor 2025

    12:05

    Telesport

    Juventus publikoi një buletin mjekësor këtë mëngjes në lidhje me gjendjen e Gleison Bremer pas operacionit të meniskut. “Gleison Bremer iu nënshtrua meniskektomisë selektive artroskopike të meniskut medial të gjurit të tij të majtë. Ndërhyrja kirurgjikale ishte një sukses i plotë. Lojtari do të fillojë programin e tij të rehabilitimit në ditët në vijim që synon kthimin në aktivitetin garues.”
    Ky ishte një hap i nevojshëm pasi dëmtimi i qendërmbrojtësit brazilian ishte si një rrufe në qiell të pastër. Kjo pengesë do t’i ndërlikojë ndjeshëm planet e Igor Tudor, pasi Bremer është shtylla kryesore e mbrojtjes bardhezi.
    Trajneri kroat do të qëndrojë pa udhëheqësin e tij mbrojtës për një kohë edhe më të gjatë se 24-42 ditët standarde, koha e rikuperimit për këtë lloj dëmtimi. Bremer pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë. Për të eliminuar çdo rrezik të një përsëritjeje, ai do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 3-4 javë.
    Sipas këtyre parashikimeve, Bremer mund të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj, me vlerësime për rikthimin e tij që variojnë midis 8 dhe 10 javëve. Ky është një lajm i keq në një kohë të ngjeshur të sezonit për Juventus. Qendërmbrojtësi brazilian do të mungojë të paktën 12 ndeshje:

  • Flick bëhet me dhimbje koke, Barcelona humbet një tjetër titullar për “El Clasico-n”

    Flick bëhet me dhimbje koke, Barcelona humbet një tjetër titullar për “El Clasico-n”

    14 Tetor 2025

    17:28

    Telesport

    Pas Joan Garcia, Gavit dhe Robert Lewandowski-t, për Barcelonën pritet të mungojë në “El Clasico-n” ndaj Real Madridit edhe Raphinha. Dëmtimi muskulor që braziliani pësoi para dy javësh në sfidën ndaj Real Oviedo, ka rezultuar më i rëndë nga sa pritej.
    “Sport” raporton se Raphinha ka ndjerë shqetësime serioze gjatë testeve të fundit mjekësore, gjë që e shtyn rikthimin e tij në fushë.
    Përveç “El Clasico-s” ndaj Real Madridit më 26 tetor, Raphinha do të mungojë edhe në dy sfidat paraardhëse, atë ndaj Gironës në La Liga dhe atë ndaj Olympiacos në Champions League.

  • Zyrtare/ Ismajli nuk do të luajë përballë Serbisë, ja sa gjatë do të mungojë

    Zyrtare/ Ismajli nuk do të luajë përballë Serbisë, ja sa gjatë do të mungojë

    Ardian Ismajli nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Shqipërisë për duelin ndaj Serbisë, të paktën sipas asaj që raportohet nga mediat italiane.
    Mbrojtësi i Torinos, ndjeu shqetësime muskulore në duelin ndaj Parmës, duke u zëvendësuar para kohe.
    Përgjigjet e testeve nuk janë zbuluar ende, por në Itali raportojnë se Ismajli do të jetë jashtë për një kohë të gjatë.

    “Tuttosport” shkruan se mbrojtësi do të jetë mungojë për të paktën një muaj, ose më shumë.
    Shqipëria do të përballet me Serbinë më 11 tetor dhe prezenca e Ismajlit duket e pamundur.

  • Kryeminstri i Sllovakisë do të mungojë në Samitin e Kopenhagenit për arsye shëndetësore

    Kryeminstri i Sllovakisë do të mungojë në Samitin e Kopenhagenit për arsye shëndetësore

    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, do të mungojë në Samitin e Kophenhagenit, për arsye shëndetësore.

    “Kryeministri kërkoi falje për mungesën e tij, e cila është për shkak të përkeqësimit të problemeve shëndetësore që lidhen me atentatin”, theksohet në deklaratë.

    Fico u qëllua katër herë në bark përgjatë një atentati që ju bë në vitin 2024 dhe iu desh të operohej pasi qëndroi në spital për ditë të tëra në gjendje kritike.

    Ai u rikthye në detyrë disa muaj pas atentatit.

    Mediat sllovake raportuan se Fico mori pjesë në një takim qeveritar në mëngjes. Fico ka anuluar paraqitjet e tjera në muajt e fundit.

    Udhëheqësit e BE-së, që do të takohen në Kopenhagen, pritet të diskutojnë propozimet për një “mur kundër dronëve” dhe çështje të tjera të mbrojtjes, së bashku me propozimet për të përdorur asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.

