Tag: mungesë

  • Eksodi i 1999/ Aktakuzë për dëbimin me forcë të mbi 800 mijë civilëve shqiptarë

    Eksodi i 1999/ Aktakuzë për dëbimin me forcë të mbi 800 mijë civilëve shqiptarë

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99. Në një konferencë për media në Prishtinë, prokurori që ka hetuar rastin, Atdhe Dema, tha se aktakuza është përgatitur pas pesë vjetëve hetime intensive.
    “Aktakuza është ngritur për krime lufte kundër popullsisë civile, e cila lidhet me ngjarjet e ndodhura gjatë periudhës janar – qershor 1999 gjatë luftës në Kosovë”, tha Dema. Dema tha se që të gjithë 21 të dyshuarit kanë pasur kontroll të plotë mbi ushtrinë e atëhershme jugosllave dhe mbi policinë serbe dhe se nuk i kanë parandaluar pjesëtarët e tyre nga kryerja e krimeve të luftës kundër popullsisë në Kosovë.
    Ai tha se nuk mund t’i bëjë të ditur emrat e të dyshuarve në këtë kohë. Veprimet për të cilat ata akuzohen përfshijnë shkatërrimin e pronës civile, sulme të drejtpërdrejta ndaj civilëve dhe vendbanimeve të tyre, përndjekje dhe ndalime arbitrare për arsye etnike, të cilat kanë rezultuar me dëbim të detyruar masiv të popullsisë shqiptare nga Kosova drejt shteteve fqinje.

    “Këto veprime përbëjnë pjesë të një fushatë të gjerë që ka rezultuar me zhvendosjen me dhunë të rreth 863.000 civilëve shqiptarë, sipas statistikave zyrtare”, tha Dema.
    Dema nënvizoi se Prokuroria Speciale e Kosovës vlerëson se të pandehurit, në pozitën dhe funksionin që kanë pasur, kanë dështuar të ndërmarrin masa të nevojshme dhe të arsyeshme për t’i parandaluar ato krime, kanë dështuar t’i ndëshkojnë autorët e tyre dhe kanë dështuar t’i raportojnë ato te autoritetet më të larta.
    Ai tregoi se Prokuroria ka bërë kërkesë për fletarrestime ndërkombëtare për të dyshuarit, për të cilët tha se janë të paarritshëm për prokurorinë në këtë kohë.
    Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.
    Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë. Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.
    Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
    Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Në vitet e fundit, numri i aktakuzave të ngritura në Kosovë për kryerjen e veprës penale “krim i luftës kundër popullatës civile” është rritur dukshëm. Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.
    Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë. Ndër ta ishte edhe Sllobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë./REL

  • Kosovë/ Dorëzohet aktakuza për dëbimin me forcë të 800 mijë shqiptarëve në 1999

    Kosovë/ Dorëzohet aktakuza për dëbimin me forcë të 800 mijë shqiptarëve në 1999

    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99.Në një konferencë për media në Prishtinë, prokurori që ka hetuar rastin, Atdhe Dema, tha se aktakuza është përgatitur pas pesë vjetëve hetime intensive.“Aktakuza është ngritur për krime lufte kundër popullsisë civile, e cila lidhet me ngjarjet e ndodhura gjatë periudhës janar – qershor 1999 gjatë luftës në Kosovë”, tha Dema.Dema tha se që të gjithë 21 të dyshuarit kanë pasur kontroll të plotë mbi ushtrinë e atëhershme jugosllave dhe mbi policinë serbe dhe se nuk i kanë parandaluar pjesëtarët e tyre nga kryerja e krimeve të luftës kundër popullsisë në Kosovë.Ai tha se nuk mund t’i bëjë të ditur emrat e të dyshuarve në këtë kohë.Veprimet për të cilat ata akuzohen përfshijnë shkatërrimin e pronës civile, sulme të drejtpërdrejta ndaj civilëve dhe vendbanimeve të tyre, përndjekje dhe ndalime arbitrare për arsye etnike, të cilat kanë rezultuar me dëbim të detyruar masiv të popullsisë shqiptare nga Kosova drejt shteteve fqinje.“Këto veprime përbëjnë pjesë të një fushatë të gjerë që ka rezultuar me zhvendosjen me dhunë të rreth 863.000 civilëve shqiptarë, sipas statistikave zyrtare”, tha Dema.Dema nënvizoi se Prokuroria Speciale e Kosovës vlerëson se të pandehurit, në pozitën dhe funksionin që kanë pasur, kanë dështuar të ndërmarrin masa të nevojshme dhe të arsyeshme për t’i parandaluar ato krime, kanë dështuar t’i ndëshkojnë autorët e tyre dhe kanë dështuar t’i raportojnë ato te autoritetet më të larta.Ai tregoi se Prokuroria ka bërë kërkesë për fletarrestime ndërkombëtare për të dyshuarit, për të cilët tha se janë të paarritshëm për prokurorinë në këtë kohë.Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.Në vitet e fundit, numri i aktakuzave të ngritura në Kosovë për kryerjen e veprës penale “krim i luftës kundër popullatës civile” është rritur dukshëm.Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.Ndër ta ishte edhe Sllobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë./REL

