Tag: mungesë

  • Pas 8 viteve mungesë, rikthehet në Kuvend Jozefina Topalli, betohet si deputete

    Pas 8 viteve mungesë, rikthehet në Kuvend Jozefina Topalli, betohet si deputete

    Është betuar në parlament edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli.
    Betimin ia lexoi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Topalli u çua në këmbë dhe tha thjesht “Betohem”.
    Kujtojmë se Jozefina Topalli erdhi me vonesë në seancën e sotme plenare.
    Jozefina Topalli prej vitesh mungonte në Parlament, duke u rikthyer pas shumë viteve.

  • Rama sulmon sërish: Prokurorë dhe gjykatës dritëshkurtër, me mungesë ulëritëse integriteti

    Rama sulmon sërish: Prokurorë dhe gjykatës dritëshkurtër, me mungesë ulëritëse integriteti

    Kryeministri Rama, në fjalën e tij të mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, u ndal edhe te drejtësia, për të cilën tha se është prova më e egër e zjarrit për socialistët në shërbim të gjeneratës tjetër.
    Më tej, Rama deklaroi se PS i ka hapur një shteg të ri drejtësisë dhe mbështet pa kushte dhe pa luhatje gjyqtarët dhe prokurorët.
    Kryeministri u shpreh se drejtësia ka dhe prokurorë apo gjykatës që ndonjëherë kanë mungesë integriteti ulëritëse, duke u ndalur te rastet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të përfshirë në ndërtime pa leje në vend. Këto raste të cilat kryeministri i quajti emblematike.
    “Nga rënia e atyre mes nesh në mëkatin e përfitimit të paligjshëm, ne do të durojmë. Do të durojmë dhe kur dhimbjet vijnë nga helmi i atyre që na akuzojnë se e kemi kapur drejtësinë. Kjo e drejtësisë është prova më e egër e zjarrit e PS-së në shërbim të gjeneratës tjetër. Forca jonë i ka hapur një shteg të ri drejtësisë. PS thotë atë që bën dhe bën atë që thotë në mbështetjen pa kushte dhe pa luhatje në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nuk jemi lëkundur, nuk do të lëkundemi as sot përtej faktit se pushteti i ri i drejtësisë shfaq shenja sëmundjesh, që dëmtojnë organizmin e vendit. Drejtësia mban ende prokurorë dhe gjykatës dritëshkurtër dhe mendjengushtë, ndonjëherë me mungesë ulëritëse integriteti.
    Disa prokurorë dhe gjykatës i kanë rënë ndesh, duke mbajtur anën e zaptuesve të hapësirës publike, është emblematike”, tha Rama.
    Rama theksoi gjatë fjalës së tij se GJKKO nuk po del ende nga hija e SPAK-ut duke shtuar se “ato dy institucione na kanë dhënë publikisht në më shumë se një rast edhe arsye për tu habitur por edhe arsye për tu shqetësuar shumë seriozisht”.
    “Dhe në këtë pikë e vërteta e madhe është se nuk bëjnë përjashtim as vetë SPAK, krenaria e vetme deri më sot e zbatimit të reformës në Drejtësi dhe as GJKKO, jo se jo, e cila nuk po del ende nga hija e SPAK-ut, edhe ato dy institucione na dhënë publikisht në më shumë se një rast edhe arsye për tu habitur por edhe arsye për tu shqetësuar shumë seriozisht.
    Mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë, intimidimi i personave të ashtuquajtur në dijeni, paraburgimi si presion publik e juridik, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve me qëllim për të linçuar në Pazar fatin e personave të hetuar, marrja forcërisht e rolit të institucionit tjetër ligjzbatues nga prokurorë, apo dalja e gjykatësve nga roli i garancisë së barazisë para ligjit, për të marrë rolin e noterit të prokurorëve ose të superprokurorit janë shenjat e sëmundjeve të trashëguara nga trupi i kalbur i drejtësisë së vjetër 100 e ca vjeçare, tek organizmi fëminor i drejtësisë së re 7 vjeçare.
    Por kujdes, kura për këto sëmundje nuk është kthimi kurrsesi mbrapa nga pavarësimi i drejtësisë, në asnjë mënyr”, shtoi ai.

