Tag: mungesën

  • Lërmëni të qetë, mësohuni me mungesën time…poezi nga Pablo Neruda

    Lërmëni të qetë, mësohuni me mungesën time…poezi nga Pablo Neruda

    Tani lërmëni të qetëMësohuni me mungesën timeErdhi ora të mbyll sytë dhe të përmend pesë gjëra,gjërat më thelbësoreE para dashurinë e pafund.E dyta vjeshtënNuk mund të jetoj pa gjethet që bien për t’iu rikthyer dheutE treta dimrin e ashpër, shiun që kam dashur,Ngrohtësinë përkëdhelëse të zjarrit në acarE katërta rrotullimin e verës porsi shalqini.E pesta sytë e tuNuk mund të më zërë gjumi pa toNuk mund të ekzistoj pa ndjerë vështrimin e tyreBëhem i gjithi pranverë kur ti më sheh Miq këto e kaq duaThuajse asgjë, pothuajse gjithçkaTani nëse dëshironi largohuniKam jetuar aq sa një ditë duhet të më harroni,Më fshini nga libriZemra ime ka qenë e pafundmeMeqenëse dua heshtjen, mos kujtoni se kam vdekur,përkundrazi jam më i gjallë se kurrëAsnjëherë nuk jam ndjerë si taniAsnjëherë nuk kam marrë kaq shumë puthjeTani si përherë është herët   Drita fluturon me krahët e sajLërmëni pra vetëm me ditënKërkoj leje për të rilindur.

    Në shqip: Samir Perihana

    *Titulli i origjinalit: “Tani”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PABLO NERUDA: DUA QË AJO TË CILËN E DASHUROJ TË JETË E GJALLË

    Kur të vdes, dua t’ma vesh dorën mbi syrin tim:dua dritën e gurit të duarve tua të dashura,që edhe një herë freskia e tyre t’më ledhatojëqë ta ndjej atë knaqësi që ma caktoi fatin.

    Dua të jetosh derisa të të pres ashtu i fjetur,dua që vesh’t e tu prapë të dëgjojnë erën,që ta ndiesh kundërmimin e detit që aq e deshëm,që t’ecësh mbi rërën mbi të cilën kemi ecur.

    Dua që ajo të cilën e dashuroj të jetë e gjallëe ty të dashurova e të këndova me të tëra gjërat,prandaj vazhdo të lulëzosh, e lul’zuara time,

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Özdemir Asaf: Nuk ta ndie mungesën ma si përpara

    Özdemir Asaf: Nuk ta ndie mungesën ma si përpara

    Nuk ta ndie mungesën ma si përpara,nuk ia marr ma vajit tasheparë.Nuk më lotojnë ma sytë kur të përmendet emri.Nuk t’i mbaj ma shënim ditët e mospranisë.

    Jam pak i lodhun, pak me nerva.Jam pak i ndyem edhe prej mungesës tande.Si me qenë i mirë ende s’kam mësue,por gjuhës i kam arnue fjalët “jam mirë”.M’i çon nervat fakti që s’ta mbaj mend fytyrënedhe pse e kam mundue kujtesën një milion herë.Mos me ta mbajtë mend fytyrën m’fut frikën.

    Nuk jam ma në pritje të asaj “hajde”-s,Bile as nuk due që ti me ardhë.Nuk më han hiç meraku se si je.Më vjen në mend herë mbas here, them “ça po m’duhet”,A thue se kam halle mangut, ça po m’duhet!

    A thue jam mësue me mungesën tande?A jam tuj hekë dorë prej pranisë tande?Jam i shqetësuem, ç’asht e vërteta,Po sikur të dashuroj dikend tjetër?Më beso se s’kam me ta falë sa të jetë jeta.

    Özdemir Asaf, Eskisi Kadar Özlemiyorum Seni / Nuk ta ndie mungesën ma si përpara

    Përktheu: Sait Saiti

    ObserverKult

    Foto ilustrim

    Lexo edhe:

    NUK ËSHTË E THËNË SE NËSE E DASHURON VËRTET DIKË MEDOEMOS DUHET TË JETOSH ME TË

    ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit italian, Alessandro Baricco:

    Asgjë tjetër në botë nuk është kaq i palumtur sa njeriu.

