Tag: mungesë

  • FOTOT/ Rama rikthehet në Kuvend pas 6 muajsh mungesë

    FOTOT/ Rama rikthehet në Kuvend pas 6 muajsh mungesë

    Belinda Balluku, Edi Rama dhe Taulant Balla

    TIRANË-Pak para mbylljes së seancës plenare, kryeministri Edi Rama është paraqitur në Kuvend, pas disa muajsh mungesë në seancat plenare. Hera e fundit që Rama ka qenë prezent, ishte më 18 tetor të 2024, ku prezantoi edhe buxhetin 2025 dhe bonusin për pensionistët. 
    Menjëherë pas kthimit nga samiti i NATO-s në Hagë, Rama është parë i ulur në vendin e tij, në krah të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe pranë ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, me të cilët shkëmben disa fjalë.

    1750953439 cdcds857

    1750953489 a

    800 0 1750952349xrama 310

    0 500 1750952342xrama8 335

  • FOTO/ Rama rikthehet në Kuvend pas 6 muajsh mungesë

    FOTO/ Rama rikthehet në Kuvend pas 6 muajsh mungesë

    Belinda Balluku, Edi Rama dhe Taulant Balla

    TIRANË-Pak para mbylljes së seancës plenare, kryeministri Edi Rama është paraqitur në Kuvend, pas disa muajsh mungesë në seancat plenare. Hera e fundit që Rama ka qenë prezent, ishte më 18 tetor të 2024, ku prezantoi edhe buxhetin 2025 dhe bonusin për pensionistët. 
    Menjëherë pas kthimit nga samiti i NATO-s në Hagë, Rama është parë i ulur në vendin e tij, në krah të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe pranë ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, me të cilët shkëmben disa fjalë.

    Edi Rama

    Edi Rama dhe Taulant Balla

    800 0 1750952349xrama 310

    0 500 1750952342xrama8 335

  • Abuzime, paligjshmëri dhe shpërdorim parash, Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet e KLSH-së

    Abuzime, paligjshmëri dhe shpërdorim parash, Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet e KLSH-së

    Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe rekomandimet e lëna për shkelje të ligjit kryesisht në proceset e legalizimeve, ndërsa drejtuesit e lartë të saj refuzuan thirrjen e Kuvendit për të dhënë llogari para nënkomisionit të posaçëm, i ngritur një vit më parë me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga KLSH për institucionet publike.
    “Edhe pse Nënkomisioni kishte kërkuar pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të subjekteve të audituara, përfshirë dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, kjo kërkesë nuk u respektua,” thuhet në raport, duke e konsideruar si “mungesë serioziteti ndaj Kuvendit dhe procesit të llogaridhënies”.
    Raporti i miratuar nga nënkomisioni dhe i publikuar të enjten nga Kuvendi merr në shqyrtim auditimet e përputhshmërisë për 5 drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tirana Rurale 1, Tirana Rurale 2, Durrës, Fier dhe Pogradec.
    KLSH ka adresuar për 5 drejtoritë një numër prej 263 rekomandimesh, nga të janë zbatuar vetëm 36 rekomandime ose 13.7 për qind e totalit. Raporti i miratuar dhe publikuar të enjten nga Kuvendi del në përfundimin se sjellja e Kadastrës është “nën pritshmëritë e një administrate efikase dhe llogaridhënëse”. “Mungesa e raportimeve në kohë, shkalla e ulët e zbatimit dhe mungesa e bashkëpunimit institucional përbëjnë tregues të qartë të nevojës për përmirësim të menjëhershëm në menaxhimin e veprimtarisë së ASHK-së në nivel vendor dhe qendror,” thuhet në raport.
    Auditimet kanë evidentuar një sërë mangësish dhe problematikash strukturore si: Shkelje të kuadrit ligjor në proceset e legalizimit, duke evidentuar raste të dhënies së lejes jashtë afatit ligjor, për objekte në zona të ndaluara (rrugë nacionale, zona arkeologjike, objekte publike), ose me dokumentacion të paplotë apo për objekte të ndërtuara me materiale të përkohshme apo mbi pasuri publike (truall shtet, kanale, tokë bujqësore në administrim).
    Po ashtu, KLSH ka konstatuar abuzime dhe keqadministrim në përdorimin e pasurisë publike përfshirë: mospagimin e detyrimeve për parcelën ndërtimore në mbi 249 raste vetëm në DVASHK Pogradec (vlerë mbi 140 milion lekë), përfitimin e padrejtë të pronës publike përmes AMTP ose privatizimeve të pajustifikuara, mospërputhje në zërat kadastralë dhe mungesë të dokumentacionit të origjinës së pronës.
    Në punën e Kadastrës janë konstatuar edhe mangësi të theksuara në administrimin e dokumentacionit dhe arkivës, duke konstatuar dosje të paplota për praktika legalizimi; mungesë procesverbalesh, firmash dhe verifikimesh zyrtare, mosrespektim të afateve ligjore dhe standardeve procedurale, si dhe mungesë mekanizmash për ndjekjen e ankesave dhe transparencës.
    “U ngritën shqetësime të mëdha lidhur me problematikën e regjistrimit të AMTP-ve dhe legalizimeve, përfshirë sorollatjen e qytetarëve, mungesën e përgjigjeve zyrtare, vonesat në procedura dhe përdorimin e formave standarde të përgjigjeve që nuk ofrojnë zgjidhje efektive,” theksohet në raportin e nënkomisionit ad-hoc parlamentar.
    Nënkomisioni parlamentar ad-hoc për “Auditimin e Sektorit Publik” u ngrit pas debateve për kontroll politik të mazhorancës mbi punën e një institucioni të pavarur si KLSH-ja, por në strukturën finale drejtimi i tij iu la opozitës. Në punën e këtij nënkomisioni përfshihet dhe auditimi i financiave të KLSH-së me anë të audituesve të pavarur të miratuar nga Kuvendi./ Reporter.al

  • Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet e KLSH-së

    Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet e KLSH-së

    Nënkomisioni parlamentar ad-hoc për “Auditimin e Sektorit Publik” kritikon neglizhencën e Agjencisë Kombëtare të Kadastrës për të zbatuar rekomandimet dhe masat e lëna nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 2022-2023, ku evidentohen një seri paligjshmërish.

    BIRN

    Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe rekomandimet e lëna për shkelje të ligjit kryesisht në proceset e legalizimeve, ndërsa drejtuesit e lartë të saj refuzuan thirrjen e Kuvendit për të dhënë llogari para nënkomisionit të posaçëm, i ngritur një vit më parë me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga KLSH për institucionet publike.

    “Edhe pse Nënkomisioni kishte kërkuar pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të subjekteve të audituara, përfshirë dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, kjo kërkesë nuk u respektua,” thuhet në raport, duke e konsideruar si “mungesë serioziteti ndaj Kuvendit dhe procesit të llogaridhënies”.

    Raporti i miratuar nga nënkomisioni dhe i publikuar të enjten nga Kuvendi merr në shqyrtim auditimet e përputhshmërisë për 5 drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tirana Rurale 1, Tirana Rurale 2, Durrës, Fier dhe Pogradec.

    KLSH ka adresuar për 5 drejtoritë një numër prej 263 rekomandimesh, nga të janë zbatuar vetëm 36 rekomandime ose 13.7 për qind e totalit.

    Raporti i miratuar dhe publikuar të enjten nga Kuvendi del në përfundimin se sjellja e Kadastrës është “nën pritshmëritë e një administrate efikase dhe llogaridhënëse”. “Mungesa e raportimeve në kohë, shkalla e ulët e zbatimit dhe mungesa e bashkëpunimit institucional përbëjnë tregues të qartë të nevojës për përmirësim të menjëhershëm në menaxhimin e veprimtarisë së ASHK-së në nivel vendor dhe qendror,” thuhet në raport.

    Auditimet kanë evidentuar një sërë mangësish dhe problematikash strukturore si: Shkelje të kuadrit ligjor në proceset e legalizimit, duke evidentuar raste të dhënies së lejes jashtë afatit ligjor, për objekte në zona të ndaluara (rrugë nacionale, zona arkeologjike, objekte publike), ose me dokumentacion të paplotë apo për objekte të ndërtuara me materiale të përkohshme apo mbi pasuri publike (truall shtet, kanale, tokë bujqësore në administrim).

    Po ashtu, KLSH ka konstatuar abuzime dhe keqadministrim në përdorimin e pasurisë publike përfshirë: mospagimin e detyrimeve për parcelën ndërtimore në mbi 249 raste vetëm në DVASHK Pogradec (vlerë mbi 140 milion lekë), përfitimin e padrejtë të pronës publike përmes AMTP ose privatizimeve të pajustifikuara, mospërputhje në zërat kadastralë dhe mungesë të dokumentacionit të origjinës së pronës.

    Në punën e Kadastrës janë konstatuar edhe mangësi të theksuara në administrimin e dokumentacionit dhe arkivës, duke konstatuar dosje të paplota për praktika legalizimi; mungesë procesverbalesh, firmash dhe verifikimesh zyrtare, mosrespektim të afateve ligjore dhe standardeve procedurale, si dhe mungesë mekanizmash për ndjekjen e ankesave dhe transparencës.

    “U ngritën shqetësime të mëdha lidhur me problematikën e regjistrimit të AMTP-ve dhe legalizimeve, përfshirë sorollatjen e qytetarëve, mungesën e përgjigjeve zyrtare, vonesat në procedura dhe përdorimin e formave standarde të përgjigjeve që nuk ofrojnë zgjidhje efektive,” theksohet në raportin e nënkomisionit ad-hoc parlamentar.

