Tag: mungesë

  • “Kur pashë njerëzit e shkatërruar…”/ Kryepeshkop Joani kujton në “Flasim” punën në spitalin psikiatrik:  Në mungesë të kishës, ndjeva nevojën të ndihmoja

    “Kur pashë njerëzit e shkatërruar…”/ Kryepeshkop Joani kujton në “Flasim” punën në spitalin psikiatrik: Në mungesë të kishës, ndjeva nevojën të ndihmoja

    Rama: Kur ecejakeshim te rruga “Myslym Shyri”, ju punonit infermier në spital, e kujtoj shumë mirë atë pjesë, se në përgjithësi njerëzit që nuk janë afër sëmundjen psiqike, e cila në faza të caktuara faktikisht i alienon komplet njerëzit nga jeta reale. Të kesh të bësh me të sëmurë të tillë, është një sfidë shumë e madhe, edhe kur mendon se dikush me të cilin po  flet, të duket si çudi e madhe… Dhe më kujtohet që më thoshit të japësh është gjëja me e mirë që njeriu mund të bëjë. Mirëpo, ka një moment egoizmi në sensin e kënaqësisë, e vetëpërmbushjes që të jep fakti që ndihmon tjetrin. Ndërkohë që, ju thoshit atëherë se të japësh, kur tjetri as nuk e di fare se kush je. Duke iu referuar asaj kohe, të dyja këto lidheshin, shërbimi në psikiatri ishte në një farë mënyre palestra në mungesë të kishës, në mungesë të territorit ku ju mund të ishit prifti që donit.
    Kryepeshkop Joani: Në fakt, edhe arsyeja pse shkova atje, kjo ishte. Madje, edhe familja ime u habit. Por, unë besoj që motivimi ishte nga frymëzimi i ungjillit, që thotë jepni me shpresën s’ do merrni dhe e dyta, kur shkova dhe pashë si është një qenie njerëzore e shkatërruar, fillon një dhembshuri dhe dashuri e madhe për këta njerëz
    Rama: Po fillimi ishte i vështirë?
    Kryepeshkop Joani: Isha i përgatitur shpirtërisht, por është tjetër të përballesh realisht me të. Në fillim, ndjeva dhembshuri për këta njerëz, sidomos kur aty ishte dikush me të cilin isha rritur. Kjo më shtyu akoma më tepër për të qëndruar. Edhe kur më propozuan të shkoja në ca vende të tjera, nuk pranova.

