Tag: mungojë

  • Sërish telashe me dëmtimet tek Arsenal, mbrojtësi mund të mungojë të paktën gjashtë javë

    Sërish telashe me dëmtimet tek Arsenal, mbrojtësi mund të mungojë të paktën gjashtë javë

    8 Dhjetor 2025

    12:50

    Telesport

    Mbrojtësi i Arsenal, Cristhian Mosquera, mund të mungojë të paktën gjashtë javë pas dëmtimit të pësuar pak ditë më parë. Lajmi është konfirmuar sot nga “BBC Sport”.
    Raporti mjekësor i klubit thotë se lojtari mund të mungojë deri në tetë javë pas një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi në fitoren 2-0 në shtëpi të mërkurën ndaj Brentford.
    Lëndimi i spanjollit i shtohet një liste të gjatë lëndimesh mbrojtëse, me qendërmbrojtësit titullarë Gabriel Magalhaes dhe William Saliba që janë gjithashtu jashtë për “gunners”.
    “Dëmtimi i Mosquera (lëndim në kyçin e këmbës) është më i komplikuar”, konfirmoi trajneri i Arsenal, Mikel Arteta. 21-vjeçari mund të mungojë deri në fund të janarit.

  • “Shokohet” Juventus. Vlahovic do të mungojë shumë më gjatë nga sa pritej

    “Shokohet” Juventus. Vlahovic do të mungojë shumë më gjatë nga sa pritej

    1 Dhjetor 2025

    19:49

    Telesport

    Edhe pse Luciano Spalletti në konferencën për shtyp sot tha se Dusan Vlahovic do të mungojë për 2-3 muaj, e vërteta është paksa ndryshe. “Sky Sport” zbulon se sulmuesi serb do të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën 5 muaj, që do të thotë se ky sezon është mbyllur këtu për të.
    Sulmuesi u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Cagliari-t dhe la fushën e lojës mes lotësh, duke e kuptuar që bëhej fjalë për një dëmtim tejet serioz.
    Ndërkohë ende nuk dihet nëse drejtuesit e Juventusit do të ndërhyjnë gjatë merkatos së janarit për një qendër sulmues të ri, apo do të mbështeten vetëm te Lois Openda dhe Jonathan David.

  • Liverpool me shumë mungesa, Slot: Tani nuk mendoj dot për titullin, të shohim në gjysmë të sezonit

    Liverpool me shumë mungesa, Slot: Tani nuk mendoj dot për titullin, të shohim në gjysmë të sezonit

    Conor Bradley dhe Florian Wirtz do të mungojnë në ndeshjen e Liverpool kundër Nottingham Forest këtë fundjavë. Një lajm që e konfirmoi sot trajneri i “reds”, Arne Slot, që tha se nuk ka shumë opsione në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.
    Të dy kanë dëmtime muskujsh, me mbrojtësin e krahut Bradley që pritet të mungojë për tre javët e ardhshme, ndërsa Wirtz nuk pritet të mungojë për aq kohë.
    Jeremie Frimpong, lojtari tjetër i krahut të djathtë natyral i Slot, do të mungojë gjithashtu për dy ose tre javët e ardhshme. Dominik Szoboszlai mund të luajë në këtë pozicion, siç ka bërë ndonjëherë këtë sezon.
    “Szoboszlai po luan shumë mirë në çdo pozicion. Ai ka luajtur mirë si mbrojtës i krahut dhe si mesfushor. Curtis Jones dhe Joe Gomez gjithashtu mund të luajnë atje. Do të menaxhojmë forcat në këtë periudhë”, tha Slot.
    “Do të luajmë shtatë herë në 22 ditë. Edhe Gomez humbi stërvitjen dje, por presim që ai të jetë gati për të shtunën. Është një periudhë sfiduese, por gjëja e mirë është se kemi lojtarë të mirë në dispozicion“, shtoi trajneri i Liverpool.
    Ndërkohë, portieri Alisson është rikthyer në formë, ndërsa Andy Robertson nuk është stërvitur ende për arsye private. Për pasojë, Slot shprehet se nuk mendon për garën për titull.
    “E kam thënë shumë herë, në këtë moment, nuk po mendojmë ose nuk po flasim për këtë. Nuk e bëmë sezonin e kaluar kur ishim në krye të ligës. Bëhet fjalë vetëm për ndeshjen e radhës”, tha Slot.
    “Mënyra më e mirë për të gjykuar një renditje është kur mbaron kampionati, por do të shohim vendin tonë në gjysmën e sezonit, pas 19 takimesh. Le të shohim se ku jemi atëherë. I vetmi fokus që kemi është të fitojmë ndeshje, gjë që është e njëjtë me sezonin e kaluar”, tha Slot.

