Tag: mungesa

  • Shëndetësia në pikë të hallit/ Rama flet si nga planet tjetër: Do e rregullojmë me inteligjencë artificiale

    Shëndetësia në pikë të hallit/ Rama flet si nga planet tjetër: Do e rregullojmë me inteligjencë artificiale

    Gjatë prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala, Kryeministri Edi Rama bëri një sërë premtimesh, duke folur për transformimin e sistemit shëndetësor. Ai theksoi “arritjet” e mandateve të kaluara dhe paralajmëroi se në mandatin e katërt do të fusë Inteligjencën Artificiale (IA) në spitale.
    Rama deklaroi se janë në diskutime për një partneritet strategjik me një kompani të njohur ndërkombëtare në fushën e IA-së për shëndetësinë. “Janë dy shtylla të rëndësishme mbi të cilat do të mbështetemi, si krijimi i mëtejshëm dhe zgjerimi i aleancave me ekselencat ndërkombëtare dhe futja me përparësi e inteligjencës artificiale në sistemin tonë shëndetësor,” tha Rama.
    Por, ndërsa shefi i qeverisë bën premtime futuristike, realiteti në sistemin shëndetësor publik paraqet një panoramë krejt tjetër. Shqipëria përballet me probleme strukturore dhe financiare që e lënë shpeshherë në pikë të hallit shëndetësinë publike.
    Spitalet: Mungesë, korrupsion dhe kushte skandaloze
    Përtej fasadave të propagandës, spitalet publike vuajnë nga një sërë problemesh serioze që ndikojnë direkt te jeta e pacientëve:

    Mungesa e mjekëve dhe infermierëve: Burimet njerëzore në shëndetësi janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë, me një përqendrim të madh të mjekëve specialistë në Tiranë. Spitalet bashkiake dhe rajonale e kanë të vështirë të ofrojnë shërbime bazike, duke detyruar pacientët të udhëtojnë drejt Tiranës ose të kërkojnë ndihmë jashtë vendit. Sipas të dhënave, raporti mjekë për 1000 banorë në Shqipëri është vetëm 1.2, një shifër shumë e ulët krahasuar me vendet e tjera europiane. Eksodi i bluzave të bardha, nga ana tjetër nuk po ndalet! Një raport i fundit i OBSH pohoi se emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor.
    Vonesa dhe mungesa e autoambulancave: Ndërsa Rama flet për inteligjencë, në terren ka raportime për raste kur jeta e një fëmije rrezikohet pasi nuk ka ambulancë në spitalet e rretheve për ta transportuar atë në Tiranë. Infrastruktura e autoambulancave dhe shërbimi i urgjencës shpesh dështojnë të ofrojnë shërbimin në kohë, duke vënë në rrezik serioz jetën e pacientëve.
    Korrupsioni dhe shërbimet private: Pavarësisht sloganit “shëndetësi falas”, qytetarët shqiptarë detyrohen të paguajnë një pjesë të madhe të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi. Korrupsioni është një fenomen i përhapur, ku pacientët detyrohen të paguajnë ryshfet për të marrë një shërbim bazik. Ky fenomen inkurajon shërbimin e dyfishtë të mjekëve në spitale publike dhe klinika private, duke i detyruar shpesh pacientët të shkojnë në këto të fundit për të marrë një shërbim cilësor.

    Një dallim i madh mes fjalëve dhe realitetit
    Premtimi i Ramës për futjen e inteligjencës artificiale në një sistem shëndetësor që vuan nga mungesa e mjeteve bazë dhe nga korrupsioni duket si një tjetër “show”. Pa zgjidhje për problemet themelore, si mungesa e infrastrukturës, pajisjeve, personelit të specializuar, dhe lufta ndaj korrupsionit, teknologjia e avancuar mbetet vetëm një fasadë propagandistike. Ndërsa qeveria flet për “transformim”, realiteti i përditshëm i qytetarëve me kushte të vështira në spitale dhe shërbime joefikase mbetet një tregues i qartë i dështimeve të sistemit.

  • Niçe: Nuk është mungesa e dashurisë, por mungesa e miqësisë, që i bën martesat të palumtura

    Niçe: Nuk është mungesa e dashurisë, por mungesa e miqësisë, që i bën martesat të palumtura

    ObserverKult ua sjell disa thënie të Fridrih Niçes:

    Nuk është mungesa e dashurisë, por mungesa e miqësisë, që i bën martesat të palumtura!

    Gjithmonë ka nga pak çmenduri në dashuri dhe gjithmonë ka nga pak arsye në çmenduri!

    Në dashurinë e vërtetë është shpirti që përqafon trupin!

    Në hakmarrje e në dashuri gruaja është më e egër se burri!

    E duam jetën, jo ngaqë jemi të prirur të jetojmë, por ngaqë jemi të prirur të duam!

    Nëse bashkëshortët nuk do të jetonin bashkë, martesat e mira do të ishin shumë më tepër!

    Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, jam i mërzitur se nga tani e tutje, nuk të besoj dot më!

    Arma më e mirë kundër një armiku është një tjetër armik!

    Dashuria është ajo gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ndryshe nga ç’janë!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    A MUND T’I DUASH ARMIQTË E TU, JA ÇFARË THOTË NIÇE

    Të duash armiqtë e tu? Besoj se kjo është kuptuar mirë.Sot vërtetohet në një mijë mënyra, qoftë në përpjestim të vogël qoftë në përpjestim të madh, dhe nganjëherë madje ndodh edhe diçka më e lartë dhe më e madhërishme: ne mësojmë të përçmojmë, të dashurojmë dhe pikërisht kur parapëlqejmë.Por e gjitha kjo është e pavetëdijshme, pa zhurmë, pa bujë, me atë trup dhe atë fshehtësi të së mirës që pengon në gojë fjalën madhështore dhe shprehjen e virtytit.

