Tag: mungesë

  • “Ajo që bëri Vinicius ishte e shëmtuar, shumë e shëmtuar; tregon mungesë kulture futbolli”

    “Ajo që bëri Vinicius ishte e shëmtuar, shumë e shëmtuar; tregon mungesë kulture futbolli”

    17 Nëntor 2025

    13:33

    Alfred Lleshi

    Javier Clemente, 75 vjeç dhe figurë e njohur e futbollit spanjoll, e komentoi pa dorashka sjelljen e Vinicius ndaj Xabi Alonsos, pas zëvendësimit në “El Clásico”. Në një intervistë për “As”, ai u shpreh se “gjesti ishte i shëmtuar, shumë i shëmtuar, tregonte mungesë kulture futbolli”, duke shtuar se talenti brazilian “vjen nga një vend tjetër, ndoshta me zakone të tjera, por këtu nuk funksionon kështu”.
    Clemente kujtoi se asnjë lojtar nuk ia ka bërë atij kurrë një gjë të tillë, përveç një konflikti me Manolo Sarabian, që lidhej me aktivizimin, jo me zëvendësimet: “Formacionin e bën trajneri”.
    Ai foli edhe për Xabi Alonson, të cilin e aktivizoi te Real Sociedad kur ishte i ri, dhe rekomandoi huazimin e tij tek Eibar për t’u rritur si futbollist. Clemente vlerësoi personalitetin e Xabit dhe shtoi se një trajner “nuk duhet të frikësohet nga sfidat”, as edhe në një klub si Real Madridi, sepse presioni ekziston kudo.

  • Nëse përjetoni këto simptoma, ndoshta keni mungesë të vitaminës D

    Nëse përjetoni këto simptoma, ndoshta keni mungesë të vitaminës D

    Trupi ka nevojë për vitaminën D, në mënyrë që kockat të jenë më të forta dhe më të shëndetshme. Në të njëjtën kohë, vitamina D e ndihmon trupin të përthithë kalciumin, luan një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, si dhe zvogëlon rreziqet e inflamacionit.

    Kur kjo vitaminë mungon, trupi dërgon disa sinjale, të cilat nëse po i has, mund të kesh mungesë të vitaminës D.

    Po djersin më shumë seç duhet

    Djersa, veçanërisht në periudhën e dimrit mund të lidhet me mungesën e vitaminës D. Kjo ndodh sepse ndërkohë që aktiviteti i trupit vijon të jetë i njëjtë, temperatura e trupit ngrihet, edhe nëse mjedisi përreth nuk është aq i nxehtë.

    Në mënyrë të papritur ndihesh i/e lodhur

    Mungesa e vitaminës D përkthehet me ndjesinë e lodhjes, edhe kur ke bërë mjaftueshëm gjumë. Studimet tregojnë se mungesa e kësaj vitamine shkakton edhe marrje mendsh.

    Mund të ndihesh i/e trishtuar

    Shumë gjëra të trishtojnë, ama, një arsye tjetër mund të jetë edhe vitamina D. Studimet tregojnë se ekziston një lidhje mes depresionit dhe mungesës së vitaminës D, pasi kjo e fundit ndikon në disa sfera të trurit, duke aktivizuar edhe hormonet pozitive si: dopamina dhe serotonina.

    Mund të ndiesh dhimbje në kocka dhe muskuj

    Është vënë re se në disa persona të diagnostikuar me artrit, ka mungesë të vitaminës D dhe kjo shkakton dhimbje në muskuj dhe kocka. Nëse gjatë kohëve të fundit, ke ndjerë dhimbje apo bezdi në kyçe, ndoshta është momenti të masësh nivelin e vitaminës D.

    Por, si ta furnizosh trupin me vitaminë D?

    Që të marrësh vitaminën D, duhet të ekspozohesh në diell, por në të njëjtën kohë, të duhet të mbrohesh nga dielli me SPF, për shkak se ylli më i afërt me Tokën, është gjithashtu edhe ndër faktorët kryesorë për kancerin e lëkurës.

    Pra, të duhet që vitaminën D ta ndërthurësh me dietën ushqimore. Sugjerohet të konsumosh: salmon, sardele, ton, vezë, djathë, kërpudha, qumësht, kos, si dhe drithëra dhe lëng portokalli.

    Gjithashtu, vitamina D merret edhe përmes medikamenteve specifike, për të cilat duhet të konsultohesh me mjekun.

  • Burgu nëntokësor i Izraelit/ “Dhunë, izolim total dhe mungesë ushqimi”, palestinezët rrëfejnë tmerrin e përjetuar

    Burgu nëntokësor i Izraelit/ “Dhunë, izolim total dhe mungesë ushqimi”, palestinezët rrëfejnë tmerrin e përjetuar

    Izraeli po mban dhjetëra palestinezë nga Gaza në burgun nëntokësor Rakefet, një strukturë pa dritë natyrale, ku të burgosurit përballen me mungesë ushqimi, izolim total dhe keqtrajtime të rënda.