  • Kujdes kujt ia ‘besoni’ zemrën! Këto janë 4 shenjat më tradhtare të horoskopit

    Kujdes kujt ia ‘besoni’ zemrën! Këto janë 4 shenjat më tradhtare të horoskopit

    Sipas astrologëve, disa shenja të zodiakut priren më shumë drejt tradhtisë, jo gjithmonë nga ligësia, por shpesh nga nevoja për emocion, adrenalinë apo mungesë stabiliteti emocional.
    Binjakët
    Të shoqërueshëm, kuriozë dhe gjithmonë në kërkim të stimujve të rinj, binjakët shpesh mërziten shpejt. Nëse ndihen të kufizuar ose emocionalisht të papërmbushur, mund të kërkojnë përjetime të reja jashtë lidhjes.
    Shigjetari
    I dashuruar me lirinë dhe aventurën, shigjetari ka vështirësi të qëndrojë i lidhur për kohë të gjatë. Ai mund të tradhtojë jo nga qëllimi i keq, por sepse nuk dëshiron të ndihet i kufizuar.
    Peshqit
    Edhe pse janë të ndjeshëm dhe romantikë, peshqit mund të përfshihen lehtësisht në lidhje paralele nëse ndihen të papërfillur emocionalisht. Ata e jetojnë botën e tyre të brendshme thellësisht dhe mund të kërkojnë ngushëllim diku tjetër.
    Dashi
    Impulsiv dhe pasionant, dashi mund të tradhtojë në çastet kur ndjen mungesë vëmendjeje apo emocion. Ai është i dhënë pas sfidave dhe rreziqeve – edhe në dashuri.
    *Këto karakteristika janë të përgjithshme dhe nuk përfaqësojnë çdo individ të shenjës. Astrologjia ofron një pasqyrë interesante, por sjellja në marrëdhënie varet nga shumë faktorë personalë dhe emocionalë.

  • ’12 vite mashtrim…’/ PL: Operatori Kombëtar i Ujit, një tjetër skemë për të centralizuar pushtetin dhe fondet

    ’12 vite mashtrim…’/ PL: Operatori Kombëtar i Ujit, një tjetër skemë për të centralizuar pushtetin dhe fondet

    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, znj. Brunilda Haxhiu, në një deklaratë për mediat tha se qytetarët janë përballur vazhdimisht me mungesë furnizimi me ujë të pijshëm, problem që ditët e fundit është bërë edhe më i theksuar.

    Ajo theksoi se kjo situatë nuk lidhet me defekte teknike, por është pasojë direkte e keqmenaxhimit dhe abuzimit politik me shërbimin e ujësjellës-kanalizimeve.

    Sipas saj, ky sektor është kthyer në një instrument punësimesh politike dhe jo në një shërbim bazë për qytetarët.

    Pas kalimit të ujësjellësit nga varësia e bashkive në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, problemet janë shtuar, ndërsa me krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit, bashkive po u hiqen të gjitha kompetencat.

    Pjesë nga deklarata:

    Prej 12 vitesh, Edi Rama ka premtuar ujë të pijshëm 24 orë për çdo familje shqiptare. Sot, jo vetëm që uji i rubinetit është i papijshëm,  por qytetarët përballen çdo ditë me ndërprerje të vazhdueshme të ujit. 

    Edi Rama jo vetëm që nuk mban asnjë përgjegjësi për dështimin spektakolar të qeverisë dhe të bashkiakëve që i shërbejnë, por fshihet pas prezantimit të të ashtuquajturit Operator Kombëtar të Ujit . Kjo reformë është si cdo ramaforme, një përqendrim i rrezikshëm i pushtetit dhe i fondeve publike në duart e tij dhe të oligarkëve të qeverise.

    Kjo reformë i lë bashkitë pa kompetenca, qytetarët pa shërbim, ndërsa klientela politike pasurohet çdo ditë.

    Në këto 12 vite, miliona euro janë shpenzuar në emër të “investimeve” në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, por ajo që ka mbetur si trashëgimi janë aferat e mëdha korruptive dhe rroga të fryra për patronazhistë. Shqiptarët nuk kanë parë asnjë përmirësim në furnizim, përkundrazi, cilësia e jetës së tyre është përkeqësuar ndjeshëm. 