  • Blerje me një klik

    Blerje me një klik

    Në mungesë të një databaze të unifikuar kombëtare, indikatorët më të besueshëm për rritjen e tregtisë online mbeten rritja e pagesave me kartë, numri i faqeve që ofrojnë “checkout” elektronik, apo rritja e kërkesës për shërbime logjistike. A po flasim për një treg të mirëfilltë? Nga Deada HykaNë një vend ku për vite me radhë “shopping”-u nënkuptonte një xhiro nëpër dyqane me qese plastike e dis…

  • Dorëheqjet e drejtuesve lokalë/ Luan Baçi: Turp dhe mungesë dinjiteti! Të gjithë duhet të jenë nën hetim

    Dorëheqjet e drejtuesve lokalë/ Luan Baçi: Turp dhe mungesë dinjiteti! Të gjithë duhet të jenë nën hetim

    Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ndaj valës së dorëheqjeve në njësitë vendore, duke i cilësuar ato jo si akte reflektimi, por si prova të heshtura të korrupsionit dhe frikës nga ndjekja penale.

    Në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, ai tha se dorëheqjet e detyruara janë turpëruese dhe përbëjnë një pranim të heshtur të fajësisë. Ai kërkon nisjen e hetimeve nga prokuroria për të gjithë drejtuesit vendorë që kanë dhënë dorëheqje, duke përfshirë edhe rastin e Bashkisë Fier.

    LUAN BAÇI: Dhënia e dorëheqjes në mënyrë të detyruar publikisht është një turpërim, është një mungesë integriteti, mungesë dinjiteti, e meritojnë një gjë të tillë. Por këta nuk meritojnë thjesht dorëheqjen, këta meritojnë dorëheqjen dhe që të gjithë duhet të jenë nën hetim nga prokuroria. Dhe prokuroria nga këtu duhet të nisë hetimin. Të gjithë ata drejtues bashkie, drejtues institucionesh, kryetarë të njësive vendore që pranojnë dhe japin dorëheqjen në mënyrë të detyruar, pranojnë ‘de fakto’ që janë të korruptuar, pranojnë që janë në shkelje të tilla në punët e tyre që në qoftë se do ti çojnë në prokurori, ata do të venë drejt burgut.

    Kjo i detyron të pranojnë dorëheqjen dhe prokuroria me këtë rast duhet të fillojë hetimin kryesisht për të gjithë kryetarët e njësive vendore të të gjitha bashkive të republikës.

    Pra, pranimi i dorëheqjes në mënyrë të detyruar ka pranuar de fakti që janë të korruptuar. Shumë e thjeshtë situata.

    Ndërsa për rastin në fjalë, po i kthehem dhe njëherë për mua nuk është lajm. E dinë gjithë qytetarët e Fierit që është vjedhur në atë parkim por nuk janë përgjegjësit kryesorë dy zonjat dhe dy zotërinjtë, por është kryetari i Bashkisë. Sepse pa urdhrin e Kryetarit të Bashkisë, zotit Subashi, nuk mundeshin të bëhen veprime të tilla.