    Raportimet vijnë nga avokatët e Komitetit Publik Kundër Torturës në Izrael (PCATI).
    Mes të ndaluarve janë një infermier 34-vjeçar dhe një 18-vjeçar, të mbajtur për muaj të tërë pa akuza apo gjyq. Ata rrëfejnë se janë dhunuar, torturuar, kanë pasur mungesë ajri dhe ushqimi.
    Burgu Rakefet, i hapur fillimisht në vitet ’80 për kriminelë të rrezikshëm dhe më pas i mbyllur si “çnjerëzor”, u riaktivizua në vitin 2023 me urdhër të ministrit të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir pas sulmeve të 7 tetorit. Sot, aty mbahen rreth 100 të burgosur, ndonëse kapaciteti fillestar ishte vetëm për 15 persona.
    Avokatët që vizituan qelitë përshkruajnë kushte ekstreme: nën tokë, pa dritare, me ajër të rëndë, qeli të ndyra dhe survejim të vazhdueshëm. Të burgosurit dalin vetëm disa minuta në ditë dhe nuk kanë asnjë kontakt me familjet.
    PCATI e cilëson mbajtjen e tyre si shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar, duke theksuar se privimi nga drita e diellit dhe ushqimi përbën formë torturë.
    Shërbimi i Burgjeve të Izraelit ka deklaruar se “vepron sipas ligjit”, por nuk ka dhënë përgjigje për identitetin dhe trajtimin e të ndaluarve në Rakefet.

    Top Channel

  • U dënua me 15 vite burg në mungesë, Gjykata e Lartë rikthen për gjykim dosjen e Domart Konjarit

    U dënua me 15 vite burg në mungesë, Gjykata e Lartë rikthen për gjykim dosjen e Domart Konjarit

    domart konjari

    TIRANË- Dosja penale ndaj të shumë kërkuarit të drejtësisë Domart Konjari do të rigjykohet sërish në Apelin e Posaçëm më një tjetër trupë gjykuese.
    Gjykata e Lartë një ditë me parë ka prishur vendimin e shkallës së dytë, e cila e ka dënuar Konjarin me 15 vite burg në mungesë. Konjari me 7 tetor të vitit 2021 u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për një sërë akuzash që përfshihen “Krijim, organizim dhe drejtim organizate kriminale”; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave, vizave” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.  Sipas prokurorisë, Konjari është i përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine në Europë e kryesisht në Francë.
    Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës në disa shtete të Europës Qendrore pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin në Amerikën e Jugut.
    Ai është i akuzuari kryesor për ekzekutimin e Devi Kasmit, me të cilin kishte pasur edhe bashkëpunim në fushën e narkotikëve. Madje dyshohet se drejtonin bashkë në Spanjë një grup të trafikut të drogës, një nga furnizuesit e Europës me kokainë.

  • Shëndetësia në kolaps! KLSH tregon skandalet e ilaçeve dhe fondet e rimbursimit