    Tekstin e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult

  • Lautaro në dyshim për ndeshjen ndaj Ajax, mungesa e tij e fundit në Champions më 2018

    Lautaro në dyshim për ndeshjen ndaj Ajax, mungesa e tij e fundit në Champions më 2018

    16 Shtator 2025

    13:12

    Alfred Lleshi

    Lautaro Martinez ka munguar në stërvitjen e fundit të Interit për shkak të dhimbjeve në shpinë, duke punuar vetëm në palestër. Megjithatë, udhëtimi drejt Amsterdamit me skuadrën nuk është në diskutim. Pjesëmarrja e tij në fushë do të vendoset nga Cristian Chivu, por është e mundshme që kapiteni argjentinas të mos luajë nga minuta e parë.
    Në Champions, Lautaro ka qenë pothuajse gjithmonë i pranishëm. Mungesa e tij e fundit daton në nëntor 2018, kur në sezonin e tij të parë me Interin humbi debutimin kundër Tottenham (2-1 për zikaltrit, me Spalletti në stol). Që atëherë, ai ka qenë pjesë e rregullt e skuadrës zikaltër.
    Sezonin e kaluar u ul në pankinë vetëm një herë, në fitoren ndaj Feyenoord. Në rastet kur ka nisur nga stoli, Interi ka fituar pothuajse gjithmonë, përveç humbjes me Bayer Leverkusen. Edhe kur Lautaro ka munguar për arsye të vogla fizike, Interi ka treguar që mund të qëndrojë fort. Nga 6 ndeshje të mungesës së tij, sezonin e kaluar, 5 u fituan dhe një u barazua (2-2 me Lazion).

  • Lodhja kronike pas moshës 40-vjeçare, nutricionistja paralajmëron: Nuk është ‘faji i moshës’

    Lodhja kronike pas moshës 40-vjeçare, nutricionistja paralajmëron: Nuk është ‘faji i moshës’

    Shumë njerëz të moshës së mesme ndihen vazhdimisht të lodhur dhe shpesh fajin e hedhin tek mosha e tyre. Megjithatë, nutricionistja Jackie Lynch paralajmëron se shkaqet janë shpesh më të thjeshta dhe lidhen me zakonet e përditshme ushqimore, raporton Tportal.

    “Po shoh një lloj epidemie me energji të ulët në klinikën time tani,” thotë Lynch, duke theksuar se lodhja kronike nuk lidhet thjesht me moshën. Shumica e rasteve kanë shkaqe të qarta dhe të zgjidhshme, nga mungesa e mineraleve te dieta jo e ekuilibruar.

    Mungesa e magnezit dobëson trupin
    Magnezi është thelbësor për prodhimin e energjisë dhe mungesa e tij mund të bëjë që njerëzit të ndihen të dobët dhe të lodhur. Në të dyzetat dhe të pesëdhjetat, presioni i lartë i punës dhe përgjegjësitë familjare shpesh çojnë në neglizhencë të ushqyerjes cilësore, veçanërisht në konsumimin e perimeve me gjethe jeshile, burimi kryesor i magnezit.

    Hekuri dhe lodhja tek gratë
    Mungesa e hekurit është një shkak i zakonshëm i lodhjes, veçanërisht tek gratë në periudhën e perimenopauzës dhe menopauzës. Hekuri është i nevojshëm për transportin e oksigjenit në qeliza, dhe mungesa e tij mund të shkaktojë anemia, dhimbje koke, hollim të flokëve dhe gulçim. Lynch këshillon përfshirjen e burimeve të hekuri heme nga ushqimet shtazore, ndërsa veganët dhe vegetarianët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm.

    Vitamina B12 dhe energjia mendore
    Vitamina B12, e cila gjendet kryesisht në burimet shtazore, mbështet prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe funksionin e sistemit nervor. Mungesa e saj mund të shkaktojë lodhje mendore, mjegullim truri, ankth dhe probleme me përqendrimin. Për ata që ndjekin dieta me bazë bimore, marrja e suplementëve ose analiza e rregullt e gjakut është e domosdoshme.

    Alkooli – një “hajdut” i energjisë
    Edhe konsumi i moderuar i alkoolit mund të ndikojë në energjinë e përditshme. Alkooli vështirëson gjumin cilësor, redukton përthithjen e lëndëve ushqyese dhe e ngarkon mëlçinë, duke kontribuar në lodhje kronike. Ekspertët rekomandojnë të paktën katër ditë pa alkool në javë për rikuperim optimal.

    Nutricionistja Lynch thekson se duke vënë re këto faktorë të thjeshtë, shumë nga problemet me energjinë kronike mund të përmirësohen ndjeshëm, duke mos e fajësuar vetëm kalimin e viteve.

  • Cristina Peri Rossi: Rrënjëshkulurit, kush janë ata?

    Cristina Peri Rossi: Rrënjëshkulurit, kush janë ata?