    Nuk është e thënë se nëse e dashuron vërtet dikë, gjëja më e mirë do të jetë medoemos, të jetosh me të.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

  • “Edhe një bir më pak”/ Vrasja e nxënësit 15-vjeçar, PD: Dështim i shtetit, ka braktisur arsimin

    “Edhe një bir më pak”/ Vrasja e nxënësit 15-vjeçar, PD: Dështim i shtetit, ka braktisur arsimin

    Partia Demokratike reagoi sot pas ndarjes nga jeta të 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën disa ditë pas një përplasjeje me një bashkëmoshatar në Durrës.
    Në një deklaratë për median drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, e cilësoi ngjarjen një tjetër tragjedi që trondit shoqërinë dhe familjen shqiptare.
    Shoqëria shqiptare gjithnjë e më shpesh viteve të fundit po përballet me dhunë dhe konflikte me pasoja fatale mes adoleshentëve. Besimi te institucionet, shkolla, policia, spitali dhe së fundmi familja, po humbet’
    E ndërsa rastet e dhunës mes adoleshentëve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, besimi te institucionet po zbehet. Mungesa e sigurisë në shkolla dhe dështimi i strukturave shtetërore për të parandaluar konfliktet po çojnë në pasoja të rënda.
    Përveç raporteve ndërkombëtare, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasqyruar problemet e mprehta të shkollave tona lidhur me mungesën e sigurisë, mungesën e mbështetjes për fëmijët që bullizohen e diskriminohen, mungesën e strukturave që parandalojnë konfliktet – por asgjë nuk është bërë.
    Mjafton të kujtojmë se 70% e shkollave në vend nuk kanë oficer sigurie, një shifër që tregon qartë se shumë prej këtyre ngjarjeve do të ishin parandaluar, nëse shteti do të kishte zgjedhur t’i mbronte fëmijët, para se të fliste për barazi, strategji dhe reforma në letër. Por, kur e keqja nuk parandalohet, menaxhimi i saj bëhet pothuajse i pamundur, sepse dhuna sjell dhunë” tha ndër të tjera në deklaratën për median.
    Konflikti mes Erjonit dhe 14-vjeçarit me inicialet M.K. nisi pas komenteve dhe ofendimeve në rrjetet sociale, të cilat vijuan edhe në shkollë. Dy adoleshentët u takuan për t’u sqaruar, por përplasja degradoi në përdorimin e thikës, ku 14-vjeçari goditi disa herë Erjonin në gjoks.
    Lexo dhe: Arsimi dhe Shëndetësia drejt shkatërrimit total: Rama ul fondet për dy sektorët më jetikë të vendit
    Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:
    Sot Shqipëria u zgjua me një tjetër lajm të zi. 15-vjeçari Erjon Boba humbi jetën, pasi kaloi disa ditë në koma, nga plagët e marra në konfliktin me një bashkëmoshatar në Durrës.
    Edhe një bir më pak, edhe një familje e tronditur.
    Siç është dhimbja e tyre e përligjur, po kaq tragjik është modeli, ku fëmijë e të rinj ushqehen, ku i forti, i dhunshmi, ai që kërcënon dhe godet, duket se triumfon gjithmonë.
    Shoqëria shqiptare gjithnjë e më shpesh viteve të fundit po përballet me dhunë dhe konflikte me pasoja fatale mes adoleshentëve.
    Besimi te institucionet, shkolla, policia, spitali dhe së fundmi familja, po humbet.
    Pasiguria e jetës dhe vrasjet- humbja e vlerës së jetës, ka mbërthyer adoleshentët e fëmijët, që janë qëllimi dhe përkushtimi për çdo familje shqiptare, shpresa për progresin e kombit.
    Ikja pa kthim e Erjonit është një tragjedi që i shtohet dhjetëra ngjarjeve fatale që kanë prekin themelet e arsimit dhe shoqërisë tonë- që kalojnë pa përgjegjësi, pa reflektim nga institucionet që duhet të mbrojnë fëmijët: nga ministria e arsimit, e Brendshmja, e deri te stafet përgjegjëse në shkolla.
    Humbja e jetës së adoleshentit pas kaq shumë të ngjashmesh, ndër bashkëmoshatarë apo fëmijë, është alarm për çdo prind, revoltë për t’u ngritur, për të protestuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla, për të cilat narkoshteti nuk afron shërbimet e duhura sipas ligjit dhe as mban përgjegjësi.
    Përveç raporteve ndërkombëtare, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasqyruar problemet e mprehta të shkollave tona lidhur me mungesën e sigurisë, mungesën e mbështetjes për fëmijët që bullizohen e diskriminohen, mungesën e strukturave që parandalojnë konfliktet – por asgjë nuk është bërë.
    Mjafton të kujtojmë se 70% e shkollave në vend nuk kanë oficer sigurie, një shifër që tregon qartë se shumë prej këtyre ngjarjeve do të ishin parandaluar, nëse shteti do të kishte zgjedhur t’i mbronte fëmijët, para se të fliste për barazi, strategji dhe reforma në letër. Por, kur e keqja nuk parandalohet, menaxhimi i saj bëhet pothuajse i pamundur, sepse dhuna sjell dhunë.
    Nuk ka fjalë që mund të lehtësojë rrënimin e familjes Boba për përcjelljen e fëmijës në banesën e fundit.