  • CR7 mund të mungojë në dy ndeshjet e para të Botërorit, trajneri i Portugalisë para vendimit më të vështirë në karrierë

    CR7 mund të mungojë në dy ndeshjet e para të Botërorit, trajneri i Portugalisë para vendimit më të vështirë në karrierë

    17 Nëntor 2025

    16:24

    Telesport

    Portugalia siguroi zyrtarisht biletën për në Botëror pasi mundi dje 9-1 Armeninë, pa Cristiano Ronaldon në fushë. Ylli portugez mungoi për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parafundit kualifikuese, atë ndaj Irlandës.
    Për goditjen më bërryl ndaj kundërshtarit, Cristiano Ronaldo mund të dënohet me 3 ndeshje pezullim sipas rregullores së FIFA-s, një e bëri që dje ndaj Armenisë. Kjo do të thotë që Ronaldo mund të mungojë dy ndeshjet e para në Kupën e Botës, gjithmonë nëse dënohet me 3 ndeshje mungesë.
    Mediet portugeze raportojnë se trajneri Roberto Martinez është në dilemë të vështirë, të mbështetet të përvoja e Cristiano Ronaldos dhe ta marrë atë më vete pavarësisht dy ndeshjeve të mundshme pezullim, apo ta lërë jashtë dhe të mbështetet te gjenerata e re.
    Sigurisht që vendimi për të lënë jashtë një legjendë si Cristiano Ronaldo nuk do të ishte aspak i lehtë për Martinez dhe do të kryqëzohej pa masë, por ndoshta do të ishte për më të mirën e kombëtares portugeze.

  • Telashe për Arteta, mbrojtësi brazilian pëson dëmtim muskulor dhe rrezikon të mungojë ndaj Tottenham

    Telashe për Arteta, mbrojtësi brazilian pëson dëmtim muskulor dhe rrezikon të mungojë ndaj Tottenham

    17 Nëntor 2025

    11:03

    Telesport

    Brazili ka konfirmuar se mbrojtësi i Arsenal, Gabriel, ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Dëmtimi ndodhi gjatë kohës që lojtari është i grumbulluar me kombëtaren amerikano-latine.
    Gabriel u detyrua të largohej nga fusha pas 64 minutash lojë në fitore 2-0 të Brazilit ndaj Senegalit të shtunën, në një miqësore. Për pasojë, lojtari nuk do të udhëtojë për në Lille, për miqësoren me Tunizinë, por për në Londër.
    Arsenali shpreson që Gabriel të mund të rikuperohet në kohë për t’u përballur me Tottenham Hotspur në ndeshjen e tyre të radhës në Premier League. Gjithsesi, ka shumë gjasa që braziliani të mungojë.
    Stafi mjekësor i “topçinjve” ka nisur menjëherë nga puna për të vlerësuar gjendjen e lojtarit, që do të monitorohet pas çdo seancë stërvitore. Gabriel ka qenë një nga më të mirët e Arsenal këtë sezon, lider në mbrojtje.

  • Dëmtimi i Hakimit, ja sa kohë do qëndrojë jashtë fushave mbrojtësi i PSG

    Dëmtimi i Hakimit, ja sa kohë do qëndrojë jashtë fushave mbrojtësi i PSG

    Mbrojtësi i PSG, Achraf Hakimi u dëmtua në ndeshjen ndaj Bayern në Champions. Mediumi francez RMC Sport shkruan se Hakimi, do të mungojë disa javë.
    “Nuk është konstatuar frakturë: bëhet fjalë për një ndrydhje të rëndë. Janë prekur ligamentet e brendshme të kyçit të majtë të këmbës”.

    “Kjo nënkupton se ai do të mungojë për gjashtë deri në tetë javë. Prandaj, është e pamundur të luajë sërish për PSG-në në vitin 2025”.
    Mbetet për t’u parë nëse marokeni do të arrijë të rikuperohet në kohë për turneun e madh kontinental në muajt e ardhshëm, Kupën e Kombeve të Afrikës”- Shkruhej aty.

  • Ndarja nga jeta e analistit, Kurti: Do t’i mungojë rrethit të intelektualëve

    Ndarja nga jeta e analistit, Kurti: Do t’i mungojë rrethit të intelektualëve

    Analisti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski ndërroi jetë ditën e sotme. Në lidhje me këtë ka reaguar dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se Bugajski kontribuuoi në rritjen e vetëdijes për situatën në rajon.
    Më tej, në postimin e tij kryeministri i Kosovës shkruan se Bugajski është një fgurë që do të mungojë në rrethin e intelektualëve.
    “Kërkues shkencor, autor i shumë librave dhe njohës i politikës së jashtme. Intelekti i amerikanit Janusz Bugajski, krahas integritetit profesional, e bën atë figurë të respektuar në mesin e studiuesve dhe analistëve ndërkombëtarë. Si hulumtues i mirë i çështjeve të Ballkanit, kontribuoi me shkrime e analiza në rritjen e vetëdijes rreth situatës në rajon përgjatë disa dekadave. Përtej botës akademike, Bugajski shërbeu edhe në administrata amerikane, gjersa ishte aktiv edhe në televizion në emisione të ndryshme. E kam takuar disa herë përgjatë dy dekadave duke filluar prej vitit 1997: te kombinimi i kompetencës me drejtësinë dhe njerëzinë, analisti Bugajski nuk e ka një të dytë.
    Janusz Bugajski është figurë e cila do t’i mungojë librit, medias, rrethit të intelektualëve dhe të gjithë neve. Ngushëllime të përzemërta për familjen e më të dashurit e të ndjerit, si dhe për të gjithë ata që e njohën gjatë jetës së tij”, shkruan Kurti.