    Shëndetësia në kolaps! KLSH tregon skandalet e ilaçeve dhe fondet e rimbursimit

    Pikërisht sot, ditën kur u njoftua arrestimi i Spartak Zekja, kreu i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor i larguar pak ditë më parë nga ky post, – pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të frymëmarrjes – KLSh evidenton si sistemi i kontrollit të barnave është lënë i pambrojtur ndaj abuzimeve dhe se fondet e rimbursimit apo blerjeve publike mund të keqpërdoren lehtësisht
    Raporti i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit u prezantua sot nga Arben Shehu në Komisionin e përbashkët për Nismat Qytetare dhe në Komisionin e Ekonomisë. Në raport evidentohet se sektori i shëndetësisë paraqitet me probleme kritike, duke filluar nga një buxhet i nënfinancuar e deri te parregullsi të shumta në administrimin e barnave dhe mungesë monitorimi.
    Sektori vuan nga vonesa procedurale dhe parregullsi të thella në administrimin e barnave. Auditimi zbulon se nuk ekziston një mekanizëm efektiv për të monitoruar zinxhirin e furnizimit me barna, duke lënë hapësirë për abuzime.
    Mungesa e verifikimit të çmimeve të referencës, kontrollet fiktive dhe inventarët e pasaktë në depot farmaceutike dëshmojnë për një sistem kontrolli të brendshëm të dështuar dhe mungesë totale transparence, duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve dhe financat publike.
    Kreu i Kontrollit të Lartë Shtetëror, Arben Shehu
    “Buxheti i akorduar për sektorin e shëndetësisë rezultoi i nënfinancuar, me pagesa, me vonesa procedurale, kombinuar me parregullsi gjatë procesit të administrimit të barnave, mbikëqyrjes së furnizimeve, si dhe mungesë të monitorimit nga organet përgjegjëse.
    Nga auditimi i zhvilluar mbi procesin e administrimit për kontrollin e listës së barnave të rimbursueshme për vitin 2024, rezultoi se FSDKSH dhe strukturat e saj zbatuese nuk kanë garantuar një mekanizëm efektiv të mbikëqyrjes dhe monitorimit të zinxhirit të furnizimit dhe qarkullimit të barnave.
    U evidentuan mangësi në zbatimin e dispozitave ligjore dhe kontraktuale për shkak mosverifikimin e çmimeve të referencës dhe mungesën e kontrollit fizik të faturave, çka ka bërë të pamundur vlerësimin objektiv të përputhshmërisë dhe zbatimin e dispozitave për ndërprerjen e kontratave në rast të shkeljes të përsëritura.
    Procesi i inventarizimit në depot farmaceutike rezultoi i pasaktë dhe jo i dokumentuar, me mospërputhje ndërmjet të dhënave fizike dhe atyre elektronike në sistemin e-Depo, si dhe në përdorim të gabuar të kodeve të barnave dhe deklarime të pasakta të gjendjeve, duke rritur rrezikun e pasaktësisë dhe mungesës së transparencës.
    Gjithashtu, mungesa e kontrolleve të rregullta në depot farmaceutike, e penaliteteve për shkelje kontraktuale dhe verifikimeve për barna spitalore të shpërndara në rrjetin e hapur, dëshmojnë për dobësi të sistemit të kontrollit të brendshëm dhe mungesë të reagimit administrativ ndaj devijimeve të përsëritura.”
    Fakte të tjera shokuese të raportit KLSH për 2024
    Në fushën e të ardhurave, realizimi total paraqitet nën plan, kryesisht për shkak të mosrealizimit të të ardhurave doganore dhe granteve, ndërkohë që në raportimin e tyre vijojnë të përfshihen arkëtime për parapagime të palidhura me një detyrim tatimor apo ë dhe zëra të tjerë jo tatimorë, në saktësinë, krahasueshmërinë dhe analizën e realizimit të treguesve fiskal.
    Gjithashtu, në planin e të ardhurave nuk rezulton të jenë marrë në konsideratë efektet nga arkëtime të borxhit tatimor dhe doganor, të cilat pavarësisht pagesave të kryera gjatë vitit, respektivisht shfaqin një rritje vjetore prej 7.4 miliardë lekë për borxhin tatimor dhe rreth 1 miliardë lekë për borxhin doganor.
    Sa i përket kontributit të njësive të qeverisjes vendore në të ardhura, u konstatuan mangësi në administrimin e pronës dhe dhënien e saj në përdorim nëpërmjet kontratave të qirasë, pasaktësi në taksën e ndikimit në infrastrukturë, mosarkëtim të debitorëve për të gjitha kategoritë, për të gjitha kategoritë, familjarëve apo subjekteve dhe mbledhjen e detyrimeve të tjera jo tatimore nën administrimin e njësive vendore.
    Fondet speciale shfaqin problematika në lidhje me mosdeklarimin dhe mospagesat e plota apo në kohë të listëpagesave të dorëzuara nga institucionet e qeverisjes së përgjithshme dhe entet publike, me efekt rritje të stokut të detyrimeve të subjekteve ndaj skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ku kemi parasysh njëkohësisht administrimi i borxhit në fund të vitit 2024 nuk u shoqërua me masa të standartizuara për ndjekje dhe ekzekutim.
    Të ardhurat nga kontributet për ISSh, pavarësisht realizimit, nuk kanë qenë të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të skemës së pensioneve në qytet dhe në fshat, duke rezultuar me defiçit të vazhdueshëm, i cili krahasuar me vitin 2023 paraqitet në rënie.
    Nga auditimi mbi debitorët për kontributet dhe sigurimet shoqërore, është konstatuar një rritje e ndjeshme e tyre, veçanërisht nga sektori publik, privat, duke reflektuar vështirësi në mbledhjen e detyrimeve me rrezik për qëndrueshmërinë e skemës.
    Janë evidentuar mangësi në bashkëpunimin ndërinstitucional midis ISSh-së dhe DPT, probleme në transmetimin e të dhënave dhe mbledhjen e listëpagesave, si dhe mungesë inspektimesh në disa drejtori rajonale.
    Nga auditimi në skenën e pensioneve, u konstatuan problematika në lidhje me planifikimin dhe financimin e bonusit të pensioneve, devijimi nga planifikimi për shkak të rishpërndarjes së fondeve dhe zhvendosjes së peshës së shpenzimit nga indeksimi i pensioneve tek bonusi për pensionistët, si dhe përllogaritja e indeksimit në një nivel më të ulët se viti paraardhës.
    Ndërkohë, realizimi i deficitit vetëm në muajin dhjetor është kushtëzuar nga përqëndrimi i shpenzimeve në këtë muaj, ku janë kryer 21% të totalit vjetor.
    Gjithashtu, në këtë rezultat kanë ndikuar dhe disa trajtime të paunifikuara kontabël, si të ardhurat e transfertës nga shpronësimet dhe transferimi i rezultatit financiar të ISSh-së.