    Nga Cristina Peri Rossi

    Janë burra dhe gra që shpesh i shikon duke ecur rrugëve të qyteteve të mëdha; duken sikur, të dënuar, notojnë në ajër, në një kohë dhe hapësirë tjetër. U mungojnë rrënjët poshtë këmbëve dhe, nganjëherë, u mungojnë edhe këmbët. Nuk u dalin më rrënjë as te flokët, as lastarë të butë që të kapen në ndonjë farë tabani. Janë si ato algat pluskuese nëpër rrymat detare, të cilat ndonjëherë qëndrojnë diku në sipërfaqe, që rastësisht zgjat vetëm një çast. Por menjëherë pluskojnë prapë dhe aty ka njëfarë nostalgjie.Mungesa e rrënjëve u jep atyre një pamje të veçantë, të vagëllimtë; prandaj, kudo ndihen të parehatshëm, askush nuk i fton nëpër festa apo nëpër shtëpi, sepse shihen si të dyshimtë. Është e vërtetë se, në dukje, bëjnë të njëjtat veprime si edhe qeniet e tjera njerëzore: hanë, flenë, ecin, apo vdesin. Ama, ndoshta një vrojtues i vëmendshëm do të mund të vinte re se, në mënyrën e tyre të të ngrënit, të të fjeturit, të të ecurit apo të të vdekurit, ka një ndryshim të lehtë, gati të paperceptueshëm.

    Ata, kudo qofshin, në Berlin, në Barcelonë apo në Montevideo, hanë hamburgera MacDonald-i ose sandviçë Pokins-i me mish pule. Dhe, akoma më keq, porositin një menu të çuditshme, ndryshe nga të tjerët: supë të ftohtë me barishte, gjellë tenxhereje dhe krem angleze. Si gjithë të tjerët, flenë natën, veç, kur zgjohen në terrin e një dhome të rëndomtë hoteli, për një çast mbeten të hutuar, të ndërdymë: nuk mbajnë mend se ku ndodhen, as se ç’ditë është, nuk u kujtohet as emri i qytetit ku jetojnë.

    Mungesa e rrënjëve u jep vështrimeve të tyre një tipar karakteristik: një ngjyrim qiellor, të ujshëm, të druajtur, vështrimi i atij që, në vend të kapet fort pas rrënjëve të ngulura tek e kaluara dhe te toka e vet, noton në një hapësirë të mjegullt e të paqartë.Edhe pse disa, me të lindur, kishin disa fije lidhëse që, pa dyshim, me kalimin e kohës do të kthehen në rrënjë të forta, për ndonjë arsye apo tjetër, i humbasin, ua shkulin apo ua presin, dhe kjo gjëmë e zezë i kthen në një lloj të mallkuarësh. Por në vend që të zgjojnë keqardhjen e të tjerëve, shpesh zgjojnë mllef: dyshohen si fajtorë të ndonjë gabimi të errët, çrrënjosja (nëse ka pasur një të tillë, pasi mund të bëhet fjalë edhe për një mangësi qysh në lindje) i bën të fajshëm.

    Po i këpute një herë rrënjët, nuk mund t´i ngjitësh dot më. Më kot rrënjëshkuluri qëndron me orë të tëra, i palëvizur, në një kryqëzim, pranë një peme, duke kundruar me bisht të syrit ato rropulli që bashkojnë pemën me tokën: rrënjët nuk janë të infektuara dhe as që bashkohen me një trup të huaj.

    Ka nga ata që mendojnë se, duke qëndruar shumë kohë në të njëjtin qytet apo vend, mundet që ndonjëherë të krijosh rrënjë të rreme, për shembull, disa rrënjë plastike, veç asnjë qytet nuk është aq zemërgjerë. Megjithatë, ka rrënjëshkulur që janë optimistë. Janë ata që përpiqen të shikojnë anën e mirë të gjërave, të cilët pohojnë se mungesa e rrënjëve siguron lirinë e madhe të lëvizjes, shmang varësitë e papërshtatshme dhe lehtëson lëvizjet. Por, mu në mes të këtij arsyetimi, fryn një erë e fortë dhe zhduken, të përpirë nga ajri.

    Në shqip Bajram Karabolli

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    CATHLEEN SCHINE: LETËR DASHURIE…

  • “Siguria ushqimore është zero”/ Eksperti i bujqësisë, ngre alarmin: Shqiptarët po i helmon qeveria, kjo është e gjitha

    “Siguria ushqimore është zero”/ Eksperti i bujqësisë, ngre alarmin: Shqiptarët po i helmon qeveria, kjo është e gjitha

    Eksperti i bujqësisë, Eduart Sharka, është shprehur në një intervistë televizive se mungesa e mekanizmave dhe dështimi i institucioneve shtetërore po vendosin në rrezik serioz shëndetin e qytetarëve.
    “Unë e them me plot gojën, shqiptarët po i helmon qeveria”, u shpreh ai, duke theksuar se nuk janë fermerët apo tregtarët fajtoret kryesorë, por vetë shteti, që shpenzon miliona euro në administratë, por nuk garanton as sigurinë minimale ushqimore.
    Eduart Sharka:
    Unë do ta thoja me plot gojën, që shqiptarët po i helmon qeveria. Duket sikur është një shabllon, por në fakt, mungesa e mekanizmave për të parandaluar. Mungesa e funksionimit të institucioneve që paguhen për të garantuar sigurinë ushqimore janë përgjegjësi e qeverisë dhe unë them që po i helmon qeveria.
    Në fakt, në shumicën e opinionit, një lumë mallkimesh shkojnë për fermerët, futen në burg tregtarët, futen në burg fermerët, futen në burg punonjës që nuk kanë përgjegjësi por thjesht për t’i treguar BE-së i cili sjell këto lajme të këqija herë pas here që institucionet funksionojnë dhe ne po ndëshkojmë fajtorët. Por në fakt, fajtori është qeveria. Mungesa e një sistemi, e një mekanizmi për të parandaluar këtë fenomen, për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorin shqiptar.
    Kjo është e gjitha. Unë mund të jap me dhjetëra argumente konkrete që është mungesë vullneti e kësaj qeverie për të punuar dhe për të garantuar sigurinë ushqimore. Harxhohen miliarda euro në buxhetin e shtetit, harxhohen miliona euro në administratë publike, por në momentin që ti administratën publike, konkratë të parë me administratën publike ke atë të patronazhimit të votës. Atëherë, detyra funksionale në rastin konkret, e punonjësve që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore, del në plan të dytë dhe kështu që ne përballemi përditë me produkte të kontaminuara dhe sinjale që na vijnë nga kontrollet që bëhen në produktet që shkojnë për import.