    Nënkomisioni parlamentar ad-hoc për “Auditimin e Sektorit Publik” u ngrit pas debateve për kontroll politik të mazhorancës mbi punën e një institucioni të pavarur si KLSH-ja, por në strukturën finale drejtimi i tij iu la opozitës.  Në punën e këtij nënkomisioni përfshihet dhe auditimi i financiave të KLSH-së me anë të audituesve të pavarur të miratuar nga Kuvendi.

     

  • BE ngre alarmin për presion e Ramës mbi drejtësinë, pas arrestimit të Erion Veliajt

    BE ngre alarmin për presion e Ramës mbi drejtësinë, pas arrestimit të Erion Veliajt

    Ky është një dokument pune konfidencial (jo zyrtar) që i drejtohet Këshillit të BE-së, konkretisht Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë për Anëtarësim.

    Një rast i paprecedentë presioni institucional ndaj drejtësisë shqiptare ka ngritur alarmin në Bruksel. Arrestimi dhe hetimi i Erion Veliaj, i konfirmuar nga Gjykata e Posaçme (SPAK) në shkurt 2025, ka shkaktuar reagime të forta nga ana e qeverisë dhe Kuvendit, të cilat janë interpretuar si përpjekje për të ndikuar dhe intimiduar institucionet e drejtësisë. Komisioni Evropian nënvizon në raportin e fundit “Non-paper” se ky zhvillim ka ngritur shqetësime serioze mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri. SPAK i është drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit me dy letra zyrtare ankuese për mungesën e masave të sigurisë gjatë protestës së zhvilluar para ambienteve të institucionit, duke rrezikuar sigurinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK.

    Reforma në drejtësi dhe vetingu – përfunduar në shkallën e parë, por vonesa dhe presione politike

    Raporti vlerëson përfundimin e procesit të vetingut në shkallën e parë si një hap të rëndësishëm, me 282 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar ose të larguar dhe 350 të konfirmuar në detyrë. Megjithatë, apelimet vijojnë dhe ka ende 110 çështje në pritje. Kërkohet përmirësim në vlerësimin profesional, emërimet meritore dhe ulja e stoku të çështjeve. Ndërkohë, presionet politike, sidomos ndaj SPAK-ut, mbeten një shqetësim serioz.

    SPAK dhe lufta kundër korrupsionit të lartë – rezultate, por mungon bashkëpunimi institucional

    Në 2024 u arritën 106 dënime përfundimtare për korrupsion, përfshirë ish-ministra, një ish-President të Gjykatës Kushtetuese dhe zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë. SPAK dënoi ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit me 4 vite burg për abuzim me fondet publike. Megjithatë, numri i kallëzimeve ndaj SPAK nga institucione të tjera është i ulët dhe kapacitetet mbeten të kufizuara për shkak të mungesës së stafit dhe infrastruktures.

    Liria e medias dhe e shprehjes – përqendrim, mungesë pavarësie dhe kërcënime ndaj gazetarëve

    Raporti vëren mungesë të një reforme të mirëfilltë ligjore për median, ndërhyrje politike në RTSH, përqendrim të pronësisë dhe transparencë të ulët mbi financimin. Raportohen 45 raste të shkeljes së sigurisë së gazetarëve dhe 43 padi SLAPP kundër tyre. Qeveria pritet të sjellë ndryshimet ligjore për konsultim me Komisionin e Venecias.

    Të drejtat e njeriut dhe barazia – progres i kufizuar, institucionet pa drejtues dhe diskriminim sistemik

    Kuvendi nuk ka arritur të emërojë drejtuesit e Avokatit të Popullit dhe Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ndërsa zbatimi i rekomandimeve të tyre është në nivele të ulëta. Mungon përputhja e legjislacionit për barazinë gjinore, personat me aftësi të kufizuara dhe të drejtat e komuniteteve rome dhe egjiptiane me standardet e BE-së.

    Krimi i organizuar dhe droga – operacione të suksesshme, por mungon ndëshkimi sistematik.

    Megjithëse janë regjistruar arrestime të profilit të lartë dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë 127 milionë euro në 2024, ende mungon një praktikë konsistente e hetimeve financiare. Ligji për Byronë e Rikuperimit të Aseteve është vonuar dhe ajo ende nuk funksionon siç duhet. Trafikimi i qenieve njerëzore mbetet problem serioz, me fëmijët që përbëjnë 66% të viktimave të identifikuara.

    Migracioni, azili dhe kufijtë – përmirësime, por nevojë për struktura dhe politika më efikase

    Shqipëria ka miratuar Strategjinë e Migracionit dhe ka bashkëpunuar me BE për riatdhesimet, por nuk ka ende struktura të posaçme për fëmijët e pashoqëruar. Nevojitet forcimi i procedurave për azilin dhe vendosja e kapaciteteve të plota për trajtimin e rasteve të mbrojtjes ndërkombëtare.

    Institucionet demokratike – polarizim politik dhe mungesë e kontrollit parlamentar

    Raporti ngre shqetësimin për polarizimin ekstrem politik që ka paralizuar punën parlamentare. Kuvendi ka dështuar të zbatojë disa vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe të emërojë drejtues në institucione të rëndësishme. Ligji për mediat gjatë fushatave dhe financimi i partive politike mbeten problematike.