  • Faktet tronditëse të KLSH-së: Shëndetësia e nënfinancuar. S’ka kontroll në zinxhirin e furnizimit të barnave

    Faktet tronditëse të KLSH-së: Shëndetësia e nënfinancuar. S’ka kontroll në zinxhirin e furnizimit të barnave

    Faktet tronditëse të KLSH-së: Shëndetësia e nënfinancuar. S’ka kontroll në zinxhirin e furnizimit të barnave
    Pikërisht sot, ditën kur u njoftua arrestimi i Spartak Zekja, kreu i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor i larguar pak ditë më parë nga ky post, – pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të frymëmarrjes – KLSh evidenton si sistemi i kontrollit të barnave është lënë i pambrojtur ndaj abuzimeve dhe se fondet e rimbursimit apo blerjeve publike mund të keqpërdoren lehtësisht
    Raporti i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit u prezantua sot nga Arben Shehu në Komisionin e përbashkët për Nismat Qytetare dhe në Komisionin e Ekonomisë. Në raport evidentohet se sektori i shëndetësisë paraqitet me probleme kritike, duke filluar nga një buxhet i nënfinancuar e deri te parregullsi të shumta në administrimin e barnave dhe mungesë monitorimi.
    Sektori vuan nga vonesa procedurale dhe parregullsi të thella në administrimin e barnave. Auditimi zbulon se nuk ekziston një mekanizëm efektiv për të monitoruar zinxhirin e furnizimit me barna, duke lënë hapësirë për abuzime.
    Mungesa e verifikimit të çmimeve të referencës, kontrollet fiktive dhe inventarët e pasaktë në depot farmaceutike dëshmojnë për një sistem kontrolli të brendshëm të dështuar dhe mungesë totale transparence, duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve dhe financat publike.
    Kreu i Kontrollit të Lartë Shtetëror, Arben Shehu“Buxheti i akorduar për sektorin e shëndetësisë rezultoi i nënfinancuar, me pagesa, me vonesa procedurale, kombinuar me parregullsi gjatë procesit të administrimit të barnave, mbikëqyrjes së furnizimeve, si dhe mungesë të monitorimit nga organet përgjegjëse.
    Nga auditimi i zhvilluar mbi procesin e administrimit për kontrollin e listës së barnave të rimbursueshme për vitin 2024, rezultoi se FSDKSH dhe strukturat e saj zbatuese nuk kanë garantuar një mekanizëm efektiv të mbikëqyrjes dhe monitorimit të zinxhirit të furnizimit dhe qarkullimit të barnave.
    U evidentuan mangësi në zbatimin e dispozitave ligjore dhe kontraktuale për shkak mosverifikimin e çmimeve të referencës dhe mungesën e kontrollit fizik të faturave, çka ka bërë të pamundur vlerësimin objektiv të përputhshmërisë dhe zbatimin e dispozitave për ndërprerjen e kontratave në rast të shkeljes të përsëritura.
    Procesi i inventarizimit në depot farmaceutike rezultoi i pasaktë dhe jo i dokumentuar, me mospërputhje ndërmjet të dhënave fizike dhe atyre elektronike në sistemin e-Depo, si dhe në përdorim të gabuar të kodeve të barnave dhe deklarime të pasakta të gjendjeve, duke rritur rrezikun e pasaktësisë dhe mungesës së transparencës.
    Gjithashtu, mungesa e kontrolleve të rregullta në depot farmaceutike, e penaliteteve për shkelje kontraktuale dhe verifikimeve për barna spitalore të shpërndara në rrjetin e hapur, dëshmojnë për dobësi të sistemit të kontrollit të brendshëm dhe mungesë të reagimit administrativ ndaj devijimeve të përsëritura.”
    Fakte të tjera shokuese të raportit KLSH për 2024
    Në fushën e të ardhurave, realizimi total paraqitet nën plan, kryesisht për shkak të mosrealizimit të të ardhurave doganore dhe granteve, ndërkohë që në raportimin e tyre vijojnë të përfshihen arkëtime për parapagime të palidhura me një detyrim tatimor apo ë dhe zëra të tjerë jo tatimorë, në saktësinë, krahasueshmërinë dhe analizën e realizimit të treguesve fiskal.
    Gjithashtu, në planin e të ardhurave nuk rezulton të jenë marrë në konsideratë efektet nga arkëtime të borxhit tatimor dhe doganor, të cilat pavarësisht pagesave të kryera gjatë vitit, respektivisht shfaqin një rritje vjetore prej 7.4 miliardë lekë për borxhin tatimor dhe rreth 1 miliardë lekë për borxhin doganor.
    Sa i përket kontributit të njësive të qeverisjes vendore në të ardhura, u konstatuan mangësi në administrimin e pronës dhe dhënien e saj në përdorim nëpërmjet kontratave të qirasë, pasaktësi në taksën e ndikimit në infrastrukturë, mosarkëtim të debitorëve për të gjitha kategoritë, për të gjitha kategoritë, familjarëve apo subjekteve dhe mbledhjen e detyrimeve të tjera jo tatimore nën administrimin e njësive vendore.
    Fondet speciale shfaqin problematika në lidhje me mosdeklarimin dhe mospagesat e plota apo në kohë të listëpagesave të dorëzuara nga institucionet e qeverisjes së përgjithshme dhe entet publike, me efekt rritje të stokut të detyrimeve të subjekteve ndaj skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ku kemi parasysh njëkohësisht administrimi i borxhit në fund të vitit 2024 nuk u shoqërua me masa të standartizuara për ndjekje dhe ekzekutim.
    Të ardhurat nga kontributet për ISSh, pavarësisht realizimit, nuk kanë qenë të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të skemës së pensioneve në qytet dhe në fshat, duke rezultuar me defiçit të vazhdueshëm, i cili krahasuar me vitin 2023 paraqitet në rënie.
    Nga auditimi mbi debitorët për kontributet dhe sigurimet shoqërore, është konstatuar një rritje e ndjeshme e tyre, veçanërisht nga sektori publik, privat, duke reflektuar vështirësi në mbledhjen e detyrimeve me rrezik për qëndrueshmërinë e skemës.
    Janë evidentuar mangësi në bashkëpunimin ndërinstitucional midis ISSh-së dhe DPT, probleme në transmetimin e të dhënave dhe mbledhjen e listëpagesave, si dhe mungesë inspektimesh në disa drejtori rajonale.
    Nga auditimi në skenën e pensioneve, u konstatuan problematika në lidhje me planifikimin dhe financimin e bonusit të pensioneve, devijimi nga planifikimi për shkak të rishpërndarjes së fondeve dhe zhvendosjes së peshës së shpenzimit nga indeksimi i pensioneve tek bonusi për pensionistët, si dhe përllogaritja e indeksimit në një nivel më të ulët se viti paraardhës.
    Ndërkohë, realizimi i deficitit vetëm në muajin dhjetor është kushtëzuar nga përqëndrimi i shpenzimeve në këtë muaj, ku janë kryer 21% të totalit vjetor.
    Gjithashtu, në këtë rezultat kanë ndikuar dhe disa trajtime të paunifikuara kontabël, si të ardhurat e transfertës nga shpronësimet dhe transferimi i rezultatit financiar të ISSh-së./Syri.net