  • Përgatitjet me Bordin për sfidën ndaj Flamurtarit, Tirana ka dy mungesa të rëndësishme

    Përgatitjet me Bordin për sfidën ndaj Flamurtarit, Tirana ka dy mungesa të rëndësishme

    Skuadra do të ketë dy mungesa të rëndësishme në përballjen e radhës kundër Flamurtarit. Bëhet fjalë për Dembele dhe Meta, të cilët nuk ia kanë dalë të riaftësohen në kohë dhe do ta humbasin sfidën me kuqezinjtë.
    Të dy lojtarët kanë qenë në vëmendje të stafit mjekësor ditët e fundit, por rikuperimi i tyre nuk ka ecur sipas parashikimeve dhe trajneri nuk do të mund të llogarisë mbi ta në këtë ndeshje.

    Mungesa e tyre pritet të peshojë, duke qenë se kanë një rol të rëndësishëm në skemat e ekipit. Tani i gjithë fokusi është te lojtarët e tjerë që duhet të marrin përsipër përgjegjësinë dhe të mbulojnë boshllëqet e lëna nga Dembele dhe Meta, në një duel që ka rëndësi të madhe për ecurinë e sezonit.

  • Mungesa e sinjalistikës, gropat dhe mjegulla shkaktojnë probleme për automjetet në aksin Burrel–Milot

    Mungesa e sinjalistikës, gropat dhe mjegulla shkaktojnë probleme për automjetet në aksin Burrel–Milot

    Në aksin kombëtar Burrel–Milot, drejtuesit e mjeteve përballen çdo ditë me vështirësi të shumta. Problematike mbeten orët e para të mëngjesit, kur prania e mjegullës së dendur kufizon ndjeshëm fushëpamjen.

    Situata rëndohet edhe më shumë nga mungesa e sinjalistikës rrugore, si dhe nga amortizimi i këtij segmenti, i cili është i mbushur me gropa.

    Rreziku bëhet akoma më i madh në pjesët pranë liqenit të Shkopetit, ku një dalje nga rruga mund të ketë pasoja të rënda. Përveç mjegullës, gjatë reshjeve të shiut regjistrohen shpesh edhe rrëshqitje gurësh, duke e bërë qarkullimin tepër të rrezikshëm.

    Drejtuesit e mjeteve i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa urgjente, sidomos tani që dimri po afrohet dhe mjegulla është prezente pothuajse gjatë gjithë ditës./BW/

     

  • Infrastruktura, mungesa e ujit, shërbimet…rilindja e Ramës ‘përze’ turistët nga sytë – këmbët

    Infrastruktura, mungesa e ujit, shërbimet…rilindja e Ramës ‘përze’ turistët nga sytë – këmbët