    Top Channel

  • Shkëmbim falas

    Shkëmbim falas

    Pse “mungesa e fuqisë punëtore” nuk ekziston në të vërtetë. Ata që e përdorin termin janë pothuajse gjithmonë ekonomistë të këqij, shkruan The Economist Nëse bisedoni me një pronar biznesi, pa kaluar shumë kohë, me siguri do të dëgjoni një ankesë të njohur. Në Amerikën me papunësi të ulët, një e treta e kompanive thonë se e kanë të vështirë të gjejnë punonjës, pasi njerëzit nuk kanë aftësitë e duhura.Edhe në Italinë me papunësi të lartë, një e katërta kanë të njëjtën ankesë. Por mungesa e fuqisë punëtore nuk është vetëm një problem i vendeve të pasura.Banka Goldman Sachs raporton se zyrtarët, rregullatorët dhe njerëzit e sektorit privat në Indi, janë të shqetësuar për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.Nga Hong Kongu në Guatemalë, mbi dy të tretat e punëdhënësve ankohen se ka mungesë talentesh, sipas një sondazhi nga firma këshillimore ManpowerGroup.Këtu vërehet një prirje historike. Kur vendet e punës janë të shumta, njerëzit thonë se ka mungesë të fuqisë punëtore dhe se është e vështirë për drejtuesit që të gjejnë staf. Por kur papunësia është e lartë, njerëzit ende thonë se ka mungesë punëtorësh.“Në Amerikë ka 3 milionë vende pune të paplotësuara, sepse njerëzit tanë nuk kanë aftësitë e duhura për ato punë”, tha në vitin 2013, senatori amerikan Marco Rubio, që tani është caktuar sekretar i Shtetit. Asokohe, shkalla e papunësisë ishte 7%.Vihet re e njëjta prirje në të gjithë industritë. Disa ekonomistë thonë se ka mungesë punonjësish. Të tjerë shqetësohen se nuk ka punëtorë të mjaftueshëm për të mbledhur perimet nga fushat.Dhe të tjerë vënë në dukje mungesën e punonjësve të shëndetësisë. Alex Tabarrok, nga Universiteti George Mason, ka shkruar për “mungesën e skajshme të punëtorëve me inteligjencë të lartë”.Thënë shkurt, njerëzit gjithmonë pretendojnë se ka mungesë të fuqisë punëtore. Kjo tregon diçka: se ky term përdoret me tepricë, edhe atëherë kur nuk duhet.Argumenti ka më shumë kuptim kur lidhet me ciklet makroekonomike. Kërkesa për punë mund të ketë qenë më e lartë se oferta, për shembull pas pandemisë Covid-19, kur shpenzimet e mëdha rritën kërkesën për punë.Në rrethana të tilla, pagat rriten ndërsa kompanitë konkurrojnë për staf. Në të gjitha vendet e G10-ës, paga nominale mesatare është 20% më e lartë se në vitin 2019.Për njëfarë kohe, paga nominale më e lartë mund të ndreqë mungesën e fuqisë punëtore duke nxitur punësimin. Por, për shkak se mungesat e fuqisë punëtore shkaktojnë rritje të inflacionit, pagat më të larta nuk mund të përputhin dot kërkesën me ofertën.Bankat qendrore duhet të rrisin normat e interesit për të ulur kërkesën për punë.Niveli mikroekonomik paraqet një tablo tjetër. Sipas këtij këndvështrimi, mungesa e fuqisë punëtore është një çështje çmimi dhe shpërndarjeje, jo mungese.Nëse një kompani ankohet për mungesën e punëtorëve që mbledhin perime nga fusha, kjo do të thotë se ajo nuk mund t’i punësojë njerëzit me pagën që dëshiron.Kështu, termi “mungesë e fuqisë punëtore” nuk paraqet një realitet ekonomik, por nënkupton thjesht një pretendim normativ: se “duhet” të ketë më shumë punëtorë që pranojnë pagën e ofruar.  A mungojnë punonjësitPo të hulumtojmë në të dhënat, zbulojmë se mungesat e fuqisë punëtore nuk janë të vërteta.Marrim si shembull sektorin e ndërtimit, që është ankuar prej kohësh për mungesën e punëtorëve. Kompanitë e ndërtimit të shtëpive në Amerikë kanë thënë prej kohësh se ka një “nevojë të madhe” për punëtorë të rinj.Në të vërtetë, gjatë dekadës së fundit, pjesa e fuqisë punëtore amerikane të përfshirë në ndërtim, është rritur nga 4.5% në 5.2%, gjë që nuk mund të quhet “mungesë”. Ndoshta numri i punëtorëve të ndërtimit në Amerikë duhet të jetë edhe më i lartë.Por kjo është e vështirë të përputhet me pagat. Në dekadën e fundit, rritja e të ardhurave në sektorin e ndërtimit në Amerikë ka qenë më e ngadaltë se mesatarja e përgjithshme. Njerëzit thjesht nuk duan t’i paguajnë më shumë ndërtuesit e shtëpive të tyre. Prandaj, tregu është më se i ngopur.Edhe pagat e larta nuk tregojnë domosdoshmërisht një mungesë të fuqisë punëtore. Marrim si shembull Erling Haaland, sulmuesin e njohur të Manchester City. Zoti Haaland merr një pagë të lartë sepse shënon shumë gola.Në njëfarë kuptimi, mund të themi se ka një mungesë globale të lojtarëve si Erling Haalands. Por ky është një pozicion absurd. Sepse asnjë rritje page nuk mund të krijojë më shumë lojtarë identikë si ai. Aftësia e tij për të përfituar një pagë të lartë, është unike, nuk reflekton një dështim të ofertës së tregut.Zoti Tabarrok gabon edhe kur thotë se ka një “mungesë të skajshme” të njerëzve me inteligjencë të lartë. Ka gjithmonë mungesë të njerëzve me shumë talent, prandaj ata janë kaq të vlefshëm. Ta quash këtë një “mungesë”, është thjesht e pasaktë.Ka disa profesione që vërtet vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore, por kjo ndodh vetëm kur ndonjë mekanizëm jotregtar pengon tregun. Për shembull, në Britani, ka një mungesë mjekësh dhe mungesë vendesh trajnimi për mjekët. Shërbimi Shëndetësor Kombëtar është përballur prej kohësh me vështirësi në rekrutim.Megjithatë, qeveria vazhdon të kufizojë vendet e lejuara në Fakultetin e Mjekësisë, për shkak të problemeve të financimit. Në Amerikë, kërkesat e rrepta për licencimin e profesionit, e bëjnë të vështirë që punëtorët të zgjidhen për punët e kërkuara.Për shembull, në vitin 2020, grupi OECD vuri në dukje se në të gjitha shtetet e pasura, ka kërkesa jashtëzakonisht të rrepta licencimi për udhëzuesit e drejtimit të automjeteve.Nëse e keni të vështirë të gjeni një udhëzues të drejtimit të makinës për fëmijën, fajësoni burokratët.  Një listë tjetërMungesa e fuqisë punëtore ka pasoja të rëndësishme politike, edhe nëse thjesht perceptohet se ekziston. Australia mban një “listë të mungesës së profesioneve” për të vëzhguar se cilat industri kanë nevojë për ndihmë shtetërore.Gjermania ka një listë të ngjashme dhe u jep njerëzve të këtyre profesioneve përparësi në emigracion. Në Amerikë, Joe Biden u përpoq të ndreqte një mungesë të fuqisë punëtore në industri të caktuara.Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, dëshiron të rrisë shpenzimet për trajnimin e punëtorëve të lindur në Britani, për të lehtësuar mungesën e fuqisë punëtore në vendin e tij.Biznesmenët janë të përqendruar në mungesën e fuqisë punëtore edhe për shkak se duan të marrin subvencione të mëdha nga qeveritë.Politikanët mund të kenë më shumë ndikim duke mos ndërhyrë në këtë fushë. Ekonomistëve i pëlqen ideja që të lejojnë firmat të garojnë për viza.Kjo do të siguronte ardhjen e punëtorëve të rinj në industritë që kanë nevojë më të madhe. Zbutja e rregullave të përdorimit të tokës do t’u lejonte njerëzve të zhvendoseshin në zonat ku është më e fortë rritja e vendeve të punës.Politikanët gjithashtu duhet të zbusin kërkesat e licencimit të profesioneve. Përveç kësaj, bankat qendrore janë përgjegjëse për ndreqjen e mungesës së përgjithshme të fuqisë punëtore, duke mbikëqyrur ciklin e përgjithshëm ekonomik. Herën tjetër që dëgjoni njerëz që ankohen për mungesë të punëtorëve, jini skeptikë.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Alimehmeti: Shëndetësia në krizë, qeveria po neglizhon pacientët onkologjikë