  • ILD – hallkë tjetër dështake e reformës në drejtësi

    ILD – hallkë tjetër dështake e reformës në drejtësi

    Nga Bujar Leskaj
    Reforma në drejtësi synonte që Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), i cili duhej të ishte një prej mekanizmave kyç për përgjegjshmërinë dhe etikën e gjyqtarëve e prokurorëve, çka parashikohej edhe në nenet 147 pika d, dh, e, ë e Kushtetutës, të realizohej plotësisht. Mirëpo, edhe gjatë vitit 2024, puna e këtij institucioni është shoqëruar me vonesa, mosfunksionalitet të plotë dhe mungesë ndikimi real në forcimin e integritetit të sistemit gjyqësor, në veçanti të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nëse do të bënim një analizë të këtij institucioni sipas “3E-ve” ,eficiencës, ekonomicitetit dhe efektivitetit, atëherë Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të “mbetej në klasë”.
    Po jap disa shifra të thjeshta: në faqen 13 të raportit konfirmohet se gjysma e ankesave mbarten nga viti në vit, rreth 1480 ankesa të mbartura për vitin 2025. Ankesat e mbartura nga viti 2023 në 2024 ishin 1363. Ankesat e depozituara gjatë vitit 2024 janë 1491. Pra, në total kemi 2854 ankesa, nga të cilat institucioni shqyrton 1374 pra, “lëviz në vend”. Në numrin total të ankesave, gjysma nuk shqyrtohen. Kalojmë tek ankesat e shqyrtuara: 993 janë ankesa të arkivuara pas shqyrtimit fillestar, pra jashtë juridiksionit të institucionit; 327 janë ankesa të arkivuara pas shqyrtimit, ku nuk janë gjetur shkelje; dhe vetëm 54 janë përfunduar me hetim disiplinor, nga të cilat 23 kanë përfunduar me vendim. Pra, nga 1374 ankesa në total, rezulton që vetëm 2% përfundojnë me shkelje ose, nëse marrim parasysh vetëm ankesat e trajtuara në thelb, përqindja arrin në rreth 5%. Kjo shifër tregon eficiencë dhe efektivitet shumë të ulët të këtij institucioni.