    Vera e këtij viti është endur mes zhgënjimit të një sezoni turistik, ku zhvillimet reale nuk u përputhën me pritshmëritë e fillimvitit. Strukturat hoteliere në Jug kanë raportuar rënie me 30% të të ardhurave në raport me verën 2024, ndërsa në Veri, kjo rënie ishte 10-15%. Shkak është ndryshimi i target-grupit që po na viziton ku mbizotërojnë masivisht ata me buxhet të ulët.#
    Durrësi ka shfaqur qëndrueshmërinë më të lartë në të gjithë bregdetin. Për vitin 2026, kontratat me garanci kanë mbetur njëlloj si në verën 2025 por sinjal pozitiv është hyrja e tregut francez. Për shkak të imazhit të përkeqësuar, agjencitë e huaja kanë shtuar një klauzolë që u jep të drejtën të tërheqin 20% të kontratave deri në fund të vitit nëse shitjet nuk shkojnë siç duhet. Në total, viti 2025, pritet të arrijë shifrat e vitit të shkuar për numrin e të huajve, me pritshmërinë që turet kulturore do të kompensojnë zbehjen e verës.
    “Pas 12 ditësh është momenti të kthehem në Portugali. Shqipëria është një vend i bukur por ende nuk është gati të presë kaq shumë turistë. Vend që mund ta shohësh një herë dhe është e dukshme që të mos vish më.
    PS: Njerëzit janë shumë të mirë”. Ky është komenti i Fernandos nga Portugalia, në ikje pas pushimeve në vendin tonë. Një koment i bukur dhe i trishtë njëkohësisht. Kjo verë, ndryshe nga dy të shkuarat, ku mbizotëronte pozitiviteti, është ndarë mes zhgënjimit dhe së bukurës ku balanca ka anuar nga e para. Që turizmi, si çdo sektor do të ketë trajektoren e tij me ulje dhe ngritje nuk është surprizë, por si një vend që me një promovim aktiv në mediat ndërkombëtare, që ende vazhdon vrullshëm, një lëkundje e tillë ishte shumë e shpejtë.
    Arsyet se pse suksesi i turizmit u zbeh që në muajt e parë të këtij viti dhe vijoi edhe më dukshëm gjatë verës janë disa dhe përfshijnë të gjithë palët nga qeveria te biznesi.
    Çmimet larguan italianët dhe Kosovën, shërbimi Diasporën shqiptare
    Në fund të vitit 2024, operatorët turistikë prisnin që viti 2025 të kishte ecuri të ngjashme me vitin e shkuar. Promovimi në mediat ndërkombëtare, fuqia e rrjeteve sociale, pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në evente ndërkombëtare siç ishte IBT Berlin në të cilin ishim vend nderi, parashikohej që t’i jepte një tjetër shtysë sektorit. Por që në muajin shkurt u pa qartë një ngadalësim i turizmit që vazhdoi me një hap pas në mars dhe me rritje modeste në vijim.
    Në fund të majit, panorama u bë e qartë. Rezervimet individuale për sezonin veror në hotele ishin më të ulëta, një sinjal që tregonte se vera nuk do të ishte ashtu siç pritej. Në Jug të vendit, shkak për rënien është bërë paqëndrueshmëria e çmimeve dhe vendosja e një raporti të drejtë çmim/shërbim. Grupet që munguan dhe që kanë bërë diferencën janë italianët, Kosova dhe Diaspora shqiptare në përgjithësi.
    Arsyeja pse ne nuk kemi pasur një sezon veror më të mirë, siç edhe e prisnim ka të bëjë me tendencat e shfaqura nga grupet kryesore që mbajnë këtë turizëm në vend. Së pari kemi një rrjedhje të turistëve nga tregu italian, së dyti një prani më të ulët të shqiptarëve të Kosovës dhe së treti, një numër më të ulët të diasporës shqiptare në Perëndim.
    Dy grupet e para ndikohen nga çmimet dhe kjo është përgjigjja e tyre për luhatjet e çmimeve në vendin tonë, kurse Diaspora ka munguar sepse është e zhgënjyer. Ky grup i shqiptarëve që jetojnë jashtë nuk e kanë pasur çmimin si kriter kryesor, por cilësinë e shërbimit.
    Pas shumë mundësive që i kanë dhënë bregdetit në Shqipëri, ku e dinë që do të paguajnë shtrenjtë, por nuk marrin atë që paguajnë janë zhgënjyer dhe kanë hequr dorë duke kërkuar vende të tjera ku paguajnë por marrin shërbim cilësor” – shprehet Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.
    Shqipërinë po e vizitojnë gjithmonë e më shumë turistët “kopracë”
    Promovimi si një destinacion i lirë, sikurse edhe është Shqipëria, në fakt në raport me vende të tjera në rajon apo në Europë, ka tërhequr pranë vetes ata që duan të eksplorojnë me kosto sa më të ulët. Turisti që po viziton Shqipërinë nuk kërkon përvoja luksoze apo pushime verore që mund t’i gjejë në vende si Italia, Spanja, Greqia.
    Ai kërkon të shpenzojë sa më pak në akomodim, në transport, në ushqim dhe të marrë maksimumin nga një vend që e sheh si një aventurë të radhës. Pikërisht kjo qasje e Shqipërisë si një vend i lirë ka bërë që të ndryshojë edhe turisti që po e viziton, që është më pak cilësor në aspektin e shpenzimeve sesa turisti tradicional. Si pasojë, rezervimet janë më të ulëta në hotele dhe prurjet të larta në apartamente që shiten në platforma Airbnb apo Booking.
    Plazhi është një stacion i shkurtër në ditën e tij dhe alternativat publike pa para janë zgjidhja e preferuar, ndryshe nga lidhja e ditës me një çadër dhe dy shezlone që në disa raste kushtojnë sa një natë akomodim. Ushqimet tradicionale të shtëpisë, fast food-i dhe supermarketet janë pjesa që mbizotëron mbi baret dhe restorantet e shtrenjta.
    Transporti publik është një formë e kërkuar sa herë është e lehtë, por mungesa e alternativave ndonjëherë i shtyn drejt marrjes me qira të një mjeti me kohë të kufizuar.
    “Ka një interes të shtuar për turistin individual që parapëlqen rezervimet në Airbnb. Turistët që zgjedhin këtë lloj akomodimi kanë një rritje të jashtëzakonshme.
    Të gjithë apartamentet janë plot ngaqë çmimet janë të ulëta dhe ata që po vizitojnë Shqipërinë janë turistë me buxhet të ulët. Edhe nëse marrim si referencë shifrat zyrtare që thonë se jemi me rritje, e sigurt është që turisti që po na viziton ka ndryshuar. Është një turist më pak cilësor duke nënkuptuar që paguan më pak dhe kërkon shërbime të lira”, – pohon z. Kasa.
    Nga infrastruktura, mungesa e ujit e mbetjet, anët negative që zhvlerësojnë turizmin
    Ky vit nuk ka qenë i lehtë për turizmin dhe shumë nga problemet e shfaqura ishin të harruara vitet e fundit, të paktën për zonat bregdetare. Zona të cilësuara elitare, por edhe ato që presin turizëm masiv, kanë pasur mungesë uji. Në zona më rurale ku kanë alternuar qëndrimin turistët e aventurës ka pasur ndërprerje të energjisë.
    “Viti 2025 ka pasur disa problematika që e kanë bërë më të vështirë ecurinë për bizneset e turizmit në rajonin e Golemit. Si fillim, ishte mungesa e ujit për shkak të riparimit që po bëhet në Manskuri;
    së dyti, shërbimet lënë për të dëshiruar pasi duke qenë një biznes sezonal edhe mungesa e fuqisë punëtore ka sjellë që zëvendësimi të bëhet sipas mundësive dhe jo kudo me staf të kualifikuar. Vlerësimi ynë nga operatorët e huaj turistikë bëhet si destinacion dhe ngërçet që mund të hasen nga subjekti në subjekt mund të penalizojë në zinxhir të gjithë.
    Edhe për infrastrukturën është bërë shumë punë, por ka ende shumë për t’u bërë”, – tha Fatos Çerenishti, administrator i FAFA Group, struktura me kapacitetin më të madh akomodues në vend. Teksa synimi ynë është tërheqja e një turisti sa më cilësor, që paguan më shumë, duket se oferta që ne kemi nuk shkon paralel me këtë pritshmëri.
    Kjo nuk lidhet vetëm me shërbimet pasi hotelet nuk mund të jenë oaze të mbyllura dhe pa ndikim nga ajo çfarë ndodh rrotull, ku shpesh mbetjet e hedhura vend e pa vend, ujërat e ndotura apo kantieret e ndërtimit janë të paperceptueshme për një turist të huaj.
    “Pavarësisht punëve që janë bërë, ne ende kemi probleme të mëdha me infrastrukturën, me trafikun e rënduar, me mbetjet e papastërtitë që hasen kudo, me inerte e kantiere ndërtimi aktivë, në mes të sezonit pranë strukturave akomoduese.
    Për një pushues europian është e paperceptueshme që aty ku pushon të shohë vinçin e ndërtimit që i kalon mbi kokë në kantierin ngjitur. I gjithë bregdeti është me të tilla ndërtime aktive në Palasë, Dhërmi, Golem, Qerret.
    Një turist i huaj që vjen të relaksohet në plazh gjatë verës nuk e percepton dot çlodhjen në një zonë ndërtimi.
    “Këto janë minuse që ne po i marrim si destinacion dhe kanë ndikimin e tyre negativ tek ata që mund të duan të vijnë të shohin vendin tonë, por ajo që lexojnë apo iu thuhet nuk është pozitive”, – shprehet z. Kasa.
    Kontratat me garanci të 2026-s pa rritje, shtohet një klauzolë si efekt i imazhit negativ
    Kontratat e parapaguara nga agjencitë e huaja për hotelet shqiptare për verën e ardhshme janë mbyllur në të njëjtat shifra si ato të vitit 2025. Operatorët turistikë shprehen se kjo gjithsesi është pozitive pasi imazhi i Shqipërisë si destinacion është lëkundur disi këtë vit dhe negociatat nuk ishin aq të lehta. Agjencitë gjithsesi kanë shtuar në kontratë një klauzolë që u jep atyre të drejtën të tërhiqen pa penalitet nga 20% e kontratave të rezervuara, nëse shitjet nuk shkojnë siç duhet.
    “Ky vit ka qenë pak më i vështirë për kontratat me garanci. Nuk kemi rritje por kemi arritur të mbajmë me shumë mundim të njëjtat numra në kontratat që nënshkruam në 2024 për 2025-n.
    Them me shumë mundim, sepse Shqipëria ka pasur përkeqësim të vlerësimit.
    Pavarësisht se kemi arritur të mbajmë nivelet e njëjta në rezervime në marrëveshje, ka një klauzolë që u jep mundësinë agjencive të reduktojnë me 20% kontratat deri në fund të vitit, për shkak të imazhit të dëmtuar. Agjencitë kanë rënë dakord të shohin sesi do të jenë shitjet deri në fund të vitit dhe nëse vënë re se Shqipëria nuk po tërheq më aq shumë si destinacion mund të bëjnë rishikimet”, tha z. Kasa.
    Ai shtoi se Vlora është sërish pjesë e kontratave me garanci, pavarësisht peripecive të verës 2025 kur transporti i premtuar nga Aeroporti i Vlorës u bë nga Tirana. Për verën tjetër, pritshmëria është që të fillojnë realisht fluturimet nga ky aeroport. Në lidhje me kontratat me parapagesë, duket se janë shtuar grupet që kanë interes për bregdetin shqiptar.
    Tashmë përveç polakëve, çekëve, spanjollëve, izraelitëve e një sërë grupesh të tjera, në listë janë shtuar edhe francezët.
    “Kemi mbyllur kontratat e garancisë me agjencitë e huaja dhe sërish polakët dhe çekët do të jenë dy grupet e rëndësishme që do të vijnë me kontrata garancie.
    Për herë të parë, verën e ardhshme edhe francezët do të vijnë me kontrata garancie. Agjencitë e tyre erdhën disa herë për të parë standardet që ofrojnë strukturat në zonën e Durrësit dhe Golemit, zhvilluan sondazhe dhe në fund vendosën pozitivisht. Këta do të zënë 15% të totalit të kontratave të garancisë që ne kemi aktive”, – pohoi z. Çerenishti./Monitor.al