    Alimehmeti: Shëndetësia në krizë, qeveria po neglizhon pacientët onkologjikë

    Alimehmeti: Shëndetësia në krizë, qeveria po neglizhon pacientët onkologjikë

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka ngritur shqetësime serioze mbi mungesën e investimeve në sektorin onkologjik në Shqipëri, duke e cilësuar këtë situatë si një mungesë vullneti dhe jo mungesë mundësish.

    I ftuar në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv, me Adi Krastën, ai theksoi se buxheti i shëndetësisë është më i ulëti në Evropë, duke arritur vetëm 2.9% të prodhimit të brendshëm bruto, ndërkohë që nevojat për trajtim janë në rritje.

    Alimehmeti denoncoi gjithashtu uljen e fondeve dhe shtretërve në spitalin Onkologjik, duke theksuar se kjo mungesë investimi çon në pasoja tragjike për pacientët.

    Ilir Alimehmeti: Është mungesë vullneti, jo mungesë mundësish. Pse, sepse vullnetin e kryeministrit e shohim që në fillim të vitit kur ndan buxhetin. Buxheti i shëndetësisë më i ulëti në Evropë. 2.9% e prodhimit të brendshëm, bruto, tek Onkologjiku në mënyrë të veçantë

    Ndërkohë, dalim që raste ka më shumë, thuhen në statistika. Që shtrime në spital ka më shumë dhe i drejtohen spitalit. Që numër humbje jetësh ka më shumë nga viti në vit.

    E di çfarë i ka ndodhur fondit të Onkologjikut? Jo është rritur, por është ulur.

    E di çfarë i ka ndodhur numrit të shtretërve të Onkologjikut? Jo është rritur, por është ulur.

    Pra, për karshi të nevojës më të madhe për të ndërhyrë, ky ul mundësinë e ofrimit të kujdesit. Dhe këtu ka një element tjetër.

    Të gjitha këto janë në Tiranë, po të sëmurë ka dhe Shkodra, ka dhe Korça ka dhe Fieri, ka dhe Vlora, ka dhe Kukësi, ka gjithë Shqipëria të sëmurë.

    Parimi i tij është kaq, ‘kemi çfarë kemi, kaq sa kemi, kush e ka larg, nuk kemi çfarë bëjmë’.

    Parimi duhet të jetë, ‘shëndetësia duhet të shkojë tek pacienti dhe jo pacienti tek shëndetësia’. Ky është parimi bazë.

    Dhe në fund fare çfarë ndodh? Krijohen terrene për të krijuar probleme nga më të ndryshmet, që në fund fare kushtojnë në jetë dhe shëndet njerëzish.

    Pse? Ka para mjaftueshëm dhe është bërë një llogaritje sesa duhet të jetë nevoja për të mbuluar të gjitha akset e ndryshme dhe në fund unë do të jap disa shifra konkrete që nuk kushton më shumë se 20-30 milionë euro vjetore, total. Gjithçka që ka të bëjë me Onkologjikun.

    Dhe në fakt, në programin e Partisë Demokratike është ky, krijimi i institucionit kombëtar të tumorit, i ngjashëm siç e kanë të gjitha vendet e Europës.

    Pra, krijohet një institut që është këtu dhe që shtrihet kudo. Paratë janë. 20 milionë euro, abuzim i 1 kilometër rrugë janë në Shqipëri.g