    Zvarritje skandaloze të hetimeve disiplinore

    Një nga problemet më të dukshme ka qenë zvarritja e hetimeve disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. ILD ka treguar mungesë të theksuar transparence në trajtimin e ankesave dhe vonesa të pajustifikuara në përfundimin e procedurave. Kjo ka sjellë perceptimin publik se institucioni po humbet funksionin e tij kryesor: atë të garantimit të përgjegjshmërisë dhe integritetit në sistemin e drejtësisë.
    Një pjesë e konsiderueshme e ankesave të ardhura pranë ILD-së në vitin 2024 kanë mbetur në fazë verifikimi paraprak për periudha të gjata kohore, shpesh pa afate të qarta për përfundimin e procedurës. Në shumë raste, hetimet disiplinore kanë zgjatur më shumë se një vit, edhe pse ligji parashikon afate të përcaktuara për shqyrtimin e rasteve. Këto vonesa të rënda kanë prodhuar dy pasoja kryesore: Dobësimin e mekanizmit të përgjegjshmërisë. Kur një hetim disiplinor zgjatet pafundësisht, efekti ndëshkues dhe parandalues i tij zhduket. Kjo dëmton seriozisht integritetin e sistemit gjyqësor, pasi krijon përshtypjen se gjyqtarët dhe prokurorët nuk mbajnë përgjegjësi reale për veprimet e tyre.
    Rënien e ndjeshme të besimit publik tek sistemi i drejtësisë. Vonesat e gjata dhe mungesa e transparencës e bëjnë qytetarin të ndiejë se kontrolli i brendshëm i drejtësisë nuk funksionon. Thënë ndryshe, kemi një “sorosifikim” të drejtësisë, që dëmton të gjithë imazhin e reformës në drejtësi, e cila u ndërtua gjoja me premtimin për “drejtësi të përgjegjshme dhe të ndershme”.

    Perceptimi i ndikimit të jashtëm dhe mungesa e pavarësisë së plotë

    Edhe pse ILD është formalisht institucion i pavarur, në praktikë janë ngritur dyshime mbi ndikime politike apo grup-interesash, veçanërisht në përzgjedhjen e rasteve që hetohen dhe në mënyrën se si publikohen rezultatet. Një nga problemet më të dukshme gjatë vitit 2024 ka qenë mungesa e transparencës në mënyrën se si Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka trajtuar ankesat dhe hetimet disiplinore. Problem madhor ka qenë edhe mungesa e stafit të kualifikuar: nga 101 punonjës të miratuar, institucioni ka vetëm 84 punonjës pra, 16% më pak. Raportet publike kanë qenë të përgjithshme, pa detaje mbi arsyet pse disa dosje trajtohen me prioritet dhe të tjera mbeten pezull për muaj të tërë. Kjo mungesë qartësie ka ushqyer bindjen se vendimmarrjet nuk janë gjithmonë të bazuara në prova, por shpesh ndoshta në shumicën e rasteve në ndikime të jashtme, kryesisht politike.
    Në media dhe në opinionin publik janë përmendur raste kur hetime të ndjeshme ndaj zyrtarëve të lartë të drejtësisë janë pezulluar ose zvarritur, ndërsa ankesat ndaj gjyqtarëve të zakonshëm janë ndjekur me ritme të shpejta. Ky disproporcion ka dëmtuar imazhin e ILD-së si një organ neutral.Edhe pse ILD është formalisht një institucion i pavarur kushtetues, sidomos gjatë vitit 2024 janë shtuar dyshimet se vendimmarrjet e tij mund të jenë ndikuar nga faktorë politikë ose grupe interesi brenda vetë sistemit gjyqësor. Këto ndikime nuk shfaqen gjithmonë në formë të drejtpërdrejtë, por shpesh përmes: presioneve të brendshme mbi stafin hetimor, filtrimit të informacionit që publikohet, ose përzgjedhjes strategjike të rasteve që shërbejnë për “balancë” politike. Kjo sjellje ka krijuar mungesë besueshmërie dhe ka forcuar perceptimin se ILD nuk është imun ndaj ndikimeve politike, ashtu siç parashikohej në konceptimin fillestar të reformës në drejtësi.
    III. ILD pa staf të kualifikuar, me mungesë transparence dhe komunikimi me publikun
    Një tjetër problem madhor gjatë vitit 2024 ka qenë mungesa e stafit të kualifikuar dhe kapaciteteve të pamjaftueshme teknike për hetime të plota dhe të shpejta. ILD ka funksionuar shpesh me staf të reduktuar, pa ekspertë të mjaftueshëm të hetimit disiplinor dhe pa mbështetje teknologjike të përshtatshme për menaxhimin e informacionit. Kjo situatë ka penguar ndërtimin e një mekanizmi efektiv të kontrollit të brendshëm të sistemit të drejtësisë dhe ka kufizuar ndikimin e ILD-së në parandalimin e shkeljeve.
    Gjatë vitit 2024, raportimet publike të ILD-së kanë qenë të kufizuara në përmbajtje dhe tepër të përgjithshme, duke mos ofruar të dhëna konkrete mbi numrin e ankesave të trajtuara, vendimet e marra, masat disiplinore të propozuara apo ndikimin e hetimeve në përmirësimin e etikës gjyqësore. Kjo mungesë transparence ka ndikuar në uljen e mëtejshme të besimit të publikut dhe ka krijuar perceptimin se institucioni funksionon më shumë në mënyrë formale sesa reale. Një sfidë e vazhdueshme e humbur gjatë vitit 2024 ka qenë koordinimi i dobët ndërinstitucional, sidomos me Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Në shumë raste, ILD ka dërguar rekomandime për masa disiplinore që janë rrëzuar ose zvarritur nga këto institucione, duke krijuar ngërç institucional dhe mosfunksionim të zinxhirit të përgjegjshmërisë në drejtësi.