  • SYRI TV/ Qytetarët e Tiranës kryqëzojnë Ramën: Takim i sikletshëm në Njësinë 2

    SYRI TV/ Qytetarët e Tiranës kryqëzojnë Ramën: Takim i sikletshëm në Njësinë 2

    SYRI TV

    Banorët e njësisë numër 2 në Tiranë kanë kryqëzuar shefin e qeverisë Edi Rama duke e përballur atë me realitetin dhe problemet e shumta të kryeqytetit. Gjatë një dëgjese për projektbuxhetin, qytetarët kanë evidentuar një sërë problemesh konkrete që lidhen me mungesën e ujit, infrastrukturën e shkatërruar, mungesën e kopshteve dhe shkollave dhe një mori çështjesh të tjera. Kryeministri Rama u kap i papërgatitur dhe u përpoq  të hiqte përgjegjësinë nga vetja duke ua lënë atë drejtuesve të bashkisë.

    Këto ishin vetëm disa nga pyetjet dhe shqetësimet e qytetarëve të Njësisë numër 2 në Tiranë, të cilët kryqëzuan Kryeministrin Rama gjatë një takimi që shefi i qeverisë zhvilloi për çështjet që lidhen me projekt-buxhetin e bashkisë dhe të shtetit për vitin e ardhshëm.

    Problemet konkrete të qytetarëve që lidheshin me mungesën e ujit, infrastrukturën e shkatërruar, mungesën e kopshteve dhe shkollave dhe një mori hallesh të tjera me të cilat po përballen banorët e kryeqytetit kanë gjetur të papërgatitur Kryeministrin Rama, i cili u përpoq të hiqte përgjegjësinë nga vetja duke ua lënë atë drejtuesve të bashkisë.

    Kryeministri nuk u dha përgjigje pyetjeve konkrete të qytetarëve që lidheshin me strehimin, nisur nga çmimet e papërballueshme të apartamenteve. Ai u justifikua se çmimet e shtëpive po rriten edhe në vende të tjera dhe u shpreh me fraza të përgjithshme për ekzistencën e një politike strehimi, por pa thënë asgjë konkrete se si do të realizohej një gjë e tillë.

    Takimi i sotëm nxori sërish në pah spostimin e zëvendëskryeministres Belinda Ballukut nga drejtimi politik i Partisë Socialiste për Tiranën. Ashtu si në takimin me banorët e Njësisë 5, Rama u shfaq sërish nën shoqërinë e Ogerta Manastirliut të cilët e prezantoi si drejtuesen e re politike për kryeqytetin e vendit.