  • Maresca e konfirmon me hidhërim: Gabova për Palmer, do të mungojë edhe 6 javë të tjera

    Maresca e konfirmon me hidhërim: Gabova për Palmer, do të mungojë edhe 6 javë të tjera

    17 Tetor 2025

    13:43

    Alfred Lleshi

    Cole Palmer do të qëndrojë jashtë fushave edhe për disa javë. Talenti anglez 23-vjeçar i Chelsea ka pasur fillim sezoni të vështirë për shkak të një serie dëmtimesh, ndërsa skuadra londineze, aktualisht e shtata në Premier League, duhet të luajë pa mesfushorin e saj ofensiv. Që nga ndeshjet e para, Palmer ka pasur probleme me muskujt iskiotibialë, që kulmuan me daljen nga fusha në minutën e 21-të kundër Manchester United më 20 shtator.
    Fillimisht, trajneri Enzo Maresca kishte parashikuar ndalesë deri në fund të kualifikueseve të kombëtareve (të tetorit), “për ta mbrojtur Cole dhe shmangur përkeqësimet”. Megjithatë, të premten, Maresca konfirmoi: “U gabova. Për fat të keq, Cole do të mungojë edhe rreth 6 javë të tjera. Po e mbrojmë maksimalisht që të rikthehet 100%”.
    Ai sqaroi se stafi mjekësor ka identifikuar problemin në ijë dhe po e menaxhon me kujdes çdo javë. Megjithë dëmtimin, Palmer mbetet pozitiv. “Duket mirë, është i qetë dhe po ndjek të gjitha trajtimet”, – tha Maresca. Objektivi është i qartë, rikuperim i plotë dhe pa rrezikuar, për t’u kthyer protagonist me Chelsea dhe mos humbur Kupën e Botës 2026.

  • Maresca jep lajmin e keq: Palmer do të mungojë më gjatë se sa prisja, ja kur do të rikthehet

    Maresca jep lajmin e keq: Palmer do të mungojë më gjatë se sa prisja, ja kur do të rikthehet

    17 Tetor 2025

    11:36

    Telesport

    Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka folur sot për mediat në prag të ndeshjes që londinezët do të zhvillojnë Nottingham Forest të shtunën pasdite. Ai dha lajmin e keq se sulmuesi Cole Palmer do të mungojë për një kohë të gjatë.
    “Gabohesha në lidhje me situatën e Palmer. Fatkeqësisht, ai duhet të jetë jashtë për një kohë më të gjatë, ndoshta edhe gjashtë javë të tjera. Ky është përditësimi më i fundit nga stafi mjekësor”, tha Maresca.
    “Po përpiqemi ta mbrojmë Cole sa më shumë që të mundemi dhe gjëja më e rëndësishme është që kur të kthehet, të jetë plotësisht në formë. Stafi mjekësor nuk është magjistar”, shtoi më tej trajneri italian i Chelsea.
    “Shpresojmë që gjashtë javë të jenë të mjaftueshme, por është një problem që duhet ta shohim hap pas hapi, javë pas jave. Por, me siguri, ai do të jetë më mirë. Cole duket shumë mire, i relaksuar. Po përpiqet të shërohet nga lëndimi. Po bën të gjithë terapinë që duhet të bëjë. Duket mirë”, tha Enzo Maresca.

  • Allegri me “dhimbje koke”, Milan merr lajmin më të keq të mundshëm për Adrien Rabiot

    Allegri me “dhimbje koke”, Milan merr lajmin më të keq të mundshëm për Adrien Rabiot

    16 Tetor 2025

    22:07

    Telesport

    “Sky Sport Italia” raporton se Adrien Rabiot do të mungojë rreth 1 muaj për Milanin. Mesfushori u kthye duke vujatur nga një problem muskulor, pas grumbullimit me Francën.
    Testet e sotme mjekësore konfirmuan se ka një dëmtim në muskulin e këmbës së majtë dhe do të rivlerësohet pas 10 ditësh. Kjo do të thotë se ai do të jetë 100% jashtë fushës së lojës për dy javë, por rikthimi në fushë do të vonojë akoma dhe më shumë, pasi francezit do i duhet koha e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht.
    Francezi pritet të mungojë plot 1 muaj, ndërsa në vendin e tij pritet të luajë Ruben Loftus-Cheek. Anglezi preferohet më shumë nga Max Allegri sesa blerja e verës, Samuele Ricci.