    Qytetarët janë përballur vazhdimisht me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, mungesë e cila ditët e fundit është shtuar edhe më shumë.  Kjo situatë e përsëritur nuk është për shkak të një problemi teknik, por pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimit politik me ujësjellësin.

    Në vend që të shërbejë për qytetarët, ujësjellësi është kthyer në një depo punësimesh politike. Pas kalimit të tij nga varësia e Bashkisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, problemet vetëm sa janë shtuar. Bashkisë iu reduktuan kompetencat për menaxhimin e këtij shërbimi jetik, dhe qeveria qendrore e ktheu ujësjellësin në një instrument për patronazhistë dhe militantë partiakë. Ndërsa tani , me Operatorin Kombëtar të Ujit, kompetencat e bashkisë thuajse asgjesohen. 

    Në të gjithë Shqipërinë ka mungesë furnizimi dhe humbje masive teknike të ujit, të cilat  arrijnë deri  në 70% në zonat periferike sipas Entit Rregullator të Ujit.

    Ujësjellës kanalizime është shoqëruar nga administrata e fryrë dhe keqmenaxhimi. Ndërkohë që qytetarët vuajnë mungesën e ujit, Shpenzimet shkojnë për paga të administrates së fryrë dhe jo për investime reale në përmirësimin e rrjetit.

    Qytetarët faturohen në mënyrë të paqartë dhe me tarifa të larta. Rreth 32% e konsumatorëve nuk kanë matës uji, ndërkohë që faturat bazohen në vlerësime arbitrare.

    Çmimi i ujit vazhdon dhe rritet edhe pse cilësia e ujit dhe shërbimit mbetet e dobët.

    Tallja me qytetarët vazhdon. Rama në vend që të kërkojë falje dhe të mbajë përgjegjësi për dështimin e ujësjellës kanalizimeve, shpik struktura të reja qendrore, duke rrënuar vetëqeverisjen vendore dhe duke e kthyer çdo shërbim jetik në monopol të qeverisë së tij.

    Shqiptarët nuk kanë nevojë për hapjen e institucioneve te reja , si Operatori Kombëtar I Ujit, që të funksionojnë me të njëjtën skemë korruptive, por kësaj radhe të përqendruar totalisht në duart e qeverisë. Ata duan ujë të pijshëm në rubinetat e tyre, 24 orë në ditë.

    Pas 12 vitesh dështimesh, Rama ka vetëm një bilanc për t’u treguar shqiptarëve: varfëri, korrupsion dhe tallje në vend të mirëqenies, shërbimit dhe përgjegjësisë.

  • Dhimbje kyçesh dhe marrje mendsh/ Ndikimi i emocioneve negative tek shëndeti i njeriut

    Dhimbje kyçesh dhe marrje mendsh/ Ndikimi i emocioneve negative tek shëndeti i njeriut

    Ndërsa përjetojmë apo kalojmë përmes situatave e gjendjeve të caktuara, truri ynë sinjalizon trupin tonë, duke shkaktuar ndryshime fiziologjike që jo gjithmonë “vihen re” prej nesh. Nga ana tjetër, këto ndijime trupore e ndihmojnë mendjen të njohë një emocion që mund të jemi duke përjetuar. Kjo shpjegon deri diku, pse përpjekja për të buzëqeshur, apo pozicionimi i duhur i trupit, kur qëndrojmë ulur, ndikojnë pozitivisht dhe thuajse në mënyrë të menjëhershme, në humorin, sjelljen tonë apo ndoshta, në një situatë stresuese edhe dhimbjet e stomakut, dhëmbëve, etj.

    Le të shohim konkretisht një interpretim të zonave të dhimbjes dhe emocioneve negative të lidhura me to, sipas përkrahësve të kësaj teorie:

    Qafa: Refuzim për të parë anët e tjera të një çështjeje, kokëfortësi dhe mungesë fleksibiliteti.

    Shpatullat: Paaftësi për të jetuar gëzueshëm eksperiencat e jetës, për të marrë më të mirën e tyre.