  • Si rekuperohet vitamina C në kushte shtëpie

    Si rekuperohet vitamina C në kushte shtëpie

    Ne të gjithë e dimë se vitamina C është një pjesë thelbësore e dietës sonë, por a e dini se çfarë masash mund të merren në shtëpi për të parandaluar mungesën e vitaminës C?
    A jeni person që lëndohet shumë lehtë? A i duhet trupit tuaj një kohë të gjatë për të shëruar plagët? A ju gjakoset mishi i dhëmbëve gjatë pastrimit të tyre? Nëse përgjigja për të gjitha këto pyetje është po, atëherë mund të keni mungesë të vitaminës C.
    Simptomat e mungesës së kësaj vitaminë, si mavijosja, gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, lodhja dhe të tjerë, mund të mos jenë të dukshme në fillim pasi ato mund të ndodhin për arsye të tjera mjekësore, prandaj është mirë që të konsultoheni me mjekun para se të hamendësoni më shumë.

    Sidoqoftë, ka shumë mënyra se si mund ta parandalojmë mungesën e vitaminës C duke ndjekur zakone të thjeshta të të ngrënit në shtëpi. Kjo është arsyeja pse kemi gjetur disa fruta dhe perime lehtësisht të disponueshme, që mund t’i shtoni në dietën tuaj të përditshme për ta parandaluar mungesën e kësaj vitamine.
    Agrumet
    Agrumet janë të pasura me vitaminë C që është shumë e mirë për imunitetin dhe formimin e kolagjenit, i cili është esencial për shëndetin e lëkurës dhe eshtrave.
    Papaja
    Papaja është e pasur me lëndë ushqyese antioksiduese, si karotenet, flavonoidet dhe vitamina C. Papaja shijohet më së miri e freskët, në formën e një sallate ose mund të shtohet në lëngje. Kjo frutë është gjithashtu e njohur për vetitë e saj anti-bakteriale.
    Domatja
    Domatet janë burim i mirë i vitaminës A dhe vitaminës C. Dhe këta dy përbërës ndihmojnë trupin t’i largojë radikalet e lira të dëmshme të cilat gjenden në gjakun tonë. Për të absorbuar vitaminën C në sistem, ato duhet të hahen dhe kjo është arsyeja pse përfshijmë domate në gatimin e përditshëm.
    Dredhëzat nuk janë vetëm të pasura me antioksidantë, por janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C. Një dredhëz përmban sasi më të madhe të kësaj vitamine se një portokall. Dredhëzat mund t’i shtoni në dietën tuaj përmes pijeve të njohura si ‘smoothies’.
    Brokoli
    Brokoli gjithashtu përmban sasi të mirë të vitaminës C. Sipas dietologëve, perimet me pak kalori janë një depo e mineraleve thelbësore antioksidantë.

  • Sinjalet që tregojnë mungesën e vitaminës D dhe si ta furnizosh trupin

    Sinjalet që tregojnë mungesën e vitaminës D dhe si ta furnizosh trupin

    Vitaminë D është thelbësore për shëndetin e kockave dhe funksionimin optimal të trupit. Ajo ndihmon për përthithjen e kalciumit, rritjen dhe rigjenerimin e qelizave, si dhe ka një rol të rëndësishëm në reduktimin e inflamacionit. Por, kur organizmi nuk e merr mjaftueshëm, fillojnë të shfaqen disa sinjale që shpesh nuk u kushtohet vëmendje.

    Një nga shenjat më të zakonshme është djersitja e tepërt, veçanërisht gjatë dimrit. Edhe pse temperatura e ambientit nuk është e lartë, trupi mund të prodhojë më shumë djersë për të kompensuar mungesën e vitaminës D.

    Lodhja e papritur dhe ndjesia e marrjes mendsh janë gjithashtu tregues të zakonshëm. Edhe pas një nate gjumi të qetë, mund të ndihesh i/e lodhur, dhe kjo mund të lidhet me nivelin e ulët të vitaminës D.

    Mungesa e kësaj vitamine mund të ndikojë edhe në gjendjen emocionale. Disa studime sugjerojnë lidhje mes mungesës së vitaminës D dhe depresionit, duke ndikuar në prodhimin e hormoneve të lumturisë, si dopamina dhe serotonina.