    Ekonomia dhe administrata – rritje e qëndrueshme, por sfida strukturore

    Me një rritje ekonomike prej 4% në vitin 2024, Shqipëria ka bërë hapa përpara, por mungesa e investimeve kapitale, emigrimi i trurit dhe papunësia e të rinjve vazhdojnë të jenë pengesa serioze. Ekonomia informale mbetet e përhapur dhe konkurrueshmëria në sektorin industrial është e ulët.

    Përfundim:

    Komisioni Evropian njeh progresin e bërë nga Shqipëria në disa fusha kyçe si drejtësia, lufta kundër korrupsionit dhe menaxhimi i kufijve, por thekson se pa zgjidhjen e problemeve serioze si presioni ndaj drejtësisë, mungesa e reformave në media, dhe mbrojtja e pamjaftueshme e të drejtave themelore, negociatat për anëtarësim nuk mund të ecin përpara. Kapitujt 23 dhe 24 mbeten të pazhbllokueshëm pa përmbushjen e standardeve të vendosura.

    Non-Paper/ Dokument i brendshëm i Këshillit të Evropës për Shqipërinë:

    1. Reforma në Drejtësi (Kapitulli 23)

                    •             Vetingu është finalizuar në shkallë të parë, por 110 ankime janë ende në pritje dhe duhen ndjekur rastet e referuara për ndjekje penale.

                    •             Presion politik mbi drejtësinë: Arrestimi i një zyrtari nxiti sulme të hapura politike ndaj SPAK dhe tentativë për të ndikuar në vendimet gjyqësore.

                    •             Probleme në emërime dhe burime njerëzore: Ka mungesa të mëdha në gjyqtarë dhe prokurorë (vetëm 57% e pozicioneve gjyqësore të mbuluara), dhe vonesa në vlerësime profesionale.

                    •             Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese vihet në pikëpyetje për shkak të moszbatimit të vendimeve nga Kuvendi dhe pasigurisë mbi mandatet.

                    •             Reforma gjyqësore ende pa një strategji të koordinuar dhe mekanizëm drejtues efektiv.

    2. Lufta kundër Korrupsionit

                    •             SPAK ka përmirësuar ndjeshëm rezultatet në ndjekje penale të korrupsionit të lartë, por institucionet e tjera përballen me dobësi në hetim dhe zbatueshmëri.

                    •             Policia e Shtetit mbetet shumë e prekshme nga korrupsioni.

                    •             Institucionet e parandalimit të korrupsionit janë joefektive dhe kanë mungesë koordinimi me organet e hetimit.

                    •             Verifikimi i pasurive dhe konfliktit të interesit nuk është transparent dhe nuk ka eficiencë të mjaftueshme.

    Të Drejtat Themelore dhe Liria e Medias

                    •             Liria e medias mbetet problematike: përdorimi i tepruar i padive (SLAPP), ndërhyrje politike në emërimet e AMA-s dhe Televizionit Publik.

                    •             Parlamenti shkarkoi të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, duke ngritur shqetësime për ndikimin politik.

                    •             Mbrojtja e gazetarëve është e dobët dhe mungon një sistem monitorimi për rastet e sulmeve.

                    •             Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale u përmirësua, por zbatimi kërkon më shumë burime.

    4. Krimi i Organizuar dhe Siguria (Kapitulli 24)

                    •             Nuk ka ende një praktikë të besueshme për hetime financiare paralele me rastet penale.

                    •             Kapacitetet për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore janë të pamjaftueshme, sidomos për fëmijët (66% e viktimave në 2023 ishin fëmijë).

                    •             Ligji për Zyrën e Rikuperimit të Pasurive (ARO) nuk është miratuar ende; funksionimi i saj është simbolik.

                    •             Mungon strategji kombëtare për drogat dhe vërehet rënie në sekuestrimet e narkotikëve (-35% në 2024 krahasuar me 2023).

    5. Institucionet Demokratike

                    •             Parlamenti i polarizuar, me bojkotim dhe pengesa nga opozita, mungesë mbikëqyrjeje ndaj qeverisë.

                    •             Moszbatim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi.

                    •             Financimi i partive politike dhe i fushatave zgjedhore nuk është në përputhje me standardet evropiane.

                    •             Shumë institucione pa drejtues, pasi Kuvendi nuk ka emëruar zëvendësuesit.

    6. Administrata Publike dhe Financat

                    •             Zbatimi i ligjeve të miratuara mbetet problem – më shumë mungesë zbatimi sesa mungesë ligjore.

                    •             Zyra të brendshme auditi me staf të pakët dhe kapacitete të kufizuara.

                    •             Mungesë e një Këshilli të Pavarur Fiskal, ndonëse janë marrë hapa për përgatitjen e tij.