    Mungesë vizioni strategjik për përmirësimin e sistemit të drejtësisë

    Në vend që të ishte një institucion proaktiv, që propozon ndryshime ligjore apo administrative për forcimin e integritetit në drejtësi, ILD edhe gjatë vitit 2024 është perceptuar si një institucion reaktiv, që vepron vetëm pas ankesave individuale. Mungesa e një strategjie afatgjatë për parandalimin e shkeljeve dhe edukimin etik të gjyqtarëve e prokurorëve e ka bërë punën e institucionit më shumë procedurale sesa reformuese. Në vend që të shndërrohej në një instrument efikas për forcimin e integritetit në sistemin gjyqësor, ILD tregoi mungesë të një plani afatgjatë zhvillimi dhe reformimi të brendshëm. Institucioni nuk paraqiti një strategji të qartë institucionale që të përcaktonte prioritetet kryesore për hetimet disiplinore, mënyrat për parandalimin e shkeljeve dhe instrumentet për forcimin e etikës në gjyqësor e prokurori.
    Në mungesë të një dokumenti të tillë, puna e ILD-së u kufizua në menaxhimin rutinë të ankesave, pa ndikim të matshëm në përmirësimin e sistemit. ILD nuk ka ndërmarrë asnjëherë, madje as gjatë vitit 2024, fushata ndërgjegjësimi për rritjen e nivelit etik dhe të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Institucioni veproi kryesisht si një organ reagues, që ndërhyn vetëm pas paraqitjes së ankesave nga publiku apo institucionet e tjera. Mungesa e iniciativave proaktive për të identifikuar problematika të përsëritura në sistem, për të bërë analiza të thelluara mbi shkeljet etike apo për të propozuar ndryshime ligjore, e bëri institucionin të mbyllur në vetvete dhe të paqëndrueshëm në ndikim publik. Në thelb, ILD nuk funksionoi si “motor i përgjegjshmërisë”, por si një zyrë administrative që menaxhon raste të izoluara, pa një qasje sistemike. Në tërësi, viti 2024 tregoi se Inspektori i Lartë i Drejtësisë mbeti një hallkë tejet problematike dhe dështake në zbatimin real të reformës në drejtësi. Pavarësisht rëndësisë së tij ligjore, ILD nuk arriti të funksionojë si një garant i vërtetë i përgjegjshmërisë së sistemit gjyqësor, për shkak të ndikimeve politike, vonesave, mungesës së transparencës, koordinimit të dobët dhe kapaciteteve të pamjaftueshme.
     
     

  • Xheneta Fetahu tregon mes lotësh takimin e parë pas 23 vitesh me nënën e saj

    Xheneta Fetahu tregon mes lotësh takimin e parë pas 23 vitesh me nënën e saj

    Xheneta Fetahu ka folur për herë të parë për nënën e saj biologjike, e cila e kishte braktisur që në fëmijëri. Në një intervistë në emisionin “Se luan topi” në Top Channel, Xheneta rrëfeu se në moshën 23 vjeçare e ka takuar për herë të parë nënën, pas këmbënguljes së vëllait dhe njerkës së saj.
    “Më mungon, kur të bëhem nënë, ajo mungesë nuk do të mbushet kurrë. Do të jetoj deri sa të vdes me atë mungesë brenda në shpirt, por mendoj që është e shkruar kështu.
    Pas një kohe, kur kam qenë në moshën 23-24 vjeç, kanë qenë vitet më të këqija të jetës sime. Erdhi koha që unë ta takoja për herë të parë. I thashë: ‘Si ke jetuar gjithë këto vite, pa na kërkuar asnjëherë?’ dhe ajo më tha: ‘Kam menduar se keni qenë të vdekur”, u shpreh Xheneta.
    Ndërsa për njerkën, Xheneta u shpreh se fjala njerkë nuk i përshtatet aspak asaj, duke e cilësuar si engjëllin e saj mbrojtës.
    “Kur isha 5-vjeçe, babai im u martua prapë. Ishte personi më i afërt i jetës time, ishte ne shpi edhe unë s’dija se si ta thërrisja se të gjithë i thonin mami edhe vetëm unë si thërrisja edhe e kuptoja që diçka nuk ishte në rregull. Unë mendoj se asaj nuk i shkon fjala njerkë ajo është engjëlli im mbrojtës, vetëm që nuk kam lindur nga ajo, për mua është nënë edhe personi më i afërt e kam pik të dobët”- tha ajo.

  • Tragjedia në Santorini/ Arrestohet babai i 6-vjeçarit që u mbyt në pishinë, menaxheri i hotelit dhe pishinës

    Tragjedia në Santorini/ Arrestohet babai i 6-vjeçarit që u mbyt në pishinë, menaxheri i hotelit dhe pishinës

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së shtunës zonën turistike të Kamarit, në Santorini, ku një fëmijë 6-vjeçar humbi jetën tragjikisht në pishinën e një hoteli. Policia greke ka arrestuar tre persona në lidhje me ngjarjen: babain e fëmijës, menaxherin e hotelit dhe menaxherin e pishinës.