    Dhimbjet në kocka dhe muskuj janë një tjetër sinjal. Personat me artrit ose dhimbje të përsëritura në kyçe shpesh rezultojnë me nivele të ulëta të vitaminës D.

    Si mund ta furnizosh trupin me vitaminë D?

    Ekspozimi i moderuar në diell mbetet një nga mënyrat më të natyrshme, por gjithmonë duke përdorur mbrojtje me SPF për të shmangur dëmtimin e lëkurës. Përveç diellit, disa ushqime janë burime të pasura me vitaminë D, si salmoni, sardele, toni, vezët, djathi, kërpudhat, qumështi, kos dhe disa drithëra apo lëng portokalli.

    Në rastet kur nivelet janë shumë të ulëta, mjeku mund të rekomandojë suplemente specifike. Konsultimi me një profesionist shëndetësor është gjithmonë i rëndësishëm para fillimit të çdo suplementi.

    Ndërgjegjësimi për mungesën e vitaminës D mund të bëjë një ndryshim të madh në energjinë, humorin dhe shëndetin e përgjithshëm të trupit.

  • Sinjalet që tregojnë mungesën e vitaminës D, dhe si ta furnizosh trupin

    Sinjalet që tregojnë mungesën e vitaminës D, dhe si ta furnizosh trupin

    Vitaminë D është thelbësore për shëndetin e kockave dhe funksionimin optimal të trupit. Ajo ndihmon për përthithjen e kalciumit, rritjen dhe rigjenerimin e qelizave, si dhe ka një rol të rëndësishëm në reduktimin e inflamacionit. Por, kur organizmi nuk e merr mjaftueshëm, fillojnë të shfaqen disa sinjale që shpesh nuk u kushtohet vëmendje.
    Një nga shenjat më të zakonshme është djersitja e tepërt, veçanërisht gjatë dimrit. Edhe pse temperatura e ambientit nuk është e lartë, trupi mund të prodhojë më shumë djersë për të kompensuar mungesën e vitaminës D.
    Lodhja e papritur dhe ndjesia e marrjes mendsh janë gjithashtu tregues të zakonshëm. Edhe pas një nate gjumi të qetë, mund të ndihesh i/e lodhur, dhe kjo mund të lidhet me nivelin e ulët të vitaminës D.
    Mungesa e kësaj vitamine mund të ndikojë edhe në gjendjen emocionale. Disa studime sugjerojnë lidhje mes mungesës së vitaminës D dhe depresionit, duke ndikuar në prodhimin e hormoneve të lumturisë, si dopamina dhe serotonina.
    Dhimbjet në kocka dhe muskuj janë një tjetër sinjal. Personat me artrit ose dhimbje të përsëritura në kyçe shpesh rezultojnë me nivele të ulëta të vitaminës D.
    Si mund ta furnizosh trupin me vitaminë D? Ekspozimi i moderuar në diell mbetet një nga mënyrat më të natyrshme, por gjithmonë duke përdorur mbrojtje me SPF për të shmangur dëmtimin e lëkurës. Përveç diellit, disa ushqime janë burime të pasura me vitaminë D, si salmoni, sardele, toni, vezët, djathi, kërpudhat, qumështi, kos dhe disa drithëra apo lëng portokalli.
    Në rastet kur nivelet janë shumë të ulëta, mjeku mund të rekomandojë suplemente specifike. Konsultimi me një profesionist shëndetësor është gjithmonë i rëndësishëm para fillimit të çdo suplementi.
    Ndërgjegjësimi për mungesën e vitaminës D mund të bëjë një ndryshim të madh në energjinë, humorin dhe shëndetin e përgjithshëm të trupit.

  • Si të rikuperojmë mungesën e vitaminës C në kushte shtëpie?

    Si të rikuperojmë mungesën e vitaminës C në kushte shtëpie?