    Fico ka kundërshtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë, nga e cila Sllovakia merr furnizime me energji.

    Fico tha këtë muaj se Bratislava nuk mund të mbështeste sanksione shtesë të BE-së kundër Rusisë derisa të merrte propozimet e BE-së për të përafruar objektivat klimatike me nevojat e prodhuesve të makinave dhe industrisë së rëndë, si dhe masa për të adresuar çmimet e larta të energjisë elektrike në BE.

  • Gavi do të mungojë për shumë kohë, Barcelona e gjen “zgjidhjen” te Man. United

    Gavi do të mungojë për shumë kohë, Barcelona e gjen “zgjidhjen” te Man. United

    24 Shtator 2025

    19:23

    Telesport

    Barcelona ka marrë së fundmi një lajm tejet negativ. Gavi, i cili ka një muaj jashtë fushave të lojës, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale në gju dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë 5-6 muaj, por për rikuperimin e tij të plotë do të duhet akoma edhe më shumë kohë.
    E gjendur në këtë situatë të papritur, Barcelona ka hedhur sytë nga merkato, ku mund të transferojë një mesfushor  gjatë merkatos së janarit për të mbushur boshllëkun nga mungesa e Gavit. “SPORT” raporton Barcelona do tentojë transferimin e mesfushorit të Man. United, Kobbie Mainoo.
    20-vjeçari u përfol shumë për një largim nga “Djajtë e Kuq” edhe gjatë merkatos së kësaj vere, por në fund vendosi të qëndrojë tek United. Duke qenë se nuk është një lojtar titullar në formacionin e Ruben Amorim, Kobbie Mainoo do të ishte i hapur për një aventurë të re, aq më tepër kur të kërkon një ekip si Barcelona.
    Mundësia më e madhe është për një huazim të thjeshtë deri në fund të sezonit, por detajet do të zbulohen më shumë ditët në vijim.

  • Dëmtimi, Trent Arnold trondit Real Madridin. Ja sa javë do të mungojë mbrojtësi anglez

    Dëmtimi, Trent Arnold trondit Real Madridin. Ja sa javë do të mungojë mbrojtësi anglez

    17 Shtator 2025

    12:55

    Alfred Lleshi

    Real Madrid ka konfirmuar dëmtimin e Trent Alexander-Arnold, i cili do të mungojë 6 deri në 8 javë. “Pas testeve të kryera, lojtarit i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Në pritje të evolucionit”, – thuhet në raportin mjekësor.
    Mbrojtësi anglez u dëmtua në minutën e tretë të ndeshjes debutuese të Champions-it, duke u zëvendësuar nga Carvajal. Një goditje e rëndë për Arnold, i cili ende nuk kishte arritur formën më të mirë dhe tani do të humbasë të paktën 10 ndeshje. Në karrierë nuk ka qenë shumë i prirur ndaj dëmtimeve.
    Që nga sezoni 2018/19 ka munguar vetëm në 55 ndeshje, me dëmtimin më të rëndë, atë të gjurit, në sezonin 2023/24. Pjesëmarrja e tij në klasiken e 26 tetorit duket e pamundur, ndërsa mbetet në dyshim për rikthimin në “Anfield”, më 4 nëntor. Real Madridi nuk do të marrë rreziqe përsipër, pasi lojtari është ende në proces adaptimi, pas ardhjes nga Liverpool-i.

  • Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë

    Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë

    31 Gusht 2025

    15:11

    Telesport

    Mesfushori Ylber Ramdani do të mungojë në dy ndeshje e Kombëtares të shtatorit, miqësores me Gjibraltarin më 4 shtator dhe ndeshjes së kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë.
    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pasur një infeksion të përsëritur të laringut, i cili kërkon pushim për disa ditë dhe terapi me antibiotikë dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së Kombëtares.

  • Mesfushori Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares

    Mesfushori Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares

    Mesfushori Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshje e Kombëtares të shtatorit, miqësores me Gjibraltarin më 4 shtator dhe ndeshjes së kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë.
    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pasur një infeksion të përsëritur të laringut, i cili kërkon pushim për disa ditë dhe terapi me antibiotikë dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së Kombëtares.

  • Mesfushori Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë

    Mesfushori Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë

    Mesfushori Ylber Ramdani do të mungojë në dy ndeshje e Kombëtares të shtatorit, miqësores me Gjibraltarin më 4 shtator dhe ndeshjes së kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë.

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pasur një infeksion të përsëritur të laringut, i cili kërkon pushim për disa ditë dhe terapi me antibiotikë dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së Kombëtares./FSHF/

    Vazhdo leximin