    Pjesa e sipërme e shpinës: Mungesë mbështetjeje emocionale. Ndjesia se askush nuk të do. Vështirësi për të falur dashuri.

    Pjesa e mesme e shpinës: Ndjenjë faji. E kaluara nuk të lëshon.

    Pjesa e poshtme e shpinës: Pasiguri financiare. Mungesë mbështetjeje financiare.

    Bërrylat: Frikë nga ndryshimet. Mospranim i eksperiencave të reja.

    Kyçet e duarve: Pamundësi për t’i vënë gjërat në lëvizje apo për t’i lehtësuar.

    Ijët: Frikë për të marrë vendime të mëdha. Mungesë objektivash.

    Gjunjët: Krenari dhe ego e sëmurë. Ke frikë të përfshihesh. Vështirësi në përshtatje. Mungesë fleksibiliteti.

    Kyçet e këmbëve: Nuk merr kënaqësi nga jeta. Mungesë fleksibiliteti dhe ndjesi faji./Living

  • Romelu Lukaku trondit Napolin para sezonit të ri, ja të gjitha dëmtimet e tij në karrierë

    Romelu Lukaku trondit Napolin para sezonit të ri, ja të gjitha dëmtimet e tij në karrierë

    Belgu nuk është i prirur ndaj dëmtimeve, por kur ndodhin, ekziston rreziku të mungojë për muaj të tërë, siç ndodhi në eksperiencën e tij të dytë tek Interi. Në Napoli, të hënën në mëngjes u dha alarmi: Romelu Lukaku ka pësuar një “lezion të shkallës së lartë të muskulit rektus femoris në kofshën e majtë”, ndaj ekziston frika për mungesë prej 3 apo 4 muajsh.
    Belgu nuk është një lojtar i prirur ndaj dëmtimeve, por aktuali është i rëndë dhe sulmuesi mund të detyrohet të qëndrojë gjatë larg fushave. Më poshtë keni të gjitha dëmtimet që ka pësuar gjatë karrierës, me ndeshjet e humbura dhe ditët e rikuperimit.

    Manchester United 2018-2019
    Dëmtim në këmbë (11.03.2019) → 3 ndeshje mungesë (19 ditë)
    Dëmtim në kofshë (29.04.2019) → 2 ndeshje mungesë (33 ditë)

    Inter 2019-2021
    Dëmtim muskulor (30.09.2019) → 2 ndeshje mungesë (7 ditë)
    Dëmtim në aduktorë (10.07.2019) → 2 ndeshje mungesë (9 ditë)
    Dëmtim në aduktorë (29.10.2020) → 2 ndeshje mungesë (9 ditë)
    Kontrakturë (03.01.2021) → 2 ndeshje mungesë (9 ditë)

    Chelsea 2021-2022
    Dëmtim në kyçin e këmbës (21.10.2021) → 8 ndeshje mungesë (32 ditë)
    Dëmtim në kyçin e këmbës (03.06.2022) → 3 ndeshje mungesë (28 ditë)

    Inter 2022-2023
    Dëmtim në kofshë (29.08.2022) → 14 ndeshje mungesë (58 ditë)
    Dëmtim në ‘biceps femoral’ (31.10.2022) → 6 ndeshje mungesë (27 ditë)
    Inflamacion në gju (08.01.2023) → 2 ndeshje mungesë (10 ditë)

    Roma 2023-2024
    Probleme në ije (13.03.2024) → 1 ndeshje mungesë (4 ditë)
    Probleme në kofshë (18.04.2024) → 4 ndeshje mungesë (16 ditë)

    Napoli 2024-2025
    Dëmtim në kofshë (14.08.2025) → Numri i ndeshjeve të humbura: ?
    Koha e rikuperimit, e vlerësuar nga mjekët: 3, 4 muaj

  • I akuzuar për krime lufte, arrestohet një serb në Merdare

    I akuzuar për krime lufte, arrestohet një serb në Merdare

    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ndaluar të dielën një person me inicialet S.S, në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës.

    Sipas komunikatës së Prokurorisë, ai dyshohet se e ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile” në komunën e Vushtrrisë. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për kombësinë e të ndaluarit.
    Më herët gjatë javës, Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99.