  • Infrastruktura, mungesa e ujit, shërbimet…rilindja e Ramës ‘përze’ turistët nga sytë – këmbët

    Infrastruktura, mungesa e ujit, shërbimet…rilindja e Ramës ‘përze’ turistët nga sytë – këmbët

    Vera e këtij viti është endur mes zhgënjimit të një sezoni turistik, ku zhvillimet reale nuk u përputhën me pritshmëritë e fillimvitit.

    Strukturat hoteliere në Jug kanë raportuar rënie me 30% të të ardhurave në raport me verën 2024, ndërsa në Veri, kjo rënie ishte 10-15%. Shkak është ndryshimi i target-grupit që po na viziton ku mbizotërojnë masivisht ata me buxhet të ulët.

    Durrësi ka shfaqur qëndrueshmërinë më të lartë në të gjithë bregdetin. Për vitin 2026, kontratat me garanci kanë mbetur njëlloj si në verën 2025 por sinjal pozitiv është hyrja e tregut francez. Për shkak të imazhit të përkeqësuar, agjencitë e huaja kanë shtuar një klauzolë që u jep të drejtën të tërheqin 20% të kontratave deri në fund të vitit nëse shitjet nuk shkojnë siç duhet. Në total, viti 2025, pritet të arrijë shifrat e vitit të shkuar për numrin e të huajve, me pritshmërinë që turet kulturore do të kompensojnë zbehjen e verës.

    “Pas 12 ditësh është momenti të kthehem në Portugali. Shqipëria është një vend i bukur por ende nuk është gati të presë kaq shumë turistë. Vend që mund ta shohësh një herë dhe është e dukshme që të mos vish më.