    Ne të gjithë e dimë se vitamina C është një pjesë thelbësore e dietës sonë, por a e dini se çfarë masash mund të merren në shtëpi për të parandaluar mungesën e vitaminës C?
    vitamin c
    A jeni person që lëndohet shumë lehtë? A i duhet trupit tuaj një kohë të gjatë për të shëruar plagët? A ju gjakoset mishi i dhëmbëve gjatë pastrimit të tyre? Nëse përgjigja për të gjitha këto pyetje është po, atëherë mund të keni mungesë të vitaminës C.
    Simptomat e mungesës së kësaj vitaminë, si mavijosja, gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, lodhja dhe të tjerë, mund të mos jenë të dukshme në fillim pasi ato mund të ndodhin për arsye të tjera mjekësore, prandaj është mirë që të konsultoheni me mjekun para se të hamendësoni më shumë.
    Sidoqoftë, ka shumë mënyra se si mund ta parandalojmë mungesën e vitaminës C duke ndjekur zakone të thjeshta të të ngrënit në shtëpi. Kjo është arsyeja pse kemi gjetur disa fruta dhe perime lehtësisht të disponueshme, që mund t’i shtoni në dietën tuaj të përditshme për ta parandaluar mungesën e kësaj vitamine.
    Agrumet
    Agrumet janë të pasura me vitaminë C që është shumë e mirë për imunitetin dhe formimin e kolagjenit, i cili është esencial për shëndetin e lëkurës dhe eshtrave.
    Papaja
    Papaja është e pasur me lëndë ushqyese antioksiduese, si karotenet, flavonoidet dhe vitamina C. Papaja shijohet më së miri e freskët, në formën e një sallate ose mund të shtohet në lëngje. Kjo frutë është gjithashtu e njohur për vetitë e saj anti-bakteriale.
    Domatja
    Domatet janë burim i mirë i vitaminës A dhe vitaminës C. Dhe këta dy përbërës ndihmojnë trupin t’i largojë radikalet e lira të dëmshme të cilat gjenden në gjakun tonë. Për të absorbuar vitaminën C në sistem, ato duhet të hahen dhe kjo është arsyeja pse përfshijmë domate në gatimin e përditshëm.
    Dredhëza
    Dredhëzat nuk janë vetëm të pasura me antioksidantë, por janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C. Një dredhëz përmban sasi më të madhe të kësaj vitamine se një portokall. Dredhëzat mund t’i shtoni në dietën tuaj përmes pijeve të njohura si ‘smoothies’.
    Brokoli
    Brokoli gjithashtu përmban sasi të mirë të vitaminës C. Sipas dietologëve, perimet me pak kalori janë një depo e mineraleve thelbësore antioksidantë.

  • “Histori prekëse”; Mbappé ndjen mungesën e Pogba: Të gjithë duam një fund të lumtur për të

    “Histori prekëse”; Mbappé ndjen mungesën e Pogba: Të gjithë duam një fund të lumtur për të

    10 Nëntor 2025

    9:45

    Alfred Lleshi

    Dikush ndjen mungesën e Paul Pogba. Mesfushori francez, pas përfundimit të pezullimit për doping dhe nënshkrimit me Monaco gjatë verës, ende nuk ka luajtur asnjë minutë nën drejtimin e Hutter-Pocognoli. Në kërkim të formës maksimale pas më shumë se një viti pushim, kapiteni dhe numri 10 i Francës, Kylian Mbappé, i ka dërguar një mesazh të fuqishëm.
    Në një intervistë për “Téléfoot”, sulmuesi i Real Madridit shprehu dëshirën për rikthimin e Pogba në një ndeshje zyrtare, veçanërisht me Francën, pas triumfit së bashku në Botërorin 2018: “Flasim shpesh, shpresoj që të rikthehet në formën më të mirë. Shumë njerëz kanë shpresa të mëdha për rikthimin e tij. Është një lojtar që sjell diçka ndryshe, që nuk i lë kurrë njerëzit indiferentë”.
    Mbappé nuk e harron Pogba, pavarësisht largimit nga fusha: “Historia e tij, duke marrë parasysh rrugëtimin dhe atë që ka kaluar vitet e fundit, është vërtet prekëse. Të gjithë duam një fund të lumtur për të, që ta rikuperojë jetën dhe karrierën e tij”.