    Në një konferencë për media në Prishtinë, prokurori që ka hetuar rastin, Atdhe Dema, ka thënë se aktakuza është përgatitur pas pesë vjetëve hetime intensive.
    Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.
    Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.
    Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
    Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet./REL/

  • AKSHI hap thesin teksa të gjithë janë pushim: 8 milionë euro tendera në një muaj, mungesë transparence dhe kompani të preferuara

    AKSHI hap thesin teksa të gjithë janë pushim: 8 milionë euro tendera në një muaj, mungesë transparence dhe kompani të preferuara

    Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur gjatë një muaji procedura prokurimi me një vlerë totale që arrin rreth 8 milionë euro, sipas të dhënave të publikuara në Buletinin e Prokurimeve Publike.
    Lista e tenderave milionësh për periudhën korrik-gusht nis me procedurën për ngritjen e sistemit për regjistrin elektronik të titujve akademik, gradat shkencore dhe revistës shkencore që botohet në Republikën e Shqipërisë, me një fond limit prej 250 milionë lekësh (pa TVSH).
    Një tjetër tender milionash është ai për furnizimin dhe vendosjen e një sistemi mbrojtje antidron për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, me vlerë 207.6 milionë lekë (pa TVSH).

    Një nga procedurat me vlera marramendëse ka qenë edhe mirëmbajtja e Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar (AFMIS) për Ministrinë e Financave, me fond limit 169.4 milionë lekë.
    Gjithashtu, AKSHI ka hapur tendera për mirëmbajtjen e sistemeve të tjera si Ruda, LIMS për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, sistemin e Pagesave të E-Dëmshpërblimeve, si dhe sistemin FER për Policinë e Shtetit. Vlerat e këtyre procedurave variojnë nga 21.6 deri në 34.9 milionë lekë secila.
    Në total, shumat e këtyre procedurave arrijnë në mbi 775 milionë lekë, ekuivalente me rreth 7.95 milionë euro (pa TVSH) me kursin aktual.
    AKSHI është një nga shpenzuesit kryesorë të buxhetit të shtetit sa i përket tenderave publikë, të cilët shpesh kanë qenë objekt kritikash për mungesë transparence dhe fituesish të paracaktuar.
    Në shumë raste, kontratat fitohen nga një rreth i kufizuar kompanish, kryesisht “Soft & Solution” dhe “Advanced Business Solution”, të cilat konkurrojnë mes tyre në varësi të rrethanave dhe ndikimeve politike.
    /skyweb.al/

  • Dëbimi me forcë i 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999, Prokuroria e Kosovës dorëzon aktakuzë në mungesë

    Dëbimi me forcë i 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999, Prokuroria e Kosovës dorëzon aktakuzë në mungesë

    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99.

    Në një konferencë për media në Prishtinë, prokurori që ka hetuar rastin, Atdhe Dema, tha se aktakuza është përgatitur pas pesë vjetëve hetime intensive.
    “Aktakuza është ngritur për krime lufte kundër popullsisë civile, e cila lidhet me ngjarjet e ndodhura gjatë periudhës janar – qershor 1999 gjatë luftës në Kosovë”, tha Dema.
    Prokuroria, në një njoftim të ndarë për media, i identifikoi të dyshuarit vetëm me inicialet, Z.P, M.C, R.M, D.A, O.S, Ž.T, G.R, B.J, S.I, B.V, S.P, N.P, K.J, L.S, B.D, R.S, D.Z, M.Gj, L.C, B.F, M.K.
    Sipas Prokurorisë, që të gjithë 21 të dyshuarit kanë pasur përgjegjësi komanduese dhe kontroll të plotë mbi ushtrinë e atëhershme jugosllave dhe mbi policinë serbe dhe se nuk i kanë parandaluar pjesëtarët e tyre nga kryerja e krimeve të luftës kundër popullsisë në Kosovë.
    Veprimet për të cilat ata akuzohen përfshijnë shkatërrimin e pronës civile, sulme të drejtpërdrejta ndaj civilëve dhe vendbanimeve të tyre, përndjekje dhe ndalime arbitrare për arsye etnike, të cilat kanë rezultuar me dëbim të detyruar masiv të popullsisë shqiptare nga Kosova drejt shteteve fqinje.
    “Këto veprime përbëjnë pjesë të një fushatë të gjerë që ka rezultuar me zhvendosjen me dhunë të rreth 863.000 civilëve shqiptarë, sipas statistikave zyrtare”, tha Dema.
    Dema nënvizoi se Prokuroria Speciale e Kosovës vlerëson se të pandehurit, në pozitën dhe funksionin që kanë pasur, kanë dështuar të ndërmarrin masa të nevojshme dhe të arsyeshme për t’i parandaluar ato krime, kanë dështuar t’i ndëshkojnë autorët e tyre dhe kanë dështuar t’i raportojnë ato te autoritetet më të larta.
    Ai tregoi se Prokuroria ka bërë kërkesë për fletarrestime ndërkombëtare për të dyshuarit, për të cilët tha se janë të paarritshëm për prokurorinë në këtë kohë.
    Në vitet e fundit, numri i aktakuzave të ngritura në Kosovë për kryerjen e veprës penale “krim i luftës kundër popullatës civile” është rritur dukshëm.
    Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.
    Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.
    Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.
    Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.
    Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
    Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
    Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.
    Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.
    Ndër ta ishte edhe Sllobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë.