    PS: Njerëzit janë shumë të mirë”. Ky është komenti i Fernandos nga Portugalia, në ikje pas pushimeve në vendin tonë. Një koment i bukur dhe i trishtë njëkohësisht.

    Kjo verë, ndryshe nga dy të shkuarat, ku mbizotëronte pozitiviteti, është ndarë mes zhgënjimit dhe së bukurës ku balanca ka anuar nga e para.

    Që turizmi, si çdo sektor do të ketë trajektoren e tij me ulje dhe ngritje nuk është surprizë, por si një vend që me një promovim aktiv në mediat ndërkombëtare, që ende vazhdon vrullshëm, një lëkundje e tillë ishte shumë e shpejtë.

    Arsyet se pse suksesi i turizmit u zbeh që në muajt e parë të këtij viti dhe vijoi edhe më dukshëm gjatë verës janë disa dhe përfshijnë të gjithë palët nga qeveria te biznesi.

    Çmimet larguan italianët dhe Kosovën, shërbimi Diasporën shqiptare

    Në fund të vitit 2024, operatorët turistikë prisnin që viti 2025 të kishte ecuri të ngjashme me vitin e shkuar.

    Promovimi në mediat ndërkombëtare, fuqia e rrjeteve sociale, pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në evente ndërkombëtare siç ishte IBT Berlin në të cilin ishim vend nderi, parashikohej që t’i jepte një tjetër shtysë sektorit.

    Por që në muajin shkurt u pa qartë një ngadalësim i turizmit që vazhdoi me një hap pas në mars dhe me rritje modeste në vijim.

    Në fund të majit, panorama u bë e qartë. Rezervimet individuale për sezonin veror në hotele ishin më të ulëta, një sinjal që tregonte se vera nuk do të ishte ashtu siç pritej.

    Në Jug të vendit, shkak për rënien është bërë paqëndrueshmëria e çmimeve dhe vendosja e një raporti të drejtë çmim/shërbim. Grupet që munguan dhe që kanë bërë diferencën janë italianët, Kosova dhe Diaspora shqiptare në përgjithësi.

    Arsyeja pse ne nuk kemi pasur një sezon veror më të mirë, siç edhe e prisnim ka të bëjë me tendencat e shfaqura nga grupet kryesore që mbajnë këtë turizëm në vend.

    Së pari kemi një rrjedhje të turistëve nga tregu italian, së dyti një prani më të ulët të shqiptarëve të Kosovës dhe së treti, një numër më të ulët të diasporës shqiptare në Perëndim.

    Dy grupet e para ndikohen nga çmimet dhe kjo është përgjigjja e tyre për luhatjet e çmimeve në vendin tonë, kurse Diaspora ka munguar sepse është e zhgënjyer.

    Ky grup i shqiptarëve që jetojnë jashtë nuk e kanë pasur çmimin si kriter kryesor, por cilësinë e shërbimit.

    Pas shumë mundësive që i kanë dhënë bregdetit në Shqipëri, ku e dinë që do të paguajnë shtrenjtë, por nuk marrin atë që paguajnë janë zhgënjyer dhe kanë hequr dorë duke kërkuar vende të tjera ku paguajnë por marrin shërbim cilësor” – shprehet Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

    Shqipërinë po e vizitojnë gjithmonë e më shumë turistët “kopracë”

    Promovimi si një destinacion i lirë, sikurse edhe është Shqipëria, në fakt në raport me vende të tjera në rajon apo në Europë, ka tërhequr pranë vetes ata që duan të eksplorojnë me kosto sa më të ulët.

    Turisti që po viziton Shqipërinë nuk kërkon përvoja luksoze apo pushime verore që mund t’i gjejë në vende si Italia, Spanja, Greqia.

    Ai kërkon të shpenzojë sa më pak në akomodim, në transport, në ushqim dhe të marrë maksimumin nga një vend që e sheh si një aventurë të radhës.

    Pikërisht kjo qasje e Shqipërisë si një vend i lirë ka bërë që të ndryshojë edhe turisti që po e viziton, që është më pak cilësor në aspektin e shpenzimeve sesa turisti tradicional.

    Si pasojë, rezervimet janë më të ulëta në hotele dhe prurjet të larta në apartamente që shiten në platforma Airbnb apo Booking.

    Plazhi është një stacion i shkurtër në ditën e tij dhe alternativat publike pa para janë zgjidhja e preferuar, ndryshe nga lidhja e ditës me një çadër dhe dy shezlone që në disa raste kushtojnë sa një natë akomodim.

    Ushqimet tradicionale të shtëpisë, fast food-i dhe supermarketet janë pjesa që mbizotëron mbi baret dhe restorantet e shtrenjta.

    Transporti publik është një formë e kërkuar sa herë është e lehtë, por mungesa e alternativave ndonjëherë i shtyn drejt marrjes me qira të një mjeti me kohë të kufizuar.

    “Ka një interes të shtuar për turistin individual që parapëlqen rezervimet në Airbnb. Turistët që zgjedhin këtë lloj akomodimi kanë një rritje të jashtëzakonshme.

    Të gjithë apartamentet janë plot ngaqë çmimet janë të ulëta dhe ata që po vizitojnë Shqipërinë janë turistë me buxhet të ulët.

    Edhe nëse marrim si referencë shifrat zyrtare që thonë se jemi me rritje, e sigurt është që turisti që po na viziton ka ndryshuar. Është një turist më pak cilësor duke nënkuptuar që paguan më pak dhe kërkon shërbime të lira”, – pohon z. Kasa.