    Bela patjetër që e di se Subashi nuk do të kandidojë më në zgjedhjet e ardhshme. Ndoshta i intereson që Subashin ta heqë edhe para kohe me gjithë këto skandale që janë, megjithëse mora vesh që edhe Subashin e kanë thirrur në Prokurori.

  • Një këngë, që ka trazuar shqiptarët në rrjet

    Një këngë, që ka trazuar shqiptarët në rrjet

    Nga Sindi Salaj*
    Ditët e fundit, rrjetet sociale janë ndezur nga debati rreth një performance të Egli Takos në një klub nate, ku interpretoi ndër të tjera edhe “Mora fjalë”, një këngë me ngarkesë historike, shkruar nga kompozitori Naim Gjoshi në nder të komandantit legjendar Adem Jashari.
    Kënga, e konsideruar me të drejtë një himn për sakrificën dhe lirinë, u këndua playback, në një ambient tërësisht jo ceremonial dhe me një veshje të perceptuar nga shumica e njerëzve si e papërshtatshme.
    Çfarë nuk shkoi? Ishte kjo një gafë e pafajshme artistike, apo një mungesë etike?
    Së pari, “Mora fjalë” është një këngë që nuk u shkrua për t’u kënduar pas dy gotash vodka sour. Është një këngë që përkujton një nga figurat më të mëdha të historisë moderne në Kosovë.
    Një këngë që kërkon përulje, ndjeshmëri dhe respekt. Minimumi që kërkohet është të kuptosh ku je, çfarë po thua dhe pse.
    Së dyti, këndimi me playback. Playback-u në vetvete nuk është problem, por kur bëhet fjalë për një këngë të tillë emocionale, atëherë duket një zgjedhje sipërfaqësore.
    Këndohet për gjakun e derdhur për liri dhe as nuk merret mundimi të hapet goja live, por vendoset kënga e interpretuar nga Shkurte Fejza?!
    Së treti, përdorimi i këngës pa leje tregon mungesë profesionalizmi. Deri tani nuk ka asnjë shenjë se Egli ka marrë leje për ta interpretuar këtë këngë. Kjo është jo vetëm shkelje ndaj të drejtave autoriale, por edhe mungesë etike.
    Një artiste që e konsideron veten profesioniste duhet të dijë: këngët nuk mund të përdoren sipas dëshirës, aq më pak pa një marrëveshje paraprake e mbi të gjitha kur mbartin peshë historike dhe shpirtërore.
    Së katërti, ambienti dhe veshja. Kritikat ndaj veshjes së saj (bluzë e gjerë dhe pantallona të shkurtra) nuk janë çështje morali, por konteksti. Përplaset simbolika e një kënge përkujtimore me energjinë e një klubi nate.
    Por problemi më i madh nuk lidhet me Eglin si individ, por është pjesë e një dëshire më të gjerë, ku gjithçka kthehet në “content” për hir të viralitetit.
    Dhe në këtë rrugë, edhe një këngë që flet për sakrificën për liri, përdoret pa u menduar dy herë për të mbushur minutazhin e një performance nate.
    Në një kohë ku gjithçka bëhet virale, ndoshta duhet të kujtojmë se jo gjithçka duhet duartrokitur. Dhe fatmirësisht, këtë herë nuk pati shumë duartrokitje – të paktën në rrjete sociale (në club nuk di të them).
    Publiku online e ndjeu atë që mungoi në performancë: ndjeshmërinë. Ndoshta Egli nuk e mendoi gjatë, me gjasë ishte një zgjedhje spontane, pa qëllim për të ofenduar askënd.
    Por edhe zgjedhjet spontane duhen kritikuar, jo për të sulmuar individin, absolutisht jo, por për të vënë në dukje një qasje që nuk duhet të normalizohet.
    Sepse disa këngë nuk janë për performancë, por për përulje. Dhe përulja kërkon më shumë se një mikrofon.
    *Kryeredaktore e Anabel

  • Shpallet fajtor për krime lufte, dënohet në mungesë me 15 vite burg një ish-pjesëtar i sigurimit serb

    Shpallet fajtor për krime lufte, dënohet në mungesë me 15 vite burg një ish-pjesëtar i sigurimit serb