  • Dëbuan me forcë mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999, prokuroria: 21 të dyshuarit patën kontroll të plotë mbi ushtrinë e policinë serbe

    Dëbuan me forcë mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999, prokuroria: 21 të dyshuarit patën kontroll të plotë mbi ushtrinë e policinë serbe

    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99.

    Në një konferencë për media në Prishtinë, prokurori që ka hetuar rastin, Atdhe Dema, tha se aktakuza është përgatitur pas pesë vjetëve hetime intensive.

    “Aktakuza është ngritur për krime lufte kundër popullsisë civile, e cila lidhet me ngjarjet e ndodhura gjatë periudhës janar – qershor 1999 gjatë luftës në Kosovë”, tha Dema.

    Dema tha se që të gjithë 21 të dyshuarit kanë pasur kontroll të plotë mbi ushtrinë e atëhershme jugosllave dhe mbi policinë serbe dhe se nuk i kanë parandaluar pjesëtarët e tyre nga kryerja e krimeve të luftës kundër popullsisë në Kosovë.

    Ai tha se nuk mund t’i bëjë të ditur emrat e të dyshuarve në këtë kohë.

    Veprimet për të cilat ata akuzohen përfshijnë shkatërrimin e pronës civile, sulme të drejtpërdrejta ndaj civilëve dhe vendbanimeve të tyre, përndjekje dhe ndalime arbitrare për arsye etnike, të cilat kanë rezultuar me dëbim të detyruar masiv të popullsisë shqiptare nga Kosova drejt shteteve fqinje.

    “Këto veprime përbëjnë pjesë të një fushatë të gjerë që ka rezultuar me zhvendosjen me dhunë të rreth 863.000 civilëve shqiptarë, sipas statistikave zyrtare”, tha Dema.Në vitet e fundit, numri i aktakuzave të ngritura në Kosovë për kryerjen e veprës penale “krim i luftës kundër popullatës civile” është rritur dukshëm.

    Dema nënvizoi se Prokuroria Speciale e Kosovës vlerëson se të pandehurit, në pozitën dhe funksionin që kanë pasur, kanë dështuar të ndërmarrin masa të nevojshme dhe të arsyeshme për t’i parandaluar ato krime, kanë dështuar t’i ndëshkojnë autorët e tyre dhe kanë dështuar t’i raportojnë ato te autoritetet më të larta.

    Ai tregoi se Prokuroria ka bërë kërkesë për fletarrestime ndërkombëtare për të dyshuarit, për të cilët tha se janë të paarritshëm për prokurorinë në këtë kohë.

    Në vitet e fundit, numri i aktakuzave të ngritura në Kosovë për kryerjen e veprës penale “krim i luftës kundër popullatës civile” është rritur dukshëm.

    Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

    Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

    Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

    Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

    Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

    Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

    Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.

    Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.

    Ndër ta ishte edhe Sllobodan Millosheviçi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë. /REL/