    Nga infrastruktura, mungesa e ujit e mbetjet, anët negative që zhvlerësojnë turizmin

    Ky vit nuk ka qenë i lehtë për turizmin dhe shumë nga problemet e shfaqura ishin të harruara vitet e fundit, të paktën për zonat bregdetare. Zona të cilësuara elitare, por edhe ato që presin turizëm masiv, kanë pasur mungesë uji.

    Në zona më rurale ku kanë alternuar qëndrimin turistët e aventurës ka pasur ndërprerje të energjisë.

    “Viti 2025 ka pasur disa problematika që e kanë bërë më të vështirë ecurinë për bizneset e turizmit në rajonin e Golemit. Si fillim, ishte mungesa e ujit për shkak të riparimit që po bëhet në Manskuri;

    së dyti, shërbimet lënë për të dëshiruar pasi duke qenë një biznes sezonal edhe mungesa e fuqisë punëtore ka sjellë që zëvendësimi të bëhet sipas mundësive dhe jo kudo me staf të kualifikuar.

    Vlerësimi ynë nga operatorët e huaj turistikë bëhet si destinacion dhe ngërçet që mund të hasen nga subjekti në subjekt mund të penalizojë në zinxhir të gjithë.

    Edhe për infrastrukturën është bërë shumë punë, por ka ende shumë për t’u bërë”, – tha Fatos Çerenishti, administrator i FAFA Group, struktura me kapacitetin më të madh akomodues në vend.

    Teksa synimi ynë është tërheqja e një turisti sa më cilësor, që paguan më shumë, duket se oferta që ne kemi nuk shkon paralel me këtë pritshmëri.

    Kjo nuk lidhet vetëm me shërbimet pasi hotelet nuk mund të jenë oaze të mbyllura dhe pa ndikim nga ajo çfarë ndodh rrotull, ku shpesh mbetjet e hedhura vend e pa vend, ujërat e ndotura apo kantieret e ndërtimit janë të paperceptueshme për një turist të huaj.

    “Pavarësisht punëve që janë bërë, ne ende kemi probleme të mëdha me infrastrukturën, me trafikun e rënduar, me mbetjet e papastërtitë që hasen kudo, me inerte e kantiere ndërtimi aktivë, në mes të sezonit pranë strukturave akomoduese.

    Për një pushues europian është e paperceptueshme që aty ku pushon të shohë vinçin e ndërtimit që i kalon mbi kokë në kantierin ngjitur. I gjithë bregdeti është me të tilla ndërtime aktive në Palasë, Dhërmi, Golem, Qerret.

    Një turist i huaj që vjen të relaksohet në plazh gjatë verës nuk e percepton dot çlodhjen në një zonë ndërtimi.

    “Këto janë minuse që ne po i marrim si destinacion dhe kanë ndikimin e tyre negativ tek ata që mund të duan të vijnë të shohin vendin tonë, por ajo që lexojnë apo iu thuhet nuk është pozitive”, – shprehet z. Kasa.

    Kontratat me garanci të 2026-s pa rritje, shtohet një klauzolë si efekt i imazhit negativ

    Kontratat e parapaguara nga agjencitë e huaja për hotelet shqiptare për verën e ardhshme janë mbyllur në të njëjtat shifra si ato të vitit 2025.

    Operatorët turistikë shprehen se kjo gjithsesi është pozitive pasi imazhi i Shqipërisë si destinacion është lëkundur disi këtë vit dhe negociatat nuk ishin aq të lehta.

    Agjencitë gjithsesi kanë shtuar në kontratë një klauzolë që u jep atyre të drejtën të tërhiqen pa penalitet nga 20% e kontratave të rezervuara, nëse shitjet nuk shkojnë siç duhet.

    “Ky vit ka qenë pak më i vështirë për kontratat me garanci. Nuk kemi rritje por kemi arritur të mbajmë me shumë mundim të njëjtat numra në kontratat që nënshkruam në 2024 për 2025-n.

    Them me shumë mundim, sepse Shqipëria ka pasur përkeqësim të vlerësimit.

    Pavarësisht se kemi arritur të mbajmë nivelet e njëjta në rezervime në marrëveshje, ka një klauzolë që u jep mundësinë agjencive të reduktojnë me 20% kontratat deri në fund të vitit, për shkak të imazhit të dëmtuar.

    Agjencitë kanë rënë dakord të shohin sesi do të jenë shitjet deri në fund të vitit dhe nëse vënë re se Shqipëria nuk po tërheq më aq shumë si destinacion mund të bëjnë rishikimet”, tha z. Kasa.

    Ai shtoi se Vlora është sërish pjesë e kontratave me garanci, pavarësisht peripecive të verës 2025 kur transporti i premtuar nga Aeroporti i Vlorës u bë nga Tirana.

    Për verën tjetër, pritshmëria është që të fillojnë realisht fluturimet nga ky aeroport. Në lidhje me kontratat me parapagesë, duket se janë shtuar grupet që kanë interes për bregdetin shqiptar.

    Tashmë përveç polakëve, çekëve, spanjollëve, izraelitëve e një sërë grupesh të tjera, në listë janë shtuar edhe francezët.

    “Kemi mbyllur kontratat e garancisë me agjencitë e huaja dhe sërish polakët dhe çekët do të jenë dy grupet e rëndësishme që do të vijnë me kontrata garancie.

    Për herë të parë, verën e ardhshme edhe francezët do të vijnë me kontrata garancie.

    Agjencitë e tyre erdhën disa herë për të parë standardet që ofrojnë strukturat në zonën e Durrësit dhe Golemit, zhvilluan sondazhe dhe në fund vendosën pozitivisht.

    Këta do të zënë 15% të totalit të kontratave të garancisë që ne kemi aktive”, – pohoi z. Çerenishti./Monitor.al