    Një gjykatë në Prishtinë e ka dënuar në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullsisë civile një ish-pjesëtar të Sigurimit Shtetëror të Serbisë.
    Në një njoftim për media, Gjykata Themelore në Prishtinë tha se e gjeti fajtor të pandehurin, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet S.F., për kryerjen e veprës penale krime lufte kundër popullsisë civile.
    Prokuroria e akuzoi atë se, bashkë me dy zyrtarë të tjerë të paidentifikuar, e kishin marrë me forcë në veturën e tyre një mjek me inicialet H.Sh në vitin 1998 në rrugën Drenas-Prishtinë, dhe e “kishin dërguar në ndërtesën e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku e kishin rrahur e torturuar”.
    “Nga ajo ditë për fatin e tij nuk dihet asgjë”, sipas aktakuzës.
    S.F., ka të drejtë të ankohet ndaj aktgjykimit të Themelores në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
    Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.Megjithatë, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.
    Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.
    Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.
    Gjatë luftës në Kosovë më 1998-’99 u vranë mbi 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
    Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.
    Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte./REL

  • Deputetët do të mblidhen sot për të 46 herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës

    Deputetët do të mblidhen sot për të 46 herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës

    Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.
    Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për Albulena Haxhiun, të cilën e kanë propozuar si kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave ata kanë propozuar që votimi nga i hapur të kalojë në të fshehtë.Komisioni që mundëson votimin e fshehtë nuk po mbështetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo çështje madje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka dhënë aktgjykimin e saj, por i njëjti po interpretohen në mënyra të ndryshme nga subjektet politike.

    BiznesLedri Vula dhe Era Istrefi bëhen fytyrat e reja të IPKO-sRelux tani edhe në PrizrenErdhi momenti – Më 1 qershor GO+ dhuron dy veturat e para AVATR 12, një për Kosovë dhe një për Shqipëri!IntervistaDeputeti i LVV-së flet për skenarët pas afatit kushtetuesLajmeMali i Zi sot shënon Ditën e ShtetësisëRajoniSrebrenica në shërbim të politikës së VuçiqitTentimi i 46-të për konstituimin e KuvenditLajmeLexohet për: 2 min.Dëgjoje me zë…Tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvenditkuvendi12 minuta më parëDeputetët do të mblidhen sot për të 46 herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës.
    Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.
    Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për Albulena Haxhiun, të cilën e kanë propozuar si kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave ata kanë propozuar që votimi nga i hapur të kalojë në të fshehtë.Komisioni që mundëson votimin e fshehtë nuk po mbështetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo çështje madje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka dhënë aktgjykimin e saj, por i njëjti po interpretohen në mënyra të ndryshme nga subjektet politike.
    Lexo po ashtuSulmi i eskortës së Kurtit me vezë, suspendohen tre policëKushtetuesja ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.PDK dhe AAK i kanë kërkuar LVV-së që ta ndërrojë kandidaten për kryetare të Kuvendit me arsyetimin se ka punuar në dëm të interesave të shtetit. Kurse, LDK ka deklaruar se nuk do ta votojë asnjë kandidatë.Këto parti kanë thënë se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë as votat për formimin e Qeverisë, për çka kanë thënë se nevojitet marrëveshje politike. Megjithatë, në LVV kanë thënë se kjo duhet provuar duke votuar fillimisht konstituimin e Kuvendit.
    Ndërkohë, PDK dhe LDK iu ka drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese që të sqarojë nëse seancat e fundit kanë shkelur Kushtetutën. Gjithashtu, edhe presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se së shpejti do t’i dërgohet Kushtetuese se cilat janë masat që duhet të merren nëse nuk konstituohet Kuvendi deri më afatin e paraparë prej një muajsh.
    Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.
    /Kosovapress/

  • Ndërtimi HEC-it në Kaçinar, banorët kërkojnë pezullimin e menjëhershëm: Kanë ushtruar dhunë dhe kërcënime për jetën

    Ndërtimi HEC-it në Kaçinar, banorët kërkojnë pezullimin e menjëhershëm: Kanë ushtruar dhunë dhe kërcënime për jetën