    Sipas informacioneve zyrtare, personat e ndaluar janë: babai i fëmijës, 33 vjeç; menaxheri i hotelit, 38 vjeç; dhe menaxheri i pishinës, 37 vjeç. Ky i fundit rezulton se ndodhej në një pishinë tjetër të kompleksit në momentin kur ndodhi aksidenti fatal – një fakt që po hetohet për shkelje të protokolleve të sigurisë dhe mungesë të rojes së trajnuar.

    Dyshohet për neglizhencë prindërore dhe mungesë sigurie

    Burime nga policia greke bëjnë me dije se babai i 6-vjeçarit ishte futur në ujë për t’u larë dhe më pas, kur doli, nuk e gjeti më fëmijën pranë vetes. Djali i vogël ishte fundosur në fundin e pishinës pa u vënë re nga askush. Sipas urdhrit të prokurorit, u urdhërua arrestimi i babait për të hetuar nëse ka pasur mungesë mbikëqyrjeje apo neglizhencë që çoi në tragjedinë.

    Hetimet po zgjerojnë fokusin edhe tek operacionet e hotelit, ku dyshohet për mungesë të masave të duhura të sigurisë në zonën e pishinës. Rregulloret kërkojnë që çdo pishinë hoteliere të mbikëqyret nga një person i certifikuar, por rezulton se nuk kishte një të tillë në vendngjarje në momentin kritik.

    Fëmija u gjet nga një pushues

    Skena tragjike u zbulua kur një nga pushuesit në pishinë ndjeu diçka në këmbë dhe kuptoi që kishte prekur trupin e pajetë të fëmijës. Menjëherë pas këtij momenti, në vend mbizotëroi paniku. Stafi i hotelit dhe disa kalimtarë bënë përpjekje të dëshpëruara për ta ringjallur, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke përdorur një defibrilator që ndodhej në vendngjarje.

    Brenda shtatë minutash mbërriti edhe një ambulancë e shërbimit mjekësor emergjent (EKAB), por pavarësisht përpjekjeve të mëdha, fëmija u shpall i vdekur në spitalin e Thirës.

    Autoritetet greke kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar përgjegjësitë penale dhe institucionale për këtë ngjarje tragjike. Fokus i hetimeve janë standardet e sigurisë që duhet të zbatoheshin në ambientet e hotelit, si dhe roli i personelit të përfshirë. Nëse vërtetohen shkelje serioze, priten akuza penale për neglizhencë me pasojë vdekjen./Prothothema

  • Kosova ngre aktakuzë në mungesë për krime lufte kundër dy të dyshuarve

    Kosova ngre aktakuzë në mungesë për krime lufte kundër dy të dyshuarve

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër dy të dyshuarve për pjesëmarrje në vrasjen e një civili shqiptar dhe keqtrajtimin e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.
    Të pandehurit, të identifikuar vetëm si L.D dhe V.O., akuzohen se në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime, arrestime, vjedhje dhe shkatërrime të pasurisë të popullsisë civile të kombësisë shqiptare.
    Ata dyshohen se, në cilësinë e zyrtarëve policorë, morën pjesë në një aksion të forcave policore serbe ku u vra një civil shqiptar dhe u keqtrajtuan gjashtë civilë të tjerë shqiptarë më 25 dhe 26 mars 1999, në rrugën “Tahir Efendiu” në Gjakovë.
    “Ekziston dyshimi i bazuar mirë se, të pandehurit, në bashkëkryerje, kishin rrethuar shtëpinë e të dëmtuarit N.K., ku ndodheshin N.K., M.M., S. G., B.G., B.Sh., A.C., dhe Q. Sh., të cilët janë keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht, i kishin detyruar të ngarkojnë në kamionetën e policisë të gjitha materialet e ndihmës që ndodheshin në objektin e shoqatës humanitare ‘Nënë Tereza’, dhe më pas janë futur me dhunë në një kamion dhe janë dërguar në stacionin policor të Gjakovës”, thuhet në aktakuzë.
    Aktakuza vijon se, në stacionin policor, “të dëmtuarit janë ndarë nëpër qeli të ndryshme, ku kanë qëndruar për 24 orë pa ushqim, pa ujë dhe pa ndihmë mjekësore, duke u rrahur dhe maltretuar vazhdimisht nga ana e të pandehurve dhe pjesëtarëve të tjerë të policisë serbe me shufra gome, shqelma dhe grushte”.
    Sipas aktakuzës, civili i kombësisë shqiptare me inicalet M.M. ishte gjetur i vrarë në afërsi të urës së Taliqit, në Gjakovë, në ditën kur ishte nxjerrë nga qelia, më 26 mars 1999.
    Në vitet e fundit, Kosova e ka rritur numrin e aktakuzave në mungesë për krime lufte gjatë luftës së fundit.
    Në korrik, Prokuroria ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.
    Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022.
    Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit. Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.
    Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.
    Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.
    Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
    Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.
    Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.
    Ndër ta ishte edhe Sllobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë. REL/