    8. ⁠7. Ekonomia dhe Konkurrueshmëria

                    •             Ekonomia ka ecuri të mirë, por eksportet e mallrave janë ulur dhe mbështeten në sektorë me vlerë të ulët të shtuar.

                    •             Ekonomia informale është e përhapur, duke dobësuar mbrojtjen sociale dhe konkurrencën e ndershme.

                    •             Emigrimi dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar përbëjnë sfida madhore afatgjata.

     

  • Mbahet seanca fillestare për masakrën e Mejës

    Mbahet seanca fillestare për masakrën e Mejës

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës. Gjykimi për këtë rast zhvillohet në mungesë dhe të akuzuarit përfaqësohen nga avokatët e tyre gjatë seancave gjyqësore.
    Masakra e Mejës ka ndodhur në prill të vitit 1999, kur 370 shqiptarë të Kosovës u vranë. Trupat e tyre më pas u gjetën në tetë varreza masive në Batajnicë të Serbisë.
    Gjatë seancës fillestare, gjyqtarja Violeta Namani-Hajra, konstatoi se asnjëri nga të akuzuarit nuk është i pranishëm në gjykatore dhe se gjykata nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.
    “Mbahet gjykimi në mungesë ndaj Momir Stojanoviq dhe të tjerëve”, tha gjyqtarja, teksa argumentoi vendimin e gjykatës se kushtet juridike të plotësuara që ky gjykim të mbahet në mungesë.
    Momir Stojanoviq, sh-shef i Departamentit për Siguri në Komandën e Korpusit të Prishtinës, i cili ka qenë edhe drejtor i Agjencisë Ushtarake dhe të Sigurimit të Serbisë, është ndër të dyshuarit kryesor për masakrën e Mejës.
    Çka thotë aktakuza?
    Në aktakuzë thuhet, mes tjerash, se secili i pandehur ka pasur rol të caktuar në organizimin dhe koordinimin e forcave nën komandën e tij.
    Aksioni ka nisur më 27 prill 1999 dhe ka përfunduar më 29 prill 1999.
    Hetimet kanë zbuluar se në fshatin Mejë janë vrarë 270 civilë dhe të pagjetur mbeten 13; në fshatin Korenicë janë vrarë 64 civilë dhe të pagjetur mbeten dy; në fshatin Pacaj është vrarë një civil; në fshatin Dobrosh janë vrarë tre civilë; në fshatin Rracaj është vrarë një civil dhe të pagjetur mbeten dy; në fshatin Nec janë vrarë dy civilë; në fshatin Ramoc janë vrarë pesë civilë; në fshatin Bishtazhin janë vrarë gjashtë civilë dhe i pagjetur mbetet një.
    Hetimet kanë zbuluar se nga dhuna e ushtruar sistematike nga forcat serbe, banorët nga ky rajon janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, dhe pasi që pasuria e tyre është plaçkitur dhe shtëpitë u janë djegur, ata – të përballur me dhunë fizike dhe kërcënime me vrasje – janë dëbuar në drejtim të Shqipërisë.
    Kolonat e njerëzve të dëbuar kanë qenë të detyruara të kalojnë nëpër tri pika kontrolli, të vendosura në fshatrat: Mejë, Korenicë dhe Orizë. Sipas aktakuzës, forcat ushtarake-policore dhe paramilitare serbe i kanë ndarë shumë burra nga kolona dhe i kanë vrarë, ndërsa të tjerëve u janë marrë dokumentet e identifikimit, paratë dhe gjërat tjera me vlerë.
    Nën fyerje dhe keqtrajtime fizike, ata janë detyruar më pas të shkojnë në drejtim të Shqipërisë. Aktakuza, po ashtu, thekson se krimet e kryera nga të pandehurit, si: vrasje, dëbim i popullsisë civile, plaçkitje e pasurisë, shkatërrim i pasurisë etj., në kohën e kryerjes, janë parashikuar me legjislacionin vendor të Jugosllavisë së atëhershme.
    Aktakuza për këtë rast është ngritur dhjetorin e vitit 2023 dhe është plotësuar në prillin e vitit pasues.
    Në mesin e atë akuzuarve për krimet në Mejë dhe fshatrat e tjera në Gjakovë janë edhe zyrtarë të tjerë të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të Serbisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët akuzohen për planifikimin dhe zbatimin e operacionit “Reka”, gjatë të cilit u vranë 370 civilë shqiptarë.
    Ata akuzohen për vrasje, dhunë fizike dhe seksuale, tortura, plaçkitje dhe dëbim etnik të shqiptarëve. Gjykimet në mungesë në Kosovë janë mundësuar që të mbahen pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale më 2022. Gjykime të tilla mund të mbahen vetëm me kusht që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shterur të gjitha mjetet për të për të siguruar praninë e të akuzuarit.
    Kodi i Procedurës Penale thotë se personat që gjykohen në mungesë, për shkak se autoritetet nuk kanë arritur të sigurojnë praninë e tyre, kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.
    Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga ndryshimet që mundësuan gjykimet në mungesë deri në shkurt të këtij viti, janë ngritur 15 akuza në mungesë kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.
    Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë u shqiptua dhjetorin e vitit 2024, kundër Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime kundër popullatës civile në Shtime më 1999. REL/

  • Rasti i masakrës së Mejës në gjykatë, por jo edhe të akuzuarit

    Rasti i masakrës së Mejës në gjykatë, por jo edhe të akuzuarit

    Një ceremoni përkujtimore te varrezat në Mejë

    PRISHTINË- Seanca fillestare për rastin e masakrës në Mejë dhe në fshatrat tjerë në rajonin e Gjakovës mbahet të hënën, më 16 qershor, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ky krim ndodhi në prill të vitit 1999, kur u vranë 370 shqiptarë të Kosovës, trupat e të cilëve u gjetën më pas në tetë varreza masive në Batajnicë të Serbisë. Aktakuza, e ngritur në dhjetor të vitit 2023 dhe e plotësuar në prill të vitit 2024, përfshin 53 persona, ndër të cilët i dyshuari kryesor është Momir Stojanoviq, ish-shef i Departamentit për Siguri në Komandën e Korpusit të Prishtinës, i cili ka qenë edhe drejtor i Agjencisë Ushtarake dhe të Sigurimit të Serbisë.
    Në mesin e të akuzuarve janë edhe Franko Simatoviq “Frenki”, komandant i Njësisë për Operacione Speciale (JSO), e formuar nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Serbisë në fillim të viteve ’90; Sreten Çamoviq, ish-shef i Sigurisë; Verolub Zhivkoviq, ish-shef i Shtabit të Korpusit të Prishtinës; Illija Todorov, ish-komandant i Brigadës së 63-të Parashutiste, dhe Dragan Zhivanoviq, ish-komandant i Brigadës së 52-të Raketore të Artilerisë.
    Roli i JSO-së në luftën në Kosovë
    Në fillim të dekadës së fundit të shekullit XX, Shërbimi i Sigurimit të Shtetit i Serbisë – i njohur më vonë si Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit, BIA – themeloi Njësinë për Operacione Speciale (JSO). Në atë kohë, ky shërbim drejtohej nga Jovica Stanishiq – njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të presidentit të atëhershëm jugosllav, Sllobodan Millosheviq. Dorë e djathtë e tij ishte Franko Simatoviq, i njohur si “Frenki”, themelues i JSO-së dhe përgjegjës për koordinimin e njësive paramilitare në frontet e luftës në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.
    Në maj të vitit 2023, Gjykata në Hagë dënoi përfundimisht Stanishiqin dhe Simatoviqin me nga 15 vjet burg, për mbështetjen dhe inkurajimin e krimeve të luftës në Bosnje e Hercegovinë, në vitin 1992. Ata u shpallën fajtorë për krime në Bijelinë, Doboj, Zvornik, Tërnovo, Sanski Most dhe Bosanski Shamac. Njësia për Operacione Speciale, me këtë emër, mori pjesë edhe në luftën në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Në një intervistë për organizatën ndërkombëtare, Human Rights Watch, një polic serb që kishte shërbyer për gjashtë muaj në Kosovë më 1998, i përshkroi pjesëtarët e JSO-së, të njohur edhe si “Frenkistët”, si jashtëzakonisht brutalë.
    “Frenkistët i vrasin të gjithë. Besomëni, nuk doni t’i shihni”, kishte deklaruar ai në një intervistë të përfshirë në librin e HRW-së “Me urdhër: Krimet e luftës në Kosovë”, i cili u botua në serbisht në vitin 2003 nga Samizdat B92.
    Në mesin e të akuzuarve për krimet në Mejë dhe fshatrat tjerë përreth Gjakovës janë edhe zyrtarë të tjerë të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të Serbisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët akuzohen për planifikimin dhe zbatimin e operacionit “Reka”, gjatë të cilit u vranë 370 civilë shqiptarë.
    Ata akuzohen për vrasje, dhunë fizike dhe seksuale, tortura, plaçkitje dhe dëbim etnik të shqiptarëve. Gjyqi në Prishtinë mbahet në mungesë të të akuzuarve, pasi ata nuk janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore të Kosovës. Prokurorja Drita Hajdari, tani në pension, ka deklaruar më herët se rasti i Mejës është trashëguar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), i cili në vitin 2013 ka hapur hetimet ndaj 18 personave.
    Ajo ka bërë të ditur se, pas marrjes së lëndës në fund të vitit 2018, prokurorët vendorë kanë vazhduar dhe zgjeruar hetimet edhe ndaj 35 personave të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të akuzuarve në këtë rast në 53. Në raportin e EULEX-it për monitorimin e sundimit të ligjit, të publikuar në nëntor të vitit 2024, thuhet se aktakuza për krimet në Mejë është rast me përparësi të madhe dhe se përfshin një doktrinë të ndërlikuar ligjore të përgjegjësisë komanduese. “Për herë të parë trajton edhe shfarosjen e fshatrave të tërë – gjë që e rrit edhe më tej kompleksitetin e saj”, thuhet në raport.
    Kandiq: Të akuzuarit ndodhen në Serbi, të mbrojtur nga përgjegjësia penale
    Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, thotë se krimi në Mejë nuk është sqaruar kurrë mjaftueshëm për t’u sjellë drejtësi viktimave dhe për të kontribuar në vendosjen e drejtësisë pas luftës në Kosovë. Ajo shton se shumica e trupave të të vrarëve në Mejë dhe në fshatrat përreth, pranë Gjakovës, janë zhvarrosur nga varret masive në kompleksin e policisë në Batajnicë, por se 15 persona të tjerë janë ende të zhdukur.
    Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Kandiq thotë se para Gjykatës së Hagës janë paraqitur dhe vërtetuar prova të shumta, të cilat u kanë mundësuar autoriteteve gjyqësore në Serbi t’i fillonin procedurat dhe ta ndiqnin penalisht krimin më të madh në Kosovë, në mënyrë që përgjegjësit të ndëshkoheshin.
    Por kjo, siç thotë ajo, nuk ka ndodhur kurrë.
    Fondi për të Drejtën Humanitare, shton Kandiq, ka iniciuar rastin e Momir Stojanoviqit, të dyshuarit kryesor për krimet në Mejë, në vitin 2015, dhe më pas, sipas saj, prokurori i EULEX-it ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të, po atë vit. Ajo thotë se Fondi për të Drejtën Humanitare i ka kërkuar Prokurorisë për Krime Lufte në Serbi t’i niste hetimet, por se përgjigjja ka qenë “zhgënjyese” – se Momir Stojanoviq “nuk figuron në dokumentacionin dëshmues”. 
    “Krimi është i tmerrshëm, krimi është më i madhi [në Kosovë]. Vetëm përfaqësuesit më të lartë të Korpusit të Prishtinës të Armatës së Tretë janë mbajtur përgjegjës për atë krim, por ekziston një listë shumë e gjatë e atyre që i përkasin atij rangu oficerësh, me pozicione të rëndësishme… dhe askush nuk është mbajtur përgjegjës”.
    “Të gjithë janë në Serbi, disa prej tyre janë në pension, por të gjithë janë në Serbi, të mbrojtur nga përgjegjësia penale, sepse nuk ka vullnet politik për t’i ndëshkuar, sidomos ato krime në Mejë, Korenicë dhe fshatra të tjerë pranë kufirit me Shqipërinë”, thotë Kandiq.
    Gjykimi në mungesë
    Gjykimi në mungesë në Kosovë është mundësuar me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, në vitin 2022, por vetëm me kusht që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit. Megjithatë, Kodi i Procedurës Penale përcakton se personat që gjykohen në mungesë, për shkak se autoritetet nuk kanë arritur të sigurojnë praninë e tyre, kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitt 2025, janë ngritur pesëmbëdhjetë aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.
    Aktgjykimi i parë në mungesë u dha në dhjetor të vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burg për krime lufte kundër popullatës civile, të kryera midis janarit dhe majit të vitit 1999 në territorin e komunës së Shtimjes në Kosovë.
    “Gjykimet në mungesë nuk sjellin drejtësi”
    Kandiq vlerëson se “kur politika e zëvendëson ligjin, atëherë nga drejtësia penale kemi gjykime në mungesë”.
    “Për ata që nuk janë të disponueshëm, për ata që janë në Serbi, jeta e mëtejshme do të jetë e tillë që nuk do të mund të lëvizin askund, jashtë Serbisë, sepse do të arrestohen. Sa i përket drejtësisë, lind pyetja nëse gjyqësori i Kosovës do të jetë në gjendje t’i provojë krimet kundër të të gjithë të akuzuarve, nëse gjyqi do të duket si një forum ku do të dëgjohen vetëm rrëfimet e viktimave, pa asnjë komunikim me autoritetet gjyqësore të Serbisë”, thotë Kandiq.
    Ajo shton se gjykimet në mungesë nuk sjellin drejtësi, nëse nuk ka bashkëpunim institucional midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të gjejë një zgjidhje për këtë bashkëpunim brenda kornizës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, “në mënyrë që të ngrihen aktakuza të dokumentuara dhe me cilësi të lartë dhe që mund të çojnë në rezultate efektive në praktikë”.
    Në të kundërtën, thekson Kandiq, gjykimet në mungesë nuk do të sjellin ndryshime të mëdha, përveç faktit se edhe Kosova, edhe Serbia do t’i mbrojnë qytetarët e tyre të dënuar për krime lufte. Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se gjykimet për krime lufte në mungesë “shkojnë kundër standardeve evropiane për gjykime të drejta”, sepse të akuzuarit nuk janë në gjendje ta mbrojnë veten.
    Në proceset gjyqësore në mungesë në Kosovë, të akuzuarit përfaqësohen nga avokatë të caktuar me detyrë zyrtare.
    “Për ne, ky nuk është gjyq i drejtë”, ka thënë Blakaj, duke shtuar se vendimet në mungesë janë “drejtësi e rreme” për viktimat ose anëtarët e familjeve të tyre, të cilët, fillimisht, mund të ndihen të lehtësuar, por, me kalimin e kohës, do të mbeten të zhgënjyer, pasi të dënuarit do të vazhdojnë të jenë të lirë.
    Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri më 1999, janë vrarë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.
    Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende në kërkim./REL

  • Serbia, mungesë e rëndësishme për ndeshjen ndaj Shqipërisë

    Serbia, mungesë e rëndësishme për ndeshjen ndaj Shqipërisë

    Serbia sfidon Shqipërinë me 7 qershor, në takimin që shkon për llogari të kualifikueseve të Kupës së Botës.
    Predrag Rajkovic, portieri i parë i ekipit serb do të jetë mungesa e madhe për kundërshtarët e kuqezinjve.
    Rajkovic është i dëmtuar dhe nuk do të mund të luajë në “Arenën Kombëtare”.Në këto kushte, trajneri Stojkovic duhet të kërkojë për zgjidhje të tjera.
    Sa i përket situatës në grup, tekniku do të shikojë nga afër gjendjen e lojtarëve, ndërsa në ditët e para të stërvitjes do provojë skema të ndryshme.

  • Mungesë fuqie punëtore, Franca legalizon 80 profesione për të huajt që kanë punuar “në të zezë”

    Mungesë fuqie punëtore, Franca legalizon 80 profesione për të huajt që kanë punuar “në të zezë”

    Qeveria franceze ka publikuar në Gazetën Zyrtare një listë me afërsisht 80 profesione , të cilat tani e tutje do t’u japin të drejtën e legalizimit punëtorëve të huaj që kanë qenë të punësuar në to pak a shumë ilegalisht deri më tani.
    Këto janë kryesisht profesione që lidhen me sektorët e ushqimit dhe hotelerisë, prodhimin bujqësor, ndërtimin dhe ndihmën në shtëpi, ku ka një mungesë të madhe punëtorësh në Francë dhe ku punëtorët e huaj zakonisht punësohen në mënyrë të parregullt.
    Në veçanti, punëtorët e huaj të punësuar në këta sektorë do të jenë në gjendje të legalizojnë dhe të marrin leje të përkohshme qëndrimi dhe pune nëse, deri në fund të vitit 2026, janë në gjendje të vërtetojnë të paktën një vit pune. Në të njëjtën kohë, kjo do t’i çlirojë punëdhënësit e tyre nga rreziku i sanksioneve, të cilat, në lidhje me punësimin e paligjshëm në Francë, parashikojnë një gjobë prej 30,000 eurosh dhe pesë vjet burg.

    /vizionplus.tv

  • Vrasja e komisarit Artan Cuku, nis gjyqi në mungesë për Bledar Jambellin

    Vrasja e komisarit Artan Cuku, nis gjyqi në mungesë për Bledar Jambellin

    Bledar Jambelli dhe Artan Cuku

    TIRANË- Në Gjykatën e Tiranës, ka nisur procesi në mungesë ndaj Bledar Jambellit, i cili akuzohet si porositësi i vrasjes së ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku. Gjatë seancës së sotme, Prokuroria paraqiti konkluzionet e saj mbi akuzat ndaj Jambellit. Po sot, u vendos që më datë 3 qershor, në orën 13:30, të zhvillohet seanca për paraqitjen e pretencës. Pasi Prokuroria e Tiranës të ketë dhënë pretencës, avokatët e Jambellit do të bëjnë mbrojtjen e klientit të tyre. Kështu, pasi të dyja palët të kenë bërë pretendimet e tyre, Gjykata do të shpallë vendimin.
    Si ndodhi vrasja e kryekomisarit Artan Cuku? 
    Atentati ndaj Artan Cukut u krye në datën 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte viktima, tek rruga e ‘Kosovarëve’ tek Liqeni Artificila në Tiranë. Për vrasjen e kryekomisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë organizimin e vrasjes dhe se porositësi ishte Bledar Jambelli.
    Jambelli vëzhgonte gjithçka në terren dhe se me Shallarin komunikonte vetë nëpërmjet Kristaq Lecit (që u arrestua sot në Greqi), kushëriri i Mikel Shallarit. Mësohet se është pikërisht Leci ai që i ka dhënë pagesën prej 20 mijë eurosh Mikel Shallarit, i cili mori përsipër të kryente ekzekutimin.
    Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes u larguan në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS. Motivi që mendohet të kenë shtyrë Jambellin të urdhëronte vrasjen e Cukut është rihapja e një dosjeje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kryekomisari e rihapi këtë dosje të mbyllur nga prokuroria dhe gjeti prova të reja për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”.
    Provat e reja sollën edhe arrestimin e Bledar Jambellit. Gjithsesi 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013 madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.
    Por 4 vite më vonë Jambelli nuk harroi të hakmerrej./ZËRI