    Banorët e Kaçinarit

    Banorët e Kaçinarit kanë kërkuar pezullimin e hidrocentraleve dhe ndalimin e dhunës policore ushtruar ndaj tyre, pas protestave të këtyre të fundit.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ka denonncuar dhunën e ushtruar ndaj banorëve, duke akuzuar përfaqësues të kompanisë që po ndërton hidrocentralet në Kaçinar. Sipas tij, ky projekt përbën një kërcënim serioz për jetën dhe mirëqenien e komunitetit, ndërsa situata ka arritur kulmin me dhunën ndaj banorëve. 
    “Kontrata koncesionare është shoqëruar me shkelje të shumta të legjislacionit në fuqi, mungesë transparence dhe mungesë të konsultimeve me komunitetin, në të gjitha fazat e saj. Për më tepër, kompania koncesionare, përtej të gjitha afateve ligjore dhe kontraktuale dhe pas skadimit të lejeve mjedisore dhe ujore, nuk ka kryer asnjë punim për më shumë se një dekadë. Vetëm së fundmi, pas një zgjatjeje të dyshimtë të lejes së ndërtimit, është nisur puna përgatitore në terren, në mungesë të çdo transparence”, thuhet në deklaratën për shtyp.
    Ai kërkon pezullimin e menjëhershëm të koncesionit, hetim të plotë për ngjarjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të dhunës. Në emër të Partisë Demokratike, shpreh mbështetjen e plotë për banorët e Kaçinarit dhe të gjithë zonës. 
    Deklaratë për shtyp
    Kërkesë për pezullimin e koncesionit të hidrocentraleve në Kaçinar dhe ndalimin e dhunës ndaj banorëve
    Prej më shumë se 10 vitesh, banorët e fshatrave Simon, Shpërdhazë, Kaçinar, Arrëz, Shtuf dhe Kuzhnen, pjesë e Njësisë Administrative Kaçinar në Bashkinë Mirditë, kanë kundërshtuar me forcë koncesionin për ndërtimin e katër hidrocentraleve në lumin Shpërdhaza, nga një kompani private.
    Ky projekt përbën një kërcënim serioz për jetën dhe mirëqenien e komunitetit, pasi uji i lumit është i pamjaftueshëm për të përballuar njëkohësisht nevojat për ujë të pijshëm, ujitje dhe prodhim energjie. Zbatimi i këtij projekti do të sillte pasoja të parikuperueshme mjedisore dhe sociale, përfshirë tharjen e burimeve ujore dhe shpopullimin e zonës.
    Sipas banorëve dhe dokumentacionit të paraqitur, kontrata koncesionare është shoqëruar me shkelje të shumta të legjislacionit në fuqi, mungesë transparence dhe mungesë të konsultimeve me komunitetin, në të gjitha fazat e saj. Për më tepër, kompania koncesionare, përtej të gjitha afateve ligjore dhe kontraktuale dhe pas skadimit të lejeve mjedisore dhe ujore, nuk ka kryer asnjë punim për më shumë se një dekadë. Vetëm së fundmi, pas një zgjatjeje të dyshimtë të lejes së ndërtimit, është nisur puna përgatitore në terren, në mungesë të çdo transparence.
    Banorët e zonës kanë reaguar në mënyrë të vazhdueshme përmes protestave, peticioneve, padive dhe kallëzimeve penale. Edhe Bashkia Mirditë ka kërkuar zyrtarisht pezullimin e punimeve. Pavarësisht kësaj, kompania, me mbështetje të qartë politike dhe me mbështetjen e strukturave të Policisë së Mirditës, ka vijuar veprimtarinë, duke ushtruar presion, kërcënime dhe kanosje ndaj banorëve.
    “Në qeli, izolimi numërohet me durim dhe qëndresë, jo me orë”, Salianji: Sapo përfundova njohjen me burgun, si realitet i diktaturës së reSituata ka arritur një kulm të papranueshëm: përfaqësues të kompanisë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj z. Kol Ndoji, banor i zonës, duke i shkaktuar dëmtime serioze trupore dhe duke e dërguar atë në spital. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Rrëshenit, në afërsi të stacionit të policisë, një fakt që ngre shqetësime të mëdha për funksionimin e shtetit ligjor.
    Kërkojmë menjëherë:
    1. Komisariatit të Policisë Mirditë, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë t’i japin përparësi hetimit të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe të ndalojnë autorët, duke i nxjerrë përpara drejtësisë.
    2. Institucioneve përgjegjëse shtetërore t’u përgjigjen menjëherë kërkesave të komunitetit dhe të vendosin pezullimin urgjent të koncesionit deri në një sqarim të plotë ligjor dhe faktik të situatës.
    Në emër të Partisë Demokratike, shpreh mbështetjen e plotë për banorët e Kaçinarit dhe të gjithë zonës, duke theksuar se do të jemi në krah të çdo qytetari në mbrojtje të të drejtave të tij kushtetuese dhe ligjore, përballë çdo interesi privat të padrejtë apo abuziv.

  • Dhimbje koke? Mund të jetë thjesht mungesë hidratimi!/ Ekspertët zbulojnë sa ujë duhet të pini gjatë verës

    Dhimbje koke? Mund të jetë thjesht mungesë hidratimi!/ Ekspertët zbulojnë sa ujë duhet të pini gjatë verës

    Vera sjell me vete nxehtësinë, diellin dhe humorin e mirë, por edhe nevojën për të pirë më shumë ujë. Ndërsa temperatura rritet, trupi humbet më shumë lëngje përmes djersës, sidomos nëse jeni aktiv ose kaloni shumë kohë jashtë.
    Hidratimi i duhur nuk është vetëm një zakon i mirë, por thelbësor për shëndetin. Ai mban temperaturën e trupit të qëndrueshme, parandalon dhimbjet e kokës dhe marramendjen, dhe ju ndihmon të shijoni pushimet në maksimum.
    Sa gota ujë duhet të pini në ditë?
    Ekspertët rekomandojnë rreth 8 gota ujë në ditë, por kjo sasi ndryshon në varësi të nevojave tuaja. Në verë, është mirë të synoni 10-12 gota, sidomos nëse ushtroni apo nëse temperatura është shumë e lartë. Një mënyrë e thjeshtë për ta mbajtur mend është të mbani me vete një shishe uji dhe ta mbushni sa herë që zbrazet.
    Shenjat që tregojnë se duhet të pini më shumë ujë:
    Urinë e errët, që tregon mungesë hidratimi
    Goja dhe buzët e that
    Marramendje dhe lodhje të papritura
    Dhimbje koke, një problem i zakonshëm veror që zgjidhet me ujë
    Si të pini më shumë ujë?
    Filloni ditën me një gotë ujë për të zgjuar trupin dhe për të nxitur metabolizmin
    Shtoni shije ujit me feta limoni, kastraveci apo nenexhiku për freski dhe shije më të mirë
    Konsumoni smoothie dhe lëngje frutash për hidratim shtesë
    Përdorni aplikacione për kujtesë që t’ju ndihmojnë të mos harroni të pini ujë, sidomos gjatë pushimeve me miqtë.

  • Kryeministri Rama rikthehet në Kuvend pas disa muajsh mungesë, opozita “braktis” sallën

    Kryeministri Rama rikthehet në Kuvend pas disa muajsh mungesë, opozita “braktis” sallën

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, u rikthye këtë të enjte në Kuvend, pas disa muajsh mungesë në seancat plenare. Hera e fundit që Rama ka qenë prezent, ishte më 18 tetor të 2024, ku prezantoi edhe buxhetin 2025 dhe bonusin për pensionistët.
    Ndërkohë, ardhja e kryeministrit sot në Kuvend vjen menjëherë pas kthimit të tij nga Samiti i NATO-s në Hagë të Holandës, ku Rama u rreshtua krah 32 liderëve të Aleancës Atlantike.

    Seanca e sotme, e cila vijon që prej mëngjesin të sotëm, është shoqëruar me tensione dhe debate mes palëve, ndërësa në momentin e votimit të projektligjeve në rend dite, opozita ka braktisur sallën. Dashnor Sula, është i vetmi prej deputetëve demokratë, i cili ka vazhduar të jetë